Tani në pritje të Revolucionit të Tetorit 

17 Shtator 2022, 20:28Editorial Mero Baze

Gjithë vera na kaloi me paralajmërime të ashpra se në shator do të ketë revolucion, përmbysje dhe një rebelim të pashoq opozitar. Frika ishte se në shtator Gjykata mund të jepte një vendim për legjitimitetin e PD dhe duhej ngritur tensioni. Siç u bë në korrik. Tani mesi i shtatorit ka kaluar dhe i vetmi funeral i protestave u zhvillua aty ku ka dhe vendin, pranë varrezave të Sharrës.

I vetmi revolucion i vërtetë, ka qenë sulmi i pashoq i Berishës dhe mbështetësve të vet, kundër Partisë Demokratike si një parti e financuar nga rusët. Siç, dihet qëllimi i financimeve ruse është që në krye të partive të vihen elementë anti-perëndimorë dhe në këtë pike, rusët duket se kanë arritur disa rezultate në dy parti opozitare, PD dhe Parti e Lirisë.

Tani kanë filluar paralajmërime të reja për protesta, por që nuk do të jenë si të mëparshmet, që nuk kanë konkluduar në përmbysje pushteti. Tani po paralajmërohen protesta që do të sjellin në pushtet opozitën. D.m.th. është hequr dorë nga ardhja në pushtet me vota, apo zgjedhje. Së paku aq sa mund t’u zërë besë njeriu mendve të Edi Palokës, këtë radhë protestat do përfundojnë me ardhje në pushtet.

Sipas gjasave, këto protesta do jenë të ngjashme me Revolucionin e Tetorit. Meqë shtatori nuk qullosi gjë, vëmendja ka kaluar tek tetori, pasi Gjykata ka thënë që në fund të shtatorit mund të marrë vendim.

Nëse dhe tetori dështon, nuk është problem, se siç dihet dhe Revlucioni i Tetorit është bërë në nëntor. Kështu që ka tolerancë.

Me sa duket revolucioni do një shenjë që të nisë. Do një sinjal. Do një arsye. Dhe këtë e ka në dorë Gjykata e Tiranës.

Nëse ajo jep vendimin për legjitimitetin e Lulzim Bashës në krye të PD, atëherë nis Revolucioni i Tetorit. Kjo do të ishte një ngjarje e madhe, pasi do të motivonte çdo demokrat të Berishës të hidhej në zjarr për liderin e vet.

Nëse Gjykata ja lë vulën Berishës, atëherë motivi për revolucion do zbehet dhe demokratët do jenë të kënaqur si zakonisht, që vërtet nuk e mundin dot Ramën, por ama Bashës ja tregojnë vendin. 

Se në fund të fundit gjithë këto paralajmërime për dhunë nuk bëhen kundër Ramës, por thjesht për të trembur Gjykatën që të mos japë vendimin për Bashën.

Dhe me thënë të drejtën, nuk është se nuk e kanë trembur. Kanë 7 muaj nuk japin një vendim që do 7 minuta punë, duke na bërë peshqesh çdo muaj nga një revolucion në letër.

25 Komente

  1. r
    raul

    U dhi nusja ne kale thote populli, dhe revolucioni lefterohunderromaliqjan, Nafijedybekobaxhelljan , Nikollabythqirolehesjan iku per lesh dhije. Lefter hunderr maliqi i biri i babait te teqese se kulmakut shume i merzitur ne pordhesten tek varezat e Shares, endrra e tij per drejtor burgu u shua perjete. Po keshtu dhe endrra e kejdi dhembcakalles se leshelise me shkolle te mesme per tu bere ministre arsimi kur spiuni Agush te vije ne pushtet me 1 tetor u shua pergjithmone. Sot Erisa xhixho hundpinokja, surratmalokja ishte shume e shqetesuar per numrin e nxenesve ne shkolla. Ik moj sharebajge se na e shpif ekranin kur del , shko ca dite ne haremin e Jales se ka filluar trajnimi per revolucionin e tetorit se shtatori kaloi.Ne opozite do jeni.deri ne 2036 kur te qethen delet.

    1. A
      Aleanca për mbrojtjen e tallashit

      Mero djali,po jeta kështu e ka: Ca presi tetorin për të bërë rrevolucionin, ca presin ti bien koqet dashit në tokë, si puna e dhelprës,nga që nuk kanë bythë të sulmojnë dashin!!! Problemi nuk qëndron aty se çfarë ka ndër mend "obobozita", poooor çfarë bën ligji me gjithë këto vepra penale( nuk po i quaj krime) që kanë dalë sheshit,si muti kur mer shalët. Çfarë pret maxhoranca për të kallëzuar në rrugë ligjore gjithë maskaralliqet e paraardhësve të tyre, por detyrohen persona privat të ngrenë padi për arësye jo private?! Gjermani thotë: Da wo keine klage ist,da ist auch kein Richter! Në shqip: Ku nuk ka padi , aty nuk ka as gjykatës! Ku vajtën gjithë ato premtime për gjasme vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që kishin abuzuar me pushtetin nga ana e praardhësave të tyre?! Apo kanë frikë se vetë mund t'jua kenë kaluar atyre?! Pa u ndëshkuar krimet monstruoze të regjimit fashist viçidolian,ai vend nuk kthehet kurrë në normalitet. PS:Për k'të duhen koooooqe!

      1. s
        shqip

        Shtatorë të tjerë kaluan dhe do vijnë, dhe më të fortë e bënë idiotësinë. Nga Viçi-doli vije ti, dhe un nga Ç'e-pan-i në malësi, një M të madh bëmë që të dy. Shpellar njeri, shpellar tjetri, revolucioni në letër u mbeti.

        1. i
          i drejti

          Hahaha.., e bukur

          1. R
            Rorirota

            E ke qarë si gjithnjë Mero Baze! Turp për ata gjyqtarë që vetëm të tillë s’mund të quhen.

            1. K
              Kryeplaku

              Nuk eshte edhe kaq turp,kur je i pa mbrojtur.

            2. S
              Skenderbegasi

              Revolucionet behen majtas, paratë shkojnë djathtas Palok zabërhani me 20 apartamente të deklaruara. S'ri dot pa kuisur si derrkuc lezhjan i Saliut, ky vegim krupdjellës, një njeri i peshtirë e ligavecë, shpifarak trutharë që vlera e tij s'ështè më shumë se çëmimi i jetës së nje morri. Ky fëlliqësi e vjetër, kjo bëzhdilë tridhjetvjeçare që si ndahet serioziteti I idiotit nga fytyra, ky fatal i vrerosur kërkon të nxeri në pritë popullin e varfer e ta vrasi tinz siç nxori Toni Vathin dhe e vrau tek shkolla Bajram Curri. Hakërrimet dhe kercënimet e tua më kujtojnë pulastrenin e shpirrosur pupëlrënë kur e sheh. Poshtërimi moral është më vrasës se poshterimi fizik dhe shumë do ta kuptosh se fatkeqësia e kryetarit tënd është ngjiteëse.

              1. E
                E vërteta shqeto

                Nqs demokratët duan thjesht mundjen e Bashës, dhe jo të Ramës, atëherë nuk janë demokratë por thjesht komunistë, që për Saliun dhe partinë janë të gatshëm të rrinë papunë e të hanë edhe bar. Pastaj, nëse PD humb zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari duhet të japë dorëheqjen. Edhe po humbën zgjedhjet e përgjithshme e njëjta gjë. Përndryshe është një tallje e madhe dhe demokratët janë thjesht një tufë debilash DUMBABISTA.

                1. F
                  Fierakja

                  bir selman i nenes ke te qaje me pare, pd apo gjykaten.....

                  1. D
                    Dani USA

                    Ne Shqiperi nuk ka gjykata po ka vetem parti dhe gjykatat jane nen urdherat e tyre se ska si shpjegohet ndryshe vendimi qe ankimimi ka 7 muaj kur pergjigjja munde te jepej per 7 minuta.

                    1. A
                      ABC

                      Vertet duhet te trembemi nga Robespieri gagac Edi Pisqolla!!!!

                      1. r
                        raul

                        Shume shpejt do mblidhet grupi i qenve per te organizuar revolucionin e tetorit se ai i shtatorit deshtoi qysh diten e pare me 13 shtator kur populli e la spiunin Agush ne vetmi te madh vetem me te vdekurit ne sharre. Ne grupin e punes bejne pjese: 1_ Klevis krrici i faro pace pilafit me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te kryeperbindeshit Sali Lush turikali flokpaqethur. 2 Lefter hunderr maliq kokexhufka i biri i babait te teqese se kulmakut, 3 _Strazua me patllake dhe republike ne koke, 4_ Muli horri komandanti i naziskineve te mamurrasit, 5_ Kejdi dhembcakallja komandantja e lristave erotiko naziskine te haremit te Jales, 6_Elona guri turikali surratmalokja e mirdites dru me pre, 7 _Tedi bibiloshi kaptinboshi gjelkokoshi kokpalloshi, . Paloqja eshte perjashtuar nga grupi se deklaroi shtyrjen e rrezimit te Edi Rames pas zgjedhjeve lokale qe shkaktoi zemerimin e z. Garo se ishte mprehur shume qe me 1 nendor pas fitores se revolucionit te behej zv.ministre e Kultures .

                        1. C
                          Cen durimmadhi

                          Nuk ka kurrfare arsye per Revolucion - Ja, qeveria Rama eshte duke shqyrtuar e duke u menduar qe te jape serish per pensionistet e vetmuar e me pensione minimale, ato 3000 leke per 3 muaj... Edhe Ballukja po del e po instrukton grate se si te lajne me lavatrice... Po afishohen projekte te se ardhmes se asaj, Piramides...vetem per dreq, nuk po del gjekundi ndonje kontigjen refugjatesh qe ti sigurohet qendrimi ne Shqiperi ! Gjithsesi, ky popull priti 47 vjet per ti ardhur ai, Socializmi fitimtar, ndaj nuk e ka per gje te prese dhe 47 vite tjera duke pritur Ramen te Rilinde!

                          1. Ρrushi !

                            Ju iku jeta pd-istëve si revolucionarë të shekullit. Çe Kuevara , ku e ku ju rri në bisht të kavallit për punën e tij si internacionalist për eksportim revolucionesh. Këta janë gati të mplaken si revolucionarë, sepse nuk ka kush ti vrasë e ti burgosë. E që do të kthehen në qesharakë , (ata kështu janë kthyer ) kjo as që ha diskutim.

                            1. Fjala

                              Na ben mire per shendetin dhe humorin, Mero, ironia kaq e holle, e bukur ama dhe realiste. Te faleminderit!

                              1. a
                                alibeu

                                Është e qartë që gjykata nuk ka gximin të japë një vendim për çeshtjen në fjalë. Pra, është frikësuar. Por tani po afrojnë zgjedhjet lokale dhe duhet ndarë shapi nga sheqeri, kush fraksion i PD do të marrë pjesë në zghedhje dhe kush jo.

                                1. X
                                  Xhaxhi

                                  Edhe po nuk u be ne Nentor revolucioni i Tetorit nuk ka gje o Mero, behet ne Dhjetor sepse ne Dhjetor u shpall demokracia.. po su be ne Dhjetor prape nuk ka gje sepse dihet pas vitit te ri ne Janar vjen Shkurti dhe bihen diktatoret njesoj si me rrezimin e bustit te Enverit.. por edhe po su be ne Shkurt kemi Marsin qe eshte muaji qe solli per here te pare PD me Saliun ne pushtet dhe nuk ka muaj me ideal per te rrezu Ramen.. por por nuk u be ne Mars kemi Prillin muajin e luftes dhe nje mundesi per deshmore te rinj te demokracise.. por edhe po nuk u be ne Prill te gjithe e dine qe Maji eshte historikisht shanci i fundit para se te vine pushimet e veres i Edvin Kristaq Rames te bej zgjedhje te parakohshme. Poooorrr edhe po nuk u be gje ne Maj pas pushimeve verore vjen gjithmone Shtatori kjo eshte e garantume..

                                  1. B
                                    B . shpani

                                    Përralla bejn sa për tja hedhur pak nga pak shtyrjes së kohës me me shpresën se diqka dotë leviz në favor të një srtumbullari të pa zakont dhe të pa para shkikuar për berishjanët. Koha dotë ju tregoj se ata tani më jan jashta lojës politike ashtu sikurse dhe zgjedhjeve lokale dhe parlamentare . E kam thën që në fillim se me Saliun dhe Metën nukë ka plurarizëm politik . Ato dotë përfundojn si ekstremist terrorist' dhe jashta ligjeve ndërkobetare ashtu siq përfunduan dhe u ben shkas për vetë përjashtim nga proqeset demokratike . Ata e dinë ketë ; por fakti se përse ende e mbajn kembën zvarrë të len të kuptosh se keta jan viktima të mar peng si mjet për ti sheryer sistemit Rama 5 .

                                    1. P
                                      Po Ekonomia or Rrote?

                                      Pankarta "Po Ekonomia or Rrote?" ne duart e nje protestuesi amerikan ndersa nje ish-president atje u fliste per rrezikun e terrorizmit, ka bere xhiron e botes! (c'do perqasje me situaten katastrofike ekonomike te Shqiperise, me kryeministrin e kesaj qeverisje e me Mero Bazen nuk eshte vetem rastesi)

                                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                        Dy prova gjenerale janë bërë,një për ngritjen e pagave të profesorëve dhe ajo e Sharrës. Kush i administron rublat ruse ?! Basha? Protestat shtyen për në Mars.

                                        1. C
                                          CUP FRROKU

                                          lere berishen o mero po merru me ket te gjatin qe po e con ket shtet ma keq se enver hoxha merru me realitetin ne korrik e beri berisha protesten ste erdhi mire po spate beth me fol keshtu lere berishen se esht 100 here me i mencur se ti leri meten moniken berishen se ste japin popullaritet po vec urrejtje ke nga populli tpakten i djathti pra ke gjysmen e popullit qe te urren njisoj si edvin k ramenbanu burr njehere tpakten thuje nje fjal te keqe per te gjatin e nji fjale te mire per berishen se je gjoja gazetar i pa/mvarur/

                                          1. T
                                            Tiransi vjeter babaxhan i vitit 2003

                                            Qe eshte e domozdoshme ndryshimin nuk duhen komente.Sepse ky vend nen administrimin 10 vjecar te Rames po shkon keq e me keq. Paraja eshte perqendruar ne pak duar, tek mbeshtesit e Rames. Te kerkosh nje te drejte ne zyrat e Rames nuk te pret njeri. Eshte shume e veshtire te takosh nje drejtor drejtorie te Ministrive dhe tek Bashkia e Tiranes. Nenpunesit e vegjel qe rijne neper zyra nuk i japim as nje zgjidhje problemeve. Mereni problemin e demeve te termetit. Jane bere vetem ndertimet qe premtoj turku dhe Pacolli. Shume pak ndertime ka bere qeveria, kur dihet se fonde nga jashte jane dhene. Njerezit jane ne hamell. Mere sektorin e shendetesise dhe te arsimit ne vend qe te ecim perpara shkojme mbrapa. Pa folur per drejtesine qe mjer atij qe i bie shansi te kete probleme gjyqesore. Atehere, a duhet ndryshimi apo do vazhdojme me mbrentin i vet shpallur. Nuk them qe te kthehet Berisha dhe Iliri, por te kthehen si forca politike PD dhe Partia e Lirise, ku ne krye te jene njerez intelektuale te pa perlyer. Dhe njerez te tille kane te dy forcat politike.

                                            1. a
                                              arqile

                                              Bukur mero po mos ki asnje frike nga fjalet budallacka te paloqes se e para eshte pa ato dhe me e rendesish mja eshte kopje e sales qe cfare thote tani e kundershton pas pak.Eshte fatkeqesi qe vijon te qendroje me me force ne krye Pd sala me objektivin e vetem te shpetoje nga burgu te shpetoje sidomos djalin nga burgu mundesisht edhe vajzen por pa tjeter te shpetoje pasurine e madhe te vjedhur nga gjaku i popullit te varfer dhe ne fakt deri tani ja ka dale se ne nuk kemi drejtesi te cilen e shkateroi saliu i beri gjyqtaret dhe prokuroret me shume para .Do duhet shume kohe te mare denimin e mallkimit te popullit sala.Besoj se vetem perendia do e beje punen e vet ndaj sales.

                                              1. M
                                                Miradije Hoti

                                                Nuk kom koh mu mar me pordht e shipecave greko vlleh te Shqipris gjysmake veq deshta mju thon ja hangshi guxhen e karit Mretit te Shqipetaris Albin Kurtit. Rrnoft Kosova Republik.

                                                1. T
                                                  Tosku

                                                  Bo, bo cfar analize dhe cfar komente. Jepi Mero, se keshtu te do partia. Fukaralleku eshte ulur kembekryq, rinia po iken dhe militantet i qajne hallin qeverise. Na e shpifet ju patronazhiste. Rrofte mbreti dhe sa me shpejt Shqiperia me referendum te kaloje ne mbreteri. Brekegrisurit, qe u pasuruan ne keto vite te kthehen aty ku kane qene.

                                                  Lini një Përgjigje