Ilir Meta u kërkoi sot qytetarëve shqiptarë të ngrihen në revoltë popullore për të përmbysur mbështetjen perëndimore ndaj qeverisë së Edi Ramës në emër të popullit shqiptar. Duke u përpjekur tu shpjegojë mbështetësve të tij në Vlorë, problemin që ai dhe Sali Berisha kanë me mungesën e mbështetjes nga perëndimi, Ilir Meta tha se e vetmja mënyrë që SHBA dhe Evropa të bëhet me ta, është që populli të ngrihet në revolta masive. Për të ilustruar zgjidhjen e tij magjike, ai përmendi regjime si ai i Markosit, Somozës apo Noriegës, që edhe pse dikur i ka mbështetur SHBA, janë rrëzuar me revolta.
Deklaratat e Ilir Metës janë në fakt shpjegimi i parë i sinqertë, se përse u duhen revoltat popullore Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Në shpjegimin e tij, Ilir Meta së pari pranon se problemi i opozitës është konflikti që ai dhe Sali Berisha kanë me perëndimin. Për ta tejkaluar këtë problem sipas tij, perëndimi duhet vënë para faktit të kryer të përmbysjes së qeverisë aktuale me revolta me qëllim që SHBA dhe BE të detyrohet të bëhet me ta.
Dhe si për ta banalizuar deri në fund dhe këtë “ide” të tij, i drejtohet klisheve të vjetra se si SHBA mbështet narkotrafikantë ndërkombëtarë si Noriega, Markosi etj.
Kjo është deklarata më e rëndë që ndonjë politikan shqiptar në liri ka bërë për SHBA, që nga viti 1990 dhe është e ngjashme me konceptin që ka pasur për "Imperializmin Amerikan" Enver Hoxha, që e trajtonte si një xhandar të popujve të botës që mbante në fuqi diktatorë dhe rrëzonte demokraci.
Ilir Meta ka bërë të njëjtën “tablo sinoptike” të imperializmit amerikan sot në botë dhe Shqipëri.
Sipas tij, populli shqiptar duhet të shpëtonte Shqipërinë duke marrë fatin në duart e veta, duke i treguar vendin SHBA dhe Evropës si e vetmja mënyrë që opozita të vinte në pushtet.
Natyrisht që deklarata është shumë dëshpëruese për opozitën, pasi opozita pret të rrëzojë qeverinë për hallet e saj dhe jo për hallin e Metës dhe Berishës. Por kur dëgjon nga goja e një opozitari se çfarë beteje të madhe e pret opozitën, që bashkë me Edi Ramën t'i ulë kokën dhe SHBA dhe Evropës, e kupton se kostoja e betejës opozitare është dhjetëfishuar nga zaptimi i saj prej Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Dhe në këto raste, çdo opozitar me mend në kokë, mund të bëjë llogaritë më thjesht se Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ata thjesht mund të llogarisin forcat vetëm për të mundur Edi Ramën, jo dhe SHBA e BE. SHBA e BE nuk janë halli i shqiptarëve por halli i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kështu që opozita nuk ka pse bën betejë të shpëtojë Berishën e Metën nga SHBA dhe Evropa, por të bëjë betejë për ndryshimin e pushtetit në Shqipëri. Dhe kostoja më e lirë e tyre është të mos kenë punë në betejën e tyre me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ata le të marrin avokat kundër SHBA dhe BE, për hallet e tyre. Opozita i ka aleatë dhe s'ka nevojë të bëjë luftë me ta. Mjafton të shkëpusin betejën e tyre nga halli i Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe opozita lehtësohet nga një barrë e rëndë që e mban me dhunë mbi supe.
Mos e krahaso xhaxhin me cfare la pas..edhe pak u mbushen 40 vjet qe xhaxhi vdiq. Xhaxhi kishte te njejtin mendim per AMERIKEN sic e kishte gjysma e Evropes por si budalla nuk bente dhe nje parim ne heshtje e kishte. Nuk e ndahu xhaxhi Evropen dhe vendosi perden e hekurt. Xhaxhi kishte parime, nuk ju la nje qindarke femijeve te vet. Gruaja i vdiq ne ish pularine e Tiranes. Meta me Saliun kane hallin e parave dhe te femijve te tyre, por edhe te grave. Kaq e thjeshte eshte. Ju vjen pak inat ketyre ish spiuneve te sigurimit qe bejne si ish te persekutuar politik por xhaxhit nuk i del nga shpirti ketij populli.
Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Përshëndetje, jam këtu tek një hotel në Velipojë, kam paguar për ushqim dhe pije në dy vakte, mëngjesin dhe darken si zakonisht mirëpo sot nuk na sjellin uj për t`u shërbyer thonë se duhet paguar me pretekstin se janë ankuar higjiena (o vëlla të ja bëjmë me dije se nuk trajtohet kështu një klient, aq me pak një kosovar i cili ja u di për nder pritjen e 99 tes që na betë po ja kështu të na grabisni në këtë formë, unë nuk di ku të ankohem tjetër pos tek ju) ju lutem që të mbetem anonim.
Kerkoj ndihme Bardhylit
Kjo beteje z.Baze do opozit te pozicjonuar drejt perendimit, jo drejt bythes Berishes dhe metes, moment per te dale nje opozit pro perendimit.
Halli me i madh i kesaj opozite dhe ne fakt halli i gjithe shqiptareve eshte qe kjo dyshe Berisha-Meta qe ka vjedhur e ka vrare kete popull ne 32 vjet mbrohet e mbahet ne kembe nga nje emer: Arben Kraja. Njeriu qe po minon reformen ne drejtesi dhe po irriton mijra shqiptare qe kishin 7 vite qe po e prisnin kete reforme. Ky eshte shume me i keq se Llalla i cili nuk ngacmonte asnje politikan qofte majtas apo djathtas. Ndersa ky po ben kerdine majtas duke arrestuar e denuar 2 ministra, 1 zevendes ministre, 2 deputete dhe 3 kryetare bashkish dhe 0 nga opozita. SHBA i dergon dosje per Berishen ky thote dua fakte. Berisha deklaron vete ne publik qe 4 protestuesit u vrane se shkelen perimetrin e k/ ministrise se mund te vriteshin dhe 300 e ky thote duhen fakte, une mund ta qelloja dhe vete me snajper- tha Berisha e ky thote duhen fakte. Per Meten ka vidio korrupsioni me ze e figure e certifikuar nga FBI dhe ky thote na duhen fakte. A e mendon Z.Kraja cfare demi po i shkaktoni shqiptareve ?????
Ke plotesisht të drejt Franc ! Arben Kraja eshtë hetues i sistemit të kaluar, si tillë është rrahur që këlysh dhe e ka frikën ende në palcë . Ai ashtu është edukuar në atë sistem dhe nuk mund të ndrojë sot. Prandaj dhe e kanë zgjedhur , se me qenë ndryshe , pse nuk vendosën një prokuror të këtij sistemi . Nuk janë të gjithë prokurorët të korruptuar , ka dhe të tillë që njohin dhe zbatojnë ligjin . Siç duken bathët , janë larg pashkët , thotë një fjalë e urtë e popullit.
O sa bukur e paske qëndisur o Mero. Të ndjek në çdo shkrim. Je i merekullueshëm. Shyqyr që të kemi. Ishim shokë. Ti bëre përpara, u ngjite lart. Unë mbeta këtu në USA një cop pedofil noterial.
Si perhere ne analize mungon dicka thelbesore: shqipot rikthyen ne pushtet Berishen ne 2005 pas katastrofes se 1997. E rikthyen si nuse te re pavarsisht kasapanes qe shkaktoi. Vete Mero Baze ishte pjese e atij rikthimi asokohe. Pra shqipot as duan tia dine as per Amerike, as per Europe as per shkaterrim te vendit per asgje. Ata harrojne ne cast cdo gje, mjafton ti premtosh parajsen, edhe pse e dine se pas saj fshihet humnera. Keshtu do ndodhi edhe ne 2024, dyshja Berisha Meta ka shume gjasa te rikthehen si shpetimtare te virgjer, per ta rizhytyr vendin ne kaos, informalitet dhe shkaterrim
E pe ate videon ku Edi flak nga tavolina flamurin amerikan? Merua e ka pare me siguri, thua te mos e kete pare Kim? Dhe gjithsesi Edi mbreteron I qete, I patrazuar nga aleatet e medhenj.
