Pse LSI nuk u shkri dot në Partinë e Lirisë? 

6 Janar 2023, 19:54Editorial Mero Baze

Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë më të anatemuara në Shqipëri si “gjobëvënse” ndaj dy partive të mëdha PD e PS, mbijetoi dhe më pas u shtua bazuar në lidera të fuqishëm lokal. Duke qenë parti atipike, jo ideologjike, por bazuar mbi pragmatizmin ndaj pushtetit, ajo u fuqizua në pirutetat e saj të kalimit nga aleate e PD tek PS, duke rritur dhe forcuar faktorët e saj lokalë.

Falë këtyre piruetave, këta liderë lokalë u bënë të rëndësishëm për të dy palët, duke shmangur kostumin idelogjik dhe duke u bazuar vetëm tek mundësia për punësime dhe përfshirje në pushtet.

Kështu LSI u bë e famshme nga Saranda në Shkodër, jo për shkak të Ilir Metës apo Monikës, por faktorëve lokalë.

Në Sarandë, LSI u mbështet tek një grup i fuqishëm biznesi, Balilaj, pesha dhe autoriteti i të cilëve në zonë ka qenë i rëndësishëm. Përpara se LSI të lidhej me Balilaj, kishte 150 vota në Delvinë dhe Sarandë dhe pas lidhjes me ta ajo u bë partia e dytë në zonën Sarandë- Delvinë.

Pavarësisht amplifikimit që ju bë Balilajve si grup i lidhur me drogën për shkak të historisë së një prej pjestareve të familjes, pasuria e tyre dhe fuqia lokale nuk ka pasur bazë trafikun e drogës, por bizneset e sigurisë dhe investimet në shërbime turistike.

Pas goditjes politike që pësuan nga burgosja e një pjesëtari të familjes dhe demonizimit të tyre prej Berishës, ata u shkëputën prej LSI, duke mbajtur me të lidhje thjesht njerëzore. Suksesi i Berishës për t’i ndarë nga Meta buronte nga historiku i mëparshëm i tyre si ish- mbështetës të PD, që ua kishte marrë LSI.

LSI po ashtu u bë e rëndësishme në Gjirokastër me Vangjel Tavon, një socialist race, i cili për shkak të konflikteve lokale me ish- kryetarin e Bashkisë Gjirokastër pas vitit 2009, e pa më me leverdi futjen në LSI dhe përfshirjen në qeveri, duke u bërë ministër i Shëndetësisë.

Falë fuqisë së tij në biznes, dhe fuqizimit që pati si faktor politik duke qenë i shtrirë në gjithë qarkun, ai arriti të ruante peshën e një elektorati të mjaftueshëm për më shumë se një deputet deri më 2017.

Ai kishte një rrjet kapilar votuesish në gjithë qarkun dhe kishte krijuar mitin e një deputeti shembullor, i cili gati i kishte votat personale. Pas bojkotit të parlamentit, ku Tavo ishte dukshëm kundër, ai u ftoh me LSI dhe së fundmi duket se refuzoi t’i bashkëngjitet Partisë së Lirisë së Ilir Metës.

Një tjetër faktor i fuqishëm elektoral i LSI ishte Berati, me dy figura politike, Gledon Rehovica dhe Nasip Naço. Të dy këta personazhe u larguan nga LSI pak nga pak pas bojkotit të vitit 2019 dhe më 2021 Naço kandidoi për Partinë Socialiste, ndërsa Rehovica duket se qe një mbështetës në hije i saj.

Në Durrës po ashtu LSI ishte e mbështetur tek familja Koka, duke pasur aktorë kryesor Lefter Kokën dhe vëllain e tij, si dhe rrjetin e tyre elektoral në qarkun e Durrësit.

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme në kohën që Koka ishte ministër i Mjedisit, për shkak ndoshta dhe të presioneve për favore financiare në adresë të partisë, Koka dhe Meta u ftohën dhe ai nuk ju bashkua bojkotit të LSI më 2019.

Pas kësaj ai u bë deputet i PS në zgjedhje e vitit 2021, çka u pasua me denoncim nga LSI për aferën e inceneratorëve, duke përfunduar në burg.

Kjo ka shkatërruar tërësisht bazën elektorale të LSI në Durrës dhe ka ngjizur një armiqësi dhe familjare mes Metës dhe Kokës, çka disa ditë më parë në Lalëz, Meta për pak përfundoi në rrahje fizike prej vëllait të tij.

Goditja më e fundit fatale e LSI ishte në Shkodër javën që shkoi, me largimin e Agron Çelës. Çela është nga politikanët lokalë, me vota të fiksuara për gati afërsisht dy mandate prej vitit 2009, duke e ruajtur dhe përmirësuar rezultatin, pavarësisht pirueteve të LSI. Në disa nga lëvizjet e LSI kundër Ramës, ai ka qenë i distancuar, por ka qenë luajal më LSI. Lëvizja e fundit e LSI drejt Partisë së Lirisë duket që as atë nuk e ka ngrohur, duke u larguar prej tyre dhe duke ju bashkuar PS.

Gjeografia e defaktorizmit të LSI nga Saranda në Shkodër në të vërtetë është gjeografia e vdekjes së LSI, e cila nuk arriti dot të shkrihej tek parti e re e Ilir Metës. Tani në vend të këtyre faktorëve, të cilët i sillnin LSI 80 per qind të votave, tani votat pritet t’i mbledhin aktorë si Agim Neshua, Petraq Milua, Tedi Blushi dhe Brahimallari. Të katërt bashkë, duke llogaritur dhe Metën, nuk kanë vota sa një prej këtyre që i ka ikur.  

14 Komente

  1. r
    robi

    Me shume vota drejt partickes Made in Jala do sjelle karaduzi Tedi bibiloshi, kokboshi, hundpalloshi, qe gergufet cdo dite si gjelkokoshi tek Cim Pordha qenefi tv.

    1. L
      L.Xh

      I nderuar Mero. Ke bërë një analizë të hollesishme të atrofizimit të LSI-së dhe tashti PL-isë, ose më saktë, do të shtoja, ke shkruajtur NEKROLOGJINË e PL-së, në agoninë e grahmave të fundit të sajë. Nuk mbahet partia me Moniçkën dhe me Erisiçkën që në kafene “anëtaret e byrosë politike të PL-së” e quajnë grua pa letra të Ilir Metajt. Në mbyllje, duhet thënë pa frikë NA ISHTE NJË HERË NJË LSI ME KËMBË TË REJA NË BYTHË TË VJETRA ME PARTINË LIRI me surratin e njëjtë si gjithmonë të të njëjtit njeri.

    2. T
      Trebeshina

      Shiko Lefter Maliqin,qe te shikosh te ardhmen e partise se Ilir Floririt.

      1. P
        Populli

        Fati i perjetshem i organizmave artifice eshte se i krijon interesi i momentit, i fuqizon interesi i momentit dhe i ha mungesa e interesave afatgjate. Kampione per kete nuk ishte vetem LSI-ja, por ne radhe te pare PD-ja, e cila ishte TERESISHT artific i dites, me interesa te dites, perkatesisht nje grupim me mision te thithte gjakun e Shqiperise, pasurite tokesore e nentokesore te saj. Kur realizoi kete interes dhe s'mbeti me per te ngrene, ai grupim hajnash degradoi ne ate shkalle sa tani hane njeri-tjetrin. Dhe nuk kane te ardhme tjeter pervecse te hane njeri-tjetrin...

        1. S
          Spiuni I.M

          Ne funde do ngelet spiuni I.M , Peco Vasili , Monika Kokemadhi nje treshe qe do ti bashkohen non grates dhe do jene depute te perjeshem si Fatmir Gerdeci cfare humben asgje çfare fituan shume .

          1. D
            Dobi

            Ke harruar dicka ti Mero pordha. Lsi pa lefter koken pa nasip nacon pa balilajn pa rehovice mori 107 mije vota te numeruaraaaaa! Ne zgjedhjet e fundit. Pa numeruar nja 15 mije qe ja nxorren te pavlefshme. Prandaj te dhjefsha ty dhe analizen tende te dhjere.

            1. P
              Publiko diplomën ose IK

              Në fakt ka dalë një problem i ri që duhet vërtetuar. Evi Kokalari ka bërë nkë denoncim, që Belindi nuk ka mbaruar shkollën e mesme. Belind Këlliçi, super politikani i Sali-Metës, duhet të publikojë diplomën e Harry Fultzit , nëse e ka vërtet, përndryshe do digjet si kandidat para zgjedhjeve. Boll me injorantë mashtruesa që ngjiten në pushtet. Dakord që duhet të mundin Ramën dhe Veliajn, por jo me injorancë dhe pa arsimim. Nuk është garë injorance dhe mashtrimi. Urgjentisht të publikojë diplomën, përndryshe do i prishi punë edhe doktorit me Metën me kandidaturën e tij. Nqs nuk e ka diplomën s'duhet të hyjë fare në zgjedhje, duhet të hetohet për mashtrim dhe përfitime të paligjshme. https://gazetadita.al/belindi-nuk-e-ka-mbaruar-shkollen-e-mesme-postimi-nga-shba-krim-federal-harry-fultz-te-publikoje-diplomen/

              1. K
                Ku është problemi këtu?

                Kurse nqs e ka diplomën dhe e bën publike ta shohin të gjithë, Kokalarja duhet të qepë gojën e të shkojë të pirdhet andej nga Amerika.

              2. J
                Jon

                Mero, nje analize tejet siperfaqesore dhe rrjedhimisht shume e dobet. Per nje analist, te shkruaj ate qe duket apo shfaqet eshte gjeja me e thjeshte. Ne fakt ky rol as qe nuk quhet apo konsiderohet analist, por thjesht raportues.

                1. V
                  Vleshte/ xhozi

                  Mire Jon Jala! Merua ka treguar se kocka e LSI eshte shpartalluar! IM ka marre rruget e m...! Por spiunet mbeten spiuna! Dine te ....

                2. U
                  Une

                  Mbani mend cka ju them: Nese shohim se Saliu ose dhe Meta largohen nga skena, sepse p.sh. jane semure, atehere, me siguri absolute, Amerika ju ka premtuar se nuk do ti fute ne burg. Sa kohe i shohim rrugeve dhe bejne ham, ham , do te thote se nuk presin premtim, dhe burgu i pret.

                  1. P
                    Patrioti cam i M...Bazes

                    Mero, bohu ca i zgjuar! Edi Rama ne 21 janar te 2011 ju perplasi ne gardhin e kryeministrise me ate Videon Meta-Prifti...per ta zgjedhur me pas ate Ilir Meten dora vete si President te Republikes! Ne ja do interesi perseri Rama puthet me Meten e ju le juve si shpesh here me Hallve ne goje...thjeshte po te them ti therrasesh ca kujteses e mos ulerish kot pastaj se "po hame Mjalte"...

                    1. U
                      Une e dua memedhen

                      p l tentoi te pillte por deshtoi.Tani do numeroj 5 kokrra :1) Like spajunin 2) Mone koke boshen 3)Peco Vaspillin 4)Erisa Xhixhellonjen dhe i fundit protipi Lefter Leferjadhis. Edi Rames i funksioni furra e shkrirjes se skrapit.

                      1. x
                        x

                        Po afrone dita ,kur LSI apo PL,te arshivohet ne ''dollapin e vdekjes''.

                        Lini një Përgjigje