Nuk janë të trembur se do dënohen, por pse po guxohet të preken 

25 Gusht 2022, 18:58Editorial Mero Baze

Sali Berisha dje vonoi disa orë t’i dilte në krah Ilir Metës. Ishte e pazakontw që Ilir Meta kishte vënë kujën kundër SPAK qysh në orën 11 paradite dhe ai reagoi vetëm rreth orës 20:00 në mbrëmje. E gjithë ajo periudhë heshtjeje, hezitimi apo përsiatje e tij, e mbart brenda gjithë të vërtetën e reagimit kriminal ndaj drejtësisë të dyshes Berisha- Meta.

Fillimisht Sali Berisha ka heshtur jo se nuk ka kontakt me Ilir Metën, por se ka menduar se është një nga ato “lojërat e luftës” që Ilir Meta bën shpesh me drejtësinë në vend. Reagimi i egër i Ilir Metës dhe njerëzve të tij në këtë rast është pjesë e regjisë.

Më pas reagoi ashpër ambasadorja e SHBA dhe Ilir Meta u desh të zbythej bashkë me njerëzit e tij. Situata u bë më serioze në orët e mbasdites, kur nisën të rrjedhin detaje nga dosja që SPAK ka nisur hetimin.

Ishte e qartë se Ilir Meta ishte në telashe dhe Sali Berisha në një telash edhe më të madh, me heshtjen e tij. Ai duhet doemos të reagonte, t’i ngjante dhe ta tejkalonte në egërsinë e reagimit të tij, Ilir Metën. Për shumë arsye. Për të vetat dhe të Ilir Metës. 

Arsyeja ishte se ai kuptoi që drejtësia po vepronte pa leje të tyre. Nuk është e sigurtw sa fuqi ka drejtësia për të shkuar deri në fund, apo për thellësinë e fakteve që do të hetojw. Por kjo atyre nuk ju hyn në punë. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk janë mbrojtur ndonjëherë me fakte, por me shantazhe ndaj drejtësisë.

Nëse ju bie ky sistem, ata nuk ndjehen më të qetë edhe sikur prokuror të çështjes të vësh Argitën dhe gjykatës Shkëlzenin. Ata kanë mbijetuar 30 vjet, duke mos e lejuar drejtësinë t’i hetojw dhe gjykojw, dhe duke ndryshuar vendime rrugës.

Për të bllokuar hetimet ndaj Argita Berishës dhe Damir Fazlliçit më 2008, për pastrim të provuar parash, Sali Berisha përdori dhe Policinë e Shtetit të mos lejonte Prokurorinë të ndalte Fazlliçin në Rinas dhe më pas përdori një gjykatës të tij për të mos e filluar çështjen.

Për të ndalur thirrjen e djalit të tij në Prokurori pas tragjedisë së Gërdecit, ai shantazhoj zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, duke e akuzuar si prokuror të diktuarës dhe duke e detyruar atë të jepte dorëheqje, ndërsa shokët e tij të klasës, anëtarë të Gjykatës së Lartw që i dhanë garanci për të mbrojtur ortakët e djalit të tij në Gërdec, i mbajti në detyrë.

Prokuroria as guxoi ta thërriste për kafe Shkëlzen Berishën, edhe pse faktet i kishte dhe i ka mal mbi tavolinë, për implikimin e tij direkt si pronari “de facto” i biznesit vdekjeprurës në Gërdec. 

Për të ndaluar hetimin dhe ndëshkimin e tij për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm më 21 Janar 2011, ai ngriti një Komision parlamentar që vuri nën akuzë për grusht shteti gjithë piramidën e shtetit shqiptar, që nga presidenti i Republikës, kryeprokurorja e Përgjithshme dhe katër gazetarë.

Arsyeja ishte që hetimi të konsiderohej në konflikt politik me qeverinë dhe të zhvlerësohej. Dhe e vazhdoi luftën duke bërë sulme poshtëruese ndaj kryeprokurores, derisa çështja u varros pa u thirrur ai në Prokurori. 

Një natë para se Ilir Meta të gjykohej për videon e famshme, ai i shkoi demonstrativisht në shtëpi të tij, për t’i treguar atij se do përdorte autoritetin e vet për të mbajtur larg drejtësinë prej tij. Dhe shkoi në një shtëpi aspak miqësore, mosbesuese ndaj tij. Shkoi gati si peng për të provuar devotshmërinë. Ashtu ishte dhe mbrëmë.

Ky është mekanizmi mbrojtës i tij. Ai kërkon të mos i preket miti që ai mund të hetohet dhe gjykohet. Nuk i intereson thellësia apo pesha e hetimit. I intereson të mos guxojw njeri ta hetojë.

Ky është dhe shpjegimi pse ai dje vonë, reagoi me aq egërsi dhe ulërima për Ilir Metën. Reagoi se kuptoi që miti i tyre po bie dhe i pari në radhë shkoi aleati i tij. Ai e di që i dyti e ka radhën ai. Dhe nuk i trembet dënimit, më shumë se sa çmitizimit të tij, si njeri që nuk guxon kush ta hetojw. 

Klithmat e tij dje në errësirë, janë kuisjet e një bishe që ndjen se po i afrohet rreziku. Dhe rrezik për të është “çburrërimi” për ta çuar para drejtësisë. 

Të tjerat për të nuk kanë rëndësi se ai e di vetw çka bërë. Ajo çfarë e ka mbajtur në këmbë, është se nuk ka guxuar njeri ta përballë me krimet e veta. Ndaj i duket fundi i botës që dikush mund t’i trokasw tek porta.

36 Komente

  1. U
    USA

    Dale dale do ta bejne Amerikanet te kerceje cingarela.......Gjithmone spiunet kane fund te keq.

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Mero shum dakort ktu. Vetem kur m dalin para fotot e tuja nga sherri me ate qerosin e kolonjes t jap 100 her te drejt me e von nderin n ven para familjes maje koken lart Mero dhe jo posht se nuk je ke urithat mo :D

      Përgjigjjuni
    2. k
      kasemi

      Nuk me kujtohet Z. Mero se sa here, e sa vjet ke qe ti i shkruan kete fakte sipas teje per Berishen. A nuk ka ardhur koha te mendosh, se sot Shqipria e jote dhe e imja eshte shume, shume me keq se sa dje, kur ishte Meta apo Berisha. Pra sipas nje llogjike normale, mjekohet i semuri qe nuk pret,( Shqipria po renkon) pastaj fajtoret me radhe qe krijuan semundjen.( Meta e Berisha sot nuk kane asgje ne dore) Pra sipas nevojes se shqiptareve, sot duhet te hetohen keto qe kane ne dore, gjithcka qe lidhet me jeten e tyre, duke nisur nga lart e deri ku te jete zullumi. Pastaj pa diskutim, cilido qe ka prekur qofte te drejtat, qofte parate e taksapaguesve, te hetohet e gjykohet. Vetem duke nisur nga ato qe qeverisin sot, do besojme se shpejt i vjen radha atyre qe ke merak ti. Perndyshe, ti do nxjerresh buken, po me keto shkrime, qe do zene pluhur njeri pas tjetrit.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Jetoke nen gur kur thua se Shqiperia qenka me keq sot, se kur e kishin Meta dhe Saliu qe e shkaterruan me themel, i cuan per skarp cdo pasuri qe ishte ndertuar me mundin e popullit, ben miliona dhe kur iken lane vetem llozhura qe te vinte ndot te dilje, apo nuk shikoje kembe turisti, sic ka sot. Qenke vertet qorr e shurdh.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myzegjeni

          O Kasem Kari? Me thuaj nje, po vetem nje gje qe ka bere mire Sali bytha nga Vicisdoli? Edhe vete nuk di te thote gje, se permend heqjen e vizave dhe futjen ne Nato. E kupton o Kaso loqja cfare injoranti me shkolle mjeksore na ka pas ne dore? Ky derr duhet te shkoje me patjeter atje ku e ka vendin.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond vlonjati

            Hahaha Sa i zgjuar ky laburi i Tepelenjit Ky te mbush mendjen me keto karrlleqe te qelbura te dala nga koka e tij si bythe Ky ben sikur nuk e shikon qe hajduti Kryeminsiter po e rjep popullin tone duke vjedhur si i babezitur , sepse vjedh dhe ky mut muti njelloj si Rama

            Përgjigjjuni
            1. S
              Socialisti i ndershem

              Gazete hajvanesh. Dhe te gjithe ju qe ofendoni pa dogane.

              Përgjigjjuni
        2. k
          krenar

          po le te filloj njer me ata qe kan vrar njerzit qe kan veshur nenat me te zeza qe i kan mar gjithcka keti populli pastaj le te meren pe pushtetaret ne nuk i mbrojm as ramen dhe as nh je qeveritar po krta te sotmit i kan vjedhur ato pak gjera qe la saliu me ilirin keta te sotmit jan ajdut por jo vraser si saliu i biri saliut iliri me moniken kan vrar o zotri e kuptoni se cefar ndryshimi madh esht me kriminelat dhe ajdutave shum i madh

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lani

            O zoti kasëm! Sot nuk denon dot Ilirin dhe Saliun megjithëse jane ne opozite. Mendon se i denon kur jane ne pushtet?! Qeverine do ta ndeshkosh me vota njehere dhe pastaj vjen drejtesia sic po u vjen atyre te dyve.

            Përgjigjjuni
            1. a
              arvanitasi

              o kasemi, nga thenia jote qe ne kohen sales ishim me mire, i bie qe te jesh taliban dhe ti. ti nuk e kupton qe ata vampiret qe te lane ty te mos paguash dritat qe ti te duket me mire ishte cberja me madhe bile me keqe se pushtimi serb dhe grek. e kuoton ti qe ata nongrada ndertuan shtet talibani me koiska dhe katrama, bile atehere mundte merrje certifikate lindje si kinez. me ardhjen e te gjatit filloi te behet shqiperia dhe po shikos sot ajo po i afrohet slovenise, flas per detyrat qe ka qeveria, te bej rruge, lungomarenga vermoshi ne sarande dhe mos te duket me si kanadahari berishian, metian e nanoian, sa per papunesi dhe fukarallek vetem komunisatat si saliu dhe meta bejne propagande, sepse qeveria nuk te gjen as pune, as shtepi dhe as nuse o idioter. fat i madh qe shqiperia po fillon dhe po behet.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shigjetari

                Kasem i dashur, ke te drejte, ashtu eshte nga kendveshtrimi jot! Sipas meje duhet te filloje kurimi me PAVARSINE E DREJTESISE, ti jepet fund PANDESHKUESHMERISE....! Asnje mbi ligjin, game over ! Duke u ndeshkuar keta birbo, qe 30 vjet jane talle me Drejtesine, te tjeret pas tyre duhet te dridhen....! Tung!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Anton

                  Kasem mos dil nga tema. Me vone do te shkruhet edhe per keta qe jane ne pushtet dhe kane abuzuar me fondet publike. Tani e ka eadhen Likja dhe Saliu.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    JETO per vete

                    Bravo kasem! Te gjykohet ky i sotemi qe vjedh dhe jo ai djeshmi qe na shoi Shqiperine dhe na vrau e zhduku njerezit. Bravo kasem ziu ! Sali Berisha dhe Iir Metaj qe te shkerdhyen mbare e prape duhet te vijne prape ne pushtet qe mbase merr dhe ndonje cope dhe ti qe behesh kerma e kermave bashke me kermat e tjera qe vene pas brekeve te dobiçit te Sheqeres ! Plepat vazhdojne te ujiten dhe u sherbehet nga ana juaj. Mero do beje ate qe ka ne dore, por po sikur ta bente dhe Arben Kraja ate qe ka ne dore, si do ishim ne, si do ishte Shqiperia, si do ishte shteti ligjor dhe demokracia ? Megjithate brenda ne Toke gjarperi dhe krimbat do te bejne te njeten pune qe kane bere , paversisht se keta gjarperinj dhe krimbat qe u vene prapa mbi Toke vazhdojne gerryerjen e cfilitjen e njerzeve te ndershem .

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kapuçi!

                    Qe kane per ta pare veten ne thes e dijne, por nuk dijne rradhen! Rruge e gjate per ne USA brenda ne thes. Ketu veshtire se u troket njeri ne dere…..

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lenci bira

                      Bravo te dhente zoti force o trim, gazetaria jote na jep te drejt te themi se ky vend do te behet Hijenat do fundosen, RESPEKTE Z.BAZE

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Franz Kafka

                        Asgje nuk do te ndodhe me IM. Do kercenoj privatisht prokuroret apo dicka tjeter do sajoje dhe do dali i palagur edhe kete here si ka dale per 30 vjet. Madje jo vetem kaq, por do thote me pas qe ja me hetoi dhe SPAK dhe dola i ndershem si engjell. Nese doni ta nxirrni jashte loje kete vampir, mjafton te mos e votoni me ne zgjedhje. Sepse kam pershtypjen qe ashtu si shqipot rikthyen Berishen ne 2005 pas katastrofes se 1997, ashtu do i rikthejne dhe nje here ne 2024 dyshen Berisha Meta. Pse? Sepse shqipot keta kan qene historikisht... popull me te meta mendore

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilir Meta

                          Ne pidh te Sheqeres do te shkoje plera qe ma nxorri dosjen

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jugu

                            Shkrim pa kuptim. Te njejtat gjera cdo dite, jave, muaj, dhe vite. Je per tu lavderuar per guximin qe ke te denoncosh dhe pergojosh persona te fuqishem si Like dhe Berisha, sidomos pas faktit qe ju ke sherbyer atyre me perkushtim dhe ke perfituar nga ata pafund. Por duhet te shkruash dhe per Ramen qe po e shperben kete vend dhe eshte mafja ne fuqi, kurse keta dy jan mafja pa pushtet ne moment. Rama na e mburri Meten para ca kohe dhe tani na e shan. Ke te besojme? Kete apo ate Ram. Apo eshte thjeshte lufte per interesa politike dhe popullit vari ate.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tang

                              Jane te trembur se e dine qe ne kete mes jane ShBA, te cilet Tash duan konfiskimin e pasurise se vjedhur. Dhe ata Jane zotet e kesaj Pune. Kasem ne drejtesi nuk behet politike dhe llogjik se kush , rradha, etj. Drejtesise se re ( te USA) I paraprin hetimi dhe vertetimi I fakteve. Ne kete kuptim dosjet e IM dhe SB, Kane vite qe nuk hapeshin. Sigurishte edhe qeveritaret e sotem do e kalojne kete kalvar. Ndoshta edhe per ta vijon hetimi dhe vertetimi I fakteve. Kerkon kohe per siguri! Politikishte si I dhe S jane te mbaruar.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dule labi

                                Avash avash po u vjen fundi kermave skane ku vene te dorezojne gjene e vjedhur .Bravo Mero Brilant si gjithmone.

                                Përgjigjjuni
                                1. Armik , mik i mirë , në ditë të këqija !

                                  Detyrimisht do dilte , se pastaj , FLORIRI , TRAFIKANTI , VRASËSI me dy kufoma në shpinë mbrapa Dajtit , do merte një legen me BORONICA ANTIOKSIDANTE TROPOJE dhe do t’i tregonte atë videon me atë budallanë e tij .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Evisa

                                    Fiks është vetëm kjo që ju vini në dukje. Deri më sot Baze i ka mëshuar idesë se Meta është shantazhuar nga Berisha për dosjen e sigurimit. Kur në fakt është Ilir Meta me ato që di, që shantazhon Berishën. Si spiun të telendisin, por nuk të futin në burg dhe sekuestrojnë pasurinë, por me ato që di Meta për Berishën të bëjnë gjëmën. Ndaj dhe Berisha përballë Metës ndihet si ata që të që hyjnë në kuzhinat e botës, i friksuar deri në palcë.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. E
                                    E vërteta shqeto

                                    Frika më e madhe e Berishës dhe Metës është sekuestrimi i pasurive të tyre dhe familjarëve. Sepse 30 vite vjedhje iu shkojnë dëm, e nuk i pjerdh më kush, as nuk i mbron më njeri e nuk iu vete më njeri nga mbrapa. Frika më e vogël është nëse dënohen si AL Kapone, pra për evazion fiskal. Por, sigurisht që nëse do dënohen, ata do arratisen para kohe, si Gruevski, Saliu ndoshta në Hungari për azil politik, kurse Meta ndoshta në Dubai. E në Dubai mbase këmben floririn me mutin e sheikëve ose devesë, se kaka e sheikut kushon 40 mijë euro kurse kaka e devesë 50mijë€.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shpend Sollaku Noe

                                      I dashur Mero, shkrimet e tua te mrekulkueshme kane lende te bollshme per nje roman te jashtzakonshem mbi Ilir Muten dhe Monika Baxhellen me nje titull paksa te gjate por shume te bukur 'Dardha qe Metes i hyri ne bythe ne shtator, i doli Baxhelles ne janar kur po bente shurren ne banjen e macokut'

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Ilir Metaj

                                        Sali Berisha denohet ne USA! Urdheroi ti vihesh bombe ambasades Amerikane! Izet Haxhia deponoi per kete! Per Shkelzen idiotin u be film! I hodhi ne gjygj, pqgoi 600 mije dollare, dhe e humbi gjygjin! Argita u demaskua nga biznesmeni me ze, kerkonte 3% te nderhynte te kryeministri, Sali Berisha! Etj etj etje etj

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ilir Metaj

                                          Sali Berisha denohet ne USA! Urdheroi ti vihesh bombe ambasades Amerikane! Izet Haxhia deponoi per kete! Per Shkelzen idiotin u be film! I hodhi ne gjygj, pqgoi 600 mije dollare, dhe e humbi gjygjin! Argita u demaskua nga biznesmeni me ze, kerkonte 3% te nderhynte te kryeministri, Sali Berisha! Etj etj etje etj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. m
                                            marauzhga

                                            Hahahaha Mero djali e bukur kjo e hallit te tyre,dmth qajne me shume se sdo ja pjerdh me askush e do rrine si qen te zgjebosur pa ju ofruar kush

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Landit

                                              Saliu nuk pëson asgjë deri sa të vdesi vet se ju ka shërbyer atyre që duan të jetë kjo shqipëri. Ne pleqtë e gjykojmë më drejt see kemi një jetë të gjatë me eksperiencë politike.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. k
                                                kur 3000 Euro pasuri deklaronte

                                                Ta zeme se Sali Berisha e Ilir Meta do dnohen per abuzime, korrupsion, vjedhje etj. me keq a me mire do ta ndije vehten ky Edi Rama? Budallenjte rilindjote mendojne se PO, kurse kush ka tru ne koke e di mire se denimet e tyre e nxjerrin Ramen ne opinion nen driten e prozhektioreve aq hajdut, te korruptuar, degjenerate e po aq bythjashte sa atehere ne plazhin publik. Nese Sali Berisha e Ilir Meta kane abuzuar me leket e popullit para 10 vitesh, ky Edi Rama ka nga 1998 si Minister Kulture, nga 2000 si Kryetar Bashkie qe vjedh dhe nga 2013 si Kryeminister qe vjedh e varferon shqiptaret me qeverine e tij pleher.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  TAFIL TERFILI

                                                  berisha dhe meta ...metaj...kane nje diference apokaliptike me kete qe eshte sot ne krye.une jetoj jashte dhe vi shpesh ne shqiperi.ne kohen e ktyre ishte rrumpalle...ne kuptimin e keq te fjales.perpos rrugeve qe eshte e kote ti permendim...se biem ne retorik...shikon shtet.rregull.dhe tirana ka filluar te marri forme ..te behet nje metropol europian doni apo sdoni ju.nji klient i imi..kam nje bar aty ku jetoj...ishte ne tirane per finalen e konference league.teper dyshues kur hapej muhabeti ne bar per shqiperine u kthye i mahnitur.ok eshte opinioni i nji personi qe ka ndenjur vec 48 ore ne tirane.por fliste me superlativa.entuziazem te papare.ne 2008 nje klient i imi gjithmone...shkoi ne shqiperi.u kthye i tromaksur.tani jane dy periudha kohore me dy fuqi politike te ndryshme.une personalisht nuk jam as me blute as me rozet...as me salen as me edin...jam ish dhjetorist i 90...pata nje ideal...ok ika ...tani per mua politika jane krahet e mi.por smund ta mbuloj diellin me shoshe.sivjet erdha per here te pare pas pandemise...dhe pashe ndryshim.kaq.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. b
                                                    bjeri drejt se ke lehtesira

                                                    Refren i ster-konsumuar ky "Jetoj jashte dhe kam qene dhjetorist i '90"...Eja pra jeto ketu ore Terfil i shkrete qe ti shijosh ato rrenat qe ke shkruar vete.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. T
                                                    TAFIL TERFILI

                                                    ti bjeri drejt ....rri n tirone me i kafe nga mjesi n darke...kurse une punoj 15 ore ne dite....dhe te bardhes i them e bardh...dhe te zezes e zeze...tirona ka ndryshu,...ta thot i tironc i vjeter...po ti nga shpellat ke ardhe....per ty qoftelargu sali eshte babai i kombit.po kam qene dhjetorist ....dhe e kam per nder ..se kur haja une shkopinj gome ky shpellari i vicidolit dhe ky i cepanit...rrinin mas perdes...kurse ti flije me arushen...asfalt per here te pare ne bathore ke pa...te te rroje sali mavriu dhe ilir koklopa.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. b
                                                      bjeri drejt se ke lehtesira

                                                      Terfil-debili, re ne brazden tende. Tironci vjeter per vehte, shpellar per tjeret - fiks shabllonet e perdorur nga patronazhistet qe nuk u gjendet katundi ne harte te punesu rishtaz diku nga partia per te spiunu ato qe ke rreth e rrotull.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. g
                                                      gjergji thimio

                                                      epo te rri robi 365 dite duke honger mutin e berishes dhe tani edhe te metes se nuk i mjafton ,vetem nje vemje si Imer Gelbaza mund ta beje

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sorros Conundrum

                                                        Ne fillim se besoja, por mesa duket Ilir Meta ju ka kallur tmerrin njethundrakeve te AgjitPropit dhe Rripjelljes me ne krye kari ka turistin e sigurimit, çunin e xhelatit dhe spiunes. Spo dijne çte bejne dhe sajojnë. Siç duket ju erdhi ngordhja.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          N.peci

                                                          Pershendetje z.Mero.Sot jam kenaqur me me fjalen e Ilir Metes kur kercenonte,me kujtoi nentoger Dubin nga libri i Shvejkut kur kercenonte ushtaret:ju sme njihni mire ,me njihni nga ana e mire por do me njihni tani nga ana e keqe.,do ju fus me burg ...etj

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje