Ndërkohë që i biri i Sali Berishës po dilte nga dera e SPAK dhe po gënjente publikisht mbi akuzat ndaj tij, që kanë pasojë vrasjen e 26 shqiptarëve, babi i tij kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, për të shpikur një histori shqiptare korrupsioni me ish- zyrtarin e lart të FBI Charley McGonial.
Dhe në vrull e sipër duke shkumëzuar me shpresë se “zilet e botës, do të na bëjnë të harrojmë këmborët e tij”, ai mohoi jo vetëm njohjen e thellë me Agron Nezën, por dhe takimet me të.
Në fakt, në vitin 2000, kam qenë dëshmitar i takimit të Agron Nezës me Sali Berishën, në zyrën e Sali Berishës, në prani dhe të sekretarit të Përgjithshëm të PD në atë kohë, Ridvan Bode. Dhe nuk ishte takim me militantë.
Neza kishte sjellë nga SHBA në Tiranë një avokat të Emigracionit në SHBA, James Lombardi, i cili ishte i interesuar për rastet e shtuara të kërkesave për azil politik të njerëzve që merrnin letra apo dokumente të dyshimta si të “persekutuar” nga regjimi i Fatos Nanos në Shqipëri, për shkak se ishin mbështetës të Sali Berishës. Hollësi të tjera mund të japë vet Neza, që ka qenë në takim.
Madje në atë takim, Berisha dhe i shprehu një lloj ndjese Nezës për shpalljen në kërkim më 1992, gjoja pse nuk kishte dorëzuar pistoletën që i dhuroi Azemit, duke bërë sikur nuk e ka ditur kush ja ka bërë atë.
Por kjo është pjesë e hipokrizisë së tij.
Pjesa e debatit publik është e verifikueshme dhe nuk mund të gënjehet aq lehtë sa gënjen për Agron Nezën.
Së pari, në akt-akuzën e publikuar kundër McGonial nuk ka asnjë rresht ku flitet për korrupsion në raport me historinë me Shqipërinë. Dosja është publike dhe mund ta verfikojë çdokush. https://www.justice.gov/usao-dc/press-release/file/1563516/doënload
Ai akuzohet për deklarime te rreme dhe falsifikime dokumentesh, por jo për korrupsion. Dhe deklarimet e rreme dhe falsifikimi i dokumenteve kanë të bëjnë në raportet e tij me shtetin amerikan e jo me Shqipërinë.
Në një nga pikat e akuzës nr. 27, thuhet se sa i përket marrjes së parave të McGonigal nga Personi A (Agron Neza), sqarohet se paratë janë marrë për t’u rikthyer. Shkelja qe ngre akuza ne ketë rast është mos deklarimi i parave , jo marrja e parave.
Akt-akuza në asnjë moment nuk lidh dhënien e parave me kryeministrin Edi Rama. Madje edhe vet Personi A, (Agron Neza) pasi është pyetur nga hetuesit amerikanë, nuk është përfshirë ne akt-akuze dhe mbi të nuk rëndon asnjë akuzë.
Duke qenë se Personi A (Agron Neza) dhe McGonigal kanë patur prej vitesh marrëdhënie biznesi me njëri- tjetrin, prej vitit 2008, në kohën e Berishës, me një shoqëri të përbashkët ne Shqipëri, ndarja e fitimit mes tyre është çështje e tyre.
Falë kësaj kompanie të hapur në kohën e Berishës, ortaku tjetër i McGonial, Shefqet Dizdari, ka marrë licencë për nxjerrje nafte në vitin 2010, po prej Berishës.
Gënjeshtra tjetër është paraqitja e takimeve të tij me kryeministrin Rama si krim. Edi Rama nuk i ka mohuar takimet me të, kur është pyetur, por nuk ka detyrim të bëjë publike kë takon gjithë ditën. Aq më tepër një ish- zyrtar të lartë të FBI.
McGonigal e ka pasur detyrim ndaj statusit të tij në SHBA të bëjë deklarime për takimet me Ramën, Haradinaj, apo zyrtarë të tjerë në Bosnjë. Nuk e ka bërë dhe për këtë ka penalitete në SHBA, por kjo as i penalizon dhe as i vë në pozitë të vështire ata që ai ka takuar në Ballkan.
Gënjeshtra e tretë është ajo që ka të bëjë me Nick Muzin, lobistin amerikan që ka transferuar 500 mijë dollarë nga Rusia në llogari të vet, nën mbulesën e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kur drejtohej nga Basha.
Edhe pse duket si shumë konspiracion që McGonigal, është vënë në lëvizja nga Neza për këtë çështje, në fakt ky ka qenë një fakt publik. Projekti gazetaresk i BIRN e ka pas publikuar këtë gjë qysh më 2017. https://www.reporter.al/2017/11/22/kontrata-e-fshehte-e-pd-me-lobistin-amerikan-transferta-milioneshe-permes-kompanise-ofshore/
Në këtë aspekt, nuk ka asgjë konspirative. Ajo është një çështje e sqaruar përgjysmë, pasi Basha mohon të ketë marrë para ruse dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por ama është po aq e sigurtë që lobuesi i tij ka marrë 500 mijë euro nga Rusia për llogari të PD dhe këtë duhet ta sqarojë drejtësia. Ndaj Bashës mund të ketë pasur nxitje për hetim, por nuk ka sajim apo mashtrim. Paratë janë aty dhe duan përgjigje.
Së katërti, lidhur me kompaninë austriake Trema e cila ka pasur aksioner rusin Deripaska, dhe që ka marrë punë publike në Shqipëri, ka sërisht spekulime të verifikueshme. Trema është ne pronësi 100% e kompanisë austrikae Strabag, më e madhja ne fushen e ndërtimit ne Austri dhe nga me te mëdhatë ne Evropë, ku ka patur aksioner rusin Deripaska, deri ne momentin kur ky i fundit është futur ne listën e saksioneve te Bashkimit Europian, pas pushtimit rus te Ukraines (2022).
Ndërkohë, kryetar i Bordit te Strabag është Alfred Gussenbauer, ish- kryeministri austriak.
https://www.strabag.com/databases/internet/_public/content.nsf/ëeb/EN-STRABAG.COM-gusenbauer.html#?men1=undefined&men2=undefined&sid=100&h=undefined
Kompania Trema, pronë e gjigandit austriak Strabag qe sot akuzohet për lidhje me McGonigal, ka përfituar kontrata publike edhe përpara vitit 2013 nga qeveria Berisha, qoftë nga FSHZH (2010 dhe 2011), qoftë nga Ministria e Bujqësisë per rehabilitimin e Diges së Torrovicës në 2011, qoftë për zgjerimin e aeroportit të Rinasit .
Pra ajo është një kompani austriake nga më të mëdhatë në Evropë dhe ka punuar në Shqipëri në kohë të Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Edi Ramës, derisa një nga aksionarët e vet u sanksionua. Ndaj dhe ko gënjeshtër është thjesht tymnajë.
E vetmja gjë që Berishës ja prishte gjakun sot, është se djali i tij për herë të parë shkeli në SPAK për një çështje që ka 15 vjet që nuk hetohet. Kur tentuan ta thërrasin për herë të parë më 2008, Berisha i shpalli luftë Prokurorisë, dhe kërcënoi me dosje dhe shantazhe të tjera prokurorët.
Sot e vetmja gjë që mund të bënte ishte të bënte sikur mbronte Amerikën nga një zyrtar i lartë i FBI, me shpresë se shqiptarëve djali i tij do t’u dukej më i pafajshëm se Agron Neza, një djalë nga Tropoja, ortak në biznes me ish- zyrtarin e FBI.
Njëri ka vrarë 26 vetë, në mënyrë tragjike, tjetri ka ndarë 260 mijë dollarë me ortakun e vet në mënyrë jo etike.
Bravo Baze! Genjeshter i copet , biles kryeministri ka te drejte ti hedhe ne gjyq amerikanet qe ja kane pefmendur emrin 14 here dhe tu kerkoje nje demshperblim te majme per prishje te imazhit dhe shkaktim kokeçarje. Sa per PD istat duhet me patjeter ti padise ne SPAK per shpifje me pasoja te renda per shendetin kryeministror. Avokate ka mjaft nga ngjela te beqiri !
Loni, ki kujdes shendetin mendor ...
Genjeshtrat thote Plaku Mero. Por ato qe Mero i quan "genjeshtra" po i permendin gjithe mediat Amerikane dhe te Botes Kane gjithe keto dite qe mediat Amerikane dhe tv-te permendin vellane e Vucict ne Triane , Rama bajgen cdo dite Po kush eshte e vertete sipas teje mor aman , vetem pordhet e hajdut EDI RAMA ,? Se ato te shijojne ty ? Rama ka pagur kete te FBI , per te goditur Opoziten Shqitpare , e thone gjithe emdiat Amerikane, mirepo nuk jane verteta, sepse eshte ky nga Tepelenji qe nuk i pranon keto qe thuhen per hajdutin Kreyminister te Tiranes , Hajde estrade, hajde !
Meros i ka ngel ora..... Ujku ujku, nderkohe çakalli po ben kerdine
O Raimondo big brother
Prandaj nuk behet Shqiperia se ka tarrallake si ty o Loni.
Epo duhen mend qe ta kuptoni ironine e lonit
Rrofsh o i nderuar. Unë jo se jam dakord me Lonin, por nuk mund te mos qesh me humorin e Lonit, sepse per të qeshur është. E kujt i plasi se shan Loni Kryeministrin? Ta shaje sa ujë të zi t'i nxjerrë. Por janë per të qarë këta kllufat e Saliut qe shajne Lonin, pa e kuptuar se ai po tallet me Ramë. Epo kjo pike e zezë. Sa injorant duhet të jesh qe ta shash tjetrin edhe kur je dakord me të? Ja, per pergjigje, shiko rrypat e kaishit qe shajne Lonin.
Dhe si ty o gone, biles ti je nga ata qe e cojne mbrapa
Po Loni ska gje ne dore e sigurt opozite eshte...Shqiperia nuk behet se ka pushtetare si ty...ju I keni ne dore te gjitha...
Nuk qenke me pak dhe ti o Goni, Lonit i vjen anash e rrotull ti o Goni
Po mos u lodh o Loni nëse nuk je jurist ! Kur mbyllet hetimi vlerë ka kërkesa që bën prokurori o lum nana ! Nuk mbeti amerika ta mbroj nga spiunët rus një non gratta i deklaruar botërisht !
Mero po per ato fushat e naftes qe Dizdari (partner biznesi i amerikanit te FBI) i dha Gazpromit te Putinit a do shkruash ndonje rresht?
Genti, je nje hajvan i perhershem ne internet e cdo koment. E bere Shqiperine vedin me te pasur ne bote me nafte dhe me fusha nafte pa fund. Ne nje vrime i bie fyellit. Lum si ti. Kjo eshte nje ceshtje shume e qarte, po qe se amerikanet do implikojne Ramen si mjeshtri i kesaj nderthurje, e do kete akuza, ke te drejte. Ndryshe gjerat nuk jane sic desheron ti. Kjo nuk eshte drejtesi. Prit zgjedhjet dhe voto kundra Rames.Me gazeta nuk hiqet dhe me Babale, kjo eshte Babalja 3.
Thyej qafen idiot. Nuk kam shkruar askund qe jemi vendi me i pasur ne bote per nafte apo qe kemi fusha nafte pa fund. Por nuk mund te pres llogjike nga psikopate si ti. Kam dhene vetem fakte qe Dizdari i dha fushen e naftes ne Visoke nje kompanie Serbe qe eshte ne pronesi te Gazpromit Rus. https://russiabusinesstoday.com/energy/russian-serbian-company-wins-right-to-exploit-albanian-oil/
Rrespekt Mero je gazetar e jo haut-parleurs i familjes kriminale Berrisha
Nji shkodran, mesues, i njohur per humor, ka grumbullue te gjith genjeshtrat e Sali Berishes, deklarata per shtyp, deklarata be Tv-te e bdryshme, ne takime elektorale etj, ku kryeesisht dominojne shpifjet, sajesat, kercenimet etj te cilat po pergatiten per botim. Gazetzri qe ka lexuar nga keto materiale exhte shprehur se per mbkedhjdn e botimin e tyre ka ndihmuar financiarisht nje ambasade perendimore. Me kete, sipa gazetarit kerkohet demaskimi i rolit te nje komunisti konvertuar ne antikomunist.
Mire e ke o Mero por keta te Barit me fal Karit, duan te han Bar me fal Kar dhe Saliun nuk e dorezojne.. u harrua mafia sorosiane, Kimetia e ambasades, gjyqi ne France kunder Departamentit te shtetit dhe nuk kerkojne me prova. Fajin e paska FBI, neser do e kete CIA se ate e kane fiksim te vjeter.. Jane pune karash kto o Mero, pune te thella.
O Loni! Po da I trashë o burr! Dhe nuk ditke as të lexosh!
Po duhet te kesh i çike tru ta kuptosh ironine e lonit or mali .
Kurse ti mali me gropa nuk di te shkruash,
Mjaft Mero se nuk katandiset asnje gazetar deri ne kete pike sado para te te paguajne keta hajdutet e popullit.Ka gjera qe kur mund te mbrohen dhe duhet ruajtur pak dinjitet.
Turi i Saliut po na flet per dinjitet?
Do thoshte një Lab, nga Tepelena, “ Hiç çi u shpua bili”, njëlloi janë, 26 të vrarë me 260.000 dollarë, nga 10.000 dollarë për kokë i bie o Mero, prandaj, edhe njëherë si Lab “ Okë e kokë e jemi larë”. A zëmë kështu ? Salushi, Zenushi dhe Fatmedushi, javash - javash, brekëtë na i mbushi…… P.S Se desh harrova, edhe LiKe Metaj (I.M) me gjithë Monika KokëM…….
Nuk eshte se e beson kush salen me shok
Po i vje veza ne b*th saliut prandaj del e flet si gore
super mero
Ku i gjene keto mashtrime more sali
Ahif shkelzenin njhere pastaj merru me te tjeret ti more plak matuf
Ky saliu mir qe ka leshu pullmat po i kan vjedhe dhe kafazin tani
Po sali po per ty rama e ka fajin gjithmon shif veten qe je non grada dhe cunin qe eshte per burge
Po berisha vetem te shpif di asgje tjeter.Krimineli i poshter.
Na ke ca koken o berishe
Shko mor mashtrues njeri negativ
Ju jeni ato qe e shkaterruat vendin tone
Ligesia juaj eshte e frikshme
Ligesia juaj eshte e frikshme
Sic eshte Berisha nje genjeshtar dhe kriminel ashtu edhe i biri,duhen futur ne burg nje ore e me pare,kriminelet.
si i biri dhe i ati te dy kriminela dhe mashtrusa
Si siu ndan ktyre genjeshtrave mo vlla edhe cunin e vet e ka ber si vetja Krimineli poshter
po si sju vret ndergjegja bab e bir Meruni me ceshtjen tuaj
Si sali si shkeleznit po i vjen fundi do perfundojn ne burg e skan per ta pare me driten e djellit
Po te koshte lidhje rama sdo e kursinte amerika keto jan llafet e saliut qe i mxjerr per te hequr vemndjen nga vetja e tij
Ata te dy i kan duart te lyera me gjak dhe meren me nje ceshtje qe SHBA e ka hetuar dhe e ka deklaruar te mbyllur.Si sju vjen keq per ato familje te shkreta
E drejt por duhet te veprojn
Rama ti hedhi ne gjyq keta kriminel se flasin pa lidhje dhe vetem te shpifin.Me Ramen nuk merreni dot
pse berisha nuk foli per ceshtjen e gerdecit por heshti.kjo tregon qe ka frike
Po si ul edhe fmijen e vet deri ne kte pik se marr vesh,do ti bej tgjith si vetja po prap nuk sjell gje nterezi kshu o Sali kriminel
Me zotin kryeminister nuk kapeni dot ju se ndryshe nga ju eshte me te verteten,e jo si ju qe vetem genjeshtra dini te thoni.
Me Ramen skapeni dot ju se gjith ato deklarata te forta qe ka ber e hetime te mbyllura sdo i bini dot ju ne qaf me fakte te rreme ne duar,po per kte shkurtabiqin Sali qe nuk ben asgje tjt pervecse struket dhe fut edhe familjen e veg me genjy se vet e pa sja del dot
Bjeri bjeri se i bi bukur esht kjo pun o Sali bashk me cunin tat,ik mcifu se ate gje di tbesh me mir
O Mero problemi eshte qe pse Kryeministri Rama do takonte ish-bodigardin e Berishes disa here duke ditur qe Rama premtonte qe do shkaterronte korrupsionin me sakte sistemin qe ndihmonte njerezit te korruptoheshin. Po kerrici i Vucicit si hajdut qe eshte u lidh me te gjithe oligarket qe financonin Berishen. Kryeministri dhe presidenti jane figura kushtetuese dhe cdo takim qe bejn duhet te jete publik i protokolluar .
Sipas te dhenave, Edi ka qene ne prani te disa njerzve kur i ka takuar, jo privatisht. Pra, ka qene mese publike. Vete Rama e ka pranuar qe e ka takuar, keshtu nuk kuptoj cfare me teper?
Bravo Mero konstatim i duhur
Nje genjeshter e madhe... Sa per PD duhet ti padise ne SPAK per shpifje. Turp turp...
Super analize!! Keshtu gazetaresh i duhen shqiperise
Bravo Mero,konciz por dhe shume i sakt, po une dua te di pse Carlo Bolino sulmoj Artan Hoxhen per audion e 21 Janarit? Ka kush ndonje mendim ose informacion?!
Spekulime absurde qe po behen per te mbuluar dy afera aktuale qe lidhen me ata qe kane kryer krime te mirefillta ndaj vendit. Eshte e verteta perballe absurdit e llogjeve qe shtyhen nga cdo TV per te lene ne hije Gerdecin e pergjimet e sapodala per 21 Janarin! Mjaft më me Saliun dhe familjen e tij gjakatare, duhet te ishin pas hekurave me kohe!
Nuk ben me cudi asgje qe degjohet nga Sali Berisha ,por eshte a dhe aq i lexuar dhe qesharak sa sa here eshte brenda cdo gjeje qe flitet per korupsion dhe lloj e lloj ndotje duarsh fillon dhe ben skena si kjo e sotmja ne parlament ????????♀️
Normal do beje shamate Saliu sa shkeli ne spak i biri
Normal qe mjaft do thone ata qe nuk ju pelqen te degjojne te vertetat e hidhura.
Sala ka një problem të madh: Zeni është budalla (sipas pohimit të vetë Salës). Duke qenë i tillë, Sala ka frikë, se Zeni, i vetëm përballë një hetuesi, kushedi se ç'xhevahire mund të nxjerrë. Pastaj fillojnë me rradhë, Liria, që di vetëm të vejë në rradhë familjen, por nuk ka haber nga llogaritë e kështu, e vetme para hetuesit, nuk do jetë në gjendje të justifikojë "të ardhurat dhe shpenzimet". E bija, shushka e babait, që sa herë babai binte nga fiku, fikej dhe biznesi i saj. Dhëndërri, që në se nuk do ishte dhëndërr, do ishte duke shitur banane. Së fundi, qypi. Ai, që veç se çuni i mamit, nuk ka ditur të bëjë gjë tjetër. Edhe të vidhte, nuk ishte i zoti. Vidhte familja për të dhe ai në emër të të atit. Non grata filjarisht, pasi dhe grata ishin vetëm familjarisht
Bravo Mero???????? Super analize
po Sala mohoi baxhanakun dhe jo me te tjeret, shiko kur te na mohoje dhe zenin me argiten ndonje dite ????
Keni dëgjuar per Sindromën e Pinokut ?? Kam dyshime te forta se vuan prej saj goxha ish Kryeministri. Shkaktohet nga ankthi ,sikleti qe e ka kapluar. Doemos seshte pak te vej ne Spak Zeni i tij ????????. Kam frik se Kryeministri i Gerdecit ,i 21 Janarit ka filluar ti besoj dhe vete pervec grupit dhe Floriana Garos ato qe shpik .
Ore po ky Saliu kriminel, kriminel, po si ka mundesi qe eshte akoma i lire? Kush e le te livadhise keshtu? Patronazhistet bejne nje pune shume te mire ketu, jane vetem 2 - 3 veta po duken si nja 200 a 300, nderoojne emrat si kurva breket e na e lavderojne Edvin Brekushen dhe shajne Sali kriminelin dhe Shkelzen budallain, po si eshte puna qe nuk can menderen njeri? Po i shkojne kot sufllaqet Edvin Pashait.
USA dhe perendimi ka shpallur Nongrata deri tani zyrtaridht rreth 9 ose 10 persona. Ne kete grup ka nje klasifikim: 5 ose 6 jane individ NG pa pasoj ne familjet e tyre. Kurse 4 plus nje dhender I akuzuar nga organet e drejtesise jane ne nje familje, dmth perbejne nje sistem nongrat. Mendjelehtesia e SB qendron ne faktin se po hoqi ai titullin Nongrata mund ti hiwet edhe familjes. Por Jo! Nuk ndodh! Berishs eshte I perdorur nga familja. Pra lajmi sot eshte se ky sistem familjar u prek nga SPAK, duke thirur Zenin. Kete Babai e ka wuajtur Budalla. Ndoshta do ishte me favorizuese per kete familje te thirrej e bija ose bashkeshortja. Por gjithsesi qe sonte kjo familje nuk eshte e qete. I sigurte, ata qe mbeshtesin nongraten B....... Jane nongrata te pashpallura. Familja Ng sonte do vijojne diskutimin familjar, deri ne mengjeze.Nuk ka gjume! Te dhjefsha jeten qe kane! Personalushte me vjen keq per ata qe e mbeshtesin. Gjithsesi Kutia e Pandores u hap sot. SPAK thirri " budallain". Ky eshte rreziku me I madh per SB dhe familjen NG.
