Ndryshimet dhe rokadat e sotme në polici kanë ngjallur shumë debat rreth përgjegjësisë së policisë në vendosjen e rendit në vend. Gledis Nano, i cili i kishte të gjithë cilësitë të ishte një zyrtarë karriere në polici, u shkarkua për mungesë arritjesh.
Në horizont për të marrë postin e tij janë dy ish- zyrtarë të vjetër policie, ndërsa ish- drejtori i mëparshëm i policisë Ardi Veliu, është rikthyer në krye të agjencisë që monitoron policinë dhe lidhjet e saj me botën e krimit, por që deri tani nuk ka gjetur asgjë.
E gjithë kjo tregon një parehati brenda strukturave të policisë, përsa i takon shkëputjes se lidhjeve të policisë me grupet kriminale, dhe mostolerimi i veprimtarisë së tyre.
Rasti i Ervis Martinaj dëshmon se policia praktikisht ka monitoruar Martinajn, por nuk ka pas ndërmend ta ndalonte atë.
Rokadat në polici dhe vërtitja në pellgjet e ndenjura të saj, për të peshkuar ndonjë që nuk është bërë pis, nuk e zgjidh këtë problem. Madje këto tregojnë një mungesë stabiliteti të policisë dhe në vitin e dhjetë të pushtetit kjo gjë nuk ka shumë justifikim.
Mund të heqësh një drejtor të Përgjithshëm policie për mos arritje objektivash, mund të rikthesh disa të vjetër që nuk janë shquar për këtë gjë, apo të ndërrosh pozicione, por po nuk bëre një shembull me akuzë konkrete për lidhje të policisë me krimin, nuk ke bërë asgjë.
Policët janë qenie që dinë ta lexojnë më mirë atë që ndodh brenda tyre, se sa ne nga jashtë. Ata i kanë parë me sytë e tyre kolegët që paradite ishin policë e mbasdite badigard ëkriminelësh.
Ata e dinë se cili prej drejtorëve të mëdhenj merr lekë për emërime, apo për tolerim banditësh. Ata nuk bëhen entuziastë nga rokadat, por nga shembujt.
Sot qeveria ka nxjerrë në betejë tre ish- drejtorë të rëndësishëm policie, të cilët as kanë shkëlqyer dhe as kanë nxirrë në punën e tyre, por nuk kemi akoma asnjë rast ndëshkimi shembullor të një zyrtari të lartë të policisë që favorizon lidhjet e policisë me krimin.
S’ka nevojë të shkarkosh të rinj e të emërosh të vjetër se ata aty kanë qenë. Rendi vendoset edhe me “policë të këqij”, nëse ata e shikojnë se shefat janë në anën e ligjit dhe jo në anën e banditëve.
I vetmi mesazh që kupton polica është kur të shikojë në pranga kolegë të saj, që e kanë tradhtuar profesionin dhe i janë dorëzuar botës së krimit. Këta që emërohen e shkarkohen, i kanë pas gjithë mundësitë t’i gjenin këto vite, këta tipa.
Duke mos bërë shembull askënd (përveç një polici që shoqëronte Martinajn), shumë pak policë ndjehen të motivuar.
Në gjithë këto shkarkime dhe emërime, më lehtë do të ishte të kishim një goditje ndaj segmenteve të policisë që kanë tradhtuar betimin e tyre. Pastaj ndryshimet e posteve janë kollaj, pasi të goditet ajo pjesë e keqe e policisë. Ndryshe mund të shërbejnë serish për ta.
Se kështu si është polica shqiptare, askush nuk gabon, kur shkarkon dikë, por kur emëron dikë.
Shkarkimi ishte i justifikuar zero résultat . Me zgjedhjen e zotit G.Nano kisha nje lloje besimi se do bente pune duke pare cv por ( ky nuk ishte nul super nul ) ishte kot fare i rrofshin shkolla, trajnimet , mosha e re
Shkarkimi ishte i justifikuar zero résultat . Me zgjedhjen e zotit G.Nano kisha nje lloje besimi se do bente pune duke pare cv por ( ky nuk ishte nul super nul ) ishte kot fare i rrofshin shkolla, trajnimet , mosha e re
i ke thene te gjitha.
Drejtori i Policise Tirane eshte tipik i rastit emero, shkarko, emero, shkarko. Emerimi i tij behet me leke ne cdo rast. Sponsot vellezerit Kuci te Viktoria Invest te akuazuar per disa VRASJE. Per me shume pyesni nje te denuar te perjetshem : Tan Kateshi.
Policia jone u shkaterrua ne vitin e larget 2 prill 1991. Kur PD vrau 4 demostrues te saj per te gjetur menyren per te ardhur ne pushtet. Po 4 vete vrau Saliu ne 2011 per te mbajtur pushtetin. Policia jone nuk u be me qysh prej asaj ngjarje. Dhe policia eshte pjese e shoqerise shqiptare qe do te thote se, po nuk pa ne burg Saliun, Meten, Nanon, Ramen dhe sojin e tyre nuk ka motiv dhe as arsye per te ber detyren. Se kriminelet me te medhenj ne kete vend jane politikanet dhe gazetaret, pas tyre vine ata qe jane ne burg si kriminele dhe ne fund fare policet e inkriminuar. Rama mbylli bastet dhe me injorancen e tij prej Piktori-Shtetar priste qe me urdherin e tij (dmth te peshkut) askushi mos te luante me baste se….Rama me shtetin prej letre do ti bente gjemen. Bastet vazhduan, miliona euro qarkullonin mes krimit dhe policise qe mbyllte syte. Tani Rama ankohet pse Gledisi nuk kishte rezultate! Si mund te kesh rezultate kunder krimit ne nje shoqeri totalisht te inkriminuar?! Nga Rama qe i bie me top PPP dhe deri tek polici qe merr 50€ per te ber se spa qe luhen baste. Duhet te jesh dru me mall qe te pretendosh te kunderten.
O koqe xhamije, policia me ngjarjen e 2 prillit tregoi qe ishte e paafte dhe amatoreske vrau dhe plagosi qytetaret e saj. Plagosi me dhjetra te rinj te pafajshem. Nje ngjarje te madhe pati per me menaxhu dhe u tregua injorante e papergatitur dhe fshatareske. Sa per Ramen kur ti dalin provat per PP-te atehere hape halene, ndryshe qepe. Ose futi nje vize se e dike si u boke mall me dru, trap i lindur.
Sa merak e paske Ramen. Do jesh ndonje ithtar i tij, por nuk e mbron dot, as ate as banden e tij. Ky hoxha mire ka shkrujt: pa u denu te gjithe keta bandita me pushtet nuk behet pushteti kundra krimit. Edhe Merua, qe eshte pjese e heshtur e bandave, sepse i njeh dhe e mbrojne, sepse pushteti e njeh dhe e financon, mire e ka, por harron qellimisht te bej emra te perveçem, sepse ka vetem qellim te vere gjoba per te perfituar. Shqiperia nuk behet as me denoncime fallco e as me te heshtur qe bejne sikur flasin. Natyrisht nuk behet as me emerime militantesh e as me shkarkime zhgenjyese. Shqiperia behet kur te futen Rama e Berisha, Meta e bandat e pushtetit ne burg, bashke me ministrat, drejtoret e kryetaret e bashkive qe kane vjedhut e vazhdojne te vjedhin.
Ke bere nje shkrim per tu admiruar. E pakta here qe shkruan dicka qe qendron dhe ndoshta sepse nuk je pyetur nga ministri dhe keshilltaret e tij per zevendesuesin, por pak rendesi ka arsyea, shkrimi qendron. Duhet te thuash qe e keqja nuk vjen nga polici thjeshte, as nga polici ne detyre te larte, e keqja vjen nga ministri dhe me sakte fare nga i gjati qe e ka privatizuar cdo gje, policine, doganat, tatimet, shendetesine, etc. etc.
Vetem nga jugu nuk je ti.Jugoret Jane te zgjuar.Ti qenke koqe nga koka deri tek kembet.
I vetmi minister i brendshem qe trazoi ujerat dhe vertet vinte era shtet ishte Sajmir Tahiri. Ironikisht sot eshte ne burg. Tahiri mbronte policin e tij, nuk e bragtiste edhe kur polici ishte gabim. Edhe per te policet ngjiten malin e Lazaratit me kembe per te luftuar. I mbrojti edhe ndaj politikes dhe bente punen e tij pa dorashka njesoj si me miqte dhe armiqte. Keto jane pasojat e tmerrshme qe kane lene disa ngjarje "deshmoresh" ku policia u braktis ne mes te dites per politike sepse disa idioter qe ka mbledh ne ministri e qeveri mendojne se krimi luftohet me marketing dhe sondazhe histerikesh. Drejtori u shkarkua sepse ministri nuk ka bythe te mbaje pergjegjsi megjithese drejtori deshtoi te vendoste autoritetin e tij. Kur mendon cila emra te lodhur ka propozuar per drejtor policie te ben te dyshosh . Ashtu sic vete ministri qe dukej i lodhur qe javen e pare qe filloi punen.
Në një shtet të papërgjegjshëm dhe nepotik, kleptokratik mund të ndodhë çdo gjë, luftë për pushtet është, dhe hajt kujt t'ja ngecin përgjegjësinë pavarësisht se peshku qelbet nga koka. Skandali aktual është edhe një tjetër: Shtëpitë me qera në Tiranë, çmimet stratosferike, të papërballueshme, më shtrenjtë se në Greqi apo itali. Si mund të kushtojë një shtëpi 2 1 me qera minimalisht 300-350€ apo mbi 400€ kur rroga minimale bruto në Shqipëri është 32000 lek? Si mund të kushtojë shtëpia 1 1 300€/muaj? Dakord tërmeti ka bërë të vetën, por janë shtuar shumë ato agjesitë real estate, që kanë rritur edhe çmimet për të përfituar vetë. Pra mbajnë pothuaj të njëjtat çmime të larta qeraje që të detyrojnë popullin hellexhi që ose të largohet nga Tirana në pamundësi për të përballuar koston, ose të harxhojë tërë të ardhurat e familjes me qeranë. Çfarë po bën qeveria? As nuk i plas fare! Shpopullim do. Kush s'ka mik e s'ka pare, le të ikë nga Tirana. Plus që jemi një shtet që nuk të kërkon llogari kur ble një pasuri të patundshme. Gjithë drogaxhinjtë dhe trafikantët bëwjnë prona mw para të pista, e mbajnë stok, w kështu bëjnë edhe kur ndërtohen kulla, rritet stoku dhe nuk ulen çmimet e shtëpive. Gjithandej mafie dhe informalitet. Dakord! Si të doni. Do shikoni edhe rezultatin! Pushteti i tepërt të çon edhe në humnerë. Sigurishg në këtë xhungël secili lufton me mjetet që ka. Ka që luftojnë me të vërtetën, dhe guxojnë të bëjnë çmendurira. Do e pësojnë prapë akoma më keq se në kohën e tërmetit. O do hapni rrugë, ose rruga do marrë flakë kudo në shqipëri. Nuk mban më ujë pilafi. "Mos luani me zjarrin"!
Thjesht dhe bukur…
Po kete Nanon sikur e donte shume Amerika o Mero,apo vari trapin.Ata spo i pjerdh me as Sali plehra,pse ti pjerdhi Rama.Bo bo sa do jete merzitur Juri Qim.Kishte shume shpresa se Gledisi do ta zhdukte korrusionin dhe krimin.
Ha,Ha,Ha. E di Mero ke emeron nga titullaret e Policise se Shtetit, Drejtori I Pergjithshem?. Asnje. Kur nuk I delegohen kopetenca , Drejtorit te pergjithshem, si do te kryhet puna.? Por ata qe jane me lart , Ministri etj si do Ti kontrollojne , psh ( Drejtoret e Qarqeve), kur i emeron vet.
Pupupu si qenke ti, nuk e paske haberin fare. drejtori I Policis ka tagrin te emeroje dhe te leviz cdo dhef, apo Drejtor. Nuk e ka ministri kete tager institucional. Lexo pak, dhe mo's pirdh
Shkruajme nga halli....ja dhe une kritik per qeverine.....
Shkrim I mire....Mero jam I majte e kam punuar ne administrate per 23 vjet....por administrate me te paafte une nuk kam pare kurre.....punon 1 e hane 50...punon si gomari nje 50 vjecar I ngelur rastesisht e 20 te tjere 25 vjecare luajne letra e marin rrogen...dikur te pakten punonin 5 e rrinin 2...Sot dhe te kesh deshire te ringresh Strukturen nuk e ben dot se nuk ke ku gjen njerezit qe hoqe...jane privat ose jashte ose Pension te parakohshem....
Shyqyr që guxove dhe godite një herë në plagë, por nuk mjafton! Ka ardh ora kur edi ramës duhet ti thuash mjaft! Ti thuash mjaft me banda oligark e kriminel njësoj si saliu dhe metja! Ti thuash mjaft e përdore policinë e shtetit për llogari të krimit! Ti thuash ramës se drejtorin e policis e shkarkove ti sepse të detyroj krimi...e plot të tjera e të tjera! Godite fortë sepse të godasësh ramën sot i ke goditur tê gjithë, edhe salinë edhe atë m... e skraparit edhe krimin që i financon!.
Mero po te shohesh gazeten tende nuk ka asnje artikull apo njoftim per SHCBA e dikurshme (sot AMP). Shkruan nga halli se e di shume shume mire qe nuk shkruan dot
Mire ky shkruan nga halli, po zotrote pse i lexon.....apo nga halli....na cate trapin me keto gjykimet tuaja
Nuk e lexoj Temen asnjehere mos ki frike! Desha te shoh vetem "Asgjene" e Meros
O Niku...më duket se ke rënë nga fiku. Giku ka hije të rëndë edhe nga gjysëm metër të biesh nga fiku të lë me pasoja. Ti duhet të ketë qënë fik i madh që ke ngelur çyryk.
Çdo individ që kërkon të ndjek shkollën e policisë duhet të paguajë! Të emruarit kërkojnë të bëjnë lek . Prej këtu fillon të dalë nga binarët policia. Nuk pyet më, të përgjon dhe pa urdhërin e prokurorit, të kap në gabim, thjesht për lek.
Sakte!!!