Të “respektuarit” e Panairit

20 Nëntor 2022, 18:33Editorial Mero Baze

Ismail Kadareja kishte ditën për të shkuar në panair të nënshkruante libra për lexuesit e vet.  
Makina e la në sheshin e poshtëm të Pallatit të Kongreseve. Mezi zbret.  I duhet të ngjisë disa shkallë deri tek dera kryesore. Botuesi i tij e mban nga krahu derisa sa sigurohet që u ngjit.  
Pak më tutje ca kamera që presin në shi. Nuk e shqetësojnë. Askush nuk e kthen objektivin drejt tij.  
Pastaj sa hyn brenda dhe ndryshon gjithçka. Rrethohet nga lexues dhe njerëz që duan ta prekin si shenjt, t'i marrin firmën dhe t'i blejnë librat. Ulet në një qoshe të Panairit ku ka stendën “Onufri” dhe fillon firmos libra për lexues që përpijnë çdo gërmë dhe fjalë të folur të tij. Duket si i rinuar, kur të rinjtë i kërkojnë autografe. Madje ka gjasa që ka shkelur dhe betimin se "nuk do të shkruaj më", vetëm për shkak të tyre. 
Pas tij, në sheshin para Pallatit të Kongreseve mbërrijnë tre vetura luksoze. E para “Range Rover”. Nuk ndalojnë në sheshin poshtë ku zbriti Kadareja, por në sheshin e shkallëve para derës.   
Rreth 12 kamera e presin në shi, dhe ndizen prozhektorët. Një tufë gazetarësh i sulen ta pyesin, si e vlerëson panairin e Librit, çfarë do të blejë, çfarë lexon, çfarë preferencash ka...Njerëzit e partisë që kanë mbërritur para tij aty, i bëjnë shoqëri si “qytetarë të rastësishëm”.  
Nuk ka ndonjë përgjigje të qartë. Gruaja e ka porositur të blejë një libër dashurie me fund të lumtur. Nuk di pse e do patjetër fundin të lumtur. Me sa duket ka makth nga ndonjë fund tjetër. Vetë u mendua pak se çfarë i pëlqente dhe pastaj tha “Arbëreshët i kam pasion”. Dhe shtoi se  i paska takuar kur qenë president.   
-Po libra, çfarë librash,- ngulnin këmbë gazetarët.  
-Po ja, këto me histori tha dhe u nis drejt një stende që kishte rreshtuar një libër me kopertinë bardh e zi. E shfletoi pa mendje disa herë të njëjtin titull, duke menduar se po shfletonte libra të ndryshëm. Pastaj porositi disa, duke i treguar me gisht sipas ngjyrave dhe një sekretare bionde i mblidhte.  
Gazetarët e shoqëronin pas duke shkaktuar rrëmujë nëpër panair. Më në fund vendosi të dilte. Tek shkallët e priste makina luksoze. Filloi të flasë përsëri për librat dhe nevojën që ka shoqëria për to.  
Ndërkohë tre makinat luksoze parkuar para derës së panairit, u ndezën dhe eskorta e Ilir Metës, u largua. Kamerat u mblodhën dhe u nisën pas tij.   
...Tej në qoshe, Ismail Kadare vazhdonte firmoste libra. Nuk e shqetësonin kamerat. As ky tipi. I vetmi merak ishte shiu dhe breshëri që binte jashtë dhe herë pas here, pyeste Bujarin, botuesin e tij, se si do hipte tek vetura kur të iknin. Ishte pak e vështirë, pasi Bujari duhet të kujdesej për të dy, plus të mbante çadrën.   
Tani të paktën kishte më pak rrëmujë, kur shkrimtari i madh të dilte për të zbritur i vetëm shkallët. Vetura e vizitorit të rëndësishëm që kishte zënë hyrjen e Pallatit të Kongreseve ishte larguar.  
Dhe kjo na bënte të kishim më pak turp edhe ne, që shikonim këtë skenë, në një qoshe të Panairit. Dikë që ka bërë të njohur Shqipërinë në botë me librat e tij, dhe dikë tjetër që ka bërë të njohur Shqipërinë, me bllokun e tij. 
 

37 Komente

  1. T
    Taulant

    Mos e ke fjalen per ministrin e drejtesis Ulsi Manjen se ai eshte lexues i rregullt . Eshte pasqyra intelektuale e 'Rilindjes' qe po shfarros vendin.

    1. J
      Jake Bogova

      Kushdo që të ishte, por sidomos kur është Ilir Metaj, kjo rëndon akoma edhe më shumë….Për të, Ilir Metajn, dhe të shoqen, shkuarja në këtë panair libri, është si parada në një pasarelë mode, bile edhe librat, i blejnë sipas ngjyrave, dimensioneve, dhe në se u shkojë me mobiliet, perdet, qylymat dhe për plotesimin e arredimit të ambientit. Vë bast, me çfarë të dojë Ilir Metaj dhe e shoqja, Monika Kryemadhi, nëse para një jurie, më vërtetojnë se kanë lexuar më shumë se tre libra në gjithë jetën e tyre. Përfshirë edhe bubi kaçurelin, çufon me shokë, etj….. Për këtë mode leshi intelektuali, ky panair, është “panair i kotesive”… mbasi aq rë cektë janë, sa në rreth të ngushtë, shprehen se e çna duhen librat, kur ne, edhe pa lexuar, kemi vënë para…..sigurisht me të vjedhur, krime, etj……..

      1. U
        Urime

        Ti more mik je preha me briliante e propagandes pro Rilindase!

      2. N
        Nul Moka

        Që je budallë Taulant, kështu thonë të gjithë për ty tek kthesa e Kamzës............ . Por që të mos njohësh Liken, kët sta fal as SRB-i [ SRB- Sali Ram Berisha]

        1. P
          Pickaxhiu

          Taulant e gjete motren? e' con me

        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Komdnt i perkryer bravo Mero je i madh

          1. P
            Preshi I lushnjes

            Agushi duhej te blinte edhe nje liber tjeter " Pupagjeli dhe shoket e tij"

            1. A
              Ari

              Shqiptaret i perulen dhunuesit te tyre, dhe ndricuesin e mendjes nuk e duan, se ata nuk kane mendje...

              1. A
                Ai

                Shume elegant Baze...

                1. V
                  Vlora

                  Je i madh Mero, shume i madh

                  1. S
                    Skrapari truthari

                    Spiuni Meta/Metaj nuk di te lexoj fare!

                    1. q
                      qazim

                      Shkrim fantastik.Cfar ironie,nje gjigand si Kadareja qe ndricon me thjeshtesine e tije dhe nje hajvan bosh si I.M. qe te ben per te vjelle me pompozitetin e tije. I madh je o z.Mero.

                      1. r
                        robi

                        koment me fantastik nuk behet, respekt Qazim

                      2. R
                        Rorirota

                        Media që e ndoqi këtë farë lexuesi, ata 12 kameramanët, duhet tu vijë turp. Por prandaj shërbëtorët e partisë kanë shkuar para, për të përgatitur turmën e tyre. Pse duheshin 3 makina?(kështu shkojnë mafiozët për të rënë në dy), kush i paguan këta njerëz? Të lumtë Mero që ja çjerr fytyrën këtyre të pa fytyrëve.

                        1. B
                          Bardha

                          Nje medie e qenefeve te Shqiperise me gazetar te qe qelben dhe perhapin ere

                          1. t
                            tetovari2

                            Këta,Bardha, të ashtuquajturit gazetarë(të plepave),janë si mizat që shkojnë pas erës së m...it.Fatkeqësisht shumë shuuuumë rallë ka gazetarë që janë si bleta e shkon te lulja.

                          2. S
                            Skenderbegasi

                            Eshtë më inteligjente të lexosh njerzit se të lexosh librat, dhe ky Temës e ka në gen.Sa për Kadaren jeta e librave të tij nuk mbaron në faqen fundit.

                            1. L
                              Ladi

                              Leksion perfekt per trutharet dhe trushkulurit qe ju shkojne nga pas ketyre horrave te politikes.. Ke nje te Lumte te madhe Mero per kete shkrim me nivel te larte human dhe trajtimin filozofik me kaq finese.

                              1. L
                                Lugu gjat

                                I nderuar z. Mero Baze, te lutem mos bej shaka. Je i bindur se ajo tufe gazetarucesh jane i ati niveli per ti dale perballe te madhit Kadare???

                                1. F
                                  Fredi

                                  Gjetje epike, ajo qe Na beri Te njohur me librat e tij dhe hajduti me cizme qe Na ka nxirre faqen

                                  1. r
                                    rimi

                                    Dhe çudia e madhe ka ndodhur !me rendesi ne kete vend ka "blloku i Ilirit" se sa "letrat e Kadarese"!Per ata qe kane ndjenja e qytetari,hyrrja e Ilirit ishte varferi,ndersa e te madhit Kadare Drite e dituri! Tufa e gazetarise se plepave padyshim qe do turreshin drejte atij qe ka ndikuar per tu etiketuar ata grazetare kazani,ndaj edhe iu versulen nga pas per te marre vesh nese ne dt.6/12/22 do te kete ndonje premtim nga ato qe ai i ka leshuar "guvernatores" duke bere te mundur si Vojo Kushi hedhjen e tij perpara veturave lluksoze te perfaqesuesve me te larte te Europes! Ndoshta moti i keq ka dashur te denoje Kadarene si fajtor qe ne vitet 90 me peshen e tij prej guri te çmuar mund te zbrapste tere kete hordhi qe per mese 32 vitesh e ka kapur Shqiperine per fyti e nuk pranon ta leshoje deri sa ta marre me vehte drejt botes se pertejme duke plotesuar endren e kahereshme qe edhe pertej kesaj bote Shqiperia te jete perseri peng i tyre! Besoj se kete Kadareja e ka kuptuar me se miri ndaj dhe eshte i pergatitur qe per rreth nje distance 150 metrash ti beje ne shi duke ndjere pellgjet me uje si hakmarrje e atij largimi fatal per kete vend ne kohet me te veshtira.

                                    1. E
                                      Emiljano

                                      Mero kete e ke per shqiptaret apo median?Se eshte pikerisht ajo media e korruptuar komplet qe mban ne pushtet gjithe plehrat e politikes.

                                      1. E
                                        Ermiri

                                        Njëri me libra tjetri me bllok. Bukur Mero.

                                        1. S
                                          Sara

                                          Fjalia e fundit i ka thënë të gjitha. Më bukur nuk mund të thuhet. Respekte Mero.

                                          1. L
                                            Like Shvejku

                                            Sa per keta mender gazetar jam i sigurte qe skane lexuar ndonjehere liber ne jeten e vete. Me se shumti qe ata lexojne eshte horoskopi i dites dhe kursi i kembimit te euros e dollarit por besoj qe dhe pronaret e tyre si Sandri, Vjollca e irfani skan prekur ndonje liber me dore ne jeten e tyre

                                            1. U
                                              Urime

                                              Vazhdon komentin VIKTIMA E RRADHES e propagandes Rilindase !

                                            2. U
                                              Unë

                                              “Dhe kjo na bënte të kishim më pak turp edhe ne, që shikonim këtë skenë, në një qoshe të Panairit. Dikë që ka bërë të njohur Shqipërinë në botë me librat e tij, dhe dikë tjetër që ka bërë të njohur Shqipërinë, me bllokun e tij.” Dy fjalitë e fundit, perlë!

                                              1. U
                                                Une

                                                ....dhe dikush nga mbrapa i foli: meso, meso, mos u bej gomar si yt'ate; ndersa ai zdriste shkallet teposhte Pallatit te Kongreseve...

                                                1. r
                                                  raul

                                                  Bravo Mero o mendjendritur. E ke qare fare. E hodhe nokaut spiunin Agush askush kokeducja kembeshtrember ne lajthitje te plote mendore dhe ne ekstaze te theksuar , ne delir ne qiellin e shtate. Ka urdheruar qe tek leshelija te fillojne festimet e 14 majit, se bulevardi nga Heroi kombetar deri tek Politekniku do mbushet me popull qe festojne ''fitoren'' spektakolare te Spiunit ne zgjedhjet lokale 2023. Mereni me mend ne cfare deliri ka rreshqitur ky njeri qe la zyren e shtetit si kryetar shteti dhe shkoi e i futi duart ne fyt rojes se shkrete te zyres se te papunit Sali Shehu i partickes fantazme me nje antar.Prandaj o Mero mos u lodh te merresh me nje njeri qe ka mbledhur rreth vetes ca cupelina 16 vjecare qe i trajnoi ne haremin e Jales kete vere nen kujdesin e sharebajges trularaske Kejdi dhembcakalles , dhe me ato cupelina del her pas here ne konferenca shtypi 7 here ne dite tek Cim pordha qenefi Tv a thua se shqiptaret e duan shume ate njeri dhe ketij i digjet barku per rinine shqiptare. Kjo monster ka ngritur ne Jale kampingun me te degjeneruar te planetit ku te rinj mjerane sidomos cupelina 16 vjecare trajnohen me hardallosje erotiko naziskine, droge e pije eksituese duke u kthyer ne skllave te leshitlikes qe ai ti perdore pastaj ne pordhesta apo ne bllokime mesimi ne fakultete apo kryqezime rrugesh. Keto cupelina qe rrethojne spiunin jane mashtruar se do punesohen ne ministrine e arsimit kur te behet ministre arsmi strateg'ja nderplanetare me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja qe direkt nga haremi i Jales pa mbushur 18 vjec u promovua per deputete ne parlament nga spiuni Agush pa cv por vetem me kontributin e madh qe kjo sharebajge dhembcakalle kishte dhene ne haremin erotiko naziskin te Nafije dybekut ne Jale.

                                                  1. r
                                                    raul

                                                    Bravo Mero o mendjendritur. E ke qare fare. E hodhe nokaut spiunin Agush askush kokeducja kembeshtrember ne lajthitje te plote mendore dhe ne ekstaze te theksuar , ne delir ne qiellin e shtate. Ka urdheruar qe tek leshelija te fillojne festimet e 14 majit, se bulevardi nga Heroi kombetar deri tek Politekniku do mbushet me popull qe festojne ''fitoren'' spektakolare te Spiunit ne zgjedhjet lokale 2023. Mereni me mend ne cfare deliri ka rreshqitur ky njeri qe la zyren e shtetit si kryetar shteti dhe shkoi e i futi duart ne fyt rojes se shkrete te zyres se te papunit Sali Shehu i partickes fantazme me nje antar.Prandaj o Mero mos u lodh te merresh me nje njeri qe ka mbledhur rreth vetes ca cupelina 16 vjecare qe i trajnoi ne haremin e Jales kete vere nen kujdesin e sharebajges trularaske Kejdi dhembcakalles , dhe me ato cupelina del her pas here ne konferenca shtypi 7 here ne dite tek Cim pordha qenefi Tv a thua se shqiptaret e duan shume ate njeri dhe ketij i digjet barku per rinine shqiptare. Kjo monster ka ngritur ne Jale kampingun me te degjeneruar te planetit ku te rinj mjerane sidomos cupelina 16 vjecare trajnohen me hardallosje erotiko naziskine, droge e pije eksituese duke u kthyer ne skllave te leshitlikes qe ai ti perdore pastaj ne pordhesta apo ne bllokime mesimi ne fakultete apo kryqezime rrugesh. Keto cupelina qe rrethojne spiunin jane mashtruar se do punesohen ne ministrine e arsimit kur te behet ministre arsmi strateg'ja nderplanetare me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja qe direkt nga haremi i Jales pa mbushur 18 vjec u promovua per deputete ne parlament nga spiuni Agush pa cv por vetem me kontributin e madh qe kjo sharebajge dhembcakalle kishte dhene ne haremin erotiko naziskin te Nafije dybekut ne Jale.

                                                    1. A
                                                      ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN

                                                      YMER MOS SHKRUEJ TE ANDI BUSHATI PO IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT

                                                      1. e
                                                        eli-tiv

                                                        ...kemi nje medja budallaqe....pervec qe eshte e drejtuar nga interesi i dites. Nderin e detyruar per meten nuk e pengonte ti jepnin vendin e nderit Kaderese ...qe mbi te gjitha eshte ..Njeri yne....eshte pjese e pandare e sejcilit nga ne...Kur them "Ne" kam parasysh te gjithe ....edhe ata qe nuk e duan...por i neneshtrhen pushtetit te tij intelektual. Media cdo dite e me shume bie ...e kete merite e kane analistet qe tani ju ka dale kallaji....e hapur pa u bezdisur i sherbejne Non Grates....hajdutit e kriminelit mbare kombetare..Kjo jo vetem per intres material...por sidomos per krijimin e ambjentit medioker e debil qe S.B i imponoi Shqiperise .Vetem ne kete lloj ambjenti ata mund te mbijetojne..(zhaba te kenetes te saliut).Sa me meten ...nuk ja vlen te flasesh...per vec cudise...si erdhi ky ne pushtet ???

                                                        1. C
                                                          Coli

                                                          Hahahahaha O Mero je i madh. ..Ti ja nxive surratin Like Hajdutit

                                                          1. G
                                                            Geahenk

                                                            KALLIRI me “buke “ e mban koken “ulur “

                                                            1. F
                                                              Fair enough

                                                              10 me yll per kete shkrim.

                                                              1. P
                                                                Pavel Itali

                                                                E keni thene bukur:njeri me libra tjetri me bllok.Shumica e politikaneve tek ne nuk kane nevoje te lexojne,ata numerojne parate e grumbulluara nga korrupsioni.Bravo Mero.Shkruani bukur dhe me finese.Ndjej kenaqesi kur lexoj shkrimet tuaja

                                                                1. S
                                                                  Splas

                                                                  Noblesa e çmimit Nobles . Plas .

                                                                  Lini një Përgjigje