Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën, por ka ndodhur një gjë e re për Albinin

28 Gusht 2022, 20:00Editorial Mero Baze

Jam kundër atyre që janë të zemëruar me Albin Kurtin për atë që ka ndodhur dje mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me përdorimin e letërnjoftimit nga serbët dhe shqiptarët në kufi, pa pengesa, apo shtesa me letër të bardh, siç ka qenë deri më sot. 
Në Kosovë janë zemëruar pse Albin Kurti po u shet si marrëveshje, një deklaratë verbale të Vuçiq që pranon të zbatojë një pikë nga Marrëveshja e 2011. Shumë nga ata që janë zemëruar, e kanë me faktin që Albin Kurti këtë marrëveshje e ka pas quajtur tradhti ndaj Kosovës dhe ka bërë dhjetëra protesta ndaj saj. Tani vetëm pse po zbaton një pikë të saj, po feston. 
Të zemërohesh për këtë arsye me Albinin, do të thotë të ëndërrosh që Albin Kurti të mbetet ai që ka qenë, një populist primitiv, kundër ndërhyrjes së NATO në Kosovë, kundër Rambujes, kundër shpalljes së pavarësisë, kundër UNMIK, kundër marrëveshjes NATO-Kosovë për mbrojtje të Kosovës, e gjithë marrëzitë që ka bërë gjithë jetën. Kjo mund të shërbejë për ta bërë Albin Kurtin një udhëheqës qesharak, por nuk i vlen Kosovës. Kosovës i vlen një udhëheqës që mbyll Marrëveshjen me Serbinë, me njohje reciproke dhe deri atëherë duke zhbllokuar hap pas hapi gjithë problemet e ngrira. 
Dje vërtet nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re për Kosovën por ka ndodhur një gjë e re për Albinin dhe kjo nuk është pak. Njeriu që ka mbjell urrejtje ndaj bisedimeve me Serbinë dhe që ka akuzuar paraardhësit për tradhti, fiks për atë që dje kishte në tavolinë, është gëzuar që Vuçiq ja ka pranuar një pikë nga ajo marrëveshje e Hashim Thaçit. Shikojeni sa i gëzuar është ai dhe gjithë mbështetësit e tij, për të kuptuar se Kosova po ndryshon.  Si mund t'i zemërohesh për këtë gjë. Lëreni njeriun të ndryshojë, lëreni ta kuptojë se vjen nga parapolitika dhe populizmi dhe po kupton se sa punë ka që të rikthehet një herë në vitin 2011, e pastaj të kapë vitin 2019, kur u shpall fitimtar. 
Serbët nga ana e tyre janë edhe më të gëzuar se Albini. Se ata po ashtu vijnë nga një mendësi primitive konflikti. Ata po gëzojnë që Albinit i kanë thënë, po vetëm me gojë, pasi nuk ka pasur nevojë me shkrim se Marrëveshja ka qenë. Ata po gëzojnë që serbët e Kosovës, mund të përdorin letërnjoftimet e Serbisë në kufirin e Kosovës, pa problem, duke unifikuar hapësirën Serbi-Kosovë për llogari të tyre.  Një fitore jo e vogël e tyre dhe kjo, por nuk ke çfarë bën. Në dialog do falësh që të të falin. 
Tani nëse doni ta mërzisni Albinin, i thoni që ke firmosur një pikë të “Ballkanit të hapur” , pasi “Lëvizja e lirë me letërnjoftime në kufi është një nga katër pikat e Ballkanit të Hapur. Por ky do ishte teprim t'ia prishje gëzimin e gënjeshtrave të reja që ka thënë këtë radhë kundër Shqipërisë-tradhtare që lejon lëvizjen e lirë me Serbinë.  
Kjo nuk është zgjidhje. Zgjidhje është t'i thoni Albinit, vazhdo rregullo punën e targave, sipas Marrëveshjes 2011, pasi një qytetar i Kosovës nuk kalon dot nga Kosova në Serbi me targa të Kosovës. Edhe kjo është e shkruar që më 2011 që duhet të rregullohet, por serbët nuk bien dakord të zbatojnë. Diçka kanë pasur inat me udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës, të cilët të kompleksuar nga akuzat për tradhti të Albinit, ishin më patriotë se ky përball serbëve. Le të urojmë që Albini ka ndryshuar dhe të bëhet i pranueshëm për palën serbe, që t'i thonë “po” qoftë dhe me gojë edhe për targat. 
Nëse doni të jetoni në të shkuarën, kujtojini Albinit të shkuarën. Por ajo nuk i bën më punë as Albinit. Ai po jep prova se do ta harrojë të shkuarën e vet dhe po merr përsipër të shkuarën e kundërshtarëve të vet. Marrëveshjet e tyre. Lëreni të ndryshojë, qoftë dhe duke lëpirë atë që ka pështyrë. Në fund të fundit, vuajtje për të është nuk është për ju.  

