Shqipëria si viktimë dhe si kalë beteje kundër terrorizmit kibernetik 

10 Shtator 2022, 20:14Editorial Mero Baze

Ka një reagim të pazakontë ndërkombëtar dhe solidaritet nga qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjes perëndimore në krah të Shqipërisë, pas verifikimit të sulmeve kibernetike prej Iranit dhe ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin për këtë shkak. Qeveria amerikane, NATO, Bashkimi Evropian dhe qendra të tjera të inteligjencës, kanë dënuar sulmin dhe janë angazhuar në krah të Shqipërisë si viktimë e kësaj lufte, për shkak të vendimit të saj për të strehuar opozitën iraniane në Shqipëri.

Pas agresionit rus në Ukrainë, e cila ka ndarë botën pro dhe kundër Rusisë, sulmi kibernetikë ndaj Shqipërisë ka pozicionuar botën perëndimore pro Shqipërisë, duke i dhënë asaj statusin e një vendi viktime për shkak të angazhimit të saj ndaj një kauze të politikës amerikane lidhur me opozitën iraniane.

Si viktimë e kësaj lufte të pashembullt, Shqipëria mund të ketë dëme të mëdha. Ajo do të përballet me rrezikun e rrjedhjes së dokumenteve sekrete të shtetit, të dhënat e qytetarëve, apo dhe më tej të pengojë funksionimin normal të standardeve të sigurisë ndërkufitare në vend, siç ishte sulmi i sotëm.

Në këto kushte Shqipëria ka nevojë për një ndihmë për reforma rrënjësore në ndërtimin e sistemeve digjitalë të saj, në një kohë që po e përdor botën online si një reformë rrënjësore për zhdukjen e korrupsionit endemik në zyrat e shtetit shqiptar dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ashtu siç Ukraina ka nevojë për armë për ta fituar këtë luftë, Shqipëria ka nevojë për ndihmë konkrete perëndimore në ndërtimin e sigurisë së saj kibernetike, e cila dukshëm është ende larg të qenit një sistemi të sigurt. Për më tepër duke qenë vend i NATO, ajo mund të shërbejë dhe si një portë hyrëse për të dëmtuar dhe sigurinë e të dhënave të aleatëve tanë ushtarakë.

Në këtë aspect, nevoja për ndihmë konkrete profesionale është urgjente dhe alternativa e vetme është ndihma e SHBA dhe vendeve perëndimore.

Nga ana tjetër, Shqipëria me rolin që ka marrë është kthyer në një kalë beteje të Perëndimit kundër Iranit, dhe terrorizmit kibernetik me të cilin bota që është në opozitë me Perëndimin, po kërcënon shumë vende të tjera.

Kjo nuk është një histori si ajo e Daut Hoxhës me Musolinin kur sulmoi Greqinë më 1940, por një histori që ridimensionin raportet e Shqipërisë me shumë vende të tjera të botës, përfshi Izraelin, Arabinë Suadite e vende të tjera që kanë probleme historike me Iranin. 

Vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, është një vendim i fortë, që krijon një histori të re gjeopolitike të Shqipërisë, për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm. Edhe pse ngjan si luftë e padukshme për opinionin publik, beteja e Iranit kundër Shqipërisë është poshtëruese dhe mbi të gjitha një përdhunim i të sigurisë kombëtare dhe të drejtave të qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shqipëria është në këtë luftë edhe viktimë, por dhe kalë beteje për të mobilizuar mbështetjen perëndimore për këtë lufët dhe për të vetëdijesuar Perëndimin për rreziqet e reja të sigurisë në Evropë dhe SHBA. 

Serioziteti me të cilën ka reaguar SHBA dhe qendrat kryesore vendimmarrëse të Evropës dhe NATO, tregojnë seriozitetin me të cilin Perëndimi e ka marrë sulmin ndaj Shqipërisë, i cili nuk duket se është në të njëjtën shkallë të përgjegjshmërisë me të cilën ky problem trajtohet brenda Shqipërisë si një shkak për luftëra të brendshme dhe deri për të sulmuar besueshmërinë e agjencive tona të informacionit për motive personale. 

