Krevati i Taulantit dhe “prestigji” i opozitarëve në pishinat e Irfanit  

3 Shtator 2022, 19:13Editorial Mero Baze

 

Ka 24 orë që pronari i “Prestigj”-it në Golem, ka mobilizuar gjithë mbështetësit e tij opozitarë, për t’i treguar popullit shqiptar se në atë resort ka fjetur disa herë Taulant Balla. Nuk jam i sigurtë sa herë ka fjetur, se nuk është ndonjë vend që preferohet për pushime, por po e besoj se ka fjetur disa herë. Po e besoj që edhe ndoshta nuk ka paguar, pasi ka qenë mysafir i pronarit me të cilin ka një miqësi të vjetër prej viteve 2000. 

Por për t’i dalë të keqes përpara, po tregoj dhe unë se kam qenë një herë të vetme në një drekë tek ai resort. Dy miq të mi ishin aty dhe meqë unë kam shtëpinë e prindërve në Golem dhe isha në fundjavë aty, më thirrën për drekë. U nisa të shkoja, por sapo hyra brenda roja më ktheu, pasi nuk duhet të parkoja në pjesën ku hyra, se ishte zonë VIP. 

I bezdisur u ktheva në shtëpi. 

Pastaj më mori në telefon Irfani dhe mu përgjërua që duhet të kthehesha sërish, se ai roja nuk më kishte njohur dhe ka porosi që aty të mos lërë njeri kur janë ata të shtëpisë. Pas një këmbëngulje disa minutëshe u dorëzova përsëri dhe u nisa drejt hotelit. Këtë radhë mikpritja ishte ndryshe. Dy rojet kishin dalë në rrugë dhe po rregullonin uniformat kur panë makinën time dhe njëri prej tyre më shoqëronte para makinës duke ecur me vrap. Për një moment mu duke vetja si Ylli Ndroqi me  roje afrikane. Vetura ime hyri në zonën bosh të parkimit ku ishte e parkuar vetëm një makinë super e shtrenjtë “Maserati” e djalit të tij. Irfani me dy miqtë e mi, përfshi dhe Taulantin, ishin aty.

Irfani donte të shfajësohej përsëri për incidentin me mua dhe thirri “menaxheren kryesore” të jepte llogari aty. Erdhi një vajzë e ndrojtur, e hutuar që nuk e mori vesh kurrë ndoshta ç’punë kishte të vinte të më jepte mua llogari, që në fakt nuk po ja kërkoja.

-Bëji tani një kartë këtij zotërisë, tha, që të ketë të drejtë të hyjë në çdo mjedis të resortit dhe të parkoja ku të doja. Një kartë me akses të plot, dëgjove....

Vajza po e shikonte e hutuar.

-Nisu po të them tani. Duhet t’ia bësh patjetër. U bë skandal, nuk e la roja.

Vajza prapë nuk kuptoi gjë, por u nis ku mori urdhër. Pas gjysmë ore u kthye e skuqur me një kartë në dorë. Ishte një kartë dhome hoteli, që i kishte ngjitur nga pas një letër të printuar ku shkruhej se zoti Miro Baze ka të drejtë të hyjë në çdo mjedis të hotelit dhe t’i shërbehet. U lehtësova që nuk më njihte të paktën, se po më dukej vetja idiot.

-E torturove kot vajzën, i thashë Irfanit. Ka çuar një kartë dhome dëm. Mendova se ke karta vërtet për zona të veçanta. 

Vajza e skuqur ngriti supet sikur donte të thoshte akoma se di kush je e çfarë do. Dhe në fakt kishte të drejtë. I vetmi që dinte çfarë donte ishte Irfani, që donte të më respektonte aq shumë, sa të shpikte që kishte dhe karta.

Natyrisht që nuk e përdora kurrë atë kartë dhe për arsyen se kisha frikë se nuk ma njihte më roja. Dhe nuk shkova më aty. As dje që u prish nuk shkova dot. 

Nuk do ta tregoja kurrë këtë histori, por tani mos guxoni të më thoni pse e tregon. Shikoni se çfarë po tregon pronari i hotelit. Po tregon ku ka fjetur Taulant Balla, sa herë ka fjetur, çfarë ka ngrënë, ku është larë dhe ku ka urinuar.

Po sulmohet në mënyrë të neveritshme nga ky tipi, pse nuk ka dalë të lyhet me benzinë dhe të djegë veten pse IKMT, e cila ka prishur një mur palestinez me dy metra beton që ndërpriste shëtitoren e Golemit, dhe dy pishinat e ndërtuara në rrugën ku duhet të kalojë shëtitorja. 

Nuk dua të gjykoj raportet personale të Taulant Ballës me Irfan Hysenbelliun, pasi është çështje personale e tyre, por natyrisht mund të gjykoj për karakterin e një njeriu, i cili dëshmon se nuk ka pasur miqësi me Taulant Ballën, por është gati t’i përmendë dhe çarçafët kur ka fjetur, për luftë politike, meqë tani ka arritur që në vend të Taulantit, të sigurojë rreth 30 mercenarë nga opozita që të vajtojnë për të.

Do të mjaftonte kjo fushatë denigrimi e drejtuar prej tij, për të kuptuar të gjithë këta ushtarët e rinj opozitarë të Irfan Hysenbelliut, se kujt po ja besojnë “prestigjin” e tyre. Të gjithë një ditë nëse nuk i shërbejnë Irfanit, do t’u përmendet ku kanë fjetur, çfarë kanë ngrënë, a kanë paguar parkim apo jo. Madje dhe nëse Irfani u jep një karte si ajo që më ka dhënë mua në këtë rast.

Do të mjaftonte fushata denigruese ndaj një deputeti që është përdorur nga një biznesmen, për të avancuar në paligjshmëri të plotë në biznesin e tij, për të kuptuar se në çfarë derexheje është opozita e jonë, e cila e ka kalë beteje sot modelin e këtij njeriu, i cili paligjshmërinë e konsideron dhuratë nga pushteti që duhet mbrojtur.

Më dhimbsen deputetët e Berishës e Bashës kur i shikoj se si i ka vënë në rresht një biznesmen, jo për lirinë e shtypit, siç trumbetojnë, por për lirinë që të mos i preket paligjshmëria nga pushteti në dogana, tatime, kontrata privatizimi, leje ndërtimi etj.

Dhe inatin e tij e zbraz mbi deputetin që ka pasur mik dhe që e ka keqpërdorur miqësinë për të bërë atë që ka bërë. Natyrisht Taulant Balla nuk është për t’u lavdëruar që ka lejuar të keqpërdoret nga ky njeri, duke ndërtuar pa leje, duke mos paguar taksa dhe duke tentuar të privatizojë çdo gjë publike që i nevojitet, por denigrimi i Taulant Ballës nga i njëjti person dhe rreshtimi i opozitës pas tij, tregon përse i duhen politikanët këtij njeriu dhe a mund të besojë një njeri të jetë mysafir i ftuar prej tij në atë resort.

E tregova që dhe unë kam qenë një herë i ftuar prej tij aty, për të treguar se si të ftonte ai me dhunë për të shkuar aty. Dhe të mendosh pastaj që ky mund të të përmendi që atë ditë kemi ngrenë peshk, e peshku ka kushtuar kaq e aq, dhe natyrisht ai ka paguar pa faturë tatimore, se ishe ti aty.

Një mik i tij më tregoi në konfidencë dje, se tek dhoma ku flinte (nuk e di sa herë ka fjetur) Taulant Balla, Irfani ka fotografuar Salianjin duke hyrë dhe e ka nisur foton gjithandej, për të treguar se me kë e ka zëvendësuar. Nuk di sa e vërtetë është, por ideja duket origjinale e Irfanit dhe e besueshme. Ai mendon se ka gjetur “patronazhistin” e radhës, që i garanton biznesin politikisht. Dhe mendo pas ca vitesh se ç’mund të na tregojë se çfarë ka gjetur në dhomën e Salianjit apo Gridës, nëse ata nuk digjen me benzinë për të, siç duhej të digjej Taulanti.

Dhe pas kësaj të shpresojmë që opozita që dëshiron të vijë në pushtet, është e lirë, nuk është peng, do të luftojë korrupsionin dhe do na sjell lirinë e shtypit. 

Ata që mendojnë se dallgët e egra të dhunës së Sali Berishës dhe Ilir Metës mbi shtypin kundërshtar sa herë kanë qenë në pushtet, mund të krahasohen me puhizën e dallgëve, të pishinave të Irfanit që Edi Rama ka shkaktuar me IKMT, ose besojnë që ne jemi budallenj dhe mund të na gënjejnë, ose janë vetë budallenj, ose shok të vërtetë të Irfanit. 

Gëzohem që së paku Taulanti nuk është më shok i tij. Se siç ka thënë dhe Irfani, njeriu njësoj mbytet dhe në pishinë, dhe në oqean. Po kjo opozitë s’kishte pse mbytej në pishinën e Irfanit. Të paktën për “prestigj”, të provonte detin. Se oqeanin e ka provuar Saliu që se kalon dot.

80 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Fantastike fjalia e fundit por dhe gjthe artikulli BRAVO

    1. a
      arvanitasi

      o Mero "mos shkruaj me" se na le pa pune, je i madh, mos vdeksh kurre, se na jep jet me shkrimet tuaja brilante

      1. F
        Feniks

        Mero ,mos kujton se i sherbeve demokracise dhe shtetit ligjor me kete hartimin tend? Na harxhove kohen kot duke u marre me Irfanin,se duhej te merreshe me pushtetin e pa afte e te korruptuar qe e lane qe ne fillim Irfanin te ndertonte pa leje,qe paska 6 vjet qe nuk paguaka taksa etj dhe domosdo qe keto shkelje qe ai ka bere i ka mbrojtur me ryshfetet qe u ka dhene Tsulanteve por edhe ty,o Mero,ndryshe do kishe shkruar me pare per keto zullumet e tij! Me kaq sa po lexojme del se resorti i Irfanit, paska punuar ne INFORMALITET,ashtu sic raportoi ne 2019 edhe BB ne raportin e vet vjetor,qe ne "Shqiperi 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuareve punojne ne te zeze"! E gjen ti Mero se kush duhej demaskuar per shkeljet e Irfanit,aq me teper qe shkaterrimi qe i bene pishinave te tij kur resorti ishte mbushur plot me turiste te huaj duke lene nje imazh katastrofik per turizmin banditesk shqiptar?! Cfare vlere paskan ndertimet e autostradave dhe tuneleve qe rruga nga Tirana ne Sarande te pershkohej per 3 ore,kur atje mund te te ngrejne zgupthi nga zhezlongu ne mes te pushimeve te shtrenjta aq sa te mos shkoje nderment te kthehesh prap ne Sarande! Kjo ishte antipropoganda me e sofistikuar,qe Rama i beri turizmit shqiptar,pervec arrogances se tij naziskine!

        1. P
          Proletari

          I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

          1. B
            Borgjezi

            Redaktore te gazetes "TemA" kontrolloni 30 kopjet e komentit te "Proletar"-it, qe do te mbroje perbindeshat Sali Berisha, Ilir Meta dhe Irfan Hysenbelliu, duke leshuar bajga.

          2. P
            Proletari

            I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

            1. P
              Proletari

              I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

              1. P
                Proletari

                I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                1. P
                  Proletari

                  I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                  1. P
                    Proletari

                    I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                    1. S
                      Sok. Karaudhi

                      O Proletar...po ç'kujtove ti se me ta postuar ti do dhfaqej komenti yt që e poszove 6 herë me rradhë.

                    2. P
                      Proletari

                      I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                      1. S
                        Spak

                        Qe te mos kete pushtet te korruptuar duhet te largohen kjo lloj race Shqiptare! Eshte i famshem proverbi jone popullor " me mire nje mik se nje ciflig" dhe Shqiptaret me mentalitet mesjetar e perdorin ne jeten e tyre! Shqiperia ka ndryshuar pamjen! Nuk eshte Shqiperia mesjetare e Saliut!

                      2. M
                        Mali Robit

                        Haha ???? o Mero e ke qa mbylljen

                        1. P
                          Proletari

                          I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                          1. P
                            Proletari

                            I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                            1. P
                              Proletari

                              I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                              1. P
                                Proletari

                                I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                                1. P
                                  Proletari

                                  I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                                  1. P
                                    Proletari

                                    I hidhur ne fund, o Mero Baze. Por mos harro: me kete rastin tend qe tregove per Irfanin, merre me mend se sa ka ne ate vend njerez te tille dhe e di se cduhet bere? Te kujtohen vullnetaret e hekurudhes me kazma e lopata? Duhen derguar ne cdo bisnes qe te prishin paligjshmerine e tij.

                                    1. L
                                      Lasgushi.

                                      Si gjthnje,normalisht je shume I sakte o Mero.Nuk te heq dot as nje presje nga shkrimi. Por shkrimit I mungo dicta shume e rendesishme. Degjojme fjalen e neveriteshme OLIGARKE shqiptare.Dhe sigurisht ata qe e thone futin ketu edhe Fane alias Vebi Alimuca ( ndjese per te)Shume veta nuk e dine se si I ka patur dhe ka bilancet e bizneseve te ti.Zi e me zi.Gjithnje I mbytur,nuk paguan taksa dhe mashtron.Nuk jep rogat si Koco Kokedhime dhe sshlyen kredit.Te quash oligarke kete dhe kategorine e Kocos.Eshte turp per emrin pasanik.Shumica e tyre tek ne e kesaj kategorie Jane.Po te kujt ,pervec bankave e ka pasurine Fania!!!? Shiko cilet deputete e mbrojten qe ta gjesh.Keta OLILESHE hajdute mashtruesa dhe bandat qe I paguajne.Jane lidhur di mishi me kocken,e mbajne ne pushtet parti e kryeministra si Meksi,Nano,Majko,Meta e Berisha. KETA JANE E KEQIA KRYESORE TONE,prandaj. Jo ti prishin pishinen por shtepite ku ri e tja hedhin teshat tek bregu I Lanes.Jo vetem keti,por gjithe kategorise se ketyre halve.

                                      1. D
                                        Drejtesia e munguar

                                        E vetmja fjali që do I shtoja këtij shkrimi është se si ka mundësi që Irfani paska 6 vjet pa paguar taksat dhe sa Irfanë të tjerë ka... Mirë ja ke shkruar fletërrufenë Irfan kurvës por kapja prej veshi që I ke bërë Taulantit nuk mjafton... Cila zyrë taksash e ka mbuluar Irfanin dhe kush ndalonte ligjin të punonte mbi të...

                                      2. A
                                        Agron

                                        Fatkeqesi per popullin qe PD eshte Parti e ekstremit te majte

                                        1. M
                                          Monika

                                          Te lumte,nje analize perfekte dhe shume e pelqyer

                                          1. E
                                            E.K

                                            si mund te jesh kaq mosmirenjohes si njeri saqe shan ate qe tka respektu per te mbrojt taulantin

                                              1. A
                                                Analisti

                                                Je i madh Mero Baze. Si gjithmonë brilant. Me këta dallkaukë e debila që ka opozita Rama po na duket si ëngjëll i dërguar nga zoti.

                                                1. A
                                                  Arber iliri

                                                  Po qe se nuk e ke rujt Karten e Irfanit nuk ta besoj.Dum prova lale.

                                                  1. M
                                                    Mero

                                                    Mero sic po ben Fania tashti ke bere dhe bon edhe ti. Vetem se thua mos beni si bej un por boni si them un. Ishe ushtari i Berishes ( si Fania ushtar i Taos ) dhe kur te nxorren nga ai ambienti me qera qe kishe marre aty ku sot prodhohen pashaporta nuk le gje pa thene per Berishen ( si Fania sot per Taon ). Nuk duhet te flisje sot . Por …. vazhdo boj gojore Taos , se Edit e dime qe a bo. Legen .

                                                    1. D
                                                      Dari.

                                                      Mero,si gjithmone I skate.

                                                      1. E
                                                        Evisa

                                                        Do të vijë një kohë, zoti Baze, që, sikur ti kthehesh dhe t'a lexosh këtë që ke shkruar sot, një zot do e merrte vesh sa shumë do skuqeshe nga turpi. Në të gjithë botën opozitat janë për të vënë në dukje prapësitë e pushtetarëve gjatë ushtrimit të pushtetit. Dhe jo se mund të jenë më të mirë. Por të shkruash gjithë këtë çarçaf për t'u thënë opozitarëve se do e pësoni si Taulant Balla, ndaj tregoni kujdes në raport me Irfanin dhe po gaboni që e përkrahni, kjo është pak të thuash marrëzi. Nuk ka pikën e fajit Irfani pse deri më sot shfrytëzoi dobësitë e Taulant Ballës dhe po ashtu edhe ato të Salianjit që paskësh filluar qysh dje për t'i shfrytëzuar. Ti bënë fajtor Irfanin pse shfrytëzon dobësitë e politikanëve dhe u tërheq një vërejtje të lehtë politikanve që i lejojnë vehtes të shfrytëzohen nga një i pacipë si Irfani. Ja t'a them unë Mero, të paktën Irfani nuk ha bukën e askujt por ha bukën e tij, edhe pse mund t'a nxjerrë me marifete të ndryshme, por është 100 herë më i ndershëm se çdo politikan. E them këtë se politikani arrin deri atje sa të vjedh edhe vullnetin e popullit për të arritur qëllimet e tij, kurse Irfani dhe qindra si ai nuk kanë ndonjë detyrim moral ndaj popullit. Detyrimin e kanë politikanët, një detyrim jo vetëm moral si të përzgjedhur të tij, por sidomos detyrim ligjor, si gardian në ruajtje të pasurisë publike që populli ju ka besuar.

                                                        1. T
                                                          Terhiq e mos e kput

                                                          Korrupsioni eshte rrenjosur kaq thelle ne shoqerine Shqiptare qe nuk ben me pershtypje qe nje deputet I paska krijuar favore te jashteligjshme biznesmenit, apo qe nje nga gazetaret me te ndjekur ne vend te shkruaje kte pacavure ne mbrojtje te deputetit. Besoj shumica jane indiferent edhe ndaj faktit qe ndertimi nuk ishte konform ligjit apo qe tani po prishet. Simbioza korruptive shoqeri shtet e mban peng te ardhmen e Shoperise. Mjafton te shofesh si dy shkaterruesit e kombit kane mare peng opoziten dhe dalin cdo dite ne TV pa pike turpi.

                                                          1. K
                                                            Keshte e kane keto pune

                                                            Evisa, por kjo arsye nuk e ben Irfanin te paster. Vertete se politikanet kane fajin qe hane e pine tek resorti i Irfanit po ne fund te fundid eshte Irfani ai qe thyen ligjin dhe nuk jane politikanet. Eshte Irfani qe abuzon me njohjen e tyre dhe kujton se mund ti bleje te gjithe dhe kur kjo pune nuk i ecen fillon dhe u numeron favoret. Kete pune sikurse e thote Mero do ta beje dhe me Bashen dhe Ilirin( po qe se Iliri nuk eshte pronari i vertete i rezortit, sigurisht).

                                                            1. S
                                                              Sherbimi sigurise Prestige

                                                              Njekohesiht gomar gjobevenes. O penis nga malefic e Peshtanit. Faneja ka disa video erotike te ketyre qe ti mbron se te paguajne. Ne mes tyre eshte edhe nje tullac I shemtuar me nje gazetare te re nga fshati po qe spo I punonte nuk I ngrihej. Prit sa te veproje viagra I thonte katunares. Uroj ske qene ti...Mero pidhari

                                                            2. P
                                                              Partia e Lirise

                                                              Ke te drejte Mero po Irfani e ka detin te tije ja ka lene nena dhe baba populli fukara te kaloje nga te doje po Fanes mos ti hyje gje ne pronen e tije .Po prishjani me gjithe resort se ja bene Likja tjeter .

                                                                1. k
                                                                  kik

                                                                  Shyqyre qe nuk kemi qende ndonje here se keta num bejn sherbime po shantazhe sa turp mire ja bene qe e prishen se prishen hotel kurverine

                                                                  1. J
                                                                    Jugu

                                                                    Si more e gjen gjithmon gabimin te opozita dhe jo te miqte e tu te korruptuar kembe dhe koke. Taulanti eshte direkt pas Rames dhe nese ai ka perfituar nga Fania si edhe ti, dmth qe ka perfituat edhe Rama. Kjo eshte gazetari prej zagari te ndersyer nga Rama si gjahtari apo pronari kryesor.

                                                                    1. D
                                                                      Drejtesia

                                                                      Bravo Mero,si gjithmone brilant!

                                                                      1. A
                                                                        Anis

                                                                        Bravo Mero. Shkrimi i sotem ishte super.

                                                                        1. D
                                                                          DinPak

                                                                          Natyrisht ka shume gazetare te mire, por Mero Baze eshte me i drejtperdrejti, me i verteti, me i fresketi dhe me i pakonsumueshmi.

                                                                          1. A
                                                                            Agroni123#

                                                                            Ke bere artikull prestigjoz per emer,por jo me emer resort prestigj,se resorti nuk mund te jete aq prestigj,por eshte shume me pise se pislleqet qe mundohet te fsheje,boll paske vujt dhe ti mor mero,por ma shume ka vujt grida se balla,neper ato dhoma,,,,,eeeh prestigj mo?!

                                                                            1. J
                                                                              Jari

                                                                              Brilante ! I ke rene pikes per te gjitha.Mendoj se eshte fat per shtypin tone, qe egziston gazeta Tema dhe me botues Mero Bazen.

                                                                              1. Z
                                                                                Zeqo Pilafi

                                                                                Mero, kontratën populli nuk e ka lidhur me Irfanin, e ka lidhur me politikanët Taulant Balla, Ervin Salianji e kompani, për t'i mbrojtur nga Irfani. Kurse politikanët duke shkelur brritalisht këtë kontratë janë bërë bythë e brekë me Irfanin. Dhe ti Mero shkon e godet Irfanin që nuk ka asnjë lloj kontrate me popullin! Shkurt, ke marrë kamzhikut dhe i bike samarit, kur duhet t'i bijesh gomarit. Bjeri politikanëve Mero, se atyre ju kemi dhënë votën për t'na mbrojtur nga Irfanët, janë këta që përgjërohen për ndershmëri kur kërkojnë votën dhe pasi jua japim, shkojnë dhe ulen në davete me Irfanët.

                                                                                1. S
                                                                                  Shqiptari buzholle..faik konica

                                                                                  Pushtetaret albanistas e shesin bythen e shesin pordhe si askush.E kena problem ...jena abadollak...e urrej berishizmin,por ama per qelepirxhi lokalesh s mund ta akuzoj...Pordhacat shesin bythen lire tek horat,horave i lind e drejta me i trajtu si horra.Me trafet erdgi kr i parlamentit italian ne Durres,ndejt nje jave,as e mori vesh kush...Jena te pa ndreqshem si milet

                                                                                  1. B
                                                                                    Berti

                                                                                    Urime Mero djali. Artikull shumë i bukur, dhe duke sqaruar qartë edhe mentalitetin korruptues të biznesmeneve të medias. Të jep vërtet kënaqësi të lexosh shkrime te tilla. Të them të drejtën isha duke pritur të nxirje diçka sepse u vonove gati 2 dite. Sidoqoftë faleminderit.

                                                                                    1. D
                                                                                      D.Didani

                                                                                      Eh more Zeqo Pilafi dhe COM. Si e banalizove kete shkrim brilant te Mero Bazes,me gjoja sulmoi Irfanin per te mbrojtur Ballen! Ne fakt Irfani eshte bizesmeni bashkekohor,qe nuk le menyre pa skrupull qe te bej biznesin pa pergjegjesi,pa taksa,pa dogane,pa paguar,pa fatura,informal,me cash,pa regjistruar dhe qindra papapapapapa! ndersa Taulanti eshte nje politikan i peshkuar qe perdoret si ombrell i ketyre lloj bizesmeneve,qe jane shumica ne Shqiperi! Keta kur forcohen duan edhe te blindohen duke blere MEDIAT DHE GAZETARET...qe te shkruajne si ne komande cfare i do B**** biznesmenit! Kaq shkurt dhe sakt per thelbin e shkrimit BRILANT te Mero Bazes!!!

                                                                                      1. M
                                                                                        Metamorfoza

                                                                                        Edhe ti qenke nje super qurrash i qurrashit Balla ne kete rast .I ka thene Rama Balles merr kete qurrashin tim Mero te mbroje me “klas” . Po Irfanua aq nivel ka po dhe ju para pjates lango me jarge behenI pamvarsisht “klasit” tuaj fshataro-qytetar. Metamorfoza i duhet memories se njeriut per te kujtuar veten .

                                                                                        1. A
                                                                                          Altin

                                                                                          Devijim.me qellim nga thelbi i problemit. Po ben nje karikature te Irfanit, po ne jemi mesuar me "cilesine" e njereave te biznesit te lidhur me politiken. Pyetja e vertete eshte a eshte vetem Irfani ne kushte paligjshmerie apo ka dhe dhjetra te tjere kudo neper Shqiperi dhe ai po goditet ne menyre selektive per shkak te mediave te tij? E dyta ose duhej te behej ai show i shpifur tani ne nje hotel plot me turista se eshte si te qellosh veten ne kembe nderkoje qe po tentojme re zhvillojme turizmin ofrojme skena te cuditshme si prishje pishinash me ekskavator akoma ne sezon turistik a thua se kemi urgjence per vendojse ligjshmerie e nuk pret puna deri ne tetoem E treta, nga letra qe doli nga kkt duket sh qarte qe leja perfshinte betonim e pllaka deri brenda ne det qe eshte arsyeja qw po serviret publikisht qe po kthekme 4000 m2 rere te publiku. A nuk ka qene vete KM aty dhe e ka oare me syte e tij, po nr.2 i partise ne pushtet z.Balla nuk i kishte syte ne vend? Si e dime qe KM vete nuk ka dhene ide si duhet te ishte resorti duke qene se u jep mend te gjitheve ne projekte publike e private. Nese doni ti beni nje nder Rames thuajini gjerat troç, qe te mbledhe mendjen e te qeverise vendin se me idene qe sa te kem keto perballe rri ne pushtet gjithe jeten nuk mbahet vendi se do na beni ndonje te pabere do na ktheni ne oren 0 me meten e berishen edhe njehere nga fillimi.

                                                                                          1. m
                                                                                            mona

                                                                                            Mero. Pa dyshim ke qenë dhe mbetessh gjigand. Në këtë artikull ndër të tjera mësuam se katundari Salianji paska flirtuar me Gridën tek prestigji i Fanes.

                                                                                            1. H
                                                                                              H. SS

                                                                                              Shikoni se kush dhe si luajnë me popullin, si dhe sa e madhe është ena e çorbës ku zhgryhet Shqipëria, as Mero Bazes dhe ca më pak këtij kapterit apo deputetëve prej letrash nuk u shkon në mënd te luftojnë për një drejtësi të pastër. Mendoni se çfare duhet të bëjë një pronar të cilit vetë shteti i shet apo dhuron pronën legjitime te trashëguar tokën truallin etj Ky kapteri po bën gjithçka për një pronë që në fund të fundit është publike, për një ndertim pa leje dhe ligji në shtetin shqiptar i miratuar nga parlamenti rishtetëzoi tokën, oborrin pemët qe kushdo që i ka patur edhe me qindra vjet prona legjitime deri në kohën e formimit të koperativave bujqesore apo fermave dhe shteti me ligj ja dhuron (7501) kujtdo ndersa pronarit të ligjshëm aktualisht ja shet , gazetarit i intereson të bëjë politikë dhe merret me vëndin ku shurros Taulanti e ja përmënd kapterit dhe jo me hallin e vërtetë të cilin e kanë krijuar ata qe mbushin mediat me gomarllëqe dhe lajme që për vite të tëra mbeshtetin këto të ashtuquajtura "elita" qe suportohen nga çdo anë për të harruar hallin dhe padrejtesite e dhimbshme me pasoja në breza të shkaktuara nga ligjet e te gjitha qeverisjeve.

                                                                                              1. A
                                                                                                Astrit

                                                                                                Mero nuk kishe kohe, apo te prish kompjuteri qe nuk e vazhdove shkrimin per Kryeministrin, Ministrin e Finances, Taulantin e gjore, Bexhetin miljoneri nga Kosova, kolegun tend gazetar qe te lumtur e te ngopur po dilnin ne fotografi te resorti i te poshtrit, injorantit, gangsterit, shkelesin e ligjeve, karagjozin etj vese te keqia te Irfanit?

                                                                                                1. G
                                                                                                  Gorrisht Nakaj

                                                                                                  Mirmengjes zoti Mero si gjithmon me diagnostikim te sakte.

                                                                                                  1. J
                                                                                                    Juliano

                                                                                                    Mero ja the po kujt ja the. Nuk ka më paburrni e qytetari ti përmëndësh bukën me qëllimin që të gllabëroi dhe pushtoi, hapësira publike duje mos paguar taksa, vetëm e vetëm se je miku im, ke hëngër tek mua. Kjo vjen nga origjina e një mentaliteti provincial, siç është belliu. Paduria apo resorti miq të mijë, nuk ju bën burrnor dhe të pabarabartë me të tjerët, qoftë dhe kur ulet vetë kryeminstri. Turpi u haka dhe me bukë, një njeri që paskësha pasur qëllime të prapshta kur të fton dhe të lut për bukë, bën dhe foto që ja, po hsn kryeministri, ju të tatimeve mos u afroni. Ky injorant si bashkaksioner me një hajdut meta metaj, kështu e kanë përdorur mikun dhe pushtetin. Ky haleja belliu, na ka borxh neve, taksapaguesëve të na rikthejë hapësirën ashtu sikur ishte pa beton e pa pishina rrëzë detit të të gjithëve.

                                                                                                    1. Z
                                                                                                      Zamira

                                                                                                      0ppzita ti kërkonte llogari pushtetit e Qeverisë ,pse e ka lënë këtë tip me vite në paligjshmëri. Të faktojë sa sa oligarkë të tjerë bëjnë.të njëjtën gjë. Të kërkojë llogari, pse tani që u prishën me Irfanin, i tregojnë ligjin. Këtu është problemi kryesor. Irfani kokën hëngërt, se nuk i vuri me djersë.Kaq Mero. Dhe ti e di mirë këtë.