34 Komente

  1. k
    kthhh

    Albin fashisti.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fashist Aliu

      O mero je ba si Kimetja qe fund hundet ku ste takojne!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        JO JO, Albini nuk ndryshon qe ti beje qejfin Vucicit, si ai Zotnia yt, Hajduti i Surrelit Albini eshte tamam Shqiptar dhe i vetmi pas viteve 90-te qe vendos Reciprocitet me fqinjin gje qe ne na mungon megjithse jemi 100 vjet shtet

        Përgjigjjuni
    2. X
      Xhaxhi

      Duhet pranuar qe Serbet e fituan kete lufte diplomatike per shkak te budallekut te Albinit. Serbet ishin ata qe "hapen rruge" ne syte e aleateve amerikane dhe evropiane megjithese ne praktike rruga ishte e hapur, thjesht duhej zbatuar. Imagjino sa debat i kot do te ishte ky nese Albini te pakten duhet te ishte i hapur per Ballkanin e Hapur. Mallkuan e shane Shqiperine dhe "vllaun e Vucicit" pikerisht per levizjen e lire e tashme ironikisht Kosova nga 1 shtatori ka levizje me te lire me Serbine se me Shqiperine apo Maqedonine. Tani si do ja bejne me asocimin e komunave Serbe qe eshte edhe kjo nje pike e marreveshjes me 2011?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Serbet fituan nje mut qe te hash ti bashke me Mero labushin q e e mban koken tek byth e Rames Albini ua futi Serbise dhe tani Sedrbia vajti ne hale dhe do e detyroje Gjermania ta njohi Kosoven

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pinoku

        Sa maskara ky Boza. Njëlloj siç ka surratin, ka edhe shpirtin. Kurti paska qënë kundêr pavarësisë së Kosovës, kundër NATO-s etj etj! Mos vallë e ngatërron me idhullin e tij Rugovën?! Se Kurti i ka bërë disa vjet burg në hapsanat e Serbisë. Ka qënë Rugova që kërkoi ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s! Ndêrsa Kurti së bashku me Dugollin organizuan të parën demonstratë masive të studentëve të universitetit të Prishtinës kundër sundimit serb. Në një kohë qê Rugova shpallej hapur kundër kësaj nisme! Si mund të jetë njeriu ka i poshtër, kaq gënjeshtar, kaq shpifës sa Mero Baze?! Si nuk i vjen turp nga vetja kur shikohet nê pasqyrë?! Njeriu që mbronte me shpirt dhe me zëmër Berishën kur ai digjte Shqipërinë, sot mbron Ramên dhe lufton Kurtin! Turp e faqe e zezë.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nacionalisti

          Pinoku Meqe dike gjerat a na thu se cfare shkruan dekreti presidencial i firmos nga presidenti federates jugosllave, meqe ishte dhe dekret i posacem per lirimin e albin kurtit nga burgu ne kohen kur UCK luftonte per te cliru kosoven

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond vlonjati

            Pinoku mos u merzit se asnje ne Shqiperi nuk i beson perallat e Mero Gelbazes, me perjashtim te ketyre halabakeve qe shkruajne ketu.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aron

            hahaha e paske qendis, o Mero. Albini eshte nje koqe kandari. Shpresojmeta heqin ne zgjedhjet e ardhshme, se vetem per ngaterresa eshte.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Përparim

              Prandaj quhet Albin kurthi ose skuthi.Eshte i ngjashëm me një m'i halesh,që të ha mun dhe të lë pa bythë me patriotizmin e leshit.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Franz Kafka

                Albini thjesht ka firmosur nje nga pikat e ballkanit te hapur. Ate qe e kundrshtonte gjoja si patriot i madh. Po mos ja thoni kete idhujve te tij IM dhe SB se boll pune kane para keta e skane kohe te merren dhe me Albinin: kane shtatorin para dhe do e djegin e pjekin edhe nje here Shqiperine

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Ladi

                  I hidhur farmak je Mero Baze por ilaç per mendjet qe e duan vertet shqiptarine.

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zahir Pajaziti

                    Albin Kurci është ashtu siq janë edhe shumica e Shqipëtarve të Kosoves, ZUZAR . Mjafon që hanë buk , në mbrëmje flejn te gruaja dhe luten në mëngjes mos të " hanë" dru nga shkijet, Po të mos ishin, shumica, të tillë nuk do e kishim asë Kurcin e asë Vjosen.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Ben

                      Ti a je shqiptar i Kosoves?

                      Përgjigjjuni
                    2. Y
                      Ymeri

                      Hajde nji her ne Kosov o Mero sa pa ti qi robt smuj pa e lan.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kosovari

                        Po pse mor Albin ,kjo marveshje duhej zbatuar qe ne 2011 ,luftove fort , edhe per Open Ballkan ,deri sa e bere armik Ramen ,dhe ja mor kurt nje nga tre marveshjet eshte levizja e lire midis shteteve , i thone mos ha kot

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit.

                          E kuptoj merine e Meros me Albinin, fundja nje fshatar nga Tepelena eshte nuk çuditet njeri. Ne Kosove ka stabilitet po qeveriset relativisht arsyeshem, mardhenjet me serbet do vazhdojne te jete te tilla gjithe jeten si seriali tomi e xheri. Rama mund te na shkruaj dhe ndonje liber per Titistet e sotem te serbis e kosoves. Jeta vazhdon!. Mero do vazhdoje te lefi fundja qeni lef ku ha!

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjush akullorja

                            Mero duket si i "forti" i lagjes qe i thote te gjitheve , kush ngacmon filanin( RAMEN) ka pune me gojen time "te qelbur" sipas kolegeve te tij gazetare.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              shtetas shqiptar

                              Ti Mero Baze je i fundit qe duhet marresh penen te shkruash per Albin Kurtin, sepse prej kohe ke marre armet e ke qelluar me shpifje kunder tij! Albin Kurti eshte ai qe ka qene - Nje kryeminister per Kosoven e kosovaret. Qe ne takimin e pare me Vucic e ka pyetur dhe prap e pyet qe ta degjojne veshet e botes : "Kur do ta njihni Kosoven"? ...di ti Mero Baze ndonje rast kur Edi yt Rama ti kete bere nje thirrje te pakten formale atij vellamit tij te Open Ballkan Vucicit pra, qe te njohe pavaresine e Kosoves? Asnje! Prandaj qepe verren e mos derdellit kot.

                              Përgjigjjuni
                              1. Fjala

                                Ti sje shtetas shqiptar, se po te ishe nuk do genjeje si fashisti yt i Beogradit qe kur kosovaret rrinin ne burg, Albini yt jepte intervista ne g99 dhe televizionet e Beogradit. Ne qofte se nuk e di, ha mut dhe mesoje apo pyet dobicin e Sheqeres. Edi Rama eshte nga ata burra qe ja ka thene Aleksander Vucicit ne sy ne tribune publike te Beogradit per te njohur Kosoven , o krimba shpirtzinj te de keqes jo nje here por dhjetra. Ndersa Mero Baze paraqet nje realitet te hidhur shqiptar qe tipa maskarenj si ju doni ta mbuloni mutin me shurre . Jeni kerma !

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Raimond vlonjati

                                  Boll ti o mut muti , po na flet ti per Albinin qe eshte politikani me patriot i kombit tone dhe na mburr ate spiunin e qelbur te Serbise , Rama hajdutin qe eshte kthyer ne nje sherbetor besnik i politkes serbe dhe i Vucicit . Legena te qelbur ! Keni surrat ju te flisni kunder Albinit qe mbron interesin e Kosoves para kriminelit serb Vucic te cilit Rama juaj i lepin bythen

                                  Përgjigjjuni
                                2. x
                                  xx

                                  SI JO .JA KERKOI NE SY TE GJITHE BOTES I FTUAR NE SHTEPINE E TYRE .CFARE BEJE TI HAJE KASHTE SI GOMARI Oshtetas shqiptar por gabimisht se duhej te ishe shtetas gomar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    shtetas shqiptar

                                    Qetesohuni budallenj rilindjote , shikoni Ramen aty mes shaleve te Vucicit por mos pushoni se ngreni marmallate kunder Albin Kurtit. Ti '2 here x' - Rama vetem ne e ka kerkuar ate Pavaresi per Kosoven aty ne sofren tende famijlare or matuf se atje ne Beograd as fryme nuk merr pa lejen e Vucic.