Një vit më parë Shqipëria u trondit më shumë kur dolën listat e pagave dhe targat e makinave, se sa sot që një haker iranian tregon live pamjet nga aeroporti i Rinasit dhe përdhunon sigurinë kombëtare të vendit. Dhe kur gjithë bota dënon Iranin, opozitarët tanë “dënojnë” qeverinë, a thua se asaj nuk i mjaftin ndëshkimi që i vjen nga një armik i Shqipërisë. Duhet dhe ndihma e këtyre.

27 Komente

  1. k
    kthhh

    Mero ne ne kete histori jemi perfshire pasi nuk mundeshim te refuzonim kerkesen Amerikane per te strehuar Mojahedinet Iraniane.Bush dhe Obama te dy ngulmonin qe Shqiperia te strehonte MEK.Edhe Berisha edhe Rama pranuan strehimin e tyre dhe bene mire pasi nqs kerkon ndere duhet te besh ndere.Por e verteta eshte qe Mojahedinet kane shume pak mbeshtetje ne Iran,nuk konsiderohen nje opozite popullore dhe serioze as nga kundershtaret me te forte te regjimit islamik.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Jo mor jo ti Ne duhet te mernim aq sa premtoi Berisha ne fillim 200 muxhahedine dhe pjesa tjeter e tyre te shperndahej ne menyre te barabrte midis te gjitha vendeve Europiane dhe te Amerikes qe jane ne Nato.--Kjo do ishte menyra me e drejte per strehimine atyre mamlukeve Ne i morem te gjithe Muxhahedinet duke terhequr mbi veten tone inatin e Iranit, sepse Rama donte qe te kishte gjithmone perkrahjen e Amerikaneve per pislleqet qe ben ai ne pushtet Dhe do ishte shume here me mire nqs Muxhahedinet do ishin shperndare ne gjithe Europen, sepse ne kete menyre Irani nuk do veopronte dot kunder gjithe Europes Edhe Amerika duhej tu kerkonte te gjithe Aleateve qe te srehonin nje sasi te vogel te Muxhahedineve Ato jane vende gjigande me resurse te medha qe nuk i kane problem te strehojne 200 veta seicili prej tyre Ndersa Shqiperia nje vend i vogel fare, me resurse fare te vogla, pa asnje lloj infrastrukture mbrojtese apo strehimi i mer te gjithe ata muxhahedine -dhe tani hajde degjo pordhet e Iranit, se ata tani te quajne Amrik se ke strehuar nje grup armik te Iranit Une nuk e kuptoj pse vendet e EU-se qe jane ne nato, nuk prnaonin te pakten te merrnin nga 100 veta cdo vend , ndersa ky hajduti Kryeminister qe kemi ne, ben trimin , dhe nga ana tjeter ky sherbetori i Vucicit nuk e armatos Shqiperine, por gjithe parate qe mbledh nga taksat e larta qe jane qindra milione dollare ua jep njerezve te tij me fatura fallco sic jane ato te inceneratoreve , rruget me 20 milion dollare /km, taksat super te larta te karburantit , energjia etj

      1. S
        Spak

        Ky,raimond Vlonjati,vetem vlonjat nuk eshte! Rama sherbetor i Vucic apo Saliu mik i Milloshevicit dhe armik i Kososves dhe Shqiperise/ Saliu thoshte: -sillni sa te doni,vem mua mos me trazoni!

      2. R
        Rusija, Turqija dhe Irani armiqet e Shqiprise

        Armiqet e Shqiprise jane po të thuashe të gjitha vendet e Lindjes. Të gjitha vendet që jane në një linje me Rusine, Turqine dhe Irani. Keto vend bashke me Turqit shqip foles ose politikanet shqip foles jane jane një e keqe për kombin Shqiptare

      3. O
        Opozita armike e Shqipërisë.

        Po pse opozitë është kjo o Mero?! Ajo është pak ta quash armike e Shqipërisë! Dhe ky grupim që herë ka qënë në pushtet dhe herë në opozitë armike e Shqipërisë ka qënë gjithmonë!

        1. I
          Ishi i ZaKarovës

          Fiks! Ndihmë nga Saliu i UDB nuk më duhet! Zot na ruaj! Po amerikanët ti dalin për zot këtyre iranianëve që na lanë në derë si dobiçë nëpër ferra...atë thuaj ti Mero

        2. X
          Xoni

          Sigurisht qe rreziku eshte real.Per pozicionin gjeopolitik Shqiperia ka qene dhe do jete ne rrezikun e perplasjeve te fuqive boterore. Ne jemi ne pozicionin ku perkasim realisht dhe duhet te jemi te bashkuar per te perballuar sfida shume me te veshtira.Pastaj....kush do te perfitoje personalisht apo politikisht sigurisht qe do rreshtohet me tradhetaret e kombit qe nuk kane munguar ne historine tone.

          1. A
            Artan

            Si perhere shkrimet e Mero Bazes jane perla, por pse te mos jete dhe drejtshkrimi ne nje njejtin nivel? Perhere gjej gabime dhe trashanike, si psh sot ne titull - kibebernetikë ne vend te kibernetik. Mero ke nevoje per nje redaktor. Me respekt

            1. K
              Kokcepi

              Meros ja shkruan hartimet Fuga me ca kam degjuar. Respect pac

            2. R
              Raimond vlonjati

              Opozita e denon Qeverine per vjedhjen qe Qeveria ben ndaj parave te Taksapaguesve Shqiptare, nuk po e denon per problemin e Iranit, ndaj mos i ngaterro gjerat Pse meqe na qenka ky muhabeti i Iranit, ta leme Ramen te vjedhi si i bazezitur parate e taksapaguesve Shqiptare , thua ti o gazetar leshi ?

              1. m
                mirel

                Hajduti therret "kapeni hajdutin" ... kjo eshte e gjitha.

              2. R
                RILINDJA E MASKARENJVE

                Shqipëria si viktimë e sharlatanëve politikë. "Rilindja të hedh dorën në qafë dhe të fut gishtin në sumë"! Kjo është Shqipëria e kullave të larta të pastrimit të parave , e qerave të shtëpive më të larta se në vendet europiane, dhe fukarenjve që enden rrugëve pashpresë, pa punë, për bukën e gojës. https://dosja.al/politike/2-hijet-e-erion-veliajt-dje-e-perqafoi-nenen-nga-zall-herri-sot-policia-i241321

                1. F
                  Foltore-nevojtore

                  Te paska ngelur ora shoku i foltore,-nevojtores nuk do ndertohen kulla po kjoska po ik mo komunist i qelbur i nongrates apo i spiunit Meta jeni bere turpi i botes

                2. L
                  Llazi usa

                  Por dhe keta opozitaret tane me Iranin jane, tradhetaret e kombit, me ne krye tradhetarin Sali Ram Berisha dhe Ilir Rexhep Metaj!

                  1. l
                    luani

                    Opozitarët tanë janë gati t’i vënë zjarrin Shqipërisë për karrigen e tyre.

                    1. l
                      lolita

                      Nese cdo vend qe i sulmohen sistemi digjital do te prishte marredheniet diplomatike, nuk do te kishim me marredhenie diplomatike.

                      1. b
                        bjeri drejt se ke lehtesira

                        Qeveria amerikane, NATO, Bashkimi Europian e qendrat e Inteligjences nese e kane real ate angazhimin perkrah Shqiperise mos ti japin statusin e Viktimes ngaqe i ka rrasur ketu ato mijra opozitare iraniane, por te bejne ate qe duhet e i takon ta bejne - Pas 6 vitesh strehim ne Shqiperi te atyre iraniane muxhahedine ti strehoje ne Amerike a ne ndonje vend te BE...apo nuk gjen dot diku ndonje Edi Ram kryeminister qe t'ja pranoje!

                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                          Opozita ka marrë masa kundër emigracionit ! Janë sulmuar pikat e kalimit kufitar,toksor dhe ajëror.

                          1. B
                            BABALE i PD

                            Duhet te kete Aksione - Reaksione duhet policia Shqiptare te kete nje grupe te formuar ne informatique per te dhene goditje vendit qe e godet .Eshte shume e veshtire per tu mbrojtur nga sulme te tilla . Historia fillone me nxjerjen e te dhenave nga Bushati - Shkullaku me dashje apo pa dashje jane pjese e rrjetit agjenturore Iranian qe prokuroria duhet te kishte nderhyre e me pase nga presidenca e spiunit I.M ku nje punonjes présidence jepte te dhena apo nje tjeter i rrekrutuar i kerkonte diplomatit iranian burse per djalin ne kembim te informationeve per mua sherbimi intelegjente ka munguar pasi rrjeti agjentures eshte shtrire ne présidence koka e shtetit

                            1. V
                              Vito i Orneles se Varuzhanit

                              Gjendja e tensionuar me Iranin shton investimet e huaja apo jo o kryeminister LEGEN?

                              1. T
                                TRAPA JANE.

                                Pse,nuk mund te jete investim i likeflori Ilirit bashke me Saliun?Veprime te koordinuara ne kohe.Njerezit e tyre i kane akoma te kamufluar ne te gjithe organizmat e shtetit dhe pa "kallauz"nuk behet kjo pune.Aq me teper te lidhur ngushte edhe me spiunazhet "armike".

                                1. s
                                  strehime refugjatesh si strategji pushteti

                                  Regjimi i Rames tashme koshient per deshtimin total ne qeverisje (pikesepari ne Ekonomi) sheh si te vetmen mundesi kacavjerrje ne pushtet Karten e refugjateve. Mijra iraninane (numrin e sakte askush nuk e thote) u strehuan ne Manze ne 2016 ne kohen e administrates Trump si mundesi e Rames per te ndreqwur ato traplleqet qe tha per Donald Trump para zgjedhjes tij president. Pastaj Rama kerkoi ti sillnin ato Afganet refugjate e mbetur pas zbythjes se Amerikes nga Afganistani, duke i strehuar neper hotele (!) Se fundi ky Edi Rama kerkoi si sillnin Shqiperise edhe refugjate Nigeriane afrikane nga konfliktet ne kontinentin e Zi. Pra Rama eshte gadi te mbushe Shqiperine me refugjate kudo ku shfaqen e kudo ku deshton politika amerikane, me po ate zell qe po zbraz Shqiperine nga shqiptaret me kete qeverisje plehre te zhytur ne vjedhje e korrupsion ne c'do qelize. Mjaft qe ky depozitim refugjatesh ti siguroje zgjatjen e zvarritjes ne pushtet.

                                  1. D
                                    Detari

                                    shqiperia eshte shtet islamik dhe strehon terrorista islamik nga irani.

                                    1. D
                                      Detari

                                      20.000 mije nga irani, nja 10.000 nga afghanistani, e pakta 5 femije lindin keta beni llogarine vet...

                                      1. R
                                        Raimond vlonjat maloku

                                        ne bythe e keni mare ti dhe saliqenit. Vlore te shkerdhen fisin o cecene muti.

                                        1. j
                                          ja mbeshtes plotesisht Meros

                                          Ketu Patronazhistet e pushtetit nxorren ne publik te dhenat personale te mbi 1 milion shqiptareve - Nga pagat der tek numrat e llogarive bankare. Pastaj u tejkalua plani : Miliona Euro te vjedhur tek Inceneratoret u rregjistruan nen emra njerezish te vdekur me pare. Por duhet te durojme e ta brohorasim kete qeveri (thote Mero Baze) sepse... "eshte nen sulm kibernetik nga Irani"!

                                          1. B
                                            Bidoni

                                            Ky kari jon po vdes qe te behet pak protagonist. Ju kujtohet si ja hidhte doren ne qaf Bides dhe Bideja kthehej dhe pyeste : po ky kush eshte? I thonin Bides: qe eshte kryekari i shqiperis. Dhe Bideja pyeste: po cfar eshte shqiperia? Eshte nje grop haleje ku zbrazim mbeturinat i thonin ata

                                            Lini një Përgjigje