Telenovela e krimit me policinë dhe heshtja e Sali Berishës 

30 Gusht 2022, 18:23Editorial Mero Baze

Zhdukja misterioze e një prej personave më të përfolur në vend në botën e krimit, Ervis Martinaj, krijon një problem të rëndë moral me policinë shqiptare. Natyrisht që nuk jam gati të besoj të gjitha çfarë dëgjoj për korruptimin e policisë, apo gjithë shefave të rajoneve, por mënyra se si po flitet pas zhdukjes së tij, tregon se të gjithë kanë ditur gjithçka.

Kanë ditur ku ka qenë në hotel, ku ka qenë në Tiranë, ku ka qenë në Shijak, ku ka qenë në Laç etj. Kanë dhe mesazhet e tij të fundit. Pra policia e ka pasur atë thuajse nën kontroll. Nuk di a është gjallë apo është zhdukur, por e sigurtë është se po të kishte bërë detyrën policia, do ishte gjallë dhe në burg.

Tani që fantazia është çliruar dhe gara është mes atyre “gazetarëve” që kanë më shumë fantazi dhe jo më shumë fakte, bie në sy se kryefantazisti i historive të tilla në botën shqiptare, Sali Berisha, nuk ka folur.

Ai që e shfrenon fantazinë për çdo të kërkuar duke e lidhur me Edi Ramën, apo që në rrethana të tilla të ngjashme e masakron policinë, duke u shtuar të vërtetave të hidhura të saj dhe dhjetëra fakte të sajuara, ka heshtur dhe është strukur. Njësoj ka bërë dhe në vitin 2018, kur i njëjti personazh ka pasur probleme me një përleshje në Bllok.

Pashë postimet e fundit të tij dhe akuza e fundit ishte që Edi Rama kishte vrarë dikë në Elbasan, pas një përleshje mes dy banditëve. D.m.th. kishte caktuar që ky vrasësi ishte Edi Rama.

Por ndërkohë që Shqipëria vlon nën pushtetin e një telenovele kriminale, ku shfaqen njëri pas tjetrit policë të inkriminuar, mafiozë që bëjnë aleanca kundër njëri- tjetrit dhe policia si Big Brother që vetëm i shikon, ky kryefantazisti ka qepur gojën.

Po ashtu ka heshtur dhe numri 2 i partisë së tij, ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ai zakonisht krekosej kur dëgjonte për histori kriminale. Qysh pas shfaqjes “non grata” nga qeveria e Britanisë së Madhe, ai nuk flet më për kriminelë, pasi me sa duket ka lexuar një letër ku i rreshtojnë dhe atij kriminelët e vet të listës B9.

Kjo tregon se në betejën e tij politike dhe spekulimet e tij kundër krimit, ai nuk është kundër krimit, është kundër kriminelëve kundërshtarë. Kjo tregon se ky njeri është si palë në llafazanërinë e tij kundër banditëve, pasi është vetëm kundër atyre që u bien më qafë banditëve të tij.

Fakti që Berisha dhe të vetët nuk flasin për këtë rast, e rëndon dhe më shumë Policinë e Shtetit, jo se janë në sintoni me të, por se minimalisht në këtë rast nuk janë nën presionin e tyre për të mos hetuar dhe arritur në përfundime të sakta. 

Ndërsa jemi të detyruar të dëgjojmë lloj lloj versionesh për zhdukjen Ervis Martinaj dhe asnjë konfirmim serioz nga Policia e Shtetit, për faktet që përfliten në emër të saj, ata nuk kanë më as ndonjë alibi se janë nën presionin e opozitës në këtë rast.

Opozita i ka lënë të qetë dhe gati i adhuron për atë që kanë bërë për ta mbikëqyrur dhe ruajtur Ervis Martinaj. Në fakt, do ta kishin shpëtuar po të kishin bërë detyrën, por ndoshta se kanë menduar më të keqen. 

Më e keqja u ka ndodhur vet atyre, që sot më ngjajnë me ata policët e dikurshëm të Flamur Nokës, kur katër drejtorë të mëdhenj policie drekonin me dikë që është në burg për vrasje polici, duke kënduar me çifteli. Jepuani atyre policinë të paktën, se e marrin më lehtë në situata të tilla. 

