Në këtë vend nuk vritet pa leje të Berishës 

19 Shtator 2022, 19:41Editorial Mero Baze

Një grua e moshuar në Pukë i ka kërkuar sot leje Sali Berishës, të vrasë Edi Ramën. Plakës i ka shkuar në majë të hundës dhe nuk ka frikë as nga ligji dhe as nga vdekja, për të bërë aktin e saj më heroik të jetës. Ajo ka frikë vetëm Sali Berishën. Do leje nga ai. Dhe këtë leje ja kërkon publikisht.

Kur e mendon pak më gjatë, duke u përpjekur të hysh në trurin e saj të lodhur, e kupton se e vetmja gjë që ka në tru ajo gruaja, është se në këtë vend leje për të vrarë jep vetëm Sali Berisha.

Mund të mos të të lejojë ligji, Kushtetuta, e drejta zakonore apo gjithkush tjetër, por po të dha leje ai, ti mund të vrasësh. Kjo është e vetmja arritje madhore që Sali Berisha ka rritur të ngulisë në mendjen e qytetarëve të këtij vendi.

E thënë kjo në një ditë pas hakerimit te email-eve të Gledis Nano, ku flitet për vrasje të Lulzim Bashës, vrasje të Albin Kurtit, vrasje të Xhavit Halitit etj, politikanë shqiptarë, pa harruar rrezikun për vrasje të Pandeli Majkos dhe Baba Mondit nga iranianët, të krijohet ideja po ashtu se ata janë gjallë, se ky burri nuk ka dhënë leje.

Aftësia e Sali Berishës për t’i mbushur mendjen shqiptarëve që ai ka të drejtë të vrasë dhe të japë leje për të vrarë, buron nga historia e tij politike.

Vrasjet e pandëshkuara të tij, kanë krijuar bindjen tek një pjesë e madhe e popullsisë rurale të vendit, se ai është mbi ligjin kur bie fjala për vrasje. 

Ata e kanë dëgjuar atë të quajë Azem Hajdarin “spiun”, e pastaj ta qajë kur u vra, duke akuzuar Fatos Nanon si vrasës, pastaj e kanë parë duke u puthur me Fatos Nanon e duke harruar që i ka thënë vrasës, e kanë parë duke vrarë i biri i tij në Gërdec 26 vetë për të fituar para nga demontimi, dhe në vend të tij kanë parë të linçuar prokurorët që tentuan të hetonin, e kanë parë atë vet duke vrarë në bulevard dhe në bankë të akuzuarve kanë parë presidentin, kryeprokuroren dhe gazetarët si puçistë, e kanë dëgjuar që ka thënë publikisht se do ta vriste Edi Ramën me snajper dhe nuk kanë parë askënd t’i shkojë në zyrë e t’i hedhë prangat.

Në këtë pikë ata nuk kanë shumë faj. Historia e tij të bind, se në këtë vend është kthyer në një farë monarku për vrasjet. Ato mund të kryhen vetëm me leje të tij.

Zoti ja paska mbajt dorën më 2017 e nuk u paska dhënë leje të vrisnin Lulzim Bashën. Akoma nuk i dukej besëprerë. 

Ndaj ajo plaka nga Puka nuk ka faj. Revolta e saj dukej se ishte më e madhe që Berisha nuk po i jepte leje të vriste Edi Ramën, se sa që ishte e inatosur me Edi Ramën. E donte patejtër atë leje. Donte një shenjë prej tij, se nuk mund ta vriste pa leje atë “që po i merrte shpirtin”. 

Se në këtë vend mund të ndërtosh pa leje të Edi Ramës, por nuk mund të vrasësh pa leje të Sali Berishës.

46 Komente

  1. F
    Flutura

    Tragjikomedi

    1. N
      Një gjë më bën pershtypje?

      Unë jame dakort me shkrimin e Meros në shume pika. Por një gjë më bën pershtypje, se PSE, Meroja nuke e bër kët shkrime kure të njëjten gjë thane edhe në Tepelen, Durres Kure, Berisha mbante Foltoret e famshme që do merrnin Avtomatikikun dhe do vrisni njerzit dhe Edi Ramen Dhe Lulzim Bashen për Sali Berishen. A po më që Kjo ështe një plake 80 vjeqe nga Puka dhe Veri, njerzit e Ed Rame hajduti duhet që ti turren si Maloke, se po e tha një Laluce burre 45 vjeqare edhe i denume më pare me burg për krime të ndryshme nuke ështe problem dhe nuke duhet dhëne rensie? Edi Rama vertet ështe një kriminel hajdute një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta që jave Ka nzire jeten shume kujet në Shqiprie. Por unë mendoje se fjalen e disa njerzve teper të deshprume në jet nga keq qeverisja dhe hajdutrite e Edi Rames, Sali Berishes dhe ilir Meta nuke duhet të bëhet lajme për të shperla trute e njerzeve edhe më keqe që i kane të shperlara.

      1. A
        Agim

        Ato qe thuhen ne shkrim nga z.Mero per kriminelin Sali jane me se te verteta dhe nuk jane per te shpelare trurin. Mjeshteria e shkrimit eshte tek momenti kur do e thuash dhe si do e lidhesh me rrethanat e dites. Respekte Mero Baze!

        1. B
          Buda

          Cfare respekti o Agim, Mero Baze me shkriemt brilante t etij po na le pa mend e pa pune!

    2. k
      kthhh

      Shpellaret pjellin shpellarë. E re apo plakë,shpellaria eshte ne gjene te ketyre kafsheve.

      1. B
        Buda

        Nje shkrim perle, e pavdekshme!

      2. T
        Taulant

        Ajo plaka e shkrete nuk ka ku te ankohet dhe mallkon apo edhe kercenon per te vrare vrasesin e Shqiptareve. Ai qe ne 9 vjet ne pushtet shpopulloi vendin. Nuk ka me keq kur shikon shfarrosjen jo vetem te fshatrave por edhe qytezave e deri tek periferit e Fierit,Lushnjes,Vlores po boshatisen. Kryeministri qe e shnderroi shtetin ne nje grup te strukturuar kriminal logjikisht qe do kete shume probleme. Nuk i dihet nga do ti vije mortja thote populli.

        1. A
          Aron

          Shpopullimi filloi qe ne 1990'n, mos te flasim pastaj me shkaterrimin total te fabrikave dhe usinave e kombinateve te cilat te baeziturit Sali, Meta e shoke te tjere i shiten per skarp dhe shqipetarve u dhane rruget e kurbetit. Edi kur erdhi gjeti vec dermadha dhe plehra, aq sa duhej te zije hundet kur vinin njerez te huaj. Ndaj, kjo pune nuk rregullohet dot brenda 9 vitesh, qe ishte shkaterruar me themel. Mos te harrojme, se ne shqipetaret ne pergjithesi duam te bejme leke brenda nates. Qe te besh pasuri e prokopi duhet te besh nje pune te vazhdueshme, kembengulese dhe te lodhshme.

          1. M
            Mitrua kur u martua.....

            Shyqyr qe u be dhe po vazhdon akoma shpopullimi.Kjo ka sjelle vetem te mira.Le te dale qofte edhe nje njeri i vetem e te thote cfare demi ka pasur nga ky fenomen i duhur shoqeror,qe ndodh ne Shqiperi prej 2-3 shekujsh(me perjashtim te periudhes se komunizmit).

          2. T
            Taulanti ka nje moter

            Ja dhe Taulanti i foltore,-nevojtore i vjen keq per tre femijet e spiunit I.M qe jetojne ne Londre oooo Tao o budalla si mundet qe te relativise nje kercemim per vrasje te zgjedhurin nga shumica duke thene eshte plake mos valle edhe ti je pjese e krimit o pise djale .Prokuroria duhet te hapi ceshtje penale ( kercenim dhe tentative vrasje persone zyrtare .Urrjejte ndaj te zgjedhurit ) nuk do te thote qe eshte plake dhe nukbduhet te shkoje ne burge

            1. D
              Dakord

              Taulant po shko more burre bq merr leje dhe ti qe te shpetosh. Funderrine

            2. S
              Shqipe

              Je i madh…

              1. M
                MARTINI

                DO KETE QENE NGA FISI I BERISHES KJO PLAKA SE EDHE BERI NGA PUKA ESHTE ME ORIGJINE.

                1. A
                  Arbër

                  Është mbesë e Saliqen Berishës, e tha vetë ajo.

                2. P
                  Po

                  Ajo plake e renduar psiqikisht para se te kerkonte leje i tha qe jemi nje fis. E kishin sjelle aty per ti dhene mikrofonin e per te thene ate qe tha. Eshte metode e vjeter kjo. Kjo gjuhe urretje ndaj Rames e sheh shpesh neper televizione dhe e ka nje qellim. Shpresa e Saliut dhe IM eshte tek budallenjte e dobishem.. por budallenjte e dobishem ne cdo shoqeri te botes jane pakice. Pakice e frustruar por perseri pakice .

                  1. K
                    Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr

                    Sali krimineli qesh me ate hunden si pinok kur i kerkojne leje per vrasje por ai nuk jep leje se do qe ti vrasi vete... Leje i dha lulit ne 21 janar i dha sypeshkaqenit te vrase ne gerdec.... Dhjerokrat do te thote vrases,shkatrrus e hajdute

                    1. J
                      Jimi

                      Shum e vertete Mero !

                      1. T
                        Tata luigji

                        Krimineli po kerkin ne veri ate qe kerkoi ne 1997 ushtar kunder jugut, ketij fashisti nuk i del shpirti pa e pare shqiperin ne zjarr Prokuroria duhet ta prangos per thirrjet qe ben

                        1. V
                          Vfk

                          Tauloqe Shpellari.Mos dil nga shpella.Maloq ngelesh edhe ne Hene te shkosh.

                          1. A
                            Animatori

                            Pirdh, pirdh dhe vazhdo te pjerdhesh. Je kthyer ne thashethemexhi se s'te beson me njeri. Po penen e ke ama. Te kam thene, me mire shkruaj tregime per femij se do i sherbeje shume me mire shoqeris

                            1. T
                              T

                              KY esht I madh po vetem qe sja mban bitha ta shtoj SE AI qe vret sot esht Rama. Berisha i.perket krimit shteteror qe Ka 10 vjet pa.pushtet.

                              1. F
                                Fati I zi

                                Mendo cfare deshperimi te kaplon. Nje femer, grua e moshuar ( Nene Jo, kurre!) kerkon te vras nje qenie tjeter njerezore. E pa degjuar ne historine njerezore! O Zot cfare te kemi bere ne qe lindem ne kete vend, qe te jetojme kete tmerr, ku nje femer keron te vras? Mblidhu parlament dhe shpalleni kete femer perbindesh Jo njeri, Ndoshta aliene! Ndoshta ndyresira njerezore qe duhet cuar e gjalle ne ferr.

                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                  Pranon se Berisha ka dështuar ndaj Ramës, kërkon leje për të asgjesuar kundërshtarin politik,me vrasje.

                                  1. D
                                    Dakord

                                    Hahahahaha quhet kendveshtrimi tjeter hahshshahaha

                                  2. B
                                    Bamiresi

                                    Me pelqen shume ai filmi Taulanti kerkon nje moter,por nuk e di a i ploteson konitat mami i tij per ta ndihmuar

                                    1. L
                                      Lani

                                      Po femije ne Angli nuk ke moj plake? Andej shiko mos te japin ndonje gje e lere Berishen se eshte ne hall per vete.

                                      1. L
                                        LILOLABJA

                                        Super analize!!!!!! Jeni n°1 i gazetarise

                                        1. F
                                          FCB

                                          Me le pa fjale , e ke qare , por nje gje nuk kuptoj, pse tu desh kaq shume kohe qe ta kuptosh , te gjithe jane ne dore te Atij .

                                          1. z
                                            zgalem

                                            Mero, Je i talentur , per analiza politike . Sinqerisht: Zgalem

                                            1. P
                                              Parruca

                                              Ka filluar te shkruaje diarre Mero. Ato fantazite qe i vishte me te drejte Berishes dikur e paskan kapluar dhe Meron. Ne fund na mbushi mendjen qe ne kete vend ndertohet pa lejen e Edi Rames. Jo or mik jo, ne kete vend nuk ndertohet pa lejen e Edi Rames. Ose ti nderton dhe te fusin ne burg, ose ti je oligark, nderton para hundes se Rames, ai te miraton ne heshtje dhe ne fund te gjen dhe nje menyre se si te legalizosh katet pa leje.

                                              1. M
                                                Matufi i Fundit

                                                Qe ne momentin qe e degjova ate plaken militante qe po fliste me patos e dija qe do merreshe me te . Penda jote e varfer me njerez dele eshte marre tere jeten , ti ke shkruajtur dhe per liderin suprem qe eshte i semure psiqik por ne ate kohe te ushqente dora e ketij qe po han sot . I tille je ti Mero sahanlepires. Bishti i qenit sa do ta drejtosh i shtrember ngelet . Jepu serumin e dites militanteve te pales tjeter qe nuk jane me te mire se kjo qe po shkruan ti.

                                                1. D
                                                  Dakord

                                                  Matufi i fundit po ftillohu o derezi pse rri ende matuf????

                                                2. P
                                                  Pelivani

                                                  Publikoni komentet negative ju lutemi.

                                                  1. m
                                                    mirel

                                                    Super Mero….

                                                    1. R
                                                      Realisti

                                                      ???????????????????????? me lot!!!

                                                      1. m
                                                        mos qeshni po mundet

                                                        Edhe per ta vjedhur e rrjepur nga gjithe anet kete vend Saliu jep urdher dhe Edi Rames me qeverine e tij femerore nuk u mbetet tjeter vecse t'ja zbatojne ...

                                                        1. m
                                                          mjeranët

                                                          Mero. Nuk mund të identifikohen të gjithë dhqiptarët me dy të rrjedhur nga Puka që shohin gjithë natën ëndrra si t’i japin dorën Saliut para se të shkojnë në botën tjetër, apo si t’i marrim leje atij për të vrarë Edi Ramën.

                                                          1. P
                                                            Pensionisti

                                                            Te lumte pena Mero Baze je talent per te shkruajtur te gjitha i meriton ato qe ke shkruar Sali Mortja po turp do thoja per ata qe e ndjekin humbje kohe.

                                                            1. K
                                                              Kajmakeria e Rilindjes

                                                              Kumandar Toska qe vrau ate vajze 7-vjecare me Skaf ne bregun e plazhit me 2 gusht, kishte marre leje nga Berisha, ndonese ishte i emeruar Shef nga Minister Cucka i Rames pasi ishte shkarkuar me pare nga Shef per perfshirje ne afera droge.

                                                              1. P
                                                                Patrioti.

                                                                Z.Mero' po pa tjeter ky eshte xhelati i Shqiptareve. sali berisha jep urdher ky kreminel te tregon edhe menyren si ta besh vrasjen, dhe po ky del i pari denancon krimin qe ka kryer hiqet si expert ky i pa udhe ky kreminel gjak ftot. Z.Mero Baze i ke vene re qekur sali berisha ka marr damken e non grates nga Amerika eshte bere pul,degjon me vemendje cdo injorant te foltores.Shenja e pare e demokracise u pa qekur ky vrase me pages morri non graden nga Amerika, filluan njerezit te flisnin lirishte. Respekte Z.Baze per vertetesin e ngjarjeve, shkrime brilante.

                                                                1. P
                                                                  Patrioti.

                                                                  Z.Mero' po pa tjeter ky eshte xhelati i Shqiptareve. sali berisha jep urdher ky kreminel te tregon edhe menyren si ta besh vrasjen, dhe po ky del i pari denancon krimin qe ka kryer hiqet si expert ky i pa udhe ky kreminel gjak ftot. Z.Mero Baze i ke vene re qekur sali berisha ka marr damken e non grates nga Amerika eshte bere pul,degjon me vemendje cdo injorant te foltores.Shenja e pare e demokracise u pa qekur ky vrase me pages morri non graden nga Amerika, filluan njerezit te flisnin lirishte. Respekte Z.Baze per vertetesin e ngjarjeve, shkrime brilante.

                                                                  1. S
                                                                    Skorpionsat anti-Provincialzmit, pro-Qytetarisë

                                                                    Me këtë mbyllje të super editorialet tënd z.Mero Baze, i ke thënë të gjitha ndryshimet midis Qytetarit dhe Provincialit, historikisht në Shqipëri: -Se në këtë vend mund të ndërtosh pa leje të Edi Ramës, por nuk mund të vrasësh pa leje të Sali Berishës.- Tashmë është mëse e qartë se, që nga Dhjetori 1990 ra në dorë të malokërisë (provincializmit) dyshes supër bastarde; Sali Berisha e Azem Hajdari, i pari njeriu vazhdimësisë së PPSH dhe agjent i UDB, ndërsa i dyti një ordiner gjobvënës, trafikantët armësh dhe përdhunues femrash. Berisha e vrau Hajdarin me dorën e vetë Tropojanëve, për zonë influence dhe për frikë hapjes pazaresh me shkeljen e embargos në ish Jugosllavisë, ku që të dy konkurronin me banditët e tyre kryesisht Tropojanë, Kuksiane e Dibranët për atë se kush të fitonte më shumë Dollarë nga nafta, armët, ushqimet nga kontrabanda në tërë kufirin e Veriut të Shqipërisë.

                                                                    1. Z
                                                                      Zeqo Pilafi

                                                                      Shumë i ekzagjeruar është ky konkluzion juaji, zoti Baze! Doni t'ju sjellë unë (brënda minutës)të paktën 10 shëmbuj vrasjesh, të cilat janë kryer "pa lejen e Berishës"? Besoj, zoti Baze,nuk është në nderin tuaj t'i lejoni vehtes të katandiseni si një bisht i propagandës partiake.

                                                                      1. T
                                                                        Tani

                                                                        Berisha celesat e kashtes ka tash e 12 vjet.Kerko Mero kerko se do ta gjesh.

                                                                        1. f
                                                                          fteri

                                                                          Pilaf-Pilaf ,thirri mendjes Zoti Baze është ekzakt i ndeshëm aspak i ekzegjeruar ! .Populli luftoi për demokraci e barazi ,jo për armiq të shumtë që sollën me vete satrapin Sali Berisha që vrau e preu sa deshi . Një grup njerëzish që qe zotrojnë pasuritë e vendit dhe popullit tonë , 30 VJETËT E FUNDIT ,JAN KRIMINELËT DHE VJDHËSIT MË TË SHËMTUAR TË KËTI VENDI ,JAN PERSONIFIKIMI I KEQBËRSIT Sali Berisha ,përfajqësojnë ushtarët e ekspeditës mercenare të veriut që hapën depot e ushtrisë ,liruan të burgosurit ,kaluan armët në duart e kriminelve,që sulmuan jugun e shqiprisë me mercenar nga veriu për të vendosur zgjedhën e egër të Saliut dhe klanit të tij shfarosës të gjitha fabrikave dhe uzinave ,ullishteve e portokalleve ,fermave dhe N/b-të ,duke nda në dy gjysma shqiprinë ,gjë e cila nuk ka ndodhur përgjatë 100 vjeve shtet shqiptar,duke ju hakërruar popullit “DO JU A NGRI BUZËQESHJEN NË BUZË “! ,Ky katallani Sali me një sy në ballë sundoi pasurinë dhe jetët e popullit varfër .ndërtoi parajsën e vetë përrallore ,me vila që jan pjesa e dukshme e milarderve mercenar dhe në pushtet aktual ,duke gënjy e duke mashtru ,duke vjedhë e shkatrru dhe KURRËN E KURRËS nuk kan dhënë llogari para ligjit ,çdo gjë .Dy KUQEDËRA, e paska pasur kokën njëri në majë të Viçdolit- Tropojës,tjera në Çepan të Skraparit ,shtatin nën dhe gjatë socializmit ,bishtin në Tiranë dhe përgjatë breg të detit me qendër gjiri në Lalëz ,kur goditen nxjerrin gjuhën me zjarr si trimat e jutbinës të viçidolit dhe çepanit ,lëshojn rrufe e bumullina që të dridhin dhe këmishën në shtat ,këto jan kuçedrat .vodhën dhe shitën armatimet e ushtrisë 2 milonshe ,të atyre që vodhën bankat dhe floririn e B.SH-së në krrabë .Këto hanë ,pinë zihen ,grabisin ,luftojnë dhe shtypin popullin pa mëshirë ,me përkrenar në kokë ,me shpatë në dorë ,në brez dhe mburojë në dorë turren me shkallë në krahë selisë partisë vetë me nda shqipërinë në zona fetare ,sipas interesave për të zhdukur e rrafshuar historinë 45 vjeçare të socializmit ,dhe për të zhdukur shpirtin luftarak liridashës të L2B dhe periudhën brilante të zhvillimit socialistë.Këta janë orë ZI ,U JAN MBARUAR ARMËT U KA NGRI ORA JU BË GURË ,JAN SHPALLUR NON GRATA !

                                                                          1. R
                                                                            Ridvani

                                                                            Mero plehra,nje vrases me pagese dikur gazetar sot legen pusht-teti turp i femijeve tu qe te kane prind.

                                                                            Lini një Përgjigje