Logjika e Bazes shpreh si gjithmone enderrat ne sirtar te Rames : Meqe Berisha e Meta po preskan qe populli ti shpetoje nga SHBA... Ramaes i duhet patjeter te prese qe SHBA ta shpetoje nga zemerimi popullor kunder qeverisjes tij te dhjere e shurrosur nga qe po i strehon ato Iranianet ne Manze dhe Afganet neper hotele.
I.M kërkon të tregojë se është besnik i Berishës dhe të drejtoj opozitën shqiptare. Ai e ka provuar se në pushtet të sjellë populli ose të largon si dikur PSD. Kërkon mbështetjen e Berishës, për t'a spostuar atë. Kërkon të dribloi djallin vetë.
Jam me mendimet e Franzit: ketu ne Shqiperi ndodhi katrahura e 96,97 dhe prape e vune ne pushtet bashke me Meten. Jemi popull me kujtese shume te shkurter dhe me e keqja eshte se duan te vijne ne pushtet per se treti. Lehin si qente e rruges dhe gjithe TV u mbajne iso!
E vetmja zgjidhje për opozitën e re është arestimi i Berishës dhe Mmetës bashkë me ushtrinë e tyre që ju shkojnë mbrapa.Rrugë tjetër nuk ka .Duhet opozitë e re dhe me mënd në kokë.Kemi 32 vjet dhe nuk dëgjojmë asgjë për popullin e shkretë.Dëgjojë vetëm sharje dhe fyerje midis tyre.Në vend që të ulen dhe të bisedojnë çduhet bërë me rrogat e pensionet dhe rrugët që ti ritin ato na dalin e na çajnë me nder prapanicën duke na treguar sa t[ fotrë janë.Berisha e Meta me nder një mut do hanë.Populli ka erdhur koha të dalë e ti pështyjë.Kur i dëgjoj se këta mafiozë na paskan sjellë demokracinë më bën të dal e tja ha tëmën e sëmës.
Qeveria Rama eshte aq e suksesshme qe nga Ekonomia e der tek mireqenia e shqiptareve, sa nuk i duhet tjeter vecse nje opozite si e Lyl Bashes per te cilen per 9 vite nga Timonier Rama der tek Bazja nuk pushuan se theni se "fle gjume"!
Per aq kohe sa opozita te drejtohet nga keqberesit antipopullor Berisha,Meta ne do te kemi kete qeverisje.
Postoji komentet O Meroja yne i dashur se mbahesh si njeri pa komplekse sa ja kalon dhe madheris se tij kryeminstrit
Që kur burri im u divorcua me mua për 2 vitet e fundit nuk kam mundur të jem vetvetja derisa një ditë pashë një postim se si mund ta ktheja burrin tim, atëherë pashë një dëshmi të ndarë nga Ruthie Makin nga Greqia në lidhje me një magjistar të quajtur Dr.Wava kështu që unë kontaktova Ruthie Makin për të konfirmuar se si Dr.Wava e ndihmoi atë dhe ajo më sqaroi gjithçka, se si e ndihmoi dhe kjo më dha guximin të kontaktoja me Dr.Wava për ndihmë, Dr.Wava më siguroi se ditët e mia të pikëllimit do të mbarojnë brenda tri ditëve pasi ai të ketë mbaruar punën e tij. I ndoqa të gjitha udhëzimet e tij që më dha sepse kam besimin, besimin, shpresën dhe besimin tek ai. Me të vërtetë unë ju them sot se unë dhe burri im jemi përsëri bashkë dhe mund të them me krenari dhe të dëshmoj për botën për atë që Dr.Wava bëri për mua, ju mund ta kontaktoni atë sot përmes E-mail [email protected] ju gjithashtu mund të telefononi ose whatsapp/Viber 66992602953 nëse keni nevojë për ndihmën e tij. https://www.drwavaofspirituallovespells.com/