Precedenti Grida Duma dhe “regjimi” i Edi Ramës. 

10 Nëntor 2022, 19:26Editorial Mero Baze

Pak më shumë se dhjetë vite më parë, kur fillova të drejtoj një emision të përditshëm politik në Vizion Plus, e vetmja gjë që nuk ndryshoi nga dita e parë e emisionit, deri sa Berisha detyroi pronarët me dhunë financiare ta mbyllin, ishte fakti që Partia Demokratike dhe qeveria e Sali Berishës ndaloi çdo njeri të saj, qoftë deputet, politikan, madje dhe roje godine, të vinte në emision. Arsyetimi ishte se unë isha gazetar kritik me Berishën.

Prej vitit 1990, nuk kam punuar në ndonjë punë shteti, kam qenë gjithë jetën gazetar me qëndrime të qarta, por në punën time.

Mjaftonte që unë isha në atë kohë kritik me Sali Berishën, që jo vetëm të urdhëronte bojkot, duke frikësuar çdokënd që kishte dilema të vinte apo jo, por dhe të përdorte marioneta si Agim Nesho, për shantazh ndaj pronarëve të televizionit, herë duke i joshur me përralla financiare, e herë duke i shantazhuar me gjoba, derisa u detyruan të mbyllin emisionin. Dhe natyrisht mirë që e mbyllën, se s'do shkatërronin biznesin për tekat e Sali Berishës.Madje prej atëhere atyre pronarëve u ka ngel traumë frika nga Berisha dhe tani e ftojnë në televizion sikur bëjnë autokritikë. 

Çdo gazetar tjetër në treg detyrohej t’i bënte një koncesion përmes pronarëve të TV, apo vet Sali Berishës, që ai t’i pranonte, t’u shkonte në emision apo të lejonte të tjerë të shkonin. Ky është standardi i lirisë së shtypit të tij, në “dhëndërinë” e tij të dytë.

Tani vijmë tek “regjimi” i Edi Ramës.

Kemi 8 njerëz të afërt të Sali Berishës, zëdhënës zyrtarë të tij, njerëz të administratës dhe familjes së tij, që drejtojnë emisione televizive në disa televizione kombëtare, përfshi dhe atë publik.

Janë katër zëdhënës zyrtarë të tij, një tjetër anëtar Këshilli Kombëtar që drejton emision me shaka, një kandidate për deputete, nusja e djalit dhe së fundmi Grida Duma, që drejtojnë emisione televizive.

Tre prej tyre në Top Channel, televizionin që ai e masakroi me gjoba dhe pronarin që nuk e linte të qetë as ditën që vdiq, duke terrorizuar gjithë dynjanë për të treguar se me kë vdiq në makinë. Gati gati dukej sikur ai kishte vrarë një vajzë dhe ishte fshehur diku, e jo sikur po përcillej në varr.

Një prej zëdhënëseve të PD drejton emision në RTSH dhe është e qetë fatmirësisht në atë vend pune, sa edhe sikur PD ta kishte pushtetin, nuk do diskutonte për tema aq të hollësishme të PD, si p.sh “Si po shkon puna në sektorin e organizimit” apo “Si i kemi punët me “bashkimin”.

Të tjerët po ashtu mbushin studiot televizive si drejtues emisionesh. Nuk po flas këtu pastaj për gjithfarë gaztorësh apo zyrtarësh të PD, që janë prezent nëpër ekrane.

Nuk kam asgjë kundër tyre. Sidomos kundër këtyre që drejtojnë emisione, pasi punë bëjnë.

Por nëse do të krahasosh standardin e lirisë së shtypit mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, mjafton vetëm ky fakt. Mjafton të krahasosh se si Sali Berisha kishte vetëm një emision kritik kundër tij të përditshëm dhe jo vetëm që ushtroi terror psikologjik dhe politik mbi njerëzit e vet që të mos shkonin në emision, por derisa e mbylli nuk gjente dot rehat. Dhe falë atij shërbimi, sot e ka aleat Agim Neshon. 

Ndërkohë “regjimi” i Edi Ramës jo vetëm që i punëson zëdhënësit e tij, por i shkon secilit derë më derë edhe vet, madje dhe tek televizioni i Shkëlzenit, për t’i respektuar. Nuk di a do t’i shkojë dhe Gridës, por me siguri nëse ajo heq dorë nga të qenit “Nora e Kelmendit” mund të shkojë pa frikë, se nuk e vret. Ne fund te fundit nuk është ky pashai, por ai që i lexonte Eseninin

Mjafton të krahasosh urrejtjen e tij çnjerëzore ndaj Dritan Hoxhës ditën e vdekjes dhe faktin që nusja e djalit të Berishës, e cila njihet vetëm si shitëse brekësh të shtrenjta, shfaqet në ekranin e ndërtuar nga Dritan Hoxha, kupton se si ndahen dy botë në shoqërinë shqiptare.

Një lugat i ndyrë që zhvarros dhe të vdekurit nga urrejtja dhe një gjeneratë tjetër që i punëson atij dhe nusen e djalit dhe gjithë hordhinë e tij mediatike.

Po kaq problem ka qenë dhe debati publik në kohën e tij. Mbaj mend në vjeshtë të vitit 2010, studentët e gazetarisë më ftuan për një leksion të hapur. Ishin një bërthamë studentësh që donin të debatonin. Dhe unë e mora lehtë.

Kur shkova tek Fakulteti, në mbasdite, dera ishte kyçur. Artan Fuga, shefi i katedres, “intelektuali mendjehapur”, siç e mbajnë, kishte kyçur derën si “Kujdestari” i filmit të famshëm të realizmit socialist.

Pastaj disa studentë rebelë thyen derën dhe hapën një auditor, i cili u tejmbush jo aq nga xhevahiret që do dëgjonin, por nga budallallëku i atyre që kyçnin dyert dhe sot hapen “bythësh” si intelektualë që duhet t’u dëgjohet fjala.

Unë nuk ja mbyll kurrë gazetën për çdo budallallëk që thotë e shkruan, thjesht për të treguar se me kë kemi të bëjmë si “intelektual”.

Pas kësaj mund të ankoheni të gjithë për lirinë e medias në Shqipëri, por jo bashkëpunëtorët e Berishës. Ata janë të gjithë të punësuar dhe të gjithë të respektuar nga qeveria.

Nëse kanë problem me siguracionet dhe rrogat, dhe për ato mund të ankohen tek Edi Rama. As Berisha nuk i ka respektuar sa ai. Por pas kësaj, të paktën mos flisni për shtyp të varur e të pavarur në vend, pasi këtu puna e gazetarit është njehësuar me punonjësit e shtypit të Sali Berishës. 

32 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    tani qe dhe Top Chanel eshte kthyer ne fotokopjen e Syrit te Cim Pekes, qe te plotesohet panorama duhet qe te shtunave ne darke te punesoj Alfred Lelen per te lexuar poezi kushtuar SB dhe IM, te henave te punesoj Edi Paloken per te drejtuar emisionin sportiv dhe te premteve te filloj reality show "Big PD" te cilin duhet ta drejtoj Mona Ilirit

    1. N
      Nul Moka

      Dëgjo ktu ti, të jesh i bindur ti, se unë ta baj ftyrën ma zi se kpuca...!

        1. U
          Ushtria rrumpalle e Saliut

          Ha ha ha ha, Nul Moka - je i madh. Me një fjali ke pershkruar ideologjine e PD - rrugaçerinë dhe rrumpallehanen. Respekte.

        2. Q
          Qytetari Tiranes

          Lol ????????????

          1. D
            Dakord

            Franz hahahahahaha o me lot hahahahahaha

          2. A
            Analisti

            Je gazetar i zoti Meeo Baze. Njeri i lirë që përcjell opinione të ndryshme në gazetën tënde dhe gjithmone konsekuent në qëndrimet e tua. Jeni shembull për gjithë shtypin e lirë në vënd.

            1. P
              Populli

              Super! Ke lene pa shtuar se, hapesira mediatike qe i eshte dhene Andi Bushatit - perfaqesues i Bllokut dmth. i Berishes, eshte per ta promovuar si model tek "Reporters Sans Frontières".

              1. T
                Taulant

                Manipumi i opinionit publik prej medias sot eshte shume i rafinuar dhe Rama

                1. L
                  L.Xh.

                  Thërret hajduti, kapeni hajdutin. Mos duhet thënë e kunderta që, TË GJITHA MEDIAT, JANË KOORRUPTUAR NGA SALI BERISHA DHE ILIR META dhe Qeveria është në boshllëk mediatik, duke llogaritur edhe TVSH-në. Por për këtë, fajin dhe përgjegjësinë, e ka direkt dhe vetëm Edi Rama, mbasi ka toleruar edhe të pa tolerueshmen, gjë që mund ti hanë kokën.

                  1. T
                    Taulant

                    Ne cfare boshlleku debil ? Veliaj me videot e daljeve te tij eshte i abonuar ne shumicen e TV-kombetare. Rama i ka peshkuar duke perdorur reklamat e shtetit plus koncensionet.

                  2. J
                    Je gazetare e jo gazekare i nderuar Baze

                    Une Saliun e krahasoje me ujkun e Cerrikut me ujkun e Fierit dhe nuk e them apo e shkruaj per humore por me serriozitetin me te madhe. Krahasimi midis Edi Rames dhe Sali Berrishes eshte i gabuar pa dashur keni ofenduar intelegjencen Edi Rama i lindur ne Tirane nga nje familje kulturuar e Sali Berrisha nje cope katundar pinjolle i nje familje injorantesh lindur e ritur ne nje fshate te humbur te Tropojes .Linde pyetja po keta qe e ndjekin ehhhh po pylle pa derra nuk ka .Ndersa per ju i nderuar Baze jeni gazetar profesionist i apasionuar mbas te vertetes dhe ju uroje suksese

                    1. S
                      Shaqo

                      Dakort o Mero, qe u le hapesire atyre tipave, por tani u ka dale boja dhe na jane neveritur, s'duam t'u shofim me surratin ne Tema. Po doli ndonje i ri, ia vlen te merresh, se me keta harxhon kot bojen dhe letren.

                      1. C
                        Coli

                        Super Mero Baze Te lumte

                        1. N
                          Nga Perëndimi

                          Të Lumtë Mero Baze. Më qartë e direkt nuk ka më, ku del në pah se në Shqipëri 99,9% e Mediave është filo Berisha dhe filo Meta/j, pra; e NDYRË, KËRCËNUESE, GJOBVËNËSE, SHPIFËSE, PËRÇARËSE, MAFIOZE. Mjerë SHQIPËRIA me malokërinë Berisha e Meta/j kudo, që ka kapur gjithçka dhe po e torturon çdo brez me metodat e kohës së Komunizmit, por të fshehur nën emrin Demokraci. DEMOKRACINË NUK E BËJNË PROVINCIALËT, POR VETËM QYTETARËT DHE PASARDHËSIT E TYRE. (Angleze)

                          1. N
                            Nari

                            I ke rene pikes Mero djali.Koha e Berishes dje dhe Rama sot jane dy bote diametralisht te kunderta.Po jap nje shembull.Me 21 janar vrau ne mes te bulevardit kater njerez me duar ne xhepa dhe plagosi me plumba 11 te tjere.Kete krim makaber e justifikoi dhe vazhdon ta justifikoje me rregulloren e bulevardit,megjithese te gjithe ishin jashte rrethimit te kryeministrise.Keto dite deklaron se do hyjne brenda kryeministrise dhe Rama te gjeje vrime ku te futet.Pra kur eshte ky ne pushtet mund te vritesh edhe ne bulevard,ndersa kur eshte kundershtari i tij,ky ka te drejten me taboret e banditeve te drejtuar nga Mul Noka dhe Edi Paloqja ta pushtojne godinen. !!

                            1. T
                              Taulant

                              Ata donin te digjnin kryeministrin. I kishte mbledhur Rama per te protestuar kunder videos se Metes qe u kap duke vjedhur. Cfare beri bastardi Rama 2 vjet me mbas ? E beri Meten President. Rama eshte poshtersia vet ne token Shqiptare. Eshte i paguar nga Serbet per te shpopulluar Shqiperin.

                              1. U
                                Ushtria rrumpalle e Saliut

                                Taulant Palla - po pallë do rrish gjithë jetën o burrë i dheut. Po boll o idiotet e Saliut, se po e mbani me zor Ramen kryeminister, edhe kur populli do qe ta heqë sepse është lodhur me të. Boll, o kunguj, sepse ju i bëni nder Rames me idiotesite qe flisni. Hiqni kufomën Sali nga PD, se qelbi dynjane, hiqni ata debila qe ka prure Sali Komunisti ne PD, lerini rruge intelektuale e të vërtetë të djathte të marrin drejtimin ne PD, dhe Rama del direkt ne pension. Ikën. Me vota. Por ju nuk e bëni dot. E kush i humbi trutë që t'i gjeni ju? Ju vini ketu dhe bëni qyfyre kur nuk just kemi ngene. Por ti nuk je vetem. Ngushellohu. Ka edhe me keq se ty. Eshte nje ketu or byrazer, nje fare Bardhyl nga Kosova. O nëne, o nëne, o nëne, do thoshte si Jovan Bregu i shkretë, ndjese paste. Ti mor Taulant edhe ke ke shpetim. Por ai? Ai? Pu pu pu pu pu pu pu. Ai ka kohë qe nuk ka tru, dhe është jashtezakonisht i kenaqur me mungesen e tij. Hallall.

                            2. R
                              Rorirota

                              Nuk shtoj asgjë, e vërteta e ka emrin Mero Baze. Sidomos kur lexon për atë ”intelektualin”, të vjen për të vjellë. Të lumtë për mesazhet që përcjell. Kështu i çirret maska me demek gazetarucëve.

                              1. G
                                GD

                                Hahahahahaha grigja suma

                                1. q
                                  qifja

                                  Z Mero , ben mire qe u jep hapesire ketyre lloj mediatiksash qe I sherbejne saliut .Ne tallim [email protected] me keta tipa , ndersa besimin dhe voten e kemi per PS dhe Ramen.

                                  1. B
                                    Bardhyli nga Kosova

                                    Për ata që duan të analizojnë me gjakftohtësi. Para një jave, në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme. Vuçiç nuk mori pjesë. Bërnabiç as që e përshëndeti Kurtin. Nervozizmi ishte i dukshëm. Një projekt si "Ballkani i Hapur" me interes puro sllav, vdiq. Sot, Kurti qëndron në Francë. Në shtetin që udhëhiqet nga një president që në mes të Beogradit thoshte në gjuhën serbe "Francuska vam voli, kao sto ste vi voleli nju" (Franca ju don, ashtu siç e keni dashur ju atë). Ky shtet jo shumë kohë më parë na kushtëzoi liberalizimin e vizave, me një arsye koti. Kryeministri Kurti ka shkuar vet i gjashti, me planin "franko-gjerman" dhe propozimet e tij. I gatshëm për marrëveshje, në terren të përshtatshëm për kundërshtarin, dhe me ekip që mund ta fascilitojë çdo gjë. Topin e ka gjuajtur tek Vuçiçi i cili në Samitin e Paqes në Francë do të zgjedh ose të ulet të bisedojë, ose do t'i bie maska dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk është i interesuar për marrëveshje. Albin Kurti me këto veprime po dëshmohet lojtar i madh. Dhe, s'di pse e kam një ndjenjë se në këtë strategji i ka ndihmuar edhe një shtet që është mik i madh i yni. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                    1. e
                                      edvini fiton

                                      Zotri Bardhyl dylberi prej kosove.Albini dhe krejt politikanet shqiptare te Shqiperise dhe Dardanise duhet te zbatoje keshillat e miqve me te medhenj te kombit shqiptar SHBA,te cilet e cliruan Kosoven ne bashkepunim me UCK.Nese nuk degjon keshillat e SHBA atehere tregon se je spiun I sllaveve ruse dhe serbe , lepin bythen e sllaveve dhe financohesh prej tyre.Te vetmit politikane qe kane pershtatur plotesisht politikat me SHBA jane Edi Rama,Hashim Thaci dhe Lul Basha kur perjashtoi nga shqupi spiunin serbo rus sali fazlliqin.Edi kryeminister deri me 2029,PS fiton mbi 56 bashki.

                                      1. P
                                        Per inat te sime vjerre

                                        Bardhyl je koqe , po koqe idjallezuar ,nuk ta ha hakun ...vetem me urrejtjen dhe mallkimin per popullin ne te cilin ben pjese te nxjerr me bythe zbuluar "aresyetimin" , " civilizimin" dhe " llogjiken " e atyre qe thua . Ne kete panorame politike ,na thuaj ti pak per ke duhet te votoje populli shqiptar ????? ..kthe pergjigje....populli nuk gabon kurre, populli ka nje aresye qe voton Edi Ramen, perpiqu ta kuptosh . Me gjithe gabimet apo fajet qe mund te kete Rama...me anen tjeter politike aktuale, ai vend shkon ne gremine , dhe populli e ka pare kete ne te kaluaren....kur te shohim grupime me te vertete te reja ,atehere flasim.....sa per artikullin , Mero Baze je numuri nje ......

                                      2. Q
                                        Qytetari

                                        Mero Baze prape ne "dellin" e vet! Super Mero! Edhe njehere me "bisturi ironie" siç ti e di ta perdoresh!

                                        1. I
                                          Ina

                                          Jam nje njeri i thjeshte , por duke lexuar gazeten tuaj , ju vleresoje shume si gazetar ne vertetesine e thenjeve te Tuat .Gazeta Tema me pelqen , si i thot gjerat ashtu sic jane . Tani te hyj ne teme , ju bet krahasim midis dy PD e PS , ose me shqip po te krahasosh Salin me Edi Ramen , nuk mund te behen krahasime eshte si nata me diten . Edi eshte njeri shume me kulture , i zgjuar , vizionar , njeri i perkushtuar ne pune, atdhetar , dhe zemergjere ...kurse Saliu obobo mjer Shqiperia qe ka ,eshte mashtrues, te bardhen e ben te zeze ..

                                          1. t
                                            timo

                                            Zoti Mero keni bërë gabim që e këni botuar këtë shkrim pa marë aprovimin e shokut Adi Krasta e shoqes Sonila Meço... këtyre dy kollosëve të gazetarisë shqipëtare!!!

                                            1. E
                                              ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit

                                              Per Merobazerine e strehuar ne kotecin-Rama - Regjimi i Rames (pa thonjza fare) ka sjelle ne Shqiperi : 1 Ne planin POLITIK - Deputete e Kryetar Bashkishe me Precedent Penal, sa u detyrua te pranoje Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit (!) per ti hequr nga andej. Ne planin EKOMONIK - Borxhin Publik me katastrofikun e 30 viteve dhe varferimin e shqiptareve duke zhdukur ate qe quhet Shtresa e Mesme e duke lene dy - nje grusht Ultra milionere e gjithe tjeret ne varferi. Ne planin SOCIAL - Solli serish epoken e Fuksave 1200 lekshave te Enverit tashme me emer Patronazhiste. Ne planin NDERKOMBETAR - Solli nje Kryeminister qe rri si Tore mes shaleve te A. Vucic. Ne planin SHOQEROR - Dekonspirimin e te dhenave personale te mbi 1 milion shqiptareve dhe zbrazjen e Shqiperise nga shqiptaret qe mbajne vendin e pare ne BE per kerkesa per AZIL, qe natyrisht o Mero Baze, nuk ka asnje lidhje me Emigracionin Ekonomik sic derdellit Megafoni Fuga i Kotecit Rama.

                                              1. T
                                                Trotski

                                                E Ke qare Z.Mero.Po kam nje kerkese .Ate Bardhylin nga Kosova hiqe nga defteri se na gric prapanicen.

                                                1. S
                                                  Sok

                                                  Qeni është kafshe besnik. Gjithmonë leh atje ku han.

                                                  1. Z
                                                    Zani Burimi

                                                    Mero djali, e kemi pritur shume gjate nje shkrim per problemin e Medias se lire ne Shqiperi: na e ccane koken nje grup i madh te org. nderkombetare se "qeveria i ka mbylle mediat ne Shqiperi". Tani duhet ta lexojne qartazi se cilet i kane ne sherbim gazetat radiot e TV anekend vendit. Ky Rama ka nje defekt se nuk i vlereson mediat qe vetem dina ta shajne, madje Sala ka vene dhe ne TVSH njerzit e vet. Mire e ben Sala, sepse e di se sa vlen ccdo media dhe ccdo person qe e mbeshtet (natyrisht edhe para iu jep, se mos i ka paret e veta, neve na i ka grabitur). Ama kemi nje sugjerim: - Mos i futni disa mizangrenes te Tema!

                                                    1. N
                                                      N.VJOSA

                                                      Ashiqare:....Saliu e largoi Grida Sumen si deputete dhe e punesoi te Topi SE ATJE I BEN ME SHUME PUNË... Medet, medet Sali o Qahmet Kush te mbron o Lanet?!... Se ke mbi 30 vjet Që vret edhe pret!... Medet, medet...!

                                                      Lini një Përgjigje