Fajtorët kanë emër, shantazhuesit kanë dhe  “pseudonim” 

24 Gusht 2022, 18:07Editorial Mero Baze

Sot paradite kryetari i SPAK Arben Kraja u bë objekt i një telendisje publike nga Ilir Meta, duke e sulmuar me një fjalor poshtërues, për shkak të mbërritjes së një njoftimi, se ndaj Ilir Metës ka nisur një hetim penal. 

Shumë vetë kanë dyshimet e tyre për punën e SPAK dhe posaçërisht kryetarit të saj. Sulmi i egër i Ilir Metës, shikohej dhe si lojë mes tij dhe kryetarit të SPAK, për të zbutur lodhjen që ka në opinion publik nga mosveprimi i SPAK ndaj fakteve publike që ekzistojnë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, dhe marrjen fjala vjen, deri me pllaka banjash për një shkollë në Tiranë.

Po ashtu, mbyllja e gojës së Arben Krajës kur gazetarja e Zërit të Amerikës e pyeti pse nuk hetoni Sali Berishën, e ka dëmtuar dhe më autoritetin e tij. Bëhet fjalë për Sali Berishën, një politikan i cili në Shqipëri ka tanimë për 30 vjet dhe varrezën e tij private të të vrarëve të tij, më të madhe se varreza e fshatit të vet në Viçidol, por që SPAK thotë ende nuk kemi fakte.

Nën këtë klimë dyshimesh ndaj një loje lufte mes SPAK dhe Ilir Metës, reagimi i ashpër i ambasadores së SHBA në Tiranë, pas kërcënimeve të Ilir Metës, e bëri më të qartë situatën. Ilir Meta dhe më pas gjithë partia e tij, filluan postimet e tyre qesharake, se Arben Krajën e kishte sulmuar Edi Rama e jo Ilir Meta. Të njëjtët, dy orë më parë kishin të gjithë postime poshtëruese ndaj tij.

Shantazhi i tyre ishte me emër dhe mbiemër. Zbythja po ashtu. Kjo tregon se reagimi i Ambasadës së SHBA funksionoi dhe shantazhistët u tërhoqën nga deklaratat e tyre, por jo nga presioni i tyre mbi SPAK. Ata vazhdojnë ta trajtojnë SPAK, si një instrument për të bërë betejë politike me Edi Ramën dhe duke krijuar në imagjinatë skena lufte me të, me ndihëm e SPAK.

Vetë SPAK nuk ka folur. Arben Kraja nuk ka reaguar ndaj shantazheve, edhe pse ato shantazhe janë të mjaftueshme që Ilir Metën ta arrestosh qoftë dhe si shantazhues të drejtësisë, ashtu siç është një nga tre akuzat e SHBA, për Sali Berishën. 

Por mënyra se si u reagua, duket sikur këtu punon vetëm Ambasada e SHBA dhe jo drejtësia. Beteja për drejtësi në Shqipëri nuk është betejë vetëm e SHBA. SHBA ka bërë maksimumin që mund të bëjë një aleat strategjik i Shqipërisë, për ta çliruar drejtësinë shqiptare nga politika dhe mafia. E bëri përsëri sot. 

Por SHBA nuk mund të jetë tutore e drejtësisë së re shqiptare. Ky do të ishte një proces që do dëmtonte më shumë SHBA, por dhe drejtësinë tonë. SHBA nuk ka luftuar për reformën në drejtësi që ta komandojë, por që ta ngrejë atë në këmbë dhe të vet-funksionojë. Ajo duhet të funksionojë si drejtësi e përgjegjshme, e aftë për të dhënë drejtësi, dhe jo si një drejtësi që përpiqet të justifikohet me SHBA.

Fakti që shanatazhuesit u trembën nga reagimi i SHBA në mbrojte të SPAK, tregon se në komunikimin e tyre me SPAK, ata i referohen si institucion frike vetëm SHBA, dhe jo ligjit apo procedurave korrekte që duhet të ndjekin.

Madje dhe ndryshimet e pritshme ligjore që nxjerrin nga politika personat “non grata” apo ish- bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, marrin ngarkesë negative, pasi lidhen me dy emra të përveçëm, Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët po të kishte vepruar drejtësia, nuk kishte nevojë të penalizoheshin nga këto dy ligje speciale që duhen për të tjerë. Dhe kjo është një përgjegjësi e SPAK, që i faturohet SHBA-së.

Zbythja e shantazhuesve të Ilir Metës sot është provë e qartët për këtë. Por SPAK nuk duhet t'ia lërë këtë barrë SHBA, por duhet ta mbajë mbi shpatullat e veta. Ashtu siç ka marrë mbi shpatullat e veta dënimin e ministrave të Partisë Socialiste, ish- deputetë apo zyrtarë të lartë të saj, po ashtu duhet të marrë përsipër çuarjen para ligjit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, së paku dy udhëheqësve të lartë të këtij vendi, që kanë lënë më shumë gjurmë të krimeve të tyre rrugëve të këtij vendi, se sa gjurmë të ecjes së tyre në rrugët e Tiranës, pasi kanë 30 vjet në makinat e shtetit. 

Dhe ashtu sikur shantazhuesit kanë emër, dhe drejtësia ka nevojë të flasë me emra. SPAK duhet të bëjë vetë publik objektin e hetimit për Ilir Metën, pasi interesi publik për të predominon mbi procedurat administrative të tyre.

Që njerëzit të binden se nuk është duke bërë “lojë luftash” me një personazh që ka 30 vjet që sundon Shqipërinë, duke e marrë peng atë në emër të atij që ka marr peng Ilir Metën me dosjen e vet, SPAK duhet të jetë transparent në objektin e hetimit të tij dhe të mos bëjë publike copëza procedurash si kjo e formularit, e cila nuk u thotë asgjë shqiptarëve, përveç dyshimit se duan ta nxjerrin pa lagur Ilir Metën.

Unë shpresoj që hetimi i tij do të jetë i thellë dhe për çdo akuzë që i është bërë publikisht apo çdo fakt që është dorëzuar në Prokurori. Nuk dua ta paragjykoj punën e tyre dhe as integritetin e tyre profesional, por shumë fakte deri tani kanë ngelur jetimë dhe fajtorët kanë mbetur pa emër. 

Krimi në Shqipëri ka emër. Siç e thashë, Sali Berisha ka aq shumë krime familjarisht, sa kanë dhe varrezë private në Shqipëri, afër vendit ku pastrojnë para me boronica. Edhe Ilir Meta vërtet ka dy emra dhe një pseudonim, por faktet për vepra penale i ka sheshit. Ndaj SPAK nuk duhet t’i trembet as shantazheve dhe as emrave të përveçëm. Pseudonimeve jo e jo. 

35 Komente

  1. G
    GEZUAR BAFTJAR

    BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Poo, hetimi ndaj Likes do të jetë i thellë.......... Kështuqë SPAK do të vazhdojë me hetimet nja 10 vjet, sa të mbarojë mandati i Arbe Krajës....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pa llogjike, pa sens, pa arsyetim, pa profesionali

        Faktet nuk.mbeten jetime o Mero. Ato jane te njohur ose te panjohur. Jetim mbetet faji, jo faktet. Po kur shkruan me yrysh me kesisoj profkash e.mbush artikullin.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          Jame dakord me MAL Corin. SPAKU,vertete do ta mare nen hetim Meten,por ama ai do te zgjas 10 vjete e mos me shume. Mbas 10 vjetesh i mbulon harresa dhe ne fund del i pafajshem. Meta kaposh eshte dhe kaposh ka per te qene. Arben Kraj edhe keto pak muaj qe i kane ngelur nuk ka pse nxitohet,e le zvarr hetimin dhe me mire keshtu qe Kraja per te mos ngrene ndonje gollovizhde kallashi me mire urt e but tigani plot. Me vone qameti te behet.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisti

            Kujt I plasi kari se me ke je dakord ti mor loqe injorant qe pret thonjte me sqepar

            Përgjigjjuni
        2. D
          Dani

          Një shkrim me vend

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dosja "Peshtani"

            Mero - shantazhuesi; Mërobazetari - gjobëvënësi Ymer Ćorapja - fajtori / spiuni

            Përgjigjjuni
          2. G
            GEZUAR BAFTJAR

            BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. G
              GEZUAR BAFTJAR

              BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. G
                GEZUAR BAFTJAR

                BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. G
                  GEZUAR BAFTJAR

                  BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GEZUAR BAFTJAR

                    BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      GEZUAR BAFTJAR

                      BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        GEZUAR BAFTJAR

                        BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          GEZUAR BAFTJAR

                          BRRAVO MERO BAZE!!! SI ASKUSH BEN DETYREN NDAJ KOMBIT!!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Erzeni

                            Mos ushqeni asnje iluzion per Arben Krajen,eshte kopje e Llalles,ne mos me keq.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kthhh

                              Arben Kraja eshte nje nder 2 mekatet e medha qe Edi Rama ka bere ndaj kombit shqiptar. Mekati i pare ishte berja e Metes president.Mekati i dyte ishte aprovimi i Krajes ne krye te SPAK. Edhe Adriatik Llalla te ishte ne krye te SPAK nuk do ishte kjo njeanshmeri kaq e forte ne favor te Metes e Berishes. Shpresojme qe Rames ti vijne mendte e ta korigjoje gabimin ne dhjetor duke dhene aprovimin vetem per dike me integritet dhe guxim te beje drejtesi si kryetar i SPAK.

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                cufi

                                I painformuar komentues :Mekatet qe i vini Edi Rames ose jeni partiak ose te verber sepse qe te dyja nuk qendrojne. Se pari Zgjedhja e IM ne krye te shtetit Shqipetar ishte si ajo loja e damit me percaktim detyrim!Ndryshe vendi do shkonte ne zgjedhje te reja sepse forca fituese nuk kishte nr.e duhur per zgjedhjen e Presidentit. Se dyti Arben Kraja nuk eshte zgjedhur nga Edi Rama por nga ata qe udheheqin reformen. Se treti per Ty dhe kedo tjeter e lyhet me balten e delenxhinjeve qe e kane vrare e vjedhur kete vend,Edi Rama ka hyre ne politike pikerisht per te çuar para ligjit ata qe e kane marre penge kete vend e nuk ndahet nga politika deri sa keta pengmares te marrin denimin e merituar.Po s'ke kuptuar kete s'ke kuptuar kurgje nga kjo bote.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cipini

                                  Cufi, me pelqen te besoj cfare shkruan, por prap jam skeptik. Qofshin te verteta! Pershendes!

                                  Përgjigjjuni
                            2. V
                              Velo

                              U mbars Mali e polli nje mi. U fry SPAK- u e cfryu nje fende.... As pordhe nuk beri dot Arbeni I gjirit te Lalzit...

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                bjeri drejt se ke lehtesira

                                Fajtoret kane emer, shantazhuesit kane Pseudonim, quhen PATRONAZHISTE...kurse Hajdutet kane aq pushtet sa milionat e Eurove qe vjedhin i rregjistrojne ne llogari te te vdekurve vite me pare, e disa tjera nen emra pensionistesh.

