Disa të mira nga rrëmujat  e së shtunës 

11 Nëntor 2022, 19:47Editorial Mero Baze

Të gjithë ata që kanë rezerva për Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë marrë peng opozitën dhe janë të shqetësuar nga dhuna e mundshme në mitingun e së shtunës, duhet të shikojnë dhe anët pozitive të kësaj proteste.

Ndryshe nga çdo protestë, që ka gjithnjë vlerë për ndërgjegjësimin e shoqërisë apo presionin ndaj qeverisë, kjo protestë nuk e ka këtë funksion. Nuk e ka se e ka shpërdoruar qindra herë si Sali Berisha, ashtu dhe Ilir Meta, i cili mitingun e fundit të madh që paralajmëroi e nisi kundër Edi Ramës dhe e përfundoi kundër Berishës tek varrezat e Sharrës.

Por cilat janë të mirat e kësaj marrëzie që do shpaloset nesër në rrugë?

E para, është aspekti financiar i saj. Duke mos qenë një protestë që buron nga revolta popullore, por nga përpjekja katër mujore e opozitës për të bërë mitingun e dytë pas atij të 7 korrikut, është një protestë e financuar prej tyre.

Nuk jam me teorinë e Edi Ramës që financohet nga rublat ruse, se ata kanë hallet e tyre tani. Është më mirë se kaq. Financohet nga lekët që Berisha dhe Meta  u kanë marrë shqiptarëve me historitë e pafundme korruptive në pushtet. Ndonëse Meta dhe i ka harxhuar herë pas here, Berisha nuk e ka futur kurrë dorën në xhep nga buxheti i tij për protesta. Gjithnjë u ka marrë të tjerëve. 

Nuk e përjashtoj mundësinë që dhe sot ka disa biznesmenë, nga ata që marrin 10 nga Rama e japin 2 tek Berisha, qe ai të mos u përmendë emrin. Por ama djali i tij po paguan. Kjo është e qartë.

Bashkë me ortakët e tij që gjenden pas çdo ndërtimi në Tiranë apo bregdet dhe pas çdo koncesioni ende të pambaruar nga koha e Berishës, ai për herë të parë po hedh para nga “sepetja” e babait për mediat dhe protestat. 

Kjo është gjë e mirë. Në mungesë të drejtësisë, në mungesë të një shteti ligjor, në mungesë të një mekanizmi për t’ua marrë lekët që u kanë vjedhur shqiptarëve, këto pagesat për protesta janë një lloj ndëshkimi.

Kur e shikojnë që mbeten vetëm, detyrohen të paguajnë dhe nga ato që kanë hequr mënjanë për ditë të keqe U ka ardhur dita e keqe në derë. Dhe nesër se paku 1 milion euro po i nxjerrin me dhimbje nga xhepat.

E mira e dytë e madhe, është politike. Shqipëria ka nevojë të ndahet politikisht në këtë betejë, me fraksionin anti-perëndimor të Shqipëri, të cilët i fryjnë zjarrit te destabilizimit me shpresë se ndihmojnë sadopak në krijimin e aleateve të rinj, tani që u mungon Perëndimi.

Paralajmërimet për dhunë, për marrje Kryeministrie, e broçkulla të tjera, janë të rëndësishme për të vizatuar portretin e tyre dhe për  të kuptuar talibanizmin shqiptar.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndihmuar në ketë drejtim dhe kjo është gjë pozitive. Siç e ka pas thënë dhe vet Berisha, sa herë nuk ke gjë në vijë, duhet të ngresh zërin, “të trembësh kë të trembësh”, tani ai më shumë po tremb të vetët, se shqiptarët dhe qeverinë.

E mira e tretë, është Partia Socialiste në pushtet, e përgjumur nga rehatia elektorale dhe e lodhur me beteja të vogla të brendshme për pushtet, ka shansin të zgjohet nga letargjia e pushtetit dhe të pozicionohet politikisht. Atë që s’po ua bën dot Edi Rama me gjimnastikën e tij të tryezave nga Jugu në Veri, ua bën Berisha me Metën me marrëzinë e protestës së dhunshme.

Këto janë tri të mirat që rrëmuja e së shtunës i bën shoqërisë shqiptare. I harxhon ca lekë nga lekët e vjedhura Berishës e Metës, i pozicionon ata më fort kundër Perëndimit dhe rizgjon një ndërgjegjie politike tek partia në pushtet, duke e futur ne llogore.

Të tjerat pastaj i njohim se çfarë janë. Disa xhama të thyer, disa pllaka të shqyera, disa haxhiqamilistë të lodhur me shtiza dhe hunj, dhe në fund rikthimi me furgona e autobusa, pasi paraqiten tek Zeni për të marrë lekët e ditës. Mirupafshim në rrëmujën tjetër.

24 Komente

  1. S
    Salianusi me bisht lopate, gridasuma me vibrator..

    Imagjino qe se nxrren lulpallen dot, keta te rruajn lesht…

    1. d
      den

      Mero si gjithmone nuk te zhgenjen. I ke rene pikes.

    2. H
      Hadije Hajdari

      O Sali, o kapiten, bashkë me Liken, shumë Legen, vjedhur keni, bashkë të dy, keni vrarë e keni sharë, jeni bërë si kafshë e rrallë, si gojëdhënat në përralla , për KUÇEDRËN me shumë krena, priji një krye, i del një tjetër, si kashei i pavdekshëm, gjak njeriu për të pirë, bythën tuaj të shpëtoni, burgu Reçit, po ju pret, VIP qelitë, gati janë, pritet urdheri nga SPAK merhumi, se Arben Kraja, nga ju e humbi, skuth siç është, i zhyt n’korupsion, kjo është çeshtja, pse ai nuk vepron. Sali Berisha, do të shkosh në burg brenda në burg 2022. Ilir Meta, do të shkosh në burg, brenda 3 janarit 2023. Prandaj që dy, bëni gati rrobe me lesh deleje, duke filluar nga penebrekët, brekët, çorapet, kanotjere dhe mitan të trashë leshi, mbasi dimri në burg është i gjatë dhe do ju ftohet bytha.

      1. T
        Trotski

        Te lumte Hadije Bukur fort e ke Qendisur

        1. E
          Emigranti

          Te lumte Hajdie Ja ke shtuar vleren shkrimit te Meros. Une e lexova si poesi komentin tend!

          1. E
            Emigranti

            Te lumte Hajdie Ja ke shtuar vleren shkrimit te Meros. Une e lexova si poesi komentin tend!

            1. S
              Sillo

              Mbulo bythen se qenke bythe fare. Shko lepi dhe bythen eRames.

            2. N
              Nongrata Ujku Cerrikut= Shkullaku

              Nongrata eshte specie e trashe pa gjykuar fare spiunin Meta pasi te keput ne mes ....protesta eshte ne sherbim te Rames pasi nje nongrata minues i demokracise nje komunist vrases familje kriminale kerkone te organizoje nje proteste per interesat e tije nje proteste antiamerikane anti européenne a ka njeri qe i shkone pas perveç disa rrugace apo njerez te vobekt qe vijne por nuk e dine per çfare kane ardhur ......

              1. S
                Salbishti!

                Neser gallat, shtyhet parashikohet shitje e madhe e qofteve. Furgonat plot qarkullim leku dmth.

                1. T
                  Taulant

                  Sistemet e ndyra nuk rrezohen nga brenda prej protestave etj. E keqja ju vjen andej nga s'ua pret medja.

                  1. E
                    Emigrant 1990.

                    Nese Kryeministrin e lene frenat e shkel mbi etiken, harron qe eshte kryeminister dhe jo telendar, vetem e vetem se nuk kalon dot nje projekt, qe eshte sigurisht per te miren tone, si mos te na le ne truri e te mos dalim ne protesten e thirrur nga 'rubla' vetem se nuk na del te shtyjme muajin neper familjet tona?!. Nerva jane dhe kur te lene rreshqet e shkel betimin " kurre me Sali Berishen". sorry, me kane lene nervat.

                    1. D
                      Dakord

                      Emigrant nese nuk mbyll dot muajin mos humb kohe me komente por shko te gjesh nje pune te dyte se po luten per punetore

                    2. S
                      Sfukalica

                      Goxhaj dil nga mullari

                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Berisha është i shqetësuar për prodhuesit e birës. Oligarkët janë zotuar për të mbuluar shpenzimet e protestës dhe ai për t'i mbështetur ata. "Luftë kundër oligarkëve" ! Protestuesit e Berishës janë "profesionist" ata paguhen për dhunën.

                        1. V
                          Vulëhumburit e opozitës

                          Rama e di ç'mutin ka bërë me qeverisjen, dhe nuk është budalla që ka frikë. Normale. Presioni që ushtrohet në popull është shumë i madh, nxjerrja me forcë nga banesat për projekte vjedhjesh publike, papunësia po ashtu, mungesa e meritokracisë, mungesa e strehimit po ashtu, shtrenjtësia e apartamenteve dhe qerave pavarësisht se ngrihen kulla gjithandej pastrimi parash, çmimet e produkteve në stratosferë, megavjedhjet me incenetatorët, etj etj. Frika e ruan vreshtin. Frikë pati edhe në 7korrik Rama, por nuk ndodhi asgjë. Edhe nesër pritet thjesht një protestë demostrim force në sasi numrash por asgjë tjetër, sepse Saliu dhe Meta janë të tmerruar nga presioni amerikan nëse bëjnë protesta të dhunshme. Meta ka frikë se mos e bëjnë NonGrata, kurse Saliu mos e shpallin si parti apo lëvizje destabilizuese. Por, nëse Saliu dhe Meta nuk tentojnë të shpëtojnë nga "laku" që i kanë vënë amerikanët bashkë me Sorosin, atëherë gjithshka do jetë zhgënjim total për opozitën, sepse protesta do katandiset si demostrim numrash kundrejt AliBashëve dhe gjykatës që shumicën medemek e ka foltorja dhe i takon vula. Nuk ka sens që një popull i dhunuar përditë, në lloj lloj formash, nga arroganca qeverisëse të reagojë në mënyrë paqësore. Se, ose janë popull defiçentash trushpëlarë në diktaturë, ose eunukësh të përdhunuar, ose janë pak të pakënaqur dhe dalin thjesht për ca kacidhe më shumë. Edhe emigrimi i shqiptarëve është nga pamundësia e jetesës normale për shkak të dhunës qeveritare, qoftë kjo dhunë fizike, psikologjike, politike, ekonomike, në strehim, papunësi etj. Një njeri nongrata në hall si Saliu nuk mund të organizojë protesta të lira me qëllime mirëqënie e revolte popullore. Njeriu në fillim plotëson nevojat e veta apo zgjidh problemet e veta pastaj shikon të tjerët. Edhe të dojë Berisha nuk bën dot ndryshe, sidomos në një shtet mafioz si Shqipëria.Kjo pengon opozitën sigurisht dhe protestat kthen në interesa personale. Ça thoshte Rama dikur në opozitë për Saliun, tani i ka bërë vetë shumëfish më keq. Deja vu historia e hajdutit që thotë kapni dhe rrëzoni hajdutin.

                          1. U
                            UNE

                            Meso, meso, si babai, mos u bej gomar. Meso, meso, mos u bej gomar, si babai.

                            1. Vjosa.al

                              Zoti Mero, bëju më serious dhe mos tall trapin me hallin që e ka zënë Shqipërinë. T'ju thuash shqiptarëve se kjo protesta e radhës e Berishës ka edhe ca anë të mira sepse për ta financiare këtë do të harxhojë ca lekë çuni hajdut i tij është njëlloj si t'i thuash një varfanjaku të cilin e kanë lajmëruar një tufë banditësh se do të vijnë tja djegin shtëpinë, mos u mërzit or t'i, se edhe ata banditët do harxhojnë e do shpenzohen për të paguar zuzarët zjarrëvënës si edhe benzinën me të cilën do i vënë flakën shtëpisë tënde. Mund t'ju kishte thënë shqiptarëve zoti Mero se, ja përsé, Amerika e ka shpallur Berishën Nongrada, se kjo protestë është një nga faktet publike evidente të minimit prej tij të demokracisë dhe sigurisë së vëndit si një axhendë e veprimtarisë armiqsore e kryeagjentit të Sërbisë në Shqipëri. Sepse po të ndjekësh zinxhirin e historisë së protestave dhe zjarrëvënjeve ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe ndaj rendit kushtetues të vëndit nga banditët e organizuar e të financuara prej Berishës

                              1. P
                                Pensionisti

                                I forte je Mero Baze bukur e ke pershkruar

                                1. E
                                  EdiRamaTallaVa (ERTV)

                                  Rremuje eshte mbare Shqiperia pa pritur fare kete te shtune - Ekonomia ne vdekje klinike, Financat ne Kolaps si pasoje e Borxhit Publik me katastrofen e 30 viteve, Cmimet qe vetem rriten perdite, "Paketa antikrize" e Rames e mbetur ne tentative, Marrezia e rritjes cmimit energjise mbi 800Kw konsum, Shpopullimi i vendit me rritme te larta (kerkesat per AZIL ne BE nuk i le askujt hapesire ta mohoje) Super-vjedhjet qindra milion Euro si kallepi i Inceneratoreve inekzistente, Gjithcka pra nje DESHTIM I PLOTE. Pra nje proteste e kesat te shtune nuk ka si ti shtoje kurrfare kesaj Rremije sepse per kete eshte kujdesur kjo qeveri velinash budallaqe e personalisht Sulltan Edrogani ne krye te tyre.

                                  1. T
                                    Trotski

                                    Te dy mamuthet e Korrupsionit Sali Kerma -Krimineli dhe dhe Like Hajdut-Spiuni do te pesojne Skifon e Rradhes. Ne fund te Protestes do ti hane MUNE ED RAMES.

                                    1. l
                                      librazhdjoti Ball-ist

                                      Megjithese ka 9 vite qe Mamuthet e korrupsionit, jane larguar nga pushteti, Korrupsioni "cuditerisht" keto vite ka njohur lulezim e harlisje te pa pare nen kujdesin personal te Edi Rames. (duhet koka-rrase e Taulant Balleckes per ta mohuar kete)

                                      1. v
                                        valon

                                        Kjo eshte proteste per te mbrojtur nje non grata dhe hajdutin e floririt, sigurisht qe do te kete gomere dhe shpellare, anti Amerikane dhe anti BE derra dhe dosa te gjithe non grata. SALI ENVER JEMI GATI KURDOHER....

                                        1. C
                                          Cobani I topelenes

                                          Ymer abazaj cobani I dhive eshte bebelina e koqeve te rames qe e mbron mo's ti marre shurra dhe muti shalet. Te koqet e mban rama pastaj e flak ne plera

                                          1. B
                                            Bardhyli nga Kosova

                                            Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                            Lini një Përgjigje