Nikollë Lesi duket se është mërzitur me përpjekjen e opozitës dhe disa kolegëve për të krahasuar dhunën e Sali Berishës mbi gazetën "Koha jonë", me prishjen e pishinave të Irfanit. Aq i prekur duket, sa i ka numëruar dhe një herë gjithë të zezat e Berishës, përfshi arrestimin e Frangajt, gjymtimin e përjetshëm të një gazetari, sulmet me dinamit në shtëpinë e tij dhe shantazhet e përditshme të SHIK dhe marrjen e “çmimit” si një nga “10 armiqtë botërorë të Lirisë së Shtypit’ nga Sali Berisha.
Në të vërtetë, ai që i ka hequr në shpinë të vet të gjitha ka të drejtë dhe të ndjehet i fyer. Por këtu problemi nuk është se këta fyejnë historinë me këto që thonë. Problemi është se këta po përpiqen të relativizojnë betejat e shtypit në Shqipëri, për të lehtësuar të shkuarën e tyre kriminale me shtypin, dhe po zhvlerësojnë rreziqet reale që mund të ketë liria e shtypit në këtë vend, duke konsumuar beteja për pishinat e një ndërtuesi abuziv.
Një nga humbjet më serioze për lirinë e shtypit në Shqipëri ka qenë modeli i investimit të biznesmenëve në shtyp, për ta përdorur shtypin për interesat e biznesit të tyre. Ky model që nisi në vitet 2000 kur kryeministër u bë Ilir Meta, erdhi duke u thelluar derisa çdo kush që donte të bënte një pallat hapte më parë një gazetë apo TV. Tani ata që kanë një hall më të vogël bëjnë nga një portal se ka më pak kosto.
Ky degjenerim i standardeve të shtypit, është një nga armiqtë më të egër të lirisë së medias, pasi është standardi që jo vetëm biznesi i shtypit, por dhe gazetarët përdoren si zëdhënës të problemeve të pronarit dhe jo si raportues të ngjarjeve. Madje tek kjo historia e pishinave dhe ajo mbledhësja e çadrave fliste politikisht për lirinë e shtypit.
Mu kujtua historia e Sali Berishës pas ngjarjes kriminale të Gërdecit. Në Gjirokastër një zyrtar lokal socialist dhe një demokrat ishin bërë bashkë dhe po ndërtonin një pallat, i cili fatkeqësisht shkaktoi rrëzimin e një pallati fqinj ku vdiqën mos gaboj katër vetë.
Berisha mori helikopterin me urgjencë nga Tirana shkoi në vendngjarje i pikëlluar dhe i “fali” ndërtuesit. Gjëra që ndodhin janë tha, ka aksidente teknologjike plot. Me një fjalë kështu i ndodhi dhe tim biri në Gërdec mos u mërzisni.
E njëjta gjë është dhe kjo përpjekja e sotme për ta relativizuar historinë me lirinë e shtypit dhe përballjen e pushtetit me të.
Ndaj e kuptoj shqetësimin e Nikollë Lesit që kërkon që mos ta krahasojnë tani betejën e tij përballë me Berishën, me betejën për pishinat e Irfanit. Por po të shikosh që edhe këtë betejë e mbështet Berisha, e kupton më qartë, se Berisha dhe Meta si dy prodhues të këtij modeli shantanzhues të shtypit, duan mes të tjerash të relativizojnë dhe historinë e tyre të zezë me shtypin, duke xhiruar filma “me liri shtypi”, tek pishinat e Irfanit. Dhe kjo është një tallje e tyre dhe me hallin real të Irfanit, i cili nuk është i vogël. Ai e ka vërtet hall hotelin pa leje, dhe duhet në një farë mënyre ta zgjidhë atë problem. Kurse Berisha dhe Meta duan të bëjnë prova gjenerale të revolucionit tek pishinat e Irfanit.
Ah Mero, me provat gjenerale te revolucionit ke bere gjetjen me fantastike, me shkrive fare.
Mire Berishen qe ka dore ne keto lloj lojerash kunder Medias , po Meten pse e fut ne kete "valle" ti, apo keshtu ta do puna ? Se Meta mund te kete te meta plot,por me Shtypin ai nuk eshte sjelle asnjehere as si Sala, as si Rama dhe as si Nano Nuk kemi degjuar ndonjehere qe Meta te kete derguar policine kunder gazetave Opozitare ,Keshtu qe , tregohu njehere i ndershem per veten tende more, se do ikesh nga kjo bote, si njeri qe vjell vetem ligesi. duke thene per cdo te vertete edhe nje genjeshter
O Raimond ,si e drodhe kështu ,ti Saliun e kishe idhull ,e kishe në ballë dhe tani e hodhe në paça.
Po tehm te verteten , se Sala sillej si diktator me median, Por tani Sala eshtr i domosdoshem per te hequr hajdutin Edvin Rama qe po vjedh si i babezitur cdo gje
O Raimond, meqenese ti perfaqeson edhe Vloren; Ilir Metaj nuk ka gje me shtypin por me te shtypurit apo kokepalaret, besoj kete e di apo: Ilir Metaj nuk ka gje me policine por me policet, bile duke shkuar si baba president dhe duke i rrahur dhe share ata (kur s'ja futi ndonje police syve me pellembe, do ishte treguar burre!) ; mos do fakte si Arben Kraja? Do te te dergoj videon qe rrihet me police, do videon qe vjedh parate e shqiptareve , do videon qe vret ne bulevard dhe u thote koke pa lare, apo do dhe videon tende , ku je , tregome vendin te ta dergoj tani. Se mos je ne ate fshatin e Vranishtit, e ke besoj videon, apo ne ate lagjen e Vlores qe zbriste Iliri shkallet naten? Ë, ë, thuajmë. Ju jeni poshtersite e atij vendi qe e sollet ne kete kategori qe duket sikur shqiptaret s'egzistojne me por vetem kriminelet, hajdutet, mafjozet dhe antishqiptaret. Pjelle e dreqit!
O Mër Mër Pështani po ta shpalli gjykata SPIUN Çup Frrokin - kryeeditorialistin e qarkores se AgjitPropit Thema !! Pra shoku Llulla qenka prej mishi qimesh dhe kockash !! Sqenka virtual. Ta gezosh shokun e celules sumekuqi Mëro. Heqte kemben zvarre me te gjithe ju merobazetarët.
Shtypi tek ne është thjesht shërbëtor i politikës, ashtu si politikanët të ndarë në dy skuadra edhe shtypi është i ndarë në dy palë fansash që i thurin lavde ose kundërshtojnë rreptësisht palët politike Në këtë rast është pak e vështirë të flasësh për liri të cunguar ose të dhunuar kur vetë gazetarët fusin kokën në zgjedhë për interesa biznesi, duke e spostuar lirinë e tyre në një kërkesë periferike për të cilën flasin një herë në kaq kohë pasi nuk mund të mos e zënë në gojë fare. Kurse politikanët i vlerësojnë gazetarët në raport me besnikërinë ndaj tyre, çdo vlerësim tjetër për gazetarët është një formalizëm i pështirë. Lesi në këtë rast, më tepër vajton pse nuk i kërkohet më nga politika të shërbejë si dikur, por e kanë shmangur dhe nuk e afrojnë sikur të jetë me corona virus. Sa për lirinë e shtypit ai është gati të bëjë edhe kollotumba vetëm për t'u treguar politikanëve se gjithçka thotë për këtë temë është vetëm një shaka.
është një projekt i rrezikshëm i Serbisë dhe Vuçiqit, dhe përmes udhëve të tërthorta të kësaj iniciative është një plan i kurdisur mirë që Kosovën ta fusë në një grackë të rrezikshme edhe pse duket se është një iniciativë ekonomike, në realitet është krejtë ndryshe, që ka tendenca dhe strategji politike. Kjo iniciativë sikur po shdërrohet në një dramë teatrale, ku rolin kryesor e luan vetë iniciatori i saj Aleksandër Vuçiqi dhe në rolet tjera vijnë nga Maqedonia veriore, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqpëria, ndërsa Kosova e refuzon me çdo kusht me ç’rast kryeqeni i qeverisë proserbe Edi Rama në këtë dramë e luan rolin e tradhtarit. Pse Edi Toptan Rama në «Open Ballkon» po e luan rolin e tradhtarit, përgjigja është e qartë kur thotë në samitin e fundit të kësaj iniciative që u mbajtë këto ditë në Beograd se marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte e mundshme, sikur edhe Kosova, do t’i bashkëngjitej kësaj iniciative dhe heqja e dokumenteve të qytetarëve për hyrje-dalje do të ishte zgjidhje e «Ballkonit të Hapur» sipas kryeqenit Edi Rama”, Edi Toptan Rama në samitin e Beogradit, e kritikoi Kosovën dhe Kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet e ngurta në mosmarrëveshjen me Serbinë, duke e ngritur në qiell Aleksandër Vuçiqin, dhe sipas tij do të ishte mirë që edhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj iniciative serbe i cili i ftoi edhe vendet tjera rajonale që të bëhën pjesë e kësaj iniciative sepse do të ishte në të mirën e të gjithëve sipas Edi Toptan Ramës. Deklaratat e kryeserbit Edi Rama janë shumë skandaloze dhe çoroditëse duke e luajtur rolin e tradhtarit kombëtar në një mënyrë po e ndihmon Vuçiqin të realizojë planet e tij që ka ndaj Kosovës për ta futur edhe njëherë nën kthetrat e Serbisë që përmes «Open Ballkonit», do të realizonte qëllimet antishqiptare, në veçanti ndaj Kosovës, dhe do të vazhdonte atë projektin ku e ka lënë Millosheviqi pa e realizuar. është një projekt i nismës prapavepruese, sepse në zemrën e saj fshihet një sekret shumë i rrezikshëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, i cili përpinë në vetëvete një koncept të natyrës që mbështetetët në ligjet e natyrës dhe historisë serbe dhe këtu qëndron edhe inicimi i këtij projekti, që po i kundërvihet edhe procesit të Berlinit, i cili do ta kishte komplet përkrahjen e Kosovës sepse vetëm një iniciative e tillë e Berlinit do ta merrte parasysh dhe besimin e qytetarëve të Kosovës, që do të ishte edhe i gjithë thelbi i së vërtetës së iniciativave të tilla duke njohur dhe ditur historinë dhe aventurat e Serbisë, së cilës është vështirë për t'i besuar. Në cilindo rreth njerëzor dhe fjalor që marrim fjalën «tradhtar» dhe aty ku normat njerëzore, qofshin edhe jo aq të larta të qytetërimit, ky akt i tradhtisë së Edi Toptan Ramës mund të merret si më i ulti në çdo aspekt të marrëdhënieve shoqërore, të cilin nuk do e çmonte dhe vlerësonte askush për së gjalli dhe as përsëvdekuri si pasojë e një akti të poshtër njerëzor. A mundet të na bind dikush se një përfaqësues shqiptar i llojit të tillë sikur Edi Toptan Rama, i cili është i gabuar në parimet dhe integrimet e shoqërisë tonë shqiptare, pra është një abuzues ordinar i kësaj shoqërie tani do të arsyetohet me na mbushë mendjen se në të ardhmën do të bëjë diçka të mirë për shqiptarët, duke shkuar hapave të Vuçiqit, i cili është aleati i betuar i Putinit, kur edhe bota e dinë se Serbia po i luan dy role të rrezikshme për Evropën, në njërën anë nuk i ndahet Rusisë fashiste ndërsa në anën tjetër përkëdhelet me Evropën. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Bardhyl...Firmetar...keshilltar...etj....je neveri e gjalle.
O milet! Lerini robt te bejne qejf e ta shkundin hajdarin e punojne pjeshken sa te kene fuqi. Gangster, fshatar, hidraulik apo politikan, gazetare, prostitute, kengetare apo sportiste, te gjithe e perdorin veglen.
Eshte me mire te shkerdheje qeveria se sa pronari i medias por gazetaret jane bere kurva tani e duan llozin dhe naten dhe diten
Mirë që Lesi i rikthehet historisë së tij, por kot e ka. Gjykatat s'e dënuan krimin shtetëror të Berishës ndaj gazetës "Koha jonë". As të Ramës ndaj bosit Fane s'kanë për ta dënuar. Këtu do jemi, bashkë me Foltoren dhe partinë e lirisë...
Nikolle Lehesi sipas jush ,dje u be burre i mire !!!!!!!!!
Te ka marre malli shume per Saliun Mero por ai nuk ta var fare , prandaj shkruan 2 here ne dite per te
Pse u be nje vit e ca qe shaba e shpalli non Grata Salen? ? Dhe akoma asnje Prove ne Skap? ? Po ai Eskobari sikur tha asokohe dy gjera, njera me e rendesishme se tjera Se pari deklaroi se Berisha nuk ka aq elektorat demokrat sa mendoni (me siguri i referohej denglave te Bashes ) Dhe e dyta , do I veme ne dispozicion drejtesise shqiptare PROVAT.(do bashkepunojme). Si kalon nje vit e ca aman dhe....?