Përse Berisha sulmoi sot SPAK, për faksin që implikon djalin në Gërdec? 

16 Dhjetor 2022, 18:11Editorial Mero Baze

Sali Berisha paska një shpjegim për faksin që është çuar nga zyra e Aldo Bumçit si ish- ministër Drejtësie drejt një zyre private që përdorte Shkëlzen Berisha në Ministrinë e Mbrojtjes, për ta informuar atë në mënyrë informale, se rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë për projektin e Gërdecit ishin pozitive, siç i donte Shkëlzeni.

Prokuroria ka një procedurë ligjore si e ka gjetur atë faks. Ai faks është gjendur në materialet e sekuestruara në zyrën e një zyrtari të Ministrisë së Mbrojtjes dhe është i inventarizuar bashkë me çdo letër që është gjendur në atë zyrë.

Natyrisht që kur e kanë gjetur prokurorët ka qenë pak e vështirë të kuptojnë se përse nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë, koka e të cilit është e patjetërsueshme, është dërguar një faks për Shkëlzen Berishën tek një zyrë e përdorur në mënyrë informale në Ministrinë e Mbrojtjes, por sqarimet janë dhënë gjatë hetimit.

Sekretarja e Aldo Bumçit ka pranuar vizitat e Shkëlzen Berishës në zyrën e ministrit dhe po ashtu ka pranuar se se ai faks është dërguar nga faksi i saj. Shënimi sipër është për t’i treguar vendit ku shkonte, se është për Shkëlzen Berishën dhe nuk ka thënë njeri që është shkrim i Aldo Bumçit. Këtë mund ta thotë Aldo Bumçi nëse do të bashkëpunojë me drejtësinë.

Por në vend të bashkëpunimit me drejtësinë, Aldo Bumçi ka bërë haptazi dëshmi të rreme. Deklarata e Aldo Bumçit, që bën si shejtan budalla pasi del nga SPAK, në të vërtetë është një dëshmi e rremë, dhe ai duhet të arrestohet tani jo pse nga faksi i tij lajmëronte Shkëlzen Berishën që ja ka kryer shërbimet, por se po gënjen para drejtësisë.

https://www.gazetatema.net/2016/03/15/faksimile-faksi-aldo-bumcit-per-shkelzenin-dhe-shteti-paralel-i-shkelzenit-brenda-shtetit/

Dhe këtë e përforcoi sot Sali Berisha, i cili përsëriti atë që tha Aldo Bumçi, duke treguar në fakt se Sali Berisha është njeriu i interesuar për versionin e gënjeshtërt të Aldo Bumçit dhe është tutori i tij. 

Berisha tha para gazetarëve se “ai ishte një manipulim me urdhër për të më implikuar mua dhe djalin tim. Dihet kush e ka bërë atë falsifikim, ka dëshmitarë kush e ka bërë. Bumçi e çoi në atë kohë në Prokurori. Unë them jo, se e mora vesh kush ishte. Këta e marrin tani për së dyti. E kuptoni?”

Deklarata e re e Berishës mund ta zgjidhë çështjen më shpejt. SPAK të thërrasë Sali Berishën, të dëshmojë kush e ka bërë falsifikimin dhe pse e ka penguar drejtësinë të arrestojë njeriun që e ka bërë falsifikimin. Lehtësia me të cilin Berisha dëshmon se ka penguar të hetohet çështja, pasi e ka marrë vesh kush ishte personi, e implikon atë rëndë edhe si dhunues të drejtësisë, dhe si autor në krim.

Për një njëri nën akuzë, madje për një familje nën akuzë, siç është ai, ky do ishte fat i madh. Madje Berisha duhet të ishte i gëzuar që me zgjedhjen e kryetarit të SPAK ta sqaronte këtë çështje, meqë qenka person në dijeni. Aq më tepër që Dumani ka qenë prokuror edhe në kohën kur ai ishte në pushtet dhe ka ndodhur Gërdeci. E njeh mirë dhe kontekstin politik të atij hetimi. 

Por në fakt ai nxinte dhe u kujtua të ankohej për këtë gjë, në momentet kur po zgjidhej kryetar i ri i SPAK. Deri tani paska qenë i qetë dhe ishte e bindur se nuk do t'ia hapte njeri këtë dosje. Madje dhe dje dhe pardje ka qenë i qetë. Fiks sot filloi të ankohet, tri ditë pasi Aldua e ka bërë dëshminë e rremë para prokurorëve.

Pavarësisht emocioneve të Berishës, fakti që ai thotë që e di se kush e ka bërë këtë falsifikim dhe e paska penguar drejtësinë të veprojë, e bën atë subjekt të ligjit penal dhe duhet të thirret urgjent të japë shpjegime.

Nëse faksi është i falsifikuar, atëherë falsifikatori shkon para drejtësisë. Nëse është i vërtetë, atëherë djali i tij ai dhe vet Aldo Bumçi, si zyrtar që bën dëshmi të rreme, duhet të shkojnë aty ku e kanë vendin.

39 Komente

  1. C
    Coli

    Mero TRIMI Bravo

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lloji

      Nderkoh Xenushi i babit hyn me makine deri tek dera e avionit ne Aeroportin Kombetar Nene Tereza…..

      Përgjigjjuni
      1. k
        koment

        Kjo gazete nuk vlen te lexohet me. Propagande e felliqur qeveritare. Lexoje vet Mero bashke me patronazhistet. Sakem se shkruan gje kunder Rames. Akoma nuk ka ardhur momenti. Andej nga fundi behu trim dhe kritikoje nga pak.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Je i marre apo ben vote ?

          Ca bravo o debil. Ben gjoja se nuk kupton se keta te gjithe jane bashke e nuk e rruajne per askend.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Salehu,lirija argita xeni te gjithe ne burg.

          Iku dhe xeni per lesh sali,behu gati dhe ti tani.Zoti vonon po nuk haron sali behu gati dhe ti se pas teje do vije dhe gita,jamserbidhe e fundit lirija.

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1

            Eshte genjeshtar kalibri.Cmallkim paska ky vend qe i erdhi kjo monster.Sypeshkaqeni vajti dhe ne gjykatat amerikane po atje ja treguan vendin.Atje nuk ka llalle e kreja po njerez me integritet.Te shpresojme tani per drejtesi ne gerdec te qetesohen te pakten shpirtrat e atyre qe iken me tmer

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              I del të keqes përpara ,që kur ta akuzojnë ,të ketë gati eskamotaxhin se nuk paraqitem ngaqë eshte e fallisikuar.Këtij plehre i pelqen vetëm vendimet që do merrte noka fshatari.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kucedra

                Tamam Monster Saliu, Kuceder. fatkeqsi kombetare!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kucedra

                  Tamam Monster Saliu, Kuceder. fatkeqsi kombetare!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kucedra

                    Tamam Monster Saliu, Kuceder. fatkeqsi kombetare!

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kucedra

                      Tamam Monster Saliu, Kuceder. fatkeqsi kombetare!

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Te shpetojme non graten ku eshte Fevziu ?

                      Seriozishte , besoni çfare thote non grata ? ky i semure mendore ne cdo 30 minuta nxjere nje versione ka te njejten fobi si nipi Hysni Kapo vogelushi Bushati ....e ka bere Rama e ka bere Juri ambasadore e ka bere Soros e ka bere Basha ehhhhh do kenaqet Sandri klanit me kazanin tv tre here ne dite me non graten mengjez drek darke ne mbremje keni Fevziu Shkullaku Bushati me teme :Te shpetojme non graten ....

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Akademiku

                        Po ky Dumani ka hetuar po kete dosje!? Cte re ka nga sot?

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Opinion

                          Batha batha po i kokërr. Na ke lodh me këtë Berishën, nderro i herë muhabet te bëhesh më i besueshëm.

                          Përgjigjjuni
                          1. d
                            durrsak 24 karat

                            Kshilla jeme: Mos lexo ma Meron dhe bin rehat.

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Opinion

                              Me shpresën që do lexojmë diçka të re dhe ndryshe, po 10 vjet qe lexoj qe e ka fajin dikush qe nuk është në pushtet.

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zot fali !

                                Opinion. Ai gjithmone ka qene ne pushtet per te shkaterruar vendin dhe per per ty si ppopull ...kocken.

                                Përgjigjjuni
                            2. B
                              Bureto

                              Po ti mo opinion kazani je? Nuk lodhet Mero, lodhesh ti. Po a nuk është Salehu "non grata", që për atë që i bënë amerikanët (thotë populli e gjefsh nga mos e pandefsh!", që ia hoqën fiqirin fare, 1.5 vjet që na shurdhoi veshët se për të ka zero fakte që ai ka minuar demokracinë, ka shantazhuar drejtësinë (e bëri dhe sot) dhe mbi të gjitha, bashkë me familjen, ka kryer 'korrupsion madhor'? Atëhere kur ky përbindësh, nuk lodhet të mbrojë veten dhe fëmijtë, (si buçja klyshët e vet), nga gjithë poshtërsitë dhe krimet, që ka bërë për 32 vjet, pse të lodhet Mero që në këtë rast (pra për Salehun), të mos kontribuojë pa u lodhur që këtij të mallkuari të mos i tregohet vendi?!

                              Përgjigjjuni
                            3. F
                              Fodullet

                              U zgjodh vertet apo u zgjodh medemek. Ne kushtetute percaktohet se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit. Mungesa e nje anetari sot do e bente cdo votim pa fitues kushtetues. Loja vazhdon....

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                lexuesi

                                Me vjen keq z.Baze qe akoma nuk ke kuptuar thelbin e perfoljes nga Sali Berisha!Nese ne Shqiperi po nuk foli dhe rri ne heshtje Edi Rama dije se i ka punet ne terezi dhe eshte shume hapa perpara te tjereve,ndersa e kunderta ndodh tek personazhi ne fjale fenomeni Berishe qe me teper po permendet e lakohet tani se sa kur ishte ne pushtet!Sali Berisha po perfoli dhe foli dihet se edhe ai i ka punet ne vije!Ky eshte kodi qe u ka dhene ambasada Kineze te dyve!Ndaj mblidheni mendjen top Sali Berisha eshte monument agjenturash e mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar per interes te saj,ku me Saliun ne krye zbrazi vendin me te pasur te ballkanit duke e kthyer ne bordello te saj! Edi Rama eshte perbetuar dy dite pas marrjes se mandatit ne zyrat e nendheshme ku edhe ka nenshkruar per mosndeshkimin e Sali Ram Berishes!Ndaj mos e genjeni kete milet deri ne kete pike o me keqdashje ose nga naiviteti qe jam me bindje qe te mungon!

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kokopllaqi

                                  Saktë

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Berti

                                  Po e vertete deri dje Berisha ka qene i qete nga SPAK pasi kishte sigurine e Arben Krajes i cili e mbylli karieren tre vjecare ne SPK me 8 arrestime nga PS dhe 0 arrestime nga PD, pra 8 me 0.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rezi

                                    Vërtetohet argumenti pse Amerika e ka shpallur NON GRATA, që ka dhunuar, penguar, shkatërruar drejtësinë, ka shkelur me të dyja këmbët demokracinë. Vetë e thotë, e dija e thashë mos hetoni! Kush je ti? Ai që shkatërroi gjithshka, vodhi gjithshka e me paratë e fituara po blen Tv, radio, njerëz dhe syze. Monstra Berisha, s’ka tjetër si ky mashtrues.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Satër

                                      Ajo çfarë ka deklaruar berisha sot para gazetarve është një nga dhjetra provat që shba ka në dosjen e shpalljes "nongrata" për të!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        SADIU

                                        Saliu me makutërin e tij do fusë djalin e tij po me duart e tij në burg. Shpirti i atij 7-vjeçarit po nuk mori drejtësi nuk do prehet i qetë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Ermal

                                          Më në fund mbase vjen dhe një lajm i mirë edhe për shqiptarët. Mbase duhet të shpresojmë përsëri se do të bëhet drejtësi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lugu gjat

                                            Bastardin e Tropojes, vetem ne qofte se e heq qafe no nje trim, nryshe ky monster do ngordhe kur ti vije dita dhe ate dite shqipja fluturon e lire. U djekte ne flaket e ferit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 7
                                              77

                                              Sali kerma "reagoi" per te vazhduar e ushqyer mendjet e gazetareve idiote dhe gjithe idjoteve te tjere, me perrallat 30 vjecare te " luftes" me drejtesine tone shkerdhate. Eshte teatri qe bejne per te mos bere asgje, por i mjaftueshem qe te ushqejne me mutin e kotesise, mendjet e budallenjve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Y
                                                Ymer Abazi

                                                Po sikur te provohet se ai faks eshte i stisur o Mero? Se pastaj kemi plot shembuj kur kjo Rilindje ka bere Autogola, ja ca prej tyre sa per te freskuar ca kujtesen tende te topitur nga servilizmi ndaj qeverise : U tha se i vrari nga Policia Klodian Rasha ne 8 dhjetor 2020 ishte i armatosur...per te dale bllof pastaj se arma rezultoi ti ishte vene prane pas vrasjes. Apo, kur kryeministri Rama u perbetua se e kishte paditur per shpifje gazetarin e BILD Peter Tilde...por qe pastaj e mohoi padine me bishtin nder shale. E pastaj, kur ky Rama deklaroi me pompozitet se avioni ding me droge i rene ne Divjake..."ishte per sperkatje mushkonjash". Ja pra o Mero, se pastaj ti ke dhe pervoje personale ; U padite per shpifje nga Damir Fazllic ne gjykate te huaj e hengre ne torrovile nje gjobe te majme 40 mije Euro. Se paku kjo duhet ta kthelloje mendjen me shume...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zot fali !

                                                  Çashru...çashtu or tej Abaz Ymeri. ÇASHTU bre !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. i
                                                    idioti

                                                    po sieur te kishte halla koqe....

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. L
                                                    Ligji i barabarte per te gjithe

                                                    Eshte nje postulat "te çmendurit jepi illaçet psikopatit veri para ligjin". Nje psikopat qe kujton se eshte ai Zoti, prokurori, gjykatesi, udheheqesi karizmatik,....ai qe i thote lakejve te tij denonco kete dhe mos denonco kete duhet te shkoi para ligjit si gjithe te tjeret. nuk ka me Zot te gjithpushteshem ne toke, te gjithe jane te barbare para ligjit, ne qiell nuk e dime si funksionon.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. d
                                                      demo-krati

                                                      Eshte fare e kuptueshme qe SHBA-ja nuk do ta denoje Sali Berishen,ndryshe ne krye te SPAK-ut mund e duhet te vihej nje nga dy Juristet me ne ze qe u eshte mbyllur goja nga "satelitet",Ardian Dvoranit dhe Ina Rames tashme te anash kaluar ne (ç)drejtesine e propaganduar si çudine e shekullit per Shqipetaret qe akoma nuk kane kuptuar me elementaren se e gjithe kjo ^propagande behet per ti hedhur hi syve ketij populli duke u tallur haptazi me te!A nuk ishte ambasadori i derguar qe nxorri nga burgu guvernatorin Fullhajni,a nuk ishte ambasadori qe edhe pse vrau ne mes te bulevardit kryekrimi Berishe e qujati "burre shteti",a nuk ishte ambasadori qe futi duart live ne kutit e votomit dhe i dha bashkine e Tiranes "Yllit ne ngjitje" ,a nuk ishte ambasadori qe kerceu live me toto Liken melodine me kengen "Ta gezoje Baftiari",a nuk eshte ambasadoria qe pergezoi Arta Marku,Adriatik Llalla,Arben Kraja e ve vazhdim !Ndaj dhe Berisha qe gjithe ka patur e ka imunitet nga vila e verdhe ngre zerin duke e kthyer gjithe opinionin e gazetaruceve me diploma false ose plepash duke bere nje opinion te tere çorap.Ndaj me mundesi ka ti vije radha Rames se sa Sali Berishes me imunitet te perjetshem nga Bushi i madh si ish drejtori i tij dikur kur pas detyres se drejtorit te CIA-S pikerisht ne vitet 81-89 si zv/president qe mbulonte ish detyren e tij e me pas ne vitet e lulezimit Berishjan si President i Amerikes! Ndaj edhe sot e kesaj dite Sali Berisha vazhdon e mbrohet pikerisht nga familja Bush!Ndokush aludon se Berisha nuk mund te shkoje dot ne SHBA,duke harruar qe ai Ameriken e ka ketu ne Shqiperi ndaj edhe nuk preokupohet shume.Ai vazhdon te jete akoma ne qender te politikes,kercenues e destabilizues si gjithnje e qe asnje akuze apo dhe pasuri nuk i eshte kercenuar perkundrazi !

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tirona Re

                                                        Shqiptaret e dine mire qe ky malok Vucidoli duhet ti kishte prangat ne kyce me kohe Po cfare ben drejtesia dhe per ke punon? Salih Berisha ka vjedhur aq shume sa askush nuk e di sa pare ka dhe eshte ne gjendje te paguaj mire per te mbyllur dosjet e tija dhe te te birit,te gruas dhe vajzes vet Le te shpresojme te Altin Dumani po duket si hallve e ftofet

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mos qeshni po mundet

                                                          Veshtire fort e ka ky Dumani, per nje arsye te thjeshte : Prej 9 vite nga ai 2013 qe ne pushtet eshte Edi Rama me Rilindas e Rilindase nga pas, ne kete Shqiperi nuk ka patur asnje rast te vetem te korrupsionit a vjedhjes. Gjithcka korruptive i perket nga 2013 e me pare, e kjo ja veshtireson se tepermi SPAK ate, Drejtesine...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. m
                                                            mos qeshni po mundet

                                                            Veshtire fort e ka ky Dumani, per nje arsye te thjeshte : Prej 9 vite nga ai 2013 qe ne pushtet eshte Edi Rama me Rilindas e Rilindase nga pas, ne kete Shqiperi nuk ka patur asnje rast te vetem te korrupsionit a vjedhjes. Gjithcka korruptive i perket nga 2013 e me pare, e kjo ja veshtireson se tepermi SPAK ate, Drejtesine...

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Diat Satedon

                                                              Nxorën printerin jashtë përdorimit - e justifikuan me mungese buxheti zëvendësimin e printerit - kur printeri u zëvendësua , - the interface - ( memoria e centralit intern ) volli datat . E kësi vien...një ditë .

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Q
                                                                Qytetari me intuit

                                                                Me vjen keq jam nje qytetar i thjeshte dhe jap kete opinion per Dumanin: nje psikolog ja ve diagnozen menjehere pa u lodhur prandaj loja vazhdon mos u mprifni shume tek ndonje mrekulli . Ishallah qofsha une e gabuar

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. w
                                                                  www.vistarank.com

                                                                  Sali Berisha keshtu e ka shtyre tere jeten e tij politike me shantazhe kunder drejtesise por nje dite do e paguaje shume por shume shtrenjte.

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje