“Primaret” që mund ta ndajnë për herë të dytë PD

30 Tetor 2022, 20:04Editorial Mero Baze

Nuk është hera e parë që PD bën “primare” në zgjedhje lokale. Të parat i ka bërë në zgjedhjet e vitit 2000. Natyrisht pak më të mira se këto tani. Atëherë, kur PD ishte e izoluar dhe dëshira për tu identifikuar me të ishte minimale, organizimi i “primareve” për kandidatët për kryetar bashkie apo komune, ishin një mekanizëm për ta ringjallur dëshirën për tu identifikuar me opozitën. Dhe në shumë prej komunave dhe bashkive pa ndonjë interes direkt politik të Berishës, ato u bënë dhe të mira.  
Por lajmi nuk ishte ky. Lajmi ishte si Berisha diktonte kandidatët aty ku dëshironte. Përveç orientimit të gjithë strukturave, anekdotike ishte mënyra sesi prezantonte. Për shembull në Tiranë ishin tre kandidatë. Bamir Topi, Besnik Mustafaj dhe Spartak Ngjela. 
Kur Berisha në konferencën për shtyp njoftoi kandidatët pak a shumë tha: Në garë ka hyrë shkrimtari i shquar, diplomati i mirënjohur dhe themeluesi i PD, Besnik Mustafaj si dhe Bamir Topi dhe Spartak Ngjela. 
Natyrisht pas kësaj dihej kush duhet të fitonte. Dhe kjo pastaj përsëritej me humor për çdo kandidat fitues. 
Mu kujtua ky episod ndërsa po regjistrohen njëri pas tjetrit përsëri kandidatët e Tiranës. I pari ishte Belind Këlliçi. Sapo ai njoftoi kandidimin, Berisha dhe Meta njëzëri përshëndetën vendimin, dhe sidomos premtimin se do jepte dorëheqje nga deputet, sikur të ishte ngjarje ndërkombëtare. A thua se kishte opsion tjetër. 
Pas kësaj është regjistruar dhe Gert Bogdani sot, por nuk ka deklarata. Ndoshta dhe të tjerët pas tij. Pak a shumë ky është një lloj para prezantimi i kandidatëve që të kujton atë skenën e prezantimit të vitit 2000, ku në garë ishte Besnik Mustafaj  etj.... 
Ky ishte leksioni i parë nga ato primare, pra që fituesi varej nga mënyra si sillej Berisha me prezantimin e tyre. 
Leksioni i dytë ishte përçarja afatgjatë që la në PD. Prej vitit 2000 deri më 2005, në tre palë zgjedhje që pasuan (lokale dhe parlamentare) ndarja e vitit 2000 ndjehej në çdo degë. Ndjehej pasi një pale ndjehej e persekutuar dhe e shtypur nga pala tjetër. Ishte efekti i mungesës së garës reale, ajo që kishte prishur më shumë punë se sa kishte rregulluar. 
Dhe të mendosh që ato ishin edhe më demokratike dhe më të motivuara se këto. Pasi këto nuk janë primare që zhvillohen për të fituar kundër Ramës, por për fituar kundër Bashës me qëllim që të mbysë dëshirat e kandidatëve për të shkuar të kandidojnë me partinë e tij.  Por në fakt mund t'ia shtojë. 
 

20 Komente

  1. N
    Ngriu Enver nga varri se Sali Berishën e mori mall

    Është njesoj me garën e zgjedhjeve për kryetar të PD, kur Sali Berisha, prezantonte Lulushkur Bashën në garë me të ndjerin Sokol Olldashi…..Është e njëjta situatë. Është njesoj me metodat që ndiqte PPSH e Berishes, ku thuhej se kandidatët, zgjidhen me Propozim nga Lart, dhe miratohen nga Poshtë….. Këtë po bën PD-ja e sotme, si zbatuese e denjë e mësimeve të PPSH-së së dikurshme të Enver Hoxhës.

    1. F
      Flutura

      ????????????????

      1. e
        elmaz bufi

        Mero..!! Gabohesh. Primaret jane menyra e organizimit te zgjedhjeve per nje post a vend pune kur pretenduesit pèr tè janè me shumè se nje. Zgjedhjet e Kryetarit ne Kuvendin e pare te PD 1991 kishin tre kandidate Berisha...Ceka e Hajdari...çdo anètarè kishte njè vote... anètarè jo mbushèsa salle si ne rasti qe tregon ti e si dhe do behen sepse duhet te regjistrohesh...te maresh pjese ne ballafaqim e te gjithe te kene mundesi te njejta...e mbi te gjitha Kryetari nuk mund te thote mbeshtese kete apo ate etj. Ka primare e saliare

      2. B
        Bardhyli nga Kosova

        Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

        1. E
          Enver Robelli është Bardhyli nga Kosova

          O Bardhyli nga Kosova alias në origjinal Enver Robelli. Sa para të paguan Sali Berisha, Ilir Meta/j, Albin Kurti dhe Vjopiçka Osmënagiqja për të shkruajtur çdo ditë, mutsihane të tilla dhe të njejta çdo ditë, pa lidhje dhe pa asnjë ide. Thjesh vjell vrer ne inat budallai tyryfyl..,, Ha mut sa të duash i Enver Robelli, se nuk pjerdh njeri për ty, dhe as për ata që të,paguajnë ty.

          1. B
            Bardhyli nga Kosova baraz Enver Robelli

            O Bardhulkë, o bir,bushtre kosove, o të kalarofshin të tëmë, jevgjitët e Tiranës, Prizrenit, Prishtinës dhe të Gjajovës. Po nuk dolën, kemi jevgjit e Përmetit, Leskovikut, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës. Ta lërofshin të tëmë, kinezëria mashkullore 18 vjeç e përpjetë.

            1. B
              Byrektore SHQUP-i

              Mbas një akti tipik mafjoz, pa asnjë procedurë juridike, SHIK-u rrëmben Remzi Hoxhën mbasi ai dispononte një rregjstrim të bisedave të fshehta midis Sali Shiqere Karaxhici dhe Millshevicit. Mbas torturave ç'njerëzore ai vdes në duart shiksave kriminelë. Trupi i tij u zhduk. Familja e tij edhe sot kerkon eshtrat e tij. A ke ndonjë informacion o ti Bardhyl Haleja nga Kosova!?

              1. B
                Buda

                Poet Havzi Nela?! Mos e ke fjalen per ate kriminelin qe vrau apo gjuajti per ta vrare, por e plagosi punonjesin e policise?! Kristaq Rama eshte Artist i Popullit dhe veprat e tij frymezojne nje popull te tere per patriotizem dhe qytetari.

              2. S
                Spak

                Sa idiot dhe provincial je o Bardhyl jo prej Kosovet!

                1. N
                  Netca Stena

                  Di gjë ti Bobotë kur u hoq dënimi me vdekje në Francë ?! Çmendon ti për rikthimin e dënimit me vdekje ( pd : pyetja është jo retorike , është retrospektiva e dëshirës ).

                  1. G
                    Goni

                    Mero e boton kastile kete torrollakun nga kosova qe lexuesit ti urrejne kundershtaret e Rames duke pare kete budallen. Po te ngjisnin gomarlliqet e ketij Mero s'ja botonte fare. Provo te komentosh tek syri kundra sherbetorit te komunizmit...Sali shpifarakut

                  2. P
                    Populli

                    PD eshte nje bande e krijuar artificialisht ne vitin 1991, me qellim qe t'i bllokonte opozites historike natyrale te Shqiperise hapesirat politike. Si e tille, PD, e bashkuar do mbetet bande, ndersa e ndare do mbetet minibande.

                    1. c
                      cuf dabjoni

                      Or mik ...po pse nuk organizohet kjo "opozita historike natyrale" e ta rrezoj treshen historiken Meta..Berisha..Rama me shoke..???????????????

                    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      PD

                      1. N
                        Netca Stena

                        Di gjë ti Bobotë kur u hoq dënimi me vdekje në Francë ?! Çmendon ti për rikthimin e dënimit me vdekje ( pd : pyetja është jo retorike , është retrospektiva e dëshirës ).

                        1. Grida

                          Deri më 14 maj 2023 opozita do bëhet lesh e li, shumë herë ma keq sa c’është sot.

                          1. C
                            Coli

                            Byrektore,po ky I gjati sikur i premtoi djalit te Remzi Hoshes "si burrat"ne takimin qe bene se do ta rihapte ceshtjen apo jo.A di gje pse harroi ta bente?Une them se gjatoshi pa Sali halene eshte I mbaruar,po ti çmendim ke.

                            1. B
                              Byrektore SHQUP-i

                              Coli, ndonëse reagimi yt është i karakterit sherreve femërore po të përgjigjem mbasi nuk mund të bësh paralelizëm midis kryerjes së një akti kriminal pertej makrabitetit me mos mbajtjen e një premtimi për arsye të panjohura. Pa dashur të justifikojë Ramën kryerja e këtij krimi nga Berisha me mos zbulimn e tij janë shumë larg. Ndërsa me arsyetimin e përgjithshëm të fjalisë së fundit jamë plotesisht dakort.

                            2. C
                              Coli

                              Byrektore,kur thua i karakterit te sherreve femerore do te tregosh se ke mustaqe te gjata me duket.Nuk I barazova fare te dy po thjesht thashe nje fakt qe ty ste pelqeu.

                              1. T
                                Tosku

                                Te mbaruar te gjithe ne kete vend. Politikane, gazetare, historiane. Popull pa dinjit, qe rron me genjeshtrat e disa pseudogazetareve dhe pseudohistorianeve. Jemi popull servil dhe te perulur. Nuk dime te zgjedhim te ardhmen tone. Dime vetem rrofte Saliu, rrofte Rama bravo Mero...dhe keta te gjithe pasurohen dhe tallen me ne.

                                Lini një Përgjigje