Në përpjekje për të justifikuar degradimin e opozitës nga Shtatori i vitit të kaluar, Sali Berisha po përpiqet përmes propagandueseve të vet, por sidomos duke e përsëritur vet me zë të lartë, se prej një viti ai ka forcuar opozitën. Herë pas here si zë i dytë, këtë e thotë dhe Meta/Metaj.
Miti se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, opozita është forcuar dhe është bërë më efiçente, është ndoshta gënjeshtra më e madhe politike e këtyre 32 viteve pluralizëm.
Pas Shtatorit të vitit të kaluar opozita filloi procesin e ndarjes dhe degradimit të saj dhe jo procesin e forcimit. Beteja personale e Sali Berishës për të përdorur Partinë Demokratike si bunker për të mbrojtur kokën e vet dhe familjes akuzuar për korrupsion, e degradoi Partinë Demokratike nga pikëpamja politike, nga pikëpamja elektorale dhe në fund dhe nga imazhi publik i saj.
Politikisht PD për herë të parë në historinë e saj u nda në dy rryma, njëra prej të cilave, ajo që pretendon se është më e fortë, është tashmë zyrtarisht një parti antiperëndimore dhe sidomos antiamerikane. Pra të marrësh partinë e parë antikomuniste properëndimore të Shqipërisë dhe një copë të saj ta kthesh në repart taliban antiamerikan e pastaj të thuash u forcua, meqë ka në mendje që talibanët janë të fortë, është një marrëzi.
Ndarja në dy rryma e Partisë Demokratike, është zhvillimi më dramatik i asaj partie, pasi janë dy rryma që nuk do të takohen më kurrë gjithë jetën. Gjithmonë tani e tutje në të djathtën shqiptare, sa të jetë gjallë Sali Berisha, por edhe derisa familjarët e tij të kenë nën kontroll PD, do të ekzistojnë dy ideologji politike, ajo properëndimore e Partisë Demokratike zyrtare dhe ajo antiamerikanë e grupit të Sali Berishës. Kjo është goditja më e madhe politike që i ka dhënë Sali Berisha asaj partie, goditje që nuk ka mundur t'ia japë dot asnjë figurë apo trashëgimtar i komunizmit në Shqipëri, që nga Ramiz Alia e deri tek mbesa e Beqirit në ditët e sotme.
Pas 9 Shtatorit PD u shkatërrua edhe nga pikëpamja elektorale. Testi i 6 marsit të këtij viti, edhe pse është një test i zhvilluar në 6 bashki që janë thuajse të gjitha të favorizuara të PD, treguan se fraksioni i Berishës mbijetoi vetëm në Shkodër, dhe aty me ndihmën e fshehtë të Partisë Socialiste, dhe asgjësoi opozitën në gjithë Shqipërinë. Ai është ilustrimi konkret se opozita nuk ja del dot pas daljes në skenë të Sali Berishës. Ai e ka shkatërruar atë dhe nga pikëpamja elektorale. Prej 6 Marsit deri më sot, hendeku është thelluar edhe më .
Por shkatërrimi më i madh i opozitës, i ka ndodhur në imazh. Skenat epike të 8 janarit, ku gladiatorët e Berishës u ngjiteshin mureve të SHQUP me shtiza në duar për të vrarë armikun brenda kështjellës dhe pamja e shkatërruar e Sali Berishës pasi nuk mori dot kalanë, është një imazh që do përsëritet sa herë ai të kërkojë pushtet, për të treguar se një njeri që shkatërron partinë e tij, nuk mund t'i dhimbset Shqipëria. Ai është inçesti më i madh që një politikan ka bërë në familjen tij politike.
Pas atij gjesti, opozita shqiptare u bë tripolare, ku në një anë është grupi i Luzim Bashës, përballë tij grupi i Sali Berishës dhe mes tyre grupi i Ilir Metës që kërkon tu vërë gjoba të dy palëve për shkak të gjendjes së tyre.
Kjo nuk e ka bërë Shqipërinë një vend me opozitë të fortë, por një vend pa opozitë. Të gjithë ata që këmbngulin se Berisha ka forcuar opozitën ose tallen me Sali Berishën, meqë e quajnë burrë në moshë që nuk kupton më gjë, ose duan të tallen me demokratët të cilët të mbetur pa shpresë u kanë ngelur vetëm fjalët e mira për të dëgjuar.
Opozita me Sali Berishën është përçarë përfundimisht, është bërë më e dobët, me pabashkueshme, më pak elektorale dhe mbi të gjitha me një imazh të tmerrshëm pasi kërkon të riciklojë dy figura që kanë 30 vjet që sundojnë në politikën shqiptare, si hajdut pasurish, hajdut votash dhe vrasës: Sali Berishën dhe Ilir Meta/Metaj.
Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj nuk harrojnë të thonë vazhdimisht se Lulzim Basha ishte një njeri i Edi Ramës në opozitë. Në fakt nëse dikush e bëri opozitën siç e deshte Edi Rama ai është Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj. Kjo është një opozitë ashtu siç i duhet atij. I vetmi që është forcuar nga kjo opozitë është vetëm Edi Rama. Dhe fatkeqësisht dhe këtë e ka dhuratë nga Berisha, pa ndonjë kontribut të vetin.
Kjo PD-ja e sotme, është bërë kashtë e koqe. Koqet, po dihet, janë e mbeten koqe. Kashta dihet që është kashtë. Koqet i hanë derrat. Kashtën e hanë bagëtia. Salinë dhe ilir Metajn, ishalla i ruan perëndia….
Opoziten me te mire ndonjehere eshte duke e bere Ilir Meta, me fakte konkrete duke u perplasur ne sy dokumentat me firma e vula. Prandaj dhe po e hane te gjalle Ilir Meten qe te dy Rama Berisha.
Analizë pothuajse perfekte,sepse nuk e di si mund t'a ketë ndihmuar konkretisht PS në Shkodër.
Mero ate pune qe po bene Berisha per Ramen po bene zotrote per ta ngritur Berishen!E kujt i duhet me kjo fosile nga shoqeria shqipetare, perveç asaj kategorise se njerezve me shtiza ne duar!Kerkujt tjeter ;Ai mbahet gjalle nga editorialet tuaja,nga dritaret e kazanit mediatik sepse ndryshe do qe harruar me kohe.Ai eshte siç keni Ju nje shprehje "I vdekur por i pakallur"!
Si perhere i sakte, llogjike e ftohte, te verteta te pakundershtueshme.
Basha nuk ka qene asnjehere njerju i Rames dhe ka bere gabimin me te madhe ne jeten politike qe nuk ka bashkpunuar pasi pozite opozite kane te njejtin qellimi ecjen e vendit perpara .Basha ka qene nje Berrishe eshte e turpeshme fjalori , hymni dhe protestat e shemtuara te Bashes para kryeministrise Basha perjetoje ne seline e PD nga Berrisha ate cfare si donte ti bente Rames dhe akoma nuk ka bere xhestin qytetare ti kerkoje falje .Ndersa Berrisha vazhdone me slloganin komunist Perapra per fitorje te reja urraaaaaa por qe nuk ka asnje shance dhe eshte pozitive pasi me Ramen vendi po meso cfare eshte demokracia toléranca .
Rama nuk është fajtor se vetshkaterohet opozita. Kur Berisha ngrihet nga "vari" për të rimarrë pushtetin e PD,me mjete shkatërruar, është fajtor vetëm ai. Sot ishte veshur me të zeza, për të treguar se është me partinë fashiste italiane! Sa poshtë ka rënë, në kokën e tij janë protestat e vitit 90, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me protestat e sotme. Largimi i Berishës dhe Metës janë shpëtimi për PD.
Analizë perfekte.Respekte.
Nuk mendoj se Berisha eshte ne gjendje te beje opozite apo politike. Apo edhe thjesht rrugaceri ne vend te politikes, sic ka bere ne 30 vjet deri me tani se fundmi me kukullen e tij teveqele. Nuk mendoj as se elektorati patetik dhe injorant qe e mbeshtet, e mbeshtet si elektorat anti amerikan. Biles nuk mendoj se edhe vete Berisha eshte ndonje fare antiamerikani apo proamerikani. Sali Berisha ashtu si te gjithe qeveritaret e ketij vendi, ka qene dhe eshte nje servil tribal i depersonalizuar i fuqise amerikane, prej te cileve ka pasur edhe legjitimitetin e pushtetit te tij halabak dhe riciklimin pas katastrofes biblike se 1997. Aq e theksuar eshte sodomia proamerikane e Berishes, sa edhe kur e kane shpallur familjarisht si hajdut, halabak destabilizues dhe cope muti, ju pergjerohet po atyre, duke u varur pas kembes se opozites. Por ne servilizmin e tij filoamerikan, Edi Rama e ka tejkaluar aq shume, sa qe duket se qellim te vetem ka humorin amerikan, duke i ndryshuar emrin rrugeve te ambasades Ruse apo histerine e vrimbythes bashkepenmbajtese, qe ka shokuar boten dhe hedhur servilizmin e Berishes si te pavlefshem, ne te njejten grope muti ku hodhen edhe vete ate. Kjo situate politike absurde, ja u leverdis te gjitheve, sidomos Perendimit. Nje qeveri servile dhe konstante dhe nje opozite formale por e ngordhur. Do zgjase deri sa Berisha te ngordhe. Pastaj te gjithe te prapambeturit qe u perfaqsuan me te, do te ngordhin pergjithmone politikisht bashke me idhullin e tyre halabak, por do te lirohen nga nje semundje obsesive mendore, duke ju kthyer jetes si qytetare te lire dhe nuk do jene me politikisht te demshem me budallallekun dhe liderin e tyre hajvan. Duket se Shqiperia ka kohe qe po udheton drejt shinave te tjera dhe nje pjese e madhe e politikes drejt binareve krejt te kundert, me synim varrezen. Per ke ne bote drejton historine, te tille jashteqitje si Berisha apo Meta, jane akoma te perdorshem per kontekstin politik aktual shqiptar edhe pse copa muti dhe kadavra politike.
O-pozitë..Si t'ua zëmë nga furkalica fibrën e nxjerrë lëmshin pa komb , hë , ç'janë në të vërtetë pse ti pyesim : korrigjues , pasqyrim i akullt e së vërtetës përballë ( pa sy rëmoj paq me yrë n'kullë kush është më e bukura ndër ulëset ), gomë fshirëse a blanco e rishkrim mbi trashëgiminë , a , peshqeshin londinez , apo , s'u luftua , bah jo ç'ne , trofetë peshkuar me dinamit , korritës e diktues , si mund t'imaginohen ndryshe !? Me qesëndi i ranë njëri tjetrit , e mirëmenduar , godina isht'e bollshme e e përballoi sulmin - stimulimin - që u bë scoop , e një bravë sebep , e një , fuck of , e kujt pale , frikës së tyre nga Matriarka që e duan veç për yzmet . Si nget fuksat brava as kyçi , por i tëbon Patrokliu se për patriakë janë të gjithë mashkullorët me e pa llë , ε , dredhkës as s'ia panë sythin as çelien as ngjyrën ω e shkuan nga erdhën të ngashmit . Hipokrizia është pasion për disa , art pozicionimi për disa , gjithmon ndër të ngjashëm a të stërvitur për të qënë bashkarisht si të brumuar të tillë e manipulohen si argjile . Poç a vazkup'pa vegje , orendi ,vetëvlerësohen . Absurdët : Po hë na thoni si ta rëzojmë ne këtë regjim , mëndori i regjimentit . U thye maja e një laps'plumb HbH me gomë . A i lu-le lule....macë ama çë , e lujti bishtin...qeh ,seç' ju tek djallit t'bëhej djalë e delidjalë o Deë .
Dy drejteza paralele sa do t'i zgjatesh ato nuk bashkohen kurre. Edhe P D e foltores me PD te Alibeut, sa do qe te perpiqen njerez te mençem nuk do bashkohen kurre. Sali Berisha kerkon te qendroi ne krye te partise per te ruajtur bythen e tij qe partia e Alibeut nuk eshte dakord se nuk mund te bashkepunoi me nje njeri non grata dhe nje parti nongrata. Doktor mortja nuk ka hallin e partise por do qe te ruaj veten dhe familjen e tij. PD-ke mori fund,ajoka vdekur politiksht. Saliu mos te beje kot gam,gam,gam si qen.
Analize e sakte, konçize dhe shteruese. Mero i ke thene te gjitha. Shqetesim perben fakti se ne krahun e djathte jane shkatrruar elitat. Ata te djathte qe e ndjejne thelle ate shqetsim qe ju pershkruani, jane te kercenuar realisht dhe nuk guxojne te marrin inisiativen per sherimin e te djathtes apo krijimin e nje te djathte reale. Ata kercenohen me jeten e tyre e te familjareve, femijeve. Nuk eshte e lehte.
Rama eshte forcuar pa ndonje kontribut te vetin???? Ç'eshte ky arsyetim??? A nuk eshte kontribut i Rames fakti qe ai eshte antipod i berishes??? Une as nuk guxoj ta imagjinoj ku do ishim ne sot sikur gjate termetit, pandemise dhe kesaj krizes se çmimeve ne pushtet te ishte berisha, paloka, noka, mziu, vokshi etj per te mos folur per bashen pastaj qe eshte politikani me idiot dhe i zi qe ka nxjerre ndonjehere shqiperia. Fakti qe Rama mori 3 mandate rrjesht dhe do marre edhe te katertin tregon vetem nje gje: opozita duhet te gjeje nje leader me vizionar, me te zotin se Rama por mesa duket askush me cilesi te tilla nuk i afrohet PD-se. Askush me mend ne koke nuk i bashkohet nje bande talebanesh.
Mos o Baze se na shkrive gazit...po shkruan ato qe as ti vete nuk i pertyp dot! Rama paska dashur nje opozite si e Berishes kur kishte nje opozite si e Bashes qe nga Rama vete e deri tek zotrote ju ra gjuha perdhe perdite e pernate duke thene se "Basha fle gjume"!
O Mero , nuk eshte çudi te shkruash si zotrote se fundja ka edhe njerez qe besojne se toka eshte e rrafshte.
E ndëkohë që berisha po bënë opozitë ashtu si i duhet ramës edhe rama po qeverisë fiks ashtu si i duhet berishës për tu rikthyer në pushtet.
YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT
YMER PSE TE GJITHE TE TALLIN SE BREDHE NEPER SHQIPERI I VETMUAR SI ZAGAR DHE NUK KENI AS GRUA AS DASHNORE ANDI BUSHATI TE TALL KEQ SE NUK TE OFROHET ASNJE FEMER SE JE SURRAT SHEMTUAR DHE TE MBAN GOJA ERE BYTH HAHAAH BLENDI FEVZIU TE TALL KEQ JUVE YMER SE TE RRJEDH KARI QELBESIRE ME MUT DHE QIME NGA BYTHA E FRROK CUPIT
~} Y
PSE NUK FLET QE SPIUNI META TAKOI AGJENTIN SLLAVO SERB AMBASADORIN E SERBISE KUR NUK E LIDH ASGJE ME TE PER ARSYE PUNE???’AI QE SPIUNON SHOKET E ROBT E SHTEPISE SE KA PROBLEM TE SHESE NJEREZIT E MIRE TE SHQIPERISE!!!! Pse jugu e ps e shtyne hapjen e dosjeve? Apo u duhet spiuni Ilir neser ne pushtet te spiunoje veriun,dmth pd,mazhorancen? Mortja te gjithe spiuneve qe fshihen ende e nuk kerkojne falje e to largohen!!!
O Mjero anal isti ! Sapo deklaroi Alibeu se grupi i tij angazhohet qe jo vetem PD ja por krejt Opozita duhet te dale me nje kandidat ! Si gjithmone e ke orakullin e prishur mero!
Qënka e ndarë kjo punë der'sa pyetet hasdia .Tre mollë në torbë e një lëkurë gjarpëri për të qënë për mua më dalin , më mjaftonjë , e më tepron , un's'ua kursej , ju a'atystë vetë e tretë e s'u dalin as t'ua falin , aroma më ngop guna më ndrin e n'u dalça në pusi , s'di ç'do'u ngjasojë me lakuriq'sinë , guna apo molla n'torbë .
YMER IK FUTJA LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES YMER PASTAJ IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT YMER PASTAJ IK FUTJA KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC DHE EDI RAMES
Dole prape bllof Merro, si gjithmone , alibashbardhet e ulen sumcen do takohen me Paloken per nje kandidat te vetem , te pata thene qe ata si votojne as grate e veta ,perjashto Gazin we nuk ka gru por burre .Merro, e kupton qe nuk je vecse nje larve para Sali Berishes ? Ke ngelur si peshku pa uje ,as kar bollino nuk po te qas me...dhe fevzo tha qe ti mban era veze e prishur, lahu.
Berisha beri nje opozite ashtu si e do Rama (dhe Mero Baze ngaqe nuk duron dot Ramen ne pushtet...sulmon Berishen) !