Drejtësia shqiptare duhet të dënojë së paku ortakët e atyre që dënoi SHBA për Gërdecin

11 Janar 2023, 20:16Editorial Mero Baze

Ka një spekulim të përhershëm sa herë bie fjala për Gërdecin, Shkëlzen Berishën, Fatmir Mediun dhe gjyqin e humbur të Shkëlzen Berishës në SHBA kundër botuesve të librit të Guy Lawson “Qentë e Luftës”, që ka në qendër djalin e Sali Berishës në një skandal korrupsioni në Gërdec.

Spekulimi ndodh për shkak se në Gërdec ka dy histori korrupsioni, njëra që ka të bëjë me demontimin e fishekëve dhe përfunduar me vrasjen e 26 shqiptarëve, dhe tjetra që ka përfunduar pa i hyrë gjemb askujt në këmbë. 

Në të dyja historitë është edhe Shkëlzen Berisha, edhe Delijorgji, edhe një partner biznesi nga SHBA. Dhe të interesuarit për t’i bërë lëmsh këto histori, sapo flitet për Gërdecin, bëjnë sikur flasin për historinë e fishekëve kinezë dhe sapo flitet për fishekët kinezë, bëjnë sikur flitet për Gërdecin, me qëllim që ta bëjnë sa më konfuze historinë.

SHBA, e cila prekej direkt nga historia e dytë e korrupsionit, ajo e eksportimit të fishekëve kinezë për ushtrinë afgane nën komandën e SHBA, është marrë gjerësisht me historinë e dytë. Dy aktorët kryesorë amerikanë të kësaj historie kanë përfunduar në burg, pasi ata mashtruan shtetin amerikan duke i shitur municione kineze të blera në Shqipëri, ndërkohë që SHBA kishte embargo ndaj municioneve kineze.

Nga ana tjetër, ndërmjetësimi i  Shkëlzen Berishës në këtë histori ka 8-fishuar çmimin e municioneve, duke futur një kompani komisionere të regjistruar në Qipro në mes, çka u bë shkak për konfliktin me Kosta Trebickën, i cili vdiq i vetmuar në një lëndinë diku mes maleve të Gramshit.

Nëse gjyqi për Gërdecin që njohim ne është zhvilluar formalisht dhe disa biznesmenë janë dënuar, ndërsa tani është marrë nën hetim Mediu, gjyqi që implikon direkt në korrupsion zyrtar me konsekuenca dhe për SHBA, që ka të bëjë me shitjen e fishekëve kinezë në Afganistan, nuk u bë kurrë. Madje Shqipëria nuk hapi as çështje penale për këtë gjë.

Gazeta “New York Times” i kushtoi një shkrim tre faqe kësaj historie, me 11 gazetarë që kishin nënshkruar tekstin, por Berisha e quajti “New York Times” letër higjenike në Parlament dhe Prokuroria nuk guxoi të hetonte.

Historia u bë libër dhe film në SHBA, madje një nga filmat më të dashur për publikun, por në Shqipëri u varros. Shkëlzen Berisha u përpoq të padisë autoret e librit dhe filmit, por humbi gjyqin, duke mos provuar dot se nuk ishte pjesë e kësaj historie.

Por ndërsa në SHBA humbi gjyqin ndaj akuzuesve të tij, nga mediat me serioze të botës, në Shqipëri askush nuk e ka shfeltuar këtë dosje dhe nuk është marrë askush nën përgjegjësi.

Tani që hetimet ndaj Fatmir Mediut si ish- ministër i Mbrojtjes janë rihapur zyrtarisht, Shqipëria ka shansin të pastrojë përmes një procesi gjyqësor një histori që SHBA e ka pastruar. 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë provoi se Diveroli dhe bashkëpunëtorët e tij në kompaninë  AEY ishin fajtorë për mashtrimin e qeverisë së SHBA dhe shkuan në burg. Ata bashkëpunuan, siç është bërë e famshme tani në gjithë botën përmes medias amerikane, dhe me djalin e Sali Berishës. 

Dëshmitari i atij takimi, Kosta Trebicka, u zhduk sapo hapi gojën. Tani e vetmja shpresë është që drejtësia shqiptare të përdorë dosjet e drejtësisë amerikane që kanë gjykuar Diverolin dhe të nis hetimin këtu për ato dosje, duke ja bashkuar hetimin çështjes së hapur të Gërdecit për ish- ministrin Fatmir Mediu. 

Është detyrim ndaj standardit të drejtësisë amerikane të gjykohet dhe pala shqiptare në atë hsitori korrupsioni, pasi Diveroli dhe bashkëpunëtorët e tij u desh të blinin mafian e pushtetit “deri atje lart, me lekë dhe kurva” për t’ia dalë mbanë, siç thoshte Diveroli. Dhe këtyre tanëve këtu, asgjë nuk u është prekur. As liria, as lekët... 

27 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Gjyqet e Gërdecit dhe 21 Janarit, o duhen bërë me themel, ose nuk duhen bërë fare. Sepse në të dyja rastet, Shteti, me ushtri të organizuar dhe me armët organizuara të ushtrisë, kreu genocid ndaj Popullit Shqiptar, jo thjesht ndaj 26 të vrarëve në Gërdec apo 4 të vrarëve në Bulevard. Nëse nuk bëhet kështu, atëherë Shteti Shqiptar duhet të përjashtohet nga NATO, të mos pranohet kurrë në BE dhe të etiketohet si Shtet Terrorist Diktatorial.

    1. t
      tata luigji

      Po Blendi Fevziu a do te bej nje emision per Gerdecin dhe Salih bin laden? Blendi Fevziu eshte njolla me e keqe e gazetaris shqipetare, SPAK duhet ti drejtohet ketij vrasesi me pages, punon kundera interesave te shqiperis per llogari te atj qe e pasuroi dhe i fshehu krimin per vrasjen e gjygjtarit konomi per ti grabit pronat ne lalez

      1. © KËNDVËSHTRIMI TJETËR ©

        T'i ketë shpëtuar Fevziut, të mos e ketë trajtuar në "Opinion", shitjen e armatimit të autokollonave ushtarake?!!

        1. H
          Horrori

          Ne te gjithe Boten ka korrupsion, por tek ne eshte bere Horror me pasurite kombetare dhe te papullit!

          1. H
            Horrori

            Ne te gjithe Boten ka korrupsion, por tek ne eshte bere Horror me pasurite kombetare dhe te papullit!

            1. R
              Ruzhdiu

              Cila Liri? Se prek njeri Lirine, osht e cofme, tul e dhjam, pike muskuli. Si me ken motra e Mao Cedungut.

              1. 1
                1

                Dosje me te kopsitura se ato dy ceshtjet nuk ka.SPAK i ka gati ,le ti mari nga SHBA-te dhe te gjykoje keta kriminelet tane. Ne Ukraine degjojme qe kur sulmohet nga Rusia vriten 3-4 veta qe eshte lufte ,ketu u vrane 26 veta dhe u plagosen dhjetra te tjere dhe u dhane ca denime qesharake e ca su guxua as te pyeteshin fare.Ne fund nje deshire po shpreh.Atyre gjykatesve dhe prokuroreve qe gjykuan Gerdecin zoti tua sjelli gjemen ne femijte e tyre

                1. T
                  Tragjedia vazhdon

                  Dakort Mero por ata qe manipuluan hetimin per vdekjen e Kosta Trebickes jane shperblyer nga Rama ne krye te Policise se Shtetit, kesaj cfare ti thuash.

                  1. P
                    Prind

                    Po keta qe po vjedhin cdo dite taksat tona, po bejne kerdine mbi pasurine publike, ???!!

                    1. J
                      Jugu

                      Shkruaj dicka per Ahmetajn dhe leket ne dysheke qe nxjerrin zbuluar tere qeverine e Rames.

                      1. p
                        populli

                        Aresyen e vertet ndoshta akoma se ke kuptuar z.Baze ku ne krye te saj qendron miqesia shqiptaro-kineze nga e cila jane humbur miliarda dollare ku sot na japin parate e marra ne forme ndihmash!Nje nga arresyet se perse Sali Berisha nuk preket eshte sepse po foli ai,miqesia shqiptaro -kineze vihet ne rrezik,pasi populli eshte tejet i zhgenjyer me ç'ka ka ndodhur keto 32 vite shkerdhatokraci. Ka 32 vite qe vidhet e perdhunohet dhe digjet e kerkush nuk mbane pergjegjesi,nen hunden e atyre qe na e dhuruan demokracine si "kalin e trojes"! Nuk kuptoj nje gje qe valle po te denohet Shkelzen Berisha ku vend do te vendose demokracione dhe drejtesine ne vend!Gabohesh nese mendon keshtu sepse shqiperia ka me mijra Shkelzen e qe s'ka bire kurve qe i kercenon jo me edhe ti preke sepse ata kane mburojen e miqesise shqiptaro-kineze. Sot o M.Baze eshte me e lehte te te byllet goja zotrote se sa ti mbyllesh gojen nje makine vrastare qe eshte prodhuar enkas per kete pune,ku fale nivelit te ulet shoqeror ketu brenda eshte bere e mundur qe jetojme te dhjere por krenar per miqesine!

                        1. E
                          Elvira

                          Shpresojmè qè SPAK-u' tè dènojè shkaktarèt e tragjedisè' tè cilèt vazhdojnè' u gèzohen akoma ne liri' parave te fituara me korrupsion!

                          1. L
                            Ladi

                            Je i zoti Mero. Je i afte. Je trim.

                            1. A
                              Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                              Mero djali,drejtësia shqiptare po fle gjumë në hije të plepave. Është thjesht iluzion të besosh seriozisht se qoftlargut me inicialet SB,do ti vij e keqja nga drejtësia shqiptare! Siste i që "AI"krijoi është pothuajse perfekt për të zhdukur dhe kamufluar gjurmët e krimeve të tyre. Po t'i shtosh kësaj edhe repartin e paramilitarëve të Agron Kulishit dhe ushtrin e atyre të tokave të xanuna,e kupton që është një mision "imposibile" Vetëm dajo "Samiu" ka mundësit dhe të "ndënjurat" për ta bërë k'të punë. A është dajua me gjith mend i intersuar?!

                              1. B
                                Boston

                                Shume e sakte dhe thjeshte per tu kuptuar nga te gjithe. Pritet te vertetohet pergjegjesia profesionale dhe ligjore e anetareve te SPAKUT dhe gjithe systemi i drejtesise. Faleminderit Mero

                                1. B
                                  Buda

                                  Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                  1. L
                                    Ledina

                                    Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                    1. L
                                      Ledina

                                      Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                      1. B
                                        Buda

                                        Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                        1. B
                                          Buda

                                          Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                          1. J
                                            Jeta

                                            Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                            1. J
                                              Jeta

                                              Bravo, si gjithmone Mero Baze, Mejshter i Madh i gazetarise moderne shqiptare! Le te shpresojme se kesaj radhe do t'i hidhen vertet hekurat Perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi, krykriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berisha.

                                              1. a
                                                and justice for all

                                                Drejtesia shqiptare per te treguar se eshte ashtu si ka emrin, pra Drejtesi, duhet te plase prapa hekurave te burgut Hajdutet funksionale te qeverise Rama qe kane rrjepur shqiptaret e kane shkallmuar Ekonomine e Shqiperise ne keto 10 vjet ne ate fare feje sa nuk do kete qeveri me pas qe ta sjelle ne normalitet.

                                                1. s
                                                  shpiragu

                                                  And justice for all .Ke te drejt ,ashtu eshte dhe duhet te JETE ,drejtesia te funksionoj per te gjithe ; PARA DREJTESIS TE GJITHE TE BARABART;por thirrja jote duhet te fillonte nga -FIRMAT piramidale ku u grabit mundi dhe djersa e shqiptareve,--,Azem hajdari dhe grushti i shtetit 1998 ,per te ardhur te GERDECI kjo tragjedi qe nuk do harrohet ne shekuj ,pastaj te grabitja dhe tjetersimi i pronave .Sa per kujtes Edi RAMA dhe qeverit 10 vjecare nuk kan VRARE ,nuk kan shkaterruar asgje ne kete vend PERKUNDRAZI i kan ndryshuar fytyren SHQIPERIS ne te gjitha aspektet ,dhe po futin konceptin QYTETAR ne shoqerin tone .KUR ti vij radha edhe RAMA do analizohet .Keshtu trimi xha jahos.TE fala FOLTORES.

                                                  1. A
                                                    Ardiani

                                                    Shpiro, Policia e qeverise e Edi Rames ka vrare ne 8 dhjetor 2020 Diten e Rinise te riun 25-vjecar Klodian Rasha pas shpine duke e ndjekur kur ikte ne shtepi, e per turpin e saj pastaj i vuri dhe nje arme prane qe doli Bllof se nuk ishte e tij. Policia e qeverise Rama vrau me Skafin e Shef Toskes ate vajze 7-vjecare duke e masakruar aty ne breg te detit ne 2 gusht 2022. Keto sa per te freskuar ca kujtesen meqe te paska zene Skleroze. E sa per ndryshimin e fytyres se Shqioperise, kete po e ka bere kjo qeveri Rama - I ka dhene pamjen e Fukarallekut qe po perze perdite shqiptaret nga vendi.Te fala andej nga oborri i kryeministrise.

                                                    1. E
                                                      Elektorati gri

                                                      O kok tul i trashë...dhe policët amerikanë vrasin çdo ditë njerëz (me faj e pa faj), por nuk bie përgjegjegjsia as mbi kryeministrin e as mbi presidentin amerikan... Ti barazon 21 Janarin e Gerdecin me ato dy raste që citon ??? Zot jep mend aty ku s'ka ! Amen ????

                                                  2. P
                                                    PPSH (Partia Patronazhisteve Shqiptare)

                                                    Komentet e dubluara nen pseudonimet Jeta, Buda, Ledina, i perkasin nje anetarje te dalluar te partise sone qe angazhohet aq fort te arrije normat qe i jane kerkuar per komente pro-Meros.

                                                    Lini një Përgjigje