Për qejflinjtë e fitimtarëve, të opozitës sonë 

26 Shtator 2022, 18:43Editorial Mero Baze

Nga Mero Baze

 

Shikoj që ka një qortim për “opozitën” tone, lidhur me entuziasmin që ata shprehin lidhur me fitoren e Giorgia Meloni. Është teprim t’ua kufizosh këtë të drejtë. Kanë 9 vite në opozitë, dhe e vetmja gjë që u ka mbetur është të gëzohen për fitore të të tjerëve, për të cilët ata ëndërrojnë të jenë në vend të tyre.

Opozita jonë u gëzua më shumë se vet votuesit amerikanë për fitoren e Trumpit. U përuruan rrugë me emrin e tij dhe u dekoruan furgonat e fushatës elektorale me foton e tij. U hiperbolizua sulmi i Edi Ramës ndaj Trumpit, thuajse kishte folu kundër shokut Enver më 1976 e jo kundër një kandidati për president më 2016.

Pastaj e dimë si ndodhi. Edi Rama tregonte anekdota nga takimet me Trumpin në samitet e NATO apo në Uashington, ndërsa opozita ankohej e luftonte ambasadoret e Trumpit në Shqipëri.

U gëzuan për fitoren e prorusëve në Mal të Zi, a thua se kishin fituar vet në Tiranë. Çdokush që fitonte rrotull Shqipërisë dhe nuk ishte aleat me Edi Ramën, ishte në mendjen e tyre fitore e opozitës.

Pastaj e dimë çfarë ndodhi. Kryeministri i atyre zgjedhjeve u bë aleat me Edi Ramën në nismat rajonale, ndërsa opozitarët tanë e mallkuan si sharlatan.

Uruan fitoren e Albin Kurtit në zgjedhje më 2019 dhe 2020, me një entuziasëm sikur të kishin fituar zgjedhjet në Shqipëri. E ftuan dhe si pjesëtar të koalicionit opozitar më 2021 në Shqipëri, me shpresë që t’u jepte fuqi nga mbifuqia e tij. E morën më qafë dhe atë, dhe veten. Ai mori 129 vota në Qarkun e Gjirokastrës, të cilin e përzgjodhi si adhurues i Enverit, kurse këta një nga 4 deputetë që ka gjithë qarku.

Tani Albin Kurti përpiqet ta harrojë armiqësinë me Edi Ramën dhe vjen i lutet t’i japë energji elektrike për dimër, pasi “Edi në Shqipëri nuk ka opozitë” dhe nuk i prishin punë kufizimet.

Urojnë fitoren e katërt të Orbanit në Hungari, të cilin e adhurojnë se u ka shpikur si armik Sorosin dhe sidomos për teoritë e tij sovraniste. Mendojnë se nën shembullin e tij mund t'ia dalin. Pastaj e dimë se çfarë ndodh. Ai pret në Hungari Edi Ramën me gjysmën e qeverisë me vete, duke i hapur rrugë blerjes së një kompanie celulare dhe licencimin e një banke të madhe në vend, plus shkëmbim përvoje elektorale.

Tani kanë 24 orë që nuk mbajnë dot gëzimin për fitoren e Giorgia Meloni, një reformiste e neofashizmit në Itali, që ja ka dalë një shekull më pas ta bëjë sërish të dashur figurën e Musolinit për italianët. Është një triumf vërtet i jashtëzakonshëm politik, për një grua në politikë. 

Bashkë me Salvinin dhe Berlsukonin, Meloni ka ndryshuar historinë e bashkëpunimit Itali-Rusi, nga e majta tek e djathta. Më parë Partia Komuniste italiane dhe sindikatat e saj, merrnin para direkt nga Moska. Sot aleate e Moskës në Itali është e djathta italiane. 

Opozita shqiptare gëzohet për ta, se ëndërron që dhe liderë problematik me Perëndimin (siç janë këta te dy opozitarët tanë) mund t'ia dalin. Dhe Meloni ja ka dalë të fitojë. 

Sekreti i fitores së gjithë këtyre rasteve që përmenda, ka një gjë të përbashkët. Janë të gjithë liderë të rinj, që kanë bërë historinë e tyre, qoftë dhe me qëndrime kontroverse me Perëndimin, çfarë në thelb i adhuron opozita jonë. Ata janë politikanë të talentuar, personalitete që u janë imponuar shoqërisë së tyre me vlerat e veta personale. Të gjithë janë pranuar si fenomene të reja. 

Opozita jonë, ajo që kënaqet nga fitoret e tyre, ka në krye dy dinozaurë tridhjetë vjeçarë, të cilët kanë provuar gjithçka në këtë vend, të bëhen presidentë e kryeministra, hajdutë dhe vrasës, të majtë dhe të djathtë, komunistë dhe antikomunistë, spiunë Sigurimi dhe demaskues te tyre, vetëm që të mos ikin nga pushteti. 

Ndaj tani nuk u ka ngelur asgjë nga kënaqësitë e jetës, veçse të kënaqen të shikojnë si fitojnë të tjerët. Si ata pleqtë që dalin nga stolat nga liqeni e lëshojnë jargët kur  shikojnë çifte të rinjsh, që bëjnë dashuri.

Lëruani këtë kënaqësi perverse. Por mos shkoni pas tyre. Bëni historinë tuaj.

21 Komente

  1. M
    Miri

    Si gjithmone i sakte dhe me te verteta qe dhembin. Te lumte Mero! Ke kontribut si askush tjeter per te ndricuar sado pak mendjet e shqiptareve.

    1. S
      Shume mire thua

      Haha e forte lerin të jargiten si pleqet tek stolat e liqenit. Por unë mendoje se ështe koha që edhe Ed Rame Turke hajduti të kët fatin e Saliut dhe Spiunt. Se që të tre jane një lloje. Por se cili nga këta tre horra i kane bër vjedhjet në menyrat të ndryshme.

      1. S
        Spak

        Mero Baze je i vetmi gazetar i vertete ne Shqiperi! Urime!

        1. D
          Dashnoret e Meros

          Si gjithmone Merua, fut gishtin ne bythen e tij fshatare te palare, dhe eksitohet duke I marre erë. Era e bythes se djersitur e bën " sarkastik"

        2. S
          Sali Berisha

          Hahaha Edi Rama tregonte anekdota me Trumpin - kjo nuk eshte just sick eshte fundi botes. Edi Rama eshte i mete o rrush.....

          1. M
            Mondi

            Ma sick se ty is hard to find madje dhe ne spiraling psikiatrik.Vetem te semuret me dore nuk mund te pranojne te verteten.Ate ,qe Rama I ka dyert e diplomacise te hapura kudo ne bote,kurse shurraqit te vicidolit as qyrret nuk I hedh kush se dhe ato u dhimbsen.Kane frike se surrati I kurvit te foltores I ben akoma me pis nga c'jane

          2. N
            Nga Milano

            Perlë, perlë, perlë... z.Mero Baze.

            1. S
              Salivirusi ppsh

              Nje katundar nga Tropoja dhe tjetri nga Skrapari haaaaa . Kush nga tre lideret e tre partive qe fituan ne itali jane nga katundet ? Jane dy kryeqytetas Roman dhe Berlusconi Milanez..........nuk jan nga Vicidoli djali Rames bari delesh dhe i Sheqeres apo i kapter Metaj Meta Muti nga malet me keta Rama talle Gencin

              1. m
                mirel

                Voyeurism opozite

                1. c
                  ce

                  Exelent Mero si gjithmone. Me le pa fjale, te admiroj. Po nuk mund te ndodhe kurre qe shqiptaret te sjellin ne pushtet dy te lajthitur qe u ka mbaruar vajguri per 32 vjet tashme, jane ne grahmat e fundit perbindeshi i Vicidolit dhe spiuni Agush askushi me hanxhar ne dore duke bere garipin ne studio si i forti i lagjes.

                  1. B
                    Ben

                    Dhe ne kemi Ramen, politikan i talentuar dhe prurje si fenomen i ri, jo si dy te tjeret ! Bravo Mero !

                    1. A
                      Aron

                      Krahasuar me Salen dhe Liken, Edi Rama eshte vertet i ri. Ndaj, persa kohe keta te dy vazhdojne te qendrojne ne politike, apo edhe mbas saj, sic ishin per disa vite, Rama e ka te sigurte qe do te mbetet me i ri dhe ne pushtet.

                    2. O
                      O ilir o spiun,o ilir o spiun

                      Keta hajdutet e kriminelet gezohen,por harrojne se qeverite italiane nuk jetojne me shume se 6 muaj,kurse ky i joni ka 9 vjet qe po i hidheron sali komunistin dhe ilir spiunin... Shikojini keta 2 dallkauke qe ja japin partine njeri djalit te adoptuar lulash qe ishte yll ne ngjtje dhe ilir spiuni ja jep gruas.... Dhe kur ngelen rruges i marin partite sikur te jene shpk te familjes.... Dhe keta lapanjozet qe i shkojne mbrapa,akoma nuk po e kuptojne qe ata jane te mbaruar dhe po flasin cdo dite carlliqe sepse ketu dreqsia eshte si puna e ketyre felliqsirave qe akuzojne te tjeret...

                      1. C
                        Coli

                        Mero bravo Te lumte dora dhe mendja

                        1. D
                          Dule labi

                          Si gjithmone brilant je I papare. Derrmooji keto vemjet qe na kane ngele peshqesh edhe fuksi dhe shpellari te dy fundurina te pangopur. Le te vene te jargavisen nga liqeni shume e sakte shprehja juaj apo cjane bere si kufoma te dy mbajne diet halete. Le te gezojne dhe ca se e dine ku e kane vendin. Tung

                          1. w
                            wytetari dixhital

                            Mero gjithnje i sakte opozite qesharke si kjo tona nuk besoj se ka ne bote , te gjita opozitat ne bote fitojne pasi nderrojne liderat dhe te berit opozite jo duke pasur kryetar nongrada apo si likjate akuzuar per hajdut dhe spiun por edhe vrasesqe kane dhene prova bile te akuzuar njeri tjetrin vete ata, tashi ata fitojne keta ferkojne duart

                            1. K
                              Katnari

                              Bravo Mero je njesh.

                              1. S
                                Shpellari Viçidolit e humbi virgjerin me dhine

                                Si gjithmon fundi I shkrimit eshte perle

                                1. m
                                  mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                                  Ky po eshte shkrim....

                                  1. m
                                    meshirojeni ushtarucin Mero

                                    Monologu i rradhes i Mero Bazes para pasqyres e ca militante te entuziazmuar qe thurin lavde me disa pseudonime "Sa bukur krihet Mero"

                                    1. B
                                      Bardhyli nga Kosova

                                      Këto ditë po flitet për një projekt, ose non paper, i cili është botuar në portalina Albanien Post në Shqipëri, e që na thotë se marrëveshja e radhës midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një marrëveshje e dytë, e ndërmjetme, që “do të çojë në marrëveshjen përfundimtare pas dhjetë vitesh. Sipas kësaj Non-Paper të Baton Haxhiut, Kosova jep konsensusin e saj për një autonomi më të madhe të serbëve në Kosovë, po ashtu për kishat e manastiret, dhe në këmbim të kësaj fiton të drejtën të pranohet në organizatat ndërkombëtare dhe fillon procesin e integrimit në BE e NATO. Ndërsa, njohja e Kosovës do të ndodhë, thotë portal i Batonit, pas dhjetë vitesh. Madje ai shkruan se nëse njëra palë nuk e pranon këtë version, do të izolohet. Të njëjtën gjë tha në Nju Jork, gjatë fjalimit të tij në OKB edhe Aleksandar Vuçiq. Po ashtu, Edi Rama tha një ditë më parë në një intervistë se njohja e pendesa serbe duhet të ndodhin në fund të procesit, jo sot. Dmth duhet të ndodhin pas dhjetë vitesh. Vuçiq në fjalën e tij në OKB, tha se më mirë 100 vjet bisedime, se sa një ditë luftë! Me një fjalë, formuloi projektin e Serbisë për të fituar kohë dhe bëri thirrje që njohjen e Kosovës t’ia lëmë një kohe tjetër, të përcaktuar fillimisht me dhjetë vite, por pas kësaj “shohim e bëjmë”. Mashtrimi i Non Paper zbulohet në pikën kur thotë se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Kosovën do ta njohin pesë shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur atë. Por, nuk përcaktohet mekanizmi si do të ndodhë kjo! Kush mund t’i detyrojë ato ta njohin Kosovën? Njohja është akt juridik nacional dhe jo i bashkësisë europiane. Cili ligj europian i detyron këto vende ta bëjnë këtë? Prandaj, mendoj se projekti i publikuar nuk është i vërtetë. Nuk është i BE-së, as i Gjermaniës dhe Francës. Gjermania dhe BE e përgenjështruan ekzistencën e tij. Vuçiq tha se “më kanë lënë një projekt, por nuk e kam lexuar, duke mos pranuar ta konfirmojë atë plotësisht dhe duke krijuar një alibi për ta besuar se non-paper-i i Baton Stanishiqit ekziston. Në fakt projekti është shkruar në Beograd. E ka marrë Edi Rama. Presidenti i Serbisë i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë që këtë projekt ta publikojë një media shqiptare. Pastaj është thirrur Batoni. Ky është vegla e servisit të Beogradit. Qëllimi është që dikush në BE e SHBA ta marrë mesazhin se çfarë projekti do ta pranonte presidenti Aleksandar Vuçiq. Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me këtë akt i ka dhënë edhe një herë mikut të tij në Beograd besnikërinë e tij në dobi të zgjidhjeve të Serbisë e kundër Kosovës. Ndërkohë, si qëllim i dytë është testimi i opinionit publik. Çfarë thonë njerëzit? Cfarë thotë media?! Çfarë mendojnë politikanët shqiptarë?! Madje është pritur që të thyhet uniteti dhe bashkëpunimi i politikës shqiptare, sidomos në Kosovë. Pra, që dikush nga subjektet politike e politika të thonë “Okay, projekti është i pranueshëm. Kosova duhet të japë dicka dhe le të japë një autonomi për serbët në Kosovë. Pastaj të besojnë se Kosova do të jetë anëtare e OKB-së, se atë do ta njohin shtetet e BE-së e të NATO-s e tjera si këto. Për ta nxit qeverinë e zotit Kurti që ta pranojë atë. Në fakt është krejt ndryshe. Kosova bëri lëshimin e saj me pakon e Ahtisaarit, pikërisht me kërkesën që Serbia ta njohë atë. Pastaj nënshkroi në vitin 2013 marrëveshjen e normalizimit me idenë për njohje. MadjeThaçi atëherë thoshte me krenari se “Serbia de facto e njohu Kosovën". (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                      Lini një Përgjigje