Edhe zaptues, edhe dhunues, edhe i mundur! 

8 Janar 2023, 20:01Editorial Mero Baze

 

Edhe zaptues, edhe dhunues, edhe i mundur! 
Në historinë e politikës , ka disa data që vlejnë më shumë për të përshkruar një individ se sa një histori. 8 Janari i 2022, është një ditë e cila gdhend në bronz portretin politik të Sali Berishës, identitetin e tij politik dhe fytyrën e tij reale. 
Një hordhi pushtuese, ju turr ndërtesës së zyrave të Partisë Demokratike për ta marrë atë me dhunë. Me shkallë të parapërgatitura, me bomba tymuese me qysqi e vare, ata i shfaqën para syve të gjithë shqiptarëve, si barbarët në dyert e një qyteti, ashtu si në të vërtet e përfytyron Sali Berisha hakmarrjen mbi ata që nuk i binden. 
8 Janari gdhendi së pari Në kujtesën e shqiptarëve dhe arkivat e historisë, tiparin themelor të Sali Berishës, zaptimin me forcë. Zaptimi është mentaliteti më i dëmshëm dhe më shkatërrues për Shqipërinë e pas viteve 90, që hyri në politikë dhe u instalua në shtetin shqiptar prej Sali Berishës. Ai u nis në rrugën e pushtetit duke u bërë thirrje njerëzve fillimisht të zaptojnë pronat publike, uzinat dhe ndërmarrjet prodhuese, më pas tokat e lira bujqësore që kishin pasur pronarët e tyre të vjetër. Më pas zaptoi periferinë kryeqytetit me shpresë të ndryshonte demografinë e votës për Tiranë. I shqetësuar që Kryeqyteti nuk e pranoi dot kurrë si politikan, hakmarrja e tij u përgatit duke zaptuar periferinë dhe duke sjellë hordhitë e tij elektorale.  
Më 8 janar ky tipar i tij u thjeshtëzua në skena filmi si në romanin "Kështjella” të Kadaresë, ku mungonin vetëm kovat me zift nga mbrojtësit e Kështjellës. 
Së dyti, 8 Janari konfirmoi mekanizmin kryesor të karrierës së Berishës që është dhuna fizike mbi kundërshtarin. Prej vitit 1990 ai është njeriu që ka rrahur çdo kundërshtar, çdo kritik, dhe çdo kënd që i ka dalë para në rrugën e tij drejt pushtetit. Etja e hordhisë së tij për të rrahur njerëz atë ditë, ishte e pashlyeshme nga kujtesa e qytetarëve.  
Roland Bejko, një politikan konsekuent i së djathtës prej dhjetorit 1990, u ndesh me një turmë tropojano-laçiane para dyerve të SHQIUP dhe gati se nuk e shqyen, vetëm se e identifikuan si një njeri që nuk e donte Sali Berishën. Më tej, ishin gati të shqyenin burra dhe gra të mbledhur brenda selisë, duke mos kursyer as gra shtatëzana. 
Dhunimi i tyre është e vetmja shenjë triumfi që Berisha njeh mbi kundërshtarët dhe kritikët. Kur ai thotë ta “bëj fytyrën si këpuca” d.m.th. që ta nxij fytyrën nga rrahja, e thotë si një dënim sublim, sikur është fundi i botës që do të vijë nga dhuna e tij. Siç e pësoi dhe vetë një vit më pas në Dhjetor të vitit që shkoi. 
Më 8 janar, ai e kishte dhunimin fizik të kundërshtarëve, armën më të egër në duart e tij për tu shpallur triumfator atë ditë. Por në fakt dhe ajo armë shkrehu bosh. 
Së treti, 8 Janari shënon nga ana tjetër dhe çmitizimin e Sali Berishës si njeri i fortë që gjithçka e arrin me zaptim dhe dhunë. 8 Janari është dita kur Sali Berisha u lejua të ishte zaptues, u lejua të ishte dhunues por u provua që nuk arriti dot asgjë me ato.  
Për herë të Parë Partia Demokratike i rezistoi Sali Berishës dhe fizikisht. Për herë të parë, pas betejës, viktimë nuk ishin kundërshtarët e Berishës por vetë ai. Fytyra e tij e vrarë, sorollatjet e tij buzë Lanës pas humbjes së betejës dhe vështirmi plot urrejtje mbi seli, janë imazhi i fundit i një bishe të izoluar, i cili nuk hyri dot në strofullën që donte të merrte me dhunë. 
Për mijëra shqiptarë, atë ditë Sali Berisha ishte edhe zaptues edhe dhunues edhe i mundur. Dhe kjo nuk ka për të ndryshuar më kurrë. 
 

32 Komente

  1. R
    Ramut Karragusa

    Jo zotri deri sa është Edi Rama ne pushtet dhe partia e tij kurr nuk do behet mirë as per Shqipërin e as per Kosoven sepse dihet hapur qe Edi Rama po punon kunder shtetit te Kosoves dhe Shqiptarve ne pergjethsi ai po del hapur ne te gjitha qarqet nderkombetare ne favor te Vuçiqit dhe Serbis ndersa akuzon Kurtin.

    1. T
      Tafut kudushi

      O ramut ore ramut, hiq ramën e ngelesh mut

      1. D
        Demo Leshi

        Ore Hamut po mos ha kaq shumë se je zhytur i tëri më mut ore mut muti.

        1. V
          Vranakonti

          Sali Qysqija ne 8 Janar 2022 i beri varrin vetes. Ai groposi jo vetem veten e tij por te gjithe PD-ke. Me 8 Janarin ai vuri nje njolle te zeze partise e cila do katandiset si ato partit qe sot nuk ju ndihet emri,Partia e Ballit Legalitetit ekologjikja etj. Ky do jete fruti i veprimeve antipart demokratike e anti popull. Sali Qysqija do permendet ne histori si njeriu me i keq per bemet dhe marrezite e tij. Se si i besojne disa ktij njeriu qe i vene nga pas,eshte per t'u çuditur se Sali Qysqija nuk ka me shprese te sjell partine ne pushtet.

          1. b
            ben.

            Bravo. Vetem se neser na bej 1 artikull tjeter qe ta vertetosh me fakte si kete sot qe 1 sekretare e rames kishte ne shtepi nja 600 mije euro, dhe kjo ishte spiune e saliut qe te demtoje imazhin e udheheqesit global. Po keshtu bukur qe delenxhinjte te kenaqen. Edhe nja 2 reshta per ate te inceneratoreve qe e hoqen qafe ne spital dhe mediat nuk shkruajten gje. Me siguri saliu e ka hequr qafe. Duhet ti dije populli bemat e saliut.

            1. T
              Te vjedhim sebashku

              o beni qe nuk ecen vete,shkoni ne gjirin e lalzit dhe ne lunder se te gjithe kane dy fishin e ketyre eurove qe i kane kapur kesaj shefes.ne lalez flene mbi dysheket e mbushur me euro e dollare.ketu jane sulur te gjithe per te vjedhur,majtas,djathtas.perse e duan kaq shume pushtetin keta,per ne popullin apo per te perfituar milionat qe mbushin dysheket

            2. R
              Rama -sherbetori i Vucicit

              Mos ja ver re ketij se ky mbulon sektorin e propagandes per Rama hajdutin , ndaj merret vetem me Salen . Sado te flasi ky, Sala e tregoi veten qe eshte i vetmi Autoritet Moral qe ka politika Shqiptare ne pergjithesi, dhe e Djathta ne vecanti .dhe eshte Opozitari me inteligjent i Shqiperise . Dhe ketij nuk i bejn pershtypje vjedhjet Skandaloze qe po ju ben parave te taksave te Shqiptareve hajduti EDI RAMA me Inceneratoret qe nuk ekzistojne fare , dhe thithin qindra milione dollare nga buxheti i Shqiperise, apo cmimet super te larta ne Karburant e kudo

              1. L
                Loni ish dashnori i Grides!

                Ik mor rrote kari!

                1. L
                  Ladi Visoka

                  Ti ramut karagjorgjeviç, duhet të hetoheshnga shërbimi inteligjent kosovar si UDB-ash. Përhapës i sajimeve që përçajnë kombin

                2. L
                  Ladi

                  Se luan topi

                  1. L
                    L.Xh

                    Kjo puna e TETËS, tek duart e çdo njeriu normal, ngado që të fillosh numërimin, ndaç nga e majta, ndaç nga e djathta, përseri del i njejti rezultat, GISHTI I MESIT, i dores përkatëse. Pra, Sali Berisha, GISHTIN E TETË, ta mbajë mirë, ti rrojë, ta trashegojë, ta lëpijë, ta ferkojë, dhe ku te dojë, ta çojë.

                  2. J
                    Jugu

                    Lere more Saliun ti hajdut i Rames dhe shiko shkruaj nje editorial per kete hajduten e nivelit te trete te Ahmetaj dhe Rames, qe veten ne dyshek ka fshehur me shume se 600 mije euro, lere pastaj sa ka perdorur per jeten e saj perrallore dhe familjen. Thone ka qene e dashura e Ahmetaj dhe ne bashkpunim me te ka vjedhur, por edhe me Rames si keshilltare aktuale e tij. Shkruaj more se e more me qafe kete popull duke i shpelar trurin me Berishen kur keta po lerojne nenen ketij vendi. E mendon sa ka vjedh Ahmetaj, Rama, Gjiknuri, kur kjo niveli i trete i pushtetit ka vjedh kaq?

                    1. P
                      Patronazhisti

                      Me atë bukuri fizike, zonja nuk i përket nivelit të tretë të pushtetit siç e përcaktoni ju, ajo është e nivelit superior, Ahmetaj është i nivelit të tretë.

                    2. A
                      Anry

                      Di te shkruash,argumentosh te jesh bindes me fakte,si gjithnje Mero Baze BRAVO

                      1. P
                        Populli

                        Nuk dijme sa i natyrshem eshte Roland Bejko ne te djathten shqiptare, por edhe sikur te jete, a eshte i mjaftueshem? A mund t'i jepet publikut nje studim se cfare i kane ofruar Shqiperise, si dhe te djathtes shqiptare, qofte Bejko, qofte edhe te tjeret ne grupin e tij, me ne krye Alibeun e Lulin? Pra, PD, e gjitha, eshte nje amalgame APO (Antidemokratic Political Object) UPO (Unidentified Political Object). Nuk u be zgjidhja e problemit te PD-se as ne 8 Janar 202, as ne 8 Janar 2023. PD, qe kur u urdherua te krijohej, ne 8 Janar 1990, ishte nje fare qe nuk kishte te bente fare me nocionin e djathte konservator demokratik. Per kete arsye te thjeshte, as do behet edhe ne 8 Janar 2053!

                        1. D
                          Dakord

                          Ej populli, super koment brilant. UPO?? Hahahaha Fix e gjetur. Me vjen per te vjelle qe i quajne "te djathte" te gjithe llumin e paarsimuar te shqiperise. Edhe partia e zaptuesve ju shkon shume si emer.

                        2. r
                          robi

                          Artikull brilant. Bravo o mendjendritur . te admiroj.

                          1. v
                            varrmihesi

                            Saliu , z.Baze i ka provuar te gjitha dhe se kerkush nuk e ka marre mesazhin qe ai dha me 8 dhjetor!Ai nuk do te rimarre me partine e dallkaukeve (PD) por do nje premtim ne heshtje nga politika qe ti shkojne ne varim diten qe do te shkoje pertej kesaj bote me pretekstin se aty do te mbaje nje fjalim te rendesishem!Kjo eshte ajo e kerkon sepse te gjitha ç'ka vuri si pasuri i garantoi me te gjitha menyrat,ku eshte i vetmi killer qe pranon vrasjen ne 21 Janar dhe qe u etiketua nga nje pseudoambasador(vasali i tij) "burre shteti"!Ndaj jepini premtimin qe te gjithe do merrni pjese ne ceremonine e tij dhe ai do na lere te gjitheve te qete!Ai ka frike nga vdekja sepse po te shkoje ne ate bote edhe atje ka nje ushtri te tere te vraresh me doren e urdherat e tij!

                            1. B
                              Beni

                              Robi,te qenka djegur poçi fare.Zyrtaret e Rames mbajne nga gjysem milioni euro te vjedhura ne shtepi,kurse Merua te shpelan trurin me perrala qe skane me asnje vlere se nuk ja mban te thote nje fjale per korrupsionin qe po shpopullon Shqiperine.Prit kur Merua te thote qe Rama jeton vetem me parate e Lindes dhe rroçka si ty prape mendje ndritur do I thone.

                              1. U
                                Une

                                Kur e goditen ne surrat, me dhembi pamja se eshte plak. I ve faj vehtes per ate ndjenje Ka bere shume te liga kjo kafshe. Meriton perbuzje dhe mallkim. Po ron dhe s'po e vret akoma njeri vetem per nje arsye: sepse shqiptaret jane shume njerezore. Kjo na ndodhi, vellezer, dhe me Enverin. Keta jemi Ne. Kafshe, largohu, zhduku ne sketere ! !

                                1. G
                                  Gerdeci

                                  Me sakte, me drejte e me thjeshte nuk ka! Me pak rreshta ke thene te verteten e madhe mbi shkaterruesin e Shqiperise, fashistin Sal Karaxhiç.

                                  1. s
                                    sa per saktesi

                                    Edhe Zaptues, edhe Dhunues, edhe i Mundur - keto jane fjale qe i shkojne LULZIM BASHES. Zaptues duke u mbyllur perbrenda nje Selie partie, pasi kishte Dhunuar ate parti duke tentuar ta mbante edhe pasi doli i Humbur, (shembulli jane zgjedhjet e 6 marsi ne Shkoder ku doli i treti pas PS) ...Meqe ra fjala o Mero, c'ben ajo Antena jote instaluar tek Kunati i Bashes, apo i eshte fikur sinjali?

                                    1. J
                                      J

                                      Mero edhe spiun ne komunizëm edhe shpifesh sot edhe servil i Rames edhe i blere por mbi te gjitha i pa fytyre

                                      1. s
                                        sa ngjan me karaxhicin

                                        vetem fytyra e ketij shpellari te ngjall neveri dhe tregon se eshte kriminel i lindur,i etur per gjak,per kariere. Dhe vampiret neper filma nuk te ngjallin kaq neveri sa ky vamir i vicidolit.

                                        1. S
                                          Sula

                                          Sali Berisha eshte PERBINDESH ! Eshte fat i madh i njerzimit qe ky ish udheheqes ose pretendues serish per udheheqes i perket vetem 3 mln banoreve. Mendoni per momentin sikur ky te ishte udheheqes i Rusise, Turqise, Iranit apo Korese se Veriut çfar lemshi do ta bente boten. Sot amerika nuk e remben dot me elikoper vetem per shkak te lokacionit europian te tij por ka gjetur nje menyre tjeter efikase: Vetem Edi Rama e ben zap Sali Berishen dhe askush tjeter. Ndaj kjo mund te jete nje nga arsyet perse Rama ka perkrahje evidente nga amerika te cilen europa e ka kuptuar pak me vonese.

                                          1. S
                                            Semi

                                            Po e udhehoqi Shqiperine dhe 8 vjet o koqe pensionist ...e futi ne Nato, hoqi vizat, msa, nuk iknim nga Shqiperia por kishim shprese....shko shiko ato Aldat o me Prostata ne tru...ato te rrjepin ty me Belat e Spirot

                                            1. M
                                              Martin

                                              Perbindeshi i Vicidolit, kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Sheqere Vuk Karaxhic Berisha ka 30 vjet qe e vjedh e vret, e shkaterron dhe po e djeg Shqiperine, o Semi gjysmak.

                                          2. E
                                            Eni

                                            O Mero Sjqiperia po vidhet rendshem ti meresh me nje plak pa dhembe....o Mero nje nepunese me aq leke imagjino cpunojne drejtore e ministra

                                            1. T
                                              TemaTiku

                                              "LULI FLE GJUME" u tha 9 vjet nga Edi Rama e u shkruajt 9 vjet nga Mero Bazet qe i sherbejne, per PD e drejtuar nga Lyl Basha! Tani Mero Baze si percues i deshirave te Edi Rames natyrisht ka nostalgji per ate Opozite "qe fle gjume"...e kush pushtet ne bote nuk do ta donte? Dhe prandaj ankohet per ate qe ja prishi gjumin Lylit dhe Rames bashke.

                                              1. A
                                                AQO

                                                Berishës do t'i ndodhë si tek filmi "Shpirti",do ta rivrasin edhe një herë në botën e përtejme.

                                                1. V
                                                  Vici i Dolit.

                                                  I dashur Tiku; Ke te drejte qe mendon se opozita duhet e forte. Deri ketu ke te drejte, por me duket se e ke e ke fjalen per Saliun, si opozite e forte. Po qe se qellimin e ke qe Saliu te marre pushtetin se eshte i forte, je komlet gabim. Saliu nuk eshte i forte vetem me Ramen. Ai eshte i forte me te gjithe ne te tjeret, pervec Lirise qe e do aq shume. Mbi te tera eshte i dobet me serbet qe i ndihmoi me benzine per te vrare shqiptaret. Vecanerisht eshte i forte me Jugun e Shqiperise. Eshte aq i forte sa ne na duket si bishe e eger.... me fal po qe se te kam keqekuptuar. Te lutem qartesohu dhe larg nga kafshet e egra se do te "kollofisin" ndonje dite, sic desh te na "kollofiste" neve qe ishim demokrate te vertete........

                                                  1. K
                                                    Kutalliu

                                                    Fotografia e vendosur ne artikull flet shume, sigurisht artikulli dhe me shume, ashtu siç vete Mero Baze di te shkruaj. I ke thene te gjitha.

                                                    Lini një Përgjigje