Inceneratori i protestave 

6 Shtator 2022, 19:36Editorial Mero Baze

Ilir Metaj nuk ka pritur të marrë një vendim bashkë me Sali Berishën për protestën e parë. Edhe pse u duk sikur vendimin do ta merrnin bashkë, ky e mori vetëm. Njoftoi datën dhe vendin, diku në një rrugicë afër inceneratorit të Tiranës, që i bie dhe afër varrezave të Sharrës.

Vendimi ende nuk ka një mbështetje publike nga Berisha, edhe pse në parim mbështet çdo protestë. Por fakti që Metaj e vendosi vetë datën dhe vendin, tregon pak më shumë. Ai do rol udhëheqës si opozitar dhe vendimmarrje të pavarur nga Berisha.

Tani natyrisht që Berisha nuk do dalë kundër protestës së Metaj. As Flamuri nuk doli kundër sot, edhe pse foli pas Metaj. Por as aty nuk do të jenë.

Kjo mungesë vendimmarrje e përbashkët, është gjimnastika e parë që Meta po i imponon Berishës në rrugën e gjatë të ferrit të të qenit në një koalicion me të. Pastaj do vijë protagonizmi për protestat e mëdha, deliri për ndarjen e zonave e më tej.

Por Berisha është i duruar në këtë pikë. Ndoshta më i duruari nga politikanët shqiptarë në formimin e një aleance, sidomos kur është në hall.

Por këtu halli është pak më i gjerë. Është tek mesazhi që dy opozitat i japin mbështëtësve të vet.

Tek inceneratori i Tiranës, ka vend për plehra, por jo për mitingje të mëdha. E gjitha është një rrugë mes varrezave dhe inceneratorit. Atë e mbush dhe me 500 vetë, dhe nuk është problem. 

Problemi është se gjimnastika e mitingjeve e nisur nga Ilir Meta tek inceneratori i Tiranës, djeg shansin për t’u shfaqur si një opozitë e bashkuar dhe e qartë se çfarë duhet të bëjnë me protestat.

Ne e dimë se ata e kanë të vështirë të thonë çdo bëjnë me reformën zgjedhore, e kanë të vështirë të thonë çdo bëjnë me “non grata”-t, e kanë të vështirë të thonë çdo bëjmë me spiunët e Sigurimit të Shtetit, e kanë të vështirë të thonë çdo bëjnë zgjedhjet lokale apo vulën e partisë, por së paku besonim se e kishin të lehtë të thoshin çdo bëjmë me protestat.

Përveç premtimeve për “thyerje në mes” dhe “heqje zvarrë” të Edi Ramës, mendonim se kishin një plan. Por me sa duket Ilir Meta u nis të thyejë në mes “të gjatin” dhe theu në mes unitetin e opozitës. Bash tek vendi ku digjen plehrat. Si një incenerator i protestave të opozitës.

4 Komente

  1. L
    Ladi

    Fantastik si perhere Mero, fantastik! Jane egzaktesisht ne vendin qe ju takon: tek plehrat..

    1. D
      Debilat e Saliut qe mbajne Ramen ne pushtet

      Per zotin është talent. Nuk është bere kot gazetar. E qan çdo kryeartikull. Sidomos humorin therës e njeh ne perfeksion. Mjere kush është në shenjestren e tij. E kane inat vetem Salinistet dhe Metistët. Ne qe nuk na plasi per Edi Ramën donim qe të kishte humor therës edhe per Edi Ramën, por asgje nuk është perfekte ne këtë botë.

      1. Tuti

        Xhav ke plenat thojine jevgjit tonë të Durrësit

        1. n
          nje qytetar

          Edi Rama me pompozitet ka deklaruar ne ate Komisionin parlamentar per Inceneratoret - "Per Ju (opoziten) jane 430 milion Euro vjedhje tek Inceneratoret, per Ne (pushtetin) jane ZERO vjedhje tek Inceneratoret" Kete deklarim e kane transmetuar te gjitha mediat vizive e te shkruara atehere. Mirpo me pas per ato, Inceneratoret, rane ne burg Lef Koka e po kerkohen ca "Bishta" te tjere qe ja kane mbathur te sinjalizuar me pare e te shpallur ne kerkim me pas. A na thua dot ti Mero Baze se kush ka te drejte, Opozita qe pretendon 430 milion Euro vjedhje tek Inceneratoret apo i Perndershmi Rama qe ka thene fjalen e tij para gjithe shqiptareve per "ZERO vjedhje tek Inceneratoret" ?

          Lini një Përgjigje