Pse e humbi qetësinë Sali Berisha? 

1 Nëntor 2022, 19:19Editorial Mero Baze

Sapo përfaqësuesit zyrtarë të Partisë Demokratike deklaruan fundin e bisedimeve me Sali Berishën dhe grupin e tij, për t’u bashkuar rreth kandidatëve në zgjedhje, Sali Berisha e humbi qetësinë. Deklarata e tij kundër grupit të deputetve të PD është shumë më e egër dhe më e rëndë se çdo kërcenim rutinë që ai bën ndaj Edi Ramës dhe qeverisë. Madje për ta trashur zërin i kishte futur dhe këta në shënjestrën e 12 nëntorit. Duhet të gjenin dhe këta vrimë të futeshin atë ditë.

I alarmuar se dështimi i lojës së tij me bisedime, në fakt i pret gjunjët turravrapit të tij, ai tani ka vendosur t’i kërcënojë me jetë deputetët kundërshtarë, duke i akuzuar “për prekje të flamurit” të PD, të atij flamuri që më 8 janar e përdhosi me banditët “non grata” të Londrës, në mes të Tiranës.

Përpjekja e tij për të ngritur stekën tek “flamuri”, tek simbolet dhe tek “misioni” i tij, në të vërtetë është e gjitha një humbje qetësie, pasi nuk i funksionoi loja për poshtërimin e tyre dhe nënshtrimin ndaj tij.

Po përse i kërcënon me jetë a vdekje Berisha kundërshtarët e vet? Çfarë po i bëjnë keq ata Partisë Demokratike, përveçse duan t’i heqin asaj njollën e turpit që i ka vendosur Sali Berisha dhe familja e tij në shpinë historisë së saj?

Asgjë tjetër përveç kësaj. Sali Berisha dhe familjarët e tij, që realisht drejtojnë PD, janë nën sanksione ndërkombëtare si hajdutë. Thjesht si hajdutë dhe minues të demokracisë. Partia Demokratike nuk e pranon këtë përdhunim që kjo familje po përpiqet t’i bëjë historisë së saj dhe kërkon që Sali Berisha të mos ketë punë me të ardhmen e kësaj partie.

Vetëm për kaq ky njeri kërcënon me vrasje, me vdekje, me kryengritje, me “vrima” ku do fshihen njerëzit më 12 nëntor prej tij.

Përveçse qesharak, ky shpërthim i tij, në të vërtetë i fakton gjithë kauzat që i janë bërë deri më sot nga faktori ndërkombëtar. I provon akuzën se është një minues i demokracisë, se është dhunues i kundërshtarëve me një gjuhë dhune, dhe mbi të gjitha, është një hajdut që përpiqet të mbrohet politikisht përballë drejtësisë.

E kuptoj se shpërthimi i tij është pak dhe psiqik. Në të vërtetë, deklarata e sotme i ka fikur llambën dhe e bën të pashpresë çdo kandidat të tij në këto zgjedhje, por kjo do të ndodhte dhe pa këtë qëndrim.

Njësoj si më 7 korrik, ai po përpiqet ta përdorë 12 nëntorin si protestë kundër Lulzim Bashës, duke kërcënuar tanimë hapur me vrasje dhe vdekje kundërshtarët e vet brenda PD. 

Kjo në fakt e kthen betejën mes tyre në jetë a vdekje, dhe vetëm sa ua legjitimon atyre betejën për ta shkulur Sali Berishën nga PD. 

Por përtej kësaj, ajo  që sot duhet të bëjë drejtësia, është t’i regjistrojë këto deklarata për dhunë dhe kërcënime fizike të bëra publikisht dhe të mos thotë nesër që nuk ka fakte për minimin e demokracisë dhe korrupsionin madhor prej tij dhe familjes së tij.

Në çdo vend të botës, retorika e kërcimit me vdekje të kritikëve dhe kundërshtarëve, është objekt i drejtësisë. Por pavarësisht kërcënimeve të  dhunshme,  mirë është të mos e arrestojnë deri në datë 12 nëntor, se duhet ta shikojë me sytë e vet fundin që e pret. Që në datën 13 të mos justifikohet se nuk e lanë t’i “vriste”. Është më mirë  të shikojë se si e lanë të vetëvritej.

21 Komente

  1. F
    Flase

    Mos, Mero dhe kete na e the? Do vetevritet dobiçi Sheqeres? Dobiçat jane gjithmone te forte, kur humbasin forcen nga poshte ajo u shkon larte dhe pastaj duke u neutralizuar humbet fare. Iku dhe Saliu, na la shendenë e ne meqense eshte myslyman dhe antar i Konferences Islamike do themi: rahmet kurre te mos kete!

    1. 1
      13ta

      deri ne date 13 i parashkruhet dhe keto qe tua ti Mero dhe ska mundesi te merret drejtesi perseri me ate...:)

      1. D
        Dule labi

        Me kete plehun drejtesia duhet te filloje ka fakte plot sa te duash per gjithe vrasjet qe ka bere dhe keto kercenime qe po u bene deputeteve demokrate. Koha nuk pret me per kete kufome qe shkatrroji partine Demokratike. SPAK duhet te filloje nga puna. Ky vemje qe si duhet me as dreqit. Ne djall vafsh ti me soje e sorollop qe te shpetoje PD dhe Shqiperia. Dorezo dhe leket hajdut.

        1. t
          tata luigji

          Te lumte pena, je i vetemi ze qe na jep zemer se Salih bin laden eshte prane minutave te ekzekutimit. Bravoooooooo

          1. B
            Bubuzhel Berati i punesuari nongrates Berrisha

            Ne ka politikan me te dobet ne Shqiperi eshte nongrata e para ka nje te shkuar komuniste 25 vjet sekretar PPSH doktore i gjyshit te Bushatit komunistit, byroistit Kapo , foto me diktatorin dhe femijet e diktatorit Hoxha i derguari i Ramiz Alise per te minuar partine e krijuar PD , fillojne vrasjet ne Shkoder , thyerje embargo Serbis si dhender Serbe duhet ta ndihmonte makinen vrastare Serbe per te vrare koqevaret , firmat piramidale , 1997 po e ndaloje ketu se jane shume shume shume . Bolle te dalesh ne qender te qytetit me foton e Berrishes me Enver Hoxhen dhe nje foto nga 1997 me format grandioze 4m × 4m nuk ke nevoje te çjeresh zerin ne mikrofone jane fotot qe flasin po kush do ta beje ? Gazmenta apo Alibeu , Babale apo Gridare kush koke zogu Peqinit apo bejtexhiu Agron Gjonmarkagjoni , vogelushi Basha apo .... Politika do njerez si Edvin Rama qe nuk ndalet sikur te gjithe ti kete kundra nuk pjerdhe edhe kur ka nje batalione shpifarakesh si Vetfundosje me Vuqiqi Vuqiqi ,kokpalare te PD apo spiune te LSI tv kazane si Sandri klanit apo top channel portale e hale te gjithe kundra e nuk ndalet keta tremben nga nje plakush komuniste nongrata vjedhes njeri e familje e korrupsionit minues i demokracise e nuk e largojne dot per cfare zgjedhje flasin qe do fitojne keta me makinen e Edi Rames qe nuk ndalone haaaa e mira eshte te shpetojne ate gjysem parti nga skizofreni Berrisha se per fitore te shkuara nga covidi 19

            1. F
              Feruzan Margjeka

              O Mero Baze, ke plotesisht të drejtë. Të gjitha sa parashtron, qendrojnë. Drejtesia tek ne, është konfuze, amorfe, e frikesuar, e frustuar, e intimiduar dhe e kanosur direkt dhe indirekt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta me Kompani nëpërmjet nëntokës së tyre të errët, me strukturat paramilitare të organizuara e stervitura mirë, për aksione të kamufluara në mitingje, protesta apo përplasje me organet e rendit dhe policinë e shtetit….duke shinjestruar kryeministrin, Arben Krajën e SPA K, BKH, e të tjerë e të tjerë, që nuk shkojnë me linjën e tijë të grushtit të shtetit.

              1. T
                The truth

                Nuk besoj se Ymeri e ka me te vertete kur thote Berisha deshtoi me bisedimet. Nese e ka me te vertete atehere eshte komplet idiot. Jo Berisha, po edhe demokratet dhe socialistet e kane pasur te qarte qe ne fillim se Alibasha, Gaz*ytha, Pampuri, Gjethemarku e disa kokrra te tjera jane ne sherbim te ambasadoreve pra ne sherbim te Rames. Prandaj PD dhe Berisha nuk i kushtuan fare rendesi ketyre bisedimeve. Edhe nese grupi i Alibashes mbetet me 10 deputete ata do te vazhdojne misionin deri ne fund; deri ne zgjedhjet e tjera parlamentare. Me pas jane kosh, nuk i perdor ne njeri as per te fshire kepucet.

                1. B
                  Bardhyli nga Kosova

                  Qysh me fitu dashninë e ambasadorëve?! - Me i leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. - Me e pranu një “republikë serbe” brenda Kosovës. - Me i pranu targat serbe të automjeteve dhe me u dakordu që shtetasit e Kosovës nuk guxojnë me tregu as targa, as dokumente të Kosovës në kufi me Serbinë. - Me ia falë kishës serbe disa hektarë tokë - Me e pranu eksterritorialitetin e kishës serbe në Kosovë. - Mos me folë për krimet e luftës të Serbisë. - Mos me folë për të zhdukunit me dhunë. - Mos me kërku dënimin e kriminelëve serbë të luftës. - Mos me kërku vendosjen e një pllake përkujtimore në Batajnicë ku u gjetën gati 1000 kufoma viktimash civile të Kosovës. - Mos me përmend kamionin me plot kufoma shqiptarësh të hedhur në Danub. - Mos me nervozu Vuçiqin. - Me pranu “Ballkanin e hapur” për interesa të Serbisë. - Mos me kërku anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. - Mos me kërku liberalizimin e vizave për kosovarë dhe me lavdëru BE-në që ia ka heq vizat Serbisë si shpërblim për katër luftëra të ndezura në Ballkan, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. - Dhe krejt në fund: kosovarët me i kërku falje ambasadorëve që janë të lirë dhe të gjallë. - Kur i pranon krejt këto, atëherë mundesh edhe me vjedh vendin dhe asgjë nuk ka me të ndodhë, siç e ka tregu historia. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                  1. A
                    Altini

                    Shkrim brilant Mero

                    1. T
                      Tani

                      Bravo zoti Mero Baze. Po s'na the gje per analisrltin dhe gazetari B.B.C- Vicidolit ,Nju Jork Tajms Vicidol Hasit te madhin keshilltarin e Like Presidentit. Shokun e Donald Tramit CIM PEKEN e Maxhun Diplomatit...lume Ameika qe e mori keshlltare....

                      1. T
                        TemaTiku

                        Baze sjell si gjithmone sikletet qe ka pushteti i rradhes te cilit i sherben. Dhe Sikleti i madh i Rames eshte qe opozita nuk po nxjerr disa kandidate njeheresh. qe ti jape mundesi te fitoje me lehtesi ne zgjedhjet.

                        1. T
                          Tonin

                          Flisni kot. Bebi sikur berisha eshte dikush pa njerez dhe beni sikur ata qe mbeshtesin berishen nuk ekzistojne. Non grata apo jo, berisha ka mbeshtetjen me te madhe nga elektorati i djathte. Kjo dihet. As ja vlen te debatohet per kete gje. Dhe per sa kohe njerezit e djathte duan shume here me teper berishen se alibeajn apo bashen apo ndonje tjeter ky eshte muhabet kot. Opozita dihet kush eshte.

                          1. T
                            Trotski

                            O Bardhy delenxhiu .Boll na çave Trapin.! Je i mbaruar bashke me Sali kermen dhe Like Hajdut Spiunin.

                            1. X
                              Xhaxhi

                              Se shpejti do shtohen heronjte e demokracise.. ka plot kanditate nga Alibeaj, Bardhi, Basha deri tek ata idiotet e dobishem qe mban after Edi paloqja, Blend Kerrici apo Grida Suma.

                              1. B
                                Berishovici-Monument kulture i ,mbrojtur nga Spaku

                                Zoti Trotski! Ke te drejte per kete "Bardhylin nga Kosova",ose me sakte per zedhenesin e Berishes ne shtyp,mercenarin e urryer dhe qe i ka thene mendjes "ik pirdhu" me kohe,ne kembim te pages ne borderone e "Peniciline?Bisturise" Megjithate zoti Mero,mos u shqeteso kot,se mos ndodh cudia shqiptare,qe te arrestohet spioni Serb vicidolas nga Arben Kraja.Mos o zot! Se do shkruhej ne librin Ginnes.Krajes,nuk i shkon nder mend t'i permende emrin Berishes Non Grata,pa le me ta therrase atje (as per kafe) ,pa le me ta arrestoje.Se per ta arestuar ka patur 6 vjete kohe qe te hape jo shume,por te pakten nje dosje kunder tij.Per ata qe e akuzojne ate,po,ka hapur dosje dhe ka vepruar,si psh,kunder Izet Haxhise,qe ka ngritur nje mal me akuza kunder Berishes dhe qe Kraja i ka ne sirtar qe te myken,pa i mare fare parasysh...Per ate po ka funksionuar Spaku i Krajes dhe i futen 21 vjete,se gjoja ka organizuar vrasjen e banditit tjeter ,ish krahun e djathte te Berishes,Hajdarin,"heroin e demokracise",qe terrorizonte njerezit rruges me pistolete ne xhep,qysh nga viti 1990 e me pas.Keshtuqe s'ka asnje shans qe te arrestohet krimineli 24 karatesh,agjent i disa agjenturave Berisha,sot Non Grata.Nga Kraja jo e jo.Nga te tjere prokurore te atij organi,mbetet per tu pare!Jemi ne pritje si ne ashtu dhe ambasada amerikane ne Tirane dhe jo vetem!

                                1. a
                                  alphade

                                  Toni ! Shqiperia nuk ka 40-50 mije fanatike qe mbledh Sala yt ne shesh por ka 3 milion banore ! Keshtu qe elektprati I Saliut eshte “7 here 7= 42 “ ! Na rroshit ju me bacen ne krye ! Ju thjeshte u ka hedhur trute e go- marit Saliu dhe ju kercisni pas berihajt ! Miope mjerane ne politike ! Fanatizmi ndaj Plakut Mere, i lene pas ne kohe, ju ka verbuar totalisht ! Fali o zot se s’dine c’ka thone e c’ka bejne …..!!!!

                                  1. S
                                    Shqiperia Etnike

                                    Pse e humbi Saliu?! E humbi se nuk ka me kohe E humbi se i kane lene vetem nje grusht me miza E humbi se po ngel pa leke, po e rrjepin E humbi se ka gjithcka jashte kontrollit E humbi se ndersa te gjithe e kane ne terzi, vetem ate e pret preshi bashke me Shkerdhenin, Shkerdhiten, lirijen dhe kulluvarin. E humbi se nuk sheh me asnje rreze drite, vec vdekjen e vet Me anen e nje gjykatesi teveqel, ja dhurruan vete PDne dhe shpellari gerdalle e hangu krapin. E hypen lart aty ku si mbajne me bythet, qe te thyej dhunshem qafen bashke me Shkerdhot qe polli. Nje gje eshte e qarte per shpellarin e trashe, qe perdhunon drejtesine, ligjin, Perendimin, partine e tij dhe demokracine, qe tashme per fundin e tij dhe familjes se tij vuri te punojne vec ustallaret e vdekjes te CIAs dhe NATOs. Gjuha e vetme qe merr vesh. Pasi e hodhen ne gropen e mutit per se gjalli, patjeter qe nuk kane per ti dhuruar nje fund te lavdishem, por te neveritshem, te dhunshem dhe plot kadavra, ne lartesine e copes se mutit qe perfaqsoi vete.

                                    1. h
                                      humor ballkanik

                                      Kurse Edi Rama krejt ndryshe nga Sali Berisha, eshte shume i qete....dhe kete qetesi e ka nga greva e Pedagogeve qe ka bllokuar arsimin e larte sa e ka detyruar te turfulloje kunder tyre (gjithmone nga qe fale tyre ka fituar ate, qetesine de)

                                      1. H
                                        Hajdutet flasin ne emer te popullit.

                                        Te gjithe e dine mire qe ne nuk kemi politikane te mire pasi ne 30 vite demokraci hajduteri e tranzicion nuk ka progres.Kur diskutohet akoma per shtazen Sali nga fshati me i humbur i vendit Vicidol ku megjithse u shkollua prape kafshe e eger ngeli. Edhe te huajt nuk e duan se ka demtuar vendin tone dhe derrat dhe lopet ose me mire kopeja e Saliut nuk kopton akoma.Sarajet e Saliut te Zenit apo Gites me Jamserbin duken sheshit. Do ishte mire qe data 12 te gjithe te ngriheshim kunder hajduteve dhe ti tregonim vendin the jo ti mbrojme.

                                        1. B
                                          Beni

                                          Sali Ram Berisha ka qene dhe mbetet nje cope rrot kari,malok i ndyre dhe servil i kujdo qe eshte i fuqishem ,hajdur dhe kriminel Tani i kane rene dhembet dhe ska fuqi as per gje,dhe Slobodanken ja qine te tjeret

                                          Lini një Përgjigje