“Përkujtimoret” e PD dhe një paralele me 32 vitet e para të Enver Hoxhës 

14 Janar 2023, 19:00Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka nisur të shkojë qytet më qytet për "përkujtimoret” e PD 32 vite më parë. Nuk di se çfarë emocione u ngjallë atyre të rinjve që gjen aty, të cilët kanë lindur pasi është themeluar PD, por dhe nëse ka mbetur ndonjë themelues gjallë, e ka të vështirë të bëjë një bilanc të PD në 32 vite, në raport me objektivin e saj.

Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time. Dhe mbi të gjitha, premton se do fitojë mbi ta!

Nëse krahason çfarë bëri Enver Hoxha për 32 vite në pushtet me Partinë e Punës dhe çfarë bëri Sali Berisha me PD për 32 vite, e vetmja pikë takimi është që pas 32 vitesh të dy ngelën vetëm dhe bëjnë thirrje të mbështeten mbi forcat e veta.

32 vjet pasi kishte marrë pushtetin në Shqipëri, Enver Hoxha i kishte konsumuar gjithë betejat e tij. Ishte lidhur fillimisht me Jugosllavinë, por kur Tito desh ta zëvendësonte, u prish me ta dhe u lidh më fort me Stalinin. 

Kur Hrushovi nisi të ndryshonte gjithë sekretarët e Parë në Lindje, për të revizionuar stalinizmin, Hoxha u prish me të dhe u lidh me kinezët. 

Deri më 1976, pra 32 vite pas marrjes së pushtetit, ai ishte prishur me një superfuqi dhe dy vende të mëdha me ndikim në botë si Kina dhe Jugosllavia.

Më 1976, pas vdekjes së Mao Ce Dunit dhe afrimit të Kinës me SHBA, ai nisi prishjen me Kinën dhe mbështetjen në forcat e veta. 

Viti 976 ishte viti i prodhimit të bukës dhe çelikut në vend. Dhe mbi të gjitha, ishte viti që ne shpallëm se jemi në gjendje “të jetojmë, luftojmë, e veprojmë si në rrethim”.

Është fiks ajo që Berisha u tha sot demokratëve në Durrës, se Perëndimi na ka sulmuar me disa ambasadorë të korruptuar, por ne jemi ngritur më të fortë në këmbë. 

Dhe thotë pastaj pse i përmendin demokratëve barin! As bar s’do ketë!

44 Komente

  1. U
    Unë

    Ku te ka shkuar mendja!

    1. F
      Fisniku i Freskut

      Analiza eshte e sakte, por pasardhesi i Diktatorit Hoxha, Doktor Sali Mortja, me la pa mend kur e degjova se tha se Revolucioni Demokratik pas viteve 90 te shekullit te kaluar "u krye pa ndijmen e nderkombetareve europiane dhe amerikane", nderkohe kur une i kam marre me qindra intervista ku ngrinte ne qiell me te drejte ndihmen e madhe jetike te atyre shteteve demokratike qe sot i mallkon (?!)

      1. R
        Realisti

        Mero, Enver Hoxha nuk I bëri vetëm prapësitë. Gjeti plotë shqiptarë të tjerë që e përkrahën në 10 vitet e para sa hodhi themelet... Po kështu edhe Saliu. Pavarësisht se tani shumë nga ata të fillimit I ka kundra apo të vdekur, ishin shumë që I vajtën nga mbrapa dhe e ndihmuan që të jetë ky që shikojmë.

      2. B
        Bobi

        Enver hoxhen kerkoje te partia qe ja dhuruan jugot ne 41- shin o Mero ziu! Sot quhet PARTIA SOCIALISTE!

        1. B
          Bobi Bubi emer qeni

          Bobi , Bubi emer qeni ....nuk jam socialist po ne partine socialiste nuk ka komunist o komunist i qelbur plehre komuniste

          1. T
            Taulant

            E drejt ish Partia Socialiste eshte shnderruar ne nje grup te strukturuar kriminal.

            1. B
              Bebi

              Motren ku e ke bubi

              1. B
                Bobi

                Kush tha qe ka komuniste or palle? Une ju kujtova themeluesin e saj , jo antaresine!

            2. s
              saliu duhet te shpallet terrorist

              Bar nuk do kete se cecenet pushtuan tokat dhe shkatrruan cdo gje si hordhi te huaj.Atje ku shkelin sigurimsat e sali komunist kriminelit nuk mbin bari.