21 Komente

  1. I
    Ija Besit

    Vis Martinaj, është ortaku i Zen Sali Berishës për lojrat e fatit, kështu që, Saliu lshtë në tavë për këtë punë. Njesoj si Bes Kallaku, që është administrator i pasurive të Ilir Metës. Largqoftë ndonjë ditë, do të degjojmë të njejtën histori për Bes Kallakun, njesoj si,për Vis Martinin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me të vertet Edi Rama e Ka kthyre policine në big

      Ketu jame plotsisht dakoret me Meron. Që pase ikjes së Fatmir Xhafes dhe Sander LLeshit policija e shteti ështe kthyre në një instututsjone komplet qesharake. Një lloje si në kohen e Flamure Nokes, vertet policija ështe bër si Big Brother, shef kamrat dhe mbledh kufomat, Me ikjen e Fatmi Xhafes dhe Sander LLeshit nga policija e shteti na Ka tregue fetyren e vertet të Edi Rames kure ai vet i Ka gjërat në dore se pse Çuçi aty ështe veq sa për numer se pse ai si njeri a po si minister nuke ka as një lloje atoriteti ështe komplet ndryshe nga Sander LLeshit dhe Fatmi Xhafa. Edi Rama i ka vën të gjitha punet e Shqiptarve në vie dhe tani i Ka ngelur të shkoje nëpër Evrope për ti thure lavdi Erdoganit dhe Turqise. Se në Shqiprie gja ju Ka bër statujat dhe ndertue Xhamiet e tyre. Edi Rama ështe një horre një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        O tunxh, Fatmir Xhafen dhe Sander Lleshajn i hoqi qafe Sali Berisha me intrigat e tij te dirigjuara nga djali shpirteror Lul Basha; tani gjuajtjet po i kthehen mbrapsht, prandaj hesht.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Drejtesia e munguar

        Nqs unë do isha drejtori I policisë do thosha: Martinaj është në kërkim nga policia e shtetit dhe jemi duke analizuar të gjitha të dhënat e fundit për për të ditur vendodhjen e tij. Për arsye të sekretit hetimor nuk mund të japim informacion të detajuar. Ju klouna gazetarë shkoni fshini bythën me gazetat e kazanëve që kemi vërdallë. Kaq!

        Përgjigjjuni
      3. m
        mirakull

        Z Mero ,krejt policirat ,tatimorerat,administraterat,pedagogsat,borderat etj jane te mbushur me ushtare te saliut ,pak te floririt dhe pak te rames.Secili punonjes reflekton ne punen e tij te perditshme mendesine e atij qe e ka rrasur ne ate vend pune saliu ,floriri ose ramen.Cdo njeri I thjeshte perballet perdite ne zyrat e shtetit me shume sali ,pak flori edhe pak rame.Tallk@risja me e fuqishme eshte kur saliu dhe mediat e saliut I kerkojne hesap Rames edhe ps per administraten qe e ka emeruar mbi 80%vete saliu.Nderkohe Rama edhe te tjeret ne ps rrine si te permjere ne brekushe se nuk dine si te justifikohen.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Entoni

          Kur Frroku i madh drekonte me drejtoret e policise ai nuk kishte vrare. Do thoni ju ishte nje bythqir i pabese qe ishte marre me prostitucion edhe 1000 te zeza te tjera. Jam dakord! Jam dakord me ju por hajde te ia themi edhe Rames sepse ai beri koalicion me Frroket i nxori edhe deputet.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Beri koalicion pasi certifikaten e dekriminalizimit e kishte te paster.Sipas ligjit .Harrove te na thuash cfare beri Rama kur ky frroku u be subjekt hetimi.Me siguri si malok I pabese qe je, kujton se jane te gjithe debila si soji yt.Rames vazhdo haji ate qe nuk thuhet sic ke bere deri tani dhe mos bej te heqesh briskun nga dora.

            Përgjigjjuni
            1. e
              entoni

              @Rajmondes nga Vlora, E dashur Monda, Nuk te ben mire per shendetin ti kthesh komentet ne lufte personale. Se kush eshte malok edhe kush eshte qytetar eshte nje debat qe nuk mund ta bejme ketu. Ne lidhje me temen e diskutuar me larte, me te famshmen "dreken e ciftelise" . Ku disa drejtora policie kishin dale ne foto duke ngrene dreke edhe duke i rene ciftelise me Frrokun. Dua te ju kujtoj ty edhe te gjithe komentuesit e tjere qe z.Tonin Vocaj ishte pjese e asaj dreke edhe ka dale ne foto ne Frrokun edhe te tjeret. Pikerisht zoti Tonin qe sapo eshte komanduar nga Rama si Drejtor i pergjithshem i policise. Te mos keqkuptohemi nuk po e akuzoj zoterin per ndonjegje. Thjesht po theksoj mos beni propagande te verber duke theksuar vetem gjerat qe juve ju interesojne.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tjerrsleshi

            Ketij Merhum Bazes kane hall mos ja tjerr leshin e koqeve tjeterkush krietarit dhe si di ai keto gjera mos e ngani .

            Përgjigjjuni
            1. m
              meli

              Asnje nuk e kupton ironin e Bazes.Ne keto kohera dhe ne kete sistem gjithçka ndodh baze.Jane pune te veshtira keto.Zotrote e di shprehjen e vjeter "çfare uji i dhe gomarit" edhe kjo pune keshtu eshte.S'ke nga rruhesh me perpara se ta fut tjetri qe ke mbi koke.E kohe te veshtira Mero Xhani!Shqiperise i kahumbur nishani.Nje plake nga anet tuaje dikur me pat thene "se Isai,se Musai kurre s'ka per t'iu gjendur faji"!

              Përgjigjjuni
              1. B
                Baca

                Gjithmone kendveshtrimet e M. Bazes, lidhen me Saliun. Eshte nje menyre interesante sesi cdo ngjarje qe ndodh, sipas Meros, ka Saliun nga mbrapa. Arsyeja? Mero paguhet per ta bere kete gje, ne menyre qe rivaliteti politik dhe cdo aspekt i jetes ne Shqiperi te paraqitet dypolar : Edvin - Sali. Ne rastin konkret qe ka te beje me “zhdukjen” qe mediat e oborrit te KM i bene E. Martinajt, MBaze eshte flamurtari i amplifikimit te ketij lajmi dhe sot e çoi atje ku donte; e lidhi me Saliun. Nderkohe qe ne menyre tinzare sulmon Policine e Shtetit e cila ne rastin konkret po tregohet profesionale dhe korrekte. Mos u shqeteso Mero, Sherbimet partnere (SHBA) e kane te plote tablone per Olsin. Kjo fale djalit te tyre qe kane ne krye te policise te cilin ti ka dy dit qe e doreheq, e largon e shkarkon…

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Me mire prishet

                  Perfekt! Nje shkrim i gjate i Meros, qe asgjesohet me 5 rrjeshta te qarta dhe te sakte nga Baca.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liria

                    Ke te drejte: Ervis Martinaj po ben plazh ne Bahamas dhe sali Berisha ne Lalez; te tjeret bejne llapa - llapa, se u ka rene dielli i Tiranes ne koke.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xhaxhi

                    Nuk e ka kete kendveshtrim vetem Merua por shumica derrmuse e shqiptareve.. duhet te jesh trushplare qe mos te kuptosh qe MAFIA e vertet ne kete vende (nje shtet brenda shtetit) eshte Saliu me familjen e tij. Saliu me familjen e tij jane te vetmit ne mbi 100 vjet shtet shqiptare qe jane nongrata. Jane nongrata sepse jane mafioze. Kokes se Mafies ne shqiperi ju pre koka, keto jane perpelitje qe sheh e degjon. Por fatkeqesisht ne nuk kemi shtet, gjigandi ka bere ca pune te mira por shtet jo.. Na duhej Amerika megjithese te gjithe e dine kush jane mafiozet e vertet ne Shqiperi. E di dhe Rama, ministri dhe drejtori i Policise.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bah

                      Tpaska mbet ora te “Fajin e ka Saliu” Ka 9 vjet pa pushtet ai or krap!

                      Përgjigjjuni
                  3. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Po vjen shtatori, nuk ka vjedhje bankash apo makina të vlerave monetare. Kush do paguajë për "përmbysjen" e pushtetit të Ramës? Pengu ?!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VV

                      Cfare pretendon me nga nje cope muti dhe kadaver e pakallur?! Ka marre fund ai dhe epoka e tij. Pas pak o do ngordhe si qen ose do ta poshterojne ndyresisht, por gjithesesi fundi i tij i pashmangshem dhe tragjik, do te cliroje edhe berishistet budallenj nga nje obsesion kompulsiv patologjik, qe do te shporren pergjithmone nga politika, por do lirohen nga nje semundje mendore duke ju kthyer jetes, si qytetare te lire . Shih perpara Mero!

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        reti11

                        Yesssss!

                        Përgjigjjuni
                      2. l
                        lenci

                        Mero. Ndonjë gjë konkrete në këtë editorial nuk na the, por të paktën nuk na shpjegove se kush është kjo lista B9?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shaban

                          Ky Martinaj per mendimin tem lidhjen kryesore e ka me politiken.Mendoj qe politika qe ka lidhje e ka grabit per ti mbyll gojen.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patrioti cam i M...Bazes

                            Merua i shkrete, nuk rron dot pa huhatur pordhet e Saliut! Ankohet njelloj si kur i ka me bollek ashtu edhe kur i mungojne. Po Edi Rama mor qyq, valle ka hapur gje goje per ate Martinajn, apo eshte i zene me reabilitimin e Basteve?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje