Ngjarja në ish Uzinën e Armëve në Gramsh është më pak e dëmshme për Shqipërinë se sa reagimi ndaj saj. Nuk është ndonjë dramë e madhe të konstatosh se një celulë spiunazhi ka tentuar të dokumentojë gjendjen e një uzine ushtarake, ashtu sikundër nuk mund të anashkalohet lehtë fakti, që ata kanë sulmuar ushtarët për t'i paralizuar. Pretendimi se janë blogerë që fotografojnë objekte ushtarake, është çështje e hetimit dhe jo çështje e debatit publik.
Çështje e debatit publik, është reagimi ndaj një ngjarjeje e cila merret e mirëqenë që është një episod shërbimesh sekrete.
Kryeministri i vendit, për fat nuk u zhyt në teori konspirative dhe e konsideroi episodin delikat që duhet hetuar. Po ashtu aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA, reaguan me kujdes duke treguar pozicionin e tyre krah Shqipërisë duke bërë thirrje për hetime të thelluara. Gjithë kujdesi ka të bëjë me kufirin mes të qenit një ngjarje spiunazhi, apo një ngjarje banale turistësh.
Opozita ka pasur tre qëndrime, ashtu dhe siç është e ndarë. Reagimi i Jorida Tabakut është serioz dhe institucional, duke ju referuar faktit që jemi vend i NATO dhe duhet të respektojmë standardet e sigurisë si vend anëtar.
Sali Berisha, i cili tani e tutje të gjitha problemat i shikon me heqjen e vizës për dikë që e quan armik, e kishte gjetur arsyen tek heqja e vizave për turistët rusë. A thua se nëse u duhet një mision spiunazhi, nuk gjejnë dot njerëz me viza. Por gjuha shkon ku dhemb dhëmballa.
I vetmi opozitar tolerant ndaj spiunëve ngjan Tritan Shehu, i cili duke ju referuar ngjarjes së dytë në Poliçan dënoi policinë pse i ndaloi, pasi ata turistet çekë po fotografonin nga jashtë, e jo nga brenda.
Ilir Meta duket se ngjan në siklet, ngaqë kjo mund të jetë punë spiunësh dhe nuk ka folur fare. Mirë ka bërë se ç’kusur ka t'ia kujtojnë prap atë histori. Në shtëpinë e të varurit, nuk përmendet litari.
Por për hirë të së vërtetës reagimi më komik dhe në të njëjtën kohë më delirant erdhi nga Presidentja e Kosovës. Ajo ka marrë në telefon Presidentin tonë dhe e ka garantuar se ka mbështetjen e Kosovës përballë këtij “agresioni” ku gjendemi.
Natyrisht që kjo situatë do të dukej për humor, nëse nuk ndjekim axhendën politike të presidentes, e cila dy javë më parë i ka propozuar presidentit tonë një pakt të përbashkët për mbrojtje reciproke. D.m.th. kur të ketë hall Shqipëria ta mbrojë Kosova dhe anasjelltas.
Propozimi është një nga ato hilet e liga të Vjosa Osmanit, për të vënë Shqipërinë në pozitat e një vendi që duhet detyruar të mbrojë Kosovën, a thua se Shqipëria ja ka kthyer kurrizin deri tani dhe kjo presidentja do garanci ligjore. Ndërkohë ajo vetë, është një nga ato politikanet që të vetmen ideologji që ka, është distanca me Shqipërinë. Nuk dua të them deri dhe urrejtje për të.
Por sot vrapoi me na dalë në krah për të na “shpëtuar” nga këta tre rusët e Gramshit, çka nënkupton se në datë 1 Shtator, kur Albini të vendosë reciprocitetin, ne duhet të bëhemi gati për të shkuar në Veri të Kosovës t'i kthejmë borxhin.
Merreni më qetë! Maksimumi janë disa spiunë, që nëse provohen faktet, do dënohen, pasi janë të arrestuar ndërkohë. Shtypi botëror është i mbushur me këtë lajm, për shkak të ndjeshmërisë që ka ndaj agresionit rus kundër vendeve të NATO.
Nuk kemi hyrë në ndonjë luftë dhe as na ka ndodhur ndonjë hata e madhe. Kanë tentuar të hyjnë në një objekt, janë pikasur dhe arrestuar. Nëse janë spiunë do të dënohen, nëse nuk janë do ikin në punë të tyre. Por këto reagimet do mbeten dhe janë më joserioze se spiunët.
Ç'të thuash o Mero?Mjafton një stroçkë që të dalë në pah gjithë zhuli dhe këllira këtej e matanë kufirit.
Russi që përdori sprajtin ndaj ushtarëve, sido që të jetë, do të dënohet....... . Sepse hyri brenda objektit ushtarak, nuk ju bind thirrjes së rojes dhe përdori armë të ftohtë ndaj ushtarakëve që ishin në krye të detyrës........... . Ndërsa dy të tjerët, nëse nuk kanë lidhje me spiunazhit, do të lirohen, mbase me një gjobë....... .
Nuk ka ndodhur ndonje hata e madhe thote Baze. Nuk kishte ndodhur ndonje hata e madhe as ne Bullgari e R.Çeke deri ne momentin qe spiunet ruset hodhen ne ere depot e armeve.
o kkth ktheu dhe shih armet ne keto uzina te vdekura me kohe
Mero.B je i vetmi qe bene gazetari suksese .
Mero je I vetmi qe I ben gojore Rames. Edhe Fuga po e dredh
Fiks!
Sakte!
Qarte,sakte,bravo
Mos u merzisni hej burra,sa te jet Dosa Osmani Shqypnin nuk e gjene kurgja,vallahi ashte"trimnesh"leshi.
Nuk e di se cfare mind te zbulojne puntoret e info rusise se nuk ka ngelur gje,mbase eshte interesant si nje vend industrial anti atomik
E udhës do të ishte që qeveria proserbe e Republikës së Shqipërisë dhe kryeqeni Edvin Toptan Rama të dilte me një deklaratë në përkrahje të Kosovës pas dramës dyditore të negociatave boshe në Bruksel, ku burokratët e BE-së në mënyrë skandaloze ia mbajten anën Serbisë. Por iluzore është të pritet një deklaratë nga Tirana në përkrahje të Kosovës pas aq shumë përkrahjeje që i është bërë Serbisë nga qeveria proserbe e Tiranës sidomos muajve te fundit. Asnjë qeveri në Europë nuk e ka mbrojtur më shumë Serbinë me retorikë idiotike se qeveria proserbe e Tiranës. SHBA dhe shtetet kryesore të BE-së kërkonin që Beogradi të vendos sanksione kundër Rusisë. Shqipëria zyrtare çirrej e bërtiste: mos e ngucni Serbinë! Çfarë kolapsi moral, çfarë mungese elementare e orientimit kombëtar, çfarë dredhish e marrëzish primitive të kryeqenit Rama. Si përkrahja ndaj Serbisë, si heshtja ndaj Kosovës do të mbesin njolla të pashlyeshme në historinë shqiptare të fillimshekullit te 21-të. Poshtë tradhtarët, rroftë kombi shqiptar. Siç dihet botërisht, kryeqeni Rama vjen nga babai proserb që ka pushkatuar shqiptarë pa gjyq. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
O rrusho nga Fieri,nuk te lexon kush se ti vetem bajga nxjerr nga goja me te cilen i ben thithje te perditshme spiunit serb Sali Berisha
O rrul nga Kosova, Ti je nje idiot i paguar nga salizgjebja. Edi Rames dhe Shqiperise ti hash mutin, ti or pacavure e qelbsires saliserb.
Hajde se do i shkembejme koke per koke ose me Navalnin e burgosur nga putini.Ra daci ne kos.
Hajde se do i shkembejme koke per koke ose me Navalnin e burgosur nga putini.Ra daci ne kos.
Hajde se do i shkembejme koke per koke ose me Navalnin e burgosur nga putini.Ra daci ne kos.
Nje shkrim i sakte Mero.mua mu rriten, puplat e mu be zemra mal,mora zjarr me shume kur lexova qe Voza e mutit,qendroka ne krahun e shqiperise dhe do na ndihmoje.U te marrte muti shalet moj bajge,shqiptaret me ty nuk fshine as bythen pasi kane frike se ja ben me pucrra
Je i Madh Z.Mero.Ajo thenia per Like Hadutin" Ne shtepine e te Varurit nuk permendet Litari" eshte Lapidare
Mesa duket i nxehti i shtatorit u shua befas nga ditët e shiut të gushtit.
Thuaja Edi Rames ato fjale qe ke ne titull or Baze ne ta mba ajo bythecka...jo per gje po se po pergatit ligjin per ti dhene "Pasaporte te arte" e per te bere shtetas shqiptar kedo qe e kerkon, pa dallim feje krahine ideje e Agjenture!
Uzina sekrete ne rajonin pyjor te Kiçanit eshte objektivi juaj. Te veprohet sa me shpejt. Gaforrja:)
Uzina sekrete ne rajonin pyjor te Kiçanit do jete objektivi juaj. Te veprohet menjehere. Gaforrja
-Rasti provokativ rus me “Blogerë” që kanë pasion “objektet e braktisura ushtarake,tregon se krahas “Luftes së nxehtë” ne Ukraine,ruset nuk e kanë nderprere asnjehere Luften e ftohte. Kjo lufte e ftohte midis blloqeve ka vazhduar prej me shume se 70 vitesh pas mbarimit te Luftes se dyte botereore.Por ne Shqiperi,keto akte spiunazhi krijojne nje situate tejet konfuze,madje dhe qesharake ne politike dhe aq me teper ne publikun tone tejet te politizuar. —Nje fakt eshte i sakte dhe evident.Shteti dhe populli kane funksionuar ne kohe dhe “blogeret” rus jane nen hetim per spiunazh. Ndonese shume gjera per industrine e armatimit ne Shqiperi dhe bazat ushtarake dihen pasi ato jane ndertuar nga vete ish Bashkimi Sovjetik dhe Kina.Ata kane ne dore projektin,plan vendosjen,,shtrirjen e objekteve,teknologjine dhe japacitetin e tyre,llojet e armeve dhe predhave apo lendet e tjera plasese.Edhe nese nuk i ka njeri shtet ia japin njeri-tjetrit.Psh.Teknologjia e prodhimit te automatikut “Kallashnikov””Karabina Simonova” dhjeçe apo njëzeçe gjysmeautomatike,pistoleta TT apo Glok etj jane Ruse me teknologji kineze.Tere keto te dhena jane tashme publike ,por rendesia qendron diku tjeter,Ne jemi vend i NATO-s dhe keto objekte mund te riaktivizohen nga aleatet per teknologji te reja dhe te avancuara.Se pari pasi objektet jane te gateshme,fuqia punetore eshte e lire dhe ka ende specialiste qe mund te ndihmojne pergatitjen e nje brezi te ri teknikesh Kjo do krijonte interes per sherbimet ruse qe jane te interesuar per zhvillimin ushtarak dhe teknologjik te NATO-s sidomos ne Ballkan —Tashme dihen investimet ne Kuçove,ideja e nje baze te NATO- ne Durres,Baza ne Pashaliman dhe riaktivizimi i Gjadrit. -Tere kjo lufte e ftohte e rihapur tashme ne Shqiperi dhe me gjere,shtron para shtetit,agjencive te zbulimit dhe forcave te armatisura detyra tejet serioze dhe efikase per parandalimin dhe neutralizimin e çdo tentative qe cenon sigurine kombetere dhe ate te NATO- —Tere tallavaja e mbushur me teori konspiravioni dhe lojra spiunesh qe ben politika dhe ligjerimi publik i teoricienteve popullor me poker spiunesh me Mata Hari dhe Kim Filbi e bejne qesharake situaten ne vend. —Politika dhe institucionet,organet dhe agjencite e sigurise,ushtrise,hetimit dhe drejtesise duhet te jene ne eficence maksimale.Ka ikur koha kur Partia e punes kishte nje armate te tere njerezish ne sigurimin e shtetit,zbulim,kunderzbulim,agjente dhe bashkepunetor te perfshire ne luften e ftohte. —Sot agjencite e reja te rusjtjes se sigurise kombetare jane ne partneritet me ato te SHBA dhe NATO-,por kjo nuk do te thote qe shteti te fleje mbi dafina.Persa i takon popullit,ai mbetet patriot dhe vigjelent.
Jemi shtet dhe tallava kope: U leshuan mediat,institucionet e panumerta te ´´sigurise´´shteterore me kam-kume shurdhuese se ishin kapur ´´spiunet´´,qe kishin fotografuar ne nje ish uzine, qe sherbente si depo demontimi armesh te kohes se vekes,kur dhe nje mendje labile kupton qe ata ishin turiste qe i kishin hobi,keto germadha te komunizmit. Doli dhe peleshi i gjore dhe tha qe kemi reth ´´tre dite qe i vezhgojme´´,kur ata u ndeshen vec me dy roje dhe vendalinj te rruges,ne kete objekt ´´te sigurise se vecante´´,qe dukesh nga jashte si stani i Bobos. Por po tja mbante bytha dhe te mos dilte peleshi dhe te tjere te mos thoshin ato brockulla qe thane,tallava-milet do i ishin versulur me kuc dhe me mac,duke i damkosur si agjent te rrezikshem te rusit.
Nëpërk r a h j e , të : Republikës së Kosovës ; do të zhdërvjellësh ti Balo e lëvrosh si Margjelo bagetinë vallë ? Bujtqëtinë... Apo e sheh ndryshe zonjëzën e stolisur që sot ti të ngrysur e qyqe ? ₩os m'u përgji Balo se ndodh hata ...mendohu e mundu për të ...i mungon vetëm buzëkuqi nëse do t'a martoshë...Apo më mirë koloviç...š diet .
O çuka. Duket qe nuk je shqiptar. Perkthim i dobet nga google
Mua me kenaq pa mase strategia Vjosa Osmani. A e dini se siguria qe i dha Begajt eshte puna e javes e Osmanit ?
Sa per informacion: IM qe zakonisht uluret edhe per nje pordh qe leshon dikush neper zyrat e shtetit, per kete rast ben sikur ska ndodhur gje. Nga ana tjeter, te gjithe perkrahesit e Berishes, si Altin Goxhaj me kompani, kete ngjarje e trajtojn jo si sipunazh por si turizem, pra sipas tyre shteti kot po i bie ne qafe ruseve. A e kuptoni mor shqipo se me ke jeni kur perkrahni dyshen Berisha Meta? Apo as keto fakte sju mjafton te kuptoni te verteta kaq elementare??? Fundja asnjehere skemi kuptuar ne histori, prandaj jemi ky shtet qe jemi e keshtu do ngelemi sot e mot
Videoja e ktyre ne Pashaliman ka kohe qe qarkullon ne YouTube. Tani i zbuluan k'ta sigurimsat tane? Pune shqiperie
Vendimi I Niko Pe Leshit qe cdo ushtar te paiset me sprajt piperi eshte vendim historik ne luften e Natos kunder spiunazhit rus.
Ashtu pra vazhdoni, ju Kazan-media neper Shqiperi / Tregoni plot perralla me Spiune, qe te harrojne te shajne qeveri /