Përse “primaret” janë një përpjekje për të mbytur demokracinë në PD? 

4 Dhjetor 2022, 19:59Editorial Mero Baze

Është hera e dytë që Sali Berisha organizon “primare” në opozitë. Hera e parë kanë qenë zgjedhjet lokale të vitit 2000. Arsyeja është e njëjtë. Në atë kohë, PD e goditur rëndë pas ngjarjeve të vitit 1997, po përballej me një problem të ri, daljen kundër saj të një grupi të konsiderueshëm deputetësh kundërshtarë të Berishës me në krye Genc Pollon. Edhe pse procesi degradoi rrugës, kur Berisha u detyrua të organizonte “Primaret” e vitit 2000, thuajse gjithë emrat më të rëndësishëm të asaj kohe për PD ishin në krahun e Pollos. Madje dhe Tritani. 
Kjo e bënte shumë pesimiste atmosferën para zgjedhjeve të vitit 2000. Për të eliminuar efektin e tyre dhe për të nxitur ambiciet për garë, Beirsha shpalli “primaret””, pra zgjedhjen e kandidatëve nga vetë baza, duke e paraqitur si shenjë demokracie. 
Në fakt, ishte një përpjekje për të mbytur demokracinë brenda PD, për shkak të deformimeve të rënda të së cilës, pjesa më e rëndësishme e deputetëve kishin dalë kundër Berishës. 
Nuk po flas për cilësinë e atyre primareve, edhe pse ishin më të mira se këto të sotmet, pasi organizoheshin në çdo komunë dhe bashki të Shqipërisë që ishin afërsisht rreth 400 njësi, nga 61 që janë sot. 
Edhe këto të sotmet organizohen për të njëjtin motiv. Meqë Berisha është shpresëprerë përballë një fushate zgjedhjesh ku PD është e ndarë, ai po përpiqet të kundërvërë bazën e PD ndaj Lulzim Bashës. “Primaret” e Berishës nuk janë as të reja, as demokratike, as të ndershme, por janë një histori e përsëritur antidemokratike për të mbuluar pandershmërinë e tij në betejën politike për të përdorur PD për interesa të veta. 
Njësoj si “primaret” e para edhe këto të sotme, po zhvillohen nga nevoja që ka Berisha për të mbytur defektet e demokracisë që ka krijuar vetë në PD, dhe për të eliminuar kundërshtarët që ka përballë, përmes një teatri që shpreson se do nxisë ambiciet e njerëzve në bazë kundër Lulzim Bashës dhe grupit të tij. 
Për kaq i duhen. Ndaj dhe nuk është shumë i interesuar se si shkojnë, pse janë aq të parregullta, pse janë bërë aq qesharake dhe mbi të gjitha pse nxjerrin kandidatë edhe më të dobët se sa kanë mundësi. E di që nuk i shërbejnë për të fituar mbi Ramën, por do thjesht të fitojë mbi Bashën.  
Sa herë që ai nuk e kontrollon dot PD, sa herë i shfaqet dikush përballë që i rrezikon pushtetin atje, ai i drejtohet lojës së “primareve” me qëllim që të “ballafaqojë” popullin me armikun e vet. Dhe në fund të tyre, në vend të “unitetit” ka prodhuar ndasi të reja brenda PD duke e bërë atë edhe më të dobët.  
Kjo pasi çdo përpjekje për të fshehur defektet e demokracisë brenda partisë, me një teatër të tillë, nuk e korrigjon problemin por e thellon atë. Dhe Berisha duke fshehur betejën e vërtetë që ka brenda PD, duke e deleguar atë në beteja kacafytjesh mes rivalëve të vegjël në bazë, thjesht dobëson PD për të qenë vetë më i fort në një nga copëzat e saj. Atij nuk i duhet gjithë PD, nuk i intereson fitorja e saj, por sundimi mbi një copë të saj që flet në emër të së tërës edhe si humbëse.  
Këtë e ka të sigurt, pasi qysh sot, i kanë ikur nja 30 për qind e kandidatëve nga gara! 
 
 

23 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kur kishte zgjedhje, në kohë të sekretarit të partisë punës Shqipërisë, dr.pr.Sali Shiqerja, ishte parulla ME PROPOZIM NGA LART ( nga udheheqja), DHE MIRATIM NGA POSHTË, zgjidheshin kandidatet…… Edhe primaret e sotme, të PD salishmene, janë zbatim identik i atyre soj zgjedhjesh. Shumë eksperiencë e vyer…..

    1. c
      cuf dabjoni

      keto vetèm emeron kanè primare... nuk u la kohe per pergatitje te kamdidateve e per te bere fushat Saliu keto pseudo I beri qe kandidatet e tij te fitojne.. Nuk u hap partia pikerisht per kete kur duhej e kunderta...dhe mungonin Lista te cilat I Hartuan strukturat e tij...Lere pasaj simpatizantet qe I shkruajti Belindja Numuri I ulet I votuesve tregoi we baza nuk eshte me bande saliniste Keto nuk ishin primare por saliare

    2. J
      Jorgo

      harrove sa protagonist ke qene ne "primaret" e 2000-s mor Mero?!

      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Një prej postimeve më kreative me dozë të theksuar të humorit i Albin Kurtit, është: "Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!” Nuk i ka badihava mbi 113k pëlqime. Në anën tjetër, palloshi gjatosh Edi Rama e paska cilësuar ndërmjet rreshtave, si shpërthim nacionalist, me primesa qesharake - “ashtu siç është nacionalizmi.” Në rregull është me e pasë vetëbesimin e Ramës. Por, kur ai vetëbesim përdorët edhe kur nuk e ke dijen dhe informatat adekuate, del qesharak poashtu “si nacionalizmi.” Ne kosovarët kemi jetuar me serbët 80 vite. I njohim si “parën e kuqe”. Edhe shprehjen “pare e kuqe”, nuk e din Edi gjatoshi. Disa prej tyre, sistematikisht na kanë bërë shumë keq. Gjenocid. Posaqërisht, Millosheviqi me klikën e tij. E pjesë e rrethit më të ngushtë të tij - minsitër i informatave, ka qenë shoku i Edit, Vuçiqi Ne nuk po të gjykojmë që e ke raportin mirë me ministrin e Millosheviqit. Me Vuçiqin. Prandaj Ramut Toptani rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët. Nuk i njeh ata më mirë se ne. As humorin dhe kunjat që bëjmë njëri tjetrit, nuk i din dhe nuk i merr vesh. Prandaj, allahile lena rahat të kënaqëmi me fitorën në futboll. Edhe një send: mos na moralizo. E dijmë që nuk je kryeministër i Zvicrës. E as i Serbisë. Dyshojmë shumë nëse je i Shqipërisë. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

        1. q
          qin grun bardhylit

          Populli Shqiptar te rras @@rin ty or barthyl edhe krejt mbeturinave udbashe edhe shikase te sali fazlliqit.Edi kryeminister deri me 2029.

          1. K
            Kosova

            Te rrosh fizikisht si vemje o Bardhyli nga Kosova se mendja te paska shkuar per lesh.

            1. B
              Bardhmuti

              Po pse me kaq urejtje more Bardhmut? A je shqiptar apo? klysh Serbi?

            2. A
              Aleanca për mbrojtjen e tallashit

              Mero djali,për hir të së vërtetës: Kjo krijes organike akoma e pa identifikuar,*është për tu marë shembull: Gënjeshtrën,si vesin më të urryer të shoqërisë së civilzuar,ky e futi në sallonet e politikës! I dehur nga deliri i madhështisë,ai beson me të vërtetë në darkë, atë që ka sajuar vetë në mëngjes. Besoj se shpreh mendimin e shumicës së këtij forumi kur them se lexoj lajmet vetëm me shpresën se do lexoj: U arrestua" AI" Atëhere do shpërthenim të gjithë në orgazëm,do thërrisnim një herë "EUREKA" dhe do flinim gjum të qetë: Qëllimi u arrit. Jooooooo,gabim,"AI"do kthehej në martir,atje në burg do ti dukej vetja si Mozes kur u kthye nga mali Sinai me pllakën e gurtë ku ishin skalitur 10 lutjet. Prandaj më duket më torturuese kjo stategjia e dajo Samiut: Demaskim,çjerrje maske,poshtërim,deri sa t'ju pështiroset edhe atyre që e kanë në shtëpi (me përjashtim të Gridës,ajo do vazhdoj e përkushtim t'i lexoj vargjet e Eseninit,me shpresën se dikur plakut Mere do t'i ngrihej)! *- Njeri,kafsh,shpend,peshk,zwaranik?

              1. E
                Esermëta Pende

                Pënd e sertë . E arta pëndë , q'mi shpërndan si retë rënkojnat e m'kthjellon mejtonjën si shtegëtarët shpend kullotës shkuar e harroj që do t'i rikthehen folesë si retë kupës kthiellëkaltër e m'zën dritën e djellit . Shpërndadritëza penërënda pëndëllia e serta hierëndë pëndë ëndërmoçmia ëndëfinë dërmonjë .

                1. O
                  Opinion

                  Do të doja që fëmijët e mi te kishin 10% të interesit për mua, që ka Mero për Salen. Do ish njeriu më i lumtur në botë, obsesion.

                  1. M
                    Mos valle Alibeu eshte me larte se Nongrata ?

                    O Mero ju mendoni qe grupi i gumit me 35 apo 30 deputet jane me larte se Nongrata a e degjove cfare discussion mbajti Alibeu ne parlament kur erdhen deputetet nga koqevaria jane njesoje eshte grupacion i themeluar keq edhe sikur nongrata neser ta mari zoti ehhhh ata keshu do vazhdojne duhet qe kjo parti te zhduket per tu krijuar nje parti me baze te shendoshe

                    1. P
                      Pd i doli pronari,plaku matuf kriminel

                      mire keta cecenet servil e interesaxhinj budallenj qe votojne per primaret e saliut,nuk e kuptojne qe saliu po tall bythen me keta.por me vjen cudi si nuk e kuptojne dhe keta qe e mbajne veten te zgjuar dhe duan nga nje karrike,si nuk e kuptojne shpellarin qe po tall bythen.me vjen keq per doktor alimehmet pashen qe mbahet per tirons dhe nuk e kupton se kush ka qene dhe kush eshte sali komunist germuq shurraqi

                      1. M
                        Manushaqe

                        Ne nje vrime i bie fyellit ti ! U hodh me tritol prestigj resort po ti me siguri nuk Ke mar vesh gje . ???? po Uroj qe neser te te vij Radha ty !

                        1. S
                          Shote Galica RKS

                          Xhaka dhe Shaqiri si duket i paskan tronditur edhe plot shqipëfolës, e madje prej tyre edhe krerë shtetesh. Tmerri qëndron në faktin se si e përziejnë nacionalizmin me shovinizmin, gjegjësisht nacionalizmin shqiptar me shovinizmin serb. Ta duash tënden është nacionalizëm (kombëtarizëm), ta duash pushtimin dhe vdekjen e tjetrit është shovinizëm. Kryeministri i pjesës serbe të shtetit shqiptar e mbrojti shovinzmin serb "vritni, vritni shqiptarët" dhe dënoj gjithë ata që Serbinë nuk e duan në tokat shqiptare. Loja e futbollit paraqiti edhe një herë se sa të gatshëm janë pothuajse një popull (serbët) dhe kjo pjesa serbe e Shqipërisë së dhjerë të ushtrojnë gjenocid mbi shqiptarët, pa dallim.

                          1. a
                            atdheu

                            Or mbeturin 21.58 ,t kift fazlliqi edhe aj qy furnizonte millosheviqin me nafte kunder uck(sali dhandrri serbis) .Porti I ri I Durrsit qy do ndertoj Edi Rama ,do ti pjerdhi krejt ata qi bojn tregti me serbin dhe e kan serbin partner kryesor tregtar.Ndertimi I portit nga PS dhe Rama i ka terbu klyshat e serbis qi bojn gjoja sikur e shajn po blejn cdo gjo nga shkjau .

                            1. B
                              Bubuzhel Berati

                              Kjo pjesa ketej nuk ka nderuar as flamure e as hymne kjo pjesa ketej quhet Shqiperi e banori shqiptare .Ajo pjesa andej quhet Serbi nuk ka nderuar as flamur e as hymne banori quhet Serbe . Te dyja keto pjese kane luftuar kane derdhur gjak kjo pjesa ketej 28 mije te vrare ajo pjesa andej nje milione ajo pjesa ne mes mori malet rrefugjat se nuk jan per lufte ajo pjesa ne mes qe nuk eshte as mish e as peshk as burra e as gra ajo pjesa ne mes nderon hymne, flamure, fe nuk e ka problem te beje mercenarin, udbashin ajo pjesa ne mes nen rrezoluten 12 44 multi-etnike disa i thone kosovo-centiste ndersa zoti Ashkali Nexhmedin Spahiu thote kombi koqevare Bubuzhel Berati gjuha koqevare ehhh cfare kerkoni qe shkruani gjuhen e nje kombi qe nuk ju appartient a nuk ju vjen turpe Serbi bolle eshte i keq por per flamur vdese ushtari i UÇK u betua para flamurit ku shkoje betimi i te reneve ? Ju jeni turpi jeni njolla e zeze .....

                              1. K
                                KOSOVA RKS

                                Uuuu nonen ty Bubazhel shkau e krejt shpijunave, udbashave, komutantave çlirimkareve mafioza, narkodilera, tradhtare haraqgji vrases ....,shkurt e shqip : dore e zgjatur e serbise. Thojke i madhi Albin Kurti....vone ju dul gjumi shipeca, karpidha, halabaka, papaka, hajduka, govna, stervina... Nonen shipecave. Rrnoft sa malet Albin Kurti!!!

                                1. e
                                  edhe shqip nuk mesojne tru tharete kosoves

                                  shko more gavno meso shqip e pastaj hajde komento ,po pate tru.

                                  1. M
                                    Miradije Hoti

                                    KRAHINA MULTI-ETNIKE RKS ( Rrote Kari Special ) KISHA MENDUAR QE VALI CORLEONE ISHTE ME DEBILI NE KRAHINEN E KOQEVARISE POR TI JA KALON JE DEBIL PA LIMIT .......LAVDI ZOTIT QE NUK KA SHUME SI TY NE ATE KRAHINE POR KA DHE DJEM SI CANA ME SHOKE

                                2. E
                                  Edi

                                  Une nga ty zoti Baze kam pritur shume absurditete.Nuk eshte faji jot , ti nuk del dot jashte urrejtjes prej provinciali...ka njemije gjera per et cilat do doja qe Berisha te zhdukesh nga udheheqja e PD...si egzistenca ne krye te PD e mostrave si Basha (faji i Doktorit), perpjekja per te perfshire ne Opozite langoj te shitur si Alibeaj, aleanca me familjen me te piste ne Shqiperi(Meten)...por ne ka nje gje qe mban ere demokraci(me gjithe problemet qe sjell si risi, jane primaret.

                                  1. E
                                    Eros

                                    Primkaret e Salih dordolecit treguan se PeDja eshte nje bande kriminelesh komplet e shpartalluar dhe nuk behet me

                                    1. J
                                      Jugu

                                      Primaret jane gjeja me pozitive e kohes per politiken e vendit. Meroja na kujton qe paska pas te te tilla dhe ne 2000. Nese e vertet, ato i dhane fitoren Berishes ne 2005 dhe me gjasa edhe keto te tanishmet do i japin fitoren ne zgjedhjet e ardhshme. Rrofsh o Mero. Po per tritolin e qeverise ne godinen e medias se Hasanbelliut ke gje per te thene? Po per Xhaken ke apo ka Rama gje per te thene or tradhetare te kombit?

                                      Lini një Përgjigje