Kurrë nuk kam parë kaq shumë urrejtje kundër turizmit shqiptar nga një rreth njerëzish në politikë dhe media, që i përkasin politikisht një fluksi opozitar. Së paku dy drejtues opozitar, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë postuar rregullisht plazhe të filmuara pa njerëz. Dhjetëra personazhe histerik rreth tyre, postojnë çdo ditë fatura të shtrenjta të lokaleve luksoze në jug, të tjerë duke stërmadhuar incidente banale, e deri tek përpjekja për të bërë politikë me një vdekje tragjike si ajo e Himarës.
Këtij kori i bashkëngjiten pastaj një tufë delirantësh shqiptarë, që në përpjekje për të njoftuar komshinjtë që kanë shkuar në plazh në Greqi, apo Turqi, postojnë idiotësira që aty janë shezlong-ët falas, madje të japin dhe fruta po t’u shkosh. A thua se shqiptarët nuk e kanë parë ndonjëherë Greqinë këto 30 vjet dhe e kanë zbuluar në vitin 2022.
Dhjetëra veprimtarë të opozitës të njohur si të tillë, nëse ua shikon profilet në rrjetet sociale, kanë çdo ditë garë ku të gjejnë ndonjë çadër bosh për ta postuar, ose ndonjë qese plehrash. Po gjetën ndonjë faturë byreku të shtrenjtë, pastaj merr flakë Shqipëria.
Është e qartë që kjo është një qasje negative me frymëzim politik, më shumë se sa shërbime të paguara nga vendet rivale. Në këtë rast, armiqtë më të mëdhenj të turizmit shqiptar janë disa shqiptarë të dëshpëruar, që kanë moton “pas meje qameti” Dhe atyre u ka ndodhur qameti.
Të vetmit të cilët duket qartazi që kanë një frymëzim financiar, janë disa gazetarë apo media në Kosovë, që paguhen prej agjencive të Kosovës që çojnë pushues në Turqi dhe Mal të Zi, që fillojnë qysh në muajin maj, me propagandë kundër turizmit të Shqipërisë. Në shumë raste ka dhe trillime thjesht raciste, të tipit “kosovarët nuk i pranojnë të hyjnë në Durrës, u lenë autobusin jashtë qytetit”, “Rojet bregdetare nuk e shpëtuan kosovarin që u mbyt në Velipojë”, “Kosovarit i vjedhin lekët në plazh” e marrëzira të tilla. Natyrisht pa harruar përsëritjen e fjalisë që ato 5 eurot e tunelit janë kundër kosovarëve.
Këta i kuptoj. Janë shërbime me lekë. Nuk është se kanë shumë sukses, por e bëjnë detyrën e tyre.
Përkundër kësaj tendence, dhjetëra gazeta të huaja, madje dhe rrjetet sociale si “Tik tok”, janë kthyer në guida falas për turizmin shqiptar, duke e rritur në fakt fluksin e të huajve që vizitojnë Shqipërinë.
E vërteta është se turizmi shqiptar ka një rritje përtej pritshmërisë. Por natyrisht që ka një ristrukturim gjeografia e turizmit, dhe një ndryshim raportesh me daljet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në raport me dy vitet e fundit që kufijtë ishin të mbyllur.
Por sivjet Shqipëria ka shifrën rekord të vizitorëve të huaj në të gjithë kohërat, për të njëjtën periudhë, dhe fuqizim të shërbimeve turistike të hotelerisë, të cilat janë të mbushura thuajse plot, pa nevojën e agjencive ndërmjetëse, siç ka qenë vite më parë, çka do të thotë më shumë të ardhura për ta.
Shkoni shikoni Golemin, Shëngjinin, Durrësin apo Sarandën dhe ta kuptoni pse ata po bëjnë sivjet me shumë para.
Sulmi politik ndaj turizmit, i organizuar kryesisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë të vetmit qytetarë që nuk kanë pushuar gjithë gushtin, është fakti kryesor pse turizmi ka qenë i suksesshëm.
Duke qenë degë kryesore e ekonomisë që sjell të ardhura të mëdha në vend dhe tërheq pas degë të tjera, si bujqësia dhe ndërtimi, turizmi shqiptar është kthyer në makthin e tyre, dhe përveç sulmit afatshkurtër ndaj sezonit veror, sulmojnë çdo investim strategjik në turizëm, siç është projekti i Portit të Durrësit, apo ndërtimet e reja në jug të Shqipërisë. Madje dhe rrugët që të çojnë drejt bregdetit janë nën sulm.
Më gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe në vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit.
Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë, e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t'ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.
Ju siguroj se nëse turizmi do të ishte vërtet keq, Sali Berisha dhe Ilir Meta do ishin dhjetëra herë më të qetë dhe të gëzuar. Do të ishte ëndrra e tyre e realizuar. Shfytyrimi i tyre, urrejtja që u lexohet në fytyrat e nxira jo nga dielli, por nga makthi, tregon se ata duan të bindin veten e më pas mbështetësit e tyre, se po e shkatërrojnë turizmin. Por në fakt po shkatërrojnë veten. Mirë është të pushojnë ca ditë para shtatorit, para se të kthehen në turistë politik në këtë vend.
Te lumte pena Mero
Pse me çensuron o shtriga e Peshtanit? Une vetem mire flas per ty. Nuk lirohesh dot te jane bllokuar tubat Me dashuri Ladi
Kontribute per tirizmon dhe Shqiperine, Kur zberthen kaq thjeshte veprimtarine anti shtet te ketyre dy birbove: Nongrats dhe Spiunit hajdut. USA, USA! SPAK, mer SPAK! Cojini ndonje ferman paralajmerues ketyre dy birbove se na can trapin!
E ke qa
Me pelqen vetem fillimi i ketij Editoriali me ate gojeçorapen qe na habiti te gjitheve se ç'fare parajse gjendej pertej kufirit jugor te jon,ku gjithçka e gjeje falas po falas fare.Nuk e di sepse mu kujtua Laki Lazopunos ku ne nje puntate humori e pershkruante njesoj si kjo gazetarja plazhiste ku gjithçka e kishte falas,ndonese nguroi ti permendte te gjitha. Shkon nje here tregonte humoristi grek nje çift ne plazhe dhe gruaja i bene propozim burit te shkonte tek ajo pjese ku gjithçka ishte falas ,pra tek nudizmi!Dhe burri pas nje ngurimi e pranoi kerkesen e gruas ,xhvishen nudo dhe rreshtohen krah te tjereve falas!Kur pas nje fare kohe buri i afrohet gruas dhe i thote qe mbulou se po vjen ne kete drejtim nje miku im se me vjen turp!Gruaja hodhi nje peshqir fytyres dhe burri i nervozuar pasi miku i tij po afrohet i bene verejtje qe te mbulohej nga poshte e jo ne fytyre!Gruaja iu pergjigj menjehere ,po pra u mbulova i tha ajo e nervozuar !Jo fytyren por mbulohu poshte se na njeh iu drejtuar rishtas burri!Po pikerisht se na njeh mbulova fytyren iu pergjigj gruaja sepse ai me njeh nga fytyra jo nga poshte! Je i madherishem z.Baze.
Eshte e vertet qe ekzagjerohet shume dhe sapo dikush shpreh nje opinion pozitive i sulen si hijenat per ta sharre e denigruar. Vertet qeveria ende nuk eshte ne lartesine e duhur per shume gjera dhe ende nuk kemi shtet. Por si Shqiperia nuk ka. Secili shtet ka te mirat e veta perse jo Shqiperia? Me e neveritshme eshte kjo moda e faturave apo shkrimet nga analiste e gazetare qe bejne pushime jashte dhe shajne Shqiperine. Po edhe sikur 1 mij te zeza te kete Shqiperia a shahet vendi jot kur je jashte? Nejse, varua idioteve dhe budallenjve te dobishem. E rendesishme eshte qe njerezit po bejne para, po pasurihen me turizmin. Nuk gjen hotel ne Tirane qe nuk eshte 90% plot.
Per antishqiptaret te vjellesh vrrere eshte normale Saliu eshte me ( pire)keq se Enver Hoxha ndersa spiuni I.M kuptohet i sherbene dikujte .Plazhet ne Shqiperi shkojne mire dhe jane te lira une qe flase jam njohes , vertete nuk eshte si Benidorm po stili i plazhit ne Shqiperi eshte tjeter eshte natyre sauvage ka nje pjese e mire qe e pelqejne para nje muaji isha Korfuz perballe Sarande haa cmimet katastrofe asnje lloje servisi zero mbase meje shkoje nje kolege i byrose ( zyres ) franceze u shokua nga cmimet per nje jave hengri dy here restaurant 85 euro personi ne restaurant me thoshte kushtet zero e kam vizituar nje here Shqiperin vjet ne korrike 2021 konkluzioni im: Pushteti local nuk punone njerzit nuk jane capables te dallojne cfare duhet te beje qeveria dhe cfare pushteti local .Taksat hyje ne Vlore deri Sarande nuk vileshin fare pa facture .Vlora ishte qyteti qe me pelqeu po njerzit nuk ishin gati per turizem nuk punonin .Ngrihem ne mengjez dhe zbres poshte ne local per petit-déjeuner kamarieri thote jemi ne greve se nuk na le i ( gjati) Rama muzike mbas ores 11 te nates rera perpara hotel ishte si toke e pa punuar pise chesselongues te thyera ishin te communes deti me gurre nuk hyje dot i pa pastruar . Kam vizituar me shume se gjysmen e botes po sezon plazhi te besh greve ehh ne Vlore pashe . Duhet te hapen shkolla 2 vjecare per turizme per te mesuar si te sillesh ndryshe do krijohet nje ide si plazhe te lira pa cilesi . isha nje nje zone i thoshin Bunec plazhe ishte nje ure ne det e prishur i prishte panoramen rruga e pa shtruar . Ne sarande per tre dite pagova 660 euro pa facture u habita per nje location qe nuk duhet ti dépassé 20 euro e te tjera e te tjera duhet pune dhe deshire jo fjake Berrishe apo Meta pune pune dhe jo politike
Po he pra kur do ti kthejme ne turista politike. Apo do ta bejme si Tik Dhalla ne cdo shtator?
Po Agushi ka rrjedhur o Mero, dhe nje femije kopshti sa e sheh ne ekran e kupton se eshte jashte shinave dhe ne lajthitje te deshperuar mendore e psikologjike. I forti i pazarit te Ri, une e kepus ne mes me te fortin e lagjes. Dhe kjo monster do te vije perseri ne pushtet, kurren e kurres nuk do ta lejoje populli shqiptar keta Habib Burgiben e Tunizise te kthehet ne pushtet. koha e tij ka perenduar nje here e pergjithmone.
Ore, dua të di unë, mirë privatët po shteti çfarë fiton nëse vijnë 1000 turistë, apo nëse vijnë 10 milion.....? Këtu askush nuk lëshon fatura tatimore.......
Nese kane fituar privatet dmth eshte lehtesuar shteti. Me shume shitje e sherbime dmth me shume importe e zhdoganime, dmth me shume te ardhura nga pagesa e taksave doganore, akcizave dhe TVSH. Shtimi i punesimit, ku shteti perfiton nga rritja e kontributeve per fondin e pensioneve dhe ato shendetesore, si dhe ulet kompensimi per te pa punet. E kunderta ndodh nese nuk vijne ose vijne me pak turiste.
e ke gabim, shifrat e instat thone te kunderten. Rritje me mbi 20% te xhirove ne hotele restorante. Problem mbetet kontrolli i vazhdueshem dhe ndeshkimi per ata qe nuk leshojne fatura fiskale, ose here i presin e here jo. Por nje gje te jesh i sigurte, ne 90 perqind nuk gjen biznese ku punetoret te punojne ne te zeze. Do doje kohe, por ka shume permiresim fiskal.
Turizem i suksesshem sivjet?Ashtu qofte!!!!
Dëgjo ose shiko Mero....Jam tifozi tënd dhe mezi pres shkrimet tuaja.. Po ketu nuk ke të drejtë..E di që në çdo vend të botës turizmi përdoret për politikë..Por numrat flasin dhe janë të ftohtë. Në Greqi pothuajse 76.5% e plazheve ATË SHAZLLONIN si i thonë është pa pagim...Dhe më e bukura;
Me vertet? Cudi se une isha ne Itali ku pagova 20 euro per dy shezllon dhe nje cader, dhe ne Portugali ku pagova 13euro. Mos ke dale per ti bere reklame Greqise a i vrare? O Jorgo mavria!!!
Une jam një nga ata shqiptarë që jeton jashtë edhe mendoja, duke u bazuar nga perceptimi që më dhanë disa media edhe rrjetë sociale, që çmimet do ishin në nivele absurde; kur në fakt vetëm nafta është shtrenjtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe një shportë e vogël produktesh tjetër në një mënyrë të lehtë
Në shqipëri, shkojnë ata që nuk arrijne të shkojnë në vende të tjera.
Shkoni shkoni apet ju vllaznit e mi kosovar ishalla edhe ma zi jau bajn po pasha ni zot pa pare me 5 ylla hotelin me ma dhan ne shipni nuk shkoj, pse shtrohet pytja pse jan rod i pa bes muzik tshkive kahdo, neve tkosoves veq na shrytzojn se ma shum e dojn ni shka se neve.e ju shkoni apet ishalla jav qin nonat para e mrapa.
Ishallah t Qin ty oj Lope. O kafshe.
Shumë e saktë gjithçka ke shkruajtur z.Baze. Në Amerikë opinioni për turizmin shqiptarë është si kurrë më parë. Gojët e ndyra të kombit tonë me në krye Non Grata_n supër komunistin Sali qen Berisha dhe spiunin që student Ilir qen Meta/j, dhe shpurra e tyre në Tiranë, por dhe në Prishtinë, le të vazhdojnë të bëjnë WC. Brenda Shtatorit të zezë ata të dy me familje biologjike e politike dhe jo pak plehra që i shkojnë nga pas, që i njeh çdo shqiptar kudo ndodhet, sepse dalin nëpër TV papushim dhe Mediat e tjera që falë Satelitit dhe Internetit i sheh në tërë Botën kushdo. Letrat tashmë janë kopsitur nga ustallarët e Perëndimit Euro-Atlantik për dy supër monstrat e Shqipërisë dhe një duzinë që u shkon nga pas, që janë të zhytur në hajni dhe krime të tjera, deri dhe vrasje...
I paske gjet armiqte e klases mero. Po teshtive ne darke ti e ka fajin Meta. Po teshtive ne mengjes e ka fajin Berisha. Po u kollite ne dreke e kane fajin te dy bashke. Turizmi ka rritje. Por shqiptaret e thjeshte nuk bejne dot me nje jave pushime. Kur ishte ngritja e fundit e pagave? Pa na bej bje llogari. Me pagat ne shtet e privat a i del nje familjeje te thjeshte te qendroje 7 dite nejug?
Përshëndetje Tema, jam këtu tek një hotel në Velipojë, kam paguar për ushqim dhe pije në dy vakte, mëngjesin dhe darken si zakonisht mirëpo sot nuk na sjellin uj për t`u shërbyer thonë se duhet paguar me pretekstin se janë ankuar higjiena (o vëlla të ja bëjmë me dije se nuk trajtohet kështu një klient. aq me pak një kosovar i cili ja u di për nder pritjen e 99 tes që na betë po ja kështu të na grabisni në këtë formë, unë nuk di ku të ankohem tjetër pos tek ju) ju lutem që të mbetem anonim.
Dëgjo ose shiko Mero...Jam tifozi jot dhe mezi pres shkrimet tuaja...Por këtu nuk ke të drejtë.. E di në çdo vend të botës turizmi përdoret për politikë...Shifrat flasin si thatë dhe ju.. Në Greqi 76.5 e plazheve ATË SHAZLLONIN e kanë pa pagesë Dhe më e bukura..e ngul cadrën ku të duash... Kurse këtu tek ne provoje dh ngule çadrën.. Dhe papritur fjalori pasurohet.. duke nisur Ore ti...or tëj ...është deti im ky se paguaj taksat hahaha... Mirë Mero..shkruaj dhe për këto...
Shko ngule ne Mikonos,Korfuz e Santorini cadren pa pagese ???? Greqia eshte rast i vecante sepse ka nje vije shume te gjate bregdetare. Per cadrat duhet te shikosh Italin Spanjen,Francen etj ku ne plazhet private nuk lejohesh te hysh pa paguar e jo me te vendosesh cader.
Lëri në harresë këto monstra o Mero djali. Duro deri në shtator sa tu vëmë festen në kokë.
e sakt mero
Hello Ore cfare po na degjojne veshet .Gazetare shqiptare vajti ne greqi dhe gjeti cader dhe zhezlone free dhe e qerasen me fruta salad .E VERTETA ESHTE SI ME POSHTE .Erdha nga Anglia ne ishullin Kos dhe nuk ka cader falas dhe uje ect falas. Nje cader me2 eshte 10 euro me e lira. Isha ne Vlore para 1 muaji dhe cadra ishte 5mije lek pra beheni krahasimin.
Midhje me pagure te pista, banja publike te qelbura,kudo shikon vetem meshkuj Trima gati ti bien Turistit se kerkon birre Korca dhe jo Mojito te qelbur me 8 mije leke. Pizza me krunde Serbe e sallam te skaduar, supermarkete qe tjeter shkruan cmimi ne raft po shkruajti e tjeter te merr kasa. Zhurrme nga lokalet qe paguajne policine, plehra, rruge qe nuk lahen kurre ne qytet. 65€ nata , me aq shkoj kudo neper Europe dhe Une punoj ne Industrine e Turizmit 30 vite. Po nuk ndroi kultura e shqiptarit qe I di te gjitha nuk beni gje. Shqiptaret e mbajne turizmin ne Greqi po mesuan nga Mjeshtrat jo nga katnaret qe me lek droge e korrupsioni u ben dhe managers per hotelet e Baret. Shqiperia do vuaj po nuk uli koken te mesoj nga gabimet. Mes Greqise italise, kroacise ne nuk ofrojme dot as nje linje autobusi me orar kemi ne buthe te shesim nje Corona 7 mije leke kur ne Greqi ben 5. Ato leke qe kapen do ju dalin nga hundet se cmimet i sjellin njerezit se gje tjeter Shqiperia nuk ofron.
Te lumte mendja dhe dora e ke qare.
Brilante.
E ke qarë, më shkoqur s’thuhet. Kush di të lexojë, e lexon objektivisht!
Si gjithmone i sakte Mero! Urime
Te lumte Mero !
Vetem per dijeni ne Cannes te Frances nje karrige ne plazh me gjithe cadren kishton nga 45 euro ne 125 euro..
Per cilin shtet e ke fjalen Mero ??
Bej nje artikull kritik sic di ti Mero per cmimin e naftes (po ta mbajti bytha) dhe do shahesh me liber shpie nga keto qe te falenderojne gjithe diten.
Gjush akullorja je i madh. Hahahaha
Vetëm burgu i merituar ua nbyll gojën këtyre bastardëve.
Ne rradhe te pare sala dhe meta nuk jane opozita ne shqiperi opozite eshte vetem alibeja sala dhe meta jane te pa ligjshem nuk kane vule dhe leje nga gjykata te pa legalizuar ver mend z. Baze se nuk je i vogel
Suksesi i turizmit kete vit??? Edhe kete rrene te provuar si e tille ne rrezet e diellit nga shqiptaret kete vere kerkon ta marresh persiper ta gelqeroshes o Mero i shkreti ti per vehten tende ? Kane pare plazhet e boshatisur shqiptaret kete vit - Ca nga fukaralleku i tyre (merite e plote kjo e Ram-qeverise), ca nga maskaralleku i peshkaqeneve pronare te hoteleve ku sic the nje italian ne TV "Ujin per shqiptaret 100 leke, per ne te huajt 300 leke"...vec ne quan per :"sukses" dhe lemerine qe pane pushuesit LIVE e tere shqiptaret neper media te masakrimit ne breg te detit te nje femije 7 vjec nga Skafi i nje Shefi policie halldup i shkarkuar me pare nga lidhjet me trAfiqet e droges e i emeruar me pas serish Shef nga po kjo qeveri per kontribut patronazhist ne zgjedhjet e 25 prillit.
Vërtet ka njeri të besojë që të bësh turizëm në shqipëri është njëlloj si në Greqi,Itali dhe Spanjë ?
Asgje e re nga canaku-Baze - Keshtu ka lavderuar ky Merushja edhe "Shendetesine falas" pikerisht kur nga dritaret e spitalit hidheshin jo 1 e 2 por 5 te semure me Covid-10 per ti shpetuar asaj, "Shendetesise falas"...
4 te sharruar me arme zjarri ne 24-oreshin e fundit ne Shqiperi ku 3 prej tyre ne zonen e "suksesit turistik" Vlore e Sarande e i 4-ti ne Elbasan! Si per t'ja perdhosur Meros kete Trahanane Turistike qe u ka gatuar sot rilindjoteve.
o ari, artikullshkruesi po flet per numrin e turisteve je gabim te kronika
o Naci, artikullshkruesi po tregon perralla me "suksese turistike" aty ku po kercet automatiku e vriten njerez, je gabim nga logjika.