Vendimi i 9 shtatorit ndau në dy epoka historinë e opozitës në Shqipëri 

9 Shtator 2022, 17:56Editorial Mero Baze

 

Një vit më parë si sot në mbasdite, Lulzim Basha ka bërë aktin e tij të parë politik në jetën e vet, duke marrë përgjegjësinë personale për të ndarë fatin e Partisë Demorkatike nga Sali Berisha, i cili tri muaj më parë ishte shpallur “non grata” nga sekretari i Shtetit i SHBA.

Vendimi, i cili kishte pasuar dy muaj përpjekje të kujdesshme për të bindur Sali Berishën të shkëpuste fatin e tij nga PD, ishte një akt i parë i fortë politik i Bashës, i një politikani shqiptar, i cili pranoi të sakrifikoj karrierën e tij politike, për të mos identifikuar një parti politike në Shqipëri, me një lëvizje anti-amerikane.

Përtej fatit të Lulzim Bashës, vendimi i tij pati disa vlera të patjetërsueshme për politikën shqiptare.

Së pari, vendimi nxori zbuluar një lëvizje të fshehur anti-perëndimore në Shqipëri, e cila po maskohej pas siglave opozitare dhe kostumit perëndimor të Lulzim Bashës. Vendimi nxori zbuluar Sali Berishën para opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, si një lider anti-amerikan e anti-perëndimor, që vendosi të angazhohet publikisht për të krijuar nëj front kundër Perëndimit në Shqipëri.

Në fillim SHBA, më pas Britania e Madhe, dhe në radhë Bashkimi Evropian, janë sot armiqtë e tij të mëdhenj ndërkombëtar, të njëjtë me armiqtë dhe kundërshtarët e Vladimir Putinit dhe aleancave anti-perëndimore në botë.

Së dyti, vendimi dëshmoi ndarjen e pashmangshme të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj, në raport me Perëndimin. Beteja një vjeçare e Sali Berishës kundër Perëndimit dhe kundër lidershipit të PD, që i rezistoi atij, ka qenë lëvizja më e dhunshme politike në Shqipëri, më linçuesja dhe më e sponsorizuara nga krimi, se çdo lëvizje tjetër në Shqipëri.

Së bashku me Ilir Metën në një aleancë të shenjtë kundër Perëndimit, Sali Berisha përdori çdo mjet shtetëror, siç ishte presidenti, dhe çdo bandit apo para të zezë, të dëshmojë epërsi në një koalicion me Ilir Metën, madje dhe me non gratat e PS, kundër pjesës pro-perëndimore të PD në zgjedhjet e 6 marsit.

Edhe pse rezultatet nuk janë aq premtuese sa i lexon Sali Berisha, ai arriti t’i shpallë ato zgjedhje si fitore kundër SHBA dhe kundër Lulzim Bashës, edhe pse humbi keq përballë Edi Ramës. 

Ai dëshmoi se beteja e tij është të kthejë PD në një front anti-perëndimor, pikërisht atë rrezik që paralajmëroi Lulzim Basha më 9 shtator të vitit të kaluar. Rezistenca e lidershipit të PD kundër tij, është rezultati i parë i rëndësishëm politik i PD, në përpjekje për të shpëtuar PD nga talibanizimi prej një udhëheqësi populist anti-perëndimor, i cili gjendet sot në të njëjtën listë me njerëzit më të urryer në botë për Perëndimin.

Së treti, vendimi i Lulzim Bashës dëshmoi çlirimin e energjive të reja opozitare dhe krijimin e një poli të ri politik në opozitë, i cili është realisht i distancuar nga pengmbajtësit e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Deputetët opozitarë të cilët nuk i janë nënshtruar Sali Berishës, janë sot pjesa më e përgjegjshme e Parlamentit të Shqipërisë dhe të pa-inkriminuarit e politikës shqiptare. Ata kanë marrë një vendim politik personal, qoftë dhe për të sakrifikuar karrierën e tyre, por për të mos i krijuar alibi politike lëvizjes anti-perëndimore të Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke ruajtur idealin për të cilin u themelua Partia Demokratike, si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri. Sali Berisha me Ilir Metën ngjajnë sot para këtyre si Hysni Milloshi para PD në vitin 1991.

Të gjithë ata që sot thonë se vendimi i 9 shtatorit ngjalli Sali Berishën dhe shkatërroi Lulzim Bashën, në fakt e dinë se është e kundërta. 9 shtatori është e vërtetë që ka ngritur një të vdekur nga varri, që endet si lugat nëpër Shqipëri, por vendi i tij dhe destinacioni i tij është përsëri varri. Ai nuk ngjall dot më as veten, dhe as anti-amerikanizmin në Shqipëri. Ata po manipulojnë duke paraqitur pakënaqësinë opozitare si revoltë anti-amerikane. Por kjo nuk zgjat shumë. Bashkë me Ilir Metën ata janë dy kalorës të vrerosur të politikës shqiptare, që duan t’i injektojnë vrerin e tyre shoqërisë shqiptare. Janë thjeshtë dy të vdekur të pakallur. 

Ndryshe nga ata, Lulzim Basha ka hyrë në politikë më 9 shtator të vitit të kaluar, pasi ajo është dita kur ai ka marrë një vendim politik personal, që dikton fatin e tij dhe të politikës shqiptare. Edhe sikur të hysh në politikë, vetëm me një vendim të tillë mjafton të mbetesh politikan. 

Me atë vendim ai ka ridimensionuar politikën shqiptare, ka mbrojtur historinë e Partisë Demokratike dhe ka vendosur shumicën në pushtet, në pozitë të vështirë për të qenë ose forcë pro-perëndimore, ose pjesë e trekëndëshit të Bermundës. Çdo vendim i ardhshëm i politikës shqiptare do ta ketë 9 shtatorin si një standard pro, ose kundër Perëndimit. Ajo ditë i dha një shenjë shoqërisë shqiptare për t’u përgatitur për këtë betejë, për të mbrojtur Perëndimin në Shqipëri. Dhe ka një vit që shoqëria po përballet me këtë betejë.

Së fundmi, 9 shtatori dëshmoi se çfarë shkretëtirë politike ka prodhuar Sali Berisha në opozitë qëllimisht për të mbijetuar një dite të tillë. Fal rezistencës personale të shumicës së deputetëve të PD, ai nuk ka sot kontrollin e grupit parlamentar dhe të partisë, por spektri politik opozitar, figurat e vjetra politike të tij dhe gjithë shtypi pas tij, është sot dëshmi se ai ka qenë i qartë se zhdukja e personaliteteve politike të opozitës ka qenë e domosdoshme për të mos i pasur përballë në ditë të tilla të zeza për të. 

Është e neveritshme të shikosh ish- zyrtarë të lartë të PD, ish- ministra dhe deputetë, gazetarë dhe veprimtarë të shoqërisë civile, që bëjnë sikur nuk e dinë çfarë fati të zi e pret opozitën me Sali Berishën, dhe hedhin një lopatë me dhe mbi të ardhmen e PD. Tani e vetmja ngjarje perëndimore e PD mbetet martesa e Shkëlzenit me Arminën në Itali. Nëse bëhet.

Gjunjëzimi i tyre nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, e bën dhe më dinjitoz aktin e Lulzim Bashës më 9 shtator, pasi ai provoi që nuk e bëri për ndonjë interes personal, siç po e bën Sali Berisha. Ai provoi se ishte gati të tërhiqej nga kreu i PD dhe të mbetej deputet i thjeshtë, por jo të firmoste me dorën e vet vdekjen e saj. Dhe ata që dinë të ikin, dinë dhe të vijnë. Ndryshe nga ata që kanë moto të jetës së tyre “pas meje qameti”.

 

19 Komente

    1. L
      Liksi

      Luli mos harro t’i besh like ketij shkrimi dhe me pas mos harro beji like dhe shkrimeve te meparshme te ketij portali qe te telendisin ty gruan madje dhe vajzat se ky stan kete bulmet ka.

      1. w
        www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.t

        ASNJE VAKSINE SE KETO TE TJERAT JANE BUDALLIQE!

