Ligji që rrëzoi pushtetin 32 vjeçar të Sali Berishës 

22 Tetor 2022, 18:17Editorial Mero Baze

Për herë të parë Sali Berishës i është hequr nga duart një nga gjymtyrët më të rëndësishme të pushtetit të tij në këto 32 vite, që ka qenë keqpërdorimi i dosjeve të Sigurimit të Shtetit. 

Të gjithë ata që kanë qenë në Partinë Demokratike mbajnë mend dhjetëra skena shantazhi të tij për kundërshtarët, duke i mbajtur dosjet e tyre mbi tavolinën e punës së presidentit. Nga viti 1992, me daljen e Aleancës Demokratike dhe deri sot në Foltore, dosjet kanë qenë arma e tij ndaj çdo kundërshtari. Ua shpikte atyre që nuk e kishin dhe ua tregonte atyre që e kishin, për t’i poshtëruar të gjithë.

Thërriste bashkëpunëtorë të tij, u tregonte dosjet, ua ndërsente “të lëkundurve” me dosje dhe pastaj historia vazhdonte. Disa persona që janë ende sot si fosile në Foltoren e Sali Berishës janë ndeshur me dosjen e tyre të shqiptuar nga vet Berisha apo skifterët e tij, kur kanë tentuar të largohen nga PD, apo i kanë krijuar telashe Berishës. Tritan Shehu e ka provuar vet këtë skenë dhe kur ua ka bërë të tjereve, e dhe kur ja kanë bërë atij.

Në logjikën e ushtrimit të pushtetit të tij, Sali Berisha i ka pasur dosjet e Sigurimit të Shtetit instrument presioni dhe shantazhi mbi kundërshtarët dhe konsideronte spiunë vetëm ata që i largoheshin apo konfrontoheshin me të. Madje në kthetrat e këtij shantazhi prej vitit 1992 përfundoi dhe Ilir Meta/Metaj.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe dy amendamentet shtesë që pasojnë ndalimin e ushtrimit ë posteve publike të personave implikuar me këtë institucion, ja heq Sali Berishës këtë gjymtyrë të rëndësishme, të shëmtuar dhe të neveritshme të mbijetesës së tij politike. 

Prej sot Sali Berisha është shumë herë më pak i pushtetshëm mbi bashkëpunëtoret e tij të inkriminuar në të kaluarën e tyre dhe që i shërbejnë ende sot, pasi nuk ka fuqi t’i shantazhojë. Dhe as t’i mbrojë. Ata thjesht duhet të ikin në shtëpi për të ruajtur faqen e tyre.

Ndër njerëzit që sot ka fituar lirinë prej tij, është dhe Ilir Meta/Metaj. Edhe ai që deri më sot, ka qenë nën shantazhin e përhershëm të Berishës, sot është i lirë të mos shantazhet më prej tij. Fati i tij është në dorë të isntitucioneve që merren me dosjet dhe ai natyrisht nuk do të mund të mbajë më poste publike në këtë vend, por as nuk ka nevojë të jetë ushtar i Sali Berishës. Ai nuk ja shpëtoi dot faqen.

Ndaj kur shikoni Sali Berishën e mërzitur dhe pa gojë përballë depetetëve të PD që miratuan ligjin dhe ja përplasën në fytyrë maskën false të antikomunistit, mos mendoni që është i mërzitur se është spiun. Jo. Ai e ka pastruar dosjen e tij.

Ekspertizën që ka bërë për vdekjen e Fiqret Shehut nga zemra në mesnatë, pasi i trokiti komshiu oficer sigurimi e ka zhdukur. Viktima e tij Shoshori ka vdekur. Margarita qe internoi ne Kavaje, bashkë me burrin e saj kanë vdekur.

Ka zhdukur në kohë dhe ish- oficerin e Sigurimit që është marrë me përpunimin e dosjes së vjehrrës ë tij në gjyqet ndaj grave jugosllave. Nuk ka më pengje personale. Pengu i tij i madh është që tani nuk shpik dot më dosje dhe spiunë dhe as mbron dot njeri me dosje. Dhe po ta mendosh, kjo ka qenë e gjithë jeta e tij. Tani i duket sikur rron kot.

31 Komente

  1. T
    Tuku

    Plehra Viçidol Karaxhiçi. E marrshin sa me dhpejt me vete ata qe ai i ka futur nen dhè.

    1. S
      Shume e vertet

      Haha Komunista po nuke bën intriga rrone kote dhe ju duket që rrone kote: E vertet: Edhe Enver Hoxha 98/100 të kohes së ti në pushtet e Ka kaluar duke bër intriga, dhe duke bër plane si të vrasin dhe të burgosin njerze të pa famshem. Gjith derra një turi kane.

    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Shkarkohet qytetari dixhital!

      1. V
        Vranakonti

        Megjitheate zoti Mero,ligji qe u miratua ne parlament per dossjet e bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit,Sali berisha nuk kapet fare nga ky ligj. Sali Berisha ka qene prej 30 vjet sekretar i byrose partis ne minisri dhe per keta qe kane qene sekretar nuk i ze ky ligj. Ligji eshte miratuar vetem per spiunat e sigurimit.Keshtu qe Berisha sado qe ka nje mal me krime,ketij ligji i shpeton.

      2. A
        Ari

        Mos shkruaj me Mero. Me keto paragrafe, Ke shkruar historine e pushtetit te tmerrshem te Berishes, dhe pasojat e renda te asaj politike ndaj popullit tone per 3 dekada. Moster eshte.

        1. r
          raul

          Si gjithmone exelent Mero. Te admiroj . Me le pa fjale. Tani e kuptuam pse spiuni Agush askush kokeducja kishte aq simpati per perbindeshin e vicidolit qe e shprehte hapur duke habitur njerzit qe thonin si ka mundesi kjo simpati kur Perbindeshi e ka akuzuar per vjedhjen e floririt, vrasje , korrupsion ne menyre publike. Perbindeshi i Vicidolit paska patur ne tavoline dosjen e spiunit Agush Askush kokeducja me te cilen e ka terhequr zvarre per hunde kete monster me hanxhar ne dore si i forti i lagjes. Tani u erdhi fundi politik i perjetshem njeheresh te dyve dhe te dy jane bere si ujqer te plagosur.

          1. D
            Dima

            I madh ne Mero!

          2. X
            Xoni

            Simbol I "pushtkomunistit"...por fatkeqesia e shqiptareve eshte se ky monster nuk jep shpirt kollaj.Shqiperia do ishte ndryshe n.q.s ky perbindesh do I donte te miren popullit shqiptar, pasi ne 32 vjet, si ne pozite edhe ne opozite ka qene faktor kyç per fatet vendit.

            1. M
              Mona e Like Çepanit

              Taktikat e holla të mësuesit të tijë shokut Enver Hoxha, strategu i marksizmë leninizmit, shoku Sali Ram Shiqere Vuqidole Birisha, i ka zbatuar, përpunuar, sterholluar dhe aplikuar në kohën e sotme, duke i u përshtatur demokracisë me kamuflim antikomunist. Rroftë shoku Sali Birisha, nxenës i devotshëm i shokut Enver Hoxha. I hëngshin munë Sali Birishës, anglo-amerikanët, me ato nongratat e tyre. I përjershëm kujtimi i shokut Enver Hoxha. Lavdi marksizmë leninizmit. Lavdi diktatorit Sali Birisha.

              1. A
                Altini

                Artikull brilant.

                1. Nongrata Berrisha komunisti fundit i ballkanit

                  Mero un besoje qe do dali edhe dosja e nongrates ,vertete qe nje pjese i ka zhdukur por te thesi madhe i dosjeve te sigurimit do dalin lidhjet e tije jam 100% i bindur

                  1. Ke stadiumi Dinamo

                    Kur ha bukë do bosh thërrime do dalin s'ka ku shkon

                  2. K
                    Kjo është e vërteta

                    Si gjithmonë brilant Mero. E ke zbërthyer pushtin e Viçidolit (që mos e gdhiftë deri nesër) dhe e ke bërë fërtele. Sali maskarai është një përbindësh, një mostër me fytyrë njeriu që duhet zhdukur nga faqja e dheut.

                    1. D
                      Drejtësia

                      Kush jane aktoret e jashtem dhe te brendshem qe e sollen Berishen ne krye te PD? Pa u identifikuar keta aktore, Berishen nuk e shpon asnje gjemb.

                      1. D
                        Dakord

                        Vertet nuk e di ti mo drejtesia apo provokon kot ketu tashti sa per muhabet???!!! Ramiz alia dhe sigurimi i shtetit eshte pergjigjia we nuk ka mbet rob e buf qe nuk e di. Qr ej ne c8lin planet ke jetuar keto 30 vjet o robo???

                      2. J
                        Jimi

                        Mero ! Eshte shum e vertete qe dosjen e tij te para 90-es ai e asgjesoi. Por cfare ti beje ai kesaj dosjes se pas 90-es qe ka nje mal me krime, te cilen s'ka bire kurve qe e pastron, apo asgjeson, pasi ajo si ato tatuazhet ne trup, eshte fiksuar ne kurrizin e keti populli gjate ketyre 30 vjeteve.

                        1. a
                          astrit

                          Nuk e di se perse ankoheni nga ish sekretari i partise se punes, ate zanat ka pasur te merej me dosjet e njerezve dhe te vendoste per fatin e tyre ne kohen e komunizmit dhe po kete zanat vazhdo i ne kete palo demokraci. Fundja çdo popull ka udheheqesit qe meriton. Nje pjese e shqiptareve duan kete tipa funderina si Berisha ju qofte per hajer!

                          1. 7
                            77 vite komunistët në pushtet

                            Dhe Mero i di mirë këto punë se dikur ka qënë si "djali politik" i Saliut, edhe listat e deputetëve i bënin bashkë, madje Mero shkruante te gazeta Albania artikuj pro Berishës (por me pseudonim, jo me emrin e tij). Problemi është, duke i ditur gjithë këto, pse Mero i thotë tani këto gjëra dhe jo atëherë?

                            1. A
                              Alushi

                              Ka ardhur koha qe asnjeri nuk pjerdhe per shkrimet e tua o Mero,nuk i ha palla as per Sali dhe as per Rame per ty jo e jo Mero nga Sala u hodhe tek Rama.

                              1. M
                                Marotai

                                Sikur të ishte gjallë Hitleri këtë Monstër do ta kishte marrë Këshilltar. Për 6 muaj Monstra do ta helmonte Hitlerin dhe do bëhej vetë Hitler.

                                1. Y
                                  YMERI JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT

                                  EDHE KY ZENI I BABIT NUK JETON DO PA PIDH ,BILES JO QDO PIDH PO GOCEN ME TE BUKUR NE TROJET SHQIPTARE

                                  1. P
                                    PER ATA QE NUK E DINE

                                    MERO PARRULLA " ME NE FITOJNE TE GJITHE " I ESHTE SERVIRUR SALIUT PERJ TEJE APO EDHE TI E PASTROVE DOSJEN TENDE BASHKE ME TE ALEKSANDER FRANGAJT

                                    1. K
                                      Kaleci

                                      Salih Ram Berisha ka qene spiun i sigurimit shqiptar qe ne vitet kur qe student ne fakultetin e mjeksise

                                      1. B
                                        Bardhyli nga Kosova

                                        Emri, mbiemri : Open (Vuçiq) Balkan. Emri i fëmijërisë: Minishengen. Vendlindja: Novisad. Vendbanimi : Beograd, Tiranë, Shkup. Vendi i vdekjes: Prishtina. Vendi i varrimit : Berlin.

                                        1. E
                                          Emiljano

                                          Qeke kokkar komplet

                                        2. T
                                          Trotski

                                          O Komentuesi Bardhyl Hiqe nofken NGA KOSOVA se e Ndyn Kosoven martire.Duket se i vjen pas Sali Kermes apo Like Siun Hajdutit .Ti Mor legen i Ha Mune Edi Rames.Burre Shteti si Ai per Mbrojtjen e Shqiperise dhe Kosoves nuk KA.

                                          1. K
                                            Kent

                                            O Mero,dosjet jane edhe te plota. Para se te rrezohet rregjimi komunist,nga"ustallaret e sigurimit" i jane dorzuar FBI dhe CIA. Ne Amerike qeveria nuk fle gjume.

                                            1. B
                                              Bureto

                                              E saktë @Kent! Pse i ashtuquajturi e-mail anonim, per zbulimin e Ilir Metajt si informator i Sigurimit, nga erdhi?

                                            2. B
                                              BLENDI FEVZIU E TALL KEQ YMERIN

                                              YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT MUHAMED VELIUT SPARTAK BRAHOS RRAHMAN RRAJES DHE TAO PALLES

                                              1. Y
                                                YMER KARQELBURIT I MBAN GOJA ERE MUTI

                                                YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT???!! YMER DO TE NGORDHESH SI ZAGAR I MJERUAR POST DHE DUKE TE TALLUR TE GJITHE BOTA SI NJE ZAGAR I QELBUR

                                                1. P
                                                  Peshtuku

                                                  Bravo Mero trimi. Si i gjen keto ore Mero? Po cfar ligji flet? Per bashkepuntoret? Po ustallaret e krijimit te dosjeve i ze ligji? Te gjithe ish sigurimsat jane ne poste dhe ata shantazhojne. Ka per keta ndonje ligj perjashtimi nga institucionet? Boll u more me Salen. Merru pak me ata qe na nxine jeten dhe po e shkaterrojne Shqiperine. Nje dite dhe ju gazetaret lepirsa do te jepni llogari per pasurine qe keni vene pa djerse.

                                                  Lini një Përgjigje