Argumenti më i përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta(Metaj) për financimin rus të PD, është se përmes këtij akti, që ata e bëjnë fakt të kryer, Edi Rama ka marrë peng Lulzim Bashën dhe ka asfiksuar opozitën. E thonë aq shpesh këtë sa bëjnë fakt të kryer financimin rus të PD dhe si pasojë të këtij financimi, llogarisin faktin që Lulzim Basha u bë peng i Edi Ramës dhe i hapi rrugë kthimit në krye të opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Meta(Metaj).
Kur shikon përfundimin e këtij “operacioni rus”, në “bashkëpunim” me Edi Ramën, duket se përfituesit duhet të gëzoheshin për këtë pengmarrjen e Lulzim Bashës dhe jo të acaroheshin. Ata duhet të acaroheshin sikur Edi Rama të kishte marrë peng Lulzim Bashën dhe të fuste në burg Berishën dhe Ilir Meta(Metaj) dhe jo t'i bënte kryetar.
Kjo është çudia e parë e pengmarrjes së Lulzim Bashës.
Çudia e dytë më e madhe është që Berisha dhe Meta(Metaj), pranojnë që në Shqipëri nëse je i përfshirë në një aferë korruptive, qeveria të merr peng kur je opozitar dhe të detyron të bësh çfarë i do qejfi asaj. Parimisht kanë të drejt. Nuk është se jemi ndonjë demokraci e kulluar dhe mund të ndodh dhe kështu.
Por si ka mundësi që Sali Berisha ka së paku dy dosje të nxehta në SPAK, historinë e grabitjes së klubit “Partizani” nga vajza e tij, dhe vet ai përmes kateve ligjore që diktoheshin nga interesi familjar dhe rihapjen e dosjes së Gërdecit ku i biri i tij është në qendër të skandalit që mori 26 jetë njerëzish. Po ashtu dosja e 21 janarit është ende e pambyllur nga drejtësia shqiptare dhe një rikthim i saj në kushtet e reja e bën Sali Berishën që funeralin e tij ta nisi nga 313 drejt Sharrës.
Po ashtu Ilir Meta ka së paku katër dosje në SPAK. Njëra lidhet me financimet e dyshimta të partisë së tij, e ngjashme me atë dosjen e Bashës, tjetra me aferat e financimit korruptiv të partisë nga biznese që kanë përfituar politikisht, njëra me shpenzimet e padeklaruara të gruas së tij dhe tjetra me kërcënimet ndaj një dëshmitari që lidhet me çështjen Dea-CEZ.
Pra të dy udhëheqësit aktual aktiv të opozitës janë me dosje nën hetim nga SPAK. Parimisht sipas tyre janë peng tek Edi Rama.
Si ka mundësi që Edi Rama nuk i merr peng këta me këto dosjet dhe të bëjë me ta çfarë i do qejfi, përderisa ai e ka pasur këtë mundësi me Lulzim Bashën, i cili paskësh një dosje për dyshimet rreth një financimi të ardhur nga Rusia për llogari të PD?
Është e njëjta drejtësi, i njëjti kryeministër me ndryshimin që dosjet e këtyre janë një mal i lart, para bregut të Lulzim Bashës.
Përse këta nuk u marrkan peng me nga tre katër dosje dhe Lulzim Basha qenka marr peng me një dosje.. Ose së paku për të shuar dyshimet e opozitës që është “djegur” nga qulli dhe mund ti fryjë dhe kosit, pse nuk ikin në shtëpi këta që të mos ketë opozita lider që merren peng?
Nuk e bëjnë se e dinë që këtu të vetmit që kanë marrë peng drejtësinë janë ata të dy. Ata nuk i ka prekur drejtësia për 30 vjet për asgjë, as për vrasje, as për vjedhje, as për krime elektorale dhe as për dëmin që i kanë shkaktuar Shqipërisë.
Dhe janë të vetmit që kanë marrë peng dhe opozitën, për tu mbrojtur nga drejtësia dhe jo për tu trembur prej saj. Ndaj nuk u pi ujë kjo teza për Lulzim Bashën...
Po të ishte 1 për qind e vërtet, atëherë këta të dy Berisha dhe Meta(Metaj), do të ishin pengjet më të mëdha të historisë në dorë të Edi Ramës.
Berisha dhe Meta kanë dhe një argument (qesharak) zoti Baze, që dosjet e tyre nuk janë të vërteta, por sidomos të pa vlerësuara nga drejtësia, ndaj nuk mund të jenë peng të Edi Ramës. Kurse me Bashën puna ndryshon, ai merret peng edhe me dosje të pa vlerësuara ligjërisht si të vërteta. Basha sipas tyre është peshë pupël, lehtësisht i marrshëm peng, (në mos ka qejf vetë t'a marrin peng) ndërsa ata të dy janë pesha të rënda, të cilët nuk ka zot që i merr peng, jo më ti marrë peng " i biri i Kristaqit, xhelatit të komunizmit".
Basha vertet nuk u be peng i Rames nga ky financimi Rus, Por, Basha u be peng i Rames , ngaqe Basha eshte lekist i papare , dhe beri pazar me Ramen duke perdorur Kunatin si Ndermjetes te mareveshjes : ku Rama i jepte tendera Kunatit, , ndersa Basha ja kthenete nderin duke bere sikur bente OPoizte --Ja ketu ishte bere peng Basha Ndersa ne lidhje me kete financimin , Basha ra ne gracke ngaqe eshte lekist i babezitur dhe ka thene hajde te marr nonje lek nga keta budallenjte ne Amerike pa menduar fare se ato para vinin nga Ruset Mirepo Sala dhe Meta e perdorin si arme kunder Bashes dhe kane te drejte se ne politike keshtu eshte Por qe fakti eshte i pa-kundershtueshem qe Basha ishte Peng i Rames , dhe arsyeja ishin parate qe merte Basha nepermjet tenderave te Kunatit -Ja kaq Pastaj kur Rama ka mare vesh qe Basha ka rene ne mut me ruset , rezik ja ka nderprere Tenderat kunatit dhe e ka mbajt peng perseri meqe ka ditur kete muhabet te Bashes me Ruset Ne loje pastaj eshte futur dhe Kimetja e cila e toleroi per ca kohe Bashen duke menduar se mund ta hiqnin qafe Salen dhe tja jepnin PD-ne Bashes dhe pas nje fare kohe kur Basha te ishte ne krye te PD-se kur te afroheshin zgjedhjet direkt do i plasnin kete bomben me ruset qe ta shkateronin fare Opoziten dhe te perjetesonin Ramen gjithmone ne pushtet Mirepo Sala e mori kreun e PD-se , dhe kjo beri qe Kimetaj pasi e pa qe Basha eshte kot, direkt e hodhi poshte Bashen se e pa qe ai nuk behej me Kryetar i PD-se, dhe i nxori kete muhabetin me ruset per te goditur me shume emrin e PD-se , Por qe cdo gje e keqe e ka nje te mire, se kjo forcoi akoma me shume pozitat e Sales dhe e shmezoi me zero hollandezin idiot , i cili ne fakt nuk ka lidhje fare me ruset, por qe mori ato parate pa menduar shume se nga vinin sepse dihet qe Basha per leke vret dhe babane , por natyrisht jo Kunatin lol
Nuk e kuptoje heshtjen e Bashes ai duhet te shkoje vete ne SPAK dhe mos te presi qe ta theresin por te sqaroje historine e financimit Rusé pasi askushe nuk e besone qe nongrata nuk paska ditur gje ! Por qe pas kesaj historie eshte komunisti Berrisha e Basha thjeshte nje asgje
Opo kur do shporen keta 2 halete te rri kombi rehat nga 2 monstra vrases hajdute spiuna nuk kane lene gje pa bere blerje gjykatesish. Kur do shporen te ri ne qetesi nga e hale nga shpellari dhe fuksi.Ne hale te gomarit vafshi te dy o plera Dorezoni dhe leket kur te vini te 313.Ky foksi ti lere ca leke kesaj baxhelles te beje operacione plastike. Ptuu rrace e qelbur.
Dule labi harroje shporrjen e Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes dhe Tigrit te Cepanit Ilir Floririt nga Politika Shqiptare, pasi te dy i duhen Edwin Ramovicit per te trembur shqiptaret!
"Dule labi"! Kete pyetje duhet t'ja beshe "Rajmond vlonjati"-t, se ai eshte lamashi i UJRAVE E ZEZA, ku jetojne Salihi, Iliri dhe kompania e krimbave, Pastaj ti e ke dhe "patriot" "Rajmond"-in, se edhe ai eshte "lab", si ti, ai banon ne Çole.
Ushqim i mire per Delet...pra pse Edi Rama nuk merr peng Berishen dhe Meten qe kane nga tre dosje ne SPAK por merr Lulin qe ka vetem nje dosje....Delet do gezohen shume per ushqimin por me vone do pezmatohen nga pergjigjet qe do lexojne....sepse kur nuk e di Merrua nga fshati qe Lulin e marrin peng se eshte cun kurve nga do ta dine delet..?
Nuk kom koh mu mar me pordht e shipecave greko vlleh te Shqipris gjysmake veq deshta mju thon ja hangshi guxhen e karit Mretit te Shqipetaris Albin Kurtit. Rrnoft Kosova Republik.
Mero. Si Berisha dhe Metaj me tre-katër dosje, si Luli ne një, nëse provohen aferat, të tre tek 313 e kanë vendin.
Pas shume e shume Editorialesh anti-Basha e Antenash te ngritura brenda brekeve te Kunatit te Bashes, Meron e ka zene pikellimi e po malloset pas Bashes! Eshte kjo ne realitet mallosja qe ka Regjimi Rama per nje opozite si e Bashes per te cilen qindra here tok me Meron ka shkruar e ster-deklaruar se "fle gjume"...
"meshirojeni ushtarucin Mero"! Artikullin e lexove? e kuptove? Bravo, i tregove vendin nje "te padituri".
jane ne hall me klubin partizani mos i del kundra karlo bolino qe erdhi nga italia dhe grabit pronat e shqiptareve, mos u merrni me parate e karlos se ka boll, shikoni mos nga ngrihen rrogat e te shtrohet ndonje rruge turizmi te jetojne njerezit ne shqiperi o mero baze