Këtë turp nuk e kemi më prej Sali Berishës 

15 Nëntor 2022, 19:12Editorial Mero Baze

Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, po përballen përditë me një fjalor rrugaçi nga Sali Berisha, duke i akuzuar si të korruptuar, të lidhur me mafien dhe akuza të tjera, duke bërë aludime deri seksuale. Gjuha e përdorur ndaj tyre, bullizmi dhe sidomos gjuha kërcënuese e tij ndaj dy përfaqësuesve të dy shteteve më të rëndësishme si aleatë strategjik të Shqipërisë, është e paprecedentë, pasi ka kohë që po kthehet në një fushatë.

Arsyeja është se dy vendet që ata përfaqësojnë, SHBA dhe Britania e Madhe, e kanë shpallur Sali Berishën “non grata” familjarisht për akuza të qarta që lidhen me korrupsionin madhor, kur ka qenë në pushtet familjarisht, për minim të demokracisë, për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për lidhje me biznese kriminale që ai përdor për përftime politike.

Edhe pse të dy diplomatët e kanë injoruar fushatën kërcënuese të Berishës, ai tani nuk është më problem për dy diplomatë, por është problem për imazhin e shtetit shqiptar. As Haxhi Qamili në vitin 1914, nuk i kërcënonte kështu përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, me këtë gjuhë, kur ende nuk ishte bërë plotësisht shtet. 

Në këtë rast dinjiteti i shtetit shqiptar po nëpërkëmbet nga një plak i mbushur me urrejtje për fundin e turpshëm të tij dhe familjes së tij, si një familje hajdutësh, me lidhje kriminale në Shqipëri. 

Për të gjithë ata që thonë se duhen fakte për akuzat ndaj Berishës, le të mos gërmojnë në të shkuarën e tij, por në qëndrimet e kësaj jave.

Është akuzuar se ai dhe familja e tij kanë shantazhuar drejtësinë për interesa të tyre. Do të mjaftonin deklaratat e tij me kërcime “për jetë a vdekje” ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, që duhet të japin vendim për trashëgiminë ligjore të Partisë Demokratike, për të vërtetuar gjithë çka bërë tridhjetë vjet kundër drejtësisë. Dhe drejtësia në këtë rast duhet të veprojë pa hezitim.

Është e pafalshme që Prokuroria në Shqipëri shikon, dëgjon dhe trembet nga një njeri i degraduar dhe i pashpresë, duke kërcënuar gjyqtarët që të mos japin vendime që mund të cenojnë atë. Nuk di se çfarë duhet të presë më shumë SPAK për të mbrojtur së paku dinjitetin e drejtësisë, kur dëgjon deklaratat e tij kundër gjyqtarëve, fyerjet degraduese kundër ambasadorëve dhe shpifjet për “korrupsionin e tyre”.

Kanë gati dy vjet që justifikohen se na duhen fakte për Berishën për ato akuza dhe ai ua sjell vetë përditë, pa i hyrë gjemb në këmbë.

Madje shkon dhe më tej, që do bëjë akte destabiliteti ditën kur në Tiranë do të mblidhet Samiti i Bashkimit Evropian, a thua se Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, e kanë fatin e tyre në dorë të tij.

Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij dhe nga biznese të lidhura me të. Asnjë hetim.

Më keq akoma, Televizioni Publik Shqiptar, merr dhe në intervistë një pjesëtare tjetër të familjes “non grata”, Liri Berishën, e cila edhe pse ka televizionin e djalit të vet, zgjedh atë publik, për ta bërë pis deri në fund shtetin shqiptar, si aleat të “nongratave”.

Është akuzuar si minues i demokracisë dhe është duke demonstruar përditë se po shkatërron çdo rregull loje dhe çdo statut të PD, për ta uzurpuar atë duke përdorur dhe mitingjet, dhe sheshet publike, si mjet uzurpimi.

Dhe vazhdon pastaj retorikën e tij kundër Perëndimit, vazhdon bullizmin ndaj dy ambasadorëve më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, vazhdon kërcënimin ndaj Bashkimit Evropian se do destabilizojë Shqipërinë nëse nuk i japin pushtetin, e broçkulla të tjera.

Ai nuk ka se çfarë të bëjë më shumë për t’u provuar akuzat e SHBA dhe Britanisë së Madhe, se sa kaq. Nuk ka se çfarë bën më shumë për të justifikuar gjithçka që i ka sanksionuar SHBA dhe Britania e Madhe. 

Tani SHBA, Britania e Madhe dhe krejt vendet e Bashkimit Evropian, nuk kanë arsye të mërziten më me Sali Berishën, se me atë kanë mbaruar punë. Ato kanë arsye të mërziten me shtetin shqiptar, me drejtësinë dhe mbi të gjitha, me përuljen para një batakçiu të pashpresë, që edhe pse nuk ngre dot brekët e veta, kërkon të poshtërojë Shqipërinë, duke i njehësuar qëndrimet e tij të pakundërshtuara ligjërisht, si qëndrime të shqiptarëve ndaj Perëndimit. Dhe këtë turp nuk e kemi më prej Sali Berishës, por prej drejtësisë sonë.

50 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Eshte e vertete qe kete turp nuk e kemi nga Saliu por nga drejtesia e vendit ton. Eshte e turpshme per te gjithe ne shqipetaret qe po degjojme mbroçkullat e nje plaku te lajthitur. Sali Berisha, presionin qe u bene njerzeve te drejtesise eshte fallso,eshte sa per sy e faqe,por ne fakt Saliu e ka blere drejtesin dhe eshte ne te njejtat pozita si me Adriatik Llallen qe e kishte nen kembet e tija. Per kete bravo i qoft qe po del me i forte se Amerika dhe Europa.

    1. b
      ben.

      Kot me pyet, si mund te njohi gjykata dhe edi rama , alibeajn kryetar te pd kur saliu grumbullon me 1 fjale 40.000 njerez ne shesh??? Ti mero e kupton shume mire , se nese gjykata jep vendim per alibeajn ne shesh nuk do dalin 40.000 ,po 100.000 njerez.( sa njerez mund te nxjeri alibasha ne rast se gjykata njeh saliun?) Shkurt pd njeh per kryetar te zgjedhur Saliun. Nese me ndihmen e Sorosit per te nxjere saliun nga politika lulka me edin i bene hesapet gabim dhe ne vend qe ta hiqnin e kthyen kryetar te pd, me 1 vendim te gabuar te gjykates saliun e kthejne kryeminister. E dyta mero. Ne shqiperi ka ca vjet qe eshte hequr neni i agjitacion propagandes se enver hoxhes dhe nuk mund te denohet njeri se shan ambasadorin amerikan, rus ,kinez ,anglez apo ate te bangladeshit. Pervec ndonje delenxhiu rilindas per veshet e te tjereve , ideja se SAPK duhet te fusi ne burg sali berishen qe tallet me kimeten , tingellon qesharake o mero, po qesharake qe te dhjet se qeshuri.

      1. E
        Emiljano

        Beno te rujt zoti vlla

        1. O
          Odi

          O Ben (ne se je vertet ben apo....) Pse i kerkon llogari me pika,z.Baze?Ai e njeh shume mire,se kush esbte Saliu,sepse e ka provuar ne kurriz dhunen e pushtetit te tij. Tani,a ka prokuror te pergjithshem ky vend?A duhet ai te filloj menjehere procedim per kercenim direkt te Shtetit.E njeh ti kush eshte,se une asnjehere se kam pare?

          1. L
            Lomi pri Baldushku

            Ben, zotnija jote i paske pasë sytë m'bythë kur ke pa protestën e Salës. Nigjo, une jom katnar pri Baldushku por i kom bo nja 8 kasë shkollë, ne di me i bo disa hesape se kom mësu gjeometri. Katërkonshi i pratestës m'bulevard nuk kishte mo shumë se 10 000 vetë, ne, gjymsa e tyne gallxojshin barcaleta të mledh napër groupe. Sa për Salën ai, ska fuqi me pjerdh jo me mledh 40 000 vetë. Hajt suksese m' jetë zotnija jote, t'fala pri Lomit m'baldushk ne, byth forta. PS. Thuj Salës o Ben se do byth të forta kjo punë.

            1. b
              beni,qe ecen me kembet e saliut

              Mero! Nuk e ka fajin kjo kone e rrahur heret,ish hetusi i komunizmit kraja,qe pjerdh gjak nga saliu,por e kane fajin ata qe kane zgjedhur ate: Dhe pikerisht,ketu ka dore min drejtesise Ulsi Manja,ky kale troje verior i futur,ne oborrin e drejtesise shqiptare,qe vec perzgjedhjes se krajes,vazhdon te beje sehir kasaphanen e vendimeve gjyqesore,qe jane dhe me kriminale se me pare. Kemi nje qeveri te vetparalizuar,ku Saliu ashtu si me pare ben cfare te doje ai,me banden e gjyqesorit.

            2. J
              Jane shume

              Shume Turqe shqip foles, me shekuj me rradhe e kane mbuluare Shqiprine me Turpe dhe tradhtie. Hamza Kastrijotit,Haxhi Qamili, Isat Pashe Toptani, Enver Hoxha, Sali Berisha, ilir Meta dhe tani se fundi ky hajduti i Turqise dhe Erdoganit Ed Rama. Jane shume jo veq Sali Berisha.

            3. L
              L.Xh.

              Shumë e vërtetë është kjo që thoni ju inderuar zoti Baze. Por, qeveria shqiptare, me Ramën në krye, e kanë vërtet jashtë juridiksioni drejtësinë, e për në tepër SPAK-un, që drejtohet nga “benjamini” i Ilir Metaj dhe Sali Berishes. Prandaj Sali Berisha, dhe Ilir Metaj, kanë FORCUAR ZËRIN akoma edhe më shumë këto kohë, mbasi PARANDJEJNË ndonjë RREZIK nga JASHTË, mbasi nga BRENDA, i ka IMUNIZUAR skuthi i përlyer deri në fyt nga korupsioni, Arben Kraja. Nderkohë, i gjithë sistemi i dtejtësisë, qysh se filloi REFORMA NË DREJTËSI, kaloi në vartesi të US ambsadë dhe asajë tl BE.-së. Qeveria këtu është jashtë loje. Këtu duhet të fajesohet direkt Juri Kim, mbasi ajo dirigjon këto procese dhe emërimet në drejtësi.

              1. 1
                1

                Per fyerjet ndaj ambasadoreve dhe kercenimet ndaj gjyqtareve nuk ka faj Saliu.Ai ne tere karjeren e tij politike ka bulizuar dhe kercenuar dhe gjemb si ka hyre.Ai bulizon ata te SPAK-ut ku u thot kapsi i partis dhe ata futen ne citjanet e xhixhos nga frika.Turp tu vij njerez pa gjak,pa fytyre,pa personalitet.Po nuk paska nje bir nene qe ta mare dhe pyese per keto fyerje?Nuk eshte trim po ben trimin se e shef me csureter ka te beje

                1. L
                  Leki

                  E drejte , por gjygjtaret dhe prokuroret e kane mendjen vetem per te vjedhur, asnje vendim pa lek!

                  1. Z
                    Zgjohu

                    Ore a jetoni ne kte bote ju apo vazhdoni ne delirin e propagandes si ne kohen e komunizmit? Meroja thote ato qe duhet per te marre supen e rradhes po ju ? Po si ka mundesi qe ju duket kaq çudi qe Ambasadoret qofte edhe ai britanik te kene bere edhe “mekate seksuale”. Ju kujtohet besoj njefare Vllahutini , ambasadore e be -se. Shembull me i mire i favoreve seksuale. Se zoti na ruajte favore Financiare as qe diskutohet. Po ju vazhdoni me idealizimin e “ te jashtmeve “ se ku bejne ksi gjerash “ te jashtmit” siç behen ketu!!!!!!

                  2. U
                    USA

                    I KE RENE PIKES TAMAM O MERO BAZE O YLL I GAZETARISE. POR ME CILEN FLET AJO ESHTE DREJTESIA E SALI BERISHES DHE ILIR METES , CFARE KERKON TI ME GJATE ATA JANE TE ZGJEDGUR DHE MAJMUR PREJ TYRE, PSE LODHESH DHE SHKRUAN ME ATA BATAKCINJ TE PASKRUPULLT . KUSH DO TA GJUKOJE VITORE TUSHA E ILIT METE , APO SPAKU QE JUTTIFIKOPHET MME SOT DHE NESER KETA KRIMINELE E KANE JETGJATESI PREJ GJYKATAVE DHE SPAKUT , DHE NUK KANE PER TU NDESHKUARE KURRE PREJ ATYRE GJYKATAVE TE KURRUPTUARA GJER NE PALCE , RRI URTE O MERO SE PO TE ZHDUKIN SI SHUME INTELEKTUALE TE TJERE , JU JENI ZERI I SE VERTETES RESPEKTE TE PAFUND PER JU O GJENIU I GAZETARISE , USA

                    1. Z
                      ZHEJI KOKE PA LARI

                      E sakte cfare ju i nderuar Mero shkruani por ne nje vende ku démocracia nuk ka penetruar akoma dhe fjala nuk njeh kufi tejkalone gjithcka kalone ne absurditet cfare nuk degjon Lubonja kerkone dhune Bushati i pakenaqur nga mungesa e dhunes shteti heshte a ka ligje per ata qe nxisin dhune ? DSK ish ministri financave française I ftuar ne nje interviste ne radio mbas lirimit nga burgu ne amerike ku animatori e tejkaloi me nje fraze DSK i thote : limiti midis fjales se lire dhe poshtersise eshte shume afer ndaj kujdes. Ndersa Jean-mari le Pen i ftuar ne nje studio vetem per nje fraze ku hodhi dyshime per egzistencen e dhomave te gazit ne kampet e nazizmit u bojkotua nga e gjithe media radio tv française deri sa kerkoje falje ndersa sto qe krimineli Berrisha thote jane te pa suportueshme kalojne çdo limit njerzor ndaje qeveria ose te nderhyje duke encadrer mediat ose te japi dorheqje pasi nje njeri i tille i zhytur ne krime jo vetem qe nuk denohet por ....jo sinqerisht nuk jeni si popull gati as per demokraci e as per europe .Edi Rama ta leri humorin dhe lojrat e fjales por te vendosi rregull

                      1. L
                        Lushi

                        Se aty ku ka “PENETRUAR DEMOKRACIA “ mezallah qe ka ksi problemesh , as korrupsion as favore seksuale , as , as … . Bahhh .

                      2. s
                        spakdhjeri

                        spaku dhjet nga birisha, sks si shpjegohet ndryshe

                        1. Vjosa

                          Shumë e drejte analiza juaj si gjithmon Z.Mero po ai Dhalla Nr.2 po fle gjume mbi dosjet eSaliut dhe ilirit. Dhe pse faktet i ka mbi tavolin e ngre zerin vetem të kerkoj leke nga shteti se jane të pangopur me vila e pasuri pa fund.

                          1. 1
                            19

                            Wooooooo super super shkrim .

                            1. T
                              Tironsi

                              Keta shurraqet e SPAK duhet te shkarkohen menjehere dhe shefi i tyre Arben Kraja duhet te arrestohet si bashkepuntore me Sali kriminelin e spiunin Ilir Floriri

                              1. B
                                Besnik

                                Brilant! Asnje koment tjeter!

                                1. N
                                  Neutralizim metastazave berishjane

                                  Arben kraja te rraset ne Burg per shperdorim detyre.

                                  1. B
                                    Bardhyli nga Kosova

                                    Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila njohu zyrtarisht “Epirin e Veriut” si rajon vetë-qeverisës autonom nën sovranitetin e principatës shqiptare. Ky protokoll i dha grekëve (dhe shqiptarëve që deklaroheshin si grekë) të Korçës dhe Gjirokastrës, një autonomi fetare, arsimore, kulturore dhe politike, brenda kufijve të shtetit shqiptar. Kjo erdhi për shkak të lëvizjes së armatosur voriepirote, e cila në prapaskenë mbështetej nga Greqia dhe, presionit të faktorit ndërkombëtar për të gjetur gjuhën e përbashkët. Për këto dy arsye, autoritetet shqiptare (qeveria e Turhan Pashë Përmetit dhe Princ Widi), pasi dështuan për të shtypur lëvizjen në fjalë, me ndërhyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit u detyruan të nënshkruanin këtë protokoll. Më 1 qershor, Fuqitë e Mëdha (përfshirë Italinë dhe Austro-Hungarinë) miratuan rezultatet e negociatave dhe më 23 qershor kushtet e Protokollit u miratuan zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Ky veprim e rriti skepticizmin e shqiptarëve tek Europa. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, qeveria e Turhan Pashës dhe Princ Widi e humbën kredibilitetin në sytë e popullit dhe, të atyre pak personave, që e konsideronin veten nacionalistë. Një nga arsyet e Kryengritjes në Shqipërinë e Mesme 1914-1915, ishte pikërisht lëvizja vorioepirote. Nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit i nxiti drejtuesit e Kryengritjes, që t`i shtonin akuzat e sulmet kundër qeverisë dhe vetë Princit. Kjo sigurisht që u shfrytëzua edhe nga faktorë të jashtëm (Italia, Perandoria Osmane, Serbia), që ishin kundër Widit. Sidoqoftë nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit e hodhi në erë shtetin e sapo krijuar shqiptar. Megjithëse shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e pamundësoi zbatimin e këtij Protokolli, ai përbën një precedent negativ në historinë e shtetformimit. Për të gjith ata që përpiqen ta justifikojnë “Zajednicën” ose të ashtuquajturën asosacion i komunave serbe, me argumentin se mbështetet nga faktori ndërkombëtar që dha kontribut për çlirimin dhe krijimin e shtetit kosovar, le ta dinë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Protokollin e Korfuzit. Ai u kërkua nga pakica greke, e cila mbështetej në prapaskenë nga Greqia dhe, u miratua nga faktori ndërkombëtar, që kishte njohur krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                    1. G
                                      Grey

                                      Prokuroret dhe gjyqtaret jane te pambrojtur nga njerezit e erresires qe rrine prapa kraheve te Nongrates se korruptuar dhe Spiunit te korruptuar dhe porosites vrasjesh. Jetojne ne kyshtet e qytetarit te zakonshem! Dhe i njohin mire kush jane Nograta dhe Spiuni: nje dyshe djalli e rrezikshme! Kaq! Nxirrni Jo vetem ligj por edhe masa efektive per mbrojtjen e tyre dhe te shohim pastaj.... Besoj kete duhet ta mendoj dhe veproi edhe USA edhe Britania e Madhe. Shqiptaret jane aleate natyral te tyre. We love them, so much!

                                      1. a
                                        alphade

                                        Nje artikull brillant ! Bravo Mero ! Me Siguri ke respectin e miliona shqiptareve qe kerkojne t'a heqin qafe kete "ciban" pa din e iman,vra- ses,bandit,mafioz,kriminel, gang- ter te típit klasik :AL CAPONE, GAMBINO,GOTTA....,gangsters te rrafshin global. Por ndersa keta I paguen nje per nje krimet e tyre , ketij terroristit bin la denist edhe. pse cdo dite,cdo ore,cdo minut dhjet mut Maloku kinder aleatit me te shtrenje strategic,SHBA ..... Nisur nga faktet dhe jo hamende- sime,paragjykime,supozimeve binomi terrorist BERRISHA-META Jane lidhur paszgjithmerisht me rublat e PUTINIT dhe me Siguri OFF-SHORE-T, ATJE I KANE DEPO- ZITUARAT MILITARDAT E TYRE ! prandaj pa e zgjatur vetem nje zgjidhje ka per Kete ISSIS-ta shqeiptar, EXTRADIM IMPERATIV NE SHBA I BINOMIT: BERISHA- META ......! KJO ESHTE RRUGA E VETME ,SPAK'U KA BERE VETEN OSE NGA "FRIKA" OSE NGA TE QENURIT NJE GRUP HILEQARESH QE MARRIN RRUGA MARRAMEN- DESE ME GJOJA PO "PUNOJNE", NE FAKT SAJOJNE......!

                                        1. a
                                          alphade

                                          Nje artikull brillant ! Bravo Mero ! Me Siguri ke respectin e miliona shqiptareve qe kerkojne t'a heqin qafe kete "ciban" pa din e iman,vra- ses,bandit,mafioz,kriminel, gang- ter te típit klasik :AL CAPONE, GAMBINO,GOTTA....,gangsters te rrafshin global. Por ndersa keta I paguen nje per nje krimet e tyre , ketij terroristit bin la denist edhe. pse cdo dite,cdo ore,cdo minut dhjet mut Maloku kinder aleatit me te shtrenje strategic,SHBA ..... Nisur nga faktet dhe jo hamende- sime,paragjykime,supozimeve binomi terrorist BERRISHA-META Jane lidhur paszgjithmerisht me rublat e PUTINIT dhe me Siguri OFF-SHORE-T, ATJE I KANE DEPO- ZITUARAT MILITARDAT E TYRE ! prandaj pa e zgjatur vetem nje zgjidhje ka per Kete ISSIS-ta shqeiptar, EXTRADIM IMPERATIV NE SHBA I BINOMIT: BERISHA- META ......! KJO ESHTE RRUGA E VETME ,SPAK'U KA BERE VETEN OSE NGA "FRIKA" OSE NGA TE QENURIT NJE GRUP HILEQARESH QE MARRIN RRUGA MARRAMEN- DESE ME GJOJA PO "PUNOJNE", NE FAKT SAJOJNE......!

                                          1. a
                                            alphade

                                            Nje artikull brillant ! Bravo Mero ! Me Siguri ke respectin e miliona shqiptareve qe kerkojne t'a heqin qafe kete "ciban" pa din e iman,vra- ses,bandit,mafioz,kriminel, gang- ter te típit klasik :AL CAPONE, GAMBINO,GOTTA....,gangsters te rrafshin global. Por ndersa keta I paguen nje per nje krimet e tyre , ketij terroristit bin la denist edhe. pse cdo dite,cdo ore,cdo minut dhjet mut Maloku kinder aleatit me te shtrenje strategic,SHBA ..... Nisur nga faktet dhe jo hamende- sime,paragjykime,supozimeve binomi terrorist BERRISHA-META Jane lidhur paszgjithmerisht me rublat e PUTINIT dhe me Siguri OFF-SHORE-T, ATJE I KANE DEPO- ZITUARAT MILITARDAT E TYRE ! prandaj pa e zgjatur vetem nje zgjidhje ka per Kete ISSIS-ta shqeiptar, EXTRADIM IMPERATIV NE SHBA I BINOMIT: BERISHA- META ......! KJO ESHTE RRUGA E VETME ,SPAK'U KA BERE VETEN OSE NGA "FRIKA" OSE NGA TE QENURIT NJE GRUP HILEQARESH QE MARRIN RRUGA MARRAMEN- DESE ME GJOJA PO "PUNOJNE", NE FAKT SAJOJNE......!

                                            1. God bless Albania.

                                              Mero! Prokuroret dhe gjyqtaret nuk kane frike nga plaku I mbaruar Birisha dhe spiuni IM. Jo! Jane te pambrojtur dhe kane frike nga njerezit e erresires qe rrijne pa's ketyre te dive. Me vjen keq po kanje histori per kete. Eshte Hajdari, Trebicka, Olldashi, Belegu I zhdukur, 4 te vraret e 21 Mars it, pergojimi deri ne parlament I Spiunit si porosites vrasjesh, shkaktojne frike dhe tmerr Jo vetem tek gjyqtar e prokuror, por edhe tek njerezit e thjeshte. Shqiptaret jane popull me ndijim fantastik ndaj te keqes dhe te mires.

                                              1. M
                                                Mara emigrante ne Itali

                                                Nje analize e perkryer .po faj kemi dhe ne si popull qe nuk ngrihemi dhe ta veme perpara spakun oturakun e sales dhe ilirit .atyre ambasadoreve mire ju a bene se ata perkrahen luluzhin dhe ilirinduke i ftuar ne evenimentet qe kishin ambasada amerikane i dha udhezime lulit te betonizonte godinen e pd-sevajti zv .ambasadori i sh b a -se edhe kur erdho i derguari Eskobar o sh b a tha qe kemi mik lulushin e ftoi ne smarike ,kush ishte lulushi ?pjella e saliut ju kujtohet çadra qe ngriti .udhezimet qe idha ambasada lulushi i quajti mut qe lefshin surrati ishalla .prandaj ata gjejne shesh dhe bejpershesh .ju e shikoni qendrimin e Edit qe nuk ju shkon me ne eventet e tyre ?prandaj ne qe me genjeshtrat e saliut shkateru am shqiperine duke prishur fabrika dhe uzina tani i kerkoe qe Edi te na i ndertoje .kjo tregon nje papjekuri te popullit duhet te bashkohi dhe tu tregoe ne si popull kush eshte salae ilirin .

                                                1. F
                                                  FCB

                                                  Ska bjeri bythe te krruhet me Sali Berishen , ndersa per keta dy ambasadoret qe nuk reagojne pas kercenimeve te Sali Berishes jane te perlyer keq , Pra Sali Berisha i ka te gjithe ne xhep , sa per Skap, Rame , e kellira si puna ktyne s'ja ndjen fare...po fare ama....Merrooo kujdes tensionin :))

                                                  1. E
                                                    Ed

                                                    SHUME BUKUR BRAVO. FALEMINDERIT MERO.MIRNJOHES PER CFARE PO BEN .

                                                    1. A
                                                      Alpini

                                                      Alpin Mos shkruaje asnje fjale tjeter per kete jave se i bie vler e ketoj shkrimi Pyetja e vetme eshte: Deri kur do vazhdoje kjo histori mizerabel e drejtesise

                                                      1. J
                                                        Jugu

                                                        Fajin e ka vetem nje njeri dhe ai eshte Edi Rama qe premtoj boten ne fushate dhe ka deshtuar ne menyren me spektakolare per 10 vite. Dhe njerezit jane merzitur me Ramen dhe kerkojne mbeshtetje te Berisha si i vetmi qe i frymezon dhe u jep kurajo. Dhe babezia e Rames dhe e Meros me artake te tjere, do e rrezoj Ramen nga pushteti se populli duron por ka nje kufi. U boshatis vendin nga rinia se Rama nuk jep me shprese.

                                                        1. F
                                                          Fatmiri Diber

                                                          Shume e sakte i Nderua Jugu Fajin e ka vetem nje njeri dhe ai eshte Edi Rama qe premtoj boten ne fushate dhe ka deshtuar ne menyren me spektakolare per 10 vite. Dhe njerezit jane merzitur me Ramen dhe kerkojne mbeshtetje te Berisha si i vetmi qe i frymezon dhe u jep kurajo. Dhe babezia e Rames dhe e Meros me artake te tjere, do e rrezoj Ramen nga pushteti se populli duron por ka nje kufi. U boshatis vendin nga rinia se Rama nuk jep me shprese.

                                                        2. Q
                                                          Qytetari

                                                          Asnjë presje nuk i hiqet shkrimit tënd Mero. Por krahas Sali Kriminelit e njëjta gje vlen dhe për kokëlopën, debilin nga Çepani që ka lajthitur fare dhe të paktën duhet çuar tek 5-sa në çmendinë.

                                                          1. R
                                                            Rimtaf,

                                                            Me duket se po duan te shkatrojne Demokracine e vendit duan te kthehemi ne monizem dhe me keq ,ne kete kohe te veshtire qe po kalon populli i vendit tim ,duhet njeri ti dale zot ketij vendi per te kthyer demokracine ne kete vend , patem Lulin djale i mire i shkolluar ne perendim ,po nuk fuksionoji e shiti apo e shkatroi Demokracine per inteesin vetjak,don ta beje si Rama une vendos dhe ke te dua une vendos e bej ,jo populli ,del me thenjen e monizmit ,cthote Partia ben populli cthote populli nuk ben Qeveria, nuk di me shume se nuk jam Analist ,por si ekonomist theme qe popullit i ka shkuar thika ne palce ,une vete hargjoj 60 mije lek ne muaj per trajnimin e semundjes time ,por fale zotit qe i kam femijet jashte e me ndihmojne,po ato qe nuk kan si doja bejne ,ju falenderoj qe me degjuat,

                                                            1. D
                                                              DRENICA E KUQE

                                                              Vertete, Mero, kete turp nuk e kemi prej Berishes qe turpëron Shqiperine dhe shqiptaret, po prej krejt turpit (llumit) dhe mbeturinave te atij turpi qe i shkon pas Berishes – per ta turpëruar Shqiperine!... DRENICA E KUQE

                                                              1. D
                                                                Drejtësia

                                                                Poshterimi i nje ambasadori nga nje politikan karriere, eshte poshterim i shtetit perkates. Sali Berisha mund te denohet per nje mal me krime, por ai nuk eshte i denuar juridikisht. Politikisht te gjithe politikanet jane te denuar se denojne njeri tjetrin. Atehere, ekuacioni eshte i thjeshte: nje politikan shqiptar qe perfaqesoi Shqiperine per nje kohe te gjate dhe tani e perfaqeson si politikan aktiv, poshteron SHBA dhe Britanine Madhe, pervecse edhe dy ambasdoret si persona, madje deri edhe per jeten e tyre private. Kush pergjegjet per kete? Shteti amerikan dhe shteti anglez? Vete ambasadoret personalisht? Shteti shqiptar? Se duket sikur jemi ne poezi, jo ne shtet, jo ne marredhenie nderkombetare, por ne marredhenie figurash letrare. Vetem poetet kane leje poetike.

                                                                1. N
                                                                  Nokja

                                                                  Analize brilante zMero , u bene kaq kohe qe Saliut si ben syri terrt prej spkut. Ile e quan kaps i partise, tani duhet nderruar akuza duhet denuar Kraja per sherdorim detyre

                                                                  1. A
                                                                    Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                                                                    Mero djali,do të jepja të drejtë n.q.s do të bëhej fjalë për një njeri normal,në një shtet normal. Jooooo,nuk bëhet fjalë për një njeri normal,bëhet fjalë për një mutacion të rrezikshëm,të cilin vetëm ai që e krijoi,mund t'a neutralizoi,"dajo Samiu" Fjalët e e tjera janë të tepërta. I duhet dhënë fund këtij teatri të pështirë me eposin e kreshnikëve alla "Brek s'kisha" Ka vetëm një mekanizëm në k'të bot që është e aftë dhe ka fuqinë e mjaftueshme për k'të: "Dajo Samiu" Nuk mund të presësh nga Arbeni i tredhur i Krajave dhe as nga Edi Rama, që ata t'i japin drejtim kësaj katrahure ku përplasen interesa klanesh dhe kriminelësh. Nuk duhet harruar që kemi të bëjmë me formën më agresive të fashizmit që bota ndonjë herë parë ka,fashizmin berishist! "Ai" e ka kapur shtetin për koqesh, dhe për hir të së vërtetës,bravo i qoftë! N q s. Amerika e ka seriozisht miqësinë dhe partneritetin e popullin shqiptar duhet të eleminojë hibridin që krijoi dhe i veshi atributet e mesias,gjasme përmbysi komunizmin. O sot,o kurr. Poshtë fashizmi,fjalët e shumta janë fukarallëk.

                                                                    1. r
                                                                      reni

                                                                      Bravo Baze, nuk kam asnje koment tjeter. Bravo edhe nje here.

                                                                      1. A
                                                                        Arturi

                                                                        Te lumte Mero Baze. Ne fakt pergjegjesia bie e gjitha mbi Edi Ramen qe nuk do dhe nuk ka planifikuar si te ruhen gjyqtaret si duhet por bie dhe mbi Ameriken dhe EU qe u kujdesen vetem te majmin SPAKUn dhe asgje per tu kerkuar hesap atyre. Edi Rama sic duket s'eshte gje tjeter vetem se eshte kolona e 5st e Sali mortjes. Ska faj, do ta ruaj dhe ai pasurine e tij por ceshtja eshte c'fare bejne socialistet e thjeshte qe nuk e heqin me skelma kete gangster.

                                                                        1. P
                                                                          Psikiatri

                                                                          Nese nuk ka bythe SPAK-u (dhe shihet qe nuk ka), te pakten kete non graten dhe ate hajdutin tjeter nga Skrapari ti mbylle qeveria ne cmendine. Duhet te kete nje grup prej 3-4 mjekesh psikiater me dinjitet qe te vertetojne qe keta jane te cmendur se kane mbi 30 vjet qe po cmendin nje popull te tere, po shkaterrojne vendin dhe po dhjesin imazhin e shtetit. Po identifikohet Shqiperia me keta 2 mytybere dhe nuk e meritojne njerzit normale kete. Pastaj, kur te jene brenda ne cmendine, mbase i del frika SPAK-ut dhe ju ben letrat per ne hapshane. Ne fakt duhet te ishin me kohe pas hekurave per gjithe te zezat qe iu kane bere shqiptareve kendej dhe adjej kufirit..

                                                                          1. D
                                                                            DRENICA E KUQE

                                                                            Vertete, kete turp nuk e kemi prej Berishes qe turpëron Shqiperine, po prej krejt turpit dhe mbeturinave te atij turpi qe i shkon pas Berishes – per ta turpëruar Shqiperine!... DRENICA E KUQE

                                                                            1. X
                                                                              Xibraku, pronari i trullit te laboratorit droges

                                                                              Po kete FUKARALLEK aktual nga Vermoshi ne Konispol, e kemi a jo akoma prej Sali Berishes qe ka 9 vite i ikur nga pushteti o Merush sylarushja?

                                                                              1. K
                                                                                Kole Gjakova

                                                                                Bravo Mero.Me bemat e Sali Berishes eshte i shqetesuar jo vetem populli shqiptar,por edhe edhe e gjithe bota perparimtare demokratike perendimore.Per SPAK-un nuk paska baza per te nisur hetimet.Mandati i Arben Krajes mbaron tani se shpejti.Te shohim cfare po bejne te tjeret qe e marrin drejtimin e tij, Duhet bere se sben dicka.Ndaj ka ikur shpresa per shqiptaret dhe ikin rrugeve te botes.

                                                                                1. B
                                                                                  Blendi FEVZIU,ARMAND SHKULLAKU APO ANDI BUSHATI

                                                                                  YMER KUSH TE TALLIN ME KEQ SE TE MBAN GOJA ERE MUTI DHE TE RRJEDH KARI QELBESIRE MUTI DHE DOBTE NGORDH SI MJERUAR DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT CILI TE TALL ME KEQ

                                                                                  1. c
                                                                                    cEndriFuga e felliqesirave

                                                                                    Per Sali Berishen nuk gjen dot as Yuri Kim, as King-Smithi e as shefat e dyte ne USA a Britani ndonje vendim gjykate te huaj a shqiptare qe ta kete shpallur Fajtor ate, Sali Berishen! Madje, per Sali Berishen nuk ka asnje Padi ne dyert e asnje Gjykate, fare! Te jete kjo se ketij pushteti-Rama i dhimbset Sali Berisha apo se ato Akuza ne faqe gazetash kunder tij jane vetem si Silazh mediatik per te ngopur gurrmazet e matufeve te Rilindjes, kjo kuptohet nga kush ka tru ne koke e jo koke me tru te baglosur nga cEndriFuga e felliqesirave.

                                                                                    1. A
                                                                                      ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                                                                      YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH MUT VELIUT DHE FRROK CYPIT

                                                                                      1. o
                                                                                        o popull dele

                                                                                        Berisha diga e madhe antishqiptare ,turpi madh shqiptaresh dhe qeveris qe ata zgjedhin ktu e 3 mandate per ta vulosur tani me te katertin ! Ku qendron paaftesia ???? Kam frik se jan volepsur te dy palet Pozit,Opozit e po mashtrojn ndyrazi ket popull ! Nuk esht e mundur qe dy familje(berishaj e metaj) zhytur ne krim e hajni ,mbajn varur nje Komb te cilin po e shperbejn e po e zbrazin nga vendalijt shqiptar ! Flitet per krime ,vjedhje e hapur ne Parlament vet kryeministri zgjedhur per RUBLA Ruse paguar per kte shkaterim !!!Cfar behet keshtu !! ??? Kush e udheheq mosndeshkimin e ktij perbindeshi qe vjell zjarr pa ju trembur syri !! Kujt ti besojm ma??? Ato ftyra te neveriteshme ne parlamentin shqiptar qe perfaqsojn shqiptaret dha kan mbushr xhepat me cdo lloj monedhe me mashtrim , tradheti e krim kan 35 vjet qe bertasin e po aty jan dhe ky Arben Kraja pse tja prish vetes rehatin, kur e di me mir se ne perfundimin Shum shkrim i bukur Mero por shum shpejt do haroet s shum e shum te tjera qe kemi lexuar deri sot A DONI MA PER BELULIN OR SHQIPTAR ???????????

                                                                                        1. q
                                                                                          qeveria e (Gent) KAKAVE

                                                                                          Berisha pa asnje pushtet nga 2013 nuk mundet me kurrsesi te perdoret si Thesi ku te fshihet Minarja e nje qeverie Rama te qelbur fund e krye ne te gjithe sferat e qeverisjes, qe nga ekonomia troke, varferia anembane e per rrjedhoje shpopullimi i Shqiperise si kurre me pare.

                                                                                          1. T
                                                                                            Trotski

                                                                                            Respekte Z.Baze.I ke vene pikat mbi "i ".Po ndjehemi vertete te shqetesuar .Si eshte e mundur qe Drejtsia e RE te mos veproje ndaj Perbindshit te Vuçidolit ???.Po dhe Qeverisja aktuale duhet te jete me vepruese ..

                                                                                            Lini një Përgjigje