              1. L
                Ladi

                Me lot ???????????????? Mero Baze je fantastik. Thua te verteten por gjithmone me art.

                1. D
                  Duhet te vij keq per vehten.

                  Nuk e di, mund te jesh ndonje punonjes i Tema-s qe je i urdheruar te besh cdo dite ndonje koment per vlerat e Bazes si gazetar. Por nese nuk je i tille, ti vertet je per tu meshiruar. Dhe nuk e kam aspak fjalen per aftesite gazetareske te Meros, qe ty te mahnisin, fjalen e kam per qendrimin tend te neveritshem te perditeshem duke lavderuar mMeron deri ne neveri. Skllaveria, sidomos ajo intelektuale, eshte forma me e urryer e nenshtrimit. Ty duket sikur te mbysin dallge kenaqesie, njejte me ato seksuale, kur lexon Meron.

                  1. V
                    Vip o tahip

                    Duhet te vij keq per veten. Po ta ndjekesh ladin nga pa's do perfundosh ne ndonje azile pleqsh diku ne ndonje qytet apo fshat te mbaruar. Ladi do Jete ndonje person I vetmuar ne shtepi pa shoke e shoqe dhe kjo e shtyn ate te shkruaj si nje manjak seksual kur shikon ndonje pith te bukur. Lere sakatin te shijoje azilen

                    1. S
                      Shpresa

                      Ladi jeton ne Mynih te Gjermanise, i mbajtur dhe i mbrojtur nga shteti demokratik gjerman, si i perndjekur nga Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja, kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.

                2. P
                  Pa rendesi

                  Bravo I madh je , ja nxive jeten me keq se Amerika

                  1. E
                    Enver- Sali jemi gati urraaaaa

                    Enver Hoxha

                    1. L
                      Loni

                      Ore bari nuk eshte gje, keta te Saliut hane dhe mut se kane per gje kane 32 vjet. Pjelle e ndyre.

                      1. I
                        Iso

                        Mero! Bar nuk do kete por do kete mute qe cka ti teproi sali vukut do ta hane legenat qe i shkojne pas.

                        1. P
                          Populli

                          Mero, na hapët barkun me këtë shprehjen “Partia e parë pro perëndimore në Shqipëri”! Partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri ishte Populli Shqiptar, ishin partitë që ishin krijuar në burgjet komuniste. Mënyra si u urdhërua e ashtuquajtura “Parti Demokratike” të krijohej brenda ditës, udhëheqësia komuniste, spastrimi që iu bëri që ditën e parë pikërisht properëndimorëve, flasin vetë: misioni i saj ishte pikërisht mbytja e pro-perëndimorizmit.

                          1. T
                            Trebeshina

                            Kamunistet(Saliu)vdesin(gjoja)po nuk dorezohen,hallall o Sali rrumpalla,me vjen keq se shumica e te persekutuatve politik ju besoj verberisht o sekretar i PPSH-es.

                            1. J
                              Jeta

                              Kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Brishen nuk e perkrahin "te perndjekurit e diktatures enveriste", por ish-bashkepunetoret e Sigurimit famekeq te Shtetit, pasardhesit e tyre, hajdutet, kriminelt, vjedhesi dhe malokeria e Albanistanit.

                            2. b
                              bekimi ( no censure,please)

                              Ka disa dite qe botuesi

                              1. S
                                Sara

                                Por në ndryshim me Enver Hoxhën që Shqipëria ishte e mbyllur dhe ne besonim e dëgjonim vetëm atë. Kurse sot me globalizmin bota është bërë kaq e vogël sa që kuptohet e vlerësohet shumë shpejt. Për të keqen e Berishës i zbulohet shumë shpejt fytyra e vërtetë e tij. Nga ana tjetër bari dhe barishtet janë bërë shumë të shtrenjta se janë bio...

                                1. 1
                                  19

                                  Mero shkurt parti malokesh dhe sigurimdat.

                                  1. A
                                    Akuila lisi

                                    O mero fiteziu ,o idiot shemtire qe vjell vrere se vrere je ne shpirt fhe trup ,plas nga insti dhe zilia o fytyre nxire me te gjithe ata qe te vijne pas ,super komunista labe tepelene plehre ,surrat mut .

                                    1. V
                                      Vranakonti

                                      Sali Berisha t'i marin te keqen Enver Hoxhes se te gjitha uzinat,fabrikat kombinatet e shume e shume te tjera qe beri Enver Hoxha, Saliu i shkaterroi dhe i shiti per skrap duke u pasuruar vete dhe familjen e tij. Nje njeri qen bir qeni si Saliu mos bift kurre ne shqiperi. Ne 14 Maj Saliu do shikoi verin e semes,do dalin me breke neper Tirane si shkalluar.

                                      1. K
                                        Kicioti

                                        Enverit ti merni te keqen,se e mori popullin me qylaf e benevreqe,analfabet e me morra ne koke,pa dpitsle e anslfabeter,e mori ssliun nga vicidoli dhe beri me shkoll,dhe e çoi ne franc per specializim ,popullin e gjeti me qiri,dhe beri eldktrifikimin e plot te vendit,u lidh me jugosllavin,rusin pastsj kinezin,por ne krto vende studjuan dhe u arsimuan me qindra student,pa pagese,ne ish CCPP,ne kine dhe ne shume vende te lindjes,u moren shume armatime,shum fsbeika shum uxina e shum ndihma per xhvillimin e kessj Shqiperie.Enveri u pridh me keto vrnde jo per interesin e tij personsl,por per interesin e Atdheut,37 vite pas vdekjes se Enverit,greku do te msri detin,turku pashalimsnin,amerikani kucoven,serbin e keni ulur kembekryq ne mes te tiranes,dhe ketu nuk komsnfojne shqiptaret por te husjt,kufijt ajror i.mbron greku e italiani,kurse saliu e dogji dhe shkaterroi shqiperine,pra ska asnje lidhje me Enverin.

                                        1. p
                                          pokeristi

                                          Historija në pushtet e Kamber Hoxhës,emrin mos ja dëgjofshim,është histori e trishtë e një diktatori të mbrapshtë,që asnjë sekondë nuk mendoji për popullin dhe vëndin,por dashuroji si rrallë kush,kolltukun pushtetar.Të gjirha krushqitë që lidhi me jugosllavët,rusët a kinezët s’kishin të bënin fare me ideilogji dhe interesa të përbashkëta.Kishin.vetëm një qëllim,ruajtjen e kolltukut pushtetar. Po kështu Kamberi i dytë,alias Sahliu i parë po e ndjek në mënyrë mjaft të përputhshme. Me sa duket ky qerata pushtet,ky kolltuk pusht-tetar qënkërka një zuskë që tërhiqka dhe nuk t’u çngjitka dhe ata që kanë marrë fund nga të tëra.

                                          1. S
                                            Skenderbegasi

                                            E bet partin si qepa, e çfletoni per te qare.

                                            1. R
                                              Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh

                                              Kot kerkon Paralele te Enver Hoxhes me PD more Merooo, sepse e ke Vertikalen direkte te Enverit me Edvinin. Te parit ja krijuan partine Miladini me Dushanin, te dytit ja ka marre koken nder shale Vucici.

                                              1. M
                                                Mendimi im

                                                Mero, e ben bajat krahasimin e Sali doboçit te shelqeres me gjigandin e kombit Enver Hoxha ! Edhe ata qe flasin keq sot jane sperme e ngordhur e bashkepuntoreve te antishqiptarizmit; jane ftohur ne te ndenjura. Te fala mendjes.

                                                1. V
                                                  Vip o tahip

                                                  Mis ki merak .merua eshte nga ata qe ka lepire cdo pushtet qe nga 1990. Mendja I funksionon vetem si te bej lek

                                                2. k
                                                  kasemi

                                                  E vertete Mero, e ke qare, te ka dale taman ne shteg krahasimi. Por mqs je gazetar dhe e quan veten si informues i publikut( keshtu mendoj une), qe ne te afrohemi ngapak me europen ku duam te shkojme, duhet thene se keto 32 vjet, Pd 13 vjet ka qeverisur. Vecanerisht keto 10 vitet e fundit ne i jemi larguar jo afruar standarteve demokratike te europes. Dhe per cudi mendja jote vertet e afte per te paraqitur ashtu sic eshte Berishen apo Pd, besoj se duhet te kthej koken dhe nga krahu tjeter dmth qeverisja. Vetem ne kete menyre Mero, i sherben shqiptareve, jo pales.

                                                  1. M
                                                    Ms

                                                    "As bar s'do ketë"!????????????

                                                    1. l
                                                      labi

                                                      ENVERI VRAU,SA VRAU DIHET ,SA VRAU SALIU NUK DIHET ENVERI VDIQ ME SHTEPI ME QIRA,SALIU ME VILE 1 MILION EURO ENVERI NDERTOI ,SALI SHKATEROI ENVERI KISHTE POPULLIN ME VEHTE NGA FRIKA OSE JO NUK KA RENDESI,SALIU ASNJEHERE NUK I KA FITUAR ZGJEDHJET NJE GJE TE PERBASHKET TE DY DIKTATORE

                                                      1. L
                                                        Lare e shperlare

                                                        O rrote i pandreqshem , ke te drejte - qekur vdiq Enveri shqiperia veç po shkaterrohet perdite . Thirri mendjes o rrote!

                                                      2. U
                                                        Unè i mjeri ti i dhjeri

                                                        Ky llojè paralelizmi midis njè Heroi dhe shpètimtari tè Kombit dhe njè karaduzi varrèmihèsi tè Kombit qè po ndodh sot nè kètè gazetè, ose èshtè njè idiotèsi, ose pèr ti futur benzinè atijè zjarri qè vazhdon tè djegè shqipètarèt pèr tre dekada. Mjaftè mè me Enverit zoti Baze! Tè gjallèt me tè gjallèt janè duel i vèrtetè, ata atje janè nè njè paqe tè thellè e nuk duan tè dijnè as pèr Ty e as pèr Sali.

                                                        1. n
                                                          nje punonjes buxhetor

                                                          Mero, i ke tollovit mendjet e rilindjoteve me ato krahasimet mes Saliut me Enver Hoxhen qe e kane ne mendje e zemer deri ne varr, por...e di c'ke ti? Bej zahmet e pyet andej nga qeveria se je ca i besueshem : Kur ka ndermend ky Ramushka tu jape rrogat e Janarit Buxhetoreve se po iken muaji~!

                                                          1. Thanasi

                                                            Gabohesh rende Baze dhe ndoshta me dashje kur krahason Enverin me Saliun,pra koken me kembet!Nese Enveri gjinte nga nje lope(shtet te fuqishem) dhe pasi e milte i fuste shqelmin ku kete beri me Jugosllavine,BSovjetik,Kinen dhe se fundemi tentativa qe u neutralizuar nga Amerika per tu lidhur me Gjermanine Federale,pra me nje siperfuqi ekonomike te Europes ,do te bente te mundur qe ne minimumi te ishim sot siç eshte (ish Gjermania Lindore),e kjo nuk ka te krahasuar me politikat agjeturrore te Sali Berishes qe edhe pse per nje kohe te shkurter ç'ka ndertoi Enveri e shkateroi e dogji Saliu per nje "Blackbery",tregon se krahasimi i Enverit me Saliun eshte sa dashakeq edhe provincial! Ndaj Shqiperia do te behet nje shtet i stabilizuar kur te gjithe buthelepiresit te mos kene me vend ne drejtimin e ketij vendi ,duke u zevendesuar me intelektuale e atdhedashur te perkushtuar per ti dhene ketij vendi ç'ka meriton . Shqiperia do te behet kur e gjithe ajka intelektuale te behet e ndergjegjeshme e te kontribuoje duke na u kthyer nga jashteshtetit e perkushtuar per kete vend .Edhe sot e kesaj dite ne e vetquajme vehten shtet kolonial ,duke harruar qe jemi sa nje qytet i rendomte i çdo shteti per nga popullsia. Fale ketij mentaliteti ne vazhdojme nga dritaret e kazanit mediatik e ndertojme sistemin kapitalist nen moton "te dhjere por krenare" sepse mendjen dhe forcen e punes ne e kemi perzene jashte kufinjeve duke kontribuar ne vendet respektive e ne ketu kemi mbetur vetem dembelet qe gjysma jemi bere gazetare portalesh e gjysma tjeter analiste te dritareve te kazanit mediatik.

                                                            1. 4
                                                              45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE

                                                              Meqe po kujton ate, Enverin - ED Rama ka ne pushtet nga 1998 si minister kulture, si kryetar bashkie, si kryeminister - pra po mbush 25 vjet (me shume se Saliu dhe Ilir Meta marre se bashku). Nese po kerkon pra te ngjashem me Enverin, sot ate e ke ne Surrel!

                                                              1. M
                                                                Moza

                                                                Ku je Enver se babëzia dhe ku......ia. ka plas sheshit .Na e kan bërë jetën ferr. Na është neveritur tv. O do të shikosh Saliun e shkalluar ose prostitucionin nëpër tv.(aq më keq ato kombëtare,TCH,dhe TV Klan.) Për këto fenomene na vjen të thërrasim Enverin,sa llapën e veshit te tundi e shikonim :a do të dilte më Salqeni duke ulërit nga frika se ndjen rrezikun e burgut,a do të guxonin tv "kombëtare" të çfaqin bordellot që na i shesin për moral.Ja për këtë na duhet një Enver i dytë se na degjeneruan rininë deri në kufijtë ekstremë.Nuk u ju flet njeri nëpër shkolla fëmijëve si duhet të respektojnë njeri tjetrin dhe mësuesit ,si të largohen nga fenomenet negative. Në një shkollë 9 vjeçare gati në qendër të Tiranës sapo nxënësit dalin nga porta e shkollës shfrenojnë fantazinë e tyre me fjalorin më banal të mundshëm pa vrarë mendjen se aty ndodhen plot familjarë që presin fëmijët e tyre (nëna dhe vajza) që na bëjnë të ulim kokën. Ja për këtë duhet të kenë sanksione tv. Jo deri në ekstrem. Nuk e di a informohet ministrja e arsimit për moralin në shkolla?

                                                                1. S
                                                                  Slobodanka Berisha

                                                                  pa futur ne burg Salih Ram Berishen dhe Shkelzen bythqirin Shqiperia sdo kete qetesi

                                                                  1. b
                                                                    bekimi n/c

                                                                    Pershendetje Mero per here te dyte ne kete k/artikull tuaj te fundit.. Edhe pse ke botuar vetem koken e komentit tim te censuruar nga ju…ti dole I fituar se e more nje koment me shume.. . Nese do krahesojme botuesin si superfuqi dhe nje komentues te thjeshte si vend I vogel ju po tregoheni me zi se Enveri duke censuruar komentet e mia pasi thone te vertetat e hidhura.. . Le te vazhdojme me artikullin me dy shembuj te tjere qe do ndjeni turp qe krahesoni (barazoni ) Enverin me nje kakaredhi te tij.. . Kur kishte mardhenie normale Shqiperia me Jugosllavine- Bashkimin Sovjetik apo Kinen ishin me mijra veprat qe u ndertuan dhe kur shkonin top-qeveritare ne Beograd-Moske apo Pekin ishin “dengje” me marreveshje ne te mire ted y paleve me plus minuset e veta.. Ndersa kur shkoi Salihi ne 92’ ne Washington ne kohen kur e kishte grure me Meron…u nenshkrua nje marreveshje tregtare Amerike-Shqiperi qe eshte e vetmja ne bote qe nuk levizi asnje kokerr gozhde…me falni..Xhorxh Bushi I dhuroi Salehut stilolapsin qe u firmos marreveshja fantazme..shembulli dyte eshte krahasimi ne 32 viteve I ndertimit hidrocentraleve qe ne ate kohe Enveri beri cudira kurse ne kohen e Rame Berishes eshte ngulur para pak vitesh nje kunj I Kimes ne Skavice qe mbahet si dite historike.. . Ne vend te mbylljes: Edhe nje here I nderuar Mero ne dac botoje ne dac jo nuk e kam problem por duhet te kuptoni qe ke devijuar aq shume nga rruga e zotit ( e se vertetes)…deri ne ate shkalle qe te mendojme se Merua po vetposhtron Bazen.. Nese kraheson superenverin me salimolekulen se ashtu I ke bindjet je per meshire..por nese e ben per klikime hallall perfitimet ne dobi te famijes

                                                                    1. F
                                                                      FATMIRI

                                                                      SALIU KA MAR FUND VJEN VERDALL DUKE TREGUAR PRRALLA LESHKOVE QE I SHKOJN NGA PAS ESHTE BER SI QEN RRUGESH SHBA KA PER TI NXJER DHE TE JATIN NGA VARRI KETI BASTARDIT E SIGURT QE KY MASKARAJ DO VDESI ME SIKLET DHE ME DAMK SI HAJDUT DHE KRIMINEL DERI NE VARR

                                                                      1. Y
                                                                        Ymer Abazi

                                                                        Sic edhe e sheh o Mero Baze, krahasimet e Saliut me Enverin ja tollovisin fort ato rradaket e ja sekelldisin oreksin ketyre nje grusht budallenjsh qe te bejne hosana perdite pordheve te tua ne TemA. Prandaj bej nje prove neser e krahaso Enverin me Edvine e do te te ngrene ne qiell si Pejgamberin vete.

                                                                        Lini një Përgjigje