Zgjedhjet e reja për kreun e SPAK, vazhdojnë ta turbullojnë Sali Berishën. Për më tepër dita-ditës e turbullon ideja që kandidati fitues ka pasur mbështetjen e SHBA. Kjo u duket fitorja më e hidhur në Shqipëri.
Dhe sot kishte vendosur ta lehtësonte dhimbjen. Kishte shpikur se edhe pse “guvernatorja” Kim, u përfshi brutalisht në garë, ajo nuk fitoi dot, por e ndihmuan lufta e klaneve brenda socialistëve. D.m.th. ja atribuon fitoren e Dumanit, luftës brenda socialistëve, të cilët kanë çuar votat tek Dumani kundër Edi Ramës.
E gjithë kjo nuk vlen si fakt, por vlen si dëshirë e Berishës. Dhe dëshira e tij është që të mos përjetësohet në kujtesën e shqiptarëve se ambasadorja e SHBA ka fituar një betejë publike në Shqipëri. Kjo jo vetëm e shqetëson, pro i duket njëmijë herë më e keqe se sa një fitore e Edi Ramës.
Është kjo arsyeja që ai po përpiqet tani ta rindërtojë garën brenda SPAK, jo si një garë mes ambasadore së SHBA dhe preferencave të krahut qeveritar, por si luftë brenda llojit. Në këtë gjendje psikologjike të rënduar që është, është gati ta quajë fitore të Edi Ramës, Erion Veliajt, Fatmir Xhafës a kujtdo tjetër , përveçse mos ta quaj fitore të Yuri Kim.
Ideja se SHBA ka autoritet mbi atë institucion, e lë pa gjumë dhe e bën shumë herë më të mërzitur se Edi Ramën, të cilin e quan të humbur në atë betejë.
Vetë Rama nuk dukej i mërzitur pas garës. Përveç Berishës, të gjithë e uruan. Berisha nuk e uronte dot si fitues i SHBA në Tiranë. Ndaj ka filluar ta ndryshojë interpretimn duke e quajtur fitues nga lufta brenda socialistëve, që të ketë mundësi të interpretojë nesër si luftë klanesh, çdo arrestim apo goditje të SPAK nga krahu qeveritar. Nuk i bën zemra t'i quajë fitore të SPAK, apo Yuri Kim dhe ato. Më mirë të jenë fitore të socialistëve se të SHBA!
Berisha preferon Socialistet seose Berisha me Socialistet luajti tash sa vite duke plaqkitur Shqiperine deri ne palce. Zgjidhja per Shqiperine dubet ta gjej populli duke vendos bijte e saj me te mire e qe nuk jane as me Berishhen as me Socialistet dhe as me LSI/LRI.
Bo bo bo cfare artikulli! nje perle e vertete ne vorbullen e gjithe ertikujve te Temes Gazetare si Mero Baze lindin nje here ne 500 vjet
Njeri i mar fund....
Si lum ti Mero! I ke ngushtuar hapësirat e lirisë tënde politike dhe intelektuale në kufij ekstrem, merresh vetëm me Berishën. Natyrisht, jeta është e gjërë, me hapësira të pamata, por ti e ke zgjidhur bukur, u hedh një dorë silazh atyre që e pëlqejnë këtë lloj tagjie dhe vjel prej saj bukën tënde të përditshme. Duket e ke të zënë aq shumë kohën, sa vetëm nja 10 minuta i kushton editorialin të gazetës, sepse ndryshe nuk mund të shkruash marrëzira të tilla nëse i jep vehtes kohën e nevojshme të servirësh diçka me vlerë, jo sofizma të tilla bajate që t'i sjellin mëlçitë tek gryka. Dhe për të mos u zgjatur, të lutemi Mero, shikoje cyrlën se mos i janë zënë vrimat dhe po i bije me një vrimë. Vërtet kaq të janë ngushtuar hapësirat e mendimit sa të merresh tërë ditën me një të marrë, duke i dhënë atij rregullisht dozën e nevojshme të oksigjenit për të mbajtur frymën gjallë?
Po, eshte e vertet ashtu sic thoni ju por, me nje ndryshim: Mero eshte ne anen e Historise sone, te Qevesrise, dmth te SHBA, pa te cilet ti do ishe Serb apo Grek...identiteti shqiptar nuk do te ekzistonte, por do te ishim si skllav te Serbeve apo Grekerve...Besoj se kaq pak gje e kupton....
Po c'shkrim koti eshte ky o Mero? Nuk ke me material per te shkruar si duket. Shkruaj dicka per Ramen dhe qeverisjen sikur edhe ta lavderosh. Shkruaj per shperberjen e vendit. Per korrupsionin qe eshte ngjitur me larte se kur e morri Rama pushtetin. Per cmimet qe jane te paperballueshme. Per pensionistet qe edhe pse votojne Ramen nuk shohin nje ngritje pensioni. Per fshataret/fermeret qe kur ju del prodhimi ju ulen cmimet se tregtaret/biznesmenet e Rames apo pushtetit i ulin cmimet ne ate kohe per mallrat/produktet qe importojne.
Po kjo nuk eshte e veshtire per ta kuptuar. Friends e ka nga Americanet se me Edin e shtyn sa te kete jeten pa I hyr gjemb ne kembe.
Merret lehte me mend, sepse ka frike vetem nga faktori nderkombetar, sa per te tjeret e di qe s'kane fuqi ta vene me shpatulla pas murit
Me mire ta haje lopa sekomunistet.
Zgjedhjet e reja ne krye te SPAK vazhdojne te turbullojne Berishen...ben jo Zbulimin, por tenton "mbulimin" e rradhes Mero Baze qe e sheh si derri qe angazhimi i drejtperdrejt i Yuri Kim ne ate zgjedhje te Dumanit nuk erdhi nga halli i Ambasadores se mos e zgjidhte Sali Berisha ate kreun e SPAK, por sepse nuk lejoi qe ate zgjedhje do ta qulloste Edi Rama me ndonje te kallepit alla-Keno Gjinushi ne krye te Akademise Shkencave.
Gjykata e Lartë hodhi poshtë më 24 qershor 1988 kërkesën e të afërmve të poetit disident Havzi Nela për t’i falur jetën dhe ai u dënua me vdekje me varje. Dënimi me vdekje u miratua nga Ramiz Alia, kryetari i presidiumit të Kuvendit Popullor, parlamenti i kohës komuniste. Nela u var në orët e para të 10 gushtit 1988, në mes të qytetit të Kukësit. Trupi i tij u la jashtë për pjesën tjetër të ditës dhe banorët vendas u tronditën kur e panë të varur atje. Më pas ai u varros vertikalisht në një vrimë të krijuar duke hequr një shtyllë. Mënyra se si u varros, pa dinjitet, ishte një tjetër fyerje nga shteti. Përpara se Nela të ekzekutohej, kur të afërmit e tij kërkuan t’i falej jeta, një komision shqyrtoi çështjen e tij dhe vendosi të mos e linte të jetonte. Një nga personat në komision ishte Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama. I pyetur për këtë në vitin 2020, Edi Rama tha se “nuk ishte i bindur për nënshkrimin” në dokumentin e miratimit të ekzekutimit. Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, asnjë që ka kryer krime gjatë kohës që ishte në pushtet në atë kohë nuk është ndjekur penalisht. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edin e gjatë. Dhe, për fund: Ngushëllime për ngordhjen e Open (Vuçiq) Balkan. Urime Procesi i Berlinit. Poshtë tradhtarët. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Ti shoku Bardhyl jetoke me te kaluaren, dhe me luften e klasave qe, meqe babai ka qene ai qe ka qene, duhet edhe i biri te denohet...Por, ti kete filozofi po desh zbatoje ne Kosove, se ketu nje e tille filozofi ka vdekur...Mos u kap nga biografia e fisit, por puna konkrete qe ben Rama, Kurti apo tjetri per Kosoven apo Shqiperine..duhet te jesh i vjeter ne moshe..
Ore shoku Ari patronazhisti ato qe thote Bardhyli jane fakte te verteta, por ju nuk deshironi t'i pranoni. Epo ka ikur koha e retushimit komunist te se vertetes. Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.
Ja honkshi karin Albin Messi Kurtit.
te lutem nxirrni dhe njehere neser videon kur tritan shehu nxjerr kartelen e sali berishes si i semure psiqik
Mos bre, se do nxehet Mero pastaj e do ri-botoje neser ate qe dikur e deklaronte perdite neper media - Kartelen e psikopatise se Edi Kristaq Rames.