                                                                                                      1. F
                                                                                                        Fiks

                                                                                                        Aman more xhonturqit shqipfoles kur i thoni Meros " brilant", me vjen peshtire por edhe per te qeshur kur lexoj opinionet tuaja per nje "dallkauk" qe vetem gazetar nuk mund te jetë por me nje gazete paçavure, me shkrime prej mllefi per njërin apo per tjetrin , mjafton qe nuk ja kane bërë qejfin "pseudo gazetarit Mero"

                                                                                                        1. S
                                                                                                          Shigjeta

                                                                                                          Kam respekt për fiksim por kësaj rradhe mendoj se ja ke futur kot

                                                                                                        2. L
                                                                                                          Lugu gjat

                                                                                                          Disa shkruaj se Fanja eshte i lidhur me pushtetaret. Po pikerisht kjo eshte e bukura se ligji veproi, kete kerkojme ne populli mos kete mbi ligjin. A ndothte ne kohen e bastardit te Tropojes kjo?? Kurre............ Ai i mbronte me ligj te vecante keqberesit. Ju arofte emri.

                                                                                                          1. U
                                                                                                            Usa

                                                                                                            Keshtu shkojne punet. Perseriten ngjarjet. Ashtu si i rri Fania, Tao Palles, ashtu i ke ndenjur vete Saliut ore Autor i shkrimit.

                                                                                                            1. P
                                                                                                              Patrioti cam i M...Bazes

                                                                                                              Mero B...Sa shkruan per "prestigjin" e opozitareve, behu burre e ktheje timonin se paku nje here te vetme e shkruaj per Prestigjin e Pushtetareve qe i japin Resorte e pastaj i prishin Resortet sipas sjelljes karshi Pushtetit te atyre, pronareve d.m.th.

                                                                                                              1. Çam i ndyre

                                                                                                                Vetem qe je çam e ke tradhetin dhe pabesine ne gjake

                                                                                                              2. P
                                                                                                                PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                                                                                                Komentet e djeshme me emra Ladi, Monika, Anis, Ilir, Flutura, Dari e Jari i perkasin nje anetari te devotshem te partise sone!

                                                                                                                1. T
                                                                                                                  Taulanti

                                                                                                                  Zeqo pilafi jam dakort me ty ky Irfan kapterri duhet te sillet ne binare te paguaj taksat si gjithe ne te tjeret ose te veje prape kapterr po edhe ai Taulant kok zetori duhet te marri nje mesim shembullor.

                                                                                                                  1. P
                                                                                                                    Pambuku

                                                                                                                    Lexoj komentet, e me te drejt mendoj se Fania nuk ka bere gje. Ka gjetur shesh, e ka bere pershesh. Ne Shqiperi te gjithe bejne pershesh, jane te gjithë mekatare, kush me shume e kush me pak. Keshtu rregulli i Jezu Krishtit qe te qelloj ( prish murin dhe pishinen e Fanit) ai qe nuk ka makatuar (shteti, I.K.M.T, politikanet) nuk qendron. Ne Shqiperi te gjithë kush me shume e kush me pak i ka "breket pis", keshtu qe nuk mund t'ja heqesh tjetrit (edhe pse e meritonte qekur i beri pis) e ti te vazhdosh te mbash te tuat. Perfundimin o miq nxirreni vet. Mireupafshim

                                                                                                                    1. P
                                                                                                                      Pambuku

                                                                                                                      Fania eshte pjese e zinxhirit "ushqimor" te infomalitetit, vetem se ai eshte ne krye, luani. Sa mesues, doktore, elettricista, e cdokush qe punon ne administrat jane pjese e ketij zinxhirit? Prandaj eshte e pamundur te keputet se te gjithë e duan. Nuk cuditen, sa mijera famije nuk paguanin drita e gjithcka. Në atë kohe ne qe paguanim detyrimet quheshim budallenje. Keshtu ka funksionuar e keshtu do te funksionoj.

                                                                                                                      1. B
                                                                                                                        Bubulina

                                                                                                                        Zoti Mero Baze je pene e forte dhe pena e forte eshte refleks i mendjeve analitika se pari!?. Thjeshte, te te pyes, ne kete peripeci se kush je?, me roje injorante krejt injorant qe nuk arrijne te njohin, e te tjera qe te ndollen te “prestigj”, a shkarkoi truri yt i holle si bisturi pyetjen, "me c,fare i ndertojne dhe si i matarojne keto 'prestigje'?!. Te lutem zoti Mero, mos, te pakten jo, Ju. Devijimi i problemeve te “prestigjeve”, ne "gorrica', eshte pune e "shejtanbudallait". sorry por ju jeni shejatan, e pranojme. A jemi ne aq budallenj?!!! No,no,no,no.

                                                                                                                        1. D
                                                                                                                          Drejt

                                                                                                                          Mero katnari me shtepine e prinderve ne Golem, me rrenje e origjine nga katundet e Tepelenes, tipik mercenar shqiptar: na trego perse nuk mbrohet me ligj prona publike, njelloj si ajo private siç kerkon Kushtetuta, por e kane ne dore ta shkaterrojne Balle Katnari, Sal Katnari, Ilir Katnari e Rame "qytetari. E ta vjedhe Fane fshatundari. Mos ha m** kot.

                                                                                                                          1. P
                                                                                                                            Po

                                                                                                                            Me qesharake kur degjoje vajzen e Ifranit, me budalleqe nuk gjen ne ket bote. E shohin njerezit e mendojne si ka mundesi qe nje prind nxjerr vajzen e tij ne ekran te mbroje paligjishmerine qe ka bere vet? Kshu qe mos u habisni, Ifrani nuk e ka problem te perdore pjellen e vet e jo me Taulantin apo edhe ty o Mero.

                                                                                                                            1. N
                                                                                                                              Nandi

                                                                                                                              nje shkrim brilant Bravo Mero Baze!

                                                                                                                              1. M
                                                                                                                                Metamorfoza

                                                                                                                                Bravo Drejt se keta bien kllufa direkt ,kur ky eshte informal me shtepine ne Golem , se dihet si ka qene Golemi para 90 dhe jane prere pisha per germadhat e feudaleve Baze qe mrrizojne, Verojne ne Golem . Edhe si mjedis dashes nuk duhet te blije aty por informaliteti i tjetrit e “merakos”

                                                                                                                                1. N
                                                                                                                                  Noli

                                                                                                                                  Shume po flasin këta gazetaret dhe analistet e mëdhenj: Alfred Peza, Preç Zogaj, Erl Murati, Rakipllari se po shkelet liria e medias po te ndalen zaptuesit e prones publike dhe te vendoset ligjshmeria në biznes kur bëhet evazion fiskal. Mercenare të felliqur që prishin imazhin e besushmërinë në media.

                                                                                                                                  1. S
                                                                                                                                    Skenderbegasi

                                                                                                                                    Në Shqipëri mendohet se të "shkathëtit" në politik, në biznes, dhe në media janë 10 minuta largë pasurimit. Dhe kështu është se ka nga ata që jane 5 minuta me afer. Të pasurit s'janë si ne: ata nuk paguajnë taksa. Nejse ne shqiptarët e thjeshtë e kemi fukarallëkun e bollshëm. Ah ju 99çat e viteve 90të i punuat 100çin shqiptarve. Pozitive që muri i "Berlinit" u prish po sa të till ka ende!?

                                                                                                                                    1. r
                                                                                                                                      raul

                                                                                                                                      Exelent Mero. Je njesh. I paperseritshem. Te admiroj per llogjiken qe perdor ne shkrimet e tua qe gjithmone i lexoj te parat. Bavo 10 me 3 yje.

                                                                                                                                      1. r
                                                                                                                                        raul

                                                                                                                                        Exelent Mero. Je njesh. I paperseritshem. Te admiroj per llogjiken qe perdor ne shkrimet e tua qe gjithmone i lexoj te parat. Bavo 10 me 3 yje.

                                                                                                                                        1. B
                                                                                                                                          Bero Maze

                                                                                                                                          Tao Balla katunari me koken-rrase nga qe ne femijeri e kane harruar ne djepe, eshte ne fakt dhe simboli i kesaj shpure te budallenjve te Rames ekuivalente me ato Pal Miskat e Enverit.

                                                                                                                                          1. K
                                                                                                                                            Kokcepi

                                                                                                                                            Ka ardhur koha te ndrosh fotografine. Boll me kete me lesh ne hunde. Bej nje tjeter, me njeren dore mbaj manallin e te gjatit dhe me tjetre gishtin ne bythe kujt ja ke mbajtur me dore me perpara. Po dreka qe paske ngrene dhe ti te shijoj apo jo? Pagove gje? Qenke merzitur se nuk te paskan lene te parkingu VIP dhe nuk te paska njohur ai roja I shkret.

                                                                                                                                            1. K
                                                                                                                                              Katundari katundar ngelet

                                                                                                                                              Kjo tregone qe karundari edhe i pasur ngelet katundar nuk ka rendesi sa i pasur eshte ngelet bajge ti kujtoshe tjetrit makaronat e ngrena apo kafet ehhhh keta nuk jane afariste por legena dhe nje bravo qeverise qe ja prishi ne bra o te madhe ministres balluku

                                                                                                                                              1. K
                                                                                                                                                Komunisti nga Buzi.

                                                                                                                                                Prap ese nga shoku Mero. Vazhdo, se populli keto do. Te na rroje udheheqsi piktor, qe preu thonjte ne France dhe do shpallet mbret ne Shqiperi. Njesoj si Enveri, qe bridhte rrugeve te Frances dhe u be diktator ne Shqiperi. Cfar koicidence. Besoj ne vilen.e Meros ne Peshtan do te shkoje rruspa e radhes.

                                                                                                                                                1. p
                                                                                                                                                  poli

                                                                                                                                                  prostitute ke qene,je dhe do mbetesh o merda gelbaza

                                                                                                                                                  Lini një Përgjigje