        1. D
          Dule labi

          Dy hale le te rrine bashke se shkojne te dy. Tamam te vdekur te pakallur le te rrine dhe ca kohe se I pret pensioni politik te luajne domino kermat. Kane bere shume zullume te dy do i paguajne keta dhe femijet e tyre. Ky fuksi ka filluar xhiro ne Angli me kete profesoreshen copa e injorantes. Ne te semes te vene halet te dorezojne dhe leket plerat.

          1. N
            Një qytetar

            Me gjithë zemër të falenderoj si demokrat i thjeshtë për këtë shkrim zoti Baze. Ajo që bëri Lulëzim Basha në 9 Shtator të vitit 2021 do të ngelet përjetsishtë në historinë politike të këtij vëndi. Le të kujtojmë të kundërtën e këtij qëndrimi, datën 3 Mars 1997, kur më se 110 deputetë të PD të dala nga zgjedhjet e vitit 1996, zgjedhjet më të turpshme në historinë tonë, votuan në bllok për të rizgjedhur për president Sali Berishën, këtë armik të qartë të demokracisë dhe perëndimit. Sikur ata të bënin politikisht atë që koha kërkonte si nevojë, pra, mos zgjedhjen e Berishës President dhe krijimin e një kabineti të ri qeveritar pa influencën e tij, ashtu siç sugjeruan atëherë amerikanët, sot ne do të festonin ndoshta 15 vjetorin e anëtarësimit të plotë të vëndit në BE. Dhe jo të merrnin sot, në 2022, arratinë nga vëndi qytetarët, siç bënë në vitin 1990. Kjo, ngaqë akoma duam të mbajmë mbi krye varrmihësit e demokracisë së vërtetë. Edhe një herë, zoti e bekoftë Lulëzim Bashën për atë vepër monumentale që bëri në 9 Shtator 2021.

            1. R
              Rrofte usa qe hoqi lulin dhe riktheu kriminelin sa

              Ne 9 shtator lulashi beri aktin e pare politik me urdher te amerikes,dhe e hengri tollumin. Kete duhet ta kishte bere qe ne 2013 po nuk kishte prapanice se eshte bythec frikacak. Nga veprimi lulit treguan fytyren servile shume nga legenat e partise derrave qe u bene me legena sa cishin

              1. Z
                Zhzh

                Të lumtë pena dhe mëndja për shkrimin. Je ndër gazetarët më të mirë në Shqipëri.

                1. D
                  Drejtësia

                  Gjerat jane pak me ndryshe: 1. Luli nuk ka as dinjitet personal, as politik 2. Lulit i treguan kartelen e plote te Berishes para dates 9 Shtator. Sado i padinjitet qe eshte Luli, kur pa kartelen e plote, nuk kishte rruge tjeter: vuri duart ne koke dhe ruajti koken. 3. PD nuk behet kurre, me dhe pa Lulin, me dhe pa Berishen. Sepse eshte krijese artificiale, e sajuar brenda nje dite ne zyrat e KQPPSH, jo krijese e trasheguar e te djathtes se pakriminalizuar tradicionale.

                  1. G
                    Gnt

                    Vendim gjysmak, pa forcë e pa bindje. Jo po përjashtim derisa të sqarohet puna - tërhiqe mos e këput. Siç e ka pas zakon Basha. Punë horrash

                    1. N
                      NjeQytetarOptimist

                      E quajta Qesharak dreqin por doli me pak serjoz. E VETMJA GJE qe i jap kredi !! Sali, si u gdhive Sali ?!?! Aty mbaj stemen derisa te behesh si pikepyetje duke pritur vdekjen.. Te fala o komunist i komunistave.. Ishe mallkimi i Shqiperise per Zotin, o Sali Pordha !!

                      1. l
                        lulushi

                        Mero. Në përgjithësi dakord me gjithëçka shkruan në këtë editorial, por kur glorifikon figurën e Lulëzim Bashës si shpëtimtarin e PD më 9 shtator, çdo njeriu i vijnë zorrët te goja. E para, nuk ishte inisiativa përsonale e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, por e tërhoqen për koqesh andej nga SHBA dhe u detyrua ta largonte. Së dyti, erdhën zgjedhjet e pjesëshme vendore dhe partia e Lulit jo vetëm nuk fitoi asnjë bashki, por u radhit e treta mbas foltores. Mbas kësaj Luli i shkretë u dëbua nga kryetarlleku si i paaftë dhe dështak.

                        1. M
                          Mbau Muco me gairet

                          It shkrim mund te kete titull edhe "Lule per Lulin".Vetem nje gje mund te thahet hapur dhe qarte.Luli asnjehere nuk ka dale me keto mendesi per Saliun.Ka qene ndjekes i gjurmeve te tij.Edhe ngjarje per zaptimin me force te PD nga saliu ka qene e dyaneshme ne pergatitje.Synimi te shkaktonin destabilizim.Situata u shpetoni nga dyert vetem ne sei te izolimi nga policia brenda PD. Po te mos ishte policia ne krye te detyres ,do te shikoni Saliun dhe Lulin bashke ne shpallet e kryeministrise. Nje vrasas nuk mund te jete perendimor,Nje vjedhes Gjithashtu.

                          1. T
                            Turi

                            Po per kata hajdutet e babezitur ne pushtet kur do behesh burre o Mero te shkruash ndonje fjali ne na cave trapin me Saliun Ilirin.I dime se cplehra Jane.Po popullin u be 12 vjet qe e vjedhin keta ripjellsat apo Ben sikur nuk kupton ti koke daulle qe hiqesh dhe si I pavarur.Po te shrtrydh si Limon Ramiu me keq se Saliu.

                            1. B
                              Bardhok Shpani

                              Natyrisht më pëlqejn analizat e tua z , Mero . Fakti se në natyr rriten të gjitha bimët dhe druret ka një arsyeje . Bimët shkojn si ilaq për njerzit , gje e cila esht shum jetike dhe për kafshet . Natyra brënda sajë i rrit të gjitha llojet e shkurreve dhe drurit, gje që kaprejt , dhit e egera apo te buta , delet , lopet , e gjith qka që ja mrin ushqim prej saj . Natyra siq tham i rrit të gjitha llojet e drurit, por vetëm të drejtat shkojn për ndërtim , të tjerat kalben si pleh në sherbim te tokës ; ose shkojn si dru për zjarr. Ky esht një proqest natyror që në fakt ka të bej vërtet me jetet ; por fakti se përse njerzit jan kaq tendenciozë dhe mos mir njohes ndaj Natyrës ' esht pikerisht fakti se natyra brenda sajë ka shum lloje ushqimi sa dhe bimët ndërthuren ndërmjet njera tjeteres në kërkim për ushqim :

                              1. A
                                Alltyn Ktro

                                Pasi nuk la gjë pa thënë e pa I bërë Lulit, deri në tek ADN -ja e tij, tani Mërua nga Pështani po I bën gojore. Thua kunati i Lulqimit ka filluar kontributet "cash" për Ymerin e bajgave? Sic duket po. Epo rroftë Lulqimi se keshtu do Mëro katundi. Jepi kunati beja plot serbatorin Mëros.

                                1. B
                                  Bero Maze

                                  Merobazerine me Ramen ne balle e ka zene malli per Lylin qe u lodhen duke thene se "fle gjume"! (Boll te kujtohen sa here Mero qerosi ka shkruar kunder Kunatit te Lylit) S'ka faj i shkreti Mero, kerkon nje Lyl "qe fle gjume" si kryetar opozite qe ti siguroje gjum te qete dhe Zullapit qe e paguan ne Surrel.

                                  1. D
                                    Dritan Andrea

                                    Noten 10y

                                    1. D
                                      Dritan Andrea

                                      Noten 20.

                                      1. a
                                        arqile

                                        Shkrim i sakte Mero po e verteta eshte se sala ka shkateruar cdo gje ne kete vend dhe cka eshte me e rendesishme sistemin e drejtesise i cili tanime thuajse eshte i paralizuar veshtire te besosh se ka prokuror apo gjykates ne kete vend te hetoje e gjykoje aq me teper te konfiskoje parane dhe pronat e sales te gjithe jane te farmakosur nga sala.Veshtire veshtire.

                                        Lini një Përgjigje