Abin Kurti në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi 

21 Nëntor 2022, 18:50Editorial Mero Baze

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka refuzuar thelbin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, i cili parasheh që Kosova të shtyjë çështjen e targave dhe ajo çështje të përfshihet në bisedimet finale mes dy vendeve në kuadrin e planit franko-gjerman. Plani në vetvete është një shans i mirë në përparimin e çështjes së Kosovës, pasi lejon dy vendet të mos njohin njëra- tjetrën, por të ruajnë itnegritetin e kufijve të tyre dhe të mos pengojnë të tretët në njohjen e Kosovës. 

Praktikisht plani i lejon Kosovës të avancojë njohjen ndërkombëtare, të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, përfshi dhe OKB, me ndihmën e Perëndimit, dhe të normalizojë raportet me Beogradin nga pozitat e një vendi të njohur në mënyrë të plotë ndërkombëtarisht.

Albin Kurti ka refuzuar bisedimet e sotme, siç e tha dhe vet, duke fajësuar Bashkimin Evropian, duke shënuar një rekord të zi në historinë e re të Kosovës. Prej vitit 1999, çdo hap përpara i Kosovës, ka qenë i bazuar në faktin që Kosova ka qenë në anën e Perëndimit dhe fajtor ka qenë Serbia. 

Sot është hera e parë që një kryeministër i Kosovës, fajëson Perëndimin për ofertën për Kosovën dhe Serbia është në krah të Perëndimit. Është pak a shumë ajo që i ndodhi Milosheviqit më 1999, kur ju ofrua Marrëveshja e Rambujesë dhe ai fajësoi Perëndimin se ishte në anën e shqiptarëve, dhe u përball me të. 

Sot zyrtarisht Kosova po akuzon Bashkimin Evropian dhe SHBA se po ndihmon Serbinë dhe kryeministri i saj, po i tregon muskujt të dyjave bashkë.

Nuk ka nevojë të themi që është një ditë e zezë dhe një shans i humbur për Kosovën që të ruajë aleancën me Perëndimin dhe të avancojë njohjen e saj ndërkombëtare. Ajo që është e nevojshme t’u shpjegojmë shqiptarëve atje, por dhe këtu në Shqipëri, është përse e bën Albin Kurti këtë gjë.

Dhe ka një shpjegim bazuar tek personaliteti i tij politik, e mbi të gjitha tek historia e tij.

Albin Kurti është kapur pas çështjes së drejtë por jo vendimtare për targat, për të tërhequr një konflikt në Kosovë, kësaj radhe jo vetëm me Serbinë, por dhe me Perëndimin, pasi nuk përballet dot me atë që ka projektuar për veten për historinë e tij, dhe mbi të gjitha për atë që u ka premtuar elektoratit të vet. 

Ai nuk vë dot në jetë asnjë premtim elektoral, nuk krijon dot, dhe s’ka si të krijojë, një shtet të begatë pa qenë një shtet i sigurtë, e mbi të gjitha nuk heroizohet dot pa pasur një konflikt. Ndryshe do ti duhet të dështojë me turp e të ikë në shtëpi.

Në një farë mënyre ai kërkon të shpikë një luftë të tij për Kosovën, edhe pse mund ta humbasë atë. Duke projektuar veten në histori, duke qenë se atij i mungon kontributi në historinë e Kosovës edhe për shkak të moshës, duke qenë se ai nuk i përket as themeluesve të shtetit, as heronjve të luftës, ai kërkon të provokojë Perëndimin, të zgjedhë mes tij dhe Kosovës e pastaj mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një farë mënyre ai po ëndërron atë që shumicën e shqiptarëve e tmerron, që Perëndimi të zgjedhë të jetë kundër Kosovës dhe pro Serbisë, për shkak të tij dhe ai të dalë në histori si viktimë e një komploti perëndimor që e ka vrarë atë bashkë me Kosovën. 

Kjo është ndoshta gjëja më e ligë që dikush ëndërron për Kosovën. Vetëm serbët e kanë të drejtën legjitime ta ëndërrojnë këtë. 

Por para se Perëndimi të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë, Perëndimi në fillim do të duhet të zgjedhë mes Albin Kurtit dhe Kosovës. Albin Kurti nuk është babai i Kosovës, dhe as ka hipotekën e saj dhe historisë së saj. Madje ai pikërisht se nuk ka hipotekën e historisë së saj, kërkon të ribëjë një histori të re, të vetën, duke provokuar Perëndimin se sa larg mund të shkojë, duke penalizuar Kosovën për shkak të tij.

Albin Kurti është në kërkim të “luftës së tij”, për të çliruar Kosovën nga Perëndimi, për të zhbërë gjithçka që është bërë deri më sot. 

Mes Albin Kurtit dhe Kosovës, Perëndimi vazhdon të jetë me Kosovën. Por mes Perëndimit dhe Albin Kurtit, shqiptarët duhet të jenë me Perëndimin, për ta bërë më të lehtë betejën e Perëndimit për shqiptarët. Edhe kundër ndonjë “shqiptari”.

45 Komente

  1. T
    TT

    Po Europa ose me sakte Franca cfare ka bere deri me sot me Kosoven?

    1. P
      Po

      E njohi shtet.. ca duhet te bej me ti mbaj ne krah?

      1. P
        Parruca

        E ka njohur si shtet te pavarur qe diten e pare te shpalljes se pavarsise. Pyetja qe duhet shtruar eshte «po kosovaret cfare bene me Kosoven»? Pergjigja eshte : e vodhen sa e zhvaten, e harruan mundin dhe fatin e madh qe ju dha nga Amerika, dhe ne vend qe te ngrinin shtet model, ngriten nje llumhane korruptive. E bene Evropen te pendohet qe e njohu shtet te pavarur, dhe mbetet nje barre per Ameriken. Kosova duhet ti kerkoje llogari vetes para se ti kerkoje Evropes. Sa per keta sharlatanet ne krye te Kosoves, shihu mbiemrat qe te kuptosh pse nuk u dhimbset fare Kosova. Njeri me prejardhje kurde, dhe tjetra osmanlleshe.

        1. n
          nacionalisti

          e shkruar para disa vitesh per kujtese !!! 1. Albin Kurti KUNDER Rambujese 2. Albin Kurti KUNDER UCK 3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket... se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove) 4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit 5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi) SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!! p.s. por kjo eshte pak me e gjate... gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit. Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart... sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi :-) Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves... ne cfare kushtesh ishte Ballkani ? Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre? 1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove - Mali i zi... USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj "koleget" e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni). 2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba... ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus... Shkaku i atentatit? Presidenti tha... Po do futemi ne NATO... Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute. 3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante.... ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej... e theksoj kete jo pa qellim... shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i "agjencise" sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i "agjencise" sputnik)... U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me "kolegun" Ivanov e "bindi" kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE.... kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI.... nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane "me keshillen" e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i "keshilloi" qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi... lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te "kolegu" Orban) dhe qe me "keshillat" e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise.... nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan "te kolegeve te sputnik" diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar... per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, "kolegu" thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar... nuk perjashtoj njeri "si kolege" te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament... meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave... dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen... nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas... shqiptari i pare ne kete post... asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO... Lidhur me kete drejtim... "cuditerisht" pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit... dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare... ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO... sigurisht "me keshillen e USA". 4. Ne kohen kur Albini si Patriot.... ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))... Arsyeja... lloqet e redaksive nuk me terheqin... por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI... (sigurisht kjo me "keshillen" e kolegeve te sputnik)... per kuriozitet po ju them nje fakt... Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar "inteligjencen" ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar... sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr... shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht.... Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane... (thote nje llaf i urte... te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po... dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse... ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)... Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane... ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra.... Nese keni interes ne nje koment te dyte... mund tjua paraqes ne forme grafike... sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI... dhe qe te sqarohemi te kjo pike... persa i perket "keshillave" nga usa dhe nga sputnik... di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp... per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet... kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti... dhe vjen Palmeri... I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte "cdekretuar" hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj... mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj... ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim... po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin... permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi... kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo "koleget" e sputnik ???? Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje... por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij... dhe per mua personalisht... se lojen e kujt ben... eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit... cdo gje tjeter eshte thjesht retorike... pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite... Si shpjegohet, qe ky individ qe eshte liruar nga burgu serb me vendim te posacem te presidentit te jugosllavise te asaj kohe vazhdon dhe kundershton linjen USA ne kosove per BISEDIME ME SERBINE, te shprehura qartazi nga departamenti I shtetit dhe presidenti Biden, tekstualisht per kosoven dhe kryeministrin e saj, ky individ thote, jemi per RECIPROCITET ???!!! Qe kosova te pranohet si shtet nga okb, duhet te mbylle procesin e bisedimeve me serbine, ne kete process, kane kaluar pas lufte dhe Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja. Nuk ka rruge tjeter. Kujt I intereson shtyrja e procesit te bisedimeve, Kosoves apo Serbise ? Si shpjegohet qe ky plehre me emrin Albin Kurti vetem vonon perparimin e kosoves si shtet… Qeveria Kurti ne gusht 2021 hoqi me ligj pensionet per luftetaret e UCK Bravo Albin, je agjenti me I mire

          1. A
            Arjan

            NJE CARCAF I MADH ME BRCKULLA.

          2. k
            k

            Kurti kunder Europës si saliu kundër amerikës. Përse mes shqiptarësh triumfojnë vetëm budallejtë ???

          3. K
            Kurtiani

            Tani kosovaret e Kurtit te lidhen me Sirine dhe vendet e tjera antieuropiane dhe antiamerikane dhe t’ua tregojne qejfin serbeve dhe gjithe kaurëve.

            1. T
              Taulant

              Serbet nuk fitojn dot sepse jane vazhdimesi Ruse ne Ballkan.

            2. T
              Tuku

              #TT#...ja pra z. yt, Kurti del kunder propozimit franko-gjerman per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves... , apo nuk di gje ti? Lexo, lexo dhe ndriçoju pak nga pak, para se te flasesh mrapsht.

              1. L
                L.Xh

                Siç po duken BATHËT, Albin Kurti, si agjent i mirëfilltë i inteligjencës Sërbe, vazhdon me shumë saktesi, të zbatojë vijën e sjelljes te padronëve të vet, me qellim rikthimin e Kosovës, përseri nën Serbi.Të gjitha ngjarjet që zhvillohen, ai zbaton përpikmërisht udhezimet serbe, e kështu, siç thuhet në SHQIP, “ÇON UJË NË MULLIRIN SERB”…. Me çpo shohim, në se populli Kosovës, nuk ngrihet e të shkarkojë këtë qeveri të ndyrë, si e manipuluar nga sherbimet e zbulimit Serb, rreziku është eminent që shumë shpejt rikthimi nën Serbi, të bëhet AXHENDË në tryezat e bisedimeve të Fuqive të Mëdha, ku Kosova NUK do të jetë e ftuar, mbasi janë lodhur me çmënduritë e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

                1. U
                  USA

                  Ore është në terezi ky budalli don me u krujt me Amerikën dhe Perendimin.....Kta ju sollën në din e iman,kurse ju shisni pordhë. Hajde tru peshk hajde...

                  1. t
                    tata luigji

                    Albin kurva dhe Dosa osmani po e fusin kosoven ne lufte Edi Rama t mbyll kufit me kosovn dhe ushtria te vendoset ne gadishmeri te plote

                    1. B
                      Bibini Vetfundosjes

                      Mos e ofendoni shokun kurti se beri bashkim kombetar e flaku flamurin lara lara me lara dhe vendosi flamurin kuq e zi erdhi ne Lezhe me pese kalores te monumenti lidhjes por rruges u kujtua Bibini aaaaaa nuk lejohet bashkimi kombetar nderoje mendje Bibini Vetfundosjes u mendua u mendua dhe tha do rrezojme Edi Ramen te vendosim bolshevizmin mori 15 katundar dhe perpara ne Shqiperi per te fituar zgjedhjet dhe i fitoje Bibini mori 132 vota jo keq sukses i madhe rrezik dhe ato 132 vota kane qene koqevare qe kane abuzuar nga pasaporta Shqiptare . Bibini eshte kokrra e legenit i mashtroje koqevaret me populizmin ky pseudo patriote qe edhe gruan e ka Serbe ky eshte Sali Berrisha i njejte te dy grate Serbe te dy populiste genjeshtare komuniste mjere kosova ke ka votuar

                      1. C
                        Coli

                        Alpin TARTAKUTI NEOJTORE PUBLIKE

                        1. P
                          Paul Saddy

                          Eshte pune çorbe ha e ha su ngop ky Kapil I sherbimit sllav?

                          1. P
                            Po

                            Mjafton fakti qe i vetmi njeri ne bote qe mbeshteti Albinin eshte presidentia Vjosa Osmani me nje fjalore banal ne postime ne Facebook. Kaq mjafton! Prisni mallkimet dhe sharrjet ndaj Shqiperise; Rama vllau i Vucic, Rama do Serbine etj.

                            1. L
                              Lanabregsi

                              Ju kam bere thirrje dhe me pare kosovareve,largojini dy ciliminjt inatcinj nga pushteti,Kurtiq-Osmani,mjafte me me eksperimente kunder interesave kombetare.

                              1. N
                                Nokja

                                Mero po pse cuditesh meAlbinin more po ai ka profesor nongraden Sali qe e meson mor burre apo nuk ta solli per fushate kunder Rames dhe nuk mori vota as per nje kryplak fshati Ti dalesh kundra Amerikes dhe Be qe e cliruan Kosoven , vetem nongrada Sali me zgjuarin e kosovarve Albin Kurti mund ta beje

                                1. E
                                  Erenik Doli

                                  Te gjithe komentuesve, sidomos Meros, mamane mu ne gop.

                                  1. E
                                    Erdon

                                    Mero po e demaskon me te vertete kete klyshin Komunist - Albin Kurtin. Jam nga Prishtina, por nuk duhet nenvleresuar fuqia e populizmit te pjellave komuniste . Po arrijne qe masat popullore ti hipnotizojne fatkeqsisht.

                                    1. E
                                      Epirioti II

                                      Albini eshte Sali Berisha i Kosoves, por me nje ndryshim te madh. Kosova duke qene shtet me i brishte dhe me problematika me minoritetet etnike do ti vuaj shume me rende plaget qe po hap Albini.

                                      1. Ça thotë Vjosa Osmani?

                                        https://alfapress.al/kosova-bota/negociata-me-serbine-presidentja-osmani-borrell-ishte-haptas-i-njean-i40998

                                        1. S
                                          Sipas Vjosa Osmanit

                                          https://alfapress.al/kosova-bota/negociata-me-serbine-presidentja-osmani-borrell-ishte-haptas-i-njean-i40998 Nga Vjosa Osmani. Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën: 1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit; 2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar; 3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve; 4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës; 5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së; 6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite; 7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj; 8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”; 9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët; 10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj; 11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave; 12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë; 13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve; 14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera; 15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare; Lista është më e gjatë se kaq. Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.

                                          1. E
                                            Erenik Doli

                                            Komentuesve dhe Meros majken ne gop te pidhit.

                                            1. P
                                              Preng Argjimi

                                              Nuk ngjan keq arsyetimi i zotit Mero, mund tè jetè krejt e vèrtetè qè Albini po bèhet pengesè pèr Kosovèn, mirpo, pèrvoja historike e kètyre dy dekadave ka vertetuar qè "peshoria" e Brukselit ref lart nga Serbia dhe kjo qysh para fillimit tè bisedimeve e deri mè dje. Duhet tè jetè shumè e vèshtirè pèr Kosovèn ndonjè ndryshim rezultati pa ndryshuar qèndrimin.....Me sa duket Albinin e kèshillojnè njè mijè vetè dhe ka zgjedhur atè qè mendon vetè. Kush leu mèndjen e vetè pèlqeu, rèndèsi ka tè shpètojè Atdheu!

                                              1. t
                                                trimi

                                                oh se ka faj Albini, e keni ju fajn qe shpikni simbas oreksit, Nuk u be qameti se refuzoj njehere borellon, kur borellua ka 30 vjet rresht qe ka refuzuar per ne.

                                                1. a
                                                  astrit

                                                  Albini nuk eshte babai i kombit por eshte kryeministri i Kosoves. Kosova ka nevoje per shtet, ligj e rend ne te kunderten anarkia do jete e demshme per kosoven. Sebet ne Kosove kane te drejta por kane dhe detyrime si 98% e qytetareve te tjere. Albini nuk po çliron kosoven por po e administron ate, dhe ta administrosh do te thote te zbatohen ligjet e vendit. Ti thuash nje kryeministri te nje vendi demokratik shkel ligjet e kushtetuten se ashtu ma ka qefi eshte e paligjeshme dhe e pamoralshme.

                                                  1. L
                                                    Lejohen mendimet e sakta?!

                                                    Plani Ger-Fr, nuk u “pranua” as nga Thaci

                                                    1. X
                                                      Xh.B

                                                      O Milet Kosova eshte kjo qe eshte sepse ka Amerike ne Glob.... pa po te ishte per Europen kurven e motit ( perjashto Gjermani Austri) kosova do ishte me keq se ne 1999.

                                                      1. M
                                                        Mero Mavria

                                                        Kaq idjot eshte ky Mero mavria. Ceshtja e targave te makinave eshte e thjeshte. E para, kjo eshte ceshtje reciproke, ashtu sic vepron Serbia qe nuk lejon makina te Kosoves te hyje ne Serbi me targat e Kosoves ashtu kerkon Kosova te veproj me makinat e Serbise qe hyjne ne Kosove. Kjo eshte mese e drejte dhe llogjike. E dyta, Kosova ka mese 20 vjet qe eshte shtet i pamvarur e cila ka ligjet e veta. Nese shteti i Kosoves vendos qe makina Serbe me targa Serbe te mos lejon te hyjne ne Kosove, atehere kjo duhet respektuar ashtu sic respektohen ligjet Serbe ne Serbi. Europa kerkon qe te mos acaroj Serbine duke toleluar nje dicka jo llogjike dhe te padrejte. Kosova ka shume vite qe e ka shtyre vendimin e targave. Edhe sa kohe kerkohet qe ky vendim te zbatohet, Mero mavria?

                                                        1. T
                                                          Thaci jo me kot me nick-un 'Gjarperi'

                                                          Vajto, vajto per ate Haqime Thacken mikun e Rames dhe Vucicit o Mero Baze, vajto! Por ama thirri mendjes - Kush e mba ate Thacken me pseudonim "Gjarperi" (svinja- serbisht) pas hekurave atje ne Hage, Perendimi ...apo Albin Kurti qe luftoka Perendimin? (kujdes, mos kopjo)

                                                          1. a
                                                            albanoi

                                                            Po ju shumica e komentuesve pse e bartni at koke,keni trurin ju apo e keni mbushur koken me kasht.

                                                            1. R
                                                              Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia

                                                              Sipas INSTAT : Shqiptaret jane popullsia e dyte me e plakur e Europes brenda kesaj dekade (pas moldaveve) Tani vazhdoje aty ku e ke muhabetin o Mero, tek Albin Kurti qe luftoka kunder Perendimit (!)

                                                              1. M
                                                                Meroizmi

                                                                MERO GODET CDO ALEAT TE MUNDSHEM TE OPOZITES APO LUL BASHES SI ALBIN KURTI..mero do Hashim serbin qe ta perdore rama kunder veriut dhe demokrateve dhe keshtu zgjat Jeten ne pushtet jugu dhe jugoenveristomercenari mero ‘ Mero thote jepuni kohe serbeve qe te disktetitojne Albin e ti hapin rruge hashimeve qe jane serbe dhe te kapur peng nga nano rama. Keshilla e Borrel dhe Meros eshte si keshilla e sabri godos qe Berisha tu jepte dhe dy ditr kohe komiteteve te jugut per te dorezuar armet e berisha e degjoi dhe iku per lesh! Por albini nuk ka pse e ha kete karem!!!

                                                                1. @
                                                                  @@@@

                                                                  Perendimi kerkon nga Kosova....qe te themeloj KKomunatserbe me shumice pra asocacionin e Konunave serbe si dhe te kete 10 deputet serb ne Parlamentin e Kosoves......Albini kerkon ose asociacionin e Komunave serbe ....ose....10 deputet te serbeve ne Parlament dhe nje ligje te barabart per te gjithe minoritet ne Kosove....por qe hidhet poshte nga Beogradi.....Beogradi i deshiron te dyja....pra e thene thjeshte Beografi deshiron nje "trampolin" ku ne ardhmen te katapultoj ne te ardhmen Autonomine e dhe ne fund me referendum bashkimin me Serbine te komunave. Serbe ne veri ......i njejti pazar si ne Donbass......

                                                                  1. L
                                                                    Lam karroca

                                                                    E c'faj ka Albini qe Europa eshte kurve. Ne vend qe te detyroje Serbine te njohe Kosoven,i kerkon Kurtit te beje leshime. Kesaj i thone dele dele mos turbullo ujin.

                                                                    1. I
                                                                      Ilir

                                                                      Mero , ti je qeni Alfa i slites se qenve te propagandes se Edi Rames.

                                                                      1. J
                                                                        Jimi

                                                                        Mero ! Per here te pare nuk jam dakord per cfare shkruan ! Albini mbase nuk eshte politikan qe mund ti pergjigjet denjesisht politikes europiane, por ne rastin konkret, te pakten nuk eshte konformist. Me duket se "Nderi" qe USA dhe per inerci edhe Europa, i beri popullit te Kosoves, u be si puna atij qyrkut ! Po t'mos ishte guna ime, ti do te ishe bere qull ! E thene kjo herepashere, jo vetem nga Amerika dhe Europa, por edhe nga konformiste dhe me se shumti edhe nga politikanet dhe analistet vendas, kjo eshte skandaloze. Prandaj ai te cilit ju be "Nderi" e hoqi qyrkun dhe u krodh ne uje dhe i tha "Nderebersit" ! Me shum se kaq do te isha lagur ? Nuk mund te mbahet peng nje popull dhe nje vend, per nje kohe kaq te gjate per shkak te konjukturave politike dhe ne pafundesisht te vazhdojme me temenara ndaj atyre, qe edhe pse kane nje merite te patjetersushme ne clirimin e Kosioves, sot ata duket sikur jane bere pishman per c'ka bene dhe po mundohen te shfajesohen ndaj Serbise dhe po mundohen ta konpensojne ate me c'te munden , qofte edhe vetem me "Asociacionin e komunave serbe" ne veri te Kosoves. Kjo eshte e papranushme dhe per kete Albini ben mire te insistoje deri ne fund. Qofte USA, qofte Europa nuk besoj te jene shum dashamires ndaj nesh. Toleranca qe ata tregojne ndaj Serbise eshte skandaloze. Gjerat duhen then me emrin e tyre te vertete ! Sa fuqi kemi, e sa fitojme nga kjo politike, eshte tjeter ceshtje.

                                                                        1. D
                                                                          Diplomati

                                                                          Ceshtja e targave eshte dicka qe nuk ka rendesi aktualisht. Te luftosh per targat nderkohe qe Dardanise (Kosoves) i duhet njohja nderkombetare dhe marredhenie te shkelqyera me SHBA dhe Europen eshte qesharake. Nga cfare kam kuptuar eshte qe Dardania duhet te vendose ligjin ne cdo cep te vendit, hap pas hapi, gradualisht. Dhe kjo behet duke u konsultuar me Amerikanet, perndryshe do te duhet te luftoni te vetmuar dhe rezultati dihet, jo se Daradania do ti jepet Serbise dhe per rrjedhoje Rusise, por Kurti do ti kete ditet e numeruara. Ai e provoi nje here dhe here te dyte nuk ka.

                                                                          1. B
                                                                            Blendi Fevziu

                                                                            Amerika e provoi nje here rrezimin e Kurtit dhe mori fytyres 52% flakaresha nga populli i Kosoves. Heren e dyte po provoje do t'i marre 80% flakaresha ftyres nga populli sovran e Kosoves. Prandaj i bindur jam se nuk provon me grusht shtet Amerika, sepse i kthehet bumerang fytyres sikur heren e pare. Qente le te lehin, karvani ecen me kryeministrin Albin Kurti i cili eshte i vetmi qe Kosoven po e ben shtet te vertete. Deshen s'deshen serbet, Rama, Meroja, Avropi e Amelika.

                                                                            1. K
                                                                              Kosova

                                                                              Natyrish qe ne dukje, direkt apo formalitet, ceshtja e targave nuk ka ndonje 'rendesi te vecante'. Por me te lidhen shume gjera pricipale, themelore e te rendeshime per shtetin e Kosoves. Kosova eshte shtet i pamvarur dhe ben ligjet e venta. Serbia nuk ka asnje te drejte te nderhyje. Nese Serbia nderhyn dhe realozin deshishar e saj mbi Kosoven atehere Kosova nuk konsiderohet me e pamvarur, pra Serbia vazhdon te konsideroj Kosoven si pjese te saj. Nese Kosova vazhdon te toleroj sot, ne te ardhmen Serbian do kerkoj gjera te tjera, do ti rritet oreksi. Ky oreks do ti shtohet nese mbeshtet nga komuniteti nderkombera dhe politikan shqiptare, perfshi medien e Meros. Kosova ka mese 20 vjet shtet i pamvarur, dhe faza e gradualitetit ka kaluar. Natyrish qe Kosova duhet te bashkepunoj dhe degjoj aleatet qe i dhane lirine, por asnje nuk e pengon qe te insistoj e te bind aleatet qe ajo qe kerkon eshte principale, llogjike dhe e drejte.

                                                                            2. B
                                                                              Bardhyli nga Kosova

                                                                              Kur Dardan (Dragan) Molliqaj tha se Qeveria e Kosovës sillet me minoritetin serb njësoj siç u soll Milosheviçi me shqiptarët në vitet 1990, mbërriti kulmin e tij protagonizmi politik pro-serb i disa politikanëve dhe analistëve e gazetarëve shqiptarë. Politikanët në rastin e vendimit për targat të qeverisë e etiketuan kryeministrin e vendit si destabilizues, për të mos thënë edhe “luftë-nxitës”. Ndaj deklaratës së Molliqajt, njëherësh kryetar i PSD-së së Kosovës, nuk reagoi asnjë parti politike opozitare. As edhe ndonjë politikan opozitar. Pas përpjekjeve për ta ndarë Kosovën përmes ndryshimit të kufijve, kjo sjellje politike e mediatike është më e paprecedentë për natyrën, karakterin, parimet, rregullat, kodet dhe normat që zbatojnë shqiptarët. Ndërsa, deklaratës së Molliqajt i shkon në harmoni vetëm deklarata e para katër viteve e Baton Haxhisë për faljen e krimeve dhe gjenocidit serb dhe ndarjen e Kosovës. Asokohe nuk reagoi asnjë prej partive në pushtet, të cilat sot janë në opozitë! Kjo dëshmon se Kosova është futur në një lloj intrige të rrezikshme! Futja e Kosovës në këtë kurth deklarimesh e qëndrimesh kundër kujtdo qoftë, (jo vetëm kundër zotit Kurti), më së pari është jashtë çdo logjike. Nga ana tjetër nuk është reale. Pra është gënjeshtër! Dhe nëse një politikan shqiptar me gënjeshtra bëhet interpret i politikave dhe akuzave të Serbisë, atëherë kemi të bëjmë me tradhti ndaj atdheut. Por nuk e kam fjalën për këtë. Ne jemi në dilemë, nëse në Kosovë ka ose nuk ka tradhtarë. Jemi në udhëkryq, sepse heshtja dhe indiferentizmi ndaj këtij fenomeni po e legjitimojnë tradhtinë. Ne na duhet të ristrukturojmë konceptin tonë për vendin, për shtetin, për territorin, për institucionet, për lirinë dhe demokracinë. Imagjinoni të ngrihet dikush në Serbi e t’i thotë presidentit të vendit, se ajo çfarë ai po bën kundër Kosovës është e njëjta gjë çfarë Milosheviçi ka bërë kundër shqiptarëve?! Ose t’i thotë se „në këmbim të krimeve dhe gjenocidit që kemi bërë në Kosovë, ne duhet t’ia japim Luginën e Preshevës asaj, pa këmbyer asnjë m2 territor“. A mund të ndodh kjo në Serbi? Në Kosovë ama ndodh. Ndodh diçka e paimagjinueshme. Në emër të luftës kundër qeverisë ose të opozitarizmit, apo edhe në spekulim të qëndrimeve të një ose dy Fuqive të Mëdha. Ndodh për shumë shkaqe. Dhe nëse i analizojmë këto shkaqe, nuk mund ta thjeshtëzojmë fenomenin me tradhtinë ose me shërbime që shpërblehen nga Beogradi. Nuk është kjo ajo që e shpjegon qëndrimin e jo pak shqiptarëve publikë pro-politikave dhe interesave serbe. Së paku indiferentizmi i publikut, i qytetarëve, nuk mund të shpjegohet aspak me këtë aspekt. As indiferentizmi i institucioneve të shtetit, i opozitës dhe organeve të ligjit nuk shpjegohet me këtë! Po çfarë po ndodh? Për këtë na vjen në ndihmë periudha e fund viteve ’80 dhe viteve ’90. Ashtu si sot, edhe asokohe në Kosovë kishte bashkëpunëtorë të Serbisë. Por, Milosheviçi nuk mundi ta detyrojë thuajse asnjë prej tyre t’i shërbejë atij në mënyrë të hapur. Sot është krejt ndryshe. Okupuesit e djeshëm, sot në krye të shtetit serb, duan të rikthehen e të sundojnë në territorin e Kosovës. Edhe pse ata janë të njëjtët, ish-ministra të Qeverisë dhe administratës së dhunshme të Milosheviçit, nuk ndalen në aventurën e tyre anti-shqiptare. Megjithatë sot jo vetëm guxojnë tipa të tillë si Dardan Molliqaj, Baton Haxhiu, Mero Baze, Edi Rama të dalin hapur me parulla beogradase, por edhe mburren me deklarimet e tyre pro-serbe. Në fakt, gjitha kjo ndodh, për shkak se shoqëria shqiptare, edhe në Kosovë, drejtohet nga politikanë që punojnë për neoliberalizmin. Punojnë për të zbehur konceptet dhe qëndrimet ndaj familjes e kombit si dhe besimin te Zoti. Jo pak qytetarë shqiptarë janë në narkozën e propagandës dhe nuk shohin se rreziku i dekompozimit të idesë kombëtare e të kodit të familjes është kërcënues. Valët e liberalizmit kanë nxitur indiferentizmin. Ndjenja e rehatisë personale ka zëvendësuar dhe zhbërë përgjegjësinë për fatet e atdheut. Rendja pas pasurisë dhe famës ka shtuar numrin e të korruptuarve, mafiozëve, trafikantëve dhe grabitçarëve. Sa më shumë predikohet për shoqërinë pa komb, pa familje e pa Zot, aq më shumë shtohet kategoria e njerëzve që motivohen nga krimi. Dhe sa më shumë shtohen këto grupe shoqërore, aq më shumë ndikohen kompromiset me fjalën dhe me aktet e përmendura si në rastin Molliqajt, Haxhiut, Ramës, Meros. Sa më shumë përhapen idetë perverse të jetesës, aq më të guximshëm bëhen edhe spiunët e armiqve tanë. Dekadenca anti-komb, anti-shtet, anti-familje shoqërohet me perversitetin e njerëzve publikë në politikë, në medie, në organizatat jo qeveritare e kështu me radhë! Derisa nuk na bënin më përshtypje rrenat, mashtrimet, e gjithçka tjetër, edhe kur dikush gënjen e shtrembëron realitetin e raporteve midis qeverisjes dhe minoritetit serb në Kosovë! Edhe kur ky raport krahasohet me gjenocidin, dhunën, krimet kundër njerëzimit dhe masakrat e Milosheviçit në Kosovë. Dikush duhet ta ndalë këtë maskaradë. Po nuk e ndalëm sot, nesër do të jetë vonë, shumë vonë. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                                                              1. K
                                                                                Km

                                                                                Europa a e njeh pavarsine e kosoves? Une them jo. JANE 5 shtete qe nuk è njohin. JANE shume shtete, perfshi France qe mbeshtesin Serbine.Nuk ka asnje dokument ku Europa te kete deklaruar njohje e shteti te pavarur te kosoves, qe ne Rambuje. Nese nje shtet as shqiptar, APO gjermane, do te shkonte te jetonte ne nje nga vendet e BE, sa kohe i lejohet per te mbajtur makine me targa te vendi te origjines? Sa kohe mund te rrinte nje shqiptar ne serbi me makine me targa shqiptarè, apo te nje shteti tjeter te BE? Pse kosoves I mohohet kjo e drejte, Duke favorizuar Serbine? Si mund te ulesh ne tryeze bisedimesh kur ne te nuk shtohet fare a-ja e problemi, pavarsia e shteti te kosoves? Atehere, ulen ne bisedime me nje ish krahine autonome te pabindur serbe, per ta bindur ne marveshje me vartesi autonomie. Pse dhe c'rol do te luaje kerkesa per asocacionin e komunave serbe. Nese kerkohet asocacioni I komunave shqiptarè ne serbi a do te lejohet nga shteti serb dhe Europa? Nuk flas per asocacioni panshqiptar ne ballkan, do ta pranonte Europa? Po Serbia, greqia, bullgaria? E sigurt qe jo, do thonin "shqiperia è madhe". Ndersa Serbine è madhe Europa e njeh menjehere. Kjo eshte è sigurt. Ka ardhe Koha te ngrihet zeri fort. Jo ndryshe per Ukrainen dhe ndryshe per shqiptaret. Nese shperthen fucia è barutit, faji dhe pergjegjes eshte è Europe's. Dhe kjo pergjegjes fillon qe ne 1913.

                                                                                1. N
                                                                                  Niko

                                                                                  Shumica qe komendojn ose jan serb o shqiptar budallenj

                                                                                  Lini një Përgjigje