Tri opozitat që nuk i bashkon dot Edi Rama 

5 Shtator 2022, 20:01Editorial Mero Baze

Tri opozitat shqiptare po përpiqen të luftojnë njëra- tjetrën në emër të bashkimit. Sali Berisha, i cili kërkon të dominojë të tri opozitat, pasi dështoi të shkarkojë Enkelejd Alibeaj nga kreu i grupit parlamentar, po përpiqet të flasë për një opozitë që de facto është e bashkuar, por që këta që e pengojnë, d.m.th. rreth 30 deputetë, janë thjesht numra.

Duke dështuar në shkarkimin e Alibeaj, ai po përpiqet të ngrejë stekën e retorikës politike, duke folur për përmbysje të Edi Ramës, dënime të tij, deri dhe makrabitete, me qëllim që vëmendja e demokratëve të s'postohet nga ajo çfarë nuk i bëri dot Alibeajt, tek ajo që “do t’i bëjë Edi Ramës’”. Kështu mendon se ka më shumë njerëz me vete dhe nuk bie dot në sy fakti që ai nuk mund dot as Aliabej.

Ilir Meta, i dëshpëruari i dytë i madh i opozitës, me dy çështje të hapura në SPAK dhe me një dosje që pritet t’i lexohet publikisht si bashkëpunëtor Sigurimi, po ashtu ka vendosur ta gjejë shpëtimin tek Edi Rama.

Ai i është kthyer fjalorit të të fortit, duke pretenduar se “do e këpusë në mes”, “do ta palosë”, “do ta varrosë”, “do ta murrosë” etj, me qëllim që askush të mos e pyesë i shqetësuar se çdo bëhet me dosjet e tua, si hajdut dhe spiun.

Ai mendon se duke degraduar gjuhën ndaj Edi Ramës, arrin t’i fshehë problemet e veta.

Opozita e tretë, e cila ka vendosur të presë gjyqin në apel, për t’u quajtur PD apo për të bërë grupim të ri, ka vendosur t’i vërë në provë dy opozitat e tjera me nisma ligjore.

Njëra është ajo kundër bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, tjetra është përfshirja në reformën elektorale për ndarjen e re zonale të bashkive. Me nismën e parë, sipas një projektligji hartuar nga Alibeaj, është e qartë se një prej opozitave, ajo e Ilir Metës, do jetë armike e saj, kurse tjetra, ajo e Sali Berishës, do të jetë dy herë armike, pasi do t’i tregojë edhe Ilir Metës që nuk e ndërron kurrë me opozitën e Alibeajt.

Nisma tjetër, ajo për ndarjen zonale, në fakt mund të dështojë, nëse të tri opozitat kanë secila versionin e saj dhe mund të mbetet kjo që është në fuqi. Në këtë pikë, përpjekja e disa deputetëve që flasin për kandidatë të përbashkët opozitarë, vlen si provokim për të vënë në rresht Berishën e Metën pas Alibeaj, por nuk realizohet dot praktikisht.

Nëse PD ligjërisht i mbetet grupit Alibeaj, në Shqipëri do përsëritet skema e 6 marsit. Në të kundërt, do të kemi një parti të re opozitare, e cila për t’u provuar sa fuqi ka, duhet të konkurrojë.

Pra në të gjitha variantet, tri opozitat shqiptare nuk i bashkon dot Edi Rama, apo inati me të. Sado i egër të jetë fjalori i Sali Berishës ndaj Ramës, sado vulgar të jenë të sharat prej të çmenduri të Ilir Metës, apo kundërshtitë ligjore të Alibeaj, Edi Rama është i pafuqishëm për t’i bashkuar të tri bashkë kundër vetes.

Madje dhe gjuha e egër kundër tij, nuk vjen nga ndonjë aksion konkret kundër tij, por nga nevoja e Berishës dhe Metës të mbulojnë dështimet e tyre.

Meqë njëri nuk mund dot Alibeaj si kryetar grupi e tjetri tërbohet pse Alibeaj paraqet ligj kundër spiunëve, bëjnë sikur do vrasin Edi Ramën, që të kënaqin fantazinë e mbështetësve të tyre dhe të mos kuptohet që nuk mundin dot Alibeajn.

Në fakt, thjesht janë duke vrarë njëri- tjetrin në opozitë, me emrin e Edi Ramës në gojë, si heronjtë e heshtur të tij.

17 Komente

  1. D
    Dakord

    Ka nje pasaktesi ne kete artikull. Kemi nje opozite te dobet dhe 2 banda dhe jo jo 3 opozita. Opozita e dobet po tregon dinjitet duke mos u bashkuar me bandat per hir te pushtetit dhe ky eshte nje lajm i mire.

    1. k
      kthhh

      Nqs Rama dhe socialistet nuk kalojne ligjin per perjashtimin nga politika te spiuneve te sigurimit te shtetit dhe te personave te shpallur non-grata ne SHBA apo BE ,atehere ata do jene fajtore qe kanceri i krimineleve qe ka zaptuar politiken dhe kombin shqiptar te kaloje ne metaztaze qe do preke edhe shume gjenerata te ardhshme shqiptaresh.

      1. R
        Raimond vlonjati

        EDI RAMA eshte nje anti-shqiptar i betuar , dhe duhet te ngrihet gjithe populli Shqiptar dhe ta marri zvarre nga zyra e Kryeminsitrit dhe ta terheqi rrugeve te Tiranes , ate kelysh te politikes serbe Edi Rama , ky hajdut i piste nuk ngopet qe po vjedh cdo lek te taksapaguesve Shqiptare me qindra miliona dollare me metoda te pista, por ai kelysh kurve eshte i betuar kunder Risine Shqiptare, i betuar kunder Gjuhes Shqip, dhe nje servil i qelbur i politikes se Beogradit Eseh detyre e cdo Shqiptari qe kete Esat Pash te koheve moderne, te ngrihet ne proteste dhe ta shporrim nga pushteti kete hajdut dhe ta cojme per gjykim per Vjedhjet dhe per Tradheti ndaj Atdheut

        1. D
          Dakord

          Raimond kur do dilni ne proteste se iku shtatori!!??? Prisni zgjedhjet qe ta shporrni Ramen o pseudo demokrate.

          1. L
            Lleshi nga Kurbneshi

            O Rajmond që nuk je vlonjat ! Sado që ta mbrosh Sali non gratën ,nuk mund ta barazosh me këtë të gjatin , që ti e sulmon në mbrojtje të atij që nuk mbrohet. Ti me shokë , ai ju përdor si gjethe për të mbuluar atë veglën (kupto krimet dhe vjedhjet që ka bërë) , që i gjati që ti e ke inat , e ka lënë të pa mbrojtur në plazhet e Francës, duke dalë nudo. Për atë mikun tat , ky veprim është herezi dhe duhet të dënohet. Në qoftë se nuk e kupton këtë që po të them , pyet ndonjë më të ditur se vehtja që të ta shpjegojë . Me këtë që mbroni nuk do të keni kurrë të ardhmen që ëndëroni , do keni vetëm zhgënjim , reflekto sa je në kohë.

          2. Z
            Zeqo Pilafi

            Të jesh i bindur se nuk do të kalojnë asnjë ligj për largimin e spiunëve. Ose do kalojnë diçka që ka për të qënë asgjë, e cila as ka për t'i prekur Berishën dhe Metën. Këtë la të kuptohet sot Veliaj, kur tha se dosjet e tyre Berisha dhe Meta në marrveshje me njëri tjetrin i kanë zhdukur. E gjitha kjo do përfundoj në shkarkimin e kryetares së Autoritetit të dosjeve, dhe pas kësaj, do t'i kërkojnë falje Zotit Meta, duke ju lutur njëkohësisht të jetë ai që të bëjë përsëri propozimin për njeriun që Rama do vendosi.Nuk është aspak çudi që Metaj të propozoj Filip Takon në krye të Autoritetit. Ose Irfan Hysenbelliun. Ndaj Kurrë nuk duhet shpresuar, që nga njerëz jo të hajrit të dalë një punë e hajrit.

          3. B
            Buda

            O Mero Baze, je Nr. One ne Gazetarine demokrtike Shqiptare, por te lutem shkruaj me rralle o burre, se po na le pa pune!

            1. V
              Vranakonti

              Zoti Mero! Mos dëgjo se shkruajnë kundra teje,por vazhdo të shkruash shume të vëteta,ngjarje reale siç ke shkruar,dhe të lumt dora.

              1. a
                apo jo

                Mero. Ligjin për spiunët në Kuvend e ka paraqitur grupi parlamentar i PS dhe shinjestron Ilir Metën. Alibej ka sjellë ligjin e lustracionit (dekomunistizimin) që synon largimin nga politika të Berishës si ish komunist i vijës së ashpër.

                1. P
                  Po

                  Lufta ne shqiperi behet per pushtetin opozitar jo per ate qeveritare.

                  1. s
                    shoferi i amb. Y. Kim

                    Opoziten qe perpiqet ta mbaje te ndare Yuri Qimja me ane te nje kllouni si Alo Beu i cili nuk ka mundesine as ti mbledhe ato deputetet qe kujton se ka pas vehtes aty ne seli te partise qe pretendon se perfaqeson. Kopje me e keqe se e Lyl Bashes qe te pakten dilte ndonjehere mes njerezve per ndonje proteste. Por Yuri Qimja me ane te dordolec Alo Beun po i ben nje te mire Opozitarizmit. Po i shtyn kedo qe eshte opozitar me kete qeverisje te baglosur Rama drejt Berishes e Metes, si te vetmit qe mund t'ja heqin nga zverku kete pusht-shtet kalbesire Rama.

                    1. D
                      Dakord

                      Shofer ngit makinen e leri llafet. Mos perdor cel ne timon se do gremisesh e do hash koken

                      1. s
                        shoferi i amb. Y. Kim

                        Dako, une cel e perdor kur ngas Yurin jo makinen, ndaj rri i qete e mos mba siklet fare.

                        1. P
                          Palluesi I mamit te Zahos

                          Edhe une ne celular flas kur "ngas" treshe gruan e Dakord dhe Kthhhh. Kete jave erdhen te qethura e te rruara nga poshte. Vdesin per 23 cm -shin tim. Si lene gje pa bere.

                    2. Y
                      Yeah

                      Bajga e Çepanit dhe plehu i Tropojës Po i japin shumë shkaterrimit te politikes se brishte shqiptare. Varfëria ka arritur kulmin, ndërsa ish-spiunet shtiren si luftetare per drejtesi!!! Nëse këto dy plehra nuk futen ne kazan e te fundosen nen dhe si skorjet radioktive, gjeneratat e reja s’do arrijne te punojne per nje Shqiperi të lire nga korrupsioni dhe gangsterat që paguajne me zarfa shefat e Policise shqiptare ( me te korruptuaren ne rajon)!

                      1. K
                        Kajmakeria e Rilindjes

                        Gjykata le ne burg Saimir Tahirin, alias Saje Qorrin, ate "Ministrin me te suksesshem" te Rames qe diten rrinte ne mbledhjet e qeverise e naten ne krevatin e Habilajve. Ky fare Ministri i Brendeshem unikal ne glob i denuar per - bashkepunim me grupe kriminale (!)

                        1. O
                          Opozite non-existence

                          Kush do qofte kryeminister Rama apo dikush tjeter me keta zgjebarak si spiuni , nongrata alibeu, basha , grida, babale , mul gomari apo dhendri zhulsit zhulali i ka zgjedhjet te fituara para kohe .Shqiperia jo se nuk ka opozite por nuk ka visionne opozitare ,opozite nuk do te thote te kundershtosh cfae pozita bene pasi konsiderohesh opozite dekonstruktive por te krijoshe alternativa qe pozita nuk i ka .Opozite me te ndaje me dyshe me vodhe zgjedhjet kur ndertohen rruge spitale shkolla dhe opozita thote korrupsione ehhh kjo tregone qe keta nuk njohin bazen elementare te sistemit demokratik ku vullneti shumices drejtone dhe kure nuk kane per te fituar

                          Lini një Përgjigje