Balta e vërtetë që duhet të heqim nga portreti i Shqipërisë 

5 Nëntor 2022, 20:28Editorial Mero Baze

Beteja e Edi Ramës për t’u mbushur mendjen kundërshtarëve “të mos flasin keq për Shqipërinë” është një betejë e humbur. Dhe në fakt nuk ka shumë kuptim në një vend si Shqipëria, ku lufta për pushtet ka njohur dhe episode shumë më të rënda se sa thjesht bashkimi me racizmin ndaj shqiptarëve. Është një betejë që nuk ja vlen as ta nisësh, pasi duket sikur përdor patriotizmin si një mënyrë për të shmangur goditjen nga kundërshtarët.

Por në këtë zhvillim ka diçka më të rëndësishme se sa qëndrimi i Ilir Metës në emër të opozitës. Është përfaqësimi i opozitës nga Ilir Meta, për shkak të “non grata”-s së Sali Berishës.

Mendoni një moment që Berisha tani të ishte ende “njeri i lirë”, siç është akoma Ilir Meta. Të mos ishte “non grata” në SHBA familjarisht si hajdut dhe po ashtu “non grata” në Britani të Madhe si politikan i korruptuar me lidhje me grupe kriminale, që i përdor për pushtet.

I intervistuari i parë i shtypit britanik për këtë histori do të ishte Sali Berisha. Nuk them se nuk mund të paguajë ndonjë faqe të sponsorizuar nga ato me 6 mijë ndjekës që i hap vet, por po flas për shtypin serioz britanik.

Dhe kur të dëgjonte Sali Berishën, Edi Rama, deklaratat e Ilir Metës do t’i dukeshin si të ishte anëtar Kryesie i PS.

Ky në fakt është i vetmi lajm serioz në baltën që hidhet mbi shqiptarët dhe në përpjekjen e shqiptarëve për të mos u bërë pis si komb.

Një prej politikanëve më zullumqarë të këtij vendi këto 30 vitet e fundit konsiderohet i vdekur për Perëndimin. Është i paintervistueshëm, i pacitueshëm, i papërfillur dhe mbi të gjitha, i padëshiruar për ta.

Në vend të tij flet Ilir Meta, aq sa mund të flasë ai si Sali Berisha, kur nuk rrëshqet nga binarët. 

Ndaj nuk ja vlen debati për këtë çështje. Mos prisni që Ilir Meta të kursejë Shqipërinë, nëse është i bindur se dëmton sadopak Edi Ramën. Do të ishte naivitet.

Por shikoni se si Perëndimi, është në hall për të gjetur një zë nga opozita në Shqipëri dhe përfundon tek Ilir Meta. Ky është vërtet problemi që kemi, kjo është realisht balta jonë që nuk po ja heqim dot vetes. Pa baltën e racizmit dhe ksenofobisë e ka provuar çdo vend i vogël dhe i varfër si ne.

Por baltën reale të vendit që mban peng opozitën e kemi detyrë ta heqim ne. Në radhë të parë populli opozitar, por dhe gjithë shoqëria. 

Shikoni si kuis Sali Berisha i lidhur me zinxhir brenda oborrit të SHQUP, pa e përfillur askush, ta kuptoni se kush është balta e vërtetë që duhet t’i heqim Shqipërisë.

28 Komente

  1. S
    Spiuni I.M dhe Gim Gagashi jane e prespektiva

    Spiuni I.M eshte ne nje faze qe nuk i intereson Shqiperia tre femijet nuk i ka ne Shqiperi por ne Londre ajo qe i intereson eshte ti shpetoje burgut iluzioni eshte si te rrezoje Ramen dhe Mero Baze ka te drejte kur thote nuk eshte asgje me cfare ka ndodhur ne vitin 1997 . Edi Rama mundohet qe ti krijoje nje autoritet Shqiptarit por kur ke lindur legen vdes legen çfare mund te presesh nga nje spiune apo nga nje nongrata dhender Serbie

    1. S
      Spiuni I.M dhe Gim Gagashi jane e prespektiva

      Spiuni I.M eshte ne nje faze qe nuk i intereson Shqiperia tre femijet nuk i ka ne Shqiperi por ne Londre ajo qe i intereson eshte ti shpetoje burgut iluzioni eshte si te rrezoje Ramen dhe Mero Baze ka te drejte kur thote nuk eshte asgje me cfare ka ndodhur ne vitin 1997 . Edi Rama mundohet qe ti krijoje nje autoritet Shqiptarit por kur ke lindur legen vdes legen çfare mund te presesh nga nje spiune apo nga nje nongrata dhender Serbie

      1. P
        Populli

        Jo balta, por KRIMI i vertete nga i cili Shqiperia duhet te pastroje veten, eshte referimi se PD-ja eshte force demokratike. Jo. Jo. Jo. Jo. Jo. Jo. Sot e gjithe jeten: JO! Me ose pa Berishen, PD nuk ka qene, nuk eshte e nuk do te jete KURRE force demokratike. Pse e kemi te veshtire ta pranojme se PD ESHTE NJE KRIJESE ARTIFICIALE? Pse e kemi te veshtire ta pranojme se PD NUK ESHTE TRASHEGIMI NATYRALE? Pse e kemi te veshtire ta pranojme se PD U KRIJUA ME URDHER, PIKERISHT PER TE RIVRARE OPOZITEN DEMOKRATIKE HISTORIKE SHQIPTARE QE VUAJTI, PERBALLOI DHE SAKRIFIKOI PER MENDIMIN POLITIK NDRYSHE QE NGA VITI 1945?

        1. D
          Dakord

          "Populli" më zhgënjeve fare!!!! :(. PD është parti??? Artificiale qoftë!!. Jo o zotëri jo. PD është një bandë kriminale terroriste dhe kaq. Anëtarët e saj janë të cofur e demaskuar, ish spiunë dhe aktualisht banditë. Kryetari i bandës është ANTINJERI.

        2. a
          anglezi

          Nuk na plas fare per Saliun dhe Ilirin. Kjo eshte me serioze, te njejta gjera thonin dhe fashistet ne France e Hollande para 1-2 vjeteve .. Sot kjo eshte shtrire ne Angli. Idiotet e dobishem jane shtuar shume, kuptohet shume nga opozita qe nuk eshte opozite por nje klan primitive.. Ligji i shpifjes duhet te miratohet urgjentisht po ashtu edhe te kemi nje plan si cdo vende ne Evrope ku shpifjet dhe fyherjet te marrin nje pergjigje zyrtare deri edhe ne nivele te larta diplomatike. Boll me, nuk mund te jemi ne shqiptaret viktima te politkes evropiane.. U be e modes tani, kemi zgjedhje apo ekonomia ne kolaps futja shqiptareve.

          1. V
            VlH

            Ajo "baltë" ka një emër tjetër more Mero, ajo ka tamam emrin modern Mbeturina (M) Ushqimore (U) Trupore (T) ose shkurt, prezantimi i mirë në gjuhën shqipe dhe popullore (MUT).

            1. T
              Të Fala trushpëlarëve SB IM

              Super shkrim/analizë z.Mero BAZE. E ke thënë dhjetra, qindra e mijëra herë se, kush është/janë 2; mënxyrat/hajdutët/vrastarët/perversët/monstrat/zhuli/shpifsit/mashtruesit/ më të pashoq të Shqipërisë post-Komuniste. F A L E M I N D E R I T.

              1. T
                Të Fala trushpëlarëve SB IM

                Super shkrim/analizë z.Mero BAZE. E ke thënë dhjetra, qindra e mijëra herë se, kush është/janë 2; mënxyrat/hajdutët/vrastarët/perversët/monstrat/zhuli/shpifsit/mashtruesit/ më të pashoq të Shqipërisë post-Komuniste. F A L E M I N D E R I T.

                1. B
                  Beni

                  Te lumte dora ti ua qendis Nje nga arsyet qe Berisha eshte bere si Haxhi Plasa eshte se te lexon ty… Vazhdo Mero????????????

                  1. D
                    DRENICA E KUQE

                    Mero Baze, kjo eshte e vërteta qe duhet ta dine shqiptaret, por ke harruar balten tjetër me te madhe qe vjen nga “republika shqiptare” e LDK te Rugoves!... DRENICA E KUQE

                    1. S
                      Shqiponja

                      Në gjykimin tim, shkrim që vlen të lexohet. Mendoj se opozita, pavarsisht gjendjes së saj nuk dëshiron të baltos Shqipërinë, por ajo don të baltos me çdo kusht dhe kosto qeverisjen ( partinë në pushtet) për aq më tepër kur ka të drejtë në jo pak raste, sepsee nga përvoja e saj dhe më gjerë e din sa të rëndësishme dhe përcaktuese jan patericat ( mbështetja ) ndërkombëtare për mbajtjen e pushtetit në Shqipëri.Opozita don ti dëmtojë këto paterica pushtetit . Por është shumë e vështirë të denigrosh me vend e pa vend qeverisjen në opinionin e jashtëm dhe të mos dëmtohet imazhi i Shqipërisë. Këto situata i sqaron shumë mirë shprehja popullore: për inat të vehrrës time shkoj e flëj me mullixhinë. Por pyetja që shtrohet është: po partia në pushtet,kur ka qënë në opozitë e ka luajtur të njëjtën lojë të pistë? Ju kujtohen rastet e rënda të saj që kan penguar edhe vazhdimsinë e integrimit Europian të Shqipërisë? Ajo që ka nevojë Shqiptaria është heqja e kastës politike të qelbur, të baltosur, të pamoralshme të këtyre 30 viteve dhe sjellja në pushtet e një elitë të re atdhetare, patriotike që qeverisë me drejtësi, dinjitet dhe ndershmëri.

                      1. F
                        Fred

                        Fiks fare...plus "kazanet kombetare" qe veçse hedhin balte mbi vendin, pa pasqyruar qofte edhe njehere te vetme Shqiperine qe punon, shqiptaret qe kane perveshur krahet e prodhojne te mira materiale per vete dhe per shoqerine. Raste ka me mijra!

                        1. F
                          Fred

                          Fiks fare...plus "kazanet kombetare" qe veçse hedhin balte mbi vendin, pa pasqyruar qofte edhe njehere te vetme Shqiperine qe punon, shqiptaret qe kane perveshur krahet e prodhojne te mira materiale per vete dhe per shoqerine. Raste ka me mijra!

                          1. M
                            Martin

                            Kur nuk funksionon shteti, funksionojne llapaqenet e PS PD PL per te mbuluar vjedhjet dhe korrupsionin.

                            1. J
                              Juliano

                              Krejt e kunderta kur deklarojnë se; Drejtësia është e kapur nga pushteti, sepse ajo është e kapur nga kamikazë të metës dhe plepash të berishës. Përse kafshata e mallkimeve të popullit nuk i mbyt këta vrasës killera, sepse ka prokurorë e gjyqtarë si kraja e zagarnjori me Llalla e dhalla, akoma që godasin me çekiçin e drejtësisë, për të dhënë pafajsi, njerëzve që vrasin e këta, i rivrasin ata që i vranë. Sado të jetë amerika e pranishme këtu do ndodhë si siri lanka, sepse koka që duhet shtypur, do marë shumë koka të pafajëshme, ku këta dy çibanë të këtij populli janë të lirë, fëmijët që rehatojnë nëpër botë, dhe tufë injorantësh që ndjekin dy këllirat për jetën e fëmijëve të këtyre. Drejtësia o njerëz, përderisa komandohet nga krimi, ky vënd nuk do ketë qetësi. Nuk është papunsia totale për largimin, është drejtësia që të bën të pakënaqur ndryshe me punësimin që të bën të varfër. Shum prokurorë, gjyqëtarë i largoi vetingu, por sot ato janë pjesë e të keqes në drejtësi me veladonin e mashtruesit Avokat. Prandaj duan rrëmujat, me shpresën se po kthehen babaxhanët e korrupsionit, ku vilat 700 000€, të mos zihen në gojë në SPAK jo më të gjykohen. Edhe ukrainën e mbështesin forca progresive, por ama, është bërë kërdia në njerëz. Situata tek ne po lajmëron hapur duke bërë thirrje kriminale vrastare nga dy njerëz, të cilëve drejtësia ju jep pushtet sa herë që dalin shkatërrojnë e vrasin. Njerëzve nuk ju mungon puna se sa ju mungon drejtësia, frika se çfar do ndodhë nesër, njerëzit largohen. Ne si popull kujtojmë dhe nderojmë luftën nacinal çlirimtare që sigurisht duhet nderuar, dhe harrojmë luftën e cila po vjen prap, atë të 97 ku ishte fillimi i luftës civile. Regjimi i kaluar të dënonte për atigjatacion propogandë, sot bëhet thirrje e hapur për vrasje, shkstërrime dhe djegie të gjitha pasuri kombëtare. Mos veprimi i drejtësisë, çon në demoralizim të organeve të rendit, në optimizëm të prokurorëve dhe gjyqëtarëve, se koha e tyre e korrupsionit po rikthehet. Nuk ka asnjë reagim për deklaratat e dy killerave të kohës dhe historisë së shkatrrimit dhe korrupsionit të shqipërisë, meta-metaj berisha, ku ambasadat vetëm do dalin me njoftimin, se shtetasit e tyre të mos dalin nga selitë e tyre, sepse killerat do djegin apo shkatërrojnë. Skenaret dhe regjizorët, jua kanë dhënë planin e tyre, tani mbetet ç’far të mbetet nga ajo që do realizojnë, mediat të bëjnë ritualin e dëmeve dhe kaq, historia vazhdon.

                              1. I
                                Instituti I St. MarksisteLeniniste

                                Balta e vërtetë qe spo lahet dot jane kriptokomunistet karikaturiste dhe merobazetarët. Kaq. Pastro këta dhe jeta fillon përsëmbari në Shqipëri.

                                1. E
                                  Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                                  Shqiptaret keto vite mbajne vendin e pare per fryme per kerkesat per AZIL ne vendet e BE, (ja kalojne dhe Sirianeve e Afganeve te ikur lufte) Dhe kerkesa per AZIL nuk eshte emigracion Ekonomik, aspak! Azili i kerkuar nga Shqiptaret ne BE justifikohet prej tyre se ikin nga nje shtet-xhungel ku asgje nuk respektohet, as ligjet e veta! Kerkesat per AZIL te Shqiptareve, me te lartat ne vendet e BE, nuk i mbulojne dot Tellallet mediatike te Rames. AZILI i kerkuar masivisht nga Shqiptaret neper Europe eshte treguesi me i qarte se Balta qe i duhet hequr Shqiperise nga fytyra ka emrin Edi Rama!

                                  1. E
                                    Eni

                                    Ka me qindra qe kane fituar azil nga mungesa e demokracise...keto nuk I thote kush.

                                    1. P
                                      Populli

                                      Anglia nuk eshte e huaj per emigracionin: eshte Anglia ajo qe emigroi pothuajse e gjitha ne SHBA derisa i la edhe trashegim gjuhen angleze Amerikes. Keshtuqe Anglia e di se nuk jane shqiptaret emigrante shkaku i nervozizmit te tyre, por KRIMET E PADENUARA NE SHQIPERI, perkatesisht ata qe me armet e shtetit "demokratik" vrane 3000 shqiptare ne 1997, ata qe vrane nje Gerdec te tere, ata qe vrane me armet e shtetit mjiera protestues me 21 Janar. Ketu fillon krimi shqiptar, jo ne La Mansh!

                                    2. T
                                      Tirona

                                      Me sa po kuptoj nga ky shkrim me duket se së shpejti edhe Floriri Meta, Metaj do te shpallet non grada nga DASH dhe BE.

                                      1. E
                                        Eni

                                        Balta e vertete eshte korrupsioni I tmerrshem dhe mungesa e demokracise..aty ka vetem Edi Rama as gjykata as administrate...Sala dhe Iliri jane aleate te Rames.

                                        1. G
                                          Gallate

                                          Eh sa bukur e the more Mero djali . Po dihet tashme ajo. Edhe pse ka 10 vjet qe udheheq rilindasi kte Shqiperi te perbaltur “FAJIN E KA SALIU “

                                          1. r
                                            rapsodi popullor

                                            "Mbuloi Balta, Balten" per Adhamudhe dikur Cajupi shkronte ( kete do ta korigjonte ca sikur te jetonte) Sepse edhe nje varg do ja ngjiste sigurisht "Nuk mbulohet dot Balta me Balte" (dedikuar kjo per Baze Meron, sinqerisht)

                                            1. P
                                              Populli

                                              Nuk na the gje per Saliun Ilirin,qenke i nje anshem ti degraduesi i Rames prandaj nuk ndreqen punet.Une qe po te shkruaj jam popull me gjuhen qe fole ste kuptoi.Qe tek shkrimi jot fillon padrejtesia . Po nuk u godit ai qe e shkakton semundjen nuk gjen derman Shqiperi zeza .

                                              1. A
                                                Agron

                                                Gjarperit duhet ti pritet koka jo bishti sepse ai rigjenerohet

                                                1. k
                                                  kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                                  Mos ju shmangni realitetit : ka 9 vite qe te tere Pushtetet ne Shqiperi i ka nje njeri me emer-mbiemer - Edi Rama i biri i Kristaqit dhe Anetes. Ndaj kur te kujtoni per ti hequr balten nga fytyra Shqiperise, ky fakt duhet te na vije me se pari ne mendje te gjitheve pa dallim feje, krahine, ideje...

                                                  1. E
                                                    Enti

                                                    Ktu ku jam une nuk njeh njeri Ilirin apo Saliun . Kur u thua Shqiptare te thone aaa Mafia....nderkohe para 10 vjetesh thjesht lodheshin ta gjenin ne harte....pra Mero kemi bere para.

                                                    1. S
                                                      Sul Pumi.

                                                      Pse nuk thua te verteten o Mero.Pse nuk ndihmon Shqipetaret.Shan e kritikon vetem Saliun e Meten, dakort keni te drejte , pse nuk thua se Rama eshte ne nje takeme me ta , perdesy bardhe si Berisha o Mero Baze. Shikoi programin.si shtepia e kopilave e kane te njejte komplet .Shkruaj , ndihmo dhe thuaj qe te zhduken Katovicaret duhet te dalin forca te reja politike , ka nevoje vatani , jane ne kohen dhe vendin e duhur .

                                                      Lini një Përgjigje