Normalizimi i spiunëve dhe “non gratave” në politikë 

20 Tetor 2022, 20:24Editorial Mero Baze

Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë është duke miratuar një ligj për hapjen e dosjeve dhe lejimin e korrigjimit të certifikatave të pastërtisë dhënë nga Komisionet “Bezhani” e “Mezini”, dosja e Ilir Meta/Metaj po qarkullon lirshëm nëpër portale.

Në dosjen e qytetarit Filip Talo duket qartë se Ilir Meta/Metaj është personi që me teknikë operative ka siguruar dëshmitë se ai ka folur për t’u arratisur jashtë shtetit. Ligji jonë parashikon se personat që kanë dhënë dëshmi të fshehta në gjyqe politike, konsiderohen bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ilir Meta/Metaj i plotëson gjithë kushtet për këtë status dhe do ta marrë. Por kjo nuk zgjidh më asgjë. Për tridhjetë vjet, Ilir Meta/Metaj është personi që ka arritur të marrë dhe të gëzojë gjithë postet e mundshme politike në një vend.

Ai u bë deputet 22 vjeç, kryeministër 28 vjeç, kryetar parlamenti 44 vjeç, president 48 vjeç dhe tani sillet rrugëve të Shqipërisë pasi i ka ndërruar emrin partisë së tij të vjetër.

Dekomunistizimi i shoqërisë dhe mbajtja larg e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga jeta publike dhe politika, ka kuptim kur arrihet ky qëllim. Ilir Meta/Metaj, që bazuar në këtë ligj, mund të lejohej të ishte vetëm peshëngritës, për tridhjetë vjet ka arritur të marrë gjithçka çfarë mund të marrë një politikan nga postet më të larta publike në vend, duke qenë rekordmeni i Shqipërisë.

Tani shpallja e tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ngjan më tepër si grada e fundit që duhet të merrte, dhe jo si ndëshkimi i parë.

Tani me qesëndi ai do të thotë se ka qenë deputet, kryetar partie, kryetar FRESH, kryetar Parlamenti, kryeministër, president dhe… bashkëpunëtor Sigurimi.

Dëmi më i madh që i ka bërë Ilir Meta dhe Sali Berisha standardeve poshtëruese në Shqipëri, është normalizimi i tyre.

Ilir Meta e normalizoi të qenit bashkëpunëtorë Sigurimi në politiken shqiptare. E normalizoi jo aq duke mos e pranuar akuzën për dosjen që po i del sheshit, por e normalizoi duke e konsumuar atë si një normalitet që ja tregojnë pas betejës.

Në të njëjtën mënyrë Sali Berisha po normalizon statusin e tij “non grata” në Perëndim. Pasi u shpall “non grata” nga sekretari Blinken për korrupsion madhor familjarisht dhe minues i demokracisë, ai nisi një lëvizje politike anti-amerikane, duke e konsideruar suksesin politik si sukses anti-amerikan. 

Të njëjtën gjë bëri dhe me Britaninë e Madhe, e cila po ashtu e futi në listën e personave “non grata” për korrupsion dhe lidhje me njerëz të inkriminuar që i përdor politikisht. I ra shkurt dhe akuzoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri si të korruptuar dhe thotë gënjeshtra të cilat tani duken normale.

Për shembull thotë ‘Damir Fazliç nuk ka qenë kurrë në zyrën time’. Unë personalisht e kam takuar tre herë në jetë Damir Fazliçin në zyrë të tij. Gjithë shqiptarët e kanë parë bashkë me të në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe vet është mburrur në Parlament më 2008 se e ka mik dhe është armik i socialistëve. Vajza e tij ishte “de facto” pronare e kompanive te të tij, me bazë në Qipro, përmes te cilave pastronin leket e fituara këtu.

Por duke thënë gënjeshtra të reja për çdo akuzë të rëndë, duket sikur krijohet një gjendje normale dhe për këtë çështjen e “non gratës”, duke e konsideruar dhe atë sikur është gënjeshtër.

Është historia e dy njerëzve të cilët deformimet e thella të jetës së tyre politike dhe pushtetit, po përpiqen t’i paraqesin si normalitet, duke na imponuar të gjithëve standardin e pranimit të bashkëpunëtorit të Sigurimit të shtetit, standardin e pranimit të një familje të korruptuar si familja Berisha, pranimin e një grupi politikanësh që njihen si shantazhues të drejtësisë etj. Pra po përpiqen të na imponojnë normalizimin e së keqes. Për të bashkëjetuar përjetësisht me të.

Kjo është arsyeja që më shumë se sa Berishës e Metës, duhet të na vijë turp ne, që pas 30 vjetësh ata kanë bërë çfarë kanë dashur, kanë vjedhur, kanë vrarë, kanë spiunuar, kanë shantazhuar dhe tani këtë gjë duan të na e imponojnë si normalitet. Ky është rasti kur të turpëruarit mbetemi ne. Ata nuk kanë faj që u duket normale çfarë kanë bërë, derisa nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë.

24 Komente

  1. s
    semiram

    E turpshme, jam pa fjale si ka mbijetuar ne politike pwr 30 vjet. O zot dhe ka kurajo te beje propagande.

    1. M
      Mona Likja

      Like pordha, kokrra spiunit,…..kokkrra hajdutit, kokkra kriminelit, kokkkkkkaaaa korupsionit,

      1. Q
        Që të tre jane një lloje

        Por edhe Rama ështe një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta mendoje unë. Se pse ështe hajdut dhe një hajdut si Rame nuke Ka si të jet njeri i mire. Një hajdut si Rama nuke Ka si të jet pro Shqiptare Pro ndertimit të Shteti ligjore dhe pro perëndimore. Prandaj Edi Rama duke qëne hajdut dhe i lidhure me krimin ështe jerontue nga Turqija dhe Erdogani dhe her pase here kercenone perëndimore me Erdogani dhe Turqine edhe pse nuke Ka break vesh. Se pse edhe Edi Rama një lloje si Sali Berisha dhe ilir Meta ështe kunder, Amerikes ështe Kunder Perëndimit ështe kunder Evropes dhe ështe kunder demokracise dhe ështe kunder Shtet ligjore Ku të gjith jane të barabart para ligjit . Por duke qëne në pushtet nuke mundet të dale hapur fare si Saliu dhe ilir. Unë besoje se nuke Ka për të kaluar shume kohe kure edhe Edi Rama një lloje si Sali Berisha do ti turre të gjith militantet dhe hajdutet e ti kunder Perendimorve në Shqiprie dhe kunder Ambasades Ameriken në Shqiprie siqe Ka fillue ta bëje sa do pak që tani.

        1. D
          Dakord

          "Ju te tre jeni njelloj" ti dhe sali metaj jeni njelloj. Ju jeni aq te deshperuar se ju erdhi fundi saqe e pranoni edhe vete, vetem se doni ti beni nje sulm te fundit Rames duke thene jemi njelloj. Nuk jemi njelloj. Jemi dy llojesh. Treshja ti, saliu dhe metaj jeni kriminele kurse Rama eshte armiku juaj qe me ndihmen tone (popullit) do t'ju fuse 7 pashe nen dhe. Aty ku keni vendin o pocaqi shpelle.

          1. U
            Une mendoje qe te katert fut brenda edhe ty

            Po c'thua mo idiot i lindur si mund te akuzosh tjetrin per vjedhes kur je nje hiç si ty si mund te fusesh ne nje kazane nje antikomunist si Rama me komunistin Berrisha si mund te te krahasoshe spiunin I.M me Ramen ore ti paske problemie me trurin shko te mjeku Rama vjedhes po c'pret drejtohu prokurorise ti qenke njeri i afert me Ramen paske fakte shpejt ne prokurori haaa cfare i beri interneti botes i dha mundesi edhe budallait te fshatit te gjykoje nje intelektuale

            1. L
              Labi

              Njesoj jane me ty se Rama eshte kryeqytetar jo nga lartesite mbi 200m nga niveli i detit.....

            2. B
              Bureto

              Pse habitesh Semiram?! A mund t'i kishin pa vota keta te dy ato qe kane perfituar, si pushtet, pasuri dhe pandeshkueshneri?! Dhe me e keqja eshte se, edhe pse nder vite i pane se cilet ishin, i votun dhe po i votojne e do t'i votojne prape. Nuk ka rendesi se sa vota marrin, rendesi ka qe ata non stop, kur shfaqen kudo, në kuvend, ekrane apo portale, ua sjelliin shumices se shqiptareve zorret në fyt. Dhe kjo nuk eshte pak, që të verberit apo bashkepunetoret e tyre në pislleqe u bejne shumices shqiptareve, qe nuk ua kane hiç borxh atyre. Ndaj une gjate tranzicionit, e kam pare dhe e shoh kete si te keqen më të madhe. Per deri sa pranojme se në sistemin pluralist pushtetin ta jep vota, atehere te shperdorimi i saj duhet ta shohim dhe të keqen.

            3. T
              Tropojani

              Mero sa thua nuk u ka hyre asnje gjemb ne kembe ,ata ku ta gjejne ,por per cfare kane bere do hane ne sume carin e te burgoserve ne Reç , Iliri mund ta duroje ate nga te burgosurit se e ka sumen te forte ,po ky plaku si do ta perballoje ,se kete do e q… fort nga inati

              1. D
                Dosja

                Prandaj Ilir Muti ka mbajtur gjithe jeten me pozicione dhe rroge Vilson Bezhanin .

              2. r
                raul

                Spiuni Agush askush kokeducja ne diten e tij me te zeze. Po pret fundin e perjetshem politik pas shpalljes spiun i sigurimit duke lene ne pikellim te thelle sharebajgat e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja, Xhixho hundpinokja surratmalokja, Kajda gjoshe kaptina boshe koka me qoshe, Elona guri turikali drandja e mirdites dru me pre, Silvi caka surratplaka, syngjyrekaka t'ja fusesh me shuplaka se kakaris si kukuvajka, Floida surratalienja, Brisi pa brecka, Nora bythderrja gjithllog'ja, si dhe gruaja me e urryer e planetit Nafije dybeku i leshelise.

                1. r
                  raul

                  Spiuni Agush askush kokeducja ne diten e tij me te zeze. Po pret fundin e perjetshem politik pas shpalljes spiun i sigurimit duke lene ne pikellim te thelle sharebajgat e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja, Xhixho hundpinokja surratmalokja, Kajda gjoshe kaptina boshe koka me qoshe, Elona guri turikali drandja e mirdites dru me pre, Silvi caka surratplaka, syngjyrekaka t'ja fusesh me shuplaka se kakaris si kukuvajka, Floida surratalienja, Brisi pa brecka, Nora bythderrja gjithllog'ja, si dhe gruaja me e urryer e planetit Nafije dybeku i leshelise.

                  1. p
                    pop olo

                    Mero je 30 vjet vone.Kete paragrafin e fundit duhet ta kishe kuptuar e shkruar para 30 vjetesh.Shumica e Shqiptareve e njohu se cfare muti ishte Berisha qe dy vitet e para te tij ne pushtet.Por megjithate me mire vone se kurre.

                    1. V
                      Vranakonti

                      Vertete e turpsheme eshte qe tall bythen Ilir Meta se nuk ka drejtesi ne shqiperi. Ai dhe Sali Berisha dolen me te forte se Amerika dhe Evropa. E kane vene perpara Ameriken edhe pse Berisha eshte shpallur non grata,ai po u qendron ne koke trimerisht. I akuzon,i shan,i pergojon,i tall duke thene ambasadores Amerikane guvernatore dhe nuk i thot gje njeri.Bravo i qoft. Eshte i zoti. Edhe Meta nuk do t'ja dij fare per Ameriken dhe Evropen.Edhe ai i tall,bene karagjozlleqe me ta dhe thot fajin e kane ata dhe jo une.Bravo i qoft se ai eshte trajnuar si njeri i sigurimit te shtetit dhe nuk trembet se eshte besnik i partise. Bravo u qoft.Dosjet jane,ata jane vertete bashkepunetor te sigurimit,por ama asgje nuk ka per t'i gjetur. Ata miljonat i kane,vilat lluksoze i kane,poste partiake kane dhe bejen ligjin.Edhe njehere,bravo u qoft,se nuk ka drejtesi.Drejesia e jone eshte frikacake.

                      1. D
                        Dule Labi

                        Po si bejne propagande gjithe diten si nuk lagen keta qelbesira keta vemje te shoqerise Shqiptare ky fuksi do te behet prap kryeminister ky haleja me gjithe shpellarin nuk ka lene gje pa vjedhur. Vajten vrane 4 njerez te pafajshem ne bulevard. Ca kerkojne me keta ndyresira do u vi dita shume shpejt do paguajne nje me nje keta vete dhe sorollopi I tyre. Vafshi ne esfel qe te dy Ptuu rrace e qelbur. Mos befshi hajer.

                        1. Ke stadiumi Dinamo

                          Kjo e Fazlliçit si mund të mohohet me sy e figura ky qoftë

                          1. B
                            Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

                            Shkrim i bukur i thjesht shkrim ndergjegje .Pse ndodh pyete me te drejte zoti Baze ehhh kjo eshte e thjeshte shiko nje animatore Tv Foni qe intervistone njerez ne rruge dhe gjyko nivelin intelektual te shoqeris shqiptare. Nje shoqeri e kulturuar boll qe nongrata Berrisha kishte qene 25 vjet sekretar i PPSH nuk do ta pranonte ne parti e jo me teje nje shoqeri e emacipuar boll ajo foto te oxhaku enver hoxhes apo fotot me femijet e diktatorit ne Drilon nuk e votonte nje shoqeri e emacipuar nuk do shkonte te hapte depot e ameve por do ti drejtohesh Tiranes dhe ta mbyste komunistin Berrisha me peshtyme nje shoqeri qe aspironer demokraci nuk i bashkohet nje nongrate nje deputet i dale nga kjo shoqeri injorante nuk i del kunder amerikes dhe i bashkohet nje antiamerikani nhe nje nje nje nuk kane te sosur me kujtohet nje fraze e Rames ku thote qe intelektuali Vrioni i kishte thene nuk jemi ne democraci por kemi fituar vetem lirin .Démocraci eshte kulture ne nje popull te pa kulturuar as liri nuk ka por vetem anarshi rrumpall.

                            1. k
                              kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                              Ilir Meta u zgjodh nga Partia Socialiste Kryeminister, Kryetar Kuvendi, President Republike dhe mjaftoi qe Ilir Meta te denonconte vjedhjen shekullore 430 Milion Euro tek Inceneratoret dhe pastaj po ajo Parti Socialiste i "ZBULON" Dosjen e Bashkepunetorit te Sigurimit! Por vetem se ka nje gje - Filip Talo pranon se eshte spiunuar nga Ilir Murati, jo nga Ilir Meta. Ajo Dosja I.M. pra i perket Ilir Muratit e jo Ilir Metes, me gjithe zellin e ketij Pushteti Degjenerate qe te damkose kedo qe i permend Litarin (Inceneratoret) !

                              1. K
                                Kasolle per tu varrur me ripin komunist

                                Haaa voti 2022 ka akoma qorra po cfare thua mo debil ka procès verbal o budalla me emrin e spiunit Meta data lindjes spiunit venndbanimi spiunit emri prindit spiunit firma e spiunit cfare kerkon te tregosh injorancen tende me te verteten . Do te thoshe kush e nxori tani ? Nje gomare si ty nuk e kuptone pse Rama e nxori po ta kishte kete deshmi apo Nano e kishin groposur spiunin prej kohesh po e nxori spiuni tjeter Berrisha

                              2. E
                                E=wc2

                                Vetëm kur lexon emertuesit e dyshes MzBz ose Bz

                                1. Y
                                  Ymer Abazi

                                  Ti flet "per te turperuar" o Mero Baze duke e thene ne shumes "Ne"? Por ne ka ndonje ne kete vend qe eshte per Turp je ti mor i shkreti Sherbetor konstant i te gjithe pushteteve ne keto 30 vite!

                                  1. A
                                    Abaz Ymeri vegla e nongrates Berrisha

                                    Abaz Ymeri ,, Mero Baze eshte gazetar i pamvarur nuk paguhet nga shteti por i jep shtetit te ardhura ne shqip i thone taksa o bole i komunistit Berrisha.... cfare ka shkruar te tepert mere dhe analizoje o bageti dhe denancoje o trap

                                    1. A
                                      Abazi i veglave te Berishes

                                      Abaz, mos u dhias! Tek ato Bolet e Berishes ku ti fut duart sot, dikur ka qene parkuar per shume vite Mero ...

                                  2. L
                                    Llaf Dibre

                                    Bemat e ish spiuneve te sigurimit, ne keto 30 vite demokraci, kane kapercyer kufijte e miteve e legjendave. Mitet e legjendat qe vine nga lashtesia, shumica jana produkt fantasie, por qe bartin nje mesazh; jo ne pak raste jane ndertuar per te fshehur nje realitet te cakktuar. Tamam keshtu ndodhi dhe tek ne: kemi 30-vite qe fshehim nje realitet spiunesh ne emer te "legjendes" shqiptare "demokraci". (PS. Edhe kur i shohim ashiqare me bllok gjobash e ne tv", na thone nuk e keni pare mire, ju kane bere syte". Dhe, ata, na thone u plaçin syte, ne prape i votojme....)

                                    1. K
                                      KAR QELBURI YMER G KELLIRES O MBAN GOJA ERE MUT

                                      YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE KOL SALLAKU SKYPE-s hahah

                                      Lini një Përgjigje