Nqs do te kishte lidhje me ndonje korrupsion ketu, te parin qe do te kishin akuzuar apo futur ne burg do te kishte qene shqiptaro-amerikani, por i vetmi qe eshte i akuzuar para drejtesise eshte vetem agjenti i FBI per problemet e veta personale, qe nuk ka raportuar keto te dhena, kurse shqiptaro-amerikani i ka raportuar nga ana e tij, ndaj dhe nuk ka probleme me drejtesine ne Amerike, plus edhe problemin qe ka nga ana tjeter me Deripasken. Saliu me Meten duan te heqin vemendjen nga problemet e tyre.
Super analize e vertet
Me kryeministrin nuk kapeni dot ,se ndryshe nga ju eshte me te verteten
Ashtu eshte Anxhela, me kryeministrin nuk kapemi dot se ne nuk jemi qire ne bythe, kurse ky Kreypalla jot i ka nxjerre uje te zi. Ik e ha sufllaqen tashti, copa e debiles.
Babe e bir do perfundojne ne burg dhe do ja marrin ne goje njeri tjetrit
Turo! E ka dho Sala sot! Prishi parlamentin, kur I moren " budallain " ne Spak! Nuk bone cashtu burri! Zhurmues! Ndekohe TV tregoni se si ai qe Sala e quan B..., u thirre prej SPAK. Mos ki Tur mos edhe Berish. Z.... eshte gjethe.
Spekulime per te mbuluar nje tjeter lajme per interesat e veta ????
Me zotin Kryeminister nuk merreni dot sepse ai eshte me te verteten.
Inshalla do te kesh ndonje shanc ti ngeresh breket ndonje dite se I pari ti uli te gjuri dhe I dyti te kavilja o plaku Mere
Bravo Mero bjeru fort dhe me fakte kriminelave . Sali nongrada ishte ne ekstaze sot se i thirren Shkelzenin ne Spak se i poqi te gjalle 26 njerez me gerdec plus Trebicken qe e denoncoi i pari dhe nja 250 te plagosur dhe e shikon se i erdhi radha te ulet ne banken e te akuzuarve te japi llogari per krimet qe ka bere ne kete vend
drejtesia del gjithmone ...
Mero Baze nga nje gazetar i çmuar ke rene ne palaqo te krimit dhe droges mjerisht.Kush po te shantazhon o palaqo.Krejte mediat boterore shkruajne per lidhjet e Rames me krimin e korrupcionin e ti ke mbetur pa qasje ne lajme e po manipulon.Nuk po permendet ad Nano as Berisha por Kristaqi o sahanlepires.
Sigurisht qe sala do bente dicka sot, per te terhequr vemendjen sepse cuni vet ishte ne prokurori.
Ja nje e vertete zyrtare shqiptare per ate ish-in e FBI McGonigal - Ne shtator 2021 ketij Charles FBI-stit ju dha titulli "Mirenjohja Tropojes" ku ishte i pranishem vete shoku Damian Gjiknuri si dhe miku i tij Agron Neza, sigurisht jo me statusin e atij qe kishte nje foto me Berishen ne 1991 por me statusin e nderlidhesit mes qeverise Rama dhe McGones se FBI . (kjo sa per kujtese Mero Bazes)
Haha se mbulon dot krimin federal qe ka be Rama ne US. Ka kry krim te nje vend qe denohet se ska SKAP.
o shoku mero a ke ndonje koment per ne shqiptaret e ndershem per skandalin e kok ministrit se po dalin shum fakte paskan marre euro shum njerez per mbajtjen e pushtetit a e din vendndodhjen e kok ministrit tend
Rama bam e Merua ham.
mero je legen burre nxjerri sms e te gjithve jo cka te interesojne rama po te le gjej ndoj tjeter qe te besoje je bur legen se smund te them burrrrrr
Z. Mero Baze je i vetmi gazetar profesionist ne Shqiperi! Te gjithe te tjeret ose jane te shitur,ose injorante dhe disa rrogetare! Je i vetmi qe pasqyron te verteten e akt padise ne Amerike per K/ministrin Rama! Deri kur do ta durojme kriminelin Sali?