Përpjekje për të fshehur braktisjen e partisë  

2 Tetor 2022, 18:58Editorial Mero Baze

Më në fund Berisha e gjeti një zgjidhje se si të maskojë braktisjen e partisë së tij nga demokratët. Pas shumë përpjekjesh për të testuar zgjedhje të brendshme dhe për të rritur interesin e demokratëve, ai kuptoi atë që tha dhe publikisht dy ditë më parë, se ka një vdekje të partisë në bazë. 
Njerëzit nuk kanë më interes për të ndjekur atë dhe askush nuk u beson më garave që shpik për të emëruar disa ushtarë të tij në poste kyçe. 
Sot, ndërsa zhvilloheshin “zgjedhjet” në Forumin rinor të PD, u pa se forca kryesore që dominon në PD nuk janë militantët, por njerëzit e rrugës që i ftojnë të votojnë. Vendimi që në zgjedhjet e brendshme të votojnë dhe “simpatizantët”, përveçse një shkelje flagrante e rregullave të përbashkëta dhe garës, është një përpjekje për të fshehur braktisjen e partisë së tij. 
Duke shpikur votimin nga simpatizantët, në fakt Beirsha ka ligjëruar prishjen e çdo rregulli në garat brenda PD që dhe ashtu nuk është se kanë qenë rregulla që zbatoheshin. Por tani ndryshimi është që nuk ka më rregulla. Të mjafton mbështetja e Berishës dhe ti pastaj mund të dalësh në rrugë të thërrasësh fisin dhe të votojë, edhe pse mund ta kesh fisin nga PS apo parti të tjera. 
Atij i intereson vetëm që dikush të shikojë që shkuan disa njerëz të votojnë. 
Në pikën ku është katandisur PD e Berishës sot, problemi më i madh është mungesa fizike e njerëzve që janë të gatshëm të angazhohen qoftë dhe formalisht në garat e tij. Ai nuk ka më as figurantë dhe jo më anëtarë të partisë. 
Shpikja e votës së simpatizantëve, pa statut, dhe në kundërshtim të plotë me çdo model të votimeve të hapura, është thjesht justifikim i braktisjes fizike të zyrave të tij nga demokratët. Dhe për këtë ai ka thirrur njerëzit e rrugës që të duket se dikush ka votuar. 
Ky është fundi i çdo modeli të demokracisë së brendshme në një parti. Mund të ketë parti me disiplinë të lartë, me rregulla të forta, me diktim të autoritetit kryetarit, apo parti liberale që nuk i kushtojnë shumë rendësi votës, por kjo që bëri Berisha është zhvlerësim ne palcë i vlerës së votës së një demokrati. Ai provoi se mund t'i zëvendësojë ata me njerëz që kalojnë rastësisht në rrugë dhe ti i fton të votojnë. 
Ky është një rast që tregon se farsat e votimeve brenda partive, janë themeli i mungesës së demokracisë në Shqipëri dhe arsyeja përse elitat politike nuk qarkullojnë. Nëse ti në një parti hap dyert për njerëzit e rrugës që të justifikosh përzgjedhjen tënde, apo nëse në mëngjes është kryetar gruaja dhe në drekë thotë burri: "dua të bëhem unë" dhe ndryshon dhe emrin e partisë, pa asnjë proces votimi, mos prit që pastaj këta të ofrojnë standarde demokracie për shqiptarët. 
Ndaj ky rast duhet të shërbejë si alarm, që në ligjin e partive politike në Shqipëri, të sanksionohet që zgjedhjet në parti konform statuteve që partitë kanë depozituar të kontrollohen nga struktura të KQZ dhe votimi të jetë i mbikëqyrur nga Autoriteti i KQZ. Partitë politike janë institucione publike dhe demokracia brenda tyre ka peshë të madhe në standardet e demokracisë në vend, ndaj dhe përfshirja e KQZ në zgjedhjet e rëndësishme partiake, është mirë të sanksionohet me ligj. Jo se do kemi një përmirësim të ndjeshëm të demokracisë, por nuk do të kemi heqja dorë nga votimi siç po ndodh tani në partinë e Berishës. 

14 Komente

  1. D
    Dani USA

    Termi i fiales Demokraci eshte njelloi si Termi i fiales Komunizem qe politikanet nuk e kane iden e kuptimit te fiales ose bein sikur se kuptoin se ashtu u intereson aq me keq qe parti demokratike nuk ekzistone ne horizont asai munde ti thuashe parti talebane e asgje me shume.

    1. S
      Shpenka pe Korçe.

      Këto manipulime i bëjnë qëllimisht kryekarët e partive , për interesat e tyre dhe jo për demokracinë e brendëshme të partisë . Sali efendiu , tani që i kanë rënë efendëmet , mundohet të lajë mutin me shurrë duke bërë këto manovra të tilla , që nuk e pastrojnë kurrë mjedisin politik . Ambienti qelbet më keq nga kjo amalgamë . Prisni , prisni se nuk keni parë gjë akoma , me gjëndjen e tij psiqiko fizike , do shikoni estradë me trupën e zgjedhur me kokra hashashi .

    2. E
      Emigranti i paligjshem

      Per fatin e keq te larvave te kuqe partia demokratike vetem forcohet e forcohet perditë.

      1. Q
        Qifqif Qifqifi

        Siç është katandisur në kashtë pa koqe, PD-ja e Saliut, dhe PL-ja e Likes Monës, sikur GJELA FUSHE, të kandidojë PS-ja e Edi Ramës, i fiton të gjitha llojet e zgjedhjeve.

        1. S
          SALIVIRUSI PPSH

          Pritet qe jeto dite departament Amerikane ti kerkoje falje komunistit Berrisha por dilema eshte a do ti fali doktor profesor akademik sciences boterore thuhet qe po diskuton me Mulin Lelen e pakicave etnike Paloken dhe filozofin Spaho pionerin e Enverit Tritan preshi duke anashkaluar Peken Fevziun Shkullakun Bushatin .Amerika eshte ne ankth pasi ka zera qe Berrisha nuk do pranoje faljen. I keshilluar me avokatin ne Paris duke ditur karr-akterin e Berrishes qe nuk ndryshon parti me falni parime i qendrone parrulles komuniste bare hane por komunizmin nuk e tradhetojme Berrisha nuk e fale Ameriken presi cfare do diskutohet ne OKB ku perfaqesuesi pales do jete Lela po I Qimi Peka cfare do beje ?

          1. A
            Aleanca për mbrojtjen e tallashit

            Mero djali,fshati që duket,s'do kallauz,thotë populli. Edhe puna e PD-së,aty ku derrat vegjetojnë që nga pjellja e sajë koridoreve të KQ-së. Problemi për hir të së vërtetës, nuk është konstatimi i këtij fakti,por thënia hapur e së vërtetës: PD-ja bën sikur ekziston,PS-ja bën sikur ka rival,kështu ruhet e ashtuquajtura "statuskuo" sipas motos, o Abas,more Abas,mos më ngit,se nuk të ngas. Kështu janë të gjithë të kënaqur,u bë ç'u bë,fute në ke më!

            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Duhet të emëroj Këlliçin, në Rinas, për të ndaluar emigrantët, të votojnë para se të largohen.

              1. B
                Beni

                Vari mer k...n Sales.I marum Sala,e marume Pd-ja.

                1. V
                  Vranakonti

                  Sali Berisha gjat gjithe jetes se tij politike nuk ka bere kurre zgjedhje te lira e te ndersheme qofte ne parti qoft ne zgjedhjet lokale e qendrore.Gjithemon manipulime,vjedhje te votave hapur.

                  1. #
                    #Gopisti i NSHRAK-ut

                    Jam dakort me ty o Mero/ Nevoitet një Sqarim:/ Derrat, hanë nga taksat tona/ Ndaj, dhe ne, këkojmë SHPAGIM!/

                    1. k
                      k

                      Këto janë metodat që berisha ka përdorur gjithmonë,por servilat e degraduar dhe të korruptuar të PDsë pa përjashtim,bënin sikur nuk i shikonin dhe e mbështesnin duke kuptuar se i kishte në dorë gjithshka dhe mund ti eliminonte kollaj.Metoda staliniste dhe komuniste.Si mund të pretendosh nga një njeri i prapambetur dhe mesjetar të rritur dhe brymosur si komunist ? Nik do ndryshojë deri në vdekje,edhe sikur të rifillojë nga e para.Vesi vdes me shpirtin.

                      1. B
                        Berti

                        KE SHUME TE DREJTE MERO PER KETA KEAGJOZAT E PD,PO SHKRUAJ DHE NDONJE HERE DHE PER KETA HAJDUTET E PS SE NA LANE DUKE BLERE BUKE ME LISTE DHE VETE NUK DINE KU TE COJNE PARATE.AMAN MERO BEHU BURRE SE TI NA KE NGELUR.

                        1. Z
                          Zeqo Pilafi

                          Lëre PD, o Mero, PD ka 30 vjet që ka marë rrugën e mutit. Mund t'na thuash pse nuk po çohet për t'u votuar në seancë plenare ligji për hapjen e dosjeve të spiunëve? Këtë bëj ti nëse vërtetë je i interesuar që ky vënd të eci në udhën e arsyes dhe të Zotit. Gjithë këto që thoni janë vetëm zhurmë që ky ligj të harrohet dhe të mos shkojë kurrë për votim në parlament. Nuk e çon Rama, sepse ka frikë se nuk e kalon ditë, apo si është kjo punë? Këtë a mundesh të na e shkoqitësh, o zoti Mero???

                          1. R
                            Rota Sanal

                            E kalon s'e kalon s'i sos durrimin as Homerit as Odisesë -} . Mësuar me të ligun e me të lisë me gjetgjëçkash e yçklaxhij me gjithodorës e me gjithëditës gjoja gojartë kalimtarë . Geodisiplina është art më vehtë .

                            Lini një Përgjigje