Ne prisnim të sqaronte Berishën, Meta paska sqaruar SHBA 

25 Shtator 2022, 20:37Editorial Mero Baze

Takimi i Ilir Meta/Metaj me ambasadoren e SHBA në Tiranë është ngjarje me rëndësi. Jo aq për rëndësinë e atyre që janë thënë në takim, por për rëndësinë e përçarjes së çetës antiamerikane, ku një prej dy komandantëve, po përpiqet të shantazhojë tjetrin, tani me SHBA. 
Edhe pse nuk ka ndonjë kuriozitet real se për çfarë kanë diskutuar, pasi ambasadorja i ka bërë publike temat e bisedave, ka një paranojë kombëtare që Ilir Meta po shet Sali Berishën për SHBA.  
Kjo ideja e shitjes është pak qesharake, kur mendon se nuk ka çfarë të shesë në një aleancë paranojash, por është e qartë se më shumë se sa po shet, po përpiqet të blejë kredite brenda opozitës që t'i kushtëzojë ata më tej në marrëveshjen mes tyre. 
E gjithë çfarë po bën Ilir Meta është të sëmurë dhe demokratët siç është sëmurë vetë duke u bërë paranojak dhe konspiracionist, që të gjithë të mendojnë se ata, ose do t'i gjunjëzohen Metës ose ai është gati të bëjë pazar dhe me SHBA kundër tyre, d.m.th. t'ia kalojë dhe Lulzim Bashës. 
Dhe këtë po e bën mirë. Shpjegimet e tij të sotme pas takimit me ambasadoren e SHBA, i plotësojnë gjithë standardet e një njeriu që ndërton politikën bazuar në paranoja dhe konspiracion dhe jo në politikë reale. Ai bëri çfarë kishte mundësi të bënte të dukej se nuk kishte ndërmend të zgjidhte mes Uashingtonit dhe PD. Pastaj për t'i qetësuar demokratët që të mos u dukej si Luli, i kishte sqaruar ambasadores se kush e shpalli Berishën “a non grata” I shpjegoi gjerë e gjatë sipas tij se atë e kishte bërë Basha me Ramën, siç kishin bërë mos futjen në zgjedhje, djegien e mandateve dhe plot gjëma të tjera, për të cilat ky dhe Doktori nuk kane pas dijeni.  
Ambasadorja Kim ka një aftësi të rrallë që nuk e kupton dot, nëse qesh apo është serioze kur dëgjon Ilir Meta/Metaj, por me siguri është vënë në siklet duke mbajtur të qeshurën. Dhe këtë Meta/Metaj mund ta ketë marrë si miratim. Natyrisht ai vetë, e ka më lehtë të mbajë të qeshurën këto kohë se është nervoz. 
Po ajo për të cilën ai dha sqarime në publik nuk ka të bëjë me atë që i ka shpjeguar ambasadores së SHBA, se çfarë mendon SHBA. Atë ajo e di më mirë se gjithë të tjerët në këtë vend.  
Sqarimet e tij kanë të bënë pikërisht me përpjekjen për t'i futur paranojën demokratëve, se ai di të bëjë pazar dhe me kryearmikun e tyre. Dhe për këtë ata kërkojnë një sqarim pasi thuajse të gjithë janë nga pak të sëmurë si Ilir Meta/Metaj.  
Por, ai në vend të sqarojë ata, “sqaron” ambasadoren se çfarë mendon SHBA. Është i vetmi humor fin që ka prodhuar gjithë jetën ky, edhe këtë në mënyrë të pandërgjegjshme, si shumë gjëra që u ndodhin njerëzve që kanë problem me të menduarit para se të flasin. 

17 Komente

  1. S
    Skrapari te ryfte hajdari.

    Olike kam 2 dele shko ne cepan dhe kulloti.

    1. Z
      Zikja Roshes

      O Skrapari…..ato delet, Likja Moniçkës, t’ja çojë peshqesh,për dasëm Zenit të Salës, ti kullosë bjeshkëve andej nga boronicat. Për vehte Likja, të bëjë çorape, kanatjere, brekë e penevrekë prej leshit të atyre deleve, mbasi do ti duhen për në burgun e Reçit….

      1. R
        Roqe Safiri

        O Meroooooo……. Të na trashegohet Zeni i Lirisë së Saliut të Vuqidolit. Urimi për Zenin, të bëhet burrë, e mos të fshihet pas brekëve të jatit. Për Arminën, urojmë të shtohet shitja e brekëve. Të kenë kujdes që kur të ngjizin ndonjë kalamak, të paktën gjadhtë mujaj, mos të marrën drogë asnjëri e as tjetri, se do u dalë çilimiu eksiq.

      2. A
        Allah allah

        Po Sorosi ku shkoi? Sipas IMj duhet qe Berisha ti kerkoi falje Sorosit per shpifje dhe militanteve false pse I ka genjyer. Ne fakt edhe Spiuni Ilir renew si derre!

        1. E
          Ermiri

          Bukur Mero.

          1. M
            Morseta

            Mero koment shume i drejte Te lumte !

            1. D
              Danja

              O mero ti shkruan dhe ngre problemin drejte ketij likes i lumte bytha qe ka bere ci do rocka ketij popullit dhe nuk i ka hyre ne kembe asnje gjembe se ka perballe ca socialist qe shikojne bythen e tyre nuk punojne per shtetin por bejne shou ne parlament e kudo,duke e ditur se cfare i kane thene njeri tjetrit si iliri dhe saliu deri me liber shtepie tani na nxjere veten dhe saliun si kur ka ngel ky popul i shkrete ne doren e tyre prandaj kur nuk ka shtet ti leroi nenen ketij populli qe ndjek nga pas ilirin,saliun,ramen.cuditem me zinjen Kim si pati durim dhe e degjoji duke keputur mufka nuk po meret veshe kjo pune.

              1. G
                Gjush akullorja

                Nuk te ftoi Saliu ne dasem Mero. Te vjen inat se ti je dhe djali i madh ( blepiresi) , apo te ka bere lanet.

                1. G
                  Gezimi

                  Kush "Ne" qe prisnim o MERO? Ti vetem nje gje pret o i shkrete : Honorarin si sherbetor mediatik (kupto : Bojaxhi i bajgave) i qeverise Rama.

                  1. B
                    Bah

                    Po çe nget meron e gjore , ai ka kaluar ne Salifobi !

                  2. B
                    Bardhok Shpani ( Span - Spani )

                    Dyplomacia esht shum shkallë më lart se një president apo kryeministër . Në se keni faftin të keni një mik bujk dhe puntor keni shum shanc, se pse një puntor mik nuk i trebet punës dhe familiaritetit dhe as bujarisë për mikun . Në se pranoni një dyplomat në shtëpi tuaj si udhë rrefyes dhe tregimtarë duke i dhenë atit mëndjen dhe familjes kazmin ; dyplomati detyrimisht behet pronari ; pronari dhe menagjuesi i familjes ) . Ja të marim vetëm një shembull konkret duke ja përshtatur atë origjinalitetit politik historik ndër shekuj ketu në Shqipëri : Që nga koha e pushtimeve perandorake dhe deri në ditët e sodit ; Shqipëtarët jan orjentuar sipas interesave e të metë fortëve , që nga dyplomacia Turke , Ruse, Serbe , Greke , e me radhë deri tek e sotemja kjo Amerikane dhe Angleze . Ndër fjalët e urta të popujve gjendet dhe fjala jon e cila thotë se mos shikoni Gunën por punën . Le ta marim ketë shprehje të vjeter si fakt ndaj dyplomacis ton Shqipëtare e cila esht kthyer në një koncer vdekje prurës jo vetëm pë atutoritetin e qdo qeverie të deri tanishme por më gjerë akoma deri në rrenjet e një kalbezimi si komb i infektuar në gjak .

                    1. J
                      Juliano

                      Vizita në një kohë ku meta është i kallëzuar disa herë penalisht pë korrupsion dhe krime të tjera, zonjusha kim bën vizitën e ringjalljes së metës. Çishte ajo vetërimë në qiell të pastër, don ti thotë metës mos ki merak se jemi ne. Turp dhe zhgënjim i madh për veprimin e kimit, kur e di mirë se kush është Ilir Meta/Metaj, sa për të është hetuar nga Dea amerikane për lidhjet me rrapon e kokainës. Z. Kim me këtë vizitë mbylli një garanci që shpresonin shqiptarët për drejtësi. Turp, turp dhe pabesi që ju bë shqiptarëve që aspirojnë për drejtësi.

                      1. F
                        Franz Kafka

                        Pak a shume kuptimi takimit eshte ky: ambasadorja i ka siguruar IM se nga SPAK do dali i palagur per cdo akuze, si ka dale ketu e 30 vjet, me kushtin qe IM te mos beje koalicion me SB. Kaq eshte e gjitha. Sesa IM do e pranoje kete propozim kjo do shihet, por ka te ngjare qe IM ti beje te dyja: edhe te perfitoje mosprekjen nga SPAK edhe te bej koalicion indirekt me SB. Ambasada gabon kur mendon se me IM mund te beje mareveshje te cdolloji. Kjo tregon se nuk e njeh mire personazhin

                        1. A
                          Anila

                          Ngado qe ta rrotullosh muhabetin, vizita e Ambasadores Amerikane ne shtepine-zyre te Metes eshte gabimi i saj i dyte pas vizitave qe bente ne zyren e Lulit. Per mua Yuri zkim duhet te kerkoje tramsferim.

                        2. r
                          rilindjotizim-sensibilizim

                          Yuri Kim duhet patjeter qe te marre leje tek redaksia e TemA e mos thote asgje pa u konsultuar me Temaxhinjte per c'do takim a deklarim qe do beje. Si dhe transferimin ta prese vetem nga vete mekembesi Baze i Shtatmarrezise Rama.

                          1. S
                            Sali Krushku

                            Dorën në qafë, Gishtin në bythë, Likes së Monës, Monës së Likes, Prangat do u shtrengohen Deri në kyç, Paratë e vjedhura, tu ngecën fort në grykë….

                            1. A
                              Arabaci

                              Puna e ambasadores Kim me Ilir Meten eshte sic thote ajo shprehja shqiptare "Duret lidh,kari ne pidh"

                              Lini një Përgjigje