                                    Përgjigjjuni
                                3. O
                                  Ol

                                  Mero, ti je i idhnum me Kurtin se ai e ve intelektualisht perfundi piktorin e gjate. Piktori qe kujton se osht lider global. Piktori duket mire ne syte tane se me anen tjeter kemi saliqenefin dhe ate kokelopen injorant e ish president. Albini osht njish dhe kur ne histori te kane palluar 400 vjet turqit dhe 150 vjet serbet, eshte e kuptueshme sesi ti i sheh ngjarjet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kasemi

                                    Mero, mqs vete po thua qe marreveshja eshte bere qe ne 2011, me te drejte lind pyetja, perse nuk u zbatua deri ne 2019. kur Albini nuk kishte gje ne dore? U desh vendimi i Albinit, qe kjo marreveshje te mirrte jete. Nuk kuptoj cfare dobie i ben me shkrimet e tua, asaj pjese te Kosoves qe beson tek Albini. A i vlen kjo bashkejeteses se kosovareve, ashtu si po perpiqesh te thuash se duhet bashkejetese efhe ndermjet kosovareve dhe serbeve?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari nga Kosova

                                      Jam dakort ne shume gjera qe thot Baze,por nese duhesh te jesh realist dhe i paanshem duhesh te kritikosh eshe nismen "Ballkani hapur". Pse? Sepse duke i hapur Serbise dyert pa asnje kriter,ti i lehteson asaj pune. Serbia eshte shteti me i fuqishem i Ballkanit. Ekonomia e saj eshte me e konsoliduar se e çdo shteti ne rajon,prandaj perfitimet i ka me te medhaja. Pse t'ia lehtesojme punet Serbise? Ajo mezi pret qe te behet kjo pune.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dashamires

                                        Shqiptari nga Kosova - Te kritikoje Mero ate Open Ballkan...po a ke lexuar gjekundi ndonje fjali te Meros kunder Aleksander Vucicit??? Dashke ta lesh pa rrogen qe ka 30 vite qe e merr si sherbetor konstant i c'do pushteti filluar me devocionin maksimal pikerisht si sherberoti nr-1 i Sali Berishes duke mallkuar Ramen e der sot kur i sherben Rames duke mallkuar Albinin!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. H
                                        Himarioti

                                        Me shumë profesionalizëm e keni përshkruar psikologjinë e populistit Albin Kurti. Albin Kurti është i tepërt dhe i rrezikshëm në politikën e Kosovës dhe të kombit tonë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hajdarovski

                                          Ehhh Mero si gjithmone ne sherbim te Rames. Te lutem mos na fyej inteligjencen .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Arben

                                            A e dini ju bashkbisedus te temes perse behet gjith ky debat brenda dhe jasht kosoves perfshir ketu dhe gazetaret dhe opinjonistet dhe nderkombtaret per qeveri e kosove dhe te shqiperis dhe te serbise ku esht dallimi se politikanet e djeri djeshem dhe te stoten ishin te shantazhushe nga vjedhjet dhe vrasjet qe kishin kryer dhe kishin ardhur ne pushtet me vota te vjedhur dhe per nderkombtaret nderkombtaret keta ishin te degjushem per cdo gje prandaj e sulmone Albini per mos te ndryshone gjendja politike ekonomike ne vendet perkatese.vet lufta ne Ukraine e tergon se mbeshtetja perperndimi e sidomosper shba nuk eshte me sepse ka perkrahur vjedhur e vote shitjen e interesin e vndeve sovrane dhe ka perkrahur diktaturat sic jemi ne ne shqiperi dhe me hier.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. I
                                              Ilir Shaqiri

                                              Nuk i varë dot ore Omer me Albinin e madh. Sa ma shumë që bënë kazanin, aq më i adhurueshëm bëhet shën Albini. Lekut të putinit po i delë boja, por siq duket ty dhe Bata Haxhiqit nuk po iu mbushet mëndja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Çekiçi

                                                Albini është nji ruso serb nji faqezi nji idiot komunist i perbetuar Vjosa idiote e perbetuar ta ndjek rrugen e babit dhe te familjes per ti sherby më besnikri UDB Jugosllave Keta te dy i ka pasë Kosova taksiratë më i pasë udhheqes

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi

                                                  Ti or Cekic qenke krejt Krric. Plasi syte e shih Ramen si qesh e nduket me Vucicit e pastaj eja trego perralla me UDB Jugosllave or loqke.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. i
                                                  iliri

                                                  Mjeran

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje