Pse Berisha nuk merr dot Veriun e PD? 

3 Tetor 2022, 19:55Editorial Mero Baze

Prej fillimit të “Foltores” një vit më parë, Berisha rezistencën kryesore e ka pasur në Veri të vendit, aty ku dhe PD është më e fortq. Ai thuajse nuk mori dot asnjë deputet në Kukës, Shkodër, Dibër dhe Lezhë, dhe pati problemë deri dhe me organizime tubimesh në Veri.

Sot shumica e kryetarëve të degëve të PD janë sërish kundër tij dhe të angazhuar, duke pasur dhe mbështetje në bazë. Strukturat paralele që Berisha ka krijuar në emër të “Foltores” janë më të dobëta se ato të PD-së zyrtare.

Ky zhvillim nuk lidhet me krahinizmin apo qejfmbetjet e veriorëve ndaj Berishës. E kundërta mund të funksiononte. Ky zhvillim tregon realisht se Berisha nuk ka kontrollin mbi PD zyrtare, e cila praktikisht në Veri ka një shumicë dërmuese votash dhe konsiderohet faktor elektoral.

Ajo që ai shpall si sukses në Jug të Shqipërisë është një gënjeshtër, pasi në Jug, PD thuajse nuk ekziston më. Disa individë të mbetur dhe të papërfillur më parë, shikojnë tek Berisha rastin për të dalë në televizor, për të "zbuluar” që nëna e Xhorxh Uashingtonit ishte Maria nga Peja apo që të identifikohen si persona që i ka lënë pas dore Lulzim Basha.

Por dhe në Jug ato struktura të mbetura të PD janë qartazi kundër Berishës, por thjesht janë pakica të pakicës dhe nuk bien në sy.

Po ti shtosh kësaj krizën e dukshme të ”Foltores”, edhe për persona fizik që të votojnë, duke i hapur kutitë për njerëzit e rrugës apo talljen me gjithë arsyet për të cilat sulmoi Lulzim Bashën për demokracinë brenda PD, sot “Foltorja” e Berishës, ngjan thjesht si një skuadër pengmarrëse e ish- PD, e cila pa mbushur ende viti, i ka dhënë gjithë provat që e gjitha ishte një lëvizje për t’i dhënë imunitet politik Berishës përballë SHBA. Pas një viti, dhe zonja Kokalari e kuptoi që u lodh kot.

Përpjekja e Berishës që tani ta zëvendësoj PD që nuk i ka shkuar pas, me aleatët, edhe ashtu fals, të PD, për të mos u dukur vetëm, është edhe më qesharake. Nëse një vit më parë ishte Berisha ai që bënte thirrje që opozita të bashkohej rreth tij, sot ithtarë të “bashkimit’ të opozitës janë Mediu, Duka, Shehi, Ndoka etj, të cilët, nuk kanë asnjë fuqi përveçse të rrijnë bashkë me njëri- tjetrin e të luajnë letra, ose të pinë raki.

Edhe Ilir Meta që është një aleat i vogël, por real i opozitës, është duke u menduar nëse ja vlen t’i gjunjëzohet Berishës apo ja vlen ta gjunjëzojë atë. Deri tani po përpiqet ta gjunjëzojë.

E gjithë kjo e shpjegon më mirë pse Berishën po e surprizon Veriu i Shqipërisë, i cili nuk po e mbështet. Në fakt nuk po bën ndonjë surprizë të veçantë, por mungesa e mbështetjes bie në sy në Veri se aty ka PD. Aty ku nuk ka PD, siç është Jugu, nuk ka çfarë të bjerë në sy.

20 Komente

  1. E
    Ervin GRIDI

    Sali Berisha, nashti, është Drejtori i HALESË që akoma quhet PD. Aty, ka vetëm MUT, SHURRË dhe ERË TË KEQE KUTËRBUESE…

    1. L
      Lindi

      Berisha nuk ka mbeshtetje ne veri se ka dale luli ne foto me 20 vete?!? Po Shkodren kush e fitoi apo ci q. temen rendesi ska vota po resmet. Je bo kaq bajat sa nuk te gelltisin dot as te majtet.

    2. S
      Sa pare u mblodhen ne dasmen e sypeshkaqenit

      Me shume njerez kishte ne dasmen dyte te sypeshkaqenit se sa ne foltore nevojtoren e saliut. Aty kercenin servilet nga belaja qe ti shikonte keimineli komunist sali

      1. P
        Populli

        Perzgjedhja e Sali Berishes nga Ramiz Alia dhe Biberaj ishte goditja me e madhe qe iu dha Shqiperise, demokracise REALE historike 100 vjeçare shqiptare dhe objektivave demokratike te SHBA ne Shqiperi e ne Ballkan.

        1. J
          Jugu

          Po ty o gazetar pse te shqeteson Berisha dhe mungesa e mbeshtetjes per ate? Ti shiko si shkojne punet e qeverise dhe na thoj no nje llafe apo nuk ta mban nga Rama? Si more nuk the nje fjale per cfare po heq mileti o i pa anshem? Si mo nuk dole njehere te mbrosh fermeret qe po heqin te zin e ullirit me keta zyrtare te korruptuar? Si mo nuk te shqetesojn cmimet kaq te larta dhe korrupsioni ne cdo zyre? Si more nuk denoncove nje afere te kesaj mender qeverie? Si more nuk te shqeteson shperberja e vendit kur e di dhe ti qe eshte pergjegjesi direkte e Rames.

          1. Z
            Zeqo Pilafi

            Vallahi, hall të madh ke o Mero, ngul dhe shkul ke gjithë jetën që merresh me një gërmadh. Po jeta është më e gjërë, or i uruar, ske pse e kufizon vehten vetëm duke u marrë me një të marrë. Mund të justifikoheshe nëse ai do të ishte rrezik për marjen e pushtetit, por të merresh gjithë ditën vetëm me të, kur rreziku nga ai është pothuaj afër zeros, kjo është njëlloj sikur të rrahësh ujë në havanë.

            1. M
              Milo nga Oroshi

              Eshte edhe bordello, apo shtepi publike dhe drejtore eshte zeshurra Floriana Garo! Sa turp! Por Mortja Sali nuk do t’ia dije, vazhdon perpara per fitore te reja!

              1. R
                Realisti

                I plasi bytha Berishës se cfarë shkruajmë ne për të. Ai çdo gjë që bën e bën për të kaluar kohën e që të vdesë rehat një ditë. Ai thjesht tall loqen sic bëri edhe Enveri një jetë të tërë. Ne merremi me I thanë dhe tha ... Kurse ai mbushi thasët me pare dhe siguroi fëmijët e fëmijëve. Kaq!

                1. A
                  Albion Rama

                  Shkrim percares!

                  1. k
                    k

                    Nuk e merr dot sepse ata e njohin se çfarë kafshe injorantë eshte.

                    1. O
                      Optimisti

                      Pra Veriu i PD na qenka jo me Saliun...po me ke eshte o Mero? Me Alo Beun, me Lyl Bashen qe u ka humb topthi...apo mbare Veriu eshte grusht bashkuar me Edi Ramen e ky i fundit akoma nuk eshte informuar se aty ku varferia eshte ekstreme aty edhe e duan me shume??

                      1. S
                        Sok. Shpëtim Karaudhi

                        Po edhe në jug nuk ka mbështetje.Në Gjirokastër ka vën Dasho lazaratin që nuk ka asnjë aktivitet opozitar.Që ta takojmë duhet të vemi në Lazarat se në zyra nuk e gjen asnjëherë.

                        1. P
                          Po

                          Thjesht nuk ka me budallenj te rinj qe duan te behen "heronj demokracie" per Saliun. Sektit po i vjen fundi. Brezi i ri nuk duan te ndjekin rrugen e sektit krahinor dhe kriminal te Saliut dhe jane me te veshtire per tu rekrutuar. Veriu i PDs sot jane tironsa autokton qe ju vjen turp nga prejardhja barbare e sektit.

                          1. r
                            red

                            Monologu i rradhes i Meros me vehten para pasqyres si per ti dhene retushim proverbit - "Stambolli digjet (Shqiperia ne fukarallek)... e Mero krihet"

                            1. c
                              cup frroku

                              O MERO PO SHKRUJ HE BURR NJE HERE SI I VERTETE PO CILI VERI NUK E DON BERISHEN PO KRYBASHKIAKU I SHKODRES A NUK ESHTE NJE SHEMBULL QE LULI BASHKE ME EDIN CFARE NUK KAN BERE PER TE MARRE SHKODREN E SPATI BETH E PER DEPUTETET QE NUK BASHKOHEN AKOMA VETEM TURPIN DO TE MARRIN ME VEHTE

                              1. F
                                FCB

                                E ke humb fare Merro dhe kalamanet lo gajasen me ty, por ke nje favor qe kete faqe e lexojne shume pak vete, se mos te kishin qene Byreket me gjize do kishe lene nam fare , 5 vete ne dite mund te te lexonin, shkurt je bere qesharak, me Sali Berishen nuk ke fitu asnje beteje, pervecse kur i fshije kepucet para ca kohesh.

                                1. T
                                  Tropojani

                                  Fitoi ne Shkoder nevojtorja e Non Grates me Ilir Floririn or Lind ceceni, mbahu me Voltanen e me cuninin e spiumit Ali Spahia

                                  1. r
                                    rapsodi popullor

                                    Prandaj ka plas fukaralleku o Mero-ziu, ngaqe nuk merr dot Veriun ai Saliu? / Dil e shih Shqiperine more Merua i shkret, te plasesh syte me varferine ane e mbane komplet / Behu burr ne jeten tende nje here, fol per Ekonomine qe Rama ka dhjere /

                                    1. d
                                      ducati

                                      Mero me duket se problemet e tua me berishen ,na i ke kultivuar edhe neve qe te lexojme,por me sa po shof une,jo vetem qe nuk do gjykohet kurre berisha por edhe vdekja(LARG QOFTE)do te vije nga pleqeria kur te vije ,mero na lodhe shume ta them me ndergjegjin me te madhe,ka te drejte ky zotria me larte(rapsodi popullor) qe te thote kthe timonin se si perfundim rama ka per te dale me i pabesi i te pabeseve ok

                                      1. K
                                        Kritiku

                                        O Mero injoranti si qenka kjo pune qe nje parti paska drejtime veri ose jug? E kupton ti kete qe ke shkruajtur, apo nuk ka gje, sepse per injorantet e ke shkruajtur?

                                        Lini një Përgjigje