Sikur në vend të Azemit të ishte vrarë Sali Berisha? 

12 Shtator 2022, 19:57Editorial Mero Baze

Në Greqi ka pas një anekdotë pas vdekjes së Papandreut, që i atribuohej rivalit të vet Micotaqis. Ai merrte çdo ditë në telefon të venë e Papandreut dhe e pyeste:

-Si është Andrea?

-Andrea ka vdekur, i thoshte ajo nga ana tjetër e telefonit. Kur kjo u përsërit shumë herë, ajo një ditë i tha nervoze se “ua kam thënë që ka vdekur, pse merrni cdo ditë?”.

-Dua të jem i sigurtë, i tha Micotaqi. Më pëlqen kur e dëgjoj.

Kjo anekdotë plot cinizëm, në fakt ilustron ritualin e Sali Berishës çdo 12 shtator pranë vendit ku u vra Azemi. 

Azem Hajdari ka qenë njeri i rëndësishëm për Sali Berishën vetëm pas vdekjes. Prej 12 shtatorit të vitit 1998, e ka përdorur atë për çdo hall të vetin, për të bërë sulme të dhunshme mbi qeverinë, për t’u pajtuar me të, për të akuzuar Fatos Nanos si vrasës, pastaj për t’u bërë vëlla me të, për të zbuar nga partia kundërshtarët e tij, pastaj për t’i rimarrë ata, për të zbuar nga partia dhe vajzën e tij dhe pastaj për ta rimarrë atë.

E vetmja gjë nga e cila ai nuk ka heq dorë, ka qenë keqpërdorimi i Azem Hajdarit të vdekur, duke nxjerrë në në këtë mënyrë dhe urrejtjen që ka pasur për Azem Hajdarin e gjallë, të cilin nuk e përdori dot kurrë.

E vërteta është se Azem Hajdari u vra si një viktimë nga një përplasje e gjatë mes Sali Berishës dhe fisit Haklaj në Tropojë. Në përpjekje për të dalë nga spiralja e këtij konflikti që nuk ishte problem i tij, Azemi tentoi të ballafaqojë direkt Haklajt dhe miqtë e tyre me Sali Berishën, më 12 shtator 1998 në Tiranë, kur ata mbërritën para selisë së PD qysh në pasdite, ndërsa Berisha ishte kthyer nga një miting në Fier. 

Në një farë mënyre ai po ballafaqonte palët reale në konflikt, pasi ai vet nuk ishte pjesë e atij konflikti, por një aktor i përfshirë në mënyrë tinzare nga Sali Berisha.

Berisha e kuptoi rrezikun e ballafaqimit direkt me armiqtë e vet dhe nuk lëvizi nga zyra deri në mbrëmje sa mbërriti Azemi, i cili u vonua sa mundi, por nuk e shmangu dot ardhjen pas shumë telefonatave të Berishës. 

Pas disa makinacioneve të Berishës me njerëz që e ftuan të dilte jashtë, Hajdari u përball në një situatë jashtë kontrollit me ta dhe mbeti i vrarë bashkë me një nga rojet e tij. 

Unë kam qenë njeri shumë i afërt me të, së paku muajt e fundit të jetës dhe kam plot episode të mjaftueshme për t’u bindur se ai në fakt donte që Haklajt dhe Berisha ta zgjidhnin me njëri- tjetrin problemin e tyre, ndërsa Berisha arriti ta zgjidhë këtë problem, duke përfshirë Azemin dhe duke e vrarë atë.

Disa javë pas vrasjes së Azem Hajdarit, kur dhe stuhia rreth të ashtuquajturit “grusht shteti” ishte zbutur, avokat Ngjela, i cili kishte po ashtu një proces ripajtimi me Berishën, pasi udhëhiqte komisionin parlamentar të ngjarjeve të vitit 1997, me gjysmë humori i parashtroi Berishës “një skenar tjetër kritik”, nëse në vend të Azem Hadarit do të vritej Berisha.

-Duhet të biem dakord, i tha. Tani ai u vra dhe ndodhi kjo që ndodhi, por po të ishe vrarë ti dhe të ishte ai gjallë do ishte ndryshe ekuacioni.

Berisha u shtang një moment dhe nuk donte të bënte koment as për humor. Aq më tepër dhe në sy tim.

-A do ishte ndryshe ekuacioni, vazhdoi avokati, pa vrarë mendje për shtangien e Berishës? Ai e zgjidhte ndryshe këtë punë. Një nga këta tanët binte dëshmor me siguri, por dhe një nga këta socialistët. Pastaj na mbyllte të gjithëve tek vila 31, derisa të qetësohej situata dhe caktonte Luan Hajdargën kryetar të PS, dhe Vilin këtej kryetar të PD dhe vazhdonte para. Ti se nxorre dot lojën.

Berisha tentoi të qeshte duke tundur kokën me shpresë që avokati të ndryshonte bisedë.

Por përtej këtij provokimi të hershëm të avokatit, vdekja e Azem Hajdarit, ose më mirë të themi heqja qafe e tij prej Sali Berishës, ka qenë një ngjarje e rëndë për historinë e PD, jo për shkak të asaj që ai vlente personalisht, por për shkak të asaj se çfarë ai mund të prodhonte politikisht brenda PD.

Është e sigurtë që PD do të ishte përballur me reforma të forta dhe sot mund të kishim gjeneratën e tretë të udhëheqjes së saj, ndoshta më modernen dhe më të mirën e historisë së Shqipërisë. Azem Hajdari mund të mos ishte bërë më kurrë kryetar i saj, por do ishte gjithmonë shkaku që PD të kishte një kryetar që do të ndryshonte veten dhe PD.

Ai ishte për tetë vite makthi i vetëm i Sali Berishës në pushtetin e tij të parë, dhe nuk ju nda atij deri ditën e fundit që ishte në pushtet, duke qenë opozitari më i ashpër kundër tij. 

Dhe ky po ja merr hakun për 24 vite me radhë duke shkuar pranë varrit të tij çdo 12 shtator, dhe duke vendosur kurora me lule. Si për t’u siguruar që ka vdekur Azemi dhe jo ai, për të cilin në fakt u nisën vrasësit.

37 Komente

  1. M
    Mal Cori

    O Mero, po çoja mor burrë Rudina ta lexojë këtë shkrim............ Djemve të Azemit, jo, se ata janë tru dhjamë.......

    1. Z
      Zagali

      Femijet e Azem Hajdarit jan loqe nga menjda. Nuk marin vesh,jane te trash,tamam maloke. Rudina,kjo cingarishtja e Azemit,ne radhe te pare nuk di te flasi por edhe ato qe flet nuk di çfare flete. Eshte torollaçke.

      1. P
        Per korrektesë

        Pikërisht per këta njerez është edhe artikulli i Mero Bazes. Ketu nuk është puna per të rritur apo ulur vlerat e Azem Hajdarit Azemi ishte ai qe ishte, figure komplekse. Nuk është puna tek Azemi. Problemi qendron tek trushpelaret qe kujtojne akoma se Azem Hajdarin e vrane Socialistet me Fatos Nanon. Kokemushkat rrumpalle te Saliut, vine çdo shtator tek varri i Azemit, me dy gishta lart si palestineze, dhe shikojne me inat nga Socialistet, si debila, duke thene: "He mo ju kriminele qe na vrate Azemin. Ta shikoni ju çfare do ju punojme ne." Per këta është ky shkrim, sepse u mungon komplet truri dhe jane qorruar, dhe nuk shikojne qe kane 30 vjet qe perdoren si lecka nga Sali Berisha. A do ta kuptojne nje dite? Ehu, kur nuk e kuptojne vete femijet e Azem Hajdarin, ju prisni nga "hajdaret" rrumpalle te Saliut të kuptojne. P.S. Të kuptohemi, ka plot "hajdare" edhe PS-ja, qe kujtojne se po iku Edi Rama mori fund Shqiperia. Edi Rama do iki, Meta dhe Saliu do ikin, dhe Shqiperia do jetë perseri ketu. Problemi është qe të mos prodhojme Sali, Meta, dhe Ramë të tjerë. Pa Shqiperia? Ketu do jetë perseri.

        1. U
          Unfortunately

          Per korrektese, vetem vdekja biologjike e Saliut do cliroje ata njerez.. Jane sekt, nuk kane asnje dallim nga sektet e tjera neper bote. Sekti pushon se ekzistuari me vdekjen e liderit te tyre. Njerezit clirohen nga mallkimi dhe i kthehen shoqerise dhe jeteses normale por ka edhe nga ata qe vdesin se bashku me liderin e tyre.

    2. P
      Paro Turqiu

      Me mire te ishin zhdukur te dy. Shqiperia do ishte krejt ndryshe, me siguri.

      1. A
        ARBENI

        Shqiperia do te ishte kjo qe eshte edhe pa ty Mero! Por do ti mungonte nje drite qe zbulon lakuriqesine e Saliut si askush tjeter dhe do ti linte te qete torollaket si Paro Turqiu te zgerryheshin ne balten e absurditeteve te Saliut!

        1. P
          Paro Turqiu

          O Ben kokoshi, cfare te dogji bre nga sa shkrova? Qenke sumllastik.

      2. T
        Trappajani

        Mero te garantoj se po te kishin hequr qafe kete kerrmen Sali asnje fermer nuk do kishte nevoje per plehra kimike apo organike pasi gjithe shqiptaret do venin e do dhisnin ne varrin e kriminelit serb dhe do behej muti mullar

        1. S
          Shaqo

          O Mero, mos e shut me trafikantin e armeve per hero dhe aq me pak, konfliktet fisnore krahinore ne konflikte midis shqiptaresh. Boll me me Azemin e ceten e tij zjarrvenese. U ka dale boja fare ketyre, dhe ti per inat te Saliut, na e shet ndryshe Hajdarin. Saliu e kompania e tij kane qene dhe vazhdojne te jene kriminele, Saliu jepte urdherat, Azemi ndizte zjarret.

          1. L
            Lenci

            E drejte Shaqo!

            1. P
              Pero

              Shaqo Meso të lexosh mire shqip

            2. a
              alphade

              Z. Mero, shkurt : E ke qendisur bukur ! Me shume s’kam pse e zgjas . Maloku,malok te vret naten dhe te qane diten ! Fjala eshte per malokun Sali dhe jo malsoret qe dallohen si dita me naten…..!!!

              1. F
                Futja kot

                Nje mut muti ishte Azemi. Mos e shenjteroni. Pa ideale e pa vizion. Pa asnje nuhatje politike. Dru me prè. Nje minibajrajtar feudal i pabese e i pafè

                1. M
                  Mero Mjera

                  Cfare personazhesh, Azemi hajdut ordiner, injorant, individ bosh qe bente te fortin kur ishte nje lepur i kthyer ne spiun te sigurimit duke denoncuar dhe shpifur per shoket e tij (Isufin qe u vra ne 91 ne traget i veshur me pardesyne e Azemit), nje personazh tamam i denje per hero i kesaj mender demokracie. Saliu mjeku karierist qe shkeli mbi cdo parim moral njerezor dhe profesional duke u kthyer ne fund nga mjek ne kasap dhe hajdut i popullit te tij. Avokat Ngjela…..nje sharlatan qe ske cthua se askush nuk flet dot me sakte se ce prezanton ai veten. Dhe Mero….tashme shefi i propogandes te PS. Personazhe qe kane rrojtur, rrojne vetem per te miren e tyre dhe te shtepive te tyre.

                  1. X
                    Xhaxhi

                    Mero mos na hap barkun me gjithe Azemin se vet Berisha e akuzonte per spiun te sigurimit dhe eshte 100% e vertet. Te shkoj e bija ti hape dosjen tek autoriteti. PD nuk ka qene kurre parti por nje sekt te cilit sot po i vjen vdekja. Kujton se vetem ti e di qe Saliu e vrau Azemin? Ata ne PD nuk dine keto 26 vjet? Edhe Azemi vet e dinte qe nuk kishte rruge tjeter por te vritej apo te vriste sepse ishte peng i dosjeve te Saliut. ashtu si Meta e te tjere.. Ishte vet Azemi qe shiti Saliun tek Haklajt dhe ju dha regjistrimin e famshem si nje skuth qe ishte. Eshte viti 2022 dhe ju ende tregoni perralla me heronj demokracie kur te gjithe e shohim qe te gjithe kane qene spiuna te rendomte te sigurimit dhe pishtaret e dhjetrokracise na dolen te gjithe hajdute, vrases e mashtursa.

                    1. K
                      Katnari

                      Bravo xhaxhi I agree 100 per cent with you.

                      1. D
                        Dakord

                        "Xhaxhi" e ke qare kete koment. E verteta e paster.

                        1. V
                          Veladini

                          Nuk ke cfare shton tek komenti i Xhaxhit... Nje veretje te vogel kam per gazeten,.. Pse na e mbushin hapesiren mediatike me analiza pa vlere e perralla, per ca byth-shkerdhyma anti-shqiptare si salinj e azemra qe jane felliqesirat me te medha qe ka nxjerr ky komb??

                        2. J
                          JETO per vete

                          Merua i di te gjitha keto qe thone komentuesit, por ama i nderton bukur shkrimet. Vetem nje burre nuk e degjon Meron se do fakte, do fakte: ai eshte Arben Kraja, nuk e di ne eshte nga Kavaja!

                          1. D
                            Dardan

                            ... Arben Kraja eshte shkodran dhe besen qe i ka dhane Doktor Sali Mortjes edhe ne varr e mban!

                          2. K
                            Kodi i mafjes

                            Nuk ka ndonje rendesi nese do ishte vrare Berisha ne vend te Azemit! Cdo kujt i vjen momenti edhe pse dikujt me shpejt ne rradhe, viktime e intrigave te veta apo mafjes qe i sherben. Ja ku erdhi edhe momenti i Sali Berishes te iki per dhjam qeni. I perbuzur, i lerosur, i kryqezuar me nje hu ne bythe bashke me gjithe familjen, si qenie histerike hajdute dhe copa muti. Aty e presin te gjithe ata gjakes qe e pergjojne me durim prej dekadash. Azemi ishte vetem nje tjeter hajvan ordiner, qe u perdor nga Berisha si per te marre pushtetin me kufomen e tij, si per te ngritur Saliu kultin e bythes se vet, me monumentet e nje gomari qe percmonte dhe urrente thellesisht. Historia e tyre i ngjan, cdo historie halabakesh mafjoze qe instiktet tribale dhe interesat e droges dhe krimit, i bejne ne fillim miq per te shkerdhyer te tjeret, por ne fund armiq te hetuar qe torturonin, thyenin kockat, digjnin te gjalle sapo shtinin ne dore njeri tjetrin. Pak a shume si Ervis Martinaj me ata qe vrau dhe theri per para dhe ata qe e moren peng, qe e torturan dhe kushedi ku e zhduken. Saliu si Martinaj, vrau, shiti, masakroi u be super i pasur dhe i pushtetshem dhe tani e ka te qarte fundi i tij i tmerrshem te zgjedhjes qe beri per te qene ai cope muti qe eshte. Eshte Kodi i mafjes

                            1. M
                              Mitko Bomba

                              Amerika i futi hurin ne bythe Saliut, po i rrinte pak lire. Britania i futi nje pyke qe ai huri i amerikaneve te mos i levize fare…

                            2. D
                              Drejtësia

                              Me Hajdarin "mund të kishim gjeneratën e tretë të udhëheqjes së saj, ndoshta më modernen dhe më të mirën e historisë së Shqipërisë"??????????????????????????????????????????????????????? Cfare po thua o Mero??????????????????????????????????????????????????????????????????????? O tempora! O mores!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                              1. L
                                Loku

                                Problemi eshte se ne PD jane pakesuar edhe budallejte. Nuk ka me budallenj qe te besojne tek Saliu. E pate kush ka mbetur per te degjuar Saliun? Cecua nga qaf thana.

                                1. E
                                  Evisa

                                  Është nevojë hapja e dosjeve, për të gjallë e për të vdekur. Sepse, siç thotë Berisha, që Azemi ka qënë spiun, atëhere i bije çdo vit të çohen lule në bustin e një spiuni. Kjo nuk nderon askënd. Ndaj mendoj, Mero, lëri të gjitha këto, nëse je vërtetë qytetar që të dhimbset demokracia dhe kërkoi me forcë Edi Ramës të mos vonojë qoftë dhe një ditë kalimin në parlament të ligjit përhapjen e dosjeve. Të tjerat janë fjalë pa bereqet, vetëm mburojë që ligji të mos kalojë fare, ose të kaloj i ndryshuar deri në atë farë feje sa të mos vlejë për asgjë.

                                  1. S
                                    Sigurimi i Shtetit

                                    Hajdari u perzgjodh nga sigurimi, si verior, si bashkepuntor sigurimi me prejardhje nga fis komunistesh, per te dirigjuar protestat e Qytetit studenti qe ushqeheshin nga sigurimi. Nga ana tjeter ne te njejten kohe PPSHja pergatiste nje tjeter verior, komunist dhe bashkepuntor organesh per te mbyllur rrethin. Sali Berishen. Qellimi i Ramiz Alis dhe Sigurimit qe drejtonte, ishte i qarte; Nxitje ndryshimesh ne kolapsin qe gjendej vendi dhe taksativisht kontroll i plote i nje partie te re nga besniket dhe veglat verior te PPSHse. Frika ishte qe nje parti e re alternative apo "kundershtare" nuk duhet te perfundonte kurre ne doren e anetareve te arratisur te komitetit Shqiperia e Lire. Pjesa derrmuese nga Veriu. Me familje te zhdukura nga regjimi, por edhe te stervitur si terroriste nga CIA dhe UDB. Prandaj Berisha dhe Hajdari u zgjodhen nga Veriu. Loja e Sigurimit funksjonoi deri kur keta dy halabake, nuk rane viktime e grykesise, e instikteve tribale dhe e rrugacerise se karakteri te tyre te paqendrueshem. Por ne fund mentaliteti komunist dhe loja me nenshtrimin ndaj instikteve tribale, beri qe komuniste dhe sigurimsit te ngeleshin te paprekur dhe komunistit verior sali Berisha ti mbante per hunde falangat veriore te komitetit ilegal Shqiperia e lire, qe nuk e pane kurre driten e pushtetit, por harruan idealet per te cilat ishin masakruar ne 45 vjet lufte me Enver Hoxhen dhe mbeshteten malokerine dhe komunistin ne krye te pushtetit.

                                    1. S
                                      Sigurimi I Shtetit

                                      Edvin Llapën, njeriun e ri te Partise, e ruajtem per fazen 2.

                                    2. N
                                      Niko Shpiragu

                                      Ne se une do te isha krytar i gjyqit per Sali Berishen duke u mbeshtetur ne krimet dhe vjedhjet e tij, pa dyshimin me te vogel do ta denoja me vdekje, por po te me kujtonte ndonjeri vdekjen e Azem Gomarit dhe gojeshtremberit Gramoz Pashko, menjehere do te ndryshoja vendimin: Do ta falja dhe bile do ta dekoroja. Bravo Berisha qe e vrave kete qen, ndyresire dhe langaraq. Poshtersia jote Berisha ketu qendron qe me pas e shfrytezove per te bere grushtin e shtetit. Bravo te qofte bile me shume kur qerove agjentin e asfalise, kryemaskaran Gramos Pashko qe me teorine e cekut te bardhe perdori mashen Azem Hajdari per te djegur dhe shkaterruar gjithcka ne Shqiperi. Te lutemi Z. Mero mos na irritoni duke mburrur qenin Azem hajdari. Ne se nuk e keni njohur ate, atehere ke eksituar kot ne kete bote dhe nuk e vlen per asgje. Gjithe respektin qe eshte krijuar per ty po e rrezikon ne kete menyre.

                                      1. P
                                        PeDe-ja e Salih-ut

                                        Mero ti po aludon sikur, Salih-u të kishte vrarë veten i bie... (Se kuptohet që Azemin, Salih-u e nxorri në pritë, dmth Salih-u e vrau). Gjithësesi, vonë është pak, por mund ta vrasi dhe tani veten ai..

                                        1. r
                                          rudina

                                          Mero. E verteta e vrasjes së Azem Hajdarit sipas versionit tuaj është dytësore pa ndonjë rëndësi. Të vërteten reale të vrasjes së tij, e di i madh dhe i vogël në Shqipëri. Ai u vra për trafikimin e armëve në drejtim të Kosovës dhe për trafiqe të tjera. Ju për arsye të shoqërisë që keni patur me te dhe armiqësisë me Sali Berishën, qëllimisht nuk e keni evidentuar këtë asnjëherë.

                                          1. T
                                            TAFIL TERFILI

                                            ka ardhe koha qe familja haklaj e cila eshte ne suedi te vi ne shqiperi nen mbrojtjen e shtetit dhe te ballafaqohet me sali kermen.ka ardhe koha qe te behet ky hap.duke perfshire dhe izet haxhine.kjo do te hapte te gjitha te paberat e klases politike per periudhen 91 /97.para se te hapen dosjet e komunizmit.po su crrenjos periudha e krimeve te asaj periudhe ky komb sdo gjeje qetesi.azem hajdari iku per lesh.dhe mori me vete shume sekrete.se ky e nxorri ne prite.se skishte kellqe te perballonte haklajt.duhet bere.patjeter.haklajt duhet te vine ketu.

                                            1. A
                                              Arnauti.

                                              Komente patronazishtesh. Lufton Mero me palle ne dore dhe komentuesit ham, haaaaam. Popull pa dinjitet, pa ushtri dhe pa atrdhedashuri. Nuk ka pasur Shqiperia qeveritare kaq lapanjoze dhe servila . Keta mbron medja kazan duke mbushur xhepat me djersen e popullit. Lere Azemin te prehet ne paqe. Or i pa fe.

                                              1. E
                                                ED TIRONCI

                                                ik ore sunit shqipfoles

                                              2. S
                                                Sula

                                                Bejne çudi gruaja dhe femijet e Azemit; e dine si dreqi kush eshte ideatori i vrasjes dhe tmerohen kur e mendojne dhe besoj nuk kane kurajo as ta bisedojne midis tyre. Mbani mend: pas vdekjes se Saliut (dhe kur te sigurohen mire per kete) do te "kullojne" dhe do fillojne te flasin per te verteten e vrasjes, gjithsesi duke kthyer koken pas nga frika se mos u vjen Saliu !

                                                1. T
                                                  Tironci

                                                  Mut njeri kak tjetri , si Saliu dhe Azemi njesoj ishin tropojan si ata te Andon Zako Çajupit te dy , kjo parti PDja duhet te dali jasht ligjit se e ka mbaruar misionin qe i ngarkoj Ramiz Alia , sot esht kthyer ne partin e llumit shqiptar e antishqiptarve intriganteve hajdutve kriminelve dhe te perdalve qe nuk duan kurr shtet por vetem shkaterrim e anarshi totale , esht kjo parti qe nuk e le kte vend te shkoj perpara se ka njerez me mentalitet mizerabel ku dhe 18 vjeçaret ne kte parti mendojn si saliu mbreti tyre, imagjino çfar mostrash pjell kjo parti.

                                                  1. S
                                                    Socialisti i vertete

                                                    Rrofte komandanti i pergjithshem i forcave te armatosura, pa ushtri Edi Rama. Keta po vjedhin dhe fajin e ka Saliu. Poshte komunistet dhe sigurimsat qe po shkaterrojne kete vend bashke me sahanlepiresit brekegrisur.

                                                    1. a
                                                      arqile

                                                      Shkrim i mire i drejte dhe i vertete.Me mire do kishte qene te ishte vrare sala do kishte shpetuar vendi nga shume fatkeqesi korupsion pa drejtesi shkaterime nuk qe fati yne sala vrau Azemin .Me e keqja ndodh tani kur familjare ju thencin nuk e thone te verteten rapor me vrasesin shkojne e rivrasin azemin .Pune malokesh.

                                                      Lini një Përgjigje