Edhe pse Sali Berisha u përpoq të ishte dhe më i ashpër se Ilir Meta në sulmin ndaj Qeverisë, pas nisjes së hetimeve ndaj Ilir Metës, avokatia e tij nuk e ka bërë entuziast Ilir Metën. Ai nuk ka asnjë gjest falenderimi ndaj tij dhe as ndonjë shenjë se ndjehet i mbrojtur nga Sali Berisha. Dhe për këtë ka arsyet e veta.
Së pari, ai e ndjen se reagimi i Berishës nuk lidhet me ndjeshmërinë që ai ka ndaj fatit juridik të Metës, por nga kujdesi që mbështetësit e Metës të mos ndjehen të tradhtuar prej Berishës, nëse Meta arrestohet. Me pak fjalë, Berishës i intereson që ish- kontingjenti i ish- LSI, të jetë i bindur se Berisha i qëndroi Metës deri në fund, pavarësisht se nuk e mbrojti dot.
Por kjo nuk është se i ka shpëtuar Ilir Metës. Berisha, i cili bën thirrje për protesta e mitingje dhe për ngjarje aksidentale, për nisjen e hetimeve ndaj Ilir Metës u mendua gati 10 orë dhe vetëm pasi mori mesazhe agresive nga Ilir Meta për tradhti, u detyrua të reagojë në panik me një deklaratë që ishte aq qesharake për nga radikalizmi, sa nuk i bënte punë as Ilir Metës.
Në asnjë rresht Berisha nuk kishte prekur SPAK, apo drejtësinë, por e kishte ngritur stekën tek Edi Rama, për ta politizuar çështjen, por dhe për të ruajtur veten nga përballja me ta.
Së dyti, Meta e ndjen se Berisha dhe mbështetësit e tij janë në një luftë të ftohtë me të, lidhur me elektoratin e opozitës. Njerëzit më të afërt të Berishës po e artikulojnë publikisht shqetësimin se Meta po kërkon t’i marrë bazën elektorale Berishës, pasi e quan veten më me perspektivë se Berisha, si lider opozite. Të paktën ende nuk është “non grata”.
Pikërisht këto perceptime të njerëzve të Berishës dhe goditjet që po i vijnë Metës, fillimisht nga Autoriteti i Dosjeve dhe tani nga SPAK, e bindin atë se Berisha do të ndjehej i lumtur që Ilir Meta të vritej, por jo me dorën e tij, por të të tjerëve. Në rastin konkret, me dosjen e komunizmit apo të korrupsionit. Apo siç ka qejf ta thotë me Berishën, me dorën e Edi Ramës.
Së treti, që është dhe më flagrante, Meta e percepton betejën ndaj e pushtetit tij, si një betejë të egër për të lënë të vetëm në opozitë Berishën. Dhe këtë ai e lidh me një marrëveshje të heshtur të Ramës me Berishën, pasi Ramës i duhet si opozitar Berisha, ndërsa Berishës i duhet legjitimiteti i liderit të opozitës, qoftë dhe në rrugë informale.
Meta nuk e shpjegon dot, përse SPAK i turret Metës për ca dosje korrupsioni dhe jo Berishës për dhjetëra varre, apo nuk e kupton dot pse Rama kërkon ta eliminojë si ish- bashkëpunëtor Sigurimi, kur fyen partinë e vet që e ka parti që ka lindur Sigurimin e Shtetit. I vetmi shpjegim është që Rama kërkon t’i pastrojë fushën Berishës dhe të vazhdojnë gjatë bashkë, njëri duke ulëritur e tjetri duke bërë sikur nuk dëgjon.
Të gjitha këto janë arsye të mjaftueshme për Ilir Metën të mos ndjehet entuziast për “avokatinë” e vonuar të Berishës ndaj tij. Nuk është se do t’i bënte punë po të kishte reaguar në kohë, por thjesht e kupton se ai është më shumë duke pritur ditën kur të qajë për Ilir Metën, se sa ditën kur duhet të gëzojë bashkë me të.
Sa të na e fusin të tjerët, më mirë, ja fusim njëri tjetrit…… Saliu ja fut Metës, Meta ja fut Saliut………deri në burgun e Reçit, në qelitë VIP, Nr.1 dhe Nr.2, të rezervuara apostafat për ta. Bile për Metën, është qelia është për dy veta, mbasi do të jetë bashkë me Monikën,…..
Nëse janë të bazta ata janë për në Hagë fillimisht .
Kokmadhi ende nuk e ka kuptuar qe ishte Saliu qe i nxori dosjen e sigurimit me shprese qe mos te merret kush me te edhe per disa vjet, te pakten deri sa te njihet si opozite nga Rama.
Na lodhe me kete Meten dhe Berishen o Mero Baze! Na jane bere lajmet me Meten si pornografia!
90% te portalit tend Mero e ze Meta Pse ja jep kete publicitet ,ke frike apo ske cfare te shkruash. Lere ate idiot se koken do haje.. Wikipedia ka plot historira.
Si mendon ky shpellari i Viçidollit ae Meta po shkon drejt burgut dhe ky do të shpëtojë?
Meta dhe Saliu kane vjedhur ne kete vend, deri kur Rama erdhi ne Pushtet / Nga ahere ne ate 2013 pra, vjedhje e korrupsion fare nuku ka / Rama me velinat bukur fort po qeveris, i kane bere mutin krejt Ekonomis / Edhe pse nga 2013 vjedhje s'paska pra, Varferia anembane mberthyer Shqiperine ka / Si e shpjegon zotrote ti Merua lanet, kete lloj fukaralleku ane e mbane komplet? Mos valle qeverine akoma e kane Meta e Saliu, e nuk shpalos dot talentin ky Ram dereziu?
Rama bën gabim të madh historik që bën aleancë me Berishën për të fundosur Metën, se këto aleanca do ta lënë pa karrige dhe pa pushtet siç lanë edhe Nanon. Berisha dhe Meta e kanë të shkruar fundin e tyre me duart e tyre. Rama s'duhet të përlyhet me kriminelë të tillë se i bie të jetë bashkëpunëtor me ta. Vetëm në rast se është vonë dhe përlyerja është kryer....kjo do të ishte fatkeqësi.
A e di SHBA që Rama po shkon kundër interesave amerikanë? A e di SHBA se kryeministri Rama po rehabiliton të shpallurin NON GRATA: Sali Shiqere Berisha. Does USA knows that Rama is going against USA interests? Does USA knows that prime minister Rama is going to rehabilitate the most dangerous albanian criminel Mr. Sali Berisha, declared recently Non Grata????? USA, please can you put these two criminels Berisha-Meta in prison? Thank you for your support.
Po po , hapur . Self service .
Aman mo shoku Mero, ke te na thuash se kur do vije ne pushtet Edi Rama se kemi nga 2013 qe po heqim te zite e ullirit nga kjo qeverisje kalbesire e Metes dhe Saliut!!