Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë reaguar sot ndarazi, por njësoj, kundër një projektligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe përfaqësuesve politik të vendit, që pritet të plotësohet në shtator, lidhur me përjashtimin nga jeta parlamentare dhe nga karriera shtetërore e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe konsiderimi i personave “non grata”, i njëvleftshëm me personat që deportohen apo u ndalohet hyrja në vendet perëndimore, siç e ka aktualisht ligji i dekriminalizimit.
Të dy kërcënojnë, edhe pse ligji nuk është vetëm për ata. Sa i përket personave “non grata”, sot në Shqipëri është një listë që së bashku me familjarët e tyre i kalon 40 vetët, po të llogarisësh dhe këta të Britanisë së Madhe, ndërsa sa i takon bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, sipas statistikave, ata kanë qenë rreth 300 mijë, kështu që nuk është një ligj që personalizohet për Ilir Metën.
Ajo që është interesante këtu, është se reagimi i Ilir Metës, është pranim i pastër i të qenit bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, pasi ai po reagon dhe po mbrohet si bashkëpunëtor Sigurimi, dhe jo si njeri i lirë.
Në gjithë deklaratën e tij agresive sot, kundër Edi Ramës, Ilir Meta nuk mbrohet siç mund të mbrohej një njeri i pastër, pra që të deklaronte se këto janë shpifje të Edi Ramës, unë shkoj e hap vet dosjen time dhe nuk keni çfarë më bëni. Përkundrazi, ai reagon si njeri i kapur mat, duke kërcënuar se po e përjashtuan si bashkëpunëtor Sigurimi, “do t’i thyejë në mes” dhe do t’ua fusë ligjet në b..., fjalor ky që në atë kohë i shkonte dhe shkollës së riedukimit.
Pra gjithë mënyra se si mbrohet Ilir Meta nga paralajmërimi për ligjin, tregon se ai e ka pranuar dhe vetë tani, që është bashkëpunëtor Sigurimi dhe do të mbrohet si i tillë.
Ndryshe nga ai, Sali Berisha po kërkon të mbrohet si hero anti-amerikan. I qartë se ai do të ndalohet nga jeta politike bashkë me gjithë listën e personave “non grata”, që janë shpallur nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai premton se kjo do t’i rrisë mbështetjen në popull, duke e konsideruar popullin shqiptar një popull anti-perëndimor, që heronjtë e tij janë ata që luftojnë kundër SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Edhe ky njësoj si Ilir Meta e shoqëron kërcënimin e tij me dhunë. Dhe kjo ka gjasa të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë në shtator. Që këta të dy të mos i kapë vetëm ligji i dekriminilizimit, por dhe Kodi Penal.
Pergezime o Mero Baze sa mire ua paske bere dy rrrugaceve qe po mbajne peng vendin.
Mero po mbrohet si Enverist . Rrofte PPSh dhe Monopartitizmi . Te gjithë paratë për Sovjetët e Edvinit.
Një shtet që nuk eshte ne gjëndje të neutralizojë dy kriminelë me damkë ,të njohur botërisht,eshte i destinar te shkatërrohet.
Pikërisht kjo po bëhet , do neutralizohen se e kanë mbushur kupën ,bile shumë kohë përpara . Më mirë vonë , se kurrë.
Kush i shpalli kriminele more usta !! Merua me Frrokun ?
Jane grahmat e fundit te dy kriminelve ngelen studiove kazan te Sandrit te klanit duke uluritur si cakeje kur askush nuk i ka frike vete flasin vete berrtasin vete degjojne parlamenti nxjer ligje per gjithe spiunet dhe per gjithe nongratat sic duhet komunisti Berrisha harroje kur bertiste Tom Doshi nuk ka vende ne parlament se eshte nongrata dhe parlamenti po bene ate qe nongrata ka kerkuar te gjithe spiunet dhd nongratat jashte dehors .Ndersa per fjalorin e pamoralshem jane fajtore studiot kazane dhe shteti duhet te nderhyje se po na c'edukone femijet ky alkolike qe i dhimbsen femijet tane qe po ikin kur tre femijet e tij i ka nd londer
O sahan lepirsa qe vetem lehni e lepini sherbetoret e sorosit e te antishqiptareve,qe sju vjen turp.qe vjellni vrer kundra shqipetareve.antikombetar,bashke me ate meron.
Thonë se çmëndurakët në rrethana të cktuara e tregojnë veten dinakë të çartur. Sjellja e tyre të kujton atë të kumarxhiut që ka lënë në lojë paratë e fundit dhe në xhep mbajnë revolverin me dorën në kembëz. ( PS parave të tyre su dihet fundi) Një dyshe që është gati të bej ç'do lloj fëlliqësire dhe t'ja vënë pishën zjarrit. Gjyqi I vetvetes eshtë më i kobshmi, por keta nuk janë ende në këtë stadë. Keta janë në prag çmendurie, dhe fare të ckurdisur dhe me një orvajtje të deshtuar per ti paguar lirë mëkatet e papërfunduara. Shpirti është thellë e nuk u del mjeranve. Keta kanë luajtur një komedi të pështirë me shqiptarët dhe vazhdojnë me skena patakse në medjat skllave. Në baltovinën e politikës së tyre nuk kanë pak intelektual gjysëm të shkolluar kandidat për seleksjonim politik si bashkëpuntor të sigurimit apo Non grata. Hakmarja u punon pa pushim si sahat. Pikëllimin e shkruar në fytyrë asgjë sua maskonë dhe sulmojnë Edin me nje fjalor që gjithë rrugaçët xhelozohen. Edit I mjaftonë nje tallje asgjesuse dhe një heshtje e hishme. Ka shumë rëndesi për njeriun në çaste udhëkryqe të takoj një të mençur jo në nivelin e Flamur Nokes e Petrit Vasilit.
Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Qenke lodh Mero, fundjave de, edhe mund te rrish rehat te premten, te henen me forca te reja
Plani i CentriFuges Rames - Kushdo qe do dale kunder ketij pusht-shteti Rama do ti pergatitet nje Dosje me inicialet e emer-mbiemrit tij, ashtu si ajo "Dosja I.M." qe nje e-mail Anonim nga Amerika thote se eshte e Ilir Metes (pikerisht te nesermen kur ai le Presidencen e del ne opozite)! A mund ta zgjase dot Regjimi Rama zvarritjen ne pushet me keto pelivanlleqe nderkohe qe Shqiperia eshte e zhytur prej tij ne nje krize te thelle ekonomiko-financiare? Kjo do doren e Bazes per ta thurur dhe koken-rrase te Taulant Balles per ta besuar.
E gjithe kjo ceshtja spiunit i.m. do dali nje hic sepse qe te miratohen ndryshimet ligjore duhen 84 vota qe ps nuk I ka dhe grupi Basha nuk do ja japi kurre. Prandaj kot merreni me me kete ceshtje por pergatituni shpirterisht qe dyshja berisha meta do rikthehen ne 2024 njesoj si u rikthye berisha ne 2005 pas katastrofes qe shkaktoi ne 1997
Po presin shtatorin, po bëjnë pushime! Ju ka mbetur vetëm media dhe analistët besnik,ku kundërshtojnë çdo lëvizje të Ramës dhe qeverisë së tij. Dikur lexoje "komunistët nuk dorëzohen" !! Na nxorën mallin,sa mirë i kanë mësuar veprat e Enver Hoxhës. Berisha si dhelpër dinake, Meta përdorues force,i kujtoj se forca është virtyt i budallenj ëve.
Ate Duam dhe Ne ,qe ti kapi dhe KODI PENAL ,se u merren dhe Pasurite de me de !
Nuk e kuptoj pse Meta duhet të kërkoj dosjen e spiunit I.M. Ai s'ka lidhje me këtë dosje. Nëse unë apo 100 si unë thonë diçka për Metën ai duhet të provoj që ato që them unë dhe 100 të tjerë nuk jane apo jane të vërteta. S'ka kuptim kjo, kjo do të thotë "Kërko të hapesh dosjen që të më mbushësh mendjen mua".
Po kte llogjike perdor gazeta e meros ! Perderisa ai apo ky nuk reagon per ato qe shkruan merua , dmth qe jane te verteta!!!!!! E keni pare pyetjen standarte “pse nuk del ti kundershtoje “ Asnje njeri normal nuk i pergjigjet marrezise per te mbush faqet e gazetave.