Berisha po përpiqet të qëllojë SHBA dhe Britaninë e Madhe me “grushtin” e 6 dhjetorit

14 Dhjetor 2022, 20:20Editorial Mero Baze

Sali Berisha ndjehet i dëshpëruar se po i shuhet jehona e sulmit fizik mbi të. Dhe për këtë ju desh të dilte sot për të nxitur mbajtjen gjallë të këtij agresioni përmes tre shpikjeve të tij. 

Fillimisht me përpjekjen për ta vrarë Gert Shehun përmes të tretëve. Në fillim tha se ai e ka falur Gert Shehun, agresorin e dhunshëm të tij, por nga ato që tha më pas, në fakt ai po kërkon që ta ekzekutojë Gert Shehun përmes të tretëve, duke sajuar histori kriminale për të dhe duke devijuar pistën reale të një të sëmuri psikik.

Ai e shpalli atë agjent të policisë kriminale të përdorur për infiltrime në grupet e drogës për t’i spiunuar ata tek polica, dhe përgjues të xhematit në Xhami, për t'i raportuar ata në polici.

Më thjeshtë, ai u ka thënë gjithë kriminelëve të drogës në Tiranë që sapo të lirohet ky person, duhet ta ekzekutoni se ju ka spiunuar në polici dhe t’i thotë çdo besimtari në xhami që ai ju ka raportuar në polici.

Ky jo vetëm që është një urdhër ekzekutimi publik për agresorin e tij, por është një urdhër ekzekutimi bazuar në shpifje, çka e bën Sali Berishën më të lig se çfarë e njohin shqiptarët dhe më të vogël edhe si njeri, edhe si politikan.

Nuk është e domosdoshme që Sali Berisha ta fali Gert Shehun. Gert Shehun e gjykon drejtësia dhe ai duhet të mbështesë drejtësinë për ta hetuar dhe gjykuar atë. Por ai nuk e ka atë dimension njerëzor.

Ai është një burracak që agresorin kërkon ta masakrojë duke i kundërvënë kontingjente kriminale, apo besimtarë fanatikë, të cilëve u fut paranojën se ai i ka spiunuar në polici, për çfarë flasin në xhami. Dhe kjo është fytyra e vërtet e Sali Berishës.

Gjithë jetën, gjithë vrasjet i ka bërë me të tretë, duke i nxitur të vrasësin hasmit e tij. Siç bëri me Azem Hajdarin.

Së dyti, duke implikuar agjencinë më të famshme të lajmeve në botë Reuters, si komplotiste ndaj tij, me sa duket ngaqë është angleze. Ai shpifi publikisht duke akuzuar agjencinë Reuters, që dha e para lajmin, si të manipuluar nga Edi Rama, për të cilin tha se ka një kushëri që punon në zyrën e Tiranës.

Në të vërtetë, një kolegu ynë, kushëri i Edi Ramës, ka punuar në Reuters në Tiranë, por ka së paku katër vite që nuk punon më aty dhe besoj nja 14 vite që nuk komunikon as me Edi Ramën, por kjo ka pak rëndësi për Sali Berishën.

Atij i duhet që Reuters, agjencia më prestigjioze në botë, të jetë e “kompromentuar’ nga Edi Rama në dhënien e lajmit mbi agresorin, të cilin e vizatoi si të sëmurë psikik. Nuk i intereson e vërteta, por i duhet skenari i komplotit ndërkombëtar ndaj tij.

Nuk i duhet çmendur, i duhet i zgjuar, nuk i duhet i Met Rrumbullakut, i duhet i Ardi Veliut, nuk i duhet rastësi data 6 dhjetor, por i duhet e zgjedhur nga Edi Rama për të festuar Samitin e BE në Tiranë. 

Së treti, duke u përpjekur të nxisë paranojën se SHBA kontrollon drejtësinë dhe do falë dhe Gert Shehun. Ai nuk harroi të sulmojë serish ambasadoren e SHBA në Tiranë, duke e fajësuar atë për prishje të raporteve miqësore Shqipëri- SHBA.

E vërteta është se nuk është dëmtuar asnjë raport mes Shqipërisë dhe SHBA për shkak të ambasadores së SHBA në Tiranë, por ka një përpjekje politike nga Sali Berisha për të ngritur një valë anti-amerikane në Tiranë, bazuar në gënjeshtra, shantazhe dhe përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë.

Duke e parë SHBA dhe rolin e saj mbikëqyrës në reformën në drejtësi si rrezik për të dhe njerëzit e tij, Sali Berisha akuzon ambasadoren e SHBA, për prezencën e saj në një ceremoni në Gjykatën Kushtetuese dhe shpik rregulla protokolli se kur duhet të flasë e kur duhet të heshtë ajo. 

E gjitha është një përpjekje ë e tij që ta lidhë agresionin fizik mbi të me rolin e SHBA në drejtësi, që të ndjehet i viktimizuar edhe nga SHBA, pasi kështu shpreson që do ta mbajë më gjatë gjallë efektin e sulmit mbi të.

Pak a shumë ai kërkon të bëjë me Gert Shehun, atë që bëri me Lulzim Bashën, të cilin e akuzoi për agjent amerikan dhe ngriti një valë anti-amerikane në PD. Tani po kërkon që të shpallë SHBA si mbrojtëse të Gert Shehut, që të ngrejë një valë të re populiste ndaj SHBA. 

Por në fakt e vërteta është shumë e thjeshtë. Sali Berisha pati një sulm të shëmtuar fizik nga një njeri me probleme psikike. Për fat është mirë fizikisht dhe ato syzet nuk po i heq, ngaqë po i shijojnë si stil. Përpjekja për të ndezur flakën e revolucionit me kashtën e Gert Shehut, nuk mban gjatë. 

Nuk them mos ta provojë, se me aq të çmendur që mblidheshin në foltoret e tij, mund të ketë sukses tek të ngjashmit e Gert Shehut, po jo tek njerëzit normalë të Shqipërisë. Madje as tek njerëzit normalë të PD.

21 Komente

  1. 1
    1

    Ky Sali do e heqi zvare shqiperine sic ka 32 vjet qe ben ate pune deri sa i madherishmi ta kerkoj lart,se po pritem nga gjykatat eshte gje e kot.Kraja eshte komshi me keta hora dhe u soll si shok i llalles ,llafe dhe vetem llafe.Popull lutu kur shkon ne kish e xhami te mari ai lart kete shtrigan

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Me shpifjet ndaj Bashës pati sukses, duke e besuar pjesa e fanatikëve dhe të korupturëve,në PD. Të njëjtat përalla po tregon ne Shehun, kërkon të tërheqë mbështetës të tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Me shpifjet ndaj Bashës pati sukses, duke e besuar pjesa e fanatikëve dhe të korupturëve,në PD. Të njëjtat përalla po tregon ne Shehun, kërkon të tërheqë mbështetës të tjerë.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Danieli

          Bravo Mero ! Me mire, me drejte, me konkretisht s'ka si behet.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sara

            Një analizë realiste ku jepet e detajuar ligesia e "Doktorit".Por sec më lë një shije apo më duket një skenë e përsëritur, konkretisht më ngjan me figurën e Tosun Baçit te "Njeriu me top" i Dritero Agollit.Ai betohej se plakun Mere e kishin gjuajtur me top partizanët, kur në fakt e gjuajti Mato Gruda. Kështu edhe puna e doktorit i ka të gatshëm skenarët mjafton që të tërheqë vëmendjen e të tjerëve pa edhe vetë e di që gënjen si dreqi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Abdul Dibra

              Saliu mund te beje gjithe perpjekjet e mundshme por denimi per se gjalli dhe pas vdekjes qe me te drejte i beri Amerika nuk shlyhet.I futi edhe zybat e tjere te familjes dhe e meritonin,ska Zot qe ben derman.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Alush Dani

                E gjitha kjo, veprimtari e Sali Berishes, gjate ketyre diteve, kunder SHBA, është nje kamuflim për të goditur SPAK-un, sepse po nuhat që po i vijnë rrotull prangat, atijë vetë, djalit të tijë Shkelzenit, dhe dhendërrushit Abi Malltezi. Saliu godet apostafat, mbasi sulmi është mbrojtia më e mirë.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Alush Dani ti qenke optimist. Une nuk besoj më se do e prangose Spaku por jam dakord me komentuesin e pare ketu qe ben thirrje te lutemi te gjithe qe ta marre i madherishmi e te shpetojme. Amen

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rama qen rrugesh

                  Mero dikur i lexoje komentet, por sic ke thene vete qe komentet dhe komentuesit jane bajate pa brum. Por bajate dhe pa brum je bere ti vete me shkrime bias dhe sic thote populli ti i bie fyellit ne nje vrime. Nuk je me interesant.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Po ti qen rrugesh pse i lexon shkrimet e Meros?? Nese nuk je dakord qe saliu eshte i zi, vrases, hajdut, intrigant, spiun, tiran, genjeshtar, shpifes, manipulator, kriminel, diktator, terrorist, antikombetar dhe antinjeri atehere behu pjese e foltores dhe lexo syrin e te birit te cilit i shtohet edhe epiteti mafjoz.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Riko Sheti

                      O DAKORT, mos u shqeteso hiç fare, si i thonë asaje fjalës :”PUNË QËNSH”…

                      Përgjigjjuni
                  2. t
                    tani

                    po si nuk u lolle ma more mero duke shkrujt kunder berishes cdo dite

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fifa

                      akoma ti, ik o mero. baze se je bo me keq se plaku mere, ik gjej nai pune tjeter.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bardhok Shpani ( Span - Spani )

                        Ti thuash Saliut se ti je i pa aftë dhe se ti nuk ke inforocione se fqar ndodh ketu në për institucionet publike ; kjo esht esht sikurë e bia ti thote nanës un jam nana jote ?... Në se Saliu esht një vrases ?, Rama esht një tradhetar i cili jo vetëm se nuke ka paditur vrasesin , por nëpërmiet ketit të parit ka shitur të gjithe interesin kombëtar .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Deda

                          Jo mero më mirë mos ti heqë më se duket si reshat arbana në rolin e sami amenit

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sula

                            Sikur Gert Shehu te gjeje nje avokat dhe te hedhe ne gjyq Sali Berishen per shpifje, do te ishte komedia e shekullit. Une do mendonja p.sh nje avokat si Spartak Ngjela. Do te ishte fantastike !

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .....

                              Mëndje të sëmura, si ajo e Berishës dhe kjo e Meros. Të dyve nuk ju intereson aspak e vërteta, të dy e prodhojnë atë sipas interesit.

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                joel shkodra

                                Mendoj se çdo politkan, jo vetem tek ne, por ne gjithe boten, do ta perdorte "grushtin" per qellimet e veta politike. Pra, pse duhej te bente perjashtim Berisha? Problemi eshte: a mund te zbulohet nese ishte i inskenuar dhe nga kush ky "grusht"?

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .....

                                  Kërkesa juaj është më se logjike në një shoqëri normale, që i intereson e vërteta. Por kur njëra palë, pa më të voglin investigim, pa një rezultat nga institucionet përkatëse që merren me luftën kundër krimit, deklaron se ky është "një akt i pastër i Edi Ramës" dhe pala tjetër nxjerrë në sekondë një raport mjekësor, sikur t'a kishte të ruajtur poshtë jastëkut, për të treguar se nuk është ajo frymëzuese e aktit, atëhere si mund të kërkosh dhe pretendosh për të marrë vesh të vërtetën përballë këtyre pritave të ngritura me qëllim për të mos shkuar kurrë tek ajo?

                                  Përgjigjjuni
                                2. G
                                  Gezim Qatja

                                  Sali Berisha eshte kokrra e bythqiri dhe vrasesit,hajdutit dhe genjeshtarit Ai duhet burgosur urgjent po me kete SPAK qe kemi nuk harrihet kjo

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I semure psiqike

                                    Non grata eshte me i semure psiqike se ai qe e goditi . Ky skizofren nderone versione çdo 30 minuta eshte ne delire ndaje mos u merni shume me nje te semure mendore lereni te ulerrase te shpifi vete flet vete degjon deri sa familja nese ka pasi per momentin eshte i abandonuar te kuptoje qe eshte ne gjendje te rende psiqike dhe ta dergoje nhe spital per ta kurruar.....

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje