Të korrigjojmë defaktorizimin politik të pakicës greke 

23 Dhjetor 2022, 20:09Editorial Mero Baze

Gjëja më pozitive e vizitës së kryeministrit grek Micotaqis në Shqipëri për të takuar pakicën greke është që një vizitë kaq e e rëndësishme nuk prodhon më lajm. Normaliteti i raporteve mes dy vendeve dhe fundi i spekulimeve me problemet e mbetura përjetësisht pezull mes dy vendeve, ka prodhuar një klimë të re e cila i shërben jo vetëm pakicës greke në Shqipëri, por dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Por përtej normalitetit të vizitës së kryeministrit Micotaqis pranë bashkëkombasve të vet në Shqipëri, ne duhet të mësohemi me idenë se pakicat duhen respektuar dhe u duhen dhënë të drejtat e tyre, jo si një mekanizëm presioni apo servilizmi ndaj vendit amë të tyre, por si një standard që e ofron një shoqëri e civilizuar.

Kam parë disa komente negative nga disa politikanë apo opinionistë që konsiderojnë komplot faktin që Micotaqis ka vizituar Himarën, të cilin ne “nuk e quajmë” minoritet. Në të vërtetë, përmes vendimeve të Berishës, që pasuan marrëveshjen me PBDNj më 2005, ka angazhim të qartë zyrtar, duke e konsideruar edhe atë pjesë të territorit minoritet, por kjo nuk ka shumë rëndësi. 

Në demokraci pakicat nuk i zbulojnë apo emërojnë qeveritë. Ajo ndodh në regjime totalitare. Në demokraci pakicat vetëdeklarohen dhe vetëndjehen si të tilla. Nuk jam i çmendur t’i hyj debatit historik çfarë janë himarjotët, a kanë ardhur nga Mirëdita nga Kruja, nga Korfuzi, Korinthi apo Progonati. Ka nga pak të vërtetë nga çdo gjë që thuhet, por e vërteta e sotme nuk është e vërteta e 500 viteve më parë. 

E vërteta e sotme është se grek është ai që ndjehet grek dhe jo ai që duam të caktojmë ne se kush është grek. Nëse duam të sillemi si vend demokratik, dhe për fat zyrtarisht po sillemi ashtu, ky debat që të diktojmë ne se kush duhet të ndjehet grek, është debat i vjetër, racist dhe problematik për demokraci të brishta si e jona. 

Aq më tepër kur këtë tendencë e kemi vetëm me pakicën greke, e cila është pakica më e madhe në vend, dhe nuk e kemi të njëjtën vëmendje kur dikush gjen një katund me origjinë serbe në Myzeqe, apo me origjinë bullgare në Devoll. 

Kryeministri Micotaqis, ka bërë një vizitë të suksesshme në Shqipëri, përfshi dhe Himarën, pikërisht se në Shqipëri nuk ka asnjë ngarkesë negative për pakicën greke. Dhe gjithnjë e më pak ka dhe ekstremistë kundër tyre në opinion publik.  

Çdo kryeministër i Greqisë ka të drejtën e tij të vijë në Shqipëri e të takojë qoftë dhe një grek të vetëm në majë të malit, qoftë ky i zhvendosur dhe në Tropojë, dhe jo më në Himarë ku kanë plot prej tyre vendlindjen e vet.

Shqipëria ndjehet e çliruar që jeton në paqe të thellë me pakicën greke dhe nuk ka asnjë shenjë racizmi ndaj tyre. Liria e pakicës dëshmon në radhë të parë lirinë e shoqërisë që jetojmë. Ajo nuk është lëmoshë, por standard që duhet të na bëjë ne në radhë të parë krenarë.

Pakica greke në Shqipëri ka ato probleme që kanë dhe shumica shqiptare. Vuajmë njësoj nga ligji i pronave, vuajmë njësoj nga korrupsioni, vuajmë njësoj nga padrejtësitë sociale, por nuk ka asnjë ligj specifik kundër tyre dhe asnjë pengesë për çdo të drejtë të tyre. 

Problemi ynë me pakicën greke në Shqipëri nuk është vetëpërcaktimi i tyre si grekë apo jo, por spekulimi politik që i ka lënë ata pa përfaqësim politik në Shqipëri. 

Prej vitit 2015, kur Vangjel Dule dha dorëheqjen nga nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë, pakica greke në Shqipëri është e papërfaqësuar politikisht në qeverisjen qendrore, në institucionet qendrore, madje dhe në Parlament, përjashtoi mandatin e Dules që ka ardhur përmes mallkimesh ndaj tij, nga mandatet e PD, dhe jo nga votat e pakicës.

Edhe gjatë komunizmit nënkryetari i Kuvendit ka qenë pjesë e pakicës greke dhe disa poste të rëndësishme publike, madje dhe akademike, i kanë mbajtur ata.

Sot ata nuk janë asgjëkundi. Qeveria mund të sforcohet dhe të emërojë pjesëtarë të pakicës greke në poste shtetërore si pjesë e Partisë Socialiste, siç dhe ka bërë. 

Defaktorizimi politik i pakicës greke, nuk vjen nga ndonjë politikë antigreke e Shqipërisë, por nga një mendësi e vjetër që ushqehet me skemat e luftës së ftohtë apo fillimviteve ‘90, kur përlesheshin me Berishën dhe kishin model patriotizmi MAVI e Belerit në Peshkëpi, apo nga krahu tjetër arrestimin e “nacionalistëve” grekë në Dropull. 

Dështimi i pakicës greke për të pasur përfaqësim politik të saj, ka ardhur nga politika e gabuar e drejtuesve politikë të pakicës greke, të cilët në formimin e tyre politik, e kanë bindje se të qenit ekstremistë i bën popullorë brenda pakicës greke. Nuk është e vërtetë.

Ajo periudhë ka perënduar, edhe pse fosile si Berisha apo Beleri tani tentojnë të përfaqësojnë politikisht pakicën greke në Shqipëri.

Në Shqipëri mund të bësh politikë si përfaqësues i pakicës greke, duke qenë mbështetës i Micotaqisit, si i djathtë, apo i Ciprasit si i majtë, por jo si i i Agimit të Artë. Qasje të tilla ekstremiste kanë bërë që Dropullin ta fitojë tradicionalisht ose Vangjel Tavo, ose Edi Rama, dhe jo Vangjel Dule, dhe Himarën pas Bollanos në aleancë me PD, të mos ta fitojë më PBDNJ. 

Defaktorizimi politik i pakicës greke nuk është një gjë e mirë. Ata nuk ndjehen keq pse përfaqësohen përmes socialistëve apo demokratëve, por një politikë më realiste e politikanëve me origjinë greke në Shqipëri, mund të bënte që ata të ishin përfaqësues politik të tyre dhe jo PS e PD.

Pakica greke në Shqipëri duhet të bëjë betejë për t’u përfaqësuar nga vlerat reale të saj, përmes të cilave realizon dhe identitetin e saj etnik dhe kulturor. Politika zyrtare e Shqipërisë duhet të ketë politika të “diskriminimit pozitiv” për të ruajtur identitetin e tyre, dhe për t’u mundësuar përfaqësimin politik normal. 

Nuk është gabim t’u japësh dhe më shumë të drejta se pjesës tjetër të popullsisë për t’u ndjerë në paqe dhe të sigurtë, por jo t’u imponosh politikanë që kanë dalë tepër dhe kanë ngel pa punë, që të duken përfaqësues të tyre. 

43 Komente

  1. S
    Shqipe

    Bere reformen agrare, kapedan o Skenderbe…

    1. R
      Raimond vlonjati

      Po pse nuk thote nje fjale ler Reciprocitetin ky Mero ? Reciprociteti ku eshte ? Pse ngjiret ky Mero labushi per te drejtat e grekeve dhe nuk thote nje fjale per pronat e Cameve , por edhe te Korcareve e Kolonjareve, Permetareve te pasur qe juakja bllokuar Greqia?? Perse nuk thote nje fjale ky per sjelljen kriminale qe ben shteti grek edhe ndaj Gazetareve shqiptare qe duan te shkojne be Greqi ku jane qytetet e Cameve??? C’esht kjo sjellje prej skllavi more shoku ?

    2. S
      Shaqo

      Nje analize fantastike. Te lumte Mero, dhe meqe ke permendur perfaqesimin poltik te minoritetit ne sistemin e kaluar, dikush i mishes time, duhet te kete lexuar qe nje minoritar nga Dropulli do te pranohej kandidat partie dhe kishte shkruar ne flete ankete si kombesine dhe shtetesine Shqiptar, Enveri kur ishte per vizite ne Gjirokaster dhe Dropull u tha: Jeni shtetas shqiptare por me kombesi greke dhe nuk duhet te keni ndrojtje ta thoni hapur kete fakt. Nuk ua mohon kush kombesine tuaj.

      1. T
        Taulant

        Pakica Greke ne ditet e saj me te mira pra kur nuk kishin emigruar ne vitin 1992 fitoi 4 deputet ne parlamentin 250 vendesh . Matematikisht i bie 4:250*100= 1.25% . Pra 1,25% e 3.3milion banoreve qe ishte Shqiperia e 1992 del 41.250 banor komuniteti Grek ne Shqiperi. Sot mbas emogrimit masiv te 30 vjeteve te fundit ne Shqiperi nuk ka me shume se 7 apo 8 mije grek safi . Nuk jemi kunder vizites se Micos por jo poshterimit te Shqiperis. Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe nje kryeminister te kaloj kufirin me helikopter ushtarak. Ka protokolle ligjore te miratuara nga parlamenti. Shtoj qe Camet nuk lejohen te vizitojn vendet e tyre ne Cameri.... Kerrici i Vucicit para sesa te poshterohej para Micos duke i kerkuar qe te vinte kur te ndertohej busti i bastardit Papaqos Micos ne Dervican ( i famshem per operacionet fshesa ndaj Shqiptareve) duhet te shprehte dy fjale per Camet. Ku eshte ndryshimi me Berishen ketu? Kerrici i Vucicit Himaren plus shume fshatra rreth Sarandes po i konsideron zona minoritare.

        1. M
          Magrip caka

          Respekte per realitetin qe shpreh

          1. T
            Taulant

            Kush jane Himariotet : William Martin Leake Year.1804 Traveling Southern Albania. Tek Himariotet,megjithese gjuha e zakonshme eshte SHQIP , shume nga burrat flasin Greqisht sepse Papadhes (prifterinjt) jane ne pergjithesi nga Greqia dhe per shkak se shume nga banoret meshkuj e shohin ate gjuhe te nevojshme per punesimin e tyre si bartes ose mbajtes se kopeve me bageti ne pjeset fqinje te Greqis.Grate dhe femijet flasin vetem SHQIP sepse ata nuk shkojn ne Greqi apo Itali.

            1. S
              Sebastia

              1)- Ardhja me helikopter ushtarak eshte nje poshterim i shtetit shqiptar , jep nje mesazh shume te forte sesi km grek hyn si te jet ne shpin e tij ne territorin e republikes se Shqiperise. 2)- Himara nuk ka qen kurre zone minoritare, nuk duhej kurre qe te shkohej ne Himare. Lidhur me Himaren eshte skandaloz dhe fakti qe vet i pari i qytetit,kryetari bashkis Himare nuk doli te priste mikun. Kjo le te kuptosh qe km Grek i shoqeruar me elemente neonazist e anti shqiptar te perbetuar nuk toleron dhe nuk deshiron te takoje njerez qe nuk punojne eskluzivisht vetem per interesat e Greqise ne territorin e republikes se Shqiperise qe kan qen dhe jan vetem ne dem te ksaj te fundit. 3)- Provokimet e ndyra qe u ben ne Himare por dhe ne Dervican jan te patolerushme, flamuri gjigand grek perball nje flamuri shqiptar 10 here me te vogel dhe flamuri grek ne memorialin e 4 te vrareve per kalim te paligjshem te kufirit. Kto provokime u ben kastile dhe prapa ketyre skenareve qendrojne personat me te cilet shoqerohej km i Greqise i cili eshte i mireinformuar se cilet jan kta elemente. Fut ktu dhe skandalozin, km vlleh i cili jo vetem qe nuk tha asgje per te drejtat e shqiptarve ne greqi por as edhe per te drejtat e shqiptarve te camerise qe ende sot kerkojne te drejten e tyre mbi pronat e vjedhura nga shteti grek. Premtoi dhe ngritjen e bustit per Kostandin Micotaqis a thua se vendos ky edhe per pushtetin vendor. Aty ku i leverdis vendos per gjithcka , aty ku nuk i leverdis dederllit qe nuk eshte detyre e km te beje gjykatesin,policin,prokurorin,etj etj. PS: E peshtire dhe e ndyre kjo pacavure e shkruajtur nga mizerabli Baze. Iu garantoj qe nese ne vend te vllehut do kish qen serbi Berisha ,do e kishte mbushur gazeten me kryetituj per tradhtin e madhe te Berishes.

            2. P
              Per inat te sime vjerre

              Taulant , jo shpesh ,por asnjehere nuk jam dakort me ty .....por sot eshte hera e pare qe ke 100 per 100 te drejte ......Mero, nuk di nga tja filloj , por nuk e prisja kete analize ( furbe) se ska si te jete tjeter duke ditur qe nuk je as injorant e as budalla...ky nuk eshte pikeshikim , ky eshte gabim i madh nga Rama dhe nga Ju qe perpiqeni ( me mjeshteri sa te duash) ta justifikoni me aresyetime te rreshqitshme ......Mero Baze , nuk te fal njeri sot ne bote per interesa nacionale . Shqiptari eshte o naiv ose shume mendje ngritur sa per tu treguar " me katolik se papa " , demton de veten e tij . Z .Baze , Himara eshte toke shqiptare dhe himariotet jane sqiptare me shume se shume te tjere, dhe te deklarosh qe njeriu mund te jete kush te doje eshte e rrezikshme budallallek dhe do ta quaja pa hezitim : tradheti ndaj interesave kombetare .....TURP

            3. P
              Patriot tepelene

              Merro sa para ke marre nga fondi grek per mediat shqiptare

              1. P
                Patriot Kukesi

                Aty rri Tepelena! U be zhurme e madhe ne parlamentin grek para nja 4-5 vitesh.... i kerkohej Ministrit te jashtem Grek (ja harrova emrin nje bark madh, qe negocjoj per detin me Bushatin, por qe e hoqen... dhe rama per reciprocitet e hoqi edhe ki BUshatin) se pse kishte financuar rreth 20 milion euro ne Shqiperi... per nje media te lire... dhe kujt ja kishte dhene keto para?????... Ketu tek ne heshten te gjithe .. se mesa duket ishin perlyer nga parate e grekut te gjithe.

              2. t
                tata luigji

                Ja gazetari qe sjell peace, bravo Edi rama nuk eshte shpellar por vepron si burre shteti i civilizuar i shekullit te ri Boll kishim nje terrorist si salih bin laden qe u lepinte bythen dhe duke e shitur shqiperin per interesin e karriges tij. Bravo Mero gezuar!

                1. e
                  epo kjo pune

                  Mero ia ke mbytur qorres ne ca vende... me katolik se Papa thua zotrote.... ka rradhe puna, deri tani vetem ne kemi dhene... troje jug e veri e lindje, gjenocide disa here, te drejta ekstreme per minoritetin, e ne kushtet kur greqira ka karroten e shkopin, nuk ka kontekst per reciprocitet... tani e kane rradhen greqira e serbolja te deshmojne mentalitet europian nga heqja ligjit luftes, njohja e camerise e arvanitasve, asocion per luginen e Presheves....etj, atehere po jemi ne rregull

                  1. J
                    Jimi

                    Te jene edhe greket kaq te hapur me popullsine shqiptare ne Greqi, sa rekomandon ti Mero per ne shqiptaret qe te jemi te hapur me pakicen greke !? Me kete altruizem qe ti rekomandon, rrezik greket do ti kemi deri ne Shkumbin ! Mjaft me me kete perdellim ndaj te tjereve ! Shqiptaret historikisht kane qene viktima te genociodit te vendeve fqinje, Serbis dhe Greqis, te cilet nuk jane mjaftuar me shfarrosje masive, por edhe kane zaptur troje te tera shqiptare dhe ne sot duhet qe te tregohemi teper mirenjohes per kete qe keta i kane punuar ketij vendi !? Si gjithmone ne shqiptaret, viktimat, duhet te ulim koken e te leshojme, ndersa agresoret, jo vetem qe nuk duhet te kerkojne falje, por vetem duhet te gllaberojne c'te mundin nga ky vend !? Pavaresisht se sot sa mundesi kemi, por ketyre grabitqareve u duhet vene kufiri tek thana Mero.

                    1. A
                      Aron

                      Mos i bej kaq te mire, se i pame sa respekt paten. Kur Edi vertet po mundohet te beje me teper se c'po behet per shqipetaret ne Greqi, keta ketu per te ofenduar shqipetaret vune nje flamur grek sa mbulonte gjithe fasaden e bashkise a shkolles dhe nje flamur te vogel Shqipetar qe mezi dukej. Mero, ne shqipetaret jemi te keqinjte e vetes. Nuk do beje keq ta permendje kete incident, sepse ishte teper i ulet dhe kushdo qe e beri e beri me paramendim ofendues. Flamuri grek qe eshte vec nje vizatim me katrore e nje anije tregetare angleze, nuk mund te krahasohet kurre me flamurin qe e ka te gdhendur ne histori qe nga lashtesia emblemen e saj, e mos te flasim per ate qe e beri edhe me te njohur me historine e tij(Skenderbeun), qe e njeh dhe e nderon gjithe bota.

                      1. P
                        Pano

                        Une jam himariot dhe nuk jemie pak nga te gjitha (nuk jemi as nga Kruja as nga Korinthi) por leber safi. Nga te paret tane e dime qe jemi nje gjak me tere laberine.

                        1. I
                          Iliro Pellazg

                          Pano, sa police himarjot ka sot himara? 0, asnje. Kjo tregon se sa të perfaqesuar jane ne shtetin shqiptar. Duke shtuar dhe grabitjen e tokave dhe fyerjet dhe ofendimet qe njerezit bejne online dhe disa analiste hapur si te ndihen te qete himarjotet? Aq me teper shqiptar?

                          1. I
                            I tille je , sa here qe hap gojen

                            Ore Pellazgaqis , pse shikon vetem me nje sy , kur ne te vertete ke dy sy ? Qe ka komente ekstremiste antigreke , kete e shohim shpesh ketu , por ne se e sheh drejt problemin , ato jane si reagim i ligjshem i disa komenteve ekstremiste te lexuesve minoritare greke , (perfshire edhe nick - un qe mbani ju ) , qe perdorin fyerjet me te uleta per kombin e shtetin shqiptar , duke i bere lemsh shtetin grek dhe kishen me te gjitha ekstremet e tyre ! Ne se nuk do te veprohej keshtu nga elemente ekstremiste greke , natyrisht qe edhe nga ana e shqiptareve do te ishin shume me te permbajtur dhe te ekuilibruar . Pervec ketyre , shteti dhe qeveria greke , ne keto tre dekada eshte sjelle me Shqiperine sikur ta kishte nen vete si vend vasal dhe aspak dashamires . Ne krye te kesaj rropullie te neveriteshme qendrojne mediat greke . Nuk me del nga mendja sa te jem gjalle , qe ne ditet tona me te veshtira , pas rrezimit te sistemit socialist , nje gazete e fuqishme ne Athine , botonte nje lajm ne faqen e saj te pare , me titull : " Ta godasim fort Shqiperine , tash qe eshte me nje kembe, se po u be me te dyja (sebashku me Kosoven) , do e kemi shume te veshtire " . Nuk po flas ketu per paraden ushtarake greke , qe kuadrate te zgjedhua ushtarakesh , kendonin nen tingujt e bandes muzikore para tribunes me personalitetet e larta greke kenge thellesisht armiqesore ndaj shqiptareve , " ...me zorret e te cileve ata do te lidhnin kepucet. . . " Mos kujtoni se harrohen lehte keto "grimca" dhe shume e shume te tjera . Ndaj nuk jam aspak i entusiazmuar apo optimist per keto qe shkruan ketu Mero Bazja !

                        2. A
                          Analisti

                          Të lumtë Mero për analizën perfekte që i kemi bërë minoritetit grek në Shqipëri dhe përfaqësimit të tyre politik.

                          1. F
                            Faktet

                            Greqia njeh vetem nje minoritet, ne Thraken perendimore, qe i etiketon si myslimane. Pra sipas Greqise nuk ka pakica shqiptare, bullgare, arumune ose turke qe jetojne ne Greqi. Greqia nuk ka ratifikuar asnje konvente ose marreveshje evropiane mbi te drejtat e minoriteteve. Greqia ne te shkuaren ka kryer spastrim etnik ne Cameri dhe shkembime popullsish (sikur te ishin kuaj) me Turqine dhe Bullgarine. Greqia deri para pak vitesh ka patur nje ligj qe e lejonte qeverine t’u hiqte shtetesine greke atyre qe nuk jane race greke ne rast se largohen nga Greqia. Keto jane fakte. Shqiperia eshte vite drite para Greqise per sa i perket respektimit te te drejtave te minoriteteve. Te kerkosh diskriminim pozitiv per greket ne Shqiperi duhet te jesh i cmendur ose i shitur.

                            1. I
                              Imigranti

                              Mero; e ke gabim kur thua qe grek eshte ai qe ndjehet grek!. Sipas kasaj logjike ti mund te thuash qe je kines se ndjehesh kines. Etnine nuk e zgjedh njeriu; ajo ekziston objektivisht. Te zgjedhesh etnine eshte si te zgjedhesh prinderit.

                              1. D
                                Dule labi

                                Analize brilante. Respekte

                                1. Asnje koment qe ju injoron nuk botoni.Ashnje thenie reale per qrvrine e re fsdhste nuk doni ta pranoni.Nuk jeni mefia we e lecon kush nder shwiptare.

                                  1. A
                                    Alpet.al

                                    MerZoti o Baze je padyshim Flamurmbajtesi i Interesave dhe tezave greke ne Shqiperi! Perseri dhe perseri, edhe nje here pas nje vargu pa fund artikujsh dhe editorialesh te shtrire ne kohe dhe me intensitet qe perputhet me zhvillimet delikate greko-shqiptare, me konseguence dhe me nje devocion prej qehajai dhe mercenari ne sherbim te Greqise, Mero Baze vrapoi te shpalose flamurin e interesave te rrezikshme greke ne Shqiperi dhe, ashtu sikurse ne editorialin famekeq te tij ku i thurte lavde dhe ditirambe Janullatosit kur Ilir Meta(j) i dha neshtetesine shqiptare uzurpuesit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, edhe tani Mero Baze, u urdherua te kengezoje dhe te lengezoje per ti ngritur Micotaqisit Junjor nje lapidar publicistik, para se te ngrihet lapidari i te atit te tij, Micotaqisit Senjor diku ne Dropull. Edhe shtypi me ekstrem grek dhe botuesi me nacionalist helen, do ja kishte zili Mero Bazes kete egzaltim te tij per viziten e Micotaqisit ne Dropull dhe sidomos, per tezat dhe direktivat paturpesisht progreke te ketij editoriali te sotem te Bazes, te ardhura me porosi nga qendrat dhe institucionet e specializuara te Greqise qe ndertojne strategjite dhe taktikat e shtetit dhe te kishes greke ne Shqiperi dhe qe financojne miliona euro edhe per eksponente te mediave shqiptare qe kane shitur vendin e tyre ne pazar pa piken e ndergjegjes dhe skrupujve morale e atdhetare. Po cilat jane tezat e Mero Bazes ne kete editorial, ku ai ben naivin dhe paqsorin, ben liberalin dhe te emancipuarin, ku ai fshin me nje te rene te tastieres se kompjuterit problemet e thella, padrejtesite dhe deri krimet, masakrat dhe genocidin qe shteti dhe kisha greke kane bere historikish dhe ne vijemesi ndaj popullatave shqiptare ne teritorin e shtetit grek, tjetersimin etnik, gjuhesor dhe kulturor te tyre nepermjet nje politike thellesisht te dhuneshme dhe po aq te sofistikuar njeherazi, qe kulmuan me cfarosjen dhe debimin e popullsise came nga tokat e tyre dhe varret e te pareve. Perse valle Mero Baze, kur na ben moral dhe na shtron teza se si duhen trajtuar minoriteti greke nga shteti e shoqeria shqiptare, nuk kthen syte dhe nga pala tjeter greke, te sjelle shembuj dhe fakte te panumurta se si greket, si shtet dhe si kishe, i kane trajtuar shqiptaret ne shtetin e tyre. Mero Baze hesht per keto fakte dhe jo vetem kaq, por kerkon qe ti mbylle gojen dhe ti zere syte edhe shoqerise shqiptare, edhe zerave qe sjellin ne vemendje te opinionit publik se cfare na meson historia e qendrimeve greke ndaj shqiptareve dhe se cilat jane pretendimet greke ndaj Shqiperise. Mero Baze na meson abc-ne e perkatesise etnike, me cinizem dhe me paturpesi. Ai me nje lehtesi prej kolaboracionisti, pasi deklaron se nese ndjehesh grek, athere me siguri je grek, nxjerr dhe shpall konkluzionin se himariotet jane greke dhe se Himara eshte pjese e aeralit grek ne Shqiperi dhe se nuk eshte i cmendur qe te degjoje dhe te mesoje nga historia 500 vjecare qe flet dhe dokumenton etnine shqiptare te himarioteve. Pikerisht si tezat e Agimit te Arte qe dergonte emisaret e vet ne cdo turbullire e ne cdo eveniment qe u duhej per te mbajtur gjalle tezat e Vorio Epirit dhe te postulatit se cdo ortodoks ne Shqiperi eshte grek, as me shume e as me pak. Mero Baze ngre zerin dhe kerkon edhe me shume te drejta dhe favore per ata pako minoritare te mbetur pas emigrimit masiv te tyre ne Greqi, me shume poste ne qeveri dhe ne parlament, madje propozon edhe te zbatohen politikat e dhenjes se privilegjeve te tyre kundrejt shtetesve shqiptare, sepse keshtu tregohemi shoqeri e emancipuar. Bukur fort Mero Baze. Po thuaj edhe ndonje fjale per minoritaret shqiptare ne Greqi, ngrije zerin per te drejtat e tyre, per pronat e tyre, per legjitimitetin per te vizituar trojet dhe varrte e te pareve te tyre. Pa thuaja pak Micotaqisit keto kerkesa dhe do ta shohesh se sa i qyteteruar do te jete ai dhe shoqeria greke. Pa kerkoji Micotaqisit te hapi shkolla shqipe ne Greqi per femijet e emigranteve shqiptare dhe per arvanitasit e asimiluar nga dhuna dhe terrori i shtetit dhe kishes greke. Pse nuk i kujton Micotaqisit Ligjin e Luftes me Shqiperine? Pse nuk i kujton shoqerise greke racizmin e skajshem ndaj minoriteteve atje ne Greqi, imponimin e emrave dhe ndryshimin e religjionit te emigranteve shqiptare qe kane cuar deri ne tjetersimin dhe asimilimin e tyre. Pse nuk ben nje krahasim te drejte dhe te vesh ne dukje se miqesia dhe respekti i shqiptareve ndaj minoritarev, hapsira e lene per ta per te ruajtur gjuhen dhe ndjesine e tyre kombetare jane faktori emancipues qe ka siguruar edhe mbijetesen e tyre te patjetersuar, perkunder fatit dhe realitetit te popullatave shqiptare ne Greqi. Ti zoti Mero Baze mund te jesh shume i eksituar deri ne masturbim nga vizita e Micotaqisit ne Dropull si edhe shume i shperblyer, ne favore dhe ne euro, per ta deklaruar me superlativa ate vizite si nje sukses dhe sidomos per te riafirmuar tezen se Himarra eshte greke. Po zoti Mero Baze, per Micotaqisin dhe per Janullatosin e Kishen Greke, per qarqet shoviniste greke dhe per irredentistet greke ne Dropull dhe ne Himarre qe zderhallen te patrazuar ne Shqiperi, kjo vizite eshte nje sukses i madh, eshte nje afirmim i tezave dhe pretendimeve te tyre te zeza mbi Shqiperine e Jugut dhe mbi ortodoksit shqiptare, ashtu sikurse eshte edhe nje perfitim i madh per te gjithe zuzaret e larot e paguar prej tyre ne shume shtresa te shoqerise, politikes dhe segmenteve te shtetit shqiptar, perfshire median e gazetat e vendit, si kjo gazeta e zotersie sate. Por per shqiptaret kjo vizite eshte nul. Ajo nuk sjell asnje risi, asnje perfitim, asnje zhvillim dhe asnje ctensionim. Plaget e pasheruara dhe krimet e pandeshkuar ndaj shqiptarev jane aty dhe mbeten aty. As Micotaqisi dhe askush tjeter nga politika dhe shteti grek nuk kane per ti pranuar dhe as nuk kane ndonje mendje per te ndryshuar dicka. Ata presin kohe nderkombetare te turbullta por me te pershteteshme per ta, qe te avancojne planet e tyre, pretendimet e tyre ne Bruksel dhe ne BE, ne Parlamentin Evropian dhe ne Keshillin e Evropes, qe te bertasin se si po shtypet e diskriminohet minoriteti grek ne Shqiperi, nga Konispoli ne Shkumbin perfshire edhe Himaren, se si ky komunitet ka varret e kallura se fundmi dhe kishat e veta te stisura nga Janullatosi ne gjithe Shqiperine e Jugut, se si ky komunitet ndjehet grek dhe meshon ne greqisht, se sa deshire ka ky komunitet te jete autonom ne tokat e veta, se eshte e drejta e ketij komuniteti per nje referendum per mevetesi dhe per bashkimin me Greqine meme, se si ketij komuniteti i takon edhe te jete me i privilegjuar se shqiptaret, sikyrse edhe e kerkojne vete edhe mediat e gazetat shqiptare, si ajo e Mero Bazes. Dhe ne Bruksel, ne Evrope dhe ne Hage kendojne dhe bejne ligjin lobet serbo-greke-panortodokse kur vjen fjala per Ballkanin dhe kunder shqiptareve, Ja, po e shohim se c'po ndodh men lideret e UCK-se ne Hage, ku viktimat deklarohen kriminele dhe denohen me dhjetra vite burg, kurse kasapit i behen elozhe dhe i ofrohen marreveshje qe bejne nul edhe vete pavaresine e Kosoves, sic eshte Zajednica per shembull. Do kerkojne Referendum greket per Vorio Epirin zoti Mero Baze. Ne dosjen e dokumentuar e te kopsitur te kesaj kerkese, pervec njemije e kusur stisjesh, genjeshtrash e shpifjesh te kuzhines shoviniste manipulative greke, do te jene renditur bukur e mire gjithe editorialet e portofolit tend publicistik per mardhenjet greko-shqiptare dhe per padrejtesine qe i behet minoritetit grek ketu se nuk eshte as i privilegjuar dhe as i perfaqsuar, perfshire ky editoriali yt i sotem per suksesin historik te vizites se Micotaqisit dhe dashurine dhe entuziasmin e minoritareve per kryeministrin e tyre te dheut meme dhe pa dyshim edhe editoriali yt i lavdishem per dhenjen e shtetsise shqiptare Janullatosit, te bariut shpirteror te ortodoksve te Shqiperise se Jugut qe sigurisht do te llogariten si greke etnike. Dhe mos harro zoti Mero Baze se kur te vije dita e ketij Referundimi, emigrantet shqiptare ne Greqi, (sa jane valle, 700 mije, 800 mije?), tashme te greqizuar dhe te lidhur me njemije fije ekonomike, financiare e interesash me Greqine, me femijet e tyre te vaftisur ne kishat greke, qe as nuk flasin me gjuhen shqipe se nuk kane shkolla dhe qe nuk ua ndjen fare per Shqiperine, do urdherohen dhe detyrohen nga shteti grek te vijne ne Shqiperi, te regjistrohen dhe te votojne si greke, sepse sic na meson edhe ti o i ndrituri zoti Mero Baze, njeriu ka ate kombesi qe ndjen dhe jo ate te nenes a babait. Dhe ne shqiptaret, si shtet e si shoqeri sic na e kerkon ti zoti Mero Baze, duhet te jemi te qyteteruar dhe te pranojme rezultatet e ketij Referendumi per vorio Epirin dhe ta leme gjysmen e Shqiperise te veje me Greqine dhe pjesen qe mbeten si koloni te Greqise. Athere besoj se ti zoti Mero Baze do te ndjehesh i lumtur dhe i plotesuar, se e ke plotesuar misionin e shenjte qe i ke premtuar vetes dhe zoterve te tu.

                                    1. B
                                      Ben

                                      Pergjigje perfekte. Me shekuj vazhdojne te na tjetersojne. Dhe ne fleme gjume sepse politika jone eshte e blere. Te pershendes.

                                      1. P
                                        Pelidi

                                        Pèrgjigjia juaj èshtè 'kostumi' mè i pèrshtatshèm pèr prof.Baze. Ta gèzojè e ta mbajè me shèndet! E paske ngjyer penèn nè bojè greke o Mero!

                                        1. P
                                          PO , PO

                                          Jam 1000% i nje mendje me komentuesin Alpet.Al - Eshte koment me shuuuuume vlera , krahasuar me shtellungen me lesh dhie qe tjerr ketu Mero Bazja !

                                        2. B
                                          Ben

                                          Analizen pa kritike nuk ka disa gabime qe Mero Baze mundohet te shpjegoj. Gjendja ekonomike e shqiptareve dihet dhe me mendesine qe grek eshte ai qe vete deklarohet. Historia, origjina, traditat duhet te fshihen ne emer te civilizimit. Ne qoftese shqiperia do ishte ne BE ata nuk do deklaroheshin grek. Pakicat vleresohen jane ura bashkepunimi, por jo nje minoritet i paqene ndaj analiza juaj eshte me karakter politik qe nuk mer ne konsiderate faktet historike. Si mendoni ju shteti shqitar me pafuqine e tij, pse nuk e permend ceshtjen "came". Asnje rresht nuk u munduat te shkruanit per Camet dhe keni mare mundimin te percaktoni Himaren si minoritet sepse gjakprishurit Beleri (Be-leri) dhe Fytyra esmere qe me shume me duket egjiptiane, duhet ti lejojme ne jo te civilizuarit te deklarohen si te duan. Faktet jane fakte, historia eshte histori, vedeklarimi qe mendoni se eshte e drejte nuk mundet sepse per perfitime ekonomike per nje passport qe do ju jepte mundesine te punonin ne te gjithe europen te gjithe do deklaroheshin Grek. Je i anshem, sepse dihen qellimet Greke.

                                          1. A
                                            Atdheu I Merhumit

                                            Ja dhe langoi me unaze tek hunda si ka qe e terheq ai qe mbajti nje fjalim patetik idiotesk si Enver Hoxha ne Dropull Atdheu per Meren eshte si tja thote pushteti i rradhes qe e paguan.

                                            1. e
                                              emigranti

                                              na rrofsh topet mero

                                              1. S
                                                Sula

                                                Më bën çudi si ju ka shpetuar analisteve politikë, loja brilante e dipllomacise se Edi Rames. Shikoni kontrastin ndermjet jugut te Shqiperise dhe veriut te Kosoves; si nata me diten! Shikoni çfar bejne Albin Kurti dhe Vjosa Osmani te cilet per targa dhe "mustaqet e Çelos" bien ne kurthin serb duke rezikuar sigurinë ne ballkan; nderkohe që çfar bën Edi Rama me Greqine: krejt te kunderten (shahist i pa parë ) E pastaj disa syresh çuditen pse Rama preferohet ne kançelerite perendimore.

                                                1. D
                                                  Dardania

                                                  Kesaj analize i thone te shenosh gol ne porten tende, te behesh me Papë se Papa. Kjo analize i nevojitet vetem autorit. Sepse populli shqiptar e dine shume me mire sa sa autori gjithmone eshte sjell mire me minoritar. Po autori nuk i qaset politikes nxitese shovene te Grekut, persorimi oarave te pista, skenarve, genjeshtrave... Asnje fjale autori sna flete per te drejtat e Cameve apo shqiptarve tjere atje ne Greqi. Perse nuk ka shku autori gazetar dhe ne ate takim ta pyes Mitsotaqisgrekun per te drejtat e shqiptarve ne greqi.. Mero Baze ketu paraqitet me nje sjellje e mentalitet te nje qyteterimi hyjnor. Prandaj gjeti fushen Mitsotaqis qe te leshoj helikopterin ushtarak.

                                                  1. K
                                                    Kastriot

                                                    Reciprociteti është barazi dhe drejtësi.

                                                    1. F
                                                      Filati

                                                      Kur edhe gazetaret mendojne me bark, po populli shkrete i leckosur me cka te mendoj? Me tru!

                                                      1. S
                                                        Selanik

                                                        Ky eshte shkrimi me antikombetar dhe me djallezir i shkruar ndonjehere. Ky shkrum paralajmeron se skenaret antishqiptar per jugun e shqiperise kane tifozet e tyre ne media kurse ekzekutoret e ketyre skenareve jane ne krye te shtetit. Ramoviq, hap krahun. Mos i bie ne qafe Shqiperise. Shqiptaret e dijne se Shkele te te drehtave te minoritarve ka ne Greqi, atje duhet fokusuar

                                                        1. V
                                                          Vlora

                                                          Mero Baze e njeh mire gjeografin dhe historine e vendit e sidomos te jugut te Shqiperise. Dhe i dine djallezit e skenarve te cilet nuk behen pa lufte. Por perse Mero nxit telashe e i fryen temave qe skane argumente?!

                                                          1. H
                                                            Himara

                                                            Meri Baze dhe Edi Rama me te tillet si keta kerkojn te destabilizojne vendin e te krijojn vatta tjera krize.

                                                            1. A
                                                              Arjan

                                                              MERO GELBAZA JO TE GJITHE QE JANE NGA PERMETI NDAJNE MENDIMET E NJEJTA ME TE SHITURIT SI PUNA JOTE.SHQIPTARET E KANE KUPTUAR QE GAZETA TEMA ESHTE VENE NE SHERBIM TE INTERESAVE TE HUAJA .KJO GAZETE ME NDIHMEN E QEVERISE SE PSIKOPATIT RAHMUT HAPUR KA VENE NE RREZIK INTEGRITETIN TERRITORRIAL TE SHQIPTAREVE .KOT NUK THONE QENI LEH ATJE KU HA EDHE MERUA E KA NGRENE ME BUKE ATE TURP..MERO NA THOTE NE SHQIPTAREVE QE DUHET TE BEJME SIC THOTE PRIFTI POR NUK DUHET TE BEJME SIC BEN PRIFTI.NDERTIMI I VARREZAVE GREKE NE JUG TE SHQIPERISE ESHTE KRIM NDAJ POPULLSISE SHQIPTARE .MERUA MUNDOHET TE ULE TONET E NACIONALIZMIT TE SEMURE SHQIPTAR ,POR NE SHQIPTARET NUK MUND TE HARROJME SE ANDARTE FASHISTE GREKE GJATE VITEVE 1910-1914 VRANE E MASAKRUAN ME MIJERA SHQIPTARE TE PAFAJSHEM,DHE KETU FUTET EDHE PERMETI ZOTI MERO PLEHRA.KETU FUTET EDHE CAMERIA ZOTI MERO ,HARRON TI POR NUK HARROJNE SHQIPTARET.KETO NGJARJE JANE FAQET E ZEZA TE QYTETERIMIT “GREK”DHE NUK MUND TE ANASHKALOHEN AQ KOLLAJ .

                                                              1. F
                                                                Fadil

                                                                Të lumtë dora, mor vëlla, Se ke mëndje jo shaka.

                                                                1. F
                                                                  Fadil

                                                                  Të lumtë dora mor vëlla, Sepse mëndje jo shaka....

                                                                  1. P
                                                                    Politolog

                                                                    Ne forme ideja e artikullit shpreh progress te pakten nga nje pjese e gazetarise shqiptare. Problems I Z. Mero Baze eshte se defaktorizon ne menyre konstante perfaqesuesit e minoritetit geek. Psh prej vitesh vazhdon te akuzoje Fredi Belerin per nje ngjarje te 1995 ( 20 vjecar ate here) per cilen nuk ka asnje akuze apo vendim gjykate as nga Greqia dhe as nga Shqiperia). Madje kur gjykata shqiptare denoi me gjobe Fredi Belerin me Prova te manipuluara per nje manifestim te dites pas zgjedhjeve bashkiake ne Himare ne 2003, ndonse Beleri nuk ishte fare I pranishem ne ate manifestim, asnje gazetare nuk ngriti zerin pas kesaj farse te turpeshme te gjykata e shqiptare.

                                                                    1. E
                                                                      Ermal

                                                                      Shqiptarët dhe grekët kanë qenë dhe janë dy popuj miq. Në shekuj kanë jetuar në paqe e fqinjësi të mirë me njëri tjetrin. Dropulli dhe Vurgu në Sarandë që përfshihen në bashkinë e Finiqit i kanë ruajtur gjuhën dhe traditën. Si minoritet janë krijuar që në kohën e Turqisë që zbrazte zona të tëra dhe ndryshonte popullsinë e një krahine me një popullsi të një kombi tjetër. Prandaj Dropulli dhe 17 fshatra të bashkisë Finiq kanë punuar në çifligjet e bejlerëve shqiptarë. Bile në bashkinë Finiq edhe fshatrat kishin emrin e beut. Kjo gjë ka ndodhur dhe me shqiptarët në kohën e Turqisë. Në gjatësinë rreth 100 km nga Athina në Korinth banohej nga shqiptarët. Bile në kohën kur Athina u shpall kryeqytet kishte rreth 25000 banorë dhe më shumë se gjysma ishin shqiptarë. Bile edhe në Samos një ishull i vogël në detin Egje ka 2 fshatra shqiptarë Leka dhe Arvanitidhes. Por në ndryshim nga Dropulli dhe Vurgu nuk janë ruajtur gjuha dhe tradita. Bile edhe emigrantët që kanë shkuar 30 vitet e fundit nuk kanë një komunitet kompakt që të ruajmë gjuhën shqipe dhe traditat tona. Të flasësh shqip shqiptarët në Greqi të shohin si Ufo. Megjithatë problemet janë të shumta. Dhe vetëm duke i parë si ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi do të ketë progress në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

                                                                      1. w
                                                                        www.youngtribune.com

                                                                        Shqiptaret jane te destinuar te vuajne pasojat e qeverise se tyre qe nuk tregon respekt edhe korrektesi me kombesine e tyre

                                                                        1. w
                                                                          www.vistarank.com

                                                                          Greket historikisht i kane perbuzur shqiptaret dhe kjo eshte nje shenje e keqe per maredheniet midis dy shteteve

                                                                          Lini një Përgjigje