Sali Berisha tani ka vetëm një ëndërr, të mbajë të bashkuar në sytë e publikut Edi Ramën me Lulzim Bashën. Egërsia e tij teatrale sot në foltoren e Kuvendit, nuk lidhet me projektin e zhvillimit të Portit të Durrësit, por siç e tha dhe ai vetë, me faktin se ai po “rrëmbehet” nga “Klani Rama” dhe “Klani Basha”. Kjo histori është transformuar muaj pas muaji, një herë nga Basha, pastaj nga vëllezërit Kariç, pastaj nga Lukashenko, sipas nevojave të Berishës.
Por sot kishte nevojë përsëri që Porti të ndahej me Lulzim Bashën. Arsyeja ishte se Enkelejd Alibeaj kishte njoftuar shpalljen e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhje. Madje i pari në Mallakastër kishte deklaruar kandidaturën botërisht.
I tërbuar, me sytë e skuqur, ai filloi të akuzojë që ata janë kandidatë të Edi Ramës dhe se ata po ndajnë bashkë Portin e Durrësit.
Porti i Durrësit shërben thjesht si ilustrim i “ndarjes së plaçkës”, pasi është e vetmja mënyrë që ta demonizojë kandidimin në zgjedhje të Partisë Demokratike përkundër “Foltores”. Ajo është pika e vdekjes që atë e paralizon dhe e çon në shtëpi si humbës historik të opozitës. Ndaj gjithë egërsinë e ka me faktin që grupi i Bashës po nxjerrë kandidatë. Ky është ai momenti kur atij i heq stolin me litar në qafë.
Për të kuptuar se sa klientelist dhe gjobaxhi është në këtë histori, mjafton të shikosh historinë e tre porteve të mëdha të Shqipërisë, që po kthehen në porte turistike.
Porti i Sarandës, është marrë nga dy biznesmenë të mëdhenj, Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku, me dy kompanitë e tyre. Përveç portit turistik, ata kanë marrë si koncesion nga qeveria të zhvillojnë një sipërfaqe të madhe rezidenciale dhe hotele, që do të mundësojnë financimin e investimit. Asnjë fjalë kundër tyre. Dhe shumë mirë që nuk spekulon.
Portin e Vlorës, një nga portet më të mëdha në Shqipëri historikisht, e ka marrë Zamir Mane dhe dy- tre kompani të tjera shqiptare si nënkontraktorë. Asnjë fjalë kundër tyre. Dhe shumë mirë që nuk spekulon.
Portin e Durrësit e ka marrë një nga 4 kompanitë më të mëdha të botës, por Berishës i duhet të ketë pjesë dhe Lulzim Basha, se nuk ja dalin dot ata.
Kjo tregon se ai nuk ka asgjë kundër politikës së zhvillimit të porteve duke ua dhënë biznesmenëve me koncesion. Kjo tregon se ai nuk ka asgjë me ata që quhen oligarkë në Shqipëri dhe që në fakt nuk janë, kur sillen mirë me të dy palët. Për të është problem vetëm Porti i Durrësit, pasi fëmijët e tij i kanë kërkuar ryshfet kur ishte në pushtet dhe që tani mendon se në vend të fëmijëve të tij dikush tjetër po i merr këto lekë.
Por mbi të gjitha i duhet ortak Lulzim Basha në këtë histori, se ndryshe nuk ka si i motivon demokratët kundër tij, meqë grupimi i tij po bëhet gati të nxjerrë kandidatë.
Ndaj nuk është e nevojshme që Berisha të sqarohet për akuzat që bën dhe broçkullat që thotë. Nuk është e nevojshme të kompleksohesh prej tij, pasi është tërbuar nga mungesa e perspektivës së tij në politikë. Mjafton të bësh atë gjë që atë e tërbon më shumë se gjithçka. Dhe ajo është të sillesh si një parti që nuk ke punë me të dhe të kandidosh. Është kjo që e tërbon, jo zhvillimi i porteve. Kandidimi i PD është plaga që i dhemb më shumë.
Analizë e hollë dhe konkluzione të sakta. Pikës i ke rënë. Përshëndes.
Me sakte nuk ka. Bravo Mero!
Pse Nongrata sulmone Bashen duhet te kuptoshe lidhjet Toto Rino e Tommaso Buscetta jane te dy pjese e krimit aresyet i dine vete ata .Porti Durresit eshte investim i madhe qe Rama duhet falenderuar nuk ka rendesi kujt krahu i perket shikoni stadiumin veper e Rames dhe nongrata e di shume mire qe koha kur i kerkonte investitorit % ka mbaruar pluse jane investime te bazuara ne ligje kush perfitone ne menyre te padrejte shkone ne burge shikoni rastin e inserenatoreve jane ne burge ata qe pervetesuan.Ka ardhur koha qe Basha duhet te shkoje ne prokurori te denancoje krimet qe ka kryere me nongraten duke filluar nga Rruga e kombit deri te rublat Ruse vertete do denohet por te pakten do jetoje i lire pa brenga ose ti fusi plumbin vetes
Edhe BE qe anuloi grantin e Investimit percaktuar per portin e Durresit, natyrisht me Lulin e ka, jo me Portin... as me qeverine Rama jo e jo!!
"Po si te mos qeshim" kaq i trashe je o derezi???? Granti prej 28 mil euro do vinte nga BE per rehabilitimin e portit aktual, por qeveria vendosi ta zhvendose portin 4km me tutje ne porto romano. Si do hedhe BE parate ne nje investim qe do prishet??? Keto parate thjesht do shkojne ne nje drejtim tjeter.
Ato 28 milion Euro BE nuk i dergon ne asnje "drejtim tjeter", por ai fond digjet, per hir te marrezise se psikopatit Surrelit dhe kujdo qe marroset vullnetarisht per tu solidarizuar me marrezine e tij.
Te pakten Saliu thote dy fjale kunder per nje port qe po shkaterrohet (me qellime apo pa qellime) ndersa ju si media qe duhet te benit namin per kete shkaterrim dhe hajduteri te papare mbyllni gojen. Cfare medie jeni?
Taulant f/ m nuk dihet çfare eshte por eshte perfaqsues i foltore-nevojtore
Te mungon aryseja. Mendon vetem bardh e zi .
Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.