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Hajro Cini

                                  Shkrim kryeveper. Tani e tutje jo vetem Ilir Meta do kete frike, por edhe ne qe kemi qene thjesht spiuna po dridhemi ai qen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Grigja

                                    Do ju hajn m...te gjith hajduteve do shikoni qe asgje sdo ju ndodh do vazhdojn te mbreterojn. Per cfar vetingu e keni fjalen, asgje s esht ber sa koh ish hetues si ky kraja dvorani e co vazhdojn punen. Shqiperia esht grop e zezzzzz.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Velo

                                      Se edhe per pak harrova! I merrni passaporten se do arratiset.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jugu

                                        Te ka ardhur keq o Mero per Tahirin and te tjeret e PSse qe jan goditur me te drejte? Edhe Rama e meriton te futet brenda me Tahirin se Taho nuk i beri veprimet pa dijenin e Rames. Ju trushplani popullin qe Rama te rrij ne pushtet dhe ti dhe ri pjellesit te vilni perfitimet marramendese te pushtetit. Po popullit cfare i mbeter? E di Rama se cfare.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Landi

                                          Arben Kraja vete por dhe shumica e prokuroreve te Aspakut jane njerez pa integridet. Pacavure qe dhembet ne emer te ligjit ja tregojn vetem atyre qe skane takat. Shkurt mos prisni te behet drejtesi prej Aspakut te pakten sa te jet Kraja i Lalzit kryetar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lani

                                            Ky kryeprokuror duket hapur që është hallvë e ftohtë. Nuk kuptoj pse kerkoi ta marrë atë post. Do ishte më mirë për të e për ne që presim drejtësi që të shkonte në ndonjë gjykatë andej nga veriu nga ku dhe vjen.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              N Y

                                              JE I MADH O MERO BAZE .JE GJENIU I PENES DHE I SHKRIMIT. DUHET FALNDERUARE SHUME SI GAZETAR NJE NDER M E TE MIRET NE SHQIPERI ' SJKRIMET TUAJA I LEXOI DHE NATEN . RESPEKTE RESPEKTE PA FUND O I MADHI MERO

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                E vertete

                                                Bravo Baze je gazetari me i zgjuar ne vend Ja nxjer te palarat armiqvet te Shqiperise Bravo

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                                  Ilir Meta zv. Kryeminister dhe Kryeminister i Partise Socialiste, pastaj Kryetar Kuvendi e President Republike po i zgjedhur nga Partia Socialiste, papritur u gdhi me 25 Korrik nje Spiun i Sigurimit dhe i Korruptuar pikerisht kur la Presidencen dhe njoftoi opozite me pusht-Shtetin Rama! Kaq mjafton per ta bere qesharake Merobazerine dhe per te bindur krejt njerezine se ne kete fare pusht-shteti, mjafton te rrish prane Ram-sulltanit e te falen tere mekatet, si dhe mjafton te dalesh kunder Ram-hajvanit dhe menjehere te kopsitet nje Dosje Sigurimi a Vjedhje ose te dyja bashke.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Franz Kafka

                                                    E gjithe ceshtja e hetimit te IM do dali bosh. Kjo eshte thjesh nje loje mes IM dhe SPAK qe IM te thote pas hetimit qe ja me hetoi dhe SPAK dhe dola i ndershem. Pra ne njefare menyre kjo qe nisi SPAK do te jete nje certifikate e re sigurie per IM e ngjashme me ate qe morri nga komisioni Bezhani

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Trapajane hesapi

                                                      Kaq i thelle do te jete hetimi i ASPAK-ut sa do te zgjate nja tre vjet(dhjete Jane shume) dhe ceshtjet (Pra Jo njee ceshtje)do te mbyllen per mungese provash( qe Jane sheshit). Po' Saliu?-pyesin dashamiresit e "drejtesise per te gjithe".Vendim i SHaBAnit-Saliu jashte politikes si ish...Do Dale ne pension patriotike,do gezojne pasurite e vena me djersen e ....punes se tij dhe liligitazen Berishes.Varrimi me ceremoni shteterore.Fjalen e rastit e mban Edvin Rruama

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Morseta

                                                        Te lumte Mero !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Dule Labi

                                                          Shkrim brilant te lumte pena analize e perkryer. Ka akoma Kombi analiste trima.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            El.

                                                            Te zakonshme. Vazhdo me denoncime. Kush te paguan, qe e mbushe gazete vetem Sali, Sali, Sali dhe Meta, Meta. ....... Po kusaret qeveritare...... Bravo bashke me komentusit injorante.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje