Shpërthimi i një njeriu që po e varrosin të gjallë... 

26 Tetor 2022, 20:30Editorial Mero Baze

Ilir Meta/Metaj nuk e mbajti dot ngarkesën e hapjes së dosjes. Edhe pse ditën e parë bëri sikur festonte, ditën e dytë sikur e kishte zënë pija, ditën e tretë nuk mbajti dot më. Njësoj si ata të marrët që ikin rrugëve e flasin me zë të lartë ato që mendojnë, ai shpërtheu në një krizë psikike, që reflekton problemet e personalitetit të tij në raport me të shkuarën.

Në horizont shikonte dy armiq. Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe i përfytyronte të djegur, të vrarë e të copëtuar mbi një bunker. Është haluçinacion tipik i një njeriu që nuk mban dot më.

Po përse ata të dy?

Në fakt ka të drejtë. Ata të dy ja bënë. Mund t’ia bënte vetëm dhe Edi Rama, apo më vete dhe Lulzim Basha, por ja që bashkuan të dy votat për të hapur dosjet. Dhe ai nuk e përballoi dot këtë. Edhe pse bëri sikur do ta përballonte, nuk e mbajti dot më shumë se dy ditë.

Bashkimi i votave të Edi Ramës me Lulzim Bashën, e tremb atë jo vetëm pse i dha fund karrierës së tij politike, por se shënon dështimin e tij dhe Sali Berishës për të kompleksuar deputetet e opozitës, për të mos hapur dosjet meqë këtë e kërkonte dhe Edi Rama. 

Duke qenë se kanë pasur disa herë sukses me kompleksimin e deputetëve opozitarë, ata menduan se do funksiononte përsëri. Nuk funksionoi dhe me sa duket Ilir Meta/Metaj ja njeh këtë të keqe si meritë Lulzim Bashës.

Shpërthimi i tij ishte ofshama e fundit e një një qenie të plagosur për vdekje politikisht. Ai ndjen se pak ditë më vonë, nuk dot jetë më asgjë. As kryetar partie, madje me këtë amendament që kanë propozuar, nëse Rama dhe Basha i përsërisin sërish 94 vota, nëse duhet mbrojtur me Kushtetutë. Dhe ai e ndjen këtë.

Ndaj të gjithë ata që mendojnë se ai e bën të trembë Ramën, apo Bashën, apo e bën që të fitojë pikë para zgjedhjeve, gabojnë.

Sa herë bën kështu para zgjedhjeve ai varros opozitën. Sa herë çmendet, vetëm sa shton pikë për shumicën. Sa herë kërcënon, vetëm sa bëhet më i pavotuar.

Ai i di të gjitha këto, por nuk i ka ngel gjë tjetër për të bërë në fund të karrierës së tij politike. U bë deputet, zëvendësministër, ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar kuvendi dhe president dhe normalisht mund të ikte i nderuar në shtëpi. 

Por e kaluara nuk të lëshon aq lehtë. Dhe atë nuk e lëshoi. E mbajti peng aty dhe tani i duhet të ikë i turpëruar në shtëpi.

Dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është t’i fusë një të ulëritur e t’i shajë me çfarë i përmban pragu gjithë ata që e mbuluan me turp në fund të jetës së tij politike. 

Ndaj nuk është thjesht shpërthimi i një të çmenduri. Është dhe ofshama e fundit e një njeriu që shikon fundin e vet. Po e varrosin të gjallë dhe ai ndjen zhurmën e lopatës që ata kanë marrë në duar.

31 Komente

  1. J
    Jugu

    I forte dole o Like. Si ore edhe kur te kane vene perpara pushteti dhe opozita e zgjedhur nga pushteti dhe ti perseri nuk e rruan fare. Gjithmone mendonin njerezit se ti ishe koke krisur, por me keto te fundit e vulose qe jo per Berishe dhe Jozefine qe nuk pordhe, por ti as per Ramen nuk po e krasit fare. Ai eshte i pari vendit dhe ti i thua do te fus ne bythe ligjet qe bene. Jo nuk bene keshtu se eshte ofendim jo vetem per Ramen por per gjithe ata qe e perkrahin ate.

    1. R
      Rufije Kuliçaj

      Djalli (Sali Berisha) kur po e varrosnin, la amanet që ti linin jashtë një copë litar me një lak (Ilir Meta) në fund… Por kësajë rradhe, si DJALLI (Sali Berisha) ashtu edhe Laku (Ilir Meta/j), po shkojnë në pidh të sëmës, po shkojnë drejtë burgut të Reçit, në qelitë VIP të pregatitura enkas për ta.

      1. l
        luani

        shume i ashper, pak me i bute

      2. l
        loni

        Bravo Mero, shume bukur ja ke qendisur.

        1. p
          populli

          Je fantastik Mero ! " Po e varrosin të gjallë dhe ai ndjen zhurmën e lopatës që ata kanë marrë në duar". Pas tyre eshte reshtuar Berisha qe edhe pse nuk do te besoje qe ai tashme eshte nje i vdekur por i pakallur,ka marre nje dore dhe per ti thene lamtumire duke i dhene me vehte edhe te gjitha bemat e tij!

          1. #
            #Gopisti i NSHRAK-ut

            S'e kupton/ Palo iliri/ Vdekja, është/ Kapak Floriri!

            1. D
              Dule Labi

              Analize e perkryer per kete palo burre Shqiptaret e kane pasur kete gjarper ne cdo funksion. Ca donte me ky Fuksi ky hajdut kujton se do shpetoi bashke me Shpellarin po u vjen ngordhja ketyre vemjeve te shoqerise Shqiptare. Shqiperia do jete me e qete pa keta Ufot. Vafshi ne djall o hajduter.

              1. I
                Iken iliri del monika

                ky fshatar psikopat,turperoi dhe moniken qe eshte e ndershme ,e zgjuar,e bukur si kukull plastike qe e ka trashguar nga e jema.

                1. K
                  Kirkoff

                  Je i modh Baze,kam qesh me lot....në fund i kishe fut dhe lopaten...hahahahahaha

                  1. E
                    Ermiri

                    Bukur Mero.

                    1. Bravo Mero baze e ke tundur nga themeletë spiunatë e të zinjtë e kombitë ,

                      1. S
                        Sali Berishoviç.Mero Baze si gjithmonë i bërtet,i

                        Tëdy sjanë për ti sharë por për tu qarë hallë.Ipari n/grada dihet po kytjetri pse fshihet,Like-nëse qëndron trego pse heziton se ligji nuk të dënon.Bir Malo i nënës kë të qajmë parë.

                        1. S
                          Sali Berishoviç.Mero Baze si gjithmonë i bërtet,i

                          Tëdy sjanë për ti sharë por për tu qarë hallë.Ipari n/grada dihet po kytjetri pse fshihet,Like-nëse qëndron trego pse heziton se ligji nuk të dënon.Bir Malo i nënës kë të qajmë parë.

                        2. Bravo Mero baze e ke tundur nga themeletë spiunatë e të zinjtë e kombitë ,

                          1. Bravo Mero baze e ke tundur nga themeletë spiunatë e të zinjtë e kombitë ,

                            1. Bravo Mero baze e ke tundur nga themeletë spiunatë e të zinjtë e kombitë ,

                            2. s
                              shqip

                              Njerëzit e krimit janë të detyruar ta heqin vallen deri në fund. Nuk ka asnjë shans tjetër. Nuk ka sepse, edhe nëse ti do te dalësh nga loja, nuk të lënë të tjerët ta bësh këtë hap. Ka edhe më, për sa i përket "futjes sa krahu". Mendoj se këtu ka gisht edhe Berisha. Berisha edhe pse është nën trysninë e SHBA-ve, këtë punën e të mbajturit peng e ka si kalin e betejës. Deri më sot ai ka kërcënuar dhe manipuluar këdo, pasi gjithë këto vite autoriteti i dosjeve është komanduar dhe ka punuar për të. Në këtë rast Berisha po luan blofin. Bën sikur është kundra hapjes së dosjeve, dhe nga ana tjetër është pikërisht ai që ka pasur asin nën mëngë, ( dosjen e vërtetë ) të Ilir Metaj-t. Pse tani, çfarë interesi ? Tani sepse i mbyturi të mbyt, e para, dhe e dyta , per te thithur alektoratin e partisë pa parti të familjes Meta - Kryemadhi. Tjera mund të jetë edhe një marrëveshje e pa deklaruar, që nisur nga rrethanat i jep atij një garanci mos dënimi, atij personalisht dhe familjes së zgjeruar me Malltezët.

                              1. N
                                Nivica

                                Mero , shkrim i persosur . I ke thene te gjitha . Ai takimi sot i dy kucedrave, ishte si vaki me zgerdhitje te shemtuara ne fytyra meitesh .

                                1. L
                                  Like burgu per burrat eshte

                                  Spiuni I.M Meta Metaj Muti eshte frikacak ky plehre eshte kthyere ne alkolike nga frika e burgut .Nese do kishte familje nese do kishte femije nuk do ta linin ne ate gjendje por do ta kurronin ne spitale psiqiatrike por e kane len rrugeve te lehi studiove e te rumbullakoset me rraki koçimare .Ne burge ky do perfundoje keq eshte njeri i dobet

                                  1. 1
                                    19

                                    Ate e di dhe lopa qe ja ka ber sala kte puc likes .se ka mar garanci nga ruga e elbasanit per mos ti prekin familjen .

                                    1. U
                                      UNE

                                      Fer, fer, fer Ja ben lopata.. Fer, fer, fer, Fer,fer, fer, Fer, fer, fer.

                                      1. P
                                        Peshtanuku

                                        O Mero xhani, na gajase me tacibaot e tua. U nxorre pune patronnazhisteve. Sa te lumtur rrojme ne nen mbreterine e tumanxhiut Ramsit. Hani pini dhe kendoni ju gazetare, sa te rroje Ramsi. Kesaj i thone pa punuar pa leruar, vila ndertojme sa te duam.

                                        1. K
                                          Katundar uznove

                                          Katundar uznove familje spiunesh te PPSH kur u bere ti mut te gjykoshe qe vjen era bajge nga stalla e lopve

                                        2. F
                                          Franz Kafka

                                          Asgje nuk do ndodhi edhe ne kete rast. Njesoj si videio e 7% edhe per kete do gjenden alibite e prape IM do shpetoje. Alibia kryesore do te jete se Ilir Rexhep Metaj eshte nje person qe ka jetuar ne Rrogozhine dhe tani ka vdekur. Te gjitha do ja ngarkojne atij te vdekurit sepse s'do kete mundesi ta pergenjeshtroje. Vete viktima Filip Kalo do dali e do thote qe IM eshte ai i Rrogozhines. Kaq mbaron dhe kjo ceshtje. Prandaj jepini shqipo, votojeni prape me 120,000 vota IM se fundja eshte tipik shqipo qe nga forma e kokes der tek ulurimat dhe idiotesit qe flet

                                          1. r
                                            raul

                                            Mero si gjithnje exelent. Me duket se lopaten e fundit ja hodhe ti spiunit Agush askush kokeducja qe ka ikur nga mendja dhe eshte bere me keq se Ver Llapa apo Agim Turra i Durrsit. Duket qarte se eshte ne lajthitje te theksuar mendore dhe krekoset cdo dite para Kejdi dhembcakalles qe i rri cdo dite perballe kur gergufet spiuni tek cim pordha tv.

                                            1. B
                                              BR

                                              SPAK te pastroj Shiperine londineze. Largoni Berishen, Meten dhe Ramen. Ku jane te rinjet e vendit. Ngelet nen thundren e plakitsve, me kofer mbi shpine neper rruget e botes, mal pas mali e det pas deti.

                                              1. B
                                                BR BR BR BR BŔRRRRRRREKET

                                                BR pse Portugalia qe ka 10 milione ne emigrim dhe 9 milione ne Portugali eshte vende pa stabilitet ? Haaa interneti interneti dhe budallai fshatit komenton .Po si mo debil krahason nongraten dhe spiunin I.M me Ramen ! Te ka nare malli per 1997 siç duket apo te vjen keq per spiunin . spiuni

                                                1. B
                                                  BR

                                                  Nuk eshte humor.Rama vec tjerash do te duhej te largohej edhe sepse nuk e shkarkoj Meten dhe e la Berishen te fitet ne Kuvend. Per te tjerat, Qeveria Rama ju beri gazin e botes. Ende po arratiseni me gomone duke na turperuar edhe si race. Do te bini Shiperine londineze ne me pak se 1 milion banor.

                                              2. S
                                                Shqiptari

                                                Oooo Mero! Po i ka keq shpirti te ziut dhe nuk di ku te çoje topin! Ca kohe kur ishte ne karrige e ndjente fundin,po ishte ne karrige dhe ruhej. -I fuste ndonje dopio raki,leshonet ndonje dekret,jepte ndonje dekorate dhe kalonte diten —Po tani kush do e mbroje? Berisha?! Lugatit po i rreshket per vete toka nen kembe. Ai mbron dot veten,jo me te mbroje dhe Liken.Ky Lugati ka ngritur Foltoren dhe ulerine dite e nate te ngreje tere poullin ne kembe per te shpetuar koken nga ai dreq Amerikani qe e ka damkosur.Do ngrej nje tallava nga tere qoshet dhe fshaterat e Shqiperise,do ulerije dhe do turfulloje nje ore ne shesh dhe do trembe Ramen duke e detyruar te leje karrigen.Te dy e kane kuptuar se po fluturojne perfundimisht nga politika ndaj u ka ikur ZARI. Vajmedet per te dy qe u ka keq shpirti dhe ti nuk i le rehat.Ok!

                                                1. R
                                                  Rama fiton perseri!

                                                  Ҫuni i Pazarit të Ri, si çun pazaresh ka mesuar të beje pazare te felliqura në interes të tij, te familjes, te klanit dhe ne dem te popullit, shtetit dhe demokracise. Ky palaço dudum ka mesuar te godas me te fortin! Do te godase Ramen, po rama, siç thote vet dudumi, nuk eshte i forte, por ben si i forte. Tani ngrihet pyetja: -Dudumi ka mesuar te gogase te fortin dhe ta thyeje ne mes. Rama nuk qenka i forte, atehere si ta kuptojme kontradiktorin? Ky do te godase me te fortin, apo ate, qe ben si i forte?! Sqarohu, dudum! Po çfare sqarimi dhe vetsqarimi di te besh ti, kur je nje skuth, nje pusht, nje egersire dhe nje banal. Shko, shejtan dhe shty ndonje popël apo ndonje kërcu! Merr me vete ndonje sfurk, ndonje lopate, ndonje sopate dhe mos ler pas dore pilot bilushin... Te gjitha sa shkruan me siper z Mero Baze qendrojne, se janë të verteta! Kete e kane zene zullumet qe nga koha e ndarjes si fraksion i PS. Me kujtohet atehere, kur mona qante me lote, se sala, si kriminel qe eshte, e kishte perfolur dhe keqpergojuar padrejtesisht, ndersa ishte shtatzene..., por kohet ndryshuan! Me ate, qe te shan e poshteron, njerez si mona-dudumi u shndrrokan ne miq per shpirt! Sot keto dy familje jane nje dhe aspirojne per te ''ardhmen e demokracise''! Njerez te svetenuar nga çdo vlere njerezore, u ka mbetur per ''kulture'' skermitja e dhembeve, shantazhi, dhuna, terrori, agresiviteti dhe shpifja ndaj kundershtarit, ndersa logjika e thjeshte u ka ikur, ka marre malet! Mbi 30 vjet ne politike! U ka dale boja, jane te neveritshem, marrin çdo dite urrejtjen e popullit dhe nuk dine te largohen si njerez dhe ta lene kete popull ne qetesi. Nuk dine te largohen si njerez, sepse nuk jane te tille, jane qenie pa shpirt!

                                                  1. k
                                                    kasemi

                                                    Vazhdo se te paguajne mire Mero. Po te qe e vertete, nuk do ishte e nevojshme cdo dite nga nje shkrim per kete punen e dosjes. Autoriteti dosjeve shkeli ligjin, ky autoritet nuk kishte asnje nevoje te shpallte se perse i duhej ky ndryshim ligjor.( por e conte direkt ne parlament kerkesen) E para qe te ishte bashkepuntor do kishte firmen e pranimit te bashkepunimit dhe pseudonimin e pranuar. E dyta ne dosjet e perpunimit asnjehere nuk perdoreshin emra, por pseudonimi. E treta po i hedhim poshte te gjitha sa me lart. Me ligjin qe ishte ne fuqi, kerkesen per informim e bente vete personi. Autoriteti i pergjigjesh me shkrim nese ishte ndjekur apo kishte bashkepunuar. Ne faqen e tij zyrtare autoriteti paraqiste pergjigjet e dhena, por vetem me iniciale. Perse ky autoritet pa qene aspak e nevojshme beri publik rastin, kur ligji ia ndalonte? Perse pavaresisht emailit qe pretendon autoriteti, ligji nuk e lejonte te bente kerkime, autoriteti e shkeli ligjin? Gjithe keto shkelje ne republiken e bananeve, ( jo ligjore) qe jemi behen me qellim per te percare e dobesuar opoziten. Nqs kjo qeverisje eshte e bindur se ka qeverisur ne dobi e ne te mire te popullit, nuk ka nevoje per keto palacolliqe

                                                    Lini një Përgjigje