Debati fals dhe debati real me  Britaninë e Madhe 

4 Nëntor 2022, 18:31Editorial Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë dhe autoritet britanike janë përfshirë në një debat në distancë rreth qasjes raciste ndaj shqiptarëve që po emigrojnë masivisht drejt Britanisë së Madhe dhe përgjegjësisë së palëve në këtë fenomen. Debati duket se ka plot elementë aktrimi, ku palët bëjnë më të shqetësuara se sa janë për fenomenin.

Por më i rëndësishëm se aktrimi në debat, është arsyeja që mban gjallë këtë treg emigracioni.

Kur them aktrimi në debat, kam parasysh se disa zyrtarë të lartë britanik, që janë “dhëndurë” të rinj në pushtet, kanë një qasje ideologjike ndaj emigracionit, që duan ta justifikojnë duke shfryrë ndaj shqiptarëve.

Kryeministri ynë po ashtu është i lumtur që i ka pa ata në një orë të keqe, si racistë dhe ksenofobë, dhe bën punën e tij.

Por përtej këtij aktrimi politik, mendoj se e vetmja gjë që ka kuptim në këtë debat është të kuptojmë pse shqiptarët e rinj po dynden drejt Britanisë së Madhe.

Shqipëria nuk ka problem me emigracionin vetëm me Britaninë e Madhe. Ka me gjithë Evropën. Me çdo vend ka historinë e saj. 

Në Greqi kanë shkuar ata që nuk kanë pasur as 50 euro në xhep. Kanë ecur maleve, kanë gjetur punën e parë në një fshat, pastaj në një qytet dhe kanë vazhduar jetën. Në Itali kanë shkuar ata që kanë pas mundësi për një biletë, e kështu me radhë. Pas 30 vitesh ne kemi një gjeografi të emigracionit të diktuar nga nevojat e tregut që ka pas vendi mikpritës, dhe jo nga Shqipëria. 

Punëtoret e bujqësisë kryesisht ikën në Greqi. Zanatçinjtë dhe shërbimet kryesore ikën në Itali. Gjermania është problem për Shqipërinë se po na merr vetëm mjekë dhe infermierë. Kanadaja na ka marrë zyrtarisht thuajse gjithë inxhinierët gjeologë të minierave dhe agronomët. Kështu mund të vizatojmë çdo shtet sipas nevojave të tregut të tij.

Britania e Madhe ka marrë kryesisht emigrantët e veriut të Shqipërisë për shkak të lehtësisë që krijoi në vitin 1999 për qytetarët nga Kosova, dhe shumica e hasianëve e kuksianeve u paraqitën si kosovarë.

Ko valë e re emigrimi në Britani është fenomen i ri. Nuk bëhet fjalë për dhjetëra mijëra siç thonë, pasi ata në shumicë janë qytetarë shqiptarë me banim në Evropë. As për ata qindra mijëra shqiptarë qe jetojnë prej dekadash ne Britani. Por bëhet fjalë për disa mijëra të rinj, trendi i ri i të cilëve është shkuarja drejt Britanisë së Madhe për të punuar në shtëpi bari. Pra punëtorë për industrinë e drogës.

Kjo është oferta e re që po çmend të rinjtë shqiptarë të pakualifikuar dhe pa shpresa për fitime të shpejta në këtë vend. Dhe ata po vrapojnë aty si të çmendur. Njësoj kanë vrapuar dhe më 2016 nëpër malet e Shqipërisë për të hapur parcela, kur e panë që u bë deti kos e mund të mbillnin hashash.

Tani kjo industri në Shqipëri ka perënduar. Drita jeshile që vjen nga tregu britanik për “Shtëpitë e Barit” është çështje tregu, dhe nuk ka të bëjë as me mungesat e tregut të punës në Shqipëri, as me racizmin në Britani të Madhe. 

Britania e Madhe nuk e ka problemin me shqiptarët, por me tregun e “Shtëpive të Barit”. Shqiptarët e rinj, janë të etur për këtë treg pasi siguron fitime të shpejta dhe rregullojnë jetën e tyre. Shqipëria nuk i ndalon dot ata të ikin për të fituar miliona. Me zor ka mundur t’i ndalojë të mbjellin malet e Shqipërisë me drogë.

Punë të tjera në Shqipëri ka sa të duash, madje të luten, por ato punë nuk janë ëndrra e tyre. Ëndrra e tyre është tregu i shtëpive te barit në Britani të Madhe apo Spanjë. Dhe ky është problem britanik dhe jo shqiptar. 

Ashtu si Gjermania po na merr mjekët dhe infermierët, ashtu si Kanadaja po na merr inxhinierët, ashtu si Italia po na merr profesionistët dhe Greqia bujqit, Britania e Madhe po na merr me sa duket punëtorët e industrisë së falimentuar të hashashit. Nuk di të them pse ka gjetur tregun më të zi, por është problem i tyre. Problem i jonë është që nuk i konkurrojmë dot në këtë pikë.

18 Komente

  1. L
    Linguist

    Mero, hap hera heres gramatiken per kujtese ! Nuk thuhet "problemi jone" , por "problemi yne". Mbiemrat pronore pershtaten ne gjini dhe numur me emrat.

    1. G
      Gert Myler

      Gjermania po mer infermierët, por jo mjekët. ... . Disa mjekë që ikën fillimisht, po kthehen, sepse fitojnë më shumë më Shqipëri............................... Specialistët e parë, që ja marin edhe infermierëve në numër, janë ata të informatikës, zoti Mero.......... . Pasi në Gjermani paguhen shumë mirë, me pagë bruto nga 6 deri në 15 mijë euro, dhe neto, nga 3500 deri 10 mijë euro......... Ndërsa infermierëve një mut ju mbetet në fund të muajit....

      1. I
        Idiotet e dobishem

        Edhe doktoreve nje mut ju ngelet ne fund te muajit.. Eshte 45% - 50% taksa e punes ne Gjermani per doktoret. Nese merr 10,000 euro ne muaj rreth 5,000 euro te ngelen ne xhep ( keto jane per doktore te specializuar jo cdo njeri merr rroge te tille). Nje apartament i thjeshte eshte 2mij euro qiraja, plus makina e kostoja e jeteses. Gjermanise i ka dale boja, ne fakt gjithe Evropes. Jane peribret te gjithe. Fitojne me shume ne Shqiperi, kot ankohen. U bene milionere te gjithe gjate covid nga farmacistet e deri tek infermieret. Te gjithe me vila e me makina te reja i ke sot. Mos te flasim per dentistet qe po bejne para me turistet. Eshte mbushur Tirana me klinika dentistesh.

      2. B
        Bureto

        @Liguist! Ke shumë të drejtë, por problemi i keqdrejtshkrimit të gjuhës tonë, tashmë është kthyer në një problem endemik. Mund të jap qindra shembuj si ai juaji më sipër, bile jo nga komentues të rëndomtë që siç i thonë asaj shprehjes së popullit, janë 'ku thërret kiameti', por nga gazetarë, analistë, zyrtarë të administratës publike, deri edhe ndonjë me titull prof. apo dr.(!?!), të cilët e shkruajnë gjuhën shqipe me mjaft gabime. Për këtë problem është folur shumë herë, di që ka një fjalor shumë të mirë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe po ashtu një VKM, që detyron pasjen e redaktorëve aty ku janë parashikuar të ketë, por sa i përket zbatimit, të gjitha këto, lenë shumë për të dëshiruar. Në këtë kontekst, gabimi i Meros, për më tepër që është i formimit jo gjuhësor, është i 'neglishueshëm', por jo i justifikueshëm, edhe pse përgjithësisht ai e shkruan gjuhën standarde korrekt.

      3. T
        Taulant

        Mos e mbro 'kryeministrin e popullit ne eksod' . Statistikat flasin per ikje masive . Raporti eshte i tille : Mali Zi 1 Maqedonia 2 Serbia 2 Shqiperia 18 Sipas raportit te fundit Shqiperia per azilant ze vendin e pare ne bote per fryme. ...................................................... Mijera fshatra po zhduken e dhjetera qytete po shnderrohen ne fshatra.

        1. M
          M

          Për rastin konkret duhet theksuar se % më e madhe e emigrantëve janë emigrant nga emigracioni ( shif shifrat e Shqiptarëve të larguar nga Italia dhe sidomos nga Greqia drejtë Anglisë) se i bie që po të numërohen tre herë si resident në vend,si emigrantë BE sidomos në vendet fqinjë dhe ti numërosh si emigrant në Angli sidomos pas breksit,nga 2.8 milion del 8.5 milion.

          1. A
            Alket Zaimi

            Mero, kjo eshte nga pjeset me te bukura qe shkruar ndonje here:)

          2. S
            Shqiptari i Ilirisë

            Të lumtë Mero inteligjenti!

            1. B
              Bardha

              Kuptoni kete Taulantin qe i ka humbur motra se tjerat skan rendesi

              1. Z
                ZHEJI koke pa lari

                Pyetje ime eshte : Pse mos te ikin kur ne nje vende tjeter fitone me shume . Pse duhet te qendroje ne Shqiperi ? Per patriotizem primitive vete nga natyra le espèce humaine eshte specie migratoire ndaje levizni emigroni per te fituar me shume euro mos degjoni politiken tre femije ka spiuni Meta te tre ne Londre . Njeriu eshte i lire te jetoje ku i pelqene.

                1. 1
                  19

                  Shume mire bejne qe ikin por kjo ska te bej me braktisjen .ikin oer me mire .pse nuk thoni per italine e jugut qe ska ngel i ri ne fshat por vetem 90 vjecare .e myten angline gjermanine zvicren.

                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Dje në Berlin rilindi Procesi me të njëjtin emër dhe njëkohësisht u varros “Open Ballkan”. Në Berlin rifilloi Procesi i Berlinit! Aktorët kryesorë rajonalë të Ballkanit Perendimor, përkatësisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zaev dhe Kovaçevski, si dhe disa politikanë tjerë si Dritan Abazoviç, Ali Ahmeti etj, prej tri vitesh u përpoqën ta zhbëjnë këtë proces të nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Këta aktorë panë te Procesi i Berlinit pengesën kryesore të procesit të ushtrimit autoritar të pushtetit të tyre në vendet përkatëse, ndaj dhe iu kundërvunë ideve novatore të Gjermanisë. Prandaj dhe krijuan një nismë tjetër paralele e zëvendësuese, atë që quhej “Minishengen” ose “Open Balkan”! Përmes kësaj iniciative që nisi në Novi Sad në nëntor 2019, liderët autokratë Rama-Vuçiq, u përpoqën të akomodojnë veten e tyre në një politikë gjoja bashkëpunimi, por që rezultoi si politikë e përçarjes, dasive dhe e konfliktit të ringjallur. Nga gjashtë vende të rajonit, pjesë e “Open Balkan” u bënë vetëm një dhe dy gjysmë-vende. Them dy gjysmë-vende, sepse në Shqipëri presidenti dhe opozita ishin kundër kësaj iniciative. Sepse në Maqedoninë e Veriut po ashtu presidenti dhe opozita ishin dhe janë kundër “Open Balkan”. Ndërsa tri vendet e tjera, Kosova, Mali i Zi dhe BH nuk u bënë asnjëherë pjesë e tij. Në fakt është Kosova ajo që e varrosi Open Balkan. Edi Rama u përpoq të thotë se marrëveshjet e nënshkruara sot në samitin e Procesit të Berlinit do të nënshkruheshin edhe nga “Ballkani i Hapur”! Qëllimi ishte të shfaqte pakënaqësinë e tij për rikthimin e Berlinit! Kjo pakënaqësi e tij lidhet me faktin se Edi Rama e kishte bast të tijin “suksesin” e Open Balkan! Prej tri vitesh e ka reklamuar si sfidë të vetën dhe të vëllait të tij binjak, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit nuk ishte sot në samit. Dërgoi atje kryeministren Bernabiq. Kryeministri i Kosovës pohoi se nuk e ka ndjerë mungesën e Vuçiq në Berlin. Albin Kurti tha se „dikujt ndoshta ai i mungoi, por jo mua“! Nuk e dimë nëse zoti Kurti stigmatizoi kryeministrin e Shqipërisë si personi të cilit i ka munguar Vuçiq në Samitin e Berlinit! Megjithatë presidenti i Serbisë duket se ka një arsye pse nuk shkoi në Berlin! Ose më saktë, ka disa arsye. Së pari, mungesa e Vuçiq në samitin e djeshëm lidhet me dëshpërimin e tij për “varrosjen” e gjithë atij investimi që ai ndërmori me Ballkanin e Hapur. “Open Balkan” u varros dje. Dhe ka të drejtë në këtë pikë. Investimi i Vuçiq për Minishengenin e shndërruar me ndërhyrjen e Sorosit si Open Balkan është i jashtëzakonshëm. Sidomos në burimet njerëzore. Nuk besoj se kanë punuar falas Edi Rama, Zaev, Abazoviç e të tjerë politikanë të angazhuar në këtë skemë. Që do të thotë se Beogradi pati zgjidh qesen dhe harxhoi shumë në tri vitet e shkuara! Ky investim është menaxhuar nga Aleksandër Soros, por burimi i tij është Beogradi! Ndërkohë zoti Vuçiq humbi shansin të bëhet “një Tito i Ri”! D.m.th ta çojë në vend projektin e krijimit të një Jugosllavie të Re, sipas eksperiencës së AVNOJ-t! Ndaj dëshpërimi i tij është shumë-planësh dhe pret që opozita serbe ta godasë fort. Së dyti, Aleksandër Vuçiq duket se dëshiron t’ia kalojë përgjegjësitë kryeministres Brnabiq. Po shkohet drejt pikës së nxehtë për Serbinë. Kjo lidhet me detyrimin për të vënë sanksione ndaj Rusisë dhe me mbylljen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi. Ndaj mendoj se ai në mënyrë të pandershme dëshiron të fshihet si struci. Të largojë përgjegjësinë e tij nga këto akte, të cilat opinioni serb do t’i konsiderojë si “tradhti”! Precedenti i Vuka Brankoviçit të Betejës së Fushë Kosovës i del atij në ëndërr. I druhet përgjegjësisë historike. Prandaj ka ngrit kurthin për kryeministren Brnabiq. Së treti, presidenti serb nuk do t’i ketë më ato marrëdhënie vëllazërore binjakësore me Edi Ramën dhe politikanë të tjerë të rajonit, sepse këta gradualisht do të tërhiqen prej lidhjeve të hapura me Beogradin. Edhe këta, përfshirë Edi Ramën, për shkak se nuk duan të marrin përgjegjësi historike dhe do të përpiqen që të dalin nga bataku i kohëve të shkuara të dhjetëvjeçarit të fundit! Tërheqja e Vuçiq lidhet si me ikjen nga një konflikt me Vladimir Putin, po aq me vazhdimësinë e investimeve për aventura të tjera, si ajo e “Open Balkan”. Së katërti, presidenti serb nuk donte të përballej me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe dy autoritetet më të larta të Brukselit. Në kushtet kur do t’i kërkohej distancimi nga Moska dhe akomodimi me politikat evropiane në çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Që do të thotë edhe pranimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën. Ai nuk e ka ende një përgjigje për këto dy çështje. Nuk kishte asgjë t’u thoshte zotit Scholz dhe zonjës Ursula von der Leyen. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                    1. T
                      Tung o trung... hesht më mirë

                      O Bardhyli nga Kosova, O Ti që bën të diturin gjithmonë kur Komenton tek TemA me tekste të përgatitura nga qoftëlargu... Që je injorant dhe zhurmues me fjalë e fjali të gjata sa, thua ke mbaruar shkollën e Komunizmit për ligjërata të politikës Europiane a Botërore. Ti nuk ke haber fare nga Ballkani i Hapur dhe as nga Procesi i Berlinit, as në kohë e as në formulë. Askush nuk e ka anashkaluar Procesin e Berlinit, edhe pse ka nisur thjeshtë me fjalë ç'është e vërteta që në 2014, apo janë pak 8 vite vonesë... Ballkani i Hapur është pjesë e Procesit të Berlinit, dhe falë lëvizjeve të forta të 3 liderëve, që Ti dhe monstra si Ti në Prishtinë e Tiranë më së shumti, vetëm i përgojoni e i ofendoni për atë që ka nevojë Ballkani; HAPJEN. (mos u kap pas patriotizmit fallso apo flluskë sapuni të Albinizmit se, i ka dalë boja me kohë dhe sdo vonojë "durimi" Amerikan me të, e pastaj do marri rrugën e MUTIN me gjithë bijën Osmani). Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit janë për të mirën e Ballkanit, por Ballkani nuk mund të pres vite e vite, sepse nga 2014 kanë kaluar 8 vite PRIT E PRIT. Dhe një këshillë O anonimi Bardhyli nga Kosova; MOS shkruaj më si jo larg në kohë shkruanin Ata që merreshin me propagandën Komuniste, por numri vitet dhe shiko realitetin e gjërave. Tung O trung.!

                    2. J
                      Jorgo

                      gjithe keto problem paska o Mero kjo Britania... Po shih a derezi c'problem ka Shqiperia!

                      1. A
                        Anglezi

                        Eshte ajo qe quhet "modern slavery". Njerezit trafikohen per arsyhe te ndryshme, disa per shtepi bari, disa per tu bashkuar me familjen pasi eshte e pamundur legalisht, disa se kane te aferm qe ju luten te vijne te punojne ne ndertim. Britania eshte ne krize te rende per punetore sidomos ne ndertim. Britania eshte i vetmi vende ne Evrope ku mund te punosh ne te zeze shume lehte. Ky fakt i terheq njerezit nga e gjithe bota. Sido qe te jet, kjo nuk justifikon skicofrenin e politikaneve Britanik te cilet jane te deshperuar te terheqin vemendjen nga kriza e rende ekonomike, deshtimi total me Brexit dhe zhvleresimin e paundit. Ata kurre nuk do guxonin te thoshnin te njejta fjale per vendet si India, Pakistani, Bangladeshi apo Afrikanet nga frika se mos ju digjet Londra. Shqiptaret jane thjesht "easy target". Ajo qe te shqeteson me shume eshte se hiq nje Rame te tjeret rrine si mut ne Shqiperi a thua se behet fjale per kineze. Ka me shume reagim dhe indinjate nga Aglezet se Shqiptaret. Cfare mut njerezish pa dinjitet e pa shtylle kurrizore mbane Shqiperia ? Ca zgerdhihen e ca lepihen , ndersa shume te tjere thjesht fshihen.

                        1. N
                          Nxënësi

                          O Mero i dashur! A na thua dot pse shkojme te bejme punet e pamoralshme dhe kriminale?! Te gjithe duan te kene nje jete sa me te mire por ne me te shumtet kemi zgjedhur rrugen me tabela duke i respektuar ato. Meqe je dhe andej nga mbillej shumë hashashi nga keta njerez a na jep dot ndonje mendim?

                          1. ?
                            ?./

                            Po ta jap unë përgjigjen o "nxënës"! Shqiptarët nuk duan të fitojnë para me punë të ndershme dhe me djersën e ballit. Ata (ne) jemi më të prirur gjenetikisht të fitojmë sa më shpejt para, pavarësisht se si. Se nuk na vjen turp nga pislliqet që bëjmë. Se në Shqipëri respektohet horri, i forti, dhe jo i ndershmi apo i dituri. Ky është geni ynë. Prandaj i kemi shërbyer aq shumë Turqisë duke arritur deri në poste tê larta. Gjithë jetën kemi qënê piratë, nazimë, asqerë, grabitës, sigurisht edhe barinj den baba den, dhe shumë pak jemi shquar si bujqër apo zanatçinj. Para pa djersë: kjo ështê moto e shqiptarëve. Që në fillim të "hapjes" filluam të merremi me drogë nê Zvicër, pastaj kaluam në shfrytëzimin e prostitucionit dhe sot jemi "specializuar" në shtëpitë e barit! Këta jemi ne.

                          Lini një Përgjigje