Sikur drejtësia të kishte vepruar për dosjen Berisha... 

20 Gusht 2022, 20:36Editorial Mero Baze

Debati që po provokon përjashtimi nga jeta politike e personave “non grata” shpallur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore për politikanët shqiptarë, do të kishte tone të tjera tani sikur drejtësia shqiptare të kishte vepruar ndaj Sali Berishës.

Shpallja e tij “non grata” nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, bazohet në një seri faktesh të njohura publikisht dhe të verifikuara nga dy shtetet më të mëdha të botës, që e lidhin atë me minimin e demokracisë, me korrupsionin madhor, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, dhe me shantazhimin e sistemit të drejtësisë për të mos vepruar kundër tyre.

Por tani debati është nëse ja vlen që ky njeri të përjashtohet nga politika, për shkak të statusit “non grata” që ka nga dy vendet më të rëndësishme të Perëndimit?

Përjashtimi nga jeta politike për një politikan të nivelit të lartë që është përjashtuar nga mundësia per të udhëtuar në SHBA apo Britani të Madhe, është e përshkruar në ligjin për dekriminalizimin, që vet Berisha e ka votuar, për politikanët që zbohen nga një vend perëndimor, ose u refuzohet viza prej tyre. Në këtë rast thjesht statusi “non grata” njehësohet me aktin e zbimit nga vendi apo refuzimit të hyrjes në një vend, çka është e njëjta gjë.

Por ky interpretim që tani ka ngjallur shumë debat, nuk do të binte në sy fare nëse drejtësia do të merrej me Sali Berishën dhe të hetonte dosjet e tij 30- vjeçare, që gjenden dhe në sirtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Nëse ndaj tij drejtësia do të fillonte të vepronte, ne sot do të debatonim mbi krimet e Sali Berishës dhe jo mbi alibitë e tij. Aq më pak mbi kërcënimet e tij, nëse e nxjerrin jashtë ligjit si politikan.

Arsyeja pse sot bëhet zhurmë per përjashtimin e mundshëm të Berishës në shtator, nuk ka të bëjë me ndonjë shpikje, pasi SHBA e kërkoi këtë gjë qysh para zgjedhjeve të 25 prillit, që të bënin këtë interpretim të ligjit. Zhurma vjen nga fakti se është hera e parë që Berisha po preket nga drejtësia dhe janë shumë të çuditur që drejtësia do të prekë imunitetin e tij.

Por për turpin tonë dhe natyrisht mbi të gjitha, për turpin e drejtësisë, Berisha po preket nga një ligj special dhe jo nga drejtësia normale, e cila tanimë duhet të kishte mbaruar punë me të. Nuk po i përsëris rastet e pastra të mundësisë për hetim, gjykim dhe ndëshkim të tij, por rastin e humbur të drejtësisë së re që të mos çonte dëm investimin ndërkombëtar, që u bë për të pastruar politikën nga lidhjet kriminale, ku rasti Berisha është monument i lidhjes së politikës me krimin.

Sikur drejtësia e re të kishte bërë detyrën, sot ky ligji special do kishte kuptim më shumë për politikanët e tjerë “non grata”, se sa për Berishën, pasi për të do të flitej për vepra penale konkrete. Por meqë drejtësia nuk bëri dhe nuk po bën asgjë, politika po bën një hap të dytë për vetëpastrim, duke shkaktuar zhurmë, ngaqë ky hap prek Sali Berishën. Është zhurmë nga thyerja e mitit të një njeriu të paprekshëm, i cili po provon një nga akuzat më të rënda që i ka bërë SHBA, shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Zbythja e drejtësisë para tij, provon se ai vazhdon të jetë shantazhuesi i saj.

45 Komente

  1. B
    Bureto

    Shumë e drejte! E verteta e hidhur, që do te mbetet si një njolle e zezë, me të cilen eshte damkosur tranzicioni i lodhshem 32 vjecar post komunist, njolle që do të permendet a do të mbahet mend gjate në historine politike te Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. O
      Osman Gazepi

      Nje gabim trashanik kane bere me reformen ne drejtesi, ne 10 vjecarin e pare kreu i Spakut duhet te ishte Prokuror i huaj me origjine shqiptare!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DP

        Ide e sakte. Prokuror I huaj. Thjeshte akuze do ngrinte. Gjykata vendos. Hileja 30 vjecare qe vijon eshte molepsja e akuzes, shantazhimi dhe manipulimi i saj, dmth lenia e çeshtjeve pa substance, pa prova.

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Sikur halla ime të kishte koqe,unë do e quaja xhajë. Shqipëria eshte vend në agoni nga shtërngimi i fytit nga ana e mafjes,droges,korrupsionit,prokurorëve,gjykatesve,avokatëve dhe gjithë maskarejve te ndryshëm. Lasciate ogni speranza o voi che entrate.(harroni çdo shpresë ju që hyni aty).Dante.

        Përgjigjjuni
      3. f
        fcb

        Ku jane provat ? Po pse me karlliqet qe thote Merro dhe Fico vepron Drejtesia ? Ne kane prova ti nxjerrin qe edhe neve qe e perkrahim te na mbushet mendja , nuk merret Drejtesia me duar te palara qe nga koha qe ja shtrengoji palloshin palloshit .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llogjika

          Fcb provat i ke te vrima e pidhit te motres tende...ne thellesi

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati 12

            Shume i zgjuar ky FCB - ja , flet me gjuhen e zagarit Berisha . Nqs ky vend ka 30 vjet qe eshte rrumpalle , merite te veçante ka miku yt , kontribut si kur ka qene ne pushtet e kur ka qene ne opozite . Po nuk u shporr ai , ky vend prap nuk ka per te gjetur qetesi

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetar

              fcb - behu fcd

              Përgjigjjuni
          2. N
            Nacionalisti

            Hap hetim kryesisht o kar Kerko zyrtarisht me shkrese te firmosur nga zonja kraja te vihesh ne dijeni te provave drejtuar deoartamentit te shtetit amerikan o kar Dhe te te kthejne pergjigje po zyrtarisht qw ti bashkangjitrsh dosjes se hetimit qw duhet te hapi zonja kraja, o kar Dhe do shofesh provat o kar

            Përgjigjjuni
            1. q
              qytetar

              fcb - nuk e mbron dot llumin!

              Përgjigjjuni
              1. l
                lexuesi

                Mjaftojne si prova, shkaterrimi i shtetit ne vitin 1997, tragjedia e Gerdecit si dhe vrasja e 4 te pafajeshme ne bulevard, edhe pse keto prova jane fshehur ne gopin e sat'eme !

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kulumrije Hajdarpecaj

                Posht Edvin rusi e marrrt pusi i hift luci sikur Abazviqit karruci.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir Briganti,de fakto shef i SPAKut

                  Tamam,Berisha nepermjet Metes kane kaur e bere ushtar te tyre Arben Krajen dhe prandaj nuk duan tu permendet as emri si njerit ashtu dhe tjetrit.Kjo eshte e verteta e hidhur per ne dhe per drejtesine.Dikur u ankuam me te drejte per Llallen,kurse tani,po per te njejtat aresye jemi ne kushtet kur nje Llalle i dyte ka uzurpuar kreun e SPAKUT dhe eshte bere brinja e trete e trekendeshit te Bermudes Like-Berisha -Kraja.Dhe shqiptaret ne shumice absolute pret nga SPAKU! Doni me per Belulin e ketij organi?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    E udhës do të ishte që qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Edvin Toptan Rama të dilte me një deklaratë në përkrahje të Kosovës pas dramës dyditore të  negociatave boshe në Bruksel, ku burokratët e BE-së në mënyrë skandaloze ia mbajten anën Serbisë. Por iluzore është të pritet një deklaratë nga Tirana në përkrahje të Kosovës pas aq shumë përkrahjeje që i është bërë Serbisë nga qeveria proserbe e Tiranës sidomos muajve te fundit. Asnjë qeveri në Europë nuk e ka mbrojtur më shumë Serbinë me retorikë idiotike se qeveria proserbe e Tiranës. SHBA dhe shtetet kryesore të BE-së kërkonin që Beogradi të vendos sanksione kundër Rusisë. Shqipëria zyrtare çirrej e bërtiste: mos e ngucni Serbinë! Çfarë kolapsi moral, çfarë mungese elementare e orientimit kombëtar, çfarë dredhish e marrëzish primitive të kryeqenit Rama. Si përkrahja ndaj Serbisë, si heshtja ndaj Kosovës do të mbesin njolla të pashlyeshme në historinë shqiptare të fillimshekullit te 21-të. Poshtë tradhtarët, rroftë kombi shqiptar. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                    Përgjigjjuni
                    1. Çuka

                      Në përkrahje të Republikes së Kosovës ;- do të thuash ti Balo....apo e sheh ndryshe zonjëzën e stolisur ¡¿ Vrehe mirë e ma stolis sipëranës se unë e dua pa duvak ta rëmbej .

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Luli

                      Mire shume do ishte Mero sikur drejtesia ta kishte plasur brenda Sali plehren,por dhe keta hajdutet qe kane dhjete vjet qe vjedhun pa meshire popullin me te varfer ne Europe.Po ti vetem gjysmen e fjalise thua,gjysmen tjeter nuk te le partia ta thuash.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E verteta

                        Une them te hapen hetimet per qeverine e pare te shtetit shqiptar pas 1912 e pastaj per te gjitha qeverite e tjera me radhe gjer tek kjo e tanishmja, por pa i hetuar te kaluarat (te gjitha kane abuzuar) mos kercejme tek e Edi rames. Kemi kohe plot per kete,do kalojne nja 70 vite por it’s okay

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        kthhh

                        Mund te krijojme njeqind institucione te reja drejtesie por per sa kohe ato institucione drejtohen nga sozite a Adriatik Llalles dhe Gjin Gjonit atehere jemi thjesht te zhytur ne mut kembe e koke. Nqs ne dhjetor bastardi Arben Kraja nuk zevendesohet me nje person me integritet dhe guxim per te bere drejtesi,Shqiperia do vazhdoje te jete republike e preshit.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arber iliri

                          Mos hetimi tij tregon ne rradhe te pare mungesen profesionale e te integritetit te njerezve te Drejtesise.Ska ala prokurore e gjyqtare te vertete.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kanguri dykrenor

                            Krimba te jane berre zorrët o MërMër Pështani po slirohesh dot. Prandaj pirdh pirdh se krimbat e tu perzjen.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shkëdhatokracia e komunistave

                              Eh sikur drejtësia të kishte vepruar për Berishën, F.Nanon, Metën, Ramën, Veliajn, F.Mediun, A.Ahmetajn, Luli Bashën etj, etj, Shqipëria do ishte lule, nuk do ishte në këtë gjendje të mjerueshme, ndoshta do ishim futur me siguri në BE, shqiptarët nuk do emigronin jashtë për një jetë më të mirë, të diplomuarit nuk do vërdalliseshin si operatorë nëpër call centera (edhe pse kanë nga dy mastera shkencorë) por do kishin punë në zanat me rroga dinjitoze, s'do ishte nevoja që Mero të bënte opozitën e opozitës tërë kohës, e ndoshta do ishte i kënaqur duke punuar si inxhinier e jo si gazetar, Çim Peka me siguri do kishte rrogë më të lartë se 70mijë lekë më muaj (por ndoshta jo si gazetar por si emigrant jashtë shtetit),........ EH SIKUR, SIKUR TË KISHTE HALLA KOQE!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                skenderaj ahmet

                                mero baze eshte mut

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Une

                                  1000% e vertete 1 milion here

                                  Përgjigjjuni
                                2. a
                                  alphade

                                  Hitleri deklaroi: Kur te pushtoj Mosken: Te parin qe do te var eshte Stalini dhe te dytin spikerin e Radio -Moskes, gazetarin Lip- man…..! Per analogji: Ne Shqiperi, pas “varjes” se binomit Beri- sha-Meta, vendin e trete suhet t’a zere KRAJA, nje oportunist “for excellence” ! Ky eshte turpi i botes ! Prandaj enkas e kane zgjedhur kete gjytrym qellimisht e ben veten te paafte per te mos denuar peshkaqenet, ku edhe Ky i perket te njejtit stan te korrupsionit !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zeqo Pilafi

                                    Berisha, zoti Baze, vihet përpara përgjegjësisë ligjore vetëm nga një qeveri e pastër. Për sa kohë kjo do të kërkohet nga një qeveri e cila nuk ka pikën e ndryshimit nga qeverisjet e Berishës, atëhere mos prit asgjë. Janë bëmat e qeverisjes së sotme që nuk lejojnë ose bëjnë të mundur veprimet ligjore ndaj tij. Tek e fundit, gjyqtarët janë njerëz që jetojnë në këtë ambjent. Dhe ata nuk shohin ndonjë arsye më të madhe për të vepruar ndaj tij, kur shohin se treguesit e qeverisjes aktuale janë në kufij alarmant. Atyre ju duket e padrejtë kur ndodhen përballë bëmave të njëjta të dy hajdutëve, që njërin t'a fusin në burg dhe tjetri të qeverisë vëndin. Dhe në fakt kjo do të ishte e padrejtë. Drejtësia duhet të veprojë njëllojtë si për atë që nuk është në pushtet, por dhe për atë që drejton vëndin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      demokrati i vertete

                                      Zeqo djali! Merr Fahri Balliun dhe shko futi ndonje paçe e pilaf, se te tjerat jane sport i rende per ti. Kaq, se te tjerat t'i kane thene te tjeret.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zeqo Pilafi

                                        Sa demokrat duhet të jesh ti, unë e marr me mënd. Por, veç fyerjes për sasinë e pilafit që duhet të ha, për llojin e përzierjes me të cilën ai shkonë më shumë dhe sidomos, që t'më shijojë më mirë duhet t'a konsumojë nën shoqërinë e Bari Falliut, unë nuk shoh ndonjë argument për të kundërshtuar me arsye ato që them në koment, i nderuar zoti demokrat i "vërtetë". Apo nuk ke dashur të konsumosh kohën tënde aq shumë të çmuar me "një sportist të peshave të lehta" si puna ime? Ti duhet të jesh një armik i madh i të ligës kur e bëjnë nga "kampi i armikut", por kur të ligën e bëjnë nga kampi yt shpirtëror, gjërat komplikohen aq shumë, sa kthehen "në sport të rëndë" për një rradake si kjo imja. Dhe merru me sasinë dhe cilësinë e pilafit, sepse në fakt, aq mënd ke, gjë unë e kam vënë si tabelë qitje ku ju të qëlloni plumbat e urrejtjes tuaj të sëmurë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zeqo Pilafi

                                          Po ashtu, është me vënd t'u kujtoj në këtë koment të veçantë, fort i nderuari "demokrat i vërtetë", se ju thoni:"...Kaq, se te tjerat t'i kane thene te tjeret." Tani më thuaj të vërtetën, mos ndoshta ju operonin në grup, jeni të organizuar si një detashment luftarak në mbrojtje të një pushteti aktual, apo të një pushteti tjetër që e ëndërroni në të ardhmen?

                                          Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Neku demokrat

                                        Te mendosh sikur Ram te ishte nongradacfare do bente Saliu ai e ka bere hak te varet jo te perjashtohet po ketu ai edhe pas vdekjes do te kete ndikim se jana gjalle llalla me krajen ka hedhur shume helm eni

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiperia Etnike

                                          Po vazhdove ta quash drejtesi ate lloj karikature, do vazhdosh ti biesh kokes me grushta! Po e more per gjene lafarake qe eshte, nuk ka pse pret asgje nga nje sajese impotente, pa nerv, pa tru, pa busull dhe pa bythe. Kadavra e Sali Berishes vazhdon te kundermoje, sepse e duan te jete aty, te paret, ata qe e shpallen te padeshirueshem dhe qe e ricikluan deri tani edhe pas tragjedive dhe humnerave ku hodhi Shqiperine . Po te donin e kishin zhveshur lakuriq dhe marre zvarre ne biruce edhe me drejtesine gjingjoniste, pa asnje problem, pa pritur dekaden e krijimit te sajeses tragjikomike qe e quajne drejtesi e re, qe mbyll hundet dhe kthen koken nga ana tjeter sikur nje cope muti si Berisha nuk egziston. Jane te gjitha pallavra! Genjeshtrat, lavazhit intensiv i trurit permes propagandes se peshqve te medhenj dhe Berisha si gogol, ju deshen qe te fusnin institucjon e drejtesise ne dore, jo per te denuar kermat, por per te shantazhuan dhe mbajtur prej bolesh Shqiperine e se nesermes. Prandaj Berisha vazhdon te jete i paprekshem. Ju duhet akoma edhe si cope muti per ate proces qe kane ne plan ata, jo per ate qe kemi hall ne.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            mirjam

                                            Mero te shkoi jeta si dhelpra qe ndiqte dashin sepse nje dite do i binin topet.Edhe ty te shkoi jeta dite nate Berisha Berisha.Kaq keq ta ka futur xhanem.Po prit pak se kur te ta futi Rama atehere do japesh shpirt

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Koktrashi

                                              Mirjan thone qe ai grupim i vogel qe mbron Berishen jane dy kategori: 1.Ose jane te trashe dru me pre. 2. Ose jane hajdute e vrases qe kane bere namin kur ai ishte ne pushtet.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                demokrati i vertete

                                                S'ka ose-ose. Mos e vra mendjen. I kane te dyja!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  demokrati i vertete

                                                  S'ka ose-ose. Mos e vra mendjen. I kane te dyja!

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. T
                                                Tironsi

                                                Njeriu qe po e con dem investimin amerikan e te BE per reformen ne drejtesi, njeriu qe po zhgenjen qytetaret e ndershem shqiptar ne shpresen qe me ne fund te gjithe do te jene te barabarte para ligjit ka nje emer dhe ky eshte ARBEN KRAJA. Ky mendon qe me koken poshte do ta shtyje deri ne dhjetor duke mos lejuar te preken miqte e tij kryekrimineli Berisha e banditi e “ ujku pazarit te ri” Ilir Floriri. Por harron Kraja qe nje dite edhe ai do te jape llogari para ligjit per moszbatim e mbeshtetje te politikaneve te inkriminuar.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Drejtesi e munguar,vend i shkaterruar.

                                                  Mero e drejte kjo qe thua,por u lodhem me keto mosveprime te Drejtesise.Nga ky Kraja mos prit ndonje veprim.Ky numeron ditet sa te largohet,per mos ti hap pune vetes.E gjitha kjo duket si nje teater,qe forcat politike akuzojne njera tjetren dhe ata qe paguhen per ate pune kane zene radhet e para te sales,qe ta shikojne sa me mire,per ta komentuar midis tyre diten tjeter ne orarin e punes.Per denunciate e bere jane kthyer thjesht protokollues.Keta jane per te mare rrogen e majme dhe mendjen e kane vetem tek shkollimi i femijeve.Nuk e kuptojne qe mosveprimi i tyre demton perspektiven e vendit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gjush akullorja

                                                    Berisha eshte ne burg sipas Qupit dhe Ngjeles. Mos shkruaj budallalleqe Mero .Qenke mbrapa botes.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      shqipe

                                                      Përderisa Arben Kraja (alias Adriatik Llalla) ha, pi e dhjet bashkë me Saliun dhe Ilirin në vilat e tyre në Gjiun e Lalëzit, shqiptarët ta harrojnë se do të ketë drejtësi në Shqipëri.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. q
                                                        qytetar

                                                        sakte - shqipe ! e dhimbshme por e vertete llogjike.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. T
                                                        Trotski

                                                        Gjarperit nga Vuçidoli i duhet Prere Koka e Jo Bishti

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. U
                                                          Une

                                                          Meqe Edi Rames e qeverise tij u dhimbset ky Sali Berisha a nuk ja mba bytha qe ta padisin aty ku behen padite, tek dyert e Prokurorise....beje ti Mero Baze paditjen per shtetasin Sali Berisha pa asnje funksion shteteror! Shko e radhiti ti atje ato "...sere faktesh te publikuara e te verifikuara nga dy shtetet me te fuqishme te botes..." Beje, Mero Baze, ose vazhdo ha Marmallate ketu tek TemA jote deri sa te ngopesh kunder Berishes duke u mbllacitur nga mengjezi ne darke! Zgjidh te pakten nje here ne jeten tende te dalesh nga qymezi i pushtetit e te jesh njeri i lire qe beson ato qe shkruan.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            Velo

                                                            Arben Kraja eshte me dosje tek Berisha. Po ja mbajti le ta luaj sumen, pa ja tregon ustai pastaj.....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. N
                                                              Nje mergimtar

                                                              Drejtesia eshte nje iluzion,qe e presin shume vete,por nuk shfaqet asnjehere ne boten reale ku jetojme.Masat shohin endra per drejtesine qe duan,politikane shtojne iluzionet por pa vepruar asnjehere.Kjo bote eshte e pa drejte fund e maj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. j
                                                                ja mbeshtes plotesisht Meros

                                                                Sikur Drejtesia te kishte vepruar per dosjen Beriasha....duhet te veproje edhe sot mbi Dosjet e Rames nga Inceneratoret, tek Koncesionet hajdute te Lil Beqes, tek ato PPP e deri tek ajo Gjoba 120 milion Euro qe hengri prej Bekettit dhe e rrasi tek Buxheti i Shtetit!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  arqile

                                                                  shkrim i mire Mero.Desha ti thosha ndonjerit qe ushqen akoma iluzione te gabura per salen qe ne fillim te drmokra.tek ne sala nuk e meritonte te dilte ne krye te pd se nga kjo gje rodhen gjithe fatkeqesite ne kete vend ky rolin kryesor e ka patur sala une do permend vetem shkaterimin e ekonomise te krijuar nga gjaku i fshataresise te cilen hoxha e shfrytezoi deri ne palce me menxyren kooperative te shpikur vetem ne Shqiperi.Ta dine keta qe shkojne akoma pas sales se ne patem goxha prona nga socializmi nuk duheshin shkateruar e dhene kujdo qe mendonte sala etj etj.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje