Mospranimi Metaj si “udhëheqës” i opozitës mund t'i kushtojë shtrenjtë Berishës 

11 Shtator 2022, 20:15Editorial Mero Baze

Ilir Metaj nuk ja doli dot t'i diktonte axhendën e tij opozitare PD. Prova e tij për të vendosur një datë proteste në Tiranë pa konsultime me Berishën, testoi pafuqinë e tij për t'i diktuar Berishës një rol kryesor në opozitë. Edhe pse nuk e refuzuan publikisht dhe mund të çojnë të “deleguar” në protestë, ajo është qartazi një protestë e Ilir Metës. Refuzimi pason një periudhë të gjatë meditimi të Ilir Metës rreth paranojës se Berisha mund të ketë gisht dhe në publikimin e historisë së dosjes së tij. 
Por mbi të gjitha, refuzimi vjen në kulmin e përbetimeve të Ilir Metës për udhëheqjen e një revolucioni që duhet të niste bashkë me shtatorin, ndërkohë që ai shkoi deri tek gjysma. 
Dështimi i Ilir Metës për të startuar sezonin opozitar të bashkuar me Berishën, vjen nga pretendimi që ai duhet të ketë rol kryesor në opozitë. Dhe nuk është se i ka keq llogaritë. Krahasuar me Sali Berishën, aktualisht Ilir Meta është së paku ligjërisht më i pastër. Ai nuk është ende i ndëshkuar si person “a non grata” nga SHBA , apo Britania e Madhe si Berisha. Të udhëheqësh opozitën dhe të gënjesh shqiptarët se do bëhesh kryeministër i një vendi, kur nuk ta pranon SHBA dhe Britania e Madhe, është shaka pa kripë. Në këtë aspekt aleanca e Berishës me Metaj ka kuptim vetëm nëse Berisha e nominon atë si kryeministër, qysh në fillim të këtij projekti të përbashkët. Nëse jo, atëherë vështirë se mund të funksionojë bashkimi, edhe pse formalisht mund të kryhet. 
Krahasuar me Sali Berishën, po ashtu Ilir Meta ka në favor moshën. Kur të vijnë zgjedhjet e vitit 2025, ai i përket brezit të 50 vjeçarëve ndërsa Berisha brezit të 80 vjeçarëve. Do të mjaftonte kjo diferencë që Berisha t'i hapte atij rrugë dhe të ndërtonte një koalicion besimi qysh tani me të, duke krijuar bindje tek militantët e vet se Meta do të jetë me ta. 
Së fundmi, krahasuar me Berishën Meta ka shansin që mund të zgjedhë, kurse Berisha nuk ka asnjë shans nëse i ikën Ilir Meta. Ilir Meta si parti e vogël e ka të sigurt vendin. Ai e ka të sigurtë se mund të marrë 3 ose 4 deputetë, se mund të mos hyjë në qeveri, apo se mund të rritet apo zvogëlohet përtej kësaj shifre. Ai bëhet i vlefshëm vetëm nëse këto pak vota që ka, t'i fusë në punë duke formuar një qeveri me Berishën. Por ndryshe nga Meta, Berisha është i vdekur nëse bashkohet me Ilir Metën Ai nuk më as kohë, as mundësi dhe as vota të vijë ndonjëherë në pushtet. Ndaj në këtë pikë refuzimi i tij për të mos i dhënë rol “udhëheqës” Ilir Metës është i rrezikshëm.  
Mbështetësit e Berishës e kanë më kollaj dhe janë më të qetë nëse shikojnë se Meta do të bëhet kryeministri i tyre dhe do të jetë me ta, se sa të rijnë me frikë në zemër deri më 2025, duke duruar paranojat e Ilir Metës dhe hyrje daljet e tij. Ashtu do shkatërrohen më tepër.  
Ndaj rruga e vetme që opozita e Berishës ta ketë aleat Ilir Metën, është ta ketë kandidatin e saj për kryeministër. Ndryshe deri më 2025 gjithmonë do ta shikoni në ndonjë rrugicë duke bërë protestë për hesap të vet. Sa për tu kujtuar se nuk ja dalin dot pa të. 
 
 

20 Komente

  1. c
    cufi

    dhiz iz a mirakull ov fridhem

    1. L
      LILI

      MERO POR CFARE FLET ME DUKET SE JE PERCAT NGA MENDJA PO CFARE ESHTE AY KRYEMINISTER ILIR HAJDUTI ////////

      1. R
        Realisti

        Çke më Lili... Mero thjesht bëri një xhiro në kokat e opozitarëve tu mbush mendjen qe Salija është I vdekur. Kjo quhet politikë. Ti po nuk e kupton o futja gjumit o luaj bilardo.

      2. L
        Lani

        Ai u ka lypur besen djemeve te Londres per tin ardhur ne proteste,ndaj nuk ka nevoje per çunat e Alibeaj.I mjafton Gridare Suma.

        1. Z
          Zeqo Pilafi

          Ça qe qo hata që po na thua, o zoti Baze! Po ne sikur e kishim lënë që këta do futeshin në burg, apo jo? E paskan shtyrë futjen në burg mesa duket! Ah, ç'na gjeti! Kishim shpresë se do i fuste në burg drejtësia "e re" që udhëhiqet nga shoku Edi, por duket e paskan lënë pas zgjedhjeve..... 83 vjet kanë Republikanët e Florida's që fitojnë zgjedhjet, duke i trembur kubanezët që janë të shumtë në numër në këtë shtet vetëm me gogolin se gjoja Demokratët kanë qënë dhe janë me komunistët e Fidel Kastros. Një zot e merr vesh sa kohë do t'a përdorin socialistët tanë gogolin Berisha, për të marrë votat e shumicës së majtë dhe të centristëve që me të drejt nuk shohin asgjë pozitive tek Berisha. Tashmë dihet, se për Edi Ramën dhe socialistët nuk ka ilaç më të mirë për të fituar zgjedhjet se Berisha. Mjafton të thonë "erdhi përsëri gogoli" dhe kur të shohësh kutitë rrafsh me vota për socialistët.

          1. D
            Dakord

            Zeqo, kjo që ke shkruar është e vërteta e pastër. Vetëm një korrigjim: nuk është 'shoku Edi', por zoti Edi në kuptimin e plotë të fjalës. Që socialistët kanë kontigjent më të arsimuar dhe qytetar, është fakt i pamohueshëm. Që një pjesë e mirë e popullates ka akoma frikë nga saliu, paloka, noka etj edhe ky është një fakt i pamohueshëm. Aktualisht nuk kemi opozitë. Kemi 2 banda me cv të pasur me krime.

            1. D
              Dakord

              Mos vini re shokë. Më ka perdhunuar roja I ndërmarjes dhe më dhëmb bytha tmerresisht. Prandaj perpiqem te jem pozitiv per rripjelljen ne komentet e mija.

          2. N
            Një korrigjim i titullit

            Mospranimi i Metajt si “udhëheqës” i opozitës, mund t'i kushtojë shtrenjtë Berishës.

            1. J
              JETO per vete

              Mero, mund te jete rast i rralle qe ti gabon. Pse do presim Arben Krajen ne qe Ilir Metaj te vazhdoje akoma keshtu si ben? Jo, ore jo, ne do e heqim vete qafe Ilir Metaj dhe bashke me te dhe Arben Krajen Ti diskuton sikur Ilir Meta e Sali Berisha jane akoma gjalle. Ata kane vdekur dhe kane shkruar ne p....te temave dhe tani jane ne frymemarrjen e fundit; viti i ri i gjen ne vend tjeter pa qira.

              1. z
                zgjohu mero

                Mero . Mesa duket nuk paske fjetur mirë mbrëmë. E para e punës, në dualizmin Berisha-Metaj ti nuk e llogarit fare fraksionin Alibeaj apo Basha dhe e quan të kryer fitoren e Berishës në zgjedhje dhe ardhjen e tij në pushtet ne 3-4 votat e Metajt, ose ky i fundit kryeministër me damkën e spiunit në shpinë, pa marrë parasysh shakanë e Arben Krajës për ta hetuar se ashtu si Adriatk Llalla, ky nuk qullus gjë.

                1. T
                  Thimio

                  E ke dhjere si gjithmone Mero. Shkrim koti.

                  1. A
                    Andoni

                    Aq pa perspektive dhe e pashprese duket opozita sa edhe per zgjedhjet e vitit 2025 diskutohet akoma Berisha apo Meta. Ku eshte brezi i ri , me mentalitet tjeter nga ai i te korruptuarve e vrasesve Berisha

                    1. F
                      Franz Kafka

                      IM do e shfrytezoje ne maksimum gjendjen ku ndodhet sot PD. Me konkretisht: mosha e madhe SB, nongrata SB, percarja nga grupi LB. Qellimi i vetem i IM nuk eshte rrezimi Rames por te marre sa me shume te mundet elektroratin konfuz te PD. Prandaj dhe i nderroi emrin partise per ta bere me te pranueshme per demokratet. Pra nese 20 vite morri elektorat te majte gjoja si socialist, keto 20 vite te tjera do pergjysmoj PD-ne. Cudi si nuk e kupton njeri ne PD nje gje kaq te thjeshte

                      1. T
                        Trotski

                        kesaj rradhe ke humbur Kohe Kot.Nuk merret populli ma me keto Bajga qe ke analizuar ne kete shkrim Z.Mero.

                        1. G
                          Gjush akullorja

                          Ne c'fare ketegorie njerezore hyn ti Mero ???!!!!. Si ka mundesi qe nje qenie njerezore te meret 365 dite te vitit , te pakten 2 shkrime ne dite kunder nje personi pak rendesi ka emri Sali Berisha apo dikush tjeter. Dhe TI qe i ke lepire bythen plot 15 vjet. Llape te forte ke thote Edi Rama

                          1. Tuti

                            Ore Mero thotë mendojnë ata jo.mero ai me një gurë vret dy qëner dhe shumë simpatizantë të tyre dhe gëzohem që u njohëm

                            1. G
                              Gjush akullorja

                              Tuti shkurt nga Shqipria mesme i thone atij qe quhet Mhamut

                              1. D
                                Daj Sami

                                O Mero,ne respekt per ty,do ta hidhja poshte kete analize,gjithnje neqoftese,do ta besoja se e ke seriozisht,po e shof mire qe po tall koqet me te dy,dhe mire ja ben,se keta akoma nuk duan ta marin vesh,se keta jane kufoma politike,pamvarsisht moshes,te pa kallur.Nje arsyet qe keta jane kufoma,eshte e shkuara e tyre politike dhe qeverisje,qe populli i njeh mire cfare mostrash jane,dhe keta nuk kane asnje shanc per te mare me pushtet,e dyta eshte se kata jane te perjashtuar nga aleatet tane nga cdo komunikim me ta,e treta dhe me kryesorja,keta jane objekt i drejtesise.per krimet e bera,me nje fjale keta do ta mbyllin jeten e tyre politike ne burg,si hajduter,vrases,trafikant,shperdorim detyre,dhe si agjent te Rusise

                                1. m
                                  mos qeshni po mundet

                                  I shkreti Mero, ka bere gjumin harram kaq kohe nga meraku per opoziten...ngaqe eshte kundershtari Nr-1 i gjithe pushteteve ne keto 30 vite!

                                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                    Si ka mundësi që qytetarit dixhital të mos dinte gjë?!!

                                    Lini